• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2016

Një re e zezë që mund të mënjanohet

September 22, 2016 by dgreca

-Në Prishtinë promovohet libri “E drejta penale ndërkombëtare” i Prof. Dr. Ismet Salihut – trajton Gjykatën Speciale/

-Salihu është shprehur i bindur se Gjykata Speciale asnjerin nuk do ta dënojë pa prova/

1-e-drejta-penale

1-folesi-e-drejtaPRISHTINË, 22 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/.-Gjykata Speciale paraqet një re të zezë për Kosovën. Ajo mund të mënjanohet vetëm pas përfundimit të gjykimit të krimeve të pretenduara, shumica prej të cilëve u atribuohen pjesëtarëve të UÇK-së, në bashkëpunim me mafian ndërkombëtare.

Këtë konstatim, e ka nxjerrë profesori i të drejtës penale ndërkombëtare, dr. Ismet Salihu, me rastin  e promovimit të librit “E drejta penale ndërkombëtare – Me komentarin e shkurtër të Ligjit për Gjykatën Speciale”, të enjten në UBT, në Prishtinë. Në promovim kanë marrë pjesë personalitete të shquara të fushës juridike, profesorë, studentë etj.  Salihu, pos të tjerash, ka thënë se puna e Gjykatës Speciale do të jetë një proces i rëndë, por i domosdoshëm. Sipas autorit Salihu, Gjykata Speciale do t’i gjykojë krimet e pretenduara nga Raporti i Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, që në opinionin e Kosovës është i njohur se Raporti i senatorit Dik Marti. Pasi ka përshkruar ecurinë e përgjithshme të themelimit të Gjykatës Speciale dhe për dyshimet e shprehura në Kosovë, sidomos nga partitë opozitare, Salihu është shprehur i bindur se Gjykata Speciale asnjerin nuk do ta dënojë pa prova. “Përgjegjësia e kësaj gjykate do të jetë e madhe, mirëpo askush nuk do të dënohet pa prova e fakte”, tha Salihu.  Profesori i të drejtës penale, Salihu, ka përmendur faktin se  pas luftës së Kosovës janë vrarë qindra veta.

“Në mes periudhës së viteve 1998-2000 janë ekzekutuar dhe zhdukur 470 persona, prej të cilëve 95 janë shqiptarë, kurse të tjerët janë të pakicave të tjera, kryesisht serbë”, është shprehur ai, duke dhënë të kuptohet se dikush i ka bërë ato krime.

Për rëndësinë e librit ka folur edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.“Libri shënon një hap tutje drejt marrjes së njohurive në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare, është vlerë e shtuar akademike, si për studentët, ashtu edhe për profesorët, të cilët janë ligjërues të lëndës përkatëse”, përfundoi Hajrizi, duke falënderuar profesor Salihun për kontributin e tij në fushën e drejtësisë.

Referuesi i librit, Lavdim Krasniqi, ka folur për biografinë dhe krijimtarinë e autorit të librit, të cilën e ka cilësuar si shumë të bujshme.

“Libri është i vlefshëm, jo vetëm për autorin, por për të gjithë njohësit e fushës”, theksoi ai, për të shtuar se libri përmbledh refleksione të jashtëzakonshme profesionale.Profesori Skender Skenderi, po ashtu, e çmoi lart kontributin e autorit Salihu, derisa evokoi kontributin e tij dhe të profesorëve të tjerë të çështjeve juridike, të dhënë me rastin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, në 2 korrik 1990 si dhe për Kushtetutën e Kosovës, e miratuar në të njëjtin vit, në 7 shtator në Kaçanik. Në këtë rrafsh ai ka vlerësuar e kujtuar edhe profesorët Gazmend Zajmi, Ejup Statovci etj.“Pa punën e mundimshme dhe të palodhshme të profesorit Salihu dhe kolegëve të tij, në atë kohë nuk do të kishte as Kuvend, as Kushtetutë dhe as pavarësi”, theksoi Skenderi. Kjo sepse, sipas tij,  nuk do të kishte për çka të votohej. Skenderi e ka cilësuar lart edhe presidentin dhe rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizin, i cili ka mundësuar botimin e një libri me kaq vlera, nga një personalitet shumë i lartë.

“Zoti President, je i madh, sepse njerëzit e mëdhenj i mbledhin të mëdhenjtë”, janë fjalët me të cilat profesor Skenderi i është drejtuar rektorit Hajrizi.  Krejt në fund, profesori Salihu iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve, të cilët kryesisht përqendroheshin tek Gjykata Speciale.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, E drejta penale, Prof. dr. Ismet Salihu

Faslli Haliti sjell ne Sofren e Diellit: Aragon,KAVAFIS,ELIOT, HESSE,TJUTČEV

September 22, 2016 by dgreca

L  O  U  I  S    A  R  A  G  ON(1897-1982)/
louis_aragon_quote

 Louis Aragon (Paris, 3 tetor, 1897 – Paris, 24 dhjetor 1982) ishte një poet francez dhe shkrimtar, anëtar i Académisë Goncourt./

 NUK EKZISTOJNË  DASHURI TË LUMTURA

Asgjë s’i përket njeriut, as edhe forca e tij

As dobësia as  zemra e tij

Dhe kur beson

Për të hapur krahët

hija e tij është ajo e një kryqi

Dhe kur ai beson se po shtrëngon lumturinë

e dërrmon atë

Jeta është një divorc i çuditshme, i dhimbshëm

Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura

Jeta i ngjan atyre ushtarëve të çarmatosur

Që ishin përgatitur për një fat tjetër, ndryshe

Që mund t’u shërbejnë atyre që zgjohen në mëngjes

Atyre që në mbrëmje gjenden përtacë inertë

I thoni  këto fjalë

Jeta ime

Dhe mbani lotët

Nuk ka dashuri të lumtura

Dashuria ime e bukur

e shtrenjtëa dashuria imja

loti im

Unë të mbaj vetë si një zog të plagosur

Dhe ata pa kuptuar na shohin të kalojmë

Duke përsëritur  fjalët që kam thurur

Që për sytë e tu të mëdhenj

kaq shpejt vdiqën

Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura

Nuk ekzistojnë dashuri që kanë dhimbje

Nuk ekzistojnë dashuritë që s’torturojnë

Nuk ekzistojnë dashuri që s’lënë shenjë

Dhe jo më shumë se për ty dashuria për atdheun

Nuk ekzistojnë dashuri që nuk ushqehen me lot

Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura

Por është dashuria jonë e ne të dyve

THOMAS  STEARNS ELIOT (1888 – 1965)

12-tomas-eliot

Thomas Stearns Eliot (26 shtator1888 – 4 janar 1965), shkrimtar anglez, me prejardhje amerikane.

Është njëri ndër poetët më të njohur europian të shekullit të 20-të, fitues i shumë çmimeve, ndër to edhe të Çmimit Nobel për Letërsi më 1948 dhe i Goethes më 1954. Bartës i 16 doktoratave të nderit.

TEZE HELENA

Mis Helenë  Slingsby, tezja ime, mbetur  lëneshë

Banonte në një shtëpi të vogël pranë një sheshi elegant

Së cilësë i shërbenin katër shërbëtorë,

Si vdiq, gjeti qetësi në qiell,

Dhe qetësi në rrugë…

Sipërmarrësi i funeralit mbylli shpenzimet

dhe fshiu këmbët – e dinte se gjëra të tilla kishin ndodhur

dhe më parë. Qentë u siguruan për çdo gjë,

Por pak më vonë vdiq edhe papagalli.

Ora e Dresdenit vazhdoi tik-takun e saj mbi oxhak,

Dhe asistenti me livre u ul në tavolinën e ngrënies.

Me shërbëtoren e dytë mbi gju – me atë që

kur zonja qe gjallë, pati treguar një sjellje  shembëllore.

HERMAN HESSE(1877 – 1962)

1-herman-hesse1

Herman Hese (Calw, 2 korrik 1877 – Montagnola, 9 gusht, 1962) ishte një shkrimtar, poet, aforist, filozof, lindur në Gjermani, piktor zviceran, nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1946.

UNË  TË PYETA

Unë të pyeta pse sytë e tu

Mbeten në sytë e mi

si një elitë yjesh qiellor

në përmbytje të errët.

 

Më pe gjatë

siç sheh një fëmijë,

pastaj më the me butë:

të dua shumë, sepse je tepër i trishtë.

FËDOR IVANOVIČ TJUTČEV(1803 -1873)

Fyodor Tyutchev Russian (Stug 5 dhjetor, 1803 – Tsarskoye Selo, 27 korrik 1873) ishte një shkrimtar rus dhe poet.

1-fyodor-tyutchev_3-t

HESHTJE!

Hesht, fsihu fshih dhe ëndrrat

dhe ndjenjat e tua;

të cilat në thellësi të shpirtit tend lindin

dhe kthehen në muzg

hesht si yjet natën:

soditi – dhe hesht.

A mund të zbulohet zemra vallë?

A do mund të të  kuptojë vallë një tjetër?

Do të të thotë me cilin jeton ti?

Mendimi i shprehur tashmë është gënjeshtër.

Torfa trazon burimin:

Ti  pi në të- dhe hesht.

 

Di të jetojsh vetëm dhe brenda vetvetes

fsheh një botë të tërë misterioze e mendime magjike,

si zhurma shurdhuese nga jashtë,

si rrezja ditore që shpërndahet:

dëgjo këngën e tyre – dhe hesht!…

1-costantino-kavafisCOSTANTINO KAVAFIS(1863 – 1933)/

Konstantinos Petrou Kavafis, i njohur  në  Itali edhe si Costantino Kavafis (në greqi Κωνσταντίνος Καβάφης;Alesandri tëEgjipttit, 29  prill 1863 – në  Alesandri të Egjipttit, 29 prille 1933), ka qenë poet e gazetar grek.

PASHË KAQ NGULTAS

Ta pashë kaq ngultaz bukurinë

sa m’u mbush syri me të.

Linjat e trupit. Buzët e kuqe. Gjymtyrët sensuale.

Si nga statujat greke të rrëmbeva flokët:

edhe të pakrehur gjithnjë të bukur,

mënjanuar pak mbi ballin e bardhë.

Fytyra dashurie  siç i donte poezia ime …

netët e rinisë sime netëve,

në takimet e mia të fshehtazi …

 

Përktheu: Faslli Haliti

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: 5 poete, Aragon, Eliot, Faslli haliti Sofra, Kavafis

Happy Birthday Joseph DioGuardi

September 21, 2016 by dgreca

New Roshell “Daily Voice” : Gëzuar Ditëlindjen Bashkëvendasi ynë Joseph DioGuardi/
 Nga Beqir SINA New York /
 Babai i DioGuardit, Joseph Sr., emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Greci, Itali. Familja e tij i ka gjetur gjurmët e rrënjëve të saj – të vijnë nga shqiptarët Arbëreshë në Itali.
DioGuardi gjithashtu për më shumë se çerek shekulli shërben si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që ai e bashkë-themeloi me gruan e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një shkrimtare dhe analiste, Këshillatre për Çështjet Balllkanike në LQSHA.
NEW ROCHELLE, N.Y. – Gazeta e përditëshme e lokalitetit ku ai jeton – New Roshell “Daily Voice” ia ka uruar nëpërmjet një shkrimi publik, ditëlindjen – ish kongresistit të saj me një urim:”Happy birthday to New Rochelle s Joseph J. DioGuardi”.
Shkrimi i Donna Christopher, i cili me sa duket është në vend të një kartoline me rastin e ditëlindjes së tij, thotë se DioGuardi, është një kontabilisti certifikuar publik dhe politikani republikan, i cili u lind më 20,Shtator 1940.
Babai i DioGuardit, Joseph Sr., emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Greci, Itali. Familja e tij i ka gjetur gjurmët e rrënjëve të saj – të vijnë nga shqiptarët Arbëreshë në Itali. Babai i tij jetën e emigrantit, e nisi si shumë emigrantë të tjer, italian në Amerikë, përfundimisht duke çelur një dyqan ushqimesh dhe fruta e perimeve në Lindje të qytetit të Bronx.
Kurse, Familja DioGuardi më pas u vendos në veri të New Yorkut, pjesën e sipërme të qyteit në Westchester County, në vitin 1957.
   Babi i tij Joseph Sr. u martua me zonjushën Grace Paparella më 8 janar 1939, dhe çifti bëri martesën dhe u vendos në atë kohë në kantonin Orchard Hills në White Plains NY.
   Vetë Joseph J. DioGuardi, është më i madhi i tre fëmijëve DioGuardi. Pas lëvizje e familjes në Westchester, ai dhe mbaroi shkollën e mesme, atje Fordham Preparatory School. Në vitin 1957, ai nisi një punë verore si kamarier – busboy, për Klubin Elmwood Country Club në Westchester County, duke qenë një kamerier shumë i mirë..
    DioGuardi, u diplomua nga Universiteti Fordham në Bronx, në vitin 1962.
   Pas përfundimit të kolegjit, ai u punësua në firmën e njohur të kontabilitetit  Arthur Andersen & Co. Duke u bërë kështu një kontabilist i certifikuar publik dhe ka arritur statusin e partnerit në moshën 31 vjeç, pas 10 vjetësh të punës së tij në këtë firmë.
DioGuardi, shkruan  gazeta e  New Roshell “Daily Voice” është i specializuar në taksimet federale dhe shtetëror për organizatat jofitimprurëse, si dhe ekonominë tatimore të bamirësisë.
Ai shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve që përfaqëson Zonën elektorale 20, të Kongresit, të Qarkut të New York-ut nga 1985-89.
Mbas largimit nga Capitol Hill ai ka shkruar dy libra mbi kontabilitetin në Kongres,  :”Unaccountable Congress it Doesn’t Add Up”
DioGuardi 6 vjet më parë, i hyri një sfide të vështirë poliitike. Ai ishte edhe kandidati republikan për SHBA-së në Senatin Amerikan, në Nju Jork, gjatë zgjedhjeve të pjesëshme, për zvendësimin e një vendi boshë në ligjëvënsin Amerikan, të vitit 2010, por humbi me kandidaten demokrate në detyrë Kirsten Gillibrand, e cila kishte zvendësuar Hillary Rodham Clinton.
DioGuardi gjithashtu për më shumë se çerek shekulli shërben si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që ai e bashkë-themeloi me gruan e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një shkrimtare dhe analiste, Këshilltare për Çështjet Balllkanike në LQSHA.
Përndryshe  76 vjeçari Joseph J. DioGuardi, që duket mjaft i shëndetshëm, dhe më i ri se mosha që ka, ai  është babai i dy fëmijëve, përfshirë edhe vajzën e tij – një figurë publike mjaft e njohur në televizionet amerikane, revistat dhe gazetat,  ish- gjyqëtaria e spektaklit “American Idol”  Kara DioGuardi.

Filed Under: ESSE Tagged With: Beqir Sina, Gezuar ditelindjen

Ambasadorja greke ne Tirane: Çështjen Çame ia besoj drejtësisë greke

September 21, 2016 by dgreca

Diplomatja greke ngatërron djathin me sapunin/

Nga Arben Llalla/

Në fillim të javës ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani deklaroi se marrëveshja e kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë është e zgjidhur në bazë të marrëveshjes midis dy qeverive në vitin 2009, kurse për Çështjen Çame tha se i beson drejtësisë greke dhe çështja e pronave zgjidhet në gjykatat e Greqisë.

Me këtë deklaratë diplomatja e karrierës, Eleni Sourani ose nuk e njeh realiteti e Çështjen Çame dhe të kufirit detar, ose ka provokuar rëndë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Marrëveshja e kufitar detar midis Greqisë e Shqipërisë e nënshkruar nga qeveria Berisha dhe Karamanlis në 27 prill 2009, u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese më 15 Prill 2010. Për pasojë kjo marrëveshje nuk është, nuk ka asnjë vlerë juridike e politike, thjesht ka hyrë në arkivën e historisë së marrëdhënieve shtetërore mes dy vendeve fqinje.

Diplomatja Eleni Sourani nga ana tjetër bën naiven dhe të paditurën për Çështjen Çame, por në përgjithësi për çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. Një pyetje e rëndomtë mund ta zgjojë nga ëndërrimet me demokraci Athine: Përse ekziston Ligji i Luftës mes dy vendeve, kur qeveria e Andrea Papandreut më 28 gusht 1987e hoqi këtë Ligj?

Megjithëse qeveria Papandreu e hoqi këtë Ligj, ishte Kuvendi i Greqisë dhe Gjykatat e këtij shteti që e rikthyen Ligjin e Luftës duke e lënë përsëri në fuqi. Në këtë rast të dy vendet respektuan vendimet e Kuvendit të Greqisë dhe të Gjykatave greke. Kjo pengon përfundimisht çështjen e pronave dhe jo vetëm.

Por, nëse këtë këndvështrim do e marrim të mirëqenë, sepse nuk ka udhë tjetër, i bie që Greqia dhe ambasadorja e saj Sourani duhet të respektojnë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për rrëzimin e marrëveshjes së kufirit detar midis dy vendeve, e cila u nënshkrua Nga Bakojanis dhe Lulzim Basha në 27 Prill 2009.

Sa për zgjidhjen e çështjeve të pronave të shqiptarëve në Greqisë, në këtë rast atyre nga Çamëria i rikujtoj diplomates nga Selaniku se në radhë të parë ato prona janë sekuestruar me Ligjin e Luftës, ku asnjë shqiptar nga Çamëria nuk mund të kërkojë të drejtën e pronës, pasi atyre u ndalohet hyrja në Greqi dhe jo vetëm. I rikujtoj diplomates Eleni Sourani se më 16 tetorin e vitit 2008 ish-Kryeministri i Greqisë, Kosta Karamanlis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prekte në mënyrë të drejtpërdrejtë titujt e pronësisë të shqiptarëve. Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën “sekuestro konservative”.

Udhëzimi i miratuar me shpejtësi nga qeveria greke me afat deri më 16 tetor 2008, për të dorëzuar dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para më shumë duket si thikë pas shpine për Shqipërinë, vetëm pak kohë pasi do të niste procesi i anëtarësimit të saj në NATO dhe vota e Greqisë kishte peshën e saj. (Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nisi më më 18 tetor 2008 dhe përfundoi me konsensus e sukses të plotë më 17 shkurt të vitit 2009 me ratifikimin e Holandës e të Greqisë). Vendimi i qeverisë greke në atë periudhë ishte tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti grek u ndalon çamëve për të hyrë në Greqi dhe kështu nuk do të mund të hipotekojnë pasuritë e tyre. Një shqiptar, të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga trojet e tyre prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore, për të nisur procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të çelë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit (Janinë, Prevezë, Artë, Filat, Paramithi, Gumenicë, e gjetkë), ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Në mënyrë absurde dhe qesharake, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili duhet të jetë grek. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë.
Qytetarët shqiptarë çamë nuk e kanë asfare këtë mundësi, jo vetëm prej burokracive të ambasadës greke që pengonin lëshimin e vizave në atë periudhë për këtë kategori qytetarësh. Ata janë të ndaluar falë Ligjit të Luftës të hapin një çështje gjyqësore dhe të kalojnë shkallët e drejtësisë greke që më pas të shkojnë në Strasburg.

Kaq e thjeshtë dhe e qartë është kjo gjë, ndaj në rastin më të mirë, kur Eleni Sourani tregon dyert e drejtësisë greke për çështjen e pronave të shqiptarëve ose gënjen, ose nuk e ka haberin. Natyrisht, në respekt të titullit të saj si ambasadore do preferoja të besoja këtë të dytën. Zonja bën të merret me diplomacinë zyrtare të vendit që përfaqëson dhe jo të ndikohet nga politikat nacionaliste e organizatave ekstremiste greke që punojnë ndër vite për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Disa ditë më parë ajo takoi pikërisht drejtues të këtyre qarqeve ekstremiste dhe më pas lëshoi deklaratat e mësipërme. Është detyrë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që ta thërrasë për këshillime diplomatike ambasadoren Sourani për deklaratën e bërë prej saj, sepse po nxit më së tepërmi urrejtjen midis dy vendeve, sesa paqen e miqësinë e fqinjësisë së mirë.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: ambasadorja greke, Arben Llala, ceshtja came, Eleni Sourani

Kryeministri Mustafa u takua me Presidentin Obama

September 21, 2016 by dgreca

Nju Jork, 21 shtator 2016-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Nju Jork, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për liderët botërorë që ndodhen në Nju Jork, me rastin e zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Kryeministri Mustafa u prit nga Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama, të cilët i falënderoi përzemërsisht për përkrahjen që SHBA-të po japin në vazhdimësi për Kosovën.

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë kësaj pritjeje të posaçme u takua me personalitete të shumta të pranishme, si me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, me Presidentin e Polonisë, të Hungarisë, sekretarin e NATO-së e shumë  liderë të tjerë ndërkombëtarë.

Ndërkaq, gjatë ditës, kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar takime me kryeministrin e Luksemburgut, Havier Bettel, të cilin e ka informuar për zhvillimet në Kosovë, duke kërkuar përkrahje për proceset integruese evropiane.

Më pas, në selinë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Mustafa ka takuar Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme. Mbreti Abdullah theksoi përkrahjen e mëtejme për Republikën e Kosovës.

Gjatë një takimi që kryeministri Mustafa dhe ministri Hoxhaj zhvilluan me ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Borge Brende, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe për përkrahjen e Norvegjisë për rrugën eurointegruese të Kosovës. Një takim të veçantë, kryeministri Isa Mustafa e zhvilloi me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Iyad bin Amin Madani, i cili shprehu përkushtimin e tij për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Javës së Filmit Shqiptar, e cila u zhvillua në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryeministri Mustafa, u prit nga Obama

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT