• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Ambasadori Walker mes nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life”

October 23, 2016 by dgreca

*Diplomati i lartë amerikan, një Hero real i shqiptarëve, Ambasadori Walker midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island/

1-walker-ok

 *Ta gëzoni këtë mjedis të shkëlqyer të shkollës publike amerikane, shpresoj që të gjitha klasat në të ardhmen të mbushen plot me nxënës shqiptaro amerikanë- Ambasadori Walker/

Nga Keze Kozeta ZYLO/

 Ambasadori dhe diplomati i lartë amerikan z.William G.Walker erdhi plot thjeshtësi dhe respekt për t’u takuar me gjeneratën shqiptaro amerikane që kanë lindur dhe po rriten në Amerikë.  Në se e përdor fjalën thjeshtësi në këtë rast e ndjej se kjo fjalë është më se e përshtatshme se kudo në kulturën dhe traditën amerikane.

Në hyrje të shkollës publike amerikane PS:9 Ambasadori William Walker u prit përzemësisht nga prindërit si dhe themeluesi dhe drejtuesi i shkollës Shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo, ndërkohë nxënësja Dea Watkins në emër të shkollës i dhuroi një buqetë me lule të freskëta.

Ambasadori William Walker ishte i shoqëruar nga patrioti dhe aktivisiti i mirënjohur i diasporës z.Sab Gashi, Dr.Bajram Doka, z.Lulzim Shabiu.

Ardhja e Tij brenda në klasën shqipe ishte tejet emocionuese.  Ambasadori Walker u mirëprit me duartrokitje nga të gjithënxënësit të cilët ishin mbledhur në klasën e mësueses se dashur Entela Muda.

Z.Qemal Zylo pasi i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit Walker pranë shkollës shqipe “Alba Life”, e falënderoi përzemërsisht diplomatin e lartë amerikan për punën e tij heroike për Kosovën dhe popullin shqiptar.  Më vonë fjalën përshëndetëse e mori Ambasadori Walker i cili midis të tjerash tha:  Mirëdita, fjalë që e shqiptoi në shqip. Jam shumë krenar të jem midis jush, kam folur në shumë auditore me shqiptarë qe ka më shumë burra, por këtu po shikoj dhe vajza të reja që mësojnë shqip.  Unë jam në një moshë madhore, kam pasur plot takime me të rritur, por në moshën tuaj ështëhera e parëqë marr takim direkt me përjashtim të nipave dhe mbesave të mia.  Jam tejet i lumtur që ndodhem midis gjeneratës më të re shqiptaro amerikane dhe takohem me ju në bangat e shkollës ku keni ardhur sipas informacioneve për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhën e të parëve tuaj.  Unë dua të falënderoj themeluesit e kësaj shkolle dhe gjithë stafin që punojnë për ju.  Unë kam një lidhje tejet speciale me Kosovën dhe popullin shqiptar ndaj udhëtova nga Washingtoni për t’u takuar me ju personalisht.  Ju jeni këtu në një mjedis të shkëlqyer në shkollën publike amerikane, ta gëzoni dhe shpresoj që të gjitha klasat në të ardhmen të mbushen plot me nxënës shqiptaro amerikanë.  Falënderoj të gjithë prindërit tuaj që sakrifikojnë dhe ju sjellin këtu cdo të shtunë për të mësuar Gjuhën Shqipe, sepse shumë mirë mund t’ju çonin në aktivitete të ndryshme që janë aq të larmishme nëAmerikë, por ata kanë preferuar që gjuhën shqipe mos ta harroni kurrë.  Nuk ka më mirë kur ju flisni dhe gjuhën e prindërve tuaj, ndërkohë ju keni shansin të komunikoni direkt me gjyshërit, kushërinjtë, shokët dhe shoqet, dmth pa përkthyes.  Unë do të dëshiroja shumë të komunikoja shqip se kur shkoj në Kosovë ata të gjithë duan të flasin shqip me mua”.Duke e dëgjuar me vëmendje të posaçme Ambasadorin Walker rreth mësimit të Gjuhës Shqipe medoemos mendoja për inkurajimin, kushtet tejet të rehatshme që të krijon Amerika si vendi më demokratik në botë për hapjen e shkollave shqipe, ndërkohë nga shume miq bashkatdhetarë që kemi në Greqi, Turqi etj na shkruajnë me keqardhje diskriminimin qe iu bëjnë qeveritë për të mos lejuar të hapen shkollat shqipe.

Pas përshëndetjes së tij tejet emocionuese e vazhdoi bisedën me pyetje dhe përgjigje të ndryshme si: Ambasadori Walker i pyeti me radhë nxënësit se nga cilat vende ishin prindërit e tyre?  Pyetjen që kishte më shumë merak ishte se sa veta ishin në këtë shkollë me origjinë nga Kosova?  Sa prej nxënësve flisnin vetëm shqip në shtëpi?

Shumë interesant ishte kur nxënësi i talentuar Arsi Muda e pyeti se a kishte punuar për CIA-n?  Ambasadori Walker qeshi dhe e pyeti se si kishte dëgjuar rreth CIA-s?  Pastaj u përgjigj me shumë kujdes duke iu përshtatur profesionalisht moshës sëtyre  dhe për cfarë ishte ndodhur konkretisht në Kosovë që e kishte filluar me Recakun.  Ai foli me krenari të ligjshme për përmbushjen e detyrës së tij në mbrojtje tëtë drejtave të popullit të Kosovës dhe të drejtave humane kudo në botë.

Ambasadori Walker pasi përfundoi pyetjet me plot kuriozitet të nxënësve dëgjoi disa recitime nga nxënës të ndryshëm në shqip dhe anglisht si Elira Xhemali e cila citoi një thënie të Nënë Terezës si: “I alone cannot change the world, but I can cast a stone across the waters to create many ripples.”  Qëdo thotë se:”Unë nuk mund ta ndryshojë botën e vetme, por mund të hedh një gur në ujë dhe të krijojë plot valëzime”.Nxënësja Janan Boljevic recitoi vargje nga Naim Frashëri si: Gjuha jonë sa e mire/ Sa e ëmblë, sa e gjerë/ Sa e lehtë, sa e lire/ Sa e bukur, sa e vlerë!

Pastaj ka vazhduar me Arsi Muda me vargje nga Nënë Tereza si: “Gjej kohë të mendosh/ Gjej kohë të lutesh/ Gjej kohë të qeshesh/ Është burimi i fuqisë/ Është fuqia më e madhe mbi tokë/ Është muzika e shpirtit/ Gjej kohë për të luajtur/ Gjej kohë të duash dhe të duhesh/ Gjej kohë të japësh/ Është sekreti i rinisë së përjetshme/ Është privilegj i dhënë prej Zotit/ Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoist”…

Nxënësja e vogël me dëshirën e saj të madhe Lisa Pilku këndoi këngen aq popullore “Xhamadani vija vija”…

Ambasadori Walker u përcoll nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” me plot dashuri, respekt dhe mirënjohje për vizitën e tij nga më mbresëlënëset… Ata i thanë të gjithë në anglisht se jeni i mirëpritur gjithmonë pranë nesh sepse ju jeni miku ynë mëi afërt.

Bota e fëmijëve është e mahnitshme, në se vërtetë ju hyn në zemër me vepra, nga ata nuk mund të harrohesh kurrë… Janë fatlum ata që s’harrohen nga fëmijët, dhe një prej tyre do të jetë Ambasadori William Walker, mbështetësi i shkollave shqipe, miku i ngushtëi shqiptarëve, Heroi real i popullit shqiptar.Pas takimit me nxënësit Ambasadori Walker dha një intervistë shumë interesante per TV “Alba Life” intervistë qe do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

Më vonë me stafin e shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe një grup bashkatdhetarësh që e shoqëronin midis tyre dhe z.Florin Krasniqi ish deputet për katër vjet i parlamentit tëKosovës, sipas traditës shqiptare patëm një drekë pune nërestorantin “Nino”, që u organizua nga themeluesi dhe drejtuesi i kësaj shkolle z.Qemal Zylo dhe u sponsorizua nga z.Safet Doci, prind i kësaj shkolle dhe një aktivist i devotshëm nëkomunitet.Biseda me Ambasadorin Walker ishte e jashtëzakonshme, mbresëlenëse, e dhimbshme dhe e mahnitshme.  Ajo që do të më bënte më shumëpërshtypje ishte dëshmia ei tij me plot emocion dhe dhimbje për masakrën që pa në fshatin Reçak te Kosovës dhe dëshmoi disa herë në gjyqin e Hagës ku kishte përballë dhe ia përplasi në fytyrë kriminelit botëror, Hitlerit serb, Sllobodan Miloshevic.Në orët që kaluam me Ambasadorin Walker m’u duk se në  gjysmën e kohës lexova një libër dhe pashë një film me histori horror, ndërsa në gjysmën tjetër të kohës u njohëm më direkt me jetën shumë të pasur tënjë ambasadori dhe diplomati të lartë amerikan.

Pak biografi nga jeta e Ambasadorit William Walker marrë nga Wikipedia

 Walker u lind në Kearny, New Jersey, dhe ka shërbyer kryesisht në Amerikën Latine, veçanërisht në Bolivia, Brazili, El Salvador, Honduras, Peru, në Argjentinë dhe në Departamentin e shtetit Amerikan.

Nga 1985-1988, ai shërbeu si Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Ndër-Amerikane, me përgjegjësi për marrëdhëniet me Amerikën Qendrore dhe Panama. Nga 1988-1992, ai shërbeu si ambasador në El Salvador. Ai ishte zëvendës President i Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington, D.C. mes viteve 1994-1997.

Në gusht të vitit 1997, Walker u emërua si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe u emërua në krye të një administrimi kalimtar të Kombeve të Bashkuara të Sllovenisë Lindore, Baranjës dhe Sirmiumin Perëndimor (UNTAES). Ai udhëhoqi një mision të përbërë nga rreth 800 UN civile dhe 2.500 paqeruajtës dhe administratorë ushtarake. Misioni kishte përgjegjësi për mbikëqyrjen e ri-integrimit paqësor të këtij rajoni të kontrolluar nga serbët e Sllovenisë lindore në Kroaci, pas përfundimit të Luftës së Kroacisë.

Ambasadori Walker u emërua më pas në krye të Misionit Verifikues në Kosovë, duke çuar 1400 ndërkombëtar dhe 1500 staf lokal në mes të tetorit 1998 dhe qershorit të vitit 1999, së bashku me British gjeneral Major Xhon Drewienkiewicz, këshilltar ushtarak.

Ky ishte një mision paqeruajtës montuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në një përpjekje të pasuksesshme për të ndalur dhunën e vazhdueshme në provincën serbe të Kosovës.

Misioni ishte ndërprerë pas përfundimit të Luftës së Kosovës në qershor të vitit 1999.

Në janar të vitit 1999, Walker u shpall persona non grata nga Qeveria Federale Jugosllave.

Më 24 nëntor 2008, ai u bë qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë, titullin e dhënë nga Presidenti Bamir Topi.

Më 15 janar 2009, me rastin e 10 vjetorit të perkujtimit te masakrës ne Reçak, ai u nderua me medaljen e Artë te lirisë nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

 

22 tetor, 2016

Staten Island, New York

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Alba-Life, Ambasadori Walker mes nxënësve të Shkollës Shqipe, Keze Kozeta Zylo

Anija franceze CPT “LYRE” në portin e Durrësit

October 23, 2016 by dgreca

anija-lyre-ne-portin-e-durresit

Nga Shefqet Kërcelli/

Nga data 22 tetor 2016, po zhvillon një vizitë portuale në Durrës anija minakërkuese franceze CPT “Lyre”, M648. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis Flotës Detare Franceze dha asaj shqiptare dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit midis flotave të dy vendeve, shkëmbimin e eksperiencës për operacionet nënujore EOD, në këtë kuadër zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta në rajoninin e gjirit të Durrësit. Mbas shoqërimit në ujrat tona nga Motovedeta R-118, për të pritur anijen e flotës franceze në molin 5, kishin dalë kuadro të Forcës Detare, Autoritetit Portual Durrës dhe personel nga Ambasada Franceze në vendin tonë. Në ditën e parë të qëndrimit anijen franceze e vizituan kuadro të Flotës Detare, Ambasadori i Francës në Republikën e Shqipërisë dhe mediat qendrore e lokale. Kapitenia e anijes, Anne Sophie Borrad e cila e drejton minakërkuesen “Lyre” që nga fillimi i këtij viti,{dhe një nga 10 kapitenet femra në Flotën franceze} u shpreh se qëllimi i vizitës në Shqipëri është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe me ushtrinë e flotën shqiptare dhe zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në thellësi të ndryshme të detit bashkë me zhytësit e marinës shqiptare. Gjithashtu anija u vizitua nga ekipi i Qendrës së Zhytjes në Pashaliman, i cili u njoh nga specialistët francezë me pajisjet, aparaturat dhe disa nga operacionet që ka kryer grupi i zhytësave franceze të M648. Anija franceze “LYRE” ka një gjatësi prej 50 metrash dhe është e specializuar për të kryer  operacione nënujore dhe cminime. Ajo është e pajisur me sonar, robotikë nënujore dhe një ekip zhytësish për cminime që mund të kryhen deri në 120 metra thellësi. Në ditën e dytë të qëndrimit në portin e Durrësit, personeli dhe marinarët e anijes franceze zhvilluan vizita në objektet muzealë dhe kulturorë të qyteteve  Durrës, Berat, Tiranë e Krujë. Para largimit nga porti i Durrësit, ekuipazhi i anijes franceze do zhvillojë stërvitje me zhytësat tanë, konkretisht, përdorimi i barokamerës, zbulimi dhe kërkimi i një mine detare, përdorimi i aparaturave të anijes për këtë qëllim, zhytje në thellësi të ndryshme, neutralizimi dhe asgjesimi i minave detare, ndjekja e operacionit nga salla operacionale e anijes, etj. Anija CPT “LYRE” largohet nga porti i Durrësit më 24 tetor 2016. {Sh.Kërcelli}.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Anija franceze, CPT “LYRE”, e Durrësit, në portin, Shefqet Kercelli

Nga Salento, e kundërta e rrugës drejt Shqipërisë

October 23, 2016 by dgreca

1-gezim-llojdia 
Nga Gëzim Llojdia/  
Ata erdhën  dhe ngritën kampin e tyre nën  piskamat e sirenës kanë njoftuar  mbëritjen e anijeve të emigrantëve. Giorgia Salicandro shkruan se:Në portin e Brindizit, vjet  u përkujtua eksodi i madh i  shqiptarëve , historia duket projektuar mbi një sipërfaqe reflektuese. Se “deti i sheqerit”, siç e quan  romani i Mario Desiati, që shqiptarët e liruar nga regjimi i Enver Hoxhës ,kapërcyen një  det të   ëmbël të premtimeve nga italianët. Vlora në gusht  të vitit 1991 ka pasur mijëra emigrantë dhe  mjaft gra shqiptare, që bënin atë vit të 91 , rrugët e detit dhe cikli, sot, rikthehen në shtëpi me një buxhet të mjaftueshëm për të filluar biznese të vogla, dhe aktivitete turistike. Ka investime  strategjike me mendje, me qëllim për të organizuar fabrika dhe qendrat për të  gjetur  një udhë të re, për të shpëtuar nga papunësia. Një sup thyer edhe i devotshëm .Ne do të marrim si shembull dy qytete, kryeqytetin Tirana dhe portin atë në jug, Vlorën,shkruan gazeta  e Salentos.
2.-41 banorët e provincës së Lecce, 31 në Tiranë, 10 në Vlorë.  7  nga Brindisi,nga  12  Taranto. Në Vlorë %   e investuesve nga Brindisi dhe Taranto janë 3. Tre bizneseve të ardhur nga krahinat, të Salentos janë stacionuar në Tiranë gjithsejt 50, në Valona 14. Në krahasim me 2,226 njerëz kjo Lecce nuk është  Londër, as 142  Neë York. Por popullsia italiane, që  jetojnë jashtë vendit nuk mund të ndërpres mundësit  dhe shanset që u vijnë , ata duke marrë parasysh një ndryshim të qëndrimit, nëse distanca në mes 6 qyteteve të tjera  është më e madhe se ajo që ekziston në mes Lecces dhe jugut ekstrem të rritjes së  ngadalshëm ekonomik.Nga sistemi universitar anglisht, Universiteti katolik:” Zonja  e Këshillit të Mirë”,është  një shkallë të përbashkët shqiptaro-italian. Dhe shumë familje vijnë për të studiuar për të në vit-por me  shpresën  që të ketë atë “mjeku ” në mesin e kompanive që zbarkuan në Shqipëri si  Caffe Valentino, dhe disa ish-firma këpucësh.
DIGITAL CAMERA
Afrimi italian shihet kudo shkruan gazeta  në kuptimin italiane, dhe kjo është “shihet” kudo: fëmijët janë quajtur Mark, Luka, Andrea,dhe shumë dyqane apo magazina  alItalia  me emrat e dyqanet e veshjeve. Por ajo merr të mbajë një edhe gazetarë apo njerëz që eksperimentojnë   nga fusha e  artit dhe  kulturës. Ndërsa një tjetër gazetar nga Salento, Salvatore Papa, ne angazhimin e etj për muzeun e Nënë Tereza së Kalkutës  në Durrës.Natyrisht,shkruan gazeta saleritane distancat zgjerohet në qytete të vogla, ku shtëpitë,me zhavorr, glasë, dhi, pula dhe gomarë endacakë të kujtojnë Pulian e dekadave  me parë  . Varfëria e përhapur ka nxjerre në terren  nga e njëjta bukë italiane ,  Taurisano, një murg i ri  është në krye të  e misionit të krishterë në Nenshat, në krahinën e Shkodrës.
3. Tre vjet më parë,me ide të  të freskëta nga matura shkencore, ai kishte provuar te  Universiteti  i Barit  ishte zhdukur: rruga e profesioneve mjekësore mundësit për të fituar , kur i duhej   të konkurrojnë me tri kandidatët për vende disponibil. Por Pierangelo Losciale nuk e kishte lënë të mërzitur nga testi-shkëmbin e aksesit, në vend se të menduarit për të ndryshuar drejtim dhe për të marrë rrugën e Adriatikut. Tre vjet më vonë  i devotshëm ai mbërin në Tiranë,  studioi Universiti Shkencave  infermieri, Universiteti katolik: Zoja e Mirë “dhe rruga e marr nuk ka asnjë dyshim. Në fund të fundit,  sikur të ishte në Romë, në një universitete privat  Universitetit i cili po ndjek në fund të ciklit akademik ,rrugë do të nxjerrë një titull të përbashkët me Tor Vergata. Në të vërtetë, thotë ai, Tirana  edhe më mirë, sepse “Roma paradoksalisht e devotshëm apo  e afërt” në Squinzano saj. Në fillim, një storie  e vështirë për të të treguar se ai. “Largohu nga vendi yt me zgjedhjen e një oferte sidomos  tuaja dhe mënyrën e afrohet për një territor të huaj, që shtrihet përtej detit  me popullsi myslimane ” .Megjithatë, brenda  pak javëve ka majëftë  për të filluar për të treguar një histori të ndryshme, e përbërë nga ditët e gjata që nuk përfundojnë në shtëpi po ai ligjëron në Universitetin, ku personazhet kryesore janë djemtë që vijnë nga Lindja dhe Oksidenti i  Europes – duke përfshirë, edhe italianët që vijnë nga  e Pulia dhe Kalabria.Tirana tani është një qytet kozmopolit në evolucion, e pasur me marëdhenie  nga e gjithë bota atë. Ndryshimi i qytetit i vazhdueshëm është i njohur me çdo ditë që kalon në favorë të stilit evropian të saj. Sot  në Shqipëri, me emocionale tri sende, për mundësinë e jashtëzakonshme të nivelit kulturor dhe intelektual të rritjes, një eksperiencë e bukur të jetës *.
 Një fshat i vogël humbur që gjendet me rrugët  në katër akset në kryq. Kjo eksperiencë e  Antonio , 36 vjec, jo si një historia e një romatiku të ,  lumtur që nevojën për para dritave të kryeqytetit shqiptar ja shuajti një provincë. Kjo histori e Antonio dhe një historia provinciale, një fshat i banorëve në distancë tridhjetë kilometra nga Durrësi, shtatëdhjetë nga Vlora. Megjithatë, ai është i lumtur, që tregon këtë histori. Historia e një zgjedhje nga djelmosha, që shpëtoi atë dhe kolegët e tij nga spektri i papunësisë, dhe kalon tani  ditë të qeta me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët .”Kompania ku kam punuar, e specializuar në prodhimin e gëlqeres, vite më parë, numërohen shtatëdhjetë punëtorë, me krizën që kemi ardhur për të vdekur, tre vjet më parë ne ishim edhe më pak – thotë ai – në praktikë ajo ishte gati për të mbyllur, të transferuar.
Këtu kemi pasur rastin e fundit. Kur punëdhënësi im na ka bërë të pranojmë  këtë propozim .E dija se do të ishte alternativa jashtë shtëpisë ndërsa këtu, sigurisht që nuk  do të ishte një parajsë por me gruan time dhe fëmijët e mi “.
4.Tre vjet e eksperimenteve nga rënia  në dashuri  dhe pa apelim, nga disa muaj zgjedhjen për të thyer akullin  e  “tij” toka, nga ku niset  për të luajtur midis dy brigjeve të Adriatikut. Megjithatë, avventura e Lorenzo Lonoce në Shqipëri mund të jetë  nje dite prej  35 vjetëve , dhe të fiksuar në një vend të veçantë: San Marzano, vendi i tij në shtëpi në provincënë  e Tarantos, një nga tre enklava gjuhësore shqiptare të Pulias. Kjo do të detyrojë atë  të ndjehet  si në shtëpi për pyetjen  se në Shqipëri nga momenti i parë. Në mes, vitet e tij universitare në Lecce, kjo kohë shumë e  dashur ka  kënduar që nga ndjenja  një informata arkeologjike ¬ me idenë e  mbeshtjel të  pasionet të  tij të kthyer në një dashuri. Takimi deciziv me Florika Rodakaj, me origjinë shqiptare por e  formuar në Lecce. Tre vjet më parë u ngrit ideja e themelimit një agjenci për promozione kulturore, CHC me  kohë kthehet në një nga  operatorët real turistikë të  duhur, Shq-
përia Travel, por ende ruan përshtypje shumë më të fortë fillestare.
Kur  Lorenzo, flet për këtë,i shkëlqejnë sytë. Për më tepër, nuk ka gjë të devotshëm të dobishme “të qenit”? Ai, në Orikum, ka gjetur madhësinë e tij shqiptare – vetëm disa hapa nga porti i Vlorës, në qendër mes  Sarandës së lakmueshme  dhe evropiane dhe “Tiranë – dhe në të njëjtën edhe në kohë dhe  Salento. Një.” Salento në distancë “, vetëm tetëdhjetë km  nga shtëpia, ku ai shpesh kthehet për të bërë kërkime me shoqërinë arkeologjike të cilit i përket. Këtu njerëzit kanë mëndje praktike .Salento “- kaloj  shumë mirë,flas  italisht, ai tregohet i devotshëm për të shprehur rreth -qëndrimeve me njerëzit  raportet me ta , njerëzit janë shumë intensive, ushqim i  mirë dhe i  shëndetshme.Vlora është qyteti në të cilin kam zgjedhur për të mbjellë rrënjën  time për të. Salento- Shqipëri  dy anë të së njëjtës medalje.
5.Jeta e natës,në  baret e qytetit dhe  të shtunën në Santan Chi katror janë vetëm një kujtim për Francesca Marchetti, nga Lecce dhe  21, studentëve të universitetit që nuk ka mend jetën e kësaj bote. Arriti në Tiranë si shumë të tjerë, pas qasje testit ne në një universitete mjekësie  gjeti moton e devotshëm se një “shans të dytë” për studim  e saj universitar. Një “qytet”, , megjithatë, pavarësisht dhe e pakrahasueshme Lecce ime e dashur  për shërbimet dhe të ofrojë argëtim. “Në fillim isha i hutuar, unë nuk kishte asnjë ide se çfarë  më pret ne krahun  tjetër të ‘Adriatikut, pas një kohe  më pyesin , nëse kam ndryshuar mendjen time – thotë ajo . Më pëlqen të jetoj këtu . Në stilin e jetës nuk ka  shumë   nga ajo e  Lecces Ka bare  dhe klube ku ju mund të takohen në të gjitha ditët në vijim me miqtë, pjesë e gjelbër e  madhe e parkut, palestra dhe aktivitete  të organizuara edhe për ata pak  italian,që  jetojnë këtu. Por  ajo flet për  fundjavë ku   shpesh shkon për të kërcyer në një nga   tre disko, dy të cilat kryesisht është ,  e lehtë për të arritur ato. Dhe ndërsa duke dashur të marrë një taksi, duke e ndarë shpenzimet në katër kushton më pak se një euro në kokë. “
Grupi përbëhet nga bërthama e  vajzave  shqiptare  të trajnimit italiane. Dhe, pavarësisht nga paragjykimet, shërbimi  i  devotshëm . Lidhjet këtu janë shumë më mirë se në Salento . Kështu ,që unë gjithashtu kam pasur mundësinë për të vizituar  fundjavë ndryshe në vitet e fundit, nga malet e veriut në plazhet e Jugut kur kam jetuar vendosur në Lecce .

Filed Under: Analiza Tagged With: drejt Shqipërisë, e kundërta, e rrugës, Gezim Llojdia, Nga Salento

Nishani, medalje” Martire te Demokracise”per 82 “viktimat” e Mehmet Shehut

October 23, 2016 by dgreca

NEBIL ÇIKA: DEKORIMI QË NUK MJAFTON*/

1-salle-divjake
 Divjake : Nderohen 82 martire te pushkatuar pa gjygj me 21 tetor 1943 – ne Matjan te rrethit te Lushnjes/
1-lapidari-i-viktim-div
*Presidenti i Republikes z. Bujar Nishani ka akorduar Dekoraten ” Martire te Demokracise” per 82 te vraret pa gjyq me 21 tetor 1943 ne Matjan te Lushnjes,me propozim te shoqates se te perndjekurve politik dhe te Partise Demokratike dega Lushnje/
Nga Lushnja Beqir SINA/
DIVJAKE : -Dje, ne Divjake, shkruajn pjesemarresit ne rrjetin social facebook, eshte zhvilluar  nje ceremoni perkujtimore me rastin e dekorimit te 82 te vrareve pa gjyq me 21 tetor 1943 ne Matjan te Lushnjes,.
Ata jane dekoruar me titullin ” MARTIRE TE DEMOKRACISE” nga presidenti i republikes Z Bujar Nishani, ne nje ceremoni perkujtimore, duke iu dhene me kete rast edhe nje respekt, vleresim dhe mirenjohje per keta nacionalist .
 “Nje rrespekt i vonuar pas 26 vitesh post komunizem per kete ngjarje me te madhen dramatike ne Shqiperi . Ne asnje vend tjeter gjate viteve te rregjimit moster, nuk ka ndodhur te jene pushkatuar 94 njerez te pafajshem ne nje dite” shkruan ne statusin e tij ne facebook, ish deputeti i PD nga kjo zone Myslim Murizi .
I cili, me pas komenton kete date te shenuar duke thene se :”
Keta jane 82 martire te pushkatuar pa gjygj me 21 tetor 1943 nga brigada gjakatare e kriminelit mehmet shehut ne Matjan te rrethit te Lushnjes. Sot presidenti i republikes Z Bujar Nishani i ka akorduar Dekoraten ” Martire te Demokracise” me propozim te shoqates se te perndjekurve politik dhe te Partise Demokratike dega Lushnje. Neser me date 21 tetor ora 11 nen kujdesin e drejtuesve te shoqates dhe PD dega Lushnje organizohet nje takim ne pallatin e kultures Divjake me familjare e te aferm te VIKTIMAVE ne shenje rrespekti per keta MARTIRE me rastin e 73 vjetorit te renies se tyre. Pas 26 vitesh post komunizem eshte hera e pare qe publikohet lista origjinale me te gjithe emrat e mare nga arshiva e Shtetit.”
Gjithashtu , z.Artur Roshi ,kreu i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar mori pjesë në cermoninë e dekorimit nga Presidenti i Republikes ,të 82 martirëve nacionalistë të pushkatuar pa gjyq më 21 Tetor 1943 në Matjan të Lushnjës nga brigada partizane e Mehmet Shehut.- te cilet jane dekoruar nga Presidenti i Republikes z Bujar Nishani si Martiret Nacionaliste duke mare titullin “Martirë të Demokracisë”.
Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar,  shoqërohej ne kete ceremoni edhe nga n/kryetari i PBKD-së z.Besnik Troplini.Në këtë cermoni merrnin pjesë kryetari i shoqatës të ish të përndjekurve politikë antikomunistë z.Simon Mirakaj ,kryetari i PD së Lushnjës z.Myslim Murrizi,historiani i të vërtetës z.Uran Butka, analisti z.Reshat Kripa,ish ministri i drejtesise z.Enkelejd Alibeaj,dhe gazetari z.Nebil Çika.
Foto nga veprimatria e organizuar ne Divjake/

14690959_986964694783431_6450952390670046894_n.jpg

14708123_10206786716010080_1426125327246123036_n.jpg

14713748_986965508116683_1963360471981900904_n.jpg

14716349_986965054783395_7380523011113021982_n (1).jpg

14716349_986965054783395_7380523011113021982_n.jpg

14718730_986965094783391_4712994139833074292_n.jpg

14729341_10206786717330113_9047577370062157067_n.jpg

****

DEKORIMI QË NUK MJAFTON

Nga Nebil Çika/*

1-lapidari-i-viktim-div

Si sot 73 vjet më parë në Shqipëri ka ndodhur krimi  me i madhe e luftës civile në Shqipëri  e njohur si  “Masakra e Matjanit”  ku ne zonën e Divjakë ne rrethin e Lushnjës   u  vranë pa gjyq 91 djem të rinj pjesëtarë te Ballit Kombëtar  nga kjo zonë. Sot presidenti Nishani  dekoroi 82 prej tyre me  medaljen Martiri Demokracisë  pasi 8 prej tyre  janë ende te pa identifikuar me emër e mbiemër . Masakra është vepër kriminale e Brigadës së Parë komuniste te drejtuar nga Mehmet Shehu, Dushan Mugosha e tuk Jakova . Ky krim është pranuar  zyrtarisht edhe nga  vete Shehu qe sigurisht nuk u pendua kurrë për të. Masakra e Matjanit dhe martiret e sajë njihen pak në Shqipëri për  shkak te mbajtjes së mbuluar nga historiografia shqiptare e këtij krimi kundër njerëzimit por edhe injorimit  qe politika i ka bërë  maskues dhe martireve te saje. Është sigurisht e turpshme qe u deshën 28 vjet demokraci që dikush te kujtohej e ti nderonte këta martirë  me një medalje te respektuar por qe sigurisht nuk mjafton .

Masakra e Matjanit është me shume se një krim kundër njerëzimit ajo është një prove  me e madhja e me e qarta për atë çka ndodhur në  luftën e dyte botërore  dhe me pas ne Shqipërinë  komuniste .   Ata e mbrojnë  e justifikojnë ende  krimet e komunizmit shqiptar  kane një argument  qe lidhet drejtpërdrejtë me ketë masakër komuniste . Ata  thonë se komunistët bënë  “lufte çlirimtare”. A mund te quhet  “lufte çlirimtare” vrasja  e 91 djemve te rinj  vetëm e veten se  kishin bindje politike te kundërta me ta ?!

Mjafton vetëm ky krim për te  kuptuar e pranuar se komunistët  kishin si qellim gjithçka  perverse çlirimin e atdheut  gje qe tashme është e vërtetuar plotësisht . Kjo është arsyeja pse kjo masakër ngeli jashtë vëmendjes së politikes dhe historisë për 25 vjet , ajo është prova dhe argumenti  i pa kundërshtueshëm  qe rrëzon pretendimin e luftës çlirimtare  te forcave komuniste partizanëve justifikimin e fundit dhe te vetëm te  diktaturës komuniste . Partizanët  ishin terroriste qe vrisnin shqiptare  dhe kishin qellim vetëm pushtetin politikë . Edhe vet  Mehmet Shehu  ne raportin drejtuar shtabit te përgjithshëm  e cilëson ( sigurisht për mirë) si terror këtë masakrim te shqiptarëve nga shqiptarët . Implikimi direkt ne krim i zëvendës- komisarit te  brigadës se pare  se pare komuniste  Dushan Mugosha  e bën edhe me te pa mundur pretendimin për lufte çlirimtare  te komunisteve. A mund te jete çlirimtare një ushtri qe vret shqiptaret me urdhër te një serbi ne krye te saje ?! Un mendoj qe jo !

Por “Matjani” është vetëm njeri  krimeve  te luftës të komunisteve , masakra te tjera si  ajo e Gjormit ,Shipkës , Libohovës , Starovës ,Tiranës  Mirditës , Buzëmadhes , Dibrës . Tivarit  etje janë te gjitha  prova te krimeve kundër njerëzimit  dhe natyrës terroriste te ushtrisë partizane shqiptare . Përkujtimi i këtyre ngjarjeve dhe nderimi i viktimave nga  Presidenti i Republikës  është  zyrtarisht një njohje  de jure nga shteti shqiptar i terrorit  dhe krimeve kundër njerëzimit  te ushtrisë komuniste partizane ne L2B. Ne këto kushte  shteti shqiptar duhet te mare një vendim: të zgjedhë me ke di jetë midis viktimave dhe terroristëve , me të dy palët  nuk  mund te vazhdohet më . Ne se dekoron 82 martirë te maskues se kryer nga brigada e pare partizane  nuk mundet te nderosh e te dekorosh qofte edhe një partizan te thjeshte të sajë pasi ne një mënyre apo tjetrën edhe ai ka qene pjesëmarrës krim .

Këta qe Presidenti  i beri sot martir janë viktimat e  krimeve te kryera nga  brigadat partizane . Por ndërkohë që me këtë veprim i quan brigadat  partizane terroristë, që na kane vrarë “martiret e demokracisë”  rezidenca e tij në Tiranë quhet  Pallati i Brigadave e thënë ndryshe pallati i terroristeve dhe kriminelëve .  Ka  bythe ku te rrije kjo logjike e praktikë e shtetit shqiptar . Shqipëria ne këto 25 vjet demokraci  ka realizuar një rekord historik  botëror : Është shteti  i vetëm ne bote qe nderon edhe xhelatin edhe viktimën.  Si ka mundësi te dekorosh e të nderosh sot,  pas gjithë asaj qe mësove për 82 viktimat e Lushnjës   , komunistet  apo partizanet autore krimesh?!   Presidenti  dhe shteti duhet te zgjedhin njërën pale ne se pretendojnë se janë ende demokrate .

Si krim  kundër njerëzimit  dhe krimi me i madh i luftës civile ne Shqipëri  Masakra e Matjanit  ka kërkuar dhe kërkon një vëmendje te veçante politike , juridike e historike . Brezave te rinj vazhdon tu mësohet  sot në shkolla që komunistët ishin çlirimtarë . Atyre nuk u thuhet asgjë  për  krimet e komunistëve por ne se ne librat e tyre ne do te botojmë ngjarje se kjo  sigurisht që askush nuk do te besojë me tek “çlirimi “ i tyre imagjinar apo propagandistikë .

Prandaj them që asnjë dekorim nuk mjafton po nuk u shoqërua me hap te tjerë, juridike e politikë kundër autoreve te tyre. Te dekorosh  partizanet komuniste shqiptar është një soj sikur  te nderosh  ISIS. A nuk  kryejnë te dy palët te njëjtat krime?!(kortezi”Minerva”)

14731125_986965534783347_5057553942811456963_n.jpg

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: "per 82 "viktimat", e Mehmet Shehut, medalje" Martire te Demokracise, presidenti Nishani

Artistët dhe sportistët, ambasadorë të mirë të çdo vendi

October 23, 2016 by dgreca

2-mrika

Bisedë me regjisoren dhe biznesmenen e suksesshme Znj. Mrika Krasniqi, për nder të  së cilës është ngritë flamuri Amerikan në Kongresin Amerikan/

Bisedoi: Mimoza Dajçi/

-Përshëndetje Znj. Krasniqi!

-Përshëndetje Mimoza!

-Mirësekeni ardhur në faqet e shtypit shqiptar në diasporë!

– Kënaqësi të jem me ju dhe lexuesit e Diellit. Eshtë gjë e mrekullueshme që zëri shqip dëgjohet edhe në diasporën shqiptare. Kjo na bën të ndjehemi më afër atdheut dhe më afër njëri-tjetrit.

1-mirka

-Znj. Krasniqi për punën tuaj të suksesshme në fushën e artit dhe biznesit si në SHBA, Kosovë e më gjerë, ju jeni nderuar me shumë çmime e tituj të lartë nga vende të ndryshme të botës, së fundi edhe në Kongresin Amerikan është ngritur për ju Flamuri Amerikan, si jeni ndjerë për kvto arritje?

– Secili çmim apo vlerësim ka rëndësinë e vet. Kur puna që  bën vlerësoht, kjo të shtyn edhe më tej të vazhdozh tutje dhe të konfirmon se puna juaj ka vlerë, se njerëzit kanë nevojë për ty dhe prezencën tuaj në mesin ku operon, dhe mbi të gjitha të bën të ndjehesh e privilegjuar. Bashkë me privilegjin që të bën shoqëria vijnë edhe përgjegjësitë. Nuk mund të jesh e privilegjuar e të mos mbash përgjegjësi. Edhe çmimi i dhënë këtë vit nga Kongresi Amerikan më bëri të ndjehem e privilegjuar, por mbi të gjitha të mbaj përgjegjësi, që të punoj e kontriboj edhe më shumë, në mënyrë që punën time ta vë në shërbim të njerëzimit.

-Diçka mbi Festivalin e Filmit në New York, si një risi e re për artëdashësit, si ju lindi kjo ide?

–  Festivali nisi rrugëtimin e tij më 2012, pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Ne posa kemi përfunduar edicionin e 5-të dhe po përgaditemi për edicionin e 6-të. Ndonjëherë duken thjesht numra, por në këto pesë vite ne kemi prezantuar mbi 200 filma të kinematografisë shqiptare dhe rreth 50 filma të kinematografisë internacionale. Kemi promovuar fushata senzibilizuese e humanitare. Kemi ngritur fonde e kemi zhvilluar aktivitete të shumta. Kemi krijuar ura bashkëpunimi e njohje ndërkombëtare. Të gjitha këto kanë ndodhur në kuadër të Festivalit Java e Filmit Shqiptar në NYC. Lindi si një ide me plot entuziasëm, dhe u shëndrrua në sukses me vlera reale, duke bërë kështu që filmi shqiptarë të ketë audiencën e tij pikërisht në kryeqendrën botërore të artit dhe kulturës.

-Ju vini në SHBA me një eksperiencë pune në fushën e filmave, qofshin edhe ato dokumentarë. A mund të njohim lexuesit tanë me karierën tuaj profesionale në fushën e artit dhe biznesit?

– Jam autore, regjisore dhe producente e shume projekteve filmike. Kam studiuar Akademinë e Arteve në Prishtine, kam krijuar biznesin tim në Kosovë….Me pas erdha në Amerikë për të ndjekur ëndrrën time. Më është dashur të punoj fort e fort për të arritur këtu ku jam. Por më duhet të bëj një përpjekje titanike për të notuar në këtë oqean kaq të madh. E kam thënë edhe më parë: Eshtë pak a shumë si historia e peshkut të madh dhe peshkut të vogël. Unë thjesht s’dua të përfundoj në barkun e ndonjë balene, prandaj po vazhdoj të punoj edhe më shumë, edhe më shumë….

-Si një nënë e mirë dhe e kujdesshme për fëmijën tuaj, ju Mrika keni treguar gjithashtu interes edhe për fëmijët me probleme shëndetësore ku keni realizuar filmin me titull: “You are not alone” kushtuar fëmijëve me sindromin down, çfarë ju shtyu në realizimin e këtij skenari?

– Të kujdesesh për të tjerët është dashuri. Duke treguar humanitet e përkushtim për të tjerët që janë më ndryshe se ti përjeton mirënjohjen që na bën të ndjehemi të dashur e të dobishëm. Fundja, ne të gjithë kemi nevojë për dashuri.

Le të kthehemi pak mbrapa në kohë, por jo në realizimin e dokumentarit tuaj shumë të shikuar “Goli Otok”, a mendoni së është një nga sukseset tuaja realizimi i tij, përsa i përket anës humane dhe vlerave historike?

– “Goli Otoku” është një histori e veçantë dhe një dramë njerëzore shumë e dhimbshme. Do të doja që ta bëja edhe pjesën e dytë, pjesën e tretë…për secilin personazh që keni parë në atë dokumentar unë mund të krijoj nga një ngjarje më vete. Për pos që dokumentari flet për pjesën historike të vuajtjeve e persekutimeve që pësuan shqiptarët e Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë, mbi të gjitha janë fate të mijëra njerëzve. Këta njerëz akoma jetojnë me përjetimet që kaluan aty. Akoma askush nuk është dënuar për këtë padrejtësi, derisa njerëzit jetojnë nga të dyja palët…thjesht unë kurrë nuk jam pajtuar me ktë padrejtësi dhe akoma vazhdoj ti kujtoj ambientet e këtij burgu famëkeq. Jam në përfundim të një skenari për film të gjatë…mbase është e vetmja mënyrë për të rrëfyer çfarë ka ndodhur aty.

Ju gjithashtu njiheni për bamirësi, humanizëm, mbrojtjen kundër dhunës, kundër trafikimit të qënieve humane. A mund të ndalemi pak tek të gjitha këto fusha, ku ju keni operuar në ndihmë të njerëzimit?

– Unë kam përjetuar luftën e fundit të Kosovës dhe gjenocidin që kaluan bashkëkombasit e mi. Traumat që përjetuan femijet e Kosoves, eksodin…pothuajse te gjithe mbetem pa shtepi e pa ardhmeri. Pastaj perfundimi i luftes solli shume tranzicion te pakompromis. Per shume vite Kosova u be sinonim i nje vendit me krim te organizuar, prostitucion e korrpsion. Vend ku nuk sundonte ligji e me nje arsim te shkaterruar nga periudha  e sundimit serb.… Thjesht krijuam nje imazh shume te keq ne bote. Kudo qe shkoja neper festivale nderkombetare me trajtonin ndryshe. Ndjehesha keq per kete gje. Dhe atehere kuptova se kam  vetem dy zgjidhje: te pajtohesha me fatin duke u viktimizuar  e duke fajesuar te tjeret, apo te punoja shume per te zhdukur keto paragjykime  qe te isha nje pasqyre ndryshe per boten. Kjo ishte periudha vendimtare per mua qe me shtyu te perfshihem ne te gjitha keto fusha qe i permendet me lart.Shpresoj se kam bere sadopak qe te permiresohet ky imazh. E kane bere edhe te tjere artiste e sportiste. Jo me kot thuhet se artistet dhe sportistet jane ambasadoret e nje vendi.

Cilat jane projektet tuaja per te ardhmen?

-Kam shume projekte per te ardhmen qe planifikoj, por aktualisht jame ne implementim te nje projekti nderkombetar qe perfshine nje Kontest per skenare. Projekti menaxhohet nga kompania ime Nil Production Corporate ne New York, ku me kete rast do t’i ndajme $50.000.00 per 15 fituesit e ketij kontesti. Besoj qe kjo eshte nje mundesi e mire per tu vleresuar puna e nje skenaristi. Kam punuar shume per ta jetesuar kete projekt. Shpresoj se do t’ me jepet mundesia qe edhe ne te ardhmen te prezantoj projekte te ngjashme qe te jene mbi te gjitha ne sherbim te tjereve.

New York, Tetor 2016

Filed Under: Emigracion Tagged With: bisede me regjosren, Mimoza Dajci, Mrika Krasniqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT