• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Reflektime nga Pajtimet e Gjaqeve

October 23, 2016 by dgreca

NJE ORE URETIE/
Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia/Kishin kaluar 24 vjet, që kur Profesor Anton Çettën e kisha dëgjuar nga afër, atëherë kur ai na ligjeronte Letërsinë e Vjetër Shqipëtare. Për dallim nga atëherë, tash, fillim marsi 1990, unë i burrëruar e profesori im i mplakur. Qëndruam një kohë pranë e pranë në një tryezë në kabinetin e Tij në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
          Te profesori shkuan me dy veprimtarë të tjerë, tash të ndjerin Avdi Kelmendi dhe Halil Bislimin, që ta ftonim kryepleqënarin e urrët të Kosovës, të na vijë në një tubim të pajtimeve në Shtime, pasi Aksioni i Pajtimve kishte marr fillim të  mbarë e të hovshëm. Me këte do ta nderojë e madhërojë  atë falje gjaku dhe vet tubimin në këtë mjedis të Kosovës, dhe do të merr krah e shtrirje jehona e Aksionit të Pajtimeve. Ta shlyejmë përgjithmonë këtë njollë të keqe, që për mish të huaj ka zënë vend ne qenien e traditës sonë kombëtare dhe ta shporrim për të huaj nga ku truall e ky popull i lashtë autokton.  Në kabinetin e punës, nuk e gjetëm Profesor Antonin. Ramadani një bashkëpunëtor shkencor i profesorit, na priti për miqë, përkundër  asaj që nuk njiheshim më heret. Ai na tha, se Profesor Antoni, mbrëm ka qenë në Orllan të Podujevës në një pajtim gjaku, është lodhur mjaftë, por me siguri do të vijë së shpejti. Këtë e tha Ramadani pasi foli me profesor Antonin në telefon. Ashtu edhe doli. Nuk vonoi shumë profesori ia arriti në kabinet mjaftë i dërmuar, dukej me sy pak sa të ajur  nga lodhja e natës së kaluar. Mjaftë i krrusur nga pleqëria, por si gjithmonë buzagas dhe i disponuar për punën e disiplinuar të ditës që e priste.
– U vonova pak burra. Tha me të hyrë në kabinet.
U ngritëm në këmbë  në ndrim e respect ndaj Tij. U përshëndetëm një nga një, duke i shtrijë dorën me rradhë.
– Uluni burra, na tha, dhe bëri me dorë nga karriket.
Ai vet zuri vend në tryezë. Nxorri pakon e cigareve dhe duke shpaluar pakon fliste. Ta ndezim nga një prej odes. Ne i treguam qëllimin dhe arsyen ardhjes. Ftesën e pranoi dhe na përgëzoi për suksesin e arritur me rastin e pajtimit , faljes së gjakut nga plaku Shaqir Topilla, i cili fali gjakun e djalit. Shaqiri 95 vjeçar, vazhdoi profesori, paska bërë burrëri, se burrërisht e paska falur. Mori shënimet lidhur me pajtimin, dhe nga zëmra ofashni.
Do të ju flas pak fjalë, si të veproni, edhe pse ju e dini ashtu si edhe unë. Madje, atje ne terren ku punoni e veproni, rrethanat i dini edhe më mire. Na shpjegojë për regjistrat, angazhimin e të rinjve, rinisë studentore, mësuesit dhe të tjerët, që punojnë dhe gëzojnë autoritet në popullatën vendore. Na shpjegojë anën teknike të grumbullimit të lëndës për këte aksion të rëndsishëm kombëtar. Profesor Antoni foli detaisht për skedat e shënimet lidhur me ngatërresat, konfliktet, për vrasjet, plagesat, rrahjet e llojet të tjera të konflikteve. Të ju hyni punëve sipas krahëve, që mos të bëni humbje kohe e harxhime të panevojshme, duke shkuar herë në një krah e herë në krahun tjetër. Në fillim, kapni rastet pak sa më të lehta, që të merr jehonë aksioni, fitohet guxim e siguri. Keni kujdes. Tha profesor Çetta. Angazhoni njerëz me autoritet, që kanë ndikim pozitiv, veçmas të rinjë. Por, mos harroni. Patjetër të angazhoni  edhe rinin femërore intelektuale. Mësimdhënëse e studente të dalluara. Sot odat nuk janë vetëm për burra, por edhe për femrat e arsimuara e të ngrituar kombëtarisht. Tash kemi femra për log, të zonja e të afta, sa edhe burrat. Do të keni në fillim mundime e harxhime, nga ky qëllim nuk do të largohemi, do të sakrifikojmë kohë. Por, frytet e kësaj veprimtarie, do ti gëzojmë më vonë. Ne jemi  në Evropë, tradita jonë e civilizimi ynë kombëtar, është pjesë e kulturës evropjane. Madje, ne jemi banorët më të vjetër në këtë kontinent, me civilizimin, kulturën e tarditën tone, duhet të gjendemi edhe sot në Evropën e civilizuar. Ky kontinent i vjetër dhe i kulturës së lashtë, nga sot do të duket ndryshe. Pandaj, edhe ne duhet të përgatitemi për këto ndryshime. Ti shporrim dukuritë anticivilizuese, të cilat kanë ngelur deri më sot. Hakmarrja  është e lashtë dhe e mbjellur  mish dhie në qenien tonë Kombëtare. Por, ne nuk mund të ankohemi gjithmonë, nese tragohemi të paaftë në ruajtjen e pastërtisë sonë kombëtare e morale, të tjerë e kanë largua këtë  nga vetëvetja, fatkeqësisht tek ne ka ende jetë. Përkundër tentimeve të kahershme që ta zhdukim, ajo ka jetuar deri më sot. Ne duhet, që këtë vit, ta zhdukim hakmarrjen, ta shlyejmë këtë njollë e dankë kombëtare, sepse po ngelëm me këtë edhe më tutje, breznitë do na gjykojnë, pasardhësitë gjykojnë gjithmonë, thot drejtë i urrëti Esati ynë.
Keni kujdes, na tha profesor Antoni. Do të hasni edhe në vështërsira, nuk do të ju dëgjojnë lehtë e shpejt. Por, ju nuk duhet të largoheni e te zbrapëseni të dëshpruar, jepjuni afat të mendojnë, të konsultohen, të flasin me meshkujt e familjes, me gratë  e shtëpisë, sidomos me gratë dhe fëmijët  e të vrarëve, ata janë më të dëmtuarit e më të lënduarit. Kështu, të merrni pajtim nga  mbarë familja. Vetëm kështu arritëni të zbutni dhëmbjen, të afroni konfliktin e të mbaroni pajtimin e familjeve të hasmuara.
Profesori përfundoi orën e urrëtisë. E ne dolem nga zyra e profesor Antonit, të paisur me mësimet e leksionit të asaj dite, nga filluam e vazhduam veprimtarinë e pajtimit të gjaqeve në treven komunale të Lypjanit e më gjërë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ismail Gashi-Sllovia, NJE ORE URETIE

Trumpit ne Getysburg: Ja cdo te beje 100 ditet e para

October 22, 2016 by dgreca

*Duke degjuar fjalen e kandidatit Donald Trump ne Getysburg Pennsylvania/

1-trump-getysburg-te-pennsylvania

*Po te ishte gjalle Shakespeare do te thoshte: words, words, words!

1 Pirro Mani

Nga Pirrro DOLLANI/ Las Vegas/

Jam duke degjuar fjalimin e  Trumpit ne Getysburg, te Pennsylvania, fjalen e tij programatike se çdo te beje 100 ditet e para pot e behet President: Ja çdo te beje:

E nisi me simboliken e Gettysburgu-t ku Linkolni mbajti fjalimin e famshem per te bashkuar popullin amerikan mbas Luftes Civile, dhe ky me kete fjalim do te bente thirrje per bashkim. Dhe ja sese vazhdon ta beje bashkimin: ka rreth dhjete minuta qe ka filluar vetem duke vjedhur akuza, pas akuzash ndaj Hilarise,  shtypit, sistemi qe eshte manipuluar, kompani te fuqishem qe s’paguajne taksa. Vertet ka fytyre te beje akuza Z. Trump, per kompani qe s’paguajna taksa sipas mendjes se nje njeriu qe ka vite e vite qe s’paguan asnje dollar taks, dhe krenohet qe ka disa vite qe nuk paguan taksa.  Dhe mbasi eshte marre edhe me gjithe ato qe gra qe e kane akuzuar, pastaj recitonn si gjithnje sesa “ e shkelqyeshme” qe do te jetee ardhmja e amerikes, pa treguar asnjehere, le ta perserise perseri, ASNJEHERE, sesi do t’I realizoje gjithe keto mrekulli qe thote dhe qe “planet e tij” mbarojne me frazen “ju do te habiteni vete sesi do te behet.” E njejta formule qe kur I thua qe pse shan emigrantet, pse i trajton femrat keshtu, pergjigja e ketij TRUMPI,  s’ka njeri qe I respekton femrat me shume se une; s’ka njeri qe i respekton emigrantet me shume se une. Dhe tani qe une shkruaj keto, ai vazhdon me citate sesi do ta beje te mrekullueshme ameriken, por me fjale, me fjale , me fjale, pa asnje plan. Dhe askush nuk duhet te harroje se ky njeri eshte I vetmi nga te gjithe kandidatet per president ne keto 40 vjetet e fundit, nuk pranon te tregoje taksat e tij. Pasi deklarimi i tyre do t’i zbuloje nje ane tjeter te karakterit te tij, ashtu siç video tregoji sesa shume ky  narcisist VLERESON FEMRAT. Po e mbyll me kaq kete shenim, nderkohe qe ai vazhdon me fraza boshe, te pa mbeshtetura me argumente sesi do te beje ameriken Great Again. Words, words, words. . . do te bej kete e do te bej ate, por sesi do ta bej vetem ai e di! Dhe simboliken e Gettynsburgut po perpiqet qe t’i jape nje kuptim te ri, jo ate te bashkimit, ate te perçarjes. Fatmiresisht dhe fjalimi i tij mbaroi. Po te ishte gjalle Shakespeare do te thoshte: words, words, words!

Filed Under: Politike Tagged With: fjalimi i Tumpit, Getysburg, Pirro Dollani

Kosovë- FSK, medalje e artë në ushtrimin Cambrian Patrol në Britani të Madhe

October 22, 2016 by dgreca

Skuadra e Brigades se Reagimit të Shpejtë të FSK-së dekorohet me medaljen e artë në ushtrimin Cambrian Patrol në Britani të Madhe/

1-fsk2-fsk1-medalja-e-arte-13-fsk

Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Kosovës(FSK),e përbërë prej 8 pjesëtarësh është dekoruar me Medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë ,,Cambrian Patrol’’në Wells të Mbretërisë së Bashkuar.Ceremoninë e dekorimit me medaljen e artë nga afër e ka ndjekur edhe komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama i cili duke parë nivelin e sfidave gjatë këtij ushtrimi është ndarë jashtzakonisht i kënaqur me performancën e skuadrës. Ushtrimi është mbajtur në tetë faza përgjatë muajit tetor në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa skuadra e FSK-së ka zhvilluar patrollën e saj 48 orëshe në fazën e 6-të nga data 19  deri me 21 tetor 2016. Gjatë zhvillimit të patrollës skuadra e FSK-së edhe pse pjesëmarrëse për herë të parë ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm duke arritur të njejtin nivel me njësitë me elite të ushtrive më të zhvilluara në botë.

Në këtë ushtrim përveç 102 skuadrave  nga njësi të ndryshme të ushtrisë britaneze kanë marrë pjesë gjithësejt  edhe 18 skuadra mysafire, përfshirë ushtritë  nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicrra, Kanada, Pakistani, Nepali, Brazili, Kili, Bosnia dhe Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika, dhe Latvia. Deri në fazën e 6-të vetëm 10 skuadra përfshirë skuadrën e FSK-së kanë arritur të dekorohen me medaljen e artë, shumë të tjera kanë arritur vetëm ta përfundojnë ose kanë marrë medaljen e argjentë dhe bronzi, ndërsa 16 të tjera për arsye shëndetësore apo në mungesë të përgaditjeve të mjaftueshme janë tërhjekur nga ushtrimi.  Ky ushtrim daton qysh nga viti 1959 dhe njihet në mbarë botën si një ndër patrollat më të vështira, ku një numër i vogël skuadrash arrinë të dekorohet me medaljen e artë dhe shkalla e dështimit është mjaftë e lartë. Me qenë se kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë lloj ushtrimi, dekorimi me medaljen e artë i ka lënë të befasuar  si vendin nikoqir ashtu edhe vendet tjera pjesëmarrëse. Kjo performancë e suksesshme e skuadrës ka bërë që FSK të njihet nga vendet pjesëmarrëse si një organizatë serioze dhe shumë profesionale, ku pa dyshim që në të ardhmen si rezultat pritet të rrisë bashkpunimin me ushtritë e vendeve të tjera. Ftesën për të marrë pjesë në këtë ushtrim qysh në nëntor të vitit të kaluar e ka bërë Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ku më pas skuadra e BRSH-së ka filluar procedurat për zhvillimin e trajnimit intenziv. Faza përgaditore për këtë ushtrim ka zgjatur rreth 9 muaj të plotë ku janë përfshirë 3 muaj parapërgaditje,  5 muaj trajnim intenziv dhe një muaj trajnim familjarizues me regjimentin Royal Irish të ushtrisë Britaneze. Ky sukses ka qenë një tjetër dëshmi që FSK po shkon në hapa të sigurt drejt zhvillimit të një force profesionale duke nxjerrur kuadro të rinjë që në evenimente të ndryshme  janë konkurrencë serioze për ushtrit e vendeve të zhvilluara.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Britani, FSK, medalje e arte

Bjen kushtrimi që ngjallë jetën: E harruat Anton Çettën!

October 22, 2016 by dgreca

*Një harrim i qëllimshëm është duke iu bërë profesorit Anton Çetta/

*ku mbetën gjithë ata studentë të profesor Anton Çetta, e që sot janë në krye të institucioneve të Kosovës, ku mbetën të gjithë ata pajtimtarë që e shoqëruan profesor Anton Çettën  dhe që sot kush më shumë e kush më pak janë në krye të institucioneve legjislative dhe egzekutive në Kosovë ????/

1-anton-qeta

Nga Nue Oroshi/

Harrimi i qëllimshëm nuk ka vend për pëndim të mëvonshëm e as për gjetjen e arsyeve banale se e kemi pasur shumë vështirë në kohërat që kemi qeverisur Kosovën. Një harrim i qëllimshëm është duke iu bërë profesorit Anton Çetta. Profesorit i cili në prag te qëndreses së madhe shqiptare 1998-99 e bëri pajtimin kombëtar në të gjitha trevat shqiptare. Madje kjo harresë e qëllimshme i lëshon poshtë të gjitha zërat që flasin e shkruajnë se koalicioni në mesë të dy partive të mëdha të Kosovës PDK-LDK, nuk po funksionon. Jo, jo ky koalicion po funksionon si ora sarkisuf e Erdoganit sepse po punon me një program të plotë të orjentimit lindor.

Ka dy vjet që Instituti Albanologjik i Prishtinës në bashkpunim me familjen e atdhetarit Anton Çetta ka përgaditur një komplet më trembëdhjetë vepra që flitet e shkruhet për professor Anton Çettën  por edhe veprave të shkruara nga professor Anton Çetta.  Çdo libër i këtij vëllimi prej trembëdhjetë librash,përbehët prej 300 – 500 faqe që për fondin e Ministrisë së Arsimit, dorën në zemër është një projekt shumë i vogël. Por në këtë Ministri ndërrohen Ministrat njëri pas tjetrit, që nga Rame Buja e deri tek ky i sotshmi Arsim Bajrami vazhdon e njëjta këngë, premtime por asgjë konkrete. Madje në këto momente më kujtohet ajo kënga popullore se shkoj njani e erdh tjetri gjithë ma i zi i riu se sa i vjetri.

Pasiqë kjo Ministri udhëhiqet nga PDK , e ka deri dikund një arsye se professor Anton Çetta  ishte krahu i djathtë i presidentit Historik të Kosovës prof.dr.Ibrahim Rugova, dhe këtu mund të jetë ndonjë arsye se përçfarë ministri Arsim Bajrami e bllokon këtë projekt me vlera mjaftë të mëdha për ndriçimin e jetës dhe veprës të professor Anton Çetta . Por e njëjta valle luhet edhe në Ministrinë e Kulturës. Benjamini i LDK dhe ish asistenti i Sabri Hamitit, Kujtim Shala që tash është ministër i kulturës e vazhdon të njëjtën valle. Ai edhe përkundër premtimeve që iu bëri këshillit organizues që po punojnë në këtë drejtim për kompletimin e veprës së profesor Anton Çetta se do të ndihmon që me mjetet e Ministrisë së Kulturës të ndërtohet  shtatorja e profesorAnton Çetta por edhe këto premtime i ka marrë era ashtu siç premtonte Kujtimi i gjorë edhe herave tjera.

Në gjithë këtë harresë nuk është pa faj edhe skulptori i cili e ka të gatshme shtatorën e Profesor Anton Çettës. Ai kërkon një shumë të lartë. Por kjo punë është lehtësisht e zgjidhshme për faktin se kemi edhe shumë skulptorë te tjerë të talentuar të cilët të njëjtën punë mundën me krye për gjysmën e çmimit që kërkon skulptori i cili tash e  ka të gatshëm shtatoren e profesor Anton Çetta.

Edhe këshilli organizativ për pajtimin e gjaqeve me në krye më Dr.don Lush Gjergjin, Mulla Xhevatin, Riza Krasniqin dhe Marjan Demaj kanë mbetur të hutuar dhe pa shtegdalje. Ata kanë pritur që dy ministritë përkatëse dhe të lartpëmendura do ta japin ndihmën e tyre që profesor Anton Çetta, jo të lartësohet se tash më ai është i lartësuar nga mbarë populli shqiptarë anë e kënd Trojeve Etnike Shqiptare.Por  ky është obligim Institucional nga ana e Institucioneve të Kosovës, që ata të kryejnë punën e tyre, që atij t‘i ipet vendi i merituar, për kontributin e veçantë në shërbim të kombit shqiptarë. Ajo që më bie ndërmend në këto momente deri sa shkruaj këta rreshta është fakti se ku mbetën gjithë ata studentë të profesor Anton Çetta, e që sot janë në krye të institucioneve të Kosovës, ku mbetën të gjithë ata pajtimtarë që e shoqëruan profesor Anton Çettën  dhe që sot kush më shumë e kush më pak janë në krye të institucioneve legjislative dhe egzekutive në Kosovë.

Profesor Anton Çetta botoi gjashtëmbëdhjetëlibra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968 profesor Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Anton Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtarepër Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijërafamiljetëhasmuaradhedukuria e gjakmarrjespothuajseishtezhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Me këtë akt atdhetarie profesor Anton Çetta kishte shpetuar nga vrasjet dhe hakmarrjet me mijera jetë. Dhe jo rastësishtriniaatdhetare i këndontevargjet:‘‘BjenKushtrimiqë e ngjalljetën,prite prite Anton Çetën‘‘, por tash kjo këngë e ka marrë një kahje tjetër. Kosova po udhëhiqet nga forcat politike që fatkeqësisht flasin për perëndimin dhe punojnë me lindjen. Këto forca politike tashnuk janë të interesuar që të ndriçojnë kontributin kombëtar të profesor Antonit. Tashë në Kosovë ka ndryshuar kënga. Tash këndohet një këngë tjetër. E ajo është “Bjenë Kushtrimi që ngjallë jetën- e harruat Anton Çetten !”Unë në fund të këtij shkrimi do t‘iu them dy drejtusve të dy Ministrive të Kosovës turp iu qoftë.Ndërsa Atë Gjergj Fishta do të mallkonte edhe ma keq. Ai do t‘iu thoshte: “More të shkretë e more të mjerë, që iu ka marrë koka erë”.

Filed Under: Analiza Tagged With: e Anton cettes Anton Çettën, Jeta e harruar, Nue Oroshi

ANSAMBLEJA PARLAMENTARE E NATO-s, SEMINAR NE PRISHTINE

October 22, 2016 by dgreca

*Prishtinë, Filloi punimet Seminari i 93-të ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s/

1-salle-nato

1-seminari-nato2-panel-nato1-ansambleja-e-natosSot në Prishtinë ka filluar punimet Seminari i 93-të ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Vlerësimi dhe Konfirmimi i Perspektivës euro-atlantike të Kosovës”, në të cilin po marrin pjesë deputetë nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.Seminari treditor i është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe me përkrahjen e qeverisë zvicerane.

Me një fjalë mirëseardhjeje, seminarin e hapin nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Xhavit Haliti.

Duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e secilit shtet anëtar të NATO-s për ruajtjen e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës,nënkryetari Haliti tha se organizimi i mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, përcjell për jetën politike në Kosovë disa mesazhe qartësisht të kuptueshme, se: Asambleja Parlamentare e NATO-s ka në vëmendje raportin aktual me shtetin e Kosovës dhe synon të nxis dhe të rris mundësitë për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ajo vlerëson rolin, ecurinë dhe rëndësinë e politikës rajonale të Kosovës si promovuese e paqes dhe bashkëpunimit në rajon, si dhe u përcjell gjithë vendeve të Ballkanit, anëtarëve të NATO-s dhe të BE-së, mesazhin se qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës nuk është vetëm e nevojshme, por është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Haliti tha se bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n do të thellohet edhe më tej në të ardhmen, deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë dominuese të sigurisë globale.

“Përkushtimi dhe përpjekjet e gjithanshme të Kosovës për anëtarësim në NATO, janë të vazhdueshme e të domosdoshme, ndaj sundohen nga serioziteti dhe sinqeriteti”, theksoi nënkryetari Haliti.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, në fjalën e tij, vlerësoi se ndihma e Zvicrës për Kosovën shkon përtej këtij seminari. Ai tha se stabiliteti dhe siguria mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit.

“Shpresoj dhe uroj që me anë të shkëmbimeve dhe prezantimeve, do të fitohen pikëpamje të reja për tejkalimin e sfidave në rajon. Ky seminar ka një rëndësi edhe për njerëzit në këtë vend”, theksoi Jean-Hubert Lebet.

Paolo Alli, nënkryetar i AP-së së NATO-s, theksoi se Asambleja e NATO-s ka mbajtur shumë seminare, por këtë të sotmin e konsideroi historik.

“Unë besoj që ky seminar do të ndikojë në fuqizimin e arritjeve të ndërtimit të një klime politike të mirë në Kosovë. Asambleja jonë vazhdon të jetë e hapur për shumë sfida. Parimet demokratike duhet të mbizotërojnë, rendi dhe ligji duhet të respektohen”, theksoi nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ai shtoi se e ardhmja e Kosovës është në integrimin euroatlantik, pasi Kosova është stabile, edhe pse ka sfida.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, foli për angazhimet konkrete të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie tolerante dhe demokratike, si dhe ngritjen e gjitha kapaciteteve dhe arritjen e standardeve të sigurisë.

Pasi konfirmoi orientimin e qartë euro-atlantik të Kosovës dhe aspiratat për integrim sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian, kryeparlamentari Veseli theksoi se dallimet etnike Kosova i konsideron pasuri dhe në asnjë mënyrë rrezik për të ardhmen evropiane të saj. Ai theksoi se siguria rajonale nuk cenohet vetëm nga mbetjet e së kaluarës apo nga stagnimi ekonomik, por edhe nga kërcënimet globale, sikurse është terrorizmi ndërkombëtar. Ai tha se Kosova fuqishëm në krah të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, ndërsa ka marrë masa të rëndësishme, përfshirë edhe ato legjislative, në fushën e luftimit të këtij kërcënimi global.

Në vazhdim, Veseli tha se Kosova ka arritur përparime në fushën e krijimit të kapaciteteve të sigurisë në nivelin e brendshëm, përderisa është e gatshme të marrë edhe përgjegjësinë e sfidave globale të sigurisë.

“Vendimi që presim të marrin më Kuvendin e Republikës së Kosovës, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, do të jetë edhe një shtytje më pozitive në këtë drejtim”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Duke folur rreth vlerësimit të perspektivës evropiane të Kosovës, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh Përfaqësuese Special e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, tha se BE-ja nuk është duke shpikur kushte vetëm që Kosovën ta mbajë larg nga familja evropiane. Ajo tha se prioritetet përcaktohen sipas vendit dhe në Kosovë do të jenë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, ndërtimi i institucioneve të drejta dhe të fuqishme.

“Kosova duhet ta ndihmojë vetveten, duke pasur storie pozitive që do t’i ndihmojë në përmirësimin e imazhit të saj jashtë”, tha Apostolova.

Duke folur për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ajo tha se sundimi i ligjit është fjala magjike dhe në thelb të kësaj marrëveshjeje.

“Procesi i Stabilizim-Asociimit është prioritet i yni politik e ekonomik, i cili shërben si bazë për procesin e aderimit. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në prill dhe tash gjëja më e rëndësishme është zbatimi. Nëse kjo bëhet, Kosova do të ketë impakt shumë pozitiv në qytetarët e saj”, tha Apostolova.

Pas fjalëve hyrëse dhe përgjigjeve të panelistëve nga pyetjet e të pranishmëve, seminari vazhdoi punimet me sesionin e parë, në të cilin u diskutua për procesin e reformave në Kosovë, zhvillimet aktuale politike, në mënyrë të veçantë, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sfidat e brendshme politike, sundimin e ligjit, reformat në administratën publike, si dhe të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve.

Sesioni u moderua nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, e cila falënderoi veç e veç të gjitha delegacionet parlamentare për pjesëmarrjen e tyre në këtë seminar.

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, tha se qëllimi i këtij misioni nuk është që të qëndrojë përgjithmonë në Kosovë. Ajo tha se reduktimi i EULEX-it është fakt i cili flet për përmirësim të institucioneve të Kosovës. Papadopoulou shtoi se EULEX-i nuk është këtu për të zëvendësuar institucionet e Kosovës, por është mbështetës i tyre. Bërthama e mandatit të këtij misioni është e njëjta, shtoi ajo, por shtrirja e tij do të jetë me e ngushtë.

Duke folur për rritjen e efikasitetit të institucioneve të Kosovës, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean Braathu, tha se institucionet e Kosovës janë të reja dhe ndërtimi i tyre merr kohë, i cili, sipas tij, është edhe thelbi i mandatit të OSBE-së. Ai tha se OSBE-ja ka ndihmuar edhe Kuvendin, ndërsa tani është duke punuar për fuqizimin e grupeve parlamentare jo shumicë, por edhe për gratë deputete dhe rolin e tyre.

“OSBE-ja ka përkrahur edhe ndërtimin e institucioneve të drejtësisë. Jemi të angazhuar edhe për institucionet gjyqësore në veri. Por mbeten ende shumë sfida”, theksoi Braathu. Ai tha se në vend që të importohen praktika nga vende tjera, gjëja më e mirë është që të gjinden forma që do t’i përshtateshin më së miri Kosovës. Format demokratike, shtoi ambasadori Braathu, nuk do të jenë të qëndrueshme nëse nuk burojnë nga shoqëria.

Ariana Qosaj – Mustafa, drejtoreshë e programit dhe hulumtuese e lartë, Instituti Kosovar për  Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), gjatë fjalës së saj, u fokusua te sfidat e brendshme politike në Kosovë. Ajo tha se Kosova sapo ka dalë nga një seri e përleshjeve e ndasive që kanë shkaktuar ngecje në procese të rëndësishme. Ajo përmendi një varg vështirësish të cilat i kanë përcjellë zhvillimet politike në Kosovë gjatë viteve të fundit.

Pas diskutimeve, pjesëmarrësit shtruan pyetje në adresë të panelistëve.

Seminari po vazhdon punimet në sesionin e pasdites.

Filed Under: Politike Tagged With: ANSAMBLEJA PARLAMENTARE E NATO-s, SEMINAR NE PRISHTINE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT