• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Vizitën e Ilir Metës në Greqi e parapërgatiti Vangjel Dule

October 17, 2016 by dgreca

1-meta-kotziaDy ditë përpara se Ilir Meta të udhëtonte për në Greqi, nisi më parë të dërguarin e tij, deputetin Vangjel Dule, i cili qëndroi në Greqinë e Veriut duke bërë takime me drejtues të lartë të degës së PS-së në emigracion./

1-dule-vangjelIlir Meta nisi Vangjel Dulen t’i përgatiste vizitën në Greqi/

1-arben-llallaNga Arben Llalla/

Vizita tre ditore e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta i shoqëruar nga një grup me shumicë deputetësh me kombësi greke, më shumë i ngjau një vizite të kryetarit të LSI për fushatë elektorale se sa një burri shteti. Mediat greke të printuara nuk i kanë kushtuar asfare vëmendje vizitës së Ilir Metës. Asnjë gazetë nuk botoi, qoftë një fotografi nga takimet e tij me personalitetet greke në ballinë. Kryetari i partisë opozitare më të madhe, Demokracisë së Re, Qiriako Micotaqi nuk e takoi Ilir Metën. Kuvendi i Greqisë nuk lejoi që kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta të mbante një fjalim tradicional, ashtu si e do zakoni në vizita të personaliteteve shtetërore.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e shfrytëzoi vizitën tre ditore në Greqi më shumë për të bërë fushatë partiake se sa shtetërore. Dy ditë përpara se Ilir Meta të udhëtonte për në Greqi, nisi më parë të dërguarin e tij deputetin Vangjel Dule, i cili qëndroi në Greqinë e Veriut duke bërë takime me drejtues të lartë të degës së PS-së në emigracion.

Më 8 tetor, Vangjel Dule bëri një takim në Selanik me anëtarët e OMONIA, PBDNJ dhe anëtarët e PS-së, ku midis tyre ra në sy pjesëmarrja e kryetarit të degës së PS-së në Selanik, Spiro Janaqi (Ilir Hyqmet Hoxholli nga Korça), i cili ka miqësi të vjetër me Ben Blushin e Vangjel Dulen. Gjatë këtij takimi Vangjel Dule foli rreth dështimit të kryeministrit Rama dhe përkrahjen që duhet t’i jepet LSI-së si parti pragmatike. Gjatë takimeve në Greqinë e veriut Vangjel Dule shoqërohej nga Spiro Janiqi, kryetar i degës së PS në Selanik dhe Anxhela Filu, drejtuese e lartë e degës së partisë greke Demokracia e Re. (Kjo Anxhela Filu ka disa libreza partiake, të cilat i nxjerr sipas nevojës ditore, herë të partive greke e herë të partive shqiptare).

Vangjel Dule gjatë takimeve me emigrantët shqiptarë u ka premtuar që nëse votohet PBDNJ në të ardhmen, ai do të ndikojë pranë institucioneve greke për përshpejtimin e dhënies së shtetësisë greke për shqiptarët që kanë aplikuar. (Në vitin 2013, Vangjel Dule u ka premtuar votuesve shqiptarë të Vranishtit të Qarkut të Vlorës që nëse votojnë PBDNJ, ai do ndikojë në Ministrinë e Brendshme të Greqisë për dhënien e shtetësisë greke për këta shqiptarë).

Gjatë kohës që Ilir Meta dhe Vangjel Dule ishin në Athinë bënë edhe disa takime me drejtuesit e disa shoqatave të emigrantëve që njihen si mbështetës të fortë të PS. Ata u takuan edhe Edmond Gurin, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, i cili kohët e fundit po bën përpjekje bashkë me disa drejtues të shoqatave shqiptare në Itali për themelimin e Partisë së Emigrantëve.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, e përgatiti, Vangjel Dule, Vizitën e Ilir Metës në Greqi

VETEVENDOSJA NE DIASPORE-Vizita në Bruksel nisi me bashkatdhetarët

October 17, 2016 by dgreca

2-vetevendosja
Bruksel,16 tetor 2016- Mbi 250 bashkatdhetarë morën pjesë në tubimin e organizuar nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë me pjesëmarrjen e Visar Ymerit, Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Albin Kurti, deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Gurjeta  Zekën, koordinatore e Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë. Ky delegacion ka mbërritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën Parlamentare të Aleancës Progresive të Social Demokratëve të Parlamentit Evropian, dhe e nisi këtë vizitë me mërgatën shqiptare. Tubimi u hap nga Bujar Krasniqi dhe Arben Fetai, përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Bruksel të cilët shpjeguan mbi organizmin në Belgjikë dhe mbi problemet me të cilat ballafaqohet mërgata shqiptare. Të ftuarëve ia uroi mirëseardhjen edhe deputeti me origjinë shqiptare në Parlamentin e Belgjikës, Ahmet Gjana, i cili theksoi nevojën për bashkimin e shqiptarëve në mërgatë dhe në Ballkan.
Në fjalën e tij, Albin Kurti, ngriti tre pika të Alternativës Qeverisëse në lidhje me mërgatën shqiptare: (1) njohja dhe regjistrimi i statusit të refugjatit që kanë marrë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, status i cili nuk është shënuar në shtetin e Kosovës, (2) të drejtën e votës së lirë për zgjedhjet në Kosovë aty ku jeton mërgata jonë, (3) nisjen e negociatave bilaterale për nënshtetësi të dyfishtë për mërgatën e Kosovës që jeton në ato shtete që për momentin nuk e mundësojnë këtë gjë. Më tej ai foli edhe për planin për lehtësime bankare tatimore dhe administrative për investimet që mërgata sjell në Kosovë.
Shpend Ahmeti tha se është e çuditshme, në kohën kur shumë vende të Evropës po kërkojnë të ndahen, që perceptohet si problem për dikë fakti që shqiptarët kërkojnë të bashkohen. Ai bëri një përmbledhje të luftës kundër korrupsionit të trashëguar në Komunën e Prishtinës nga qeverisjet e mëhershme, si dhe nënvizoi punën që është bërë nga Lëvizja
VETËVENDOSJE! për shujtat për nxënësit në shkollat fillore, transformimin pozitiv të qendrave të mjekësisë familjare, mbi 190 km të reja rrugë, kursime duke eliminuar lluksin, si dhe projektin për 51 autobusët dhe linjat e reja urbane në Prishtinë.
Ndërkaq, Visar Ymeri deklaroi se: “Qeveria e Kosovës i shpërfill nevojat e qytetarëve dhe të mërgatës shqiptare, por ajo tregohet dorëlëshuar ndaj aspiratave të Serbisë karshi Kosovës. Ai shpjegoi dëmet që i ka shktaktuar Qeveria e Kosovës sovranitetit të shtetit dhe popullit të Kosovës që prej fillimit të bisedimeve në vitin 2011. Më tej, ai u ndal te marrëveshja për “Zajednicën” dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi duke e vënë theksin te rezistenca qytetare dhe opozitare, me në krye
Lëvizjen VETËVENDOSJE!, që arriti t’i ndalë këto marrëveshje të padrejta. Ymeri sqaroi se zhvillimi ekonomik është prioritet përmes ngritjes së një modeli të ri ekonomik, që jo vetëm rrit prodhimin dhe punësimin por edhe bën një rishpërdnarje më të barabartë të të ardhurave në shoqëri, duke ngritur cilësinë në shëndetësi, arsim, si dhe duke sjell realizimin e plot të të drejtave të punëtorëve.
Në fund, u mbajt një dikstuim me pyetje=përgjigje dhe tubimi u mbyll me anëtarësime të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Vizita do të vazhdojë në ditët në vijim me takime me funksionarë të lartë të BE-së, me partitë
socialiste belge dhe me përfaqësues të partive social demokrate nga e gjithë Evropa.

16 tetor 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE!

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: me bashkatdhetaret, takim, Vetevendosja ne Bruksel

Kroaci, hapet gjimnazi në gjuhën shqipe në Zarë

October 16, 2016 by dgreca

Ambasadori shqiptar në Kroaci, Ilir Melo:“Kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë dhe është ngjarje historike, sepse para 300 vjetëve këtu kanë ardhur një gjeneratë e shqiptarëve  nga veriu i Shqipërisë, por edhe një gjeneratë tjetër që kanë ardhur në 100 vitet e fundit.Është rast që edhe arbëneshët e Zarës të mësojnë gjuhën shqipe…/

1-gjimnazi-zareZyrtarisht u hap gjimnazi në gjuhën shqipe në Zarë të Kroacisë. Rasti i shqiptarëve në Zarë është pothuajse i pari në botë, ku një pakicë gëzon të drejtën e hapjes së një gjimnazi në gjuhën e saj.Drejtori i gjimnazit “Vlladimir Nazor”, Rade Shimiçeviq u uroi mirëseardhjen nxënësve me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, në fjalën e tij të rastit, ndër të tjera theksoi:
“Kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë dhe është ngjarje historike, sepse para 300 vjetëve këtu kanë ardhur një gjeneratë e shqiptarëve  nga veriu i Shqipërisë, por edhe një gjeneratë tjetër që kanë ardhur në 100 vitet e fundit.
Është rast që edhe arbëneshët e Zarës të mësojnë gjuhën shqipe. Është moment i rëndësishëm historic se në këtë ditë ka filluar mësimi në gjuhën shqipe për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën  shqipe.
Ambasada e Shqipërisë, do të japë gjithë ndihmesën e duhur”-theksoi ndër të tjera Ambasadori Ilir Melo.
Përfaqsuesi i Ambasadës së Kosovës, Uliks Emra, në fjalën e tij të rastit mes tjerash theksoi: “Krenaria dhe pasuria më e madhe e shqiptarëve është gjuha shqipe, dhe kjo është ngjarje jo vetëm historike por edhe e veçantë.
Ambasada e Kosovës do të mbështesë gjithë aktivitetet e këtilla. Populli shqiptar është popull që nuk harron dhe kurrë nuk do ta harrojë miqësinë që ka historikisht me popullin kroat”-përfundoi Uliks Emra.
Fjalë rasti mbajti edhe prof. Dr. Isak Shema, nga Universiteti i Prishtinës, autor i librit të gjuhës shqipe për mësim sipas “Modelit C”.
Po ashtu përshëndetën edhe drejtoresha e Sh.F. “Dr. Kruno Krstiq”, Jasmina Mateshiq, prof. Dr. Maksimilijana Barabçiq, Melita Oreshkoviq etj.
Vlen të theksohet se një numër i konsideruar i njerzve janë edhe të habitur me mbështetjen që i jep populli dhe shteti, popull dhe shtet mjaft i civilizuar në këtë drejtim, për dallim nga popuj dhe shtet që pengojnë dhe cungojnë arsimimin në gjuhën amtare shqipe.
Pas përmbylljes së hapjes solemne të mësimit në gjuhën shqipe në ciklin e shkollës së mesme-gjimnazit në Zarë të Kroacisë, në ambientet e Shoqatës kulturore të arbëneshëve të Zarës, “Vicko Zmajeviq” u bë promovimi i veprave të prof. Dr. Isak Shema, në gjuhën shqipe dhe kroate,  kushtuar veprimtarëve dhe krijimtarisë letrare të  Josip. V. Relës dhe Shime Deshpalit.
Pa dyshim se meritë për këtë kanë në rend të parë vetë shqiptarët që jetojnë në Zarë, të mbështetur nga Bashkësia e Shqiptarëve në Zarë me në krye Adem Shalën, ligjet pozitive  dhe vetë pozita e shqiptarëve jo vetëm në Zarë por në tërë Kroacinë si dhe  angazhimi permanent, vetëmohues dhe i përkushtuar i prof. Vesel Lekaj me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij.
Kërkesa që i është drejtuar Ministrisë së arsimit të Republikës së Kroacisë, për mësimin plotësues “Modeli C”, që mban këtë numër protokolli “Klasa: 602-03/15-05-00102; UBROJ:533-26-16-0006, datë 15 janar 2016)  më në fund është miratuar pozitivisht dhe mundësohet mësimi plotësues edhe për nxënësit shqiptar të shkollave të mesme në Zarë.
Në shkresën-përgjigjen që ka arritur në adresë të Shkollës “Vlladimir Nazor” Bashkësisë së Shqiptarëve në Zarë dhe të prof. Vesel Lekaj, nënshkruar nga zv/ministri i arsimit të Republikës së Kroacisë shkruan:
“Ministria e arsimit, shkencës dhe sportit, ka marrë mendim profesional ekspertësh nga Agjencioni për arsim dhe edukim me numër protokoli: “KLASA: 602-01/15-01/0132; UBROJ:561-06/20-15-03, datë 10 qershor 2016”, për kurikulën për lëndën  gjuha shqipe kultura, sipas “Modelit C” për shkollat e mesme në Republikën e Kroacisë dhe ate ua dërgojmë.
Agjencioni për arsim dhe edukim, ka dhënë mendim pozitiv për kurikulën e lëndës gjuha shqipe dhe kultura sipas “Modelit C” për shkollat e mesme, që nënkupton që sipas kurikulës së përmendur, nga viti shkollor 2016/2017, mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës (Modeli C), mundë të mbahet- zhvillohet për nxënësit e interesuar pranë shkollës tuaj “Vlladimir Nazor”.

Në kuadër të këtij plan-programi, të miratuar nga Ministria e arsimit të R. së Kroacisë, sipas Standardeve  Shtetërore Pedagogjike të edukimit dhe arsimimit, sipas gazetës Zyrtare (Narodne Novine 63/2008, cl.43, stav 3, alinea 3), nxënësit shqiptar të shkollës së mesme do të njihen krahas lëndëve tjera të përgjithshme shkollore, edhe me lëndët: gjuhë e letërsi amtare-shqipe, histori, gjeografi, art figurativ dhe artin muzikor.

Sipas këtij vendimi, në mënyrë eksplicite dhe shprehimisht thuhet se kuadri që do të zhvillojë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, sipas modelit “C” , krahas posedimit të kompetencave pedagogjike, duhet  të jetë njohës i gjuhës shqipe, duhet të njohë simbolet kulturore  të Shqipërisë  dhe të pakicës kombëtare shqiptare.
Uliks Emra
Uliks Emra
Uliks Emra

dy.b/shqiptarja.com

Filed Under: Emigracion Tagged With: hapet gjimnazi, KROACI!, ne gjuhen shqipe, në Zarë

Esad Mekuli, poet dhe bir besnik i popullit te vet

October 16, 2016 by dgreca

 

1-esad-mekuliMe rastin e 100 vjetorit te lindjes te poetit, shkencetarit, intelektualit, Esad Mekuli (1916 – 1993)/

Nga Sadik ELSHANI*/Fidalefia/

Esad Mekuli me te drejte konsiderohet babai i poezise shqiptare te Kosoves dhe gjithe trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi. Esad Mekuli ishte poet, shkencetar, ntelektual dhe burre i rralle dhe i guximshem i Kosoves. Ai eshte misherim i guximit intelektual e burreror, guxim qe e pershkon tere jeten e tij dhe pasqyrohet qart edhe ne krijimtarine e tij artistike dhe ne angazhimet e tij publike. Ishte nje figure e gjithanshme: poet, shkencetar, perkthyes, redaktor e kryeredaktor gazetash e revistash. Se bashku me Hivzi Sulejmanin, Mark Krasniqin, Idriz Ajetin, Anton Cetten, Skender Rizajn, Ali Hadrin e disa  te tjere, perbejne brezin e pare, brezin e arte te intelektualeve shqiptare te Kosoves qe barten barren me te rende per ta arsimuar, edukuar popullin e Kosoves, duke u bere keshtu edhe bartes te zhvillimeve te jetes kulturore, artistike e shkencore te Kosoves.

Esad Mekuli lindi ne Plave, Mali i Zi, me 17 dhjetor te vitit 1916 ne nje familje te ardhur nga fshati Nokshiq. Shkollen fillore e kreu ne Plave, ne gjuhen serbe, sepse ne ate kohe shkollimi ne gjuhen shqipe ishte i ndaluar. Gjimnazin e kreu ne Peje, po ashtu ne gjuhen serbe. Pas mbarimit te gjimnazit, ne vitin 1936 ai u regjistrua ne Fakultetin e Veterinarise ne Beograd, per ta vazhduar pastaj ne Zagreb e Itali. Diplomoi ne vitin 1947, ndersa doktoroi ne Universitetin e Beogradit me 1959. Qysh si nxenes i shkolles se mesme, e pastaj si student deshmoi se ishte guximtar e perparimtar duke e kritikuar vazhdimisht regjimin e kohes, regjimin e Kralit te Serbise. Per keto veprimtari ai u perndoq dhe u burgos disa here. E perjashtonin nga shkolla, prandaj ai shpesh detyrohej t’i nderronte edhe shkollat. U angazhua ne Luften e Dyte Boterore, duke iu bashkuar aradhave partizane ku ishte redaktor i gazetes ilegale “Liria”.

Pas luftes punoi si veterinar dhe ishte redaktor i gazetes “Rilindja”, te vetmes ne gjuhen shqipe. Nga viti 1947 deri me 1960 ishte shef i repartit te parazitologjise te Institutit te Veterinarise ne Prishtine. Ne vitin 1949 e themeloi revisten letrare “Jeta e re” te cilen si kryeredaktor e drejtoi per nje cerek  shekulli. Esad Mekuli ishte kryetar i pare i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, nismetar, themelues dhe kryetar i pare i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Botoi 11 punime shkencore profesionale ne revistat jugosllave dhe te huaja dhe botoi dy libra dhe broshura nga lemia e veterinarise. Botoi 5 permbledhje me poezi: “Per ty” (1955), “Dita e re” (1966), “Avsha Ada” (1971). “Vjersha” (1973), “Brigjet” (1981), “Rini e kuqe”. Ka perkthyer nga gjuha serbokroate ne gjuhen shqipe dhe ka perkthyer letersi shqiptare ne gjuhen serbokroate. Ka botuar edhe me pseudonimet Sat Hoxha e Sat Nokshiqi. Vdiq ne Prishtine me 6 gusht 1993.

Veprimtarine letrare e filloi qysh kur ishte na bankat e shkolles se mesme. Qe ne krijimet e para deshmoi se ishte nje lirik i holle, duke u kenduar bukurive te Kosoves, sidomos, Rrafshit te Dukagjinit. Por edhe ne keto krijime ai shpreh shqetesimin e tij per gjendjen e rende te popullit  shqiptar.. Ne kete periudhe ai ka bashkepunuar me shume revista te kohes ne gjithe hapesiren e ish Jugosllavise: “Venac” (Beograd), “Mladost” (Zagreb), “Novi Behar” (Sarajeve), “Granit” (Podgorice).

Esad Mekuli ishte poet dhe intelektual i angazhuar, me ndergjegje te larte kombetare e shoqerore. Ne tere krijimtarine e tij letrare dhe veprimtarite shoqerore ai e mbajti gjalle flaken e qiririt qe ndezi poeti yne kombetar, Naim Frasheri, dhe flaken e zjarrit te madh te Rilindjes sone Kombetare. Me fjalen e tij, me vjershat e tij donte t’i printe popullit te vet, ta zgjonte nga gjumi shekullor, t’i hapte rrugen drejt perparimit. Ky ishte misioni i shenjte i poezise se tij qe shprehet fuqishem dhe ne menyre te drejtperdrejte ne poezine “Popullit tim”:

“Deshta, shum’ kam dasht- dishirue,

Qe me kange te trimnoj, me fjalen tande te ndrydhun

Te ngre fuqite prej gjumit…

Kendova (edhe kur m’ishte ndalue)

Se liria do te vinte edhe per ty te perbuzun”.

Poezia e Esad Mekulit ishte bere nje ze i fuqishem i nje populli te vuajtur, populli te shtypur. Githmone me guxim, pa u perkulur kurre edhe ne rrethanat me te veshtira historike, ai luftoi per te drejtat e popullit te vet. Ai e ngriti zerin kunder padrejtesise, dhunes, shtypjes qe ushtrohej ndaj shqiptareve. “Ai ishte njeri i cili s’dinte te frikesohej”, eshte shprehur shkrimtari dhe i burgosuri politik shumevjecar, Adem Demaci. Revolta e tij mund te krahasohet me ate te poezise se Migjenit. Kur mesoi per Memorandumin famekeq te akademikut famekeq serb, Vasa Cubriloviqit, (7 mars, 1937) qe bente thirrje per debimin e qindra mijera shqiptareve nga Kosova per ne Turqi, Esad Mekuli shkroi poezine “A asht fajtor shqiptari”:

“A asht fajtor shqiptari pse syte flake i vetojne

Tue shikue se si tjetri nga plangu e shtepia e debon

A asht fajtor pse asht dhe kur te mos jete deshirojne

Pse per vater derdh gjak dhe i gjalle nuk e l’shon.

……………………………………………………………

A asht fajtor pse perkunder dhunes qendron

Nen qiellin e Kosoves loke, ne trollin e te pareve te vet”.

Esad Mekuli perms poezise se tij “Porosia e nenes” e ngriti zerin edhe kunder shpernguljeve me dhune te shqiptareve per ne Turqi ne vitet e 50-ta. Nuk qendroi indifferent as gjate Aksionit per Mbledhjen e Armev ne vitin 1956 kur UDB-ja u kerkonte shqiptareve armet qe nuk i kishin – Esad Mekuli shkroi poezine “I varuri i kendon lirise”. Ne poezine “Mos me thirr me emen te huej”, ai e ngre zerin kunder fyerjes qe serbet shoviniste u benin shqiptareve duke i quajtur ata me emrin perbuzes, “shifter”. Me dhimbje i perjetonte vuajtjet e popullit te vet dhe ne vjershen “Une” shprehet: “Une nuk njoh lumni shqetesimet ne zemer me lulezojne”. Ne epiqender te krijimtarise se tij letrare i vuri te gjitha ceshtjet e ndjeshme, shqetesimet qe e mundonin popullin shqiptar te Kosoves dhe qendresen e tij  kembengulese per te mbijetuar ne trollin e vet. Permbledhjen e tij te pare me poezi, “Per ty” (1955) ia kushtoi popullit te Kosoves. Pra, “Per ty populli im”, “Per ty Kosove”.

Poezia e Esad Mekulit eshte poezi e fuqishme qe pershkohet nga ndjenja te thella e te pastra atdhedashurie dhe nuk shprehet me parulla, thirrje e brohoritje bombastike, por me shprehje e fjale te zgjedhura te shprehura me mjeshteri te rralle artistike, me nje figuracion shume te pasur qe perforcon thellesine e mendimit te tij. E ngriti letersine shqipe ne nje shkalle me te perparuar duke perdorur vargun e lire, metaforen. Poezia e Mekulit eshte e drejtperdrejte, por eshte edhe nje poezi e fuqishme si ne stil, ashtu edhe ne permbajtje dhe mund te krahasohet vetem me poezine e Migjenit. Ja si shprehet vete poeti per poezine e tij ne nje interviste dhene gazetes studentore, “Bota e re” te Prishtines ne vitin 1983: “E keni pare se ne poezine time nuk ka asgje te komplikuar, asgje qe nuk kuptohet, te paqarte. Mirepo, nuk mund te thuhet se nuk kane qene edhe te pamenduara mire, te paangazhuara. Une e kisha para vetes nje popull analfabet, te roberuar. Prandaj, fjala qe i drejtohej atij populli duhej te ishte e paster, e afert, e qarte, e drejtperdrejte dhe e kuptueshme edhe per bariun, punetorin, per te gjithe. E kjoi eshte bukur e veshtire qe te shkruash vjershen ose prozen, e cila, ne fillim te duket e thjeshte, por qe ka domethenie te caktuar edhe ne letersi. Krijimet e paqarta tregojne se krijuesi nuk i ka bash te qarta fenomenet, sepse, po t’i kishte te qarta, do t’i kishte te qarta edhe shkrimet. Kur nuk i ka te qarta, i komplikon sa per t’ia mbushur mendjen dikujt se eshte i mencur, di dicka…” Keto jane edhe botekuptimet, pikepamjet e Esad Mekulit per rolin, misionin e artit, letersise se angazhuar. Esad mekuli ishte krijues dhe njeri i madh. Studiusi dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja, eshte shprehur, se:  Fama e Mekulit mund te matet me famen e Majakovskit, Lorkes, Apolinerit ose Jeseninit ne vendet e tyre”. Ndersa njohesit e mire te poezise se Esad Mekulit mund te verejne se motivet, tematika, stili i poeteve te lartpermendur pasqyrohen dhe gershetohen mire ne tere poezine e tij. Keta te kater jane shkrire ne personalitetin krijues te Esad Mekulit.

Sikur Rilindesit tane nje shekull para tij, edhe Esad Mekuli ishte i shumeanshem, sic u permend ne fillim te ketij shkrimi. Ne vitin 1949 ai themeloi revisten letrae “Jeta e re”, te cilen edhe e drejtoi per me shume se nje cerek shekulli. Kjo reviste u be nje vater e ngrohte ku tuboi te gjitha forcat e reja krijuese, u be nje tribune. Aty i bene sprovat e para dhe u rriten te gjitha penat qe krijuan ne gjuhen shqipe. Ai i nxiti dhe i inkurajoi keta krijues te rinj qe ta vazhdonin rrugen qe kishin nisur, te mos ndaleshin, Esad Mekuli ishte bere per ta burim frymezimi, mesues, udhezues e keshilltar besnik (mentor), shpesh edhe duke u dale ne mbrojtje kur ballafaqoheshin me sulme e akuza nga regjimi jugosllav. Poeti Ali Podrimja e ka quajtur ate “Engjulli im shpetimtar”.

Esad Mekuli e vleresonte lart cilesine e letersise sone: “Ata – te tjeret (e ka fjalen per popujt tjere te ish Jugosllavise,S. E.), deri tash kane menduar se poezia jone, proza jone, eshte e dobet, eshte e ngarkuar. Po, te mos harrojme se poezia jone e mban nivelin e poezise evropiane, e edhe proza. Shkurt, te them – tashme dihet se krijimtaria jone mund t’u beje konkurence letersive me tradite te madhe. Duhet te na perkthejne me shume, pale…” Prandaj, si nje perkthyes i talentuar qe ishte, vete iu pervesh punes per ta bere letersine tone te njohur edhe per te tjeret, duke perkthyer vepra te autoreve shqiptare ne gjuhen serbokroate, si: poezite e Migjenit, romanin “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, e shume te tjera. Eshte hartues i disa antologjive me poezi te autoreve nga Kosova, njera nga te cilat e mban titullin, “Kange te ithta e krenare” (serbokroatisht, “Pesme gorke i ponosne”).  Vete tituli e pasqyron qart karakterin dhe porosine e asaj poezie.

Esad Mekuli ishte poet i poeteve e poet mbi poet, por mbi te gjitha, ai ishte bir besnik i popullit te vet qe me tere qenjen e tij prej krijuesi e veprimtari iu perkushtua ceshtjeve jetike te popullit te Kosoves, clirimin, emancipimin, afirmimin dhe perparimin e tij. Gjithmone luftoi qe edhe shqiptaret t’i gezonin te gjitha te drejtat qe i gezonin popujt tjere te ish Jugoslavise. Asgje me shume e asgje me pak. Gjithmone e ngriti zerin kunder se keqes, kurre nuk heshti. Se bashku me bashkeshorten e tij, profesoreshen e Fakultetit te Mjekesise, Sahadete Mekuli, haptas i perkrahu dhe i mbrojti demonstaratat e studenteve te vitit 1981. Esad Mekuli ne rinine e tij, sidomos gjate diteve studentore ne Beograd, e perkrahu dhe u angazhua ne levizjen komuniste qe per kohen konsiderohej perparimtare, sepse ata propagandonin te drejtat e barabarta, lirine per te gjithe popujt e shtypur ne ish Jugosllavi. Kjo e terhiqte Esad Mekulin, sepse ai vete i perkiste popullit qe ishte me i shtypuri, me i perbuzuri dhe nuk gezonte asnje te drejte njerezore. Por pas te ashtuquajturit clirim, Esad Mekuli u zhgenjye, u deshperua, sepse shovinistet serbe e kishin nderruar vetem ngjyren, por jo edhe zakonet e tyre te mbrapeshta, urrejtjen e eger e te shfrenuar ndaj shqiptareve. Prandaj, ai me tere qenjen e tij e ngriti zerin edhe kunder ketij regjimi dhe i doli ne mbrojtje popullit te vet, me krijimtarine e tij artistike, punen shkencore dhe angazhimet e tij publike. Esad Mekuli famen e tij e shfrytezoi, e vuri ne sherbim te popullit te vet dhe jo per interest e tij vetjake (personale). Ai i ka refuzuar te gjitha pozitat e larta politike e administrative qe i ofroheshin. Edhe sot intelektualet shqiptare duhet te marrin shembull nga Esad Mekuli dhe te mos heshtin para dukurive negative qe e kane kapluar shoqerine shqiptare.

Pa figuren, pa krijimtarine e Esad Mekulit, poezia dhe letersia shqipe ne pergjithesi qe krijohet ne Kosove nuk do te ishte ajo qe eshte sot. Se bashku me shoket e brezit te tij e mbajti gjalle letersine shqipe, kulturen shqiptare dhe qenjen shqiptare. Prandaj, ne me nderim e kujtojme dhe i shprehim mirenjohjen dhe falenderimet tona Esad Mekulit ne njeqindvjetorin e lindjes se tij. Krijimtaria e tij eshte per te gjitha brezat, per te gjitha koherat. Per ndihmesen e tij te madhe ne zhvillimin e letersise, kultures, shkences ne Kosove dhe per angazhimin e tij te gjithanshem per perparimin e Kosoves dhe popullit te saj, kryetari (presidenti) i Shqiperise duhet t’ia ndaje Urdherin, Nderi i Kombit. Te pakte jane ata njerez qe e meritojne kete nderim me shume se Esad Mekuli. Esad Mekuli rrezatonte vlerat dhe virtytet me te larta njerezore e kombetare: burrerine, trimerine, guximin, besnikerine, mencurine, intelektin, perkushtimin.

Philadelphia, tetor 2016

*Saik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Histori Tagged With: Esad Mekuli, Poet dhe bir besnik, Sadik Elshani

….but we can do small things with GREAT LOVE!

October 16, 2016 by dgreca

Nga Enkelejda Balliu (POPA)/1-ok-femijet

1-miq

1-ambasadoja-meshe

1-merita-dasma

1-pjesmarres-salle

1-ushqime*Not all of us can do great things, but we can do small things with GREAT LOVE!/

*Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe!

1-flet-dom-lushi

1-pergatisin-sallen

1-zef

1ndihmese-kuzhina

1plaka

Po shikoja fotot kete mengjes tek gjerbja nje fixhan kafe ne krevat. E vendosur per te pushuar pak, pas nje dite te bukur te mbushur me shume emocion dhe nje jave tej mase te ngarkuar. Po pergatiteshim per Meshen ne Shqip ne Kishen Katolike te Mc Lean si dhe Dreken e festimet pas saj te Shtunen e 15 Tetorit ne nder te shenjterimit te Nen Terezes. Me terhoqi njera nga fotot, nje grup I madh njerezish me Dom Lushin ne mes. E afrova me prane ta shihja mire. Po thoja me vete: Pa dale te shoh sfondin, ku ka ndaluar?… Kishim vendosur te projektonim si background nje PPT me slide e zgjedhura me kujdes nga vajza ime Olva me theniet/ quotes me te mira e me te qelluara te Nenes Treze gjate jetes se saj te cilat e shoqeruan aktivitetin gjate gjithe kohes duke u ndryshuar cdo 5 minuta. Mu be mishi kokerr. Pikerisht nga 20 theniet qe kishim zgjedhur, e ngrire ne  sekonden e shkrepjes se aparatit ishte kjo thenie:

Not all of us can do great things, but we can do small things with GREAT LOVE! 

Me shkuan 2 pika lot.. Aty ishim ne…te gjithe bashke…te gjithe ata qe realizuam qe ky aktivitet te ndodhte. Ishte rastesi?? Sigurisht!!! Po jo, jo nuk mund te jete ashtu. Kisha menduar e reflektuar shume keto jave. Qe ate dite kur Merita me mori ne telefon. Do e bejme!:- thame. Po me se?!! Zero MONEY!!! Vetem nje gje e kisha te sigurt. Isha fatlume e rrethuar me njerez qe patjeter do na ndihmomin e keshtu ndodhi!

Filluan te mblidheshin parate, vullnetaret shkruanin, emaili nuk rreshtte, telefoni nuk pushonte.1-dom-lushi-nenshkruan

Dy gjera I kishim ne qellim: 1. Parate qe do mblidheshin do ja jepnim Don Lushit si kontribut per ndertimin e katedrales ne Kosove si dhe kishes qe na hapi dyert per kete aktivitet dhe 2. Ushqimin qe mund te mbetej do e conim tek tek njerezit ne nevoje.

Ajo qe me rrinte gjithe kohen si aureole ne koke ishte: Nene Teresa do na ndihmoje!

Gjithe kohen isha ne ankth: Sa veta do vinin? A do na dilte ushqimi? A do mund te blinim gjerat ne kohe? Ku do gjejme flamujt? Po muzika,po komjuteri, po fonia, po projektori, po mulesat, po lulet, po vazot, po tullumbacat, po helium, si do gatuajme si do ti ngrohim qe te jene te fresketa, po simbolet kombetare, si ti sjell nga Tirana??? Detaje..detaje pa fund..Dita e fundit ishte sfilitje…Toni dhe Blerta ne dispozicion, super te gjendur per cdo gje,  Genta dhe teta Nora shqiponja, Fredi dyqan me dyqan per blerjet e fundit..,Bona la femijet ne shtepi vetem dhe driv-I naten per te sjelle flamurin…Nuk ecnim- rendnim, nuk punonim-fluturonim dhe une nuk lodhesha.

Skisha bere gati asnje rresht se cfare do thoja neser. U luta: Zot me ndihmo! Ne mendje kisha vargjet e kenges: ‘Zoti im” te kenduar nga Ardit Gjebrea dhe Sajmir Pirgu te cilen e kisha zgjedhur per te hapur aktivitetin”Nje mesazh nga qielli na dergo, Na shpeto O ZOT!” Cdo varg I kenges eshte marre nga Bibla!. Prej kohesh shqiptaret me shume se cdokush tjeter e presin nje mesazh prej qiellit per tu shpetuar.” Ja kete do them!”

Dikush e pyeti Don Lushin: Nese ne Shkup kishte kaq njerez te varfer, perse atehere ajo iku ne Indi. Dhe ai u pergjigj tamam si ajo vete ja kishte thene kohe me pare: Une ika sepse Zoti me thirri te sherbej atje, shqiptaret ishin te varfer por jo me te varfer se banoret e Kalkutes, une jam zgjedh te ndihmoj me te varferit e me te varferve!

Aktiviteti mbaroi, gjithe ai ushqim i paprekur fare..Boo sa shume kishim gatuar!! Numeruam  edhe njehere njerezit, plot, plot thuajse te gjithe kishin adhur…numeruam parate..edhe ato plot. Ja futem Don Gjergjit ne nje zarf me dedikim J dhe ushqimin e paketuan gocat si flutura dhe Edi me Marion e cuan tek “A Wider Cicle” The mission of A Wider Circle is simple: to end poverty.

Reflektimi im tani kishte nje pergjigje. Nen Tereza na kishte thirrur. Ajo na tha: Gatuani e blini o njerez se atje do ti coni J

Keto the gjitha mendova tek shihja ate foto dhe backgroundin. Nene Teresa nga lart e levizi slide – in  me gisht dhe e la pikerisht aty per te percuar mes nesh mesazhin e saj!

FALEMINDERIT Donatoreve dhe ndihmetareve per pergatitjen e drekes e per dhurimin e te hollave para, gjate e pas saj:   Dr Gjon Bucaj dhe Nikoleta Bucaj, Gjon Kadeli, Leke Gojcaj, Marjan Cubi,   Fatjon Nushi, Blerta Manxhari, Genta Arovas, Leonora Shtylla, Flutura Hoxha, Earta Norwwood,  Merita McCormack, Antonela Crnkovich, Zef Crnkovich, Toni Crnkovic, Nora Bucaj, Enit Kaduku, Leke Kadeli, Pjeter Kadeli, Besa Bucaj, Leka Bucaj I riu, Leka Bucaj, Ed Bucaj, Vjollca Shtylla, Marta Muco, Laura Konda, Mira Kulla, Fredi Papakostandini, Mirela Mc Donald, Keida dhe Bledi Kostreci, Elda Godolja, Lela Smole, Floreta Faber, Valbona Sherifi,  Evi Budo Struble, Silvana Nani,  Elsa Balla, Iris Maluka, Dora Koutsoulis, Albana Dickinson, Mirela Maho,  Olva Balliu, Greta dhe Bardhyl Minxhozi, Diana dhe Zef Brozi, Tatjana Bajrami, Sabrina McCormack.

Filed Under: Featured Tagged With: but we can do, Enkelejda Balliu(Popa), small things, with GREAT LOVE!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT