• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2016

NISI RRUGETIMIN SHKOLLA SHQIPE NE TAMPA, FLORIDA

September 4, 2016 by dgreca

 

2 shkolla Tampa

14141608_1087537364664754_9091786735511974764_n

14202522_1087528884665602_7329198973231877509_nTe Shtunen me 3 Shtator 2016 nisi rrugetimin Shkolla Shqipe ne Florida, nje sipermarrje patriotike e deges se Vatres ne Tampa, Florida.Urime me te mira per nxenesit dhe mesuesit!

Federata Vatra e pergezon degen e Vatres ne Tampa dhe grupin nismetar per kete nisme dhe i jep mbeshtetjen dhe do ta suportoje me te gjithe mundesite. Nga qendra u nisen per kete shkolle materialet e para shkollore perfshi Abetaren e njesuar dhe fletet e punes, por se shpejti presim nje furnizim me te plote nga Bashkia e Kamzes, e cila edhe me pare e ka ndihmuar Vatren per te mbeshtetur shkollat shqipe qe jane hape me mbeshtetjen e Vatres ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Me kete rast falenderojme edhe Konsullaten e Republikes se Kosoves ne Nju Jork, e cila ka ndihmuar degen e Vatres ne Jacksonville, Florida, e hapur vitine  kaluar.

Do te donim qe edhe Shqiperia, me institucionet e saj arsimore dhe diplomatike ketu ne SHBA, te behej e gjalle per te dhene kontributin qe i takon.

Nga ana  e saj, Dega e Vatres ne Tampa, ka percjelle nje komunikate te shtunen me rastin e hapjes se Shkolles Shqipe atje. Po e percjellim:

Shkolla Shqipe Vatra u inagurua sot me sukses. Falenderojme të gjithe bashkeatdhetaret qe me pjesemarrjen e tyre e bene kete event me mbreselenes. Falenderojme mesuese Zj. Yllka Bejo qe me aktin e saj patriotik po ndjek gjurmet e Nene Terezes, “Cfare te jap une per Kombin, jo cfare të japi Kombi per mua” u shpreh Zj. Bejo. Nje thenie shume domethenese qe na frymezon të gjitheve. Nje falenderim të vecante per Z. Martin Marra per kontributin e tij dhe qe ndjehet krenar ne mesimdhenien e gjuhes Shqipe femijve tane. Hapja e Shkolles nuk do behej e mundur pa kontributin e pashtershem te Z. Tasim Ruko, Z. Isuf Spahiaj, Zj. Greta Monty, Z. Jason Sulisufaj, Z. Arian Kushta. Z. Piro Poloska, Z. Lulezim Nurka l, Z Mario Mihaj dhe Zj. Zamira Rubjeka. Falenderojme per kontributin material dhe moral të Z. Ed Sucaj , Z. Fadil Shehu, Z. Fadil Neziri, Z. Ari Abdi, Z. Hasan Rubjeka dhe Z. Lander Lena qe gjithmone perkrah cdo aktivitet patriotik. Falenderojme nenat Shqiptare ne Diaspore qe ushqejne Shqiponjat me dashurine per gjuhen dhe Kombin. Jemi mirenjohes të gjithe dashamiresve qe me urimet na inkurajojne të punojme me shume. Jemi mirenjohes Vatra NY per materialet dhe deget te Vatra Orlando, Vatra Michigan, Vatra Queens dhe Vatra Jacksonville. Zoti e bekofte Shqiperine dhe Bijte e saj kudo qe ndodhen!

Filed Under: Vatra Tagged With: florida, NISI RRUGETIMIN, SHKOLLA SHQIPE NE TAMPA

“Është shenjte Tereza, por do të vijojmë ta quajmë Nënë”

September 4, 2016 by dgreca

Formula e Shenjtërimit/

Për nderimin e së Shenjtnueshmes Trini,/

për lartimin e fesë katolike/

dhe thellimin  e jetës së krishterë,/

me autoritetin e Zotit tonë, Jezu Krishtit,/

të Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal  e Tonin,/

Pasi reflektuam gjatë,/

kërkuam shumë herë ndihmën hyjnore/

e dëgjuam mendimin e shumë prej vëllezërve tanë në Ipeshkvni./

e deklarojmë dhe e quajmë Shenjte

Të Lumen Terezë të Kalkutës

Dhe e shkruajmë në Librin e Shenjtorëve,

duke vendosur që Ajo të nderohet nga Kisha universale

me devocion ndërmjet shenjtorëve.

Në shenjtërimin e Nënë Terezës, “murgeshës së të fundmëve” Papa Françesku e nxiti Kishën t’ia shtrijë dorën refugjatëve e të burgosurve”. Më se 120 mijë besimtarë në Meshën, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit, pjesëmarrës në një nga çastet më të rëndësishme të Jubileut të Mëshirës.

Papa i njohu, kështu, meritat Motrës së vogël, e cila ngriti zërin aq, sa të dëgjohej nga të pushtetshmit e tokës, që t’i pranonin fajet përballë krimit të varfërisë së krijuar prej tyre. Dora e saj shtrëngoi mijëra duar, që shtriheshin për të kërkura ndihmë. E kudo shtrihet një dorë, që kërkon ndihmë për t’u ngritur përsëri në këmbë, atje duhet të jetë edhe prania jonë e prania e Kishës, që mbështet e jep shpresë! – kujtoi Ati i Shenjtë Bergoglio, duke shtuar jashtë tekstit fjalët, që e prekën aq turmën, sa ta ndërpriste me duartrokitje të fuqishme:

“Mendoj se ndoshta do ta kemi pakëz vështirë ta quajmë Shën Tereza. Shenjtëria e saj është aq pranë nesh, aq e dhembshur dhe e frytshme, sa, vetvetiu do të vijojmë ta quajmë Nënë Tereza!”

Këto, fjalët e Papës, që e ka bërë mëshirën program të papnisë së Tij e që në vijim  të homelisë kujtoi: “Gjatë gjithë jetës së saj, Nënë Tereza,  qe bujare e shpërndarëse  e mëshirës hyjnore, gjithnjë e gatshme për të gjithë, mikpritëse e mbrojtëse e jetës njerëzore, jetës së braktisur e  të flakur tutje.  U angazhua në mbrojtje të jetës, duke theksuar vazhdimisht se “kush nuk ka lindur akoma, është më i ligshti, më i vogli, më i mjeri” e duke ua njohur dinjitetin, që ua jep vetë Zoti; e ngriti zërin aq, sa të dëgjohej nga të pushtetshmit e tokës, që t’i pranonin fajet përballë krimit të varfërisë së krijuar prej tyre:

“Bamirësia është thirrje. E mëshira për të ishte “kripë” që i jepte shije çdo vepre, ishte “dritë”, që ndriçonte errësirën e njerëzve, të cilët nuk kishin më as lot për të qarë mbi varfërinë e tyre, mbi vuajtjen e tyre”.

Kështu Papa, i shoqëruar nga duartrokitjet e mijëra të pranishmëve, në një Shesh që sot skuqte nga Flamujtë Kuq e Zi, pranë e pranë të cilëve, ato blu e verdh të Kosovës, që valëviteshin kudo.

Françesku theksoi në vijim edhe  se “Misioni i saj në rrethinat e qyteteve e në periferitë ekzistenciale, mbetet, në ditët tona, dëshmi që flet vetë për afërsinë e Zotit pranë të varfërve më të varfër.

“Le të jetë Ajo modeli juaj i shenjtërisë!” – u tha Papa vullnetarëve, duke ia dorëzuar këtë figurë simbolike mbarë botës së vullnetariatit, në sa kremtonte, i rrethuar nga 70 kardinaj, 400 ipeshkvij, 1700 meshtarë.

Por vendet më të zgjedhura sot i ruajti për të varfërit: ata qenë në krye të vendit në festën e shentjërimit të Nënës së tyre në shpirt, e edhe në krye të gostisë së festës, që shtroi për ta Françesku në tremen e Sallës Pali VI.

Kështu, me këtë ceremoni madhështore, Papa Begoglio e shkroi Nënë Terezën në librin e shenjtorëve të Kishës katolike, që mbarë bota të mund ta kundrojë.

Do ta marrin me vete, në kthim, qindra mijëra besimtarët, jehonën e paharrueshme të formulës së shentjërimit:

e deklarojmë dhe e quajmë Shenjte

Të Lumen Terezë të Kalkutës…

duke vendosur që Ajo të nderohet nga Kisha universale

me devocion ndërmjet shenjtorëve….(Radio Vatikani)

Filed Under: Politike Tagged With: eshte e shenjet Nene Tereza, Formula e Shenjtërimit

Papa: Nënë Tereza është Shenjte

September 4, 2016 by dgreca

Papa Françesku: Homelia e Meshës për Shenjtërimin e Nënë Terezës në Sheshin e Vatikanit, 4 shtator 2016 (tekst i plotë).

“E kush mund ta përfytyrojë se çka do Zoti? (Ur. 9,13). Kjo pyetje nga Libri i Urtisë, që e dëgjuam në leximin e parë, na e paraqet jetën tonë si mister, çelësin e shpjegimit të të cilit nuk e kemi ne. Protagonistët e historisë janë gjithnjë dy: Zoti në njerën anë, njeriu, në tjetrën. Detyra jonë është ta perceptojmë  thirrjen e Zotit e, më pas, ta pranojmë vullnetin e tij. Por, për ta pranuar pa ngurrim, duhet të pyesim: Cili është vullneti i Zotit në jetën time?

Në të njëjtin fragment të Librit të Urtisë, gjejmë edhe përgjigjen: “Vetëm kështu njerëzit mësuan çfarë të pëlqen”(v 18). Për ta vërtetuar thirrjen e Zotit, duhet të pyesim e të kuptojmë ç’i pëlqen Atij. Shpesh herë profetët kumtojnë ç’i pëlqen Zotit. Mesazhi i tyre përmblidhet mrekullisht në shprehjen: “Mëshirë dua, jo fli!”(Os.6,6); Mt 9,13). Zotit i pëlqen çdo vepër mëshire, sepse në vllain, që ndihmojmë, shikojmë fytyrën e Zotit, që nuk mund ta shikojë askush (cfr Gjn 1,18). Sa herë përkulemi mbi vëllezërit nevojtarë, i japim të hajë e të pijë vetë Jezusit: e veshim, e ndihmojmë, e vizitojmë Birin e Zotit (krh Mt 25,40).

Jemi, prandaj, të thirrur ta jetojmë konkretisht, atë që themi në lutje e që e shpallim në fe. Nuk ka rrugë tjetër, përveç dashurisë së krishterë: gjithsa vihen në shërbim të vëllezërve, edhe pa e ditur, janë ata që e duan Zotin (khr 1 Gjn 3,16-18; Gc 2,14-18). Jeta e krishterë, gjithsesi, nuk është ndihmë e thjeshtë, që jepet në çastin e nevojës. Po të ishte kështu, do të qe sigurisht një ndjenjë solidariteti njerëzor, që sjell dobi të menjëhershme, por do të ishte shterpë, sepse pa rrënjë. Angazhimi që kërkon Zoti, përkundrazi, është ai i thirrjes për atë bamirësi, me të cilën çdo dishepull i Krishtit vë në shërbim jetën e vet, për t’u rritur çdo ditë në dashuri.

Dëgjuam në Ungjill se “një turmë e shumënumërt shkonte me Jezusin” (Lk 14,25), Sot, kjo “turmë e shumënumërt” përfaqësohet  nga bota e gjerë e vullnetariatit, që u mblodh tani këtu, me rastin e Jubileut të Mëshirës. Jeni ju, kjo turmë, që ndjek pas Mësuesin dhe e bën të dukshme dashurinë e Tij konkrete për çdo njeri. Po jua përsëris fjalët e Shën Palit Apostull: “Dashuria jote ka qenë për mua gëzim i madh dhe ngushëllim, sepse i ke përforcuar zërat e shenjtorëve”(Fm 7). Sa zemra ngushëllojnë vullnetarët! Sa duar ndihmojnë; sa lot terin; sa dashuri ka në shërbimin  e fshehur, të përvuajtur, pa pikën e interesit! Ky shërbim i lavdërueshëm i jep zë fesë e shpreh mëshirën e Atit, që bëhet i afërt me të gjithë nevojtarët.

Ndjekja e Krishtit është angazhim serioz e njëkohësisht, i gëzueshëm; kërkon radikalitet e guxim për ta njohur Mësuesin Hyjnor në më të varfërin e për t’u vënë në shërbim të Tij. Prandaj vullentarët, që u shërbejnë të fundmëve e nevojtarëve për dashuri të Krishtit, nuk presin kurrfarë falënderimi, kurrfarë shpërblimi, por heqin dorë nga të gjitha këto, sepse kanë zbuluar dashurinë e vërtetë. Ashtu si Zoti erdhi tek unë e u përkul mbi mua në çastin e nevojës, ashtu edhe unë shkoj tek Ai e përkulem mbi ata, që e kanë humbur fenë ose jetojnë sikur të mos kishte Zot, mbi të rinjtë pa vlera e ideale, mbi familjet në krizë, mbi të sëmurët, mbi të burgosurit, mbi refugjatët, mbi emigrantët, mbi të ligshtit e të pambrojturit   në korp e në shpirt, mbi të miturit e të lënët në mëshirën e vetvetes, ashtu si mbi pleqtë e braktisur. Kudo shtrihet një dorë, që kërkon ndihmë për t’u ngritur përsëri në këmbë, atje duhet të jetë edhe prania jonë e prania e Kishës, që mbështet e jep shpresë!

Nënë Tereza, në gjithë jetën e saj, qe bujare e shpërndarëse  e mëshirës hyjnore, duke qenë gjithnjë e gatshme për të gjithë, përmes mirëpritjes e mbrojtes së jetës njerëzore, jetës së braktisur e  të flakur tutje.  U angazhua në mbrojtje të jetës, duke theksuar vazhdimisht se “kush nuk ka lindur akoma, është më i ligshti, më i vogli, më i mjeri” e duke ua njohur dinjitetin, që ua jep vetë Zoti; e ngriti zërin aq, sa të dëgjohej nga të pushtetshmit e tokës, që t’i pranonin fajet përballë krimit të varfërisë së krijuar prej tyre. Mëshira për të ishte “kripë” që i jepte shije çdo vepre, ishte “dritë”, që ndriçonte errësirën e njerëzve, të cilët nuk kishin më as lot për të qarë mbi varfërinë e tyre, mbi vuajtjen e tyre.

Misioni i saj në rrethinat e qyteteve e në periferitë ekzistenciale, mbetet, në ditët tona, dëshmi që flet vetë për afërsinë e Zotit pranë të varfërve më të varfër. Sot po ia dorëzoj këtë figurë simbolike gruaje e rregulltareje mbarë botës së vullnetariatit; le të jetë Ajo modeli juaj i shenjtërisë! Mendoj se ndoshta do ta kemi pakëz vështirë ta quajmë Shën Tereza. Shenjtëria e saj është aq pranë nesh, aq e dhembshur dhe e frytshme, sa, vetvetiu do të vijojmë ta quajmë Nënë Tereza! Kjo veprimtare e palodhur e mëshirës na ndihmoftë ta kuptojmë gjithnjë më mirë se i vetmi kriter i veprimtarisë është dashuria pa shpërblim, e lirë nga çdo ideologji e nga çdo lidhje, që u përket të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race, feje. Nënë Terezës i pëlqente të thoshte: “Ndoshta nuk e flas gjuhën e tyre, por mund t’u buzëqesh”. Ta mbajmë në zemër buzëqeshjen e saj e t’ua dhurojmë atyre, që takojmë në udhën tonë, posaçërisht njerëzve, që vuajnë. Do të hapim, kështu, horizontet e gëzimit e të shpresës për mbarë njerëzimin, që e ka humbur besimin e ka shumë nevojë për mirëkuptim e dhembshuri!

Filed Under: Featured Tagged With: është Shenjte, Nene Tereza, Papa francesku

Papa: deklarojmë dhe e quajmë Shenjte të Lumen Terezë të Kalkutës

September 4, 2016 by dgreca

 

1 MotratNë kremtimin e kanonizimit të “Nënës të të varfëve” Papa Françesku e ftoi Kishën t’i ndihmojë të varfrit, refugjatët e të burgosurit, sipas shembullit të Shën Nënë Terezës.

Gjatë ritit të kanonizimit, momenti më i rëndësishëm e domethënës ishte kërkesa, që Prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, Angelo Amato, i shoqëruar Postulatori, shkoi te Papa Françesku dhe i kërkoi ta shkruajë Të  lumen Nënë Terezë në Librin e Shenjtorëve e kështu të lutet nga të gjithë të krishterët, dhe shpallja, Formula e Shenjtërimit, shqiptuar nga Papa.

Kështu, në fillim të Meshës, Prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve e paraqi shkurtimisht jetëshkrimin e Nënë Terezës së Kalkutës.

“Murgesha e përvuajtur, së cilës turma të panumërta njerëzish i drejtoheshin duke e quajtur përzemërsisht “Nënë Terezë”, është e Lumja, të cilën po ia paraqesim sot Shenjtërisë Suaj, në mënyrë që, me shenjtërimin e dëshiruar, mbarë bota të mund ta kundrojë, duke i kërkuar ndërmjetësim e duke i përngjarë  në veprimtarinë bamirëse.

Në jetën e saj, duke ndjekur shembullin e Krishtit, Samaritanit të Mirë, ajo diti të bëhet e afërme me çdo nevojtar, që takonte, duke ndarë vuajtjet me ata, që jetonin në periferitë e skajshme të shoqërisë e duke e dëshmuar dashurinë e pafundme të Zotit për popullin e vet.

Po paraqes, tha kardinali Amato, përmbledhtas çastet kryesore të jetës së saj:

E Lumja Terezë e Kalkutës (në shekull Agnes Gonxha Bojaxhiu), lindi më 26 gusht 1910, në Shkup, në një familje shqiptare. Gjatë adoleshencës,  mori pjesë gjallërisht në veprimtaritë e famullisë, duke dëshiruar gjithnjë më shumë t’i dhurohej krejtësisht Zotit. Si u largua nga shtëpia atërore, u pranua si dëshirtare (postulante) në Kuvendin e Virgjërës Mari të Motrave të Loretos, në Rathfarnam (Dublin).

E dërguar në Indi, në Darjeeling, si kreu noviciatin, bëri kushtet rregulltare  dhe mori emrin Tereza. E caktuar në detyrën e mësueses, kaloi shtatëmbëdhjetë vjet pranë Saint Mary’s Bengali Medium School, në Kalkutë.

Ndërsa udhëtonte me tren nga Kalkuta në Darjeeling, e Lumja ndjeu thirrjen mbi thirrje, me intuitën për t’i dhënë jetë një instituti rregulltar, për të “shuar etjen e Jezusit mbi kryq për dashurinë e shpirtrave, duke punuar për shëlbimin dhe shenjtërimin e të varfërve më të varfër”.

Themeloi, kështu, Kongregatën e Motrave Misionare të Bamirësisë e, më pas, shtoi edhe Kongregatën e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë, organizata laikale  dhe Lëvizjen e hapur për priftërinj dioqezanë.

Nënë Tereza nuk e kursei kurrë veten, duke iu kushtuar plotësisht kumtimit të Ungjillit, përmes veprimtarive të panumërta të bamirësisë e të ndihmës ndaj të varfërve, pa asnjë dallim shtrese shoqërore, feje, etnie. Në themel të të gjitha nismave, Ajo vinte ditë për ditë kremtimin e Meshës Shenjte, adhurimin eukaristik, lutjen e shpirtin e dashurisë universale, që e nxiste ta shikonte Jezusin e  t’i shërbente në të varfrit.

Dëshmia e saj heroike ungjillore ngjalli admirimin e autoriteteve më të larta të Kishës e të botës laike. Në vitin 1979 iu dorëzua edhe Çmimi Nobel për Paqen.

E shkrirë fizikisht, por gjithnjë e fortë shpirtërisht, u shua në paqe, në Kalkutë, më 5 shtator 1997, e rrethuar nga një famë e pafundme, e  fuqishme, e njëzëshme shenjtërie.

Pastaj Ati i Shenjtë Françesku u lutë: Pranoji, po të lutemi, o Zot, lutjet e popullit tënd, e na e jep hirin që, çka po kryejmë me shërbimin tonë, të dalë e pëlqyeshme para teje e të ndihmojë për rritjen e  Kishës sate. Nëpër Krishtin Zotin tonë.

E më pas, momenti vendimtar ishte  Formula e Shenjtërimit të Nënë Terezës Ganxhe Bojaxhiut, shqiptuar nga Papa Françesku:

Për nderimin e së Shenjtnueshmes Trini,

për lartimin e fesë katolike

dhe thellimin  e jetës së krishterë,

me autoritetin e Zotit tonë, Jezu Krishtit,

të Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal  e Tonin,

Pasi reflektuam gjatë,

kërkuam shumë herë ndihmën hyjnore

e dëgjuam mendimin e shumë prej vëllezërve tanë në Ipeshkvni.

e deklarojmë dhe e quajmë Shenjte

Të Lumen Terezë të Kalkutës

Dhe e shkruajmë në Librin e Shenjtorëve,

duke vendosur që Ajo të nderohet nga Kisha universale

me devocion ndërmjet shenjtorëve.

Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen!

Pas kësaj, pranë altarit, në Sheshin e Vatikanit, u vendosën reliket e Shenjtores së Re, Shën Nënë Terezës, për t’u nderuar nga të pranishmit.

Filed Under: Komente Tagged With: E quajme te shenjte, Papa francesku, te lumen e Kalkutes

Nëna e të varfërve, Tereza e Kalkutës, si dhuratë shpirtërore për mbarë njerëzimin

September 4, 2016 by dgreca

Fjala përshëndetëse e Imzot Dodë Gjergjit në Koncertin e Shenjtërimit të Nënë Terezës/

Bazilika e Shën Palit, 3 shtator 2016/

 Eminencë, Ekscelencë, /

zonja dhe zotërinj, /

vëllezër dhe motra,/

 Paqja me ju!

 Në vitet e para të shekullit të fundit, të mijëvjeçarit të dytë, në Shenjtëroren e Kishës tonë në Letnicë, Hyji pa një filiz të njomë të dashurisë së Tij, që ishte rritë nën rrënojat historike të Kishës tonë, në trungun e “djegur të popullit tim”.

Atij i pëlqej shumë ky filiz, e shkëputi, e mori për vete dhe e dërgojë në një kishë të Azisë së Largët, atje e rimbolli këtë filiz të dashurisë së vet, në trungun e varfërisë së popullit të Kalkutës.

Nënë kujdesin e Tij, ky filiz rritej e rritej sa që, nën hijen e saj, gjenin strehë ngushëllimi të gjithë të mjerët dhe nga frytet e kësaj dashurie ushqeheshin të varfëritë, të përbuzurit e të lënët pas dore.

Të pasurit dhe të pushtetshmit e kësaj bote, duke parë se të mjerët kishën diçka që iu mungonte atyre, do të thotë dashuria, kështu ata duke “xhelozua të varfëritë” filluan të përkuleshin me të njëjtin respekt, si të mjerët, për të mbledhë edhe për vete, frytet e kësaj dashurie.

Që kjo pemë dashurie të shtrinte degët e veta edhe mbi ta e mbi  vendet e tyre,  filluan t’i vejnë mundësitë e tyre, në rrejtët e saja, me qëllim që kjo pemë dashurie, që rritej në mesin e të mjerëve, të shtrinte degët e saj  në mbarë botën.

Kjo pemë e njomë e dashurisë së Hyjit ndër ne, i ra në sy Papës Gjon Palit II, ai me plot përkushtim u kujdes për të, që ta mbronte nga rreziku i infektimit me botën.

Në vitet e para të Mijëvjeçarit të tretë, degët e kësaj peme arritën në qiell kurse rrënjët e saja, Papa Françesku do t’i mbjellë nesër, në Altarin e Kishës katolike, duke ia ofrua botës Gonxhen tonë, Nënë e të varfërve, Terezën e Kalkutës, si dhuratë shpirtërore për mbarë njerëzimin, në Vitin e Mëshirës Hyjnore.

Ne, ai trungu i vjetër, të mahnitur me këtë dhunti, që një filiz i trungut tonë u bë pemë dashurie në botë, dhe po mbillet në Altarin e Krishtit, që e frymëzojë, menduam si ta falënderojmë Zotin për këtë dhuratë? Dhe thamë t’ia japim këngës, mblodhëm “harpë e cetër”  e thamë:  Do të shkojmë në Vatikan, që së bashku me shtegtarë dhe me Kishën universale t’i këndojmë Zotit këngën e falënderimit.

Këndej nga zemra falënderoj të gjithë këngëtarët, instrumentistët, dirigjentët dhe solistët që vullnetarisht erdhën për të kënduar me ne.

Falënderoj Selinë e Shenjtë që na mirëpriti në këtë Kishë – Bazilikë Papnore të Ungjillëzuesit tonë Shën Palit Apostull.

Në veçanti dua të theksoj përkudesin e Sekretarit të Shtetit Eminencën e Tij, Kardinalin Pietro Parolin, Shkëlqesin e  Tij, Mons. Juliusz Janusz, delegatin tonë apostolik dhe Kryepriftin e kësaj Bazilike, Kardinalin James M. Hervay.

Falënderoj, po ashtu, Qeverinë e Kosovës për mbështetje financiere, Filharmoninë e Kosovës, Fondacionin “Drita” dhe “Nënë Tereza” për organizim dhe menaxhim të kësaj ngjarjeje dhe gjithë ju Presidentë, Kryeministra, ministra, deputetë, shtegtarë dhe miq që keni ardhur për të gëzuar bashkë me ne.

Tani ja japim fjalën këngës!

Filed Under: Komente Tagged With: Fjala pershendetse, Imzot Dode Gjergji, ne koncertin e shenjterimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT