*Duke degjuar fjalen e kandidatit Donald Trump ne Getysburg Pennsylvania/
*Po te ishte gjalle Shakespeare do te thoshte: words, words, words!
Nga Pirrro DOLLANI/ Las Vegas/
Jam duke degjuar fjalimin e Trumpit ne Getysburg, te Pennsylvania, fjalen e tij programatike se çdo te beje 100 ditet e para pot e behet President: Ja çdo te beje:
E nisi me simboliken e Gettysburgu-t ku Linkolni mbajti fjalimin e famshem per te bashkuar popullin amerikan mbas Luftes Civile, dhe ky me kete fjalim do te bente thirrje per bashkim. Dhe ja sese vazhdon ta beje bashkimin: ka rreth dhjete minuta qe ka filluar vetem duke vjedhur akuza, pas akuzash ndaj Hilarise, shtypit, sistemi qe eshte manipuluar, kompani te fuqishem qe s’paguajne taksa. Vertet ka fytyre te beje akuza Z. Trump, per kompani qe s’paguajna taksa sipas mendjes se nje njeriu qe ka vite e vite qe s’paguan asnje dollar taks, dhe krenohet qe ka disa vite qe nuk paguan taksa. Dhe mbasi eshte marre edhe me gjithe ato qe gra qe e kane akuzuar, pastaj recitonn si gjithnje sesa “ e shkelqyeshme” qe do te jetee ardhmja e amerikes, pa treguar asnjehere, le ta perserise perseri, ASNJEHERE, sesi do t’I realizoje gjithe keto mrekulli qe thote dhe qe “planet e tij” mbarojne me frazen “ju do te habiteni vete sesi do te behet.” E njejta formule qe kur I thua qe pse shan emigrantet, pse i trajton femrat keshtu, pergjigja e ketij TRUMPI, s’ka njeri qe I respekton femrat me shume se une; s’ka njeri qe i respekton emigrantet me shume se une. Dhe tani qe une shkruaj keto, ai vazhdon me citate sesi do ta beje te mrekullueshme ameriken, por me fjale, me fjale , me fjale, pa asnje plan. Dhe askush nuk duhet te harroje se ky njeri eshte I vetmi nga te gjithe kandidatet per president ne keto 40 vjetet e fundit, nuk pranon te tregoje taksat e tij. Pasi deklarimi i tyre do t’i zbuloje nje ane tjeter te karakterit te tij, ashtu siç video tregoji sesa shume ky narcisist VLERESON FEMRAT. Po e mbyll me kaq kete shenim, nderkohe qe ai vazhdon me fraza boshe, te pa mbeshtetura me argumente sesi do te beje ameriken Great Again. Words, words, words. . . do te bej kete e do te bej ate, por sesi do ta bej vetem ai e di! Dhe simboliken e Gettynsburgut po perpiqet qe t’i jape nje kuptim te ri, jo ate te bashkimit, ate te perçarjes. Fatmiresisht dhe fjalimi i tij mbaroi. Po te ishte gjalle Shakespeare do te thoshte: words, words, words!