• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2016

Presidenti Nishani, lule në Memorialin e 11 shtatorit

September 27, 2016 by dgreca

Kreu i Shtetit shqiptar vizitoi Memorialin e Pentagonit kushtuar viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit/

27 shtator 2016-Uashington D. C. -SHBA/

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një vizitë të posaçme homazhi në Memorialin e Pentagonit, pikërisht në vendin ku vazhdimisht nderohen dhe përkujtohen 184 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 dhe familjet e tyre për sakrificën që bënë dikur në mënyrë që liria të vazhdojë të triumfojë.

Kreu i Shtetit shqiptar, në krye të delegacionit zyrtar, u prit dhe u shoqërua në Pentagon nga Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes, DR. Michael Carpenter, i cili mbulon edhe bashkëpunimin ushtarak dypalësh mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Pasi vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Pentagonit “Për nder të burrave dhe grave që humbën jetën më 11 shtator 2001 duke u sakrifikuar për liri”, Presidenti Nishani vizitoi edhe kapelën përkujtimore të 184 viktimave dhe shprehu respektin duke lënë një shënim prekës në Librin e Ngushëllimeve.

Filed Under: Histori Tagged With: e 11 shtatorit, lule në Memorialin, Presidenti Nsihani

Promovohet turizmi malor në malin e Tomorit

September 27, 2016 by dgreca

Dita Ndërkombëtare e Turizmit-“Festa e Roshnikut’’/

1-panairi
Prodhimet e zonës, promovohen në një panair bujqësor dhe blegtoral/

2-roshnikuPer Diellin nga Berati Sulo GOZHINA/
BERAT – E favorizuar nga pozicioni gjeorgrafik njësia administrative e Roshnikut synon zhvilimin nëpërmjet promovimit të produkteve bujqësore, blektorale dhe resurseve turistike. Kufizuar me bashkitë e Gramshit, Skraparit dhe nën hijen e malit Tomorr në perëndim të tij kjo njësi administrative me 3.960 banorë është e njohur për produktet e saj që nga fiku i famshëm i Roshnikut, rrushi, ulliri, mollës, arrës, por dhe produktet blektorale. Për të promovuar produktet e shumta buqësore e blektorale bio, njësia administrative Roshnik në bashkëpunim me organizatën CnvB, (bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit), është organizuar sot një panair i hapur në natyrë. Fermerët e zonës të mëshumë se 14 fshatrave kanë prezantuar sot prodhimet e njohura të zonës, duke synuar zhvillimin e të gjithë trevës nëpërmjet këtij promovimi. Në këtë panair janë bërë bashkë dhe drejtuesit e të gjithë institucioneve vendore, pasi njësia administrative Roshnik është tashmë pjesë e bashkisë së Beratit, ku sipas strategjisë së re të zhvillimit vlerat turistike të qytetit muze synohet që të bashkohen me ato bujqësore, blektorale dhe të turizmit malor.
Kryetari i njësisë vendore, Artur Shahu, bëri me dije se duke shfrytëzuar vlerat bujqësore, blektorale dhe turistike që mbarët kjo zonë,  synohet që krejt treva e nahies së Tomorrit të marri një zhvillim të madh buqësor, blektoral dhe më e shumëta turistike. Synimi tjetër është dhe shfrytëzimi i vlerat historike mes të cilave edhe prejardhjen e Qypërlinjëve të Roshnikut që drejtuan Portën e Larët për më shumë se 50 vjet, të dal nga kjo zonë, nga ana tjetër synojm shfrytëzimin serurset që sjell turizmin malor.dhe të gjitha këto të gërshetuara do të sjellin mes nësh qindra e mijra turist të vendit dhe të huaj, për eksperime, storte të ndryshme malore në malin e Tomorrit, soditjen me këmbë dhe me kuaj etj.
Sekretati i përgjithshëm i bashkisë Gëzim Zema citoj mes të tjerash: “Panairi i sotëm tregon se puna jonë, kryesisht e fermerit konsiston në prodhimet me cilësi dhe ç’ka është më kryesorja prodhimet bio si ato buqësore dhe blektorale për të cilat e themi me bindje se janë konkuruese në tregun vendas dhe atë të huaj, sot fermerët këtu kanë ekspozuar prodhime e fikut, arrës, bajames, lajthis mollës, fermerëve të kësaj zone tradicionalisht janë shquar  si mjeshtra të kultivimit në frutikulturë, blegtori si dhe të nënprodukteve  të tyre, tipike të zonës si prodhimi i verërave, rakisë, lloje të ndryshme djathrave, kompostove, arrës, duke mos harruar  edhe varietete të fikut të famshëm të Roshnikut që ky i fundit për shumë vite ka pushtuar tregun vendas dhe t ëhuaj. Në këtë zonë nuk ka ngelur pas edhe prodhimet e ullirit dhe të vajët të tij cilësor dhe bio. Ndaj sot në kuadër të Ditën Ndërkombtare të Turizmit, Bashkia Berat në bashkëpunim me Organizatën CNVP, organizuam “Festën e Roshnikut”, dhe Panairin e saj tradicional për më shuëm se pes vjet. Veç të tjerave në këtë ditë synimi ynë është promovimi i vlerave të turizmit malor pasi zona e Roshnikut mbart bukuri dhe atraksione të cilat qëndrojnë pak kilometra larg qytetit të Beratit por me rëndësi ndaj kërkesave të turistëve vendas dhe të huaj. Roshniku ka shumë atraksione si “Çesma e Tarkos”, Livadhet e “Shën Pjetrit”, “Ujvara e Beçkës” etj, të cilat vlejnë të promovohen në mënyrë që gjithçka të jetë lehtësisht e identifikueshme dhe çdokush të preki nga afër këto atraksione. Së fundmi më mbetet vetëm të falnderoj fermerët e kësja zone sa puntore po dhe aq bujare e mikpritësa që sollën mes nesh këto prodhime të shishme, cilësore dhe bio.
Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës Berat Redin  Kusta tha në fjalën e tij – se zona e Roshinikut prej vitësh është njohur në vendin tonë dhe më gjerë për prodhimin e fikut të famshëm që ka marë të njëtin emër, “Fiku i Roshnikut”, por që prodhimi i tij shpërndahej e tregtohen në shumë shtete të Europës. Ndaj sot kur shohim këtë llojshëmri prodhimesh të ekspozuara nga fermerët e kësja zone të cilat edhe në tregun vendas janë konkuruese.  Fermërët e zonës e konsiderojnë zhvillimin e agrobiznesit si jetik për ekzistencën e tyre dhe e shikojnë të ardhmen e dhe zhvillimin e saj të lidhur ngushtë me këto prodhime buqësore e blektorale si dhe për bukurit e natyrës që mbarët kjo zonë edhe me vënien në efiçencë të turizmit malor, kulturor dhe historik pasi kjo trevë i përmban brenda saj të gjitha resurset.
Kryetari Organizatës CNVP – Jam këtu në Roshik që tju them se jam mahnitur nga kjo bukuri e rrall nga kjo zonë me kushtet e favorshme  klimatike që ja ka falur natyra dhe s enjerzit e kësja treve kanë ditur ti vënë në shërbimin e tyre për të prodhuar prodhime buqësore dhe blektorale, që kanë ditur të vënë në efiçencë resurset turistike. Natyra kësaj zone i kanë falur një gjelbërim të përhershëm, një bukur të rrall. Kjo ka sjellë që produktet e saja buqësore e blegtarale të jenë nga më të kërkuarat në tregun vendas dhe t ëhuaj. Veç tyre, Roshniku ka një trashëgimi të pasur kulturore këtë e mësova sapo erdha këty mes jush duke parë veshjet tradicionale dhe fjalve që Roshiku është vendlindja e dinastisë Qyprylinj që drejtuan për më shumë se 50 vjet Portën e Larët. Ndaj pos kësaj Organizatën jonë CNVP, (bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit), në bashkpunim me bashkinë Berat organizuam këtë event kaq festive dhe promovues me këta njerz bujar, mikpritësa dhe shume puntor.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Mali i tmorrit, Sulo Gozhina, turizmi malor

PAK TOLERANCË POLITIKE, JU LUTEM!

September 27, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Për Shtetet e Bashkuara ky është një vit, që në sipërfaqe mund të duket sikurë Amerika është duke kaluar nepër një periudhë krize shoqërore, trazirash, terrorizmi dhe të një sezoni të nxehtë politik, si rrallë herë më parë. Shkaktarë për këtë janë lajmet kryesore të ditës, të kohëve të fundit, përfshirë problemet raciale me të cilat përballet gjithnjë ky vend  siç pasqyrohen në marrëdhëniet problematike, që ekzistojnë ende në disa pjesë të vendit, midis policisë së jurisdikcioneve të ndryshme të Amerikës dhe komuniteteve afrikano-amerikane. Sulmet e fundit terroriste që kanë përfunduar në humbje jete e bëjnë jetën e përditshme më të pasigurt për të gjithë, ndërsa Byroja Federal e hetimeve (FBI) ka paralajmëruar se kërcënimet nga terroristët e mbrendshëm dhe ndërkombëtarë do të vazhdojnë të paraqesin sfida serioze për Shtetet e Bashkuara edhe në të ardhmen. Dhe më në fund kësaj atmosfere nuk i ndihmon shumë as fushata politike për president, akuzat dhe kundër akuzat e ashpëra midis kandidatëve të dy partive kryesore për president si dhe mungesa e atij që konsiderohet “qytetërim politik” në debatet politike dhe publike shton shqetësimet e amerikanëve të rendomtë, shumica e të cilëve, sipas anketave të fundit të opinionit publik, mendojnë se vendi është duke shkuar në rrugë të gabuar.

Ekspërtët dhe vërejtësit e fushatave politike në Amerikë thonë se fushata për president e këtij viti është si asnjë tjetër më parë. Kryesisht, ndoshta për arsyen se kandidatët e dy partive kryesore nuk janë, historikisht, të “zakonshëm”. Për herë të parë në histori Amerika ka një kandidate femër për president në personin e Hillary Clinton, me përvojë politike dhe diplomatike, kandidate e Partisë Demokrate. Ndërsa Partia Republikane ka emëruar Donald Trump, pa përvojë politike, por një biznismen multi- miliarder, pa dyshim i suksesshëm në fushë të ndryshme të veprimtarisë së tij në të kaluarën. Ato që mund të cilësohen si ethet presidenciale kanë kaplluar vendin ndërsa votuesit amerikanë, mbi të gjitha, duan të dinë, se cili prej këtyre dy kandidatëve kreysorë për president do të mund ta nxjerrë vendin nga këjo situatë serioze shoqëroro-politike dhe ekonomike dhe cili prej tyre mund të menaxhojë më së miri krizat e tanishme dhe të ardhme, të pa- parashikuara, kombëtare dhe ndërkombëtare.

S’ka dyshim se debatet e ashpëra dhe sulmet politike midis kandidatëve kryesorë politikë — herë më pak e herë më shumë — kanë qenë gjithmonë dhe janë pjesë e fushatave elektorale jo vetëm në Amerikë por edhe në vende të tjera demokratike të botës. Është pjesë e paevitueshme e procesit dhe nuk është vetëm një fenomen i shoqërisë moderne amerikane. Në të vërtetë, ajo që mund të konsiderohet si mungesë e qytetërimit politik në fushata elektorale dhe diskurse politike në Shtetet e Bashkuara është aq e vjetër sa edhe ekzistenca e vetë Amerikës si shtet, pra nuk është diçka e re as këtu në Amerikë, një vend ky që ka një traditë të gjatë demokratike. Madje, ka qenë presidenti i parë i Shteteve te Bashkuara Xhorxh Uashingtoni, ai që në fjalimin e inaugurimit të tij si president i kombit të ri, duke e parë si problem të mundshëm që atëherë ka paralajmëruar kombin mbi nevojën për një qytetërim politik në marrëdhëniet dhe diskurset politike dhe publike ndërsa vetë ai u ka premtuar bashkadhetarëve të tij, "Një angazhim të ri për të realizuar premtimet e kombit tonë nepërmjet qytetërimit politik, guximit, mëshirës dhe karakterit moral. Mbi të gjitha, Amerika duhet të përshtatë dhe të harmonizojë angazhimet e saj parimore, me shqetësimet dhe me nevojën për një shoqëri politikisht të qytetëruar.

Toleranca politike jo vetëm në politikë por edhe në jetën e përditshme, nënkupton respektin dhe vlerën që ne kemi për një person tjetër me mendime ndryshe. Stiven Karter, një komentator amerikan, në librin e tij me titull “Qytetërimi’’, shkruan se sjelljet tona me të tjerët  me vepra dhe me fjalë “Janë shenjë e respektit tonë për bashkqytetarët tanë, që t’i konsiderojmë ata si të barabartë me ne , si para ligjit ashtu edhe para Perëndisë. Kështuqë, rregullat e qytetërimit politik janë, në të njëjtën kohë, edhe rregullat e moralit. Është e moralshme’’, ka shkruar ai, “që bashkqytetarët tanë t’i trajtojmë me respekt dhe është e pa-moralshme nëqoftse nuk bëjmë një gjë të tillë. Kriza e mungesës së qytetërimit civil e politik në kohën tonë, është pjesë e një krize më të madhe morale’’, ka thënë Stiven Karter.

Xhim Liç, një ish-kongresmen republikan i cili ka shërbyer 30 vjetë ne Kongresin amerikan, kohë më parë ka shkruar në një artikull se "qytetërimi politik nuk ka të bëjë vetëm me sjellje të mira dhe nuk do të thotë se debatet e ashpëra politike duhet të shmangen. Përkundrazi, gjëja që nevojitë qytetërimi politik është gatishmëria nga ana e një personi që të dëgjojë me respekt pikëpamjet dhe qendrimet e të tjerëve, madje edhe të kundërshtarit, duke qenë të vetdijshëm se të gjithë ne jemi të lidhur dhe varemi nga njëri tjetri. Kongresmeni Liç, vazhdon duke thënë se është krejtësisht e natyrshme dhe në të vërtetë është normale dhe e pritshme që qytetarët të mos jenë dakord me njëri tjetrin mbi çështje politike dhe me qëndrimet e kandidatëve të ndryshëm, por që, më në fund, është e rëndësishme që këto mosmarrveshje t’i shprehin me votën e tyre." Ndërsa ajo që është me e rëndësishme sipas tij, "Është fakti nëse kandidatët ose partia që më në fund fiton zgjedhjet, kanë seriozitetin e duhur dhe kurajon politike të nevojshëme për tu angazhuar për një bashkpunim me të gjithë, përfshirë kundërshtarët politikë, për të punuar në të mirën dhe për realizimin e interesave të përbashkëta madhore të kombit."

Fatbardhësisht, në Amerikë ka ekzistuar historikisht një tolerancë politike midis palëve opozitare. Ana tjetër e monedhës, kryesisht, tregon se pas përfundimit të zgjedhjeve, në shumicën e rasteve, palët kundërshtare pas debateve shpesh të ashpëra politike, bien dakort për realizimin e interesave të përbashkëta të kombit.

Të hënën mbrëma, u mbajtë debati i parë i tre debateve midis dy kandidatëve kryesorë për president, Hillary Clinton dhe Donald Trump. Debati ishte tepër i ashpër, me akuza dhe kundër akuza ndaj qëndrimeve të njërit tjetrit për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave me të cilat përballet vendi, përfshirë ato që përmenda në fillim të këtij shkrimi. Por, pyetjes së fundit të moderatorit, nëse ata do të pranojnë rezultatin e votave të zgjedhësve amerikanë në nëntor, pa marrë parasyshë se cili prej tyre fiton, të dy u përgjigjen pa asnjë hesitim me po, se natyrisht do të respektojnë vendimin e zgjedhësve amerikanë. Donald Trump dhe Hillary Clinton janë të vetdijshëm se më në fund, janë votuesit ata që kërkojnë prej përfaqsuesve të tyre tolerancë politike ndaj kundërshtarve politikë në debatet për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet vendi e bota dhe se qytetarët amerikanë njëkohsisht këmbngulin që ata t’u japin fund debateve të ligshta politike dhe sulmeve personale duke adaptuar tolerancën dhe respektin ndaj njëri tjetrit.

Megjithë debatet e ashpra politike midis dy kandidatëve kryesorë në fushatën e këtij viti për president dhe megjithë ndryshimet në programet përkatëse të dy kandidatëve për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet vendi në përgjithësi, duket se prapseprap, çdo gjë është në rregull me traditën e tolerancës politike në Shtetet e Bashkuara.

Dëshmia më e fundit e kësaj tolerance politike ishte edhe inaugurimi fund javën që kaloi i Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano- Amerikane në Washington, ku morën pjesë një numër personalitetesh nga jeta politike amerikane, përfshirë Presidentin Barak Obama dhe ish-Presidentin George W. Bush. Përqafimi i ish-presidentit republikan George W Bush nga Zonja e parë Michelle Obama – që u dokumentua me një fotografi e cila u përhap anë e mbanë botës si diçka e rrallë — është në të vërtetë një pasqyrim i kësaj tolerance politike, historikisht amerikane.

Amerika nuk ka pretenduar kurrë as nuk pretendon tani se është një shoqëri e perfeksionuar dhe gjithmonë tolerante, por siç u shpreh edhe Presidenti Obama në fjalën e tij me rastin e inaugurimit të Muzeut Kombëtar Afrikano- Amerikan fund javën që kaloi, “Vetë fakti i inaugurimit të këtij muzeu sot nuk vërteton se Amerika është një shoqëri e perfeksionuar, përkundrazi. Por, gjëja që vërteton inaugurimi i këtij muzeu është – se nga idealet e themelimit të këtij kombi, të këtij vendi të lindur nga ndryshimet, të këtij vendi të dalur nga revolucioni — ky vend mund të bëhet edhe më i mirë”, për të gjithë.

Duke iu referuar indirekt tolerancës politike dhe raciale ndaj njëri tjetrit, Presidenti i parë afro-amerikan përfundoi duke theksuar se, “Shpresojmë që ky muze të na ndihmojë të flasim me njëri tjetrin dhe për më tepër, që të dëgjojmë njëri tjetrin dhe të takohemi me njëri tjetrin”, pikërisht për të qenë më tolerant, ndaj njëri tjetrit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, PAK TOLERANCË POLITIKE

Rajoni-Daçiç-Boçka: Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë në drejtimin e mirë

September 27, 2016 by dgreca

-Ministri Daçiç bisedoi me amabsadorin e Shqipërisë në Sërbi, Boçka: Aktivitetet e afërta të dy qeverive do t’i kontribuojë  stabilitetit të përgjithshëm në rajon/

BEOGRAD, 27 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka pritur dje ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka.Gjatë bisedës, dyanshëm është konstatuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë po zhvillohen në drejtimin e mirë, për çka dëshmojnë edhe aktivitetet e afërta të dy qeverive, që padyshim do t’i kontribuojë  stabilitetit të përgjithshëm në rajon.Njoftimi në faqen zyrtare të MPJ-së së Serbisë thekson se, ministri Daçiç theksoi veprimin e përbashkët të dy vendeve në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Kjo në rend të parë ka të bëjë me zbatimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës, siç është ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, fillimi i punës së Zyrave rajonale për bashkëpunimin e të rinjve dhe themelimi i Fondit për Ballkanin Perëndimor, përfundon njoftimi zyrtar./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Daçiç-Boçka:, Marrëdhëniet mes, Serbisë dhe Shqipërisë

Exhibit of paintings by Albanian artist Ali Miruku will open Friday

September 27, 2016 by dgreca

Exhibit of paintings by Albanian artist Ali Miruku will open Friday at the Cultural Center at Ponte Vedra Beach/

By Charlie Patton/

For the first 35 years of his life, Albanian-born artist Ali Miruku was forced to paint what the government wanted him to paint in a style the government dictated.Miruku was one of 10 artists selected to be trained and employed under the strict direction of the Albanian communist government. His job was to document the lives of workers and to create monumental images of Albania’s past. Having graduated from the Arts Academy of Albania in 1979, he was expected to create “socialist realism,” said his daughter, Arjola Miruku.

“Everything goes through the state,” she said. “Everything goes through a screening process.”

The results were often impressive: Breathtaking images of workers at a hydro plant. Vivid depictions of Albanian warriors battling the Ottoman empire. Six of his paintings are in the Albanian National Gallery of Art. One was chosen to illustrate a postage stamp.

But he still chafed at the demands bureaucrats placed him. Things changed in 1989 with the fall of Albania’s communist government. He would move to Switzerland, then to the United States. He spent nine months in Ponte Vedra Beach in 1993, then returned permanently in 1997.

Meanwhile, his art became “more and more modernist and expressionist,” his daughter said.

Many of these more modernist paintings adorn the walls of the home he shared with his wife, Suzana, before his death at age 59 in February 2014. Many of them will soon be on display at the Cultural Center at Ponte Vedra Beach in “Freedom,” an exhibit that opens with a reception from 6-9 p.m. Friday.

Ironically, the artistic freedom that Miruku enjoyed before moving permanently to the U.S. became more limited by his choice to live in Ponte Vedra Beach. Others advised him to move to New York where his more abstract work would be celebrated, his daughter said. But Miruku wanted his children — Arjola and her brother Erjon — to go to good schools. So he chose to stay in Ponte Vedra Beach.

But in Ponte Vedra Beach, people weren’t interested in abstract paintings by an Albanian artist, Arjola Miruku said. So his landscapes and portraits reverted to a more realistic style, in some cases almost photorealistic.

“I paint what the dollar wants,” he told his daughter.

His early days in the U.S. were a struggle. To put food on the table, he worked construction. He applied for a job as a dishwasher at the Athens Cafe on the Southside. But the restaurant owner learned of Miruku’s artistic talents and hired him to do an interior mural for his business. After he saw what Miruku could do, the owner told him he couldn’t hire him as a dishwasher and commissioned him to do more murals for the restaurant.

In 1996 he went to work for Creative Environs (now Environs), a company that specializes in scenic art, murals, sculptures and three-dimensional signage. His first work for the company was a mural for Adventure Landing on Beach Boulevard. From 2005-2009 he worked as an artist and sculptor for Sally Corp., which makes dark rides and animatronics.

He became a passionate American resident. And he continued to paint, both commissioned works for his clients and more personal work for himself.

He came a very long way from the boy who at 8 asked his father to buy a box of paints, only to have his father tell him he could feed a family for a day and half with the money those paints would cost. But his father relented and bought him the paints and gave him his life as an artist, a life that is now to be celebrated.

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ali Miruku, Exhibit of paintings by Albanian, will open Friday

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT