L O U I S A R A G ON(1897-1982)/
Louis Aragon (Paris, 3 tetor, 1897 – Paris, 24 dhjetor 1982) ishte një poet francez dhe shkrimtar, anëtar i Académisë Goncourt./
NUK EKZISTOJNË DASHURI TË LUMTURA
Asgjë s’i përket njeriut, as edhe forca e tij
As dobësia as zemra e tij
Dhe kur beson
Për të hapur krahët
hija e tij është ajo e një kryqi
Dhe kur ai beson se po shtrëngon lumturinë
e dërrmon atë
Jeta është një divorc i çuditshme, i dhimbshëm
Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura
Jeta i ngjan atyre ushtarëve të çarmatosur
Që ishin përgatitur për një fat tjetër, ndryshe
Që mund t’u shërbejnë atyre që zgjohen në mëngjes
Atyre që në mbrëmje gjenden përtacë inertë
I thoni këto fjalë
Jeta ime
Dhe mbani lotët
Nuk ka dashuri të lumtura
Dashuria ime e bukur
e shtrenjtëa dashuria imja
loti im
Unë të mbaj vetë si një zog të plagosur
Dhe ata pa kuptuar na shohin të kalojmë
Duke përsëritur fjalët që kam thurur
Që për sytë e tu të mëdhenj
kaq shpejt vdiqën
Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura
Nuk ekzistojnë dashuri që kanë dhimbje
Nuk ekzistojnë dashuritë që s’torturojnë
Nuk ekzistojnë dashuri që s’lënë shenjë
Dhe jo më shumë se për ty dashuria për atdheun
Nuk ekzistojnë dashuri që nuk ushqehen me lot
Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura
Por është dashuria jonë e ne të dyve
THOMAS STEARNS ELIOT (1888 – 1965)
Thomas Stearns Eliot (26 shtator1888 – 4 janar 1965), shkrimtar anglez, me prejardhje amerikane.
Është njëri ndër poetët më të njohur europian të shekullit të 20-të, fitues i shumë çmimeve, ndër to edhe të Çmimit Nobel për Letërsi më 1948 dhe i Goethes më 1954. Bartës i 16 doktoratave të nderit.
TEZE HELENA
Mis Helenë Slingsby, tezja ime, mbetur lëneshë
Banonte në një shtëpi të vogël pranë një sheshi elegant
Së cilësë i shërbenin katër shërbëtorë,
Si vdiq, gjeti qetësi në qiell,
Dhe qetësi në rrugë…
Sipërmarrësi i funeralit mbylli shpenzimet
dhe fshiu këmbët – e dinte se gjëra të tilla kishin ndodhur
dhe më parë. Qentë u siguruan për çdo gjë,
Por pak më vonë vdiq edhe papagalli.
Ora e Dresdenit vazhdoi tik-takun e saj mbi oxhak,
Dhe asistenti me livre u ul në tavolinën e ngrënies.
Me shërbëtoren e dytë mbi gju – me atë që
kur zonja qe gjallë, pati treguar një sjellje shembëllore.
HERMAN HESSE(1877 – 1962)
Herman Hese (Calw, 2 korrik 1877 – Montagnola, 9 gusht, 1962) ishte një shkrimtar, poet, aforist, filozof, lindur në Gjermani, piktor zviceran, nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1946.
UNË TË PYETA
Unë të pyeta pse sytë e tu
Mbeten në sytë e mi
si një elitë yjesh qiellor
në përmbytje të errët.
Më pe gjatë
siç sheh një fëmijë,
pastaj më the me butë:
të dua shumë, sepse je tepër i trishtë.
FËDOR IVANOVIČ TJUTČEV(1803 -1873)
Fyodor Tyutchev Russian (Stug 5 dhjetor, 1803 – Tsarskoye Selo, 27 korrik 1873) ishte një shkrimtar rus dhe poet.
HESHTJE!
Hesht, fsihu fshih dhe ëndrrat
dhe ndjenjat e tua;
të cilat në thellësi të shpirtit tend lindin
dhe kthehen në muzg
hesht si yjet natën:
soditi – dhe hesht.
A mund të zbulohet zemra vallë?
A do mund të të kuptojë vallë një tjetër?
Do të të thotë me cilin jeton ti?
Mendimi i shprehur tashmë është gënjeshtër.
Torfa trazon burimin:
Ti pi në të- dhe hesht.
Di të jetojsh vetëm dhe brenda vetvetes
fsheh një botë të tërë misterioze e mendime magjike,
si zhurma shurdhuese nga jashtë,
si rrezja ditore që shpërndahet:
dëgjo këngën e tyre – dhe hesht!…
COSTANTINO KAVAFIS(1863 – 1933)/
Konstantinos Petrou Kavafis, i njohur në Itali edhe si Costantino Kavafis (në greqi Κωνσταντίνος Καβάφης;Alesandri tëEgjipttit, 29 prill 1863 – në Alesandri të Egjipttit, 29 prille 1933), ka qenë poet e gazetar grek.
PASHË KAQ NGULTAS
Ta pashë kaq ngultaz bukurinë
sa m’u mbush syri me të.
Linjat e trupit. Buzët e kuqe. Gjymtyrët sensuale.
Si nga statujat greke të rrëmbeva flokët:
edhe të pakrehur gjithnjë të bukur,
mënjanuar pak mbi ballin e bardhë.
Fytyra dashurie siç i donte poezia ime …
netët e rinisë sime netëve,
në takimet e mia të fshehtazi …
Përktheu: Faslli Haliti