• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Histori- Arnautllëku i Dimitrije Rakiqit

October 7, 2016 by dgreca

Toplicën, Pusta Rekën, Gollakun dhe Jabllanicën e atëhershme, të sapo okupuar nga ushtria serbe, Dimitrije“Mita” Rakiqi quajti Arnautllëk (Shqipëri).  Me hyrjen e  trupave serbe në këto treva , Arnautllakën, e emërtoi me emër të ri,  Serbia e Re./

Nga Ismet Azizi/

Me përfundimin e luftës ruso-turke 1876-1878, gjegjësisht me dëbimin e shqiptarëve nga Toplica e Jabllanica dhe nga visettjera të trevave të banuara me shqiptarë, kryeshefi i repartit operativ pranë komandës qendrore të ushtrisë serbe,  gjenerali Kosta Protiq – shtabi i të cilit ishte në Nish – i mori disa hapa me qëllim të njohjes, gjegjësisht hulumtimit sa më të mirë të trevave, sipas tij të “çliruara” nga Perandoria Osmane. Ndërkohë, ai i caktoi disa personalitete për të hulumtuar gjendjen agrare-juridike, atë monumentale të arkitekturës, shëndetësisë, arsimit dhe çështjeve tjera. Gjenerali Protiq e caktoi edhe Mita Rakiqin të hulumtonte gjendjen e përmendoreve të letërsisë së vjetër serbe dhe për këtë të përpilojë raporte zyrtare. Për këtë detyrë, ai ishte shumë i përshtatshëm.

Dimitrije“Mita” Rakiq jetoi shkurt, por, megjithatë arriti që në disa vazhdime të shkruajë veprën “Putovanje po novoj Srbiji” (Udhëtimi nëpër Serbinë e Re) gjatë viteve 1878-`80.

Në vazhdim po japim vetëm disa pjesë, ku ai përmend shqiptarët si popullatë shumicë, e cila ka populluar viset e Toplicës, Gollakut, Pusta Rekës dhe Jabllanicës.

Për Kurshumlinë, si vendbanim shqiptarësh, ai thotë se ky vend”ka qenë çerdhe shqiptare,  në të cilën ka jetuar dhe sunduar vetë shqiptari i pastër. Këtu kanë jetuar më të tmerrshmit, thënë të drejtën, të pavarurit”,  ka thënë ai.

Pas “humbjes” më saktësisht, pasi Llapi kishte mbetur, në anën tjetër të kufirit,nën Vilajetin e Kosovës,  Rakiq shprehet:

“Kam dhimbje për të, më duket se gjysma e zemrës më është shkulur. Aq shumë e dua dhe e çmoj, sa për të do ta jepja tërë Gollakun dhe tërë Arnautllakun tonë. Më duket se kisha dashurqë mos ta kisha parë kurrë. Sa keq më vjen për Llapin, nuk mundem ta harroj atë dhimbje!”

Rakiq kishte vazhduar rrugën për t`u njoftuar me vendbanimet, sipas tij, të Arnautllakut, duke i përshkruar në detaje:

”Rruga nga Prokupla për Pusta Rekë dhe Leskoc shkon përgjatë lumit të Toplicës, në anën e majtë të tij, përgjatë malit Rastovnik, i cili shtrihet në anën e djathtë”.

Gjatë rrugës, kishte hasur në një shkëmb të quajtur “Shkëmbi i Markut”, për të cilin thotë se “nga secili mora të njëjtën përgjigje”: “Kush e di?”. Gjatë rrugës kishte hasur në fshatin e parë Gajkuq, tashmë i zbrazët, i cili kishte qenë i banuar krejtësisht me shqiptarë. Vllahova,po ashtu i banuar me shqiptarë dhe Reqica, sipas tij, një fshat serb. Në vazhdim të rrugëtimit të tij, ai përmend një çukë ( bregore), e cila quhet  “Çuka e Glatnicës”, për të cilën pak dihet,se e kujt është dhe për  vjetërsinë e saj.  Dihet, sikurse edhe për tërë këtë trevë se është “starovremska”, pra e kohës së vjetër dhe “latinska” çka do të thotë se është e kohës latine. Pasi kalohet, Reçica vjen fshati Zhitogragjë (në hartën e atëhershme Ziloro), për të cilin vendbanim thotë se ka një kishë, pa ndonjë vlerë, shkruan Rakiq. Por, vlen të theksohet se ai për këtë vendbanim dhe për shumë vendbanime tjera nuk tregon se kujt i ka takuar,  serbëve apo shqiptarëve.  Në vazhdim, ai përmend  fshatrat e zbrazëta, të cilat më parë ishin të banuara me shqiptarë, siç ishin: Kutlleshi, Drenovci,Pukovci, Brestovci, Brijani, Stublla, Bellanoci, Kacabashi, Bojniku etjera. Për Zhitnipotokun,Rakiq thotë:

“Ishte pa mëdyshje, fshati më i madh dhe më i bukur shqiptar. Të gjitha shtëpitë ishin të bukura, të gëlqerosura dhe të mbuluara me qeremide- ky është rasti i vetëm në tërë Arnautllakun tonë; tërë fshati është i djegur përveç dy-tri shtëpive”.

Rakiq kishte vështirësi të udhëtonte nëpër këto treva,  sepse ishte për herë të parë në një vend krejt të panjohur për të cilën gjë shkruan:

‘Nuk munda ta vazhdoj rrugën tutje, sepse paraprakisht ishte krejt  pa njerëz  dhe askush nuk di të tregoj rrugën kah duhet shkuar. Posaçërisht, më ka mbetur djegë në zemër që nuk mund ta shoh fshatin Kosmaç. Ai shtrihet në malet e Sokollovicës, i tëri i banuar me shqiptarë, tashmë i zbrazët’.

Rrugëtimi i Rakiqit vazhdoi nëpër  vendbanimet shqiptare,  duke i përshkruar:

“Ditën e nesërme  jam nisur për Petrova Gorë, fshati i parë, Turjani, krejt i zbrazur i cili ishte i banuar  me shqiptarë , sikurse të gjitha vendbanimet e tjera, që nga Bojniku. Nga aty ndodhet Llozana, në të cilin janë tri shtëpi shqiptare,  mandej Orana, në të majtë Bujarova, mandej Ivanja, të gjitha të boshatisura dhe të djegura”.

Gjatë këtij rrugëtimi, Rakiq kishte një përcjellës shqiptar,  siç e quan ai Zenil ( sigurisht se quhej Zenel), për të cilin thotë se ai nuk dinte t`i tregonte për  kishat, të cilat ai më së shumti i hulumtonte. Në Mojkovc kishin gjetur dy shtëpi shqiptare dhe një serbe, shtëpitë tjera ishin të boshatisura dhe në të ishte një dervish i moshës 80 vjeçare, i cili ishte  në gjendje të vështirë shëndetësore. Për çudi djali i tij me nusen e ushqenin dhe  kujdeseshin për të, që për Rakiqin ishte një rast i rrallë. Dervishi edhe në këtë gjendje i shërbente popullit të tij,  për ta shëruar nga sëmundjet e ndryshme. Nga Mojkovci, pak në të djathtë, jo më shumë se një çerek ore  gjendet Obrazhda e boshatisur, si të gjitha fshatrat tjera,  për habi ara të tëra të mbjellura me drithëra.

Edhe për Burincën të njëjtat fjalë: e boshatisur, e djegur, si gjithë fshatrat tjera. Nga ky fshat, shkruan  Rakiq: ” u ngritëm lart në Sh.Petri, morëm një pamje të shkëlqyeshme të sistemeve malore të “Serbisë së Re” (kështu e quan ai Arnautllakun) Kopaonikun, Xhakun,  Hërticën, Mërkonjin, Gollakun, Guribabën, Crnivërh,  Suva Pllaninën.

Nga Sh.Petri, shkruan Rakiq, lëshohemi në fshatin Slushanë, i cili ishte fshat i madh, i bukur, i pasur dhe u takonte shqiptarëve, por tash është i zbrazët dhe i djegur. Fshati ka pasur edhe Xhaminë, në të cilën, gjatë luftës ishte spital, ndërsa në fshat ishte kryeshef sanitar i korit të Timokut.Nga një turk, në fshatin Byqmet kam dëgjuar disa herë të thonë Shlishanë, e jo Slishanë, si thonë serbët.

Në juglindje të Bojnikut,  pas gjysmë ore ecje ka qenë fshati shqiptar i quajtur Mrvesh, nëpër të cilin rrjedh lumi Gjacë.

Për ndarjen e parë administrative, rrethi i Pusta Rekës ka qenë pjesë përbërëse e  rrethit të Leskocit, i cili i ka pasur edhe dy rrethe: Veternicën dhe Vllasinën.

Për Pusta Rekën thot se i ka pasur 112 fshatra, të përfshira në 5 komuna. “Për kuriozitet se janë dy fshatra, për të cilat  pushteti nuk ka informacion se si emërtoheshin. Nuk kam informacion se a janë përfshirë edhe këto dy fshatra në këtë numër. Nuk është për t`u habitur: këto dy fshatra janë fshatra shqiptare, për të cilat serbët kurrë nuk kanë ditur gjë, ndërsa tash nuk ka shqiptarë në këto fshatra   dhe kështu, askush nuk mundta dijë se si janë quajtur këto dy fshatra”, shkruan Rakiq.

Rakiq jep disa të dhëna për Pusta Rekën dhe vë në dyshim dhe shprehë habinë për emrin e këtij vendbanimi; “Sipas regjistrimit gjatë kohës së Komandës së lartë, në Pusta Rekëkanë qenë 1539 shtëpi shqiptarë, 638 serbë  dhe 60 romë, porkur unë kam kaluar nëpër to, kanë ekzistuar vetëm ato serbe dhe rome, pra në Pusta Rekë kanë qenë vetëm 698 shtëpi”. Mandej ; “Nuk di pse kjo trevë quhet Pusta Reka (Lumi i zbrazët) kur nuk ishte i zbrazët, as me bereqet, as me popullsi: në të kundërtën, i banuar në mënyrë tëdendurdhe me drithëra që e bëjnë trevë të e pasur. Por, nëse më parë  nga padrejtësia është quajtur ashtu, tash edhe për nga drejtësia, edhe për nga vërtetësia  Pusta Reka, ashtu e zbrazët, sado që duhet shumë vjet derisa të mos mbetet e zbrazët dhe të popullohet;mund të mendohet që edhe Gollaku i tërë të popullohet.

Në vazhdim Rakiq jep detale për objektet e banimit: “Në Toplicë, Llap dhe Pusta Rekë shtëpitë janë të ndërtuara me çatmë,në Gollak me dërrasa, ndërsa ato  të serbëve janë kasolla të mbuluara me kashtë. Shqiptari është korpulent, i fortë dhe i racës së bukur. Ai është edhe më i pastër, po ashtu sikurse  gruajadhe fëmijët e tij.Gjithherë, rrobat i ka të pastërta dhe peshqirin e pastër rreth kokës’.

Rakiq, pa i kursyer serbet dhe pa ngurim, përshkruan karakterin e shqiptarëve: “Ai (shqiptari) është mikpritës: në rrugë nëpër këto treva, vetëm shtëpitë e shqiptarëve i hapnin dyert për mua dhe më ofronin bukë, djathë dhe cicvara (ushqim i përgatitur me qumësht, djathë dhe miell), me atë që kishin. Në të kundërtën, në Prekopelicë (fshat i madh serb në Pusta Rekë), ku kisha rënë për tokë nga uria dhe lodhja, nuk kam mundur as në shtëpinë e kryeplakut, madje me pagesë, e lëre më pa pagesë, të marrë  një copë bukë dhe djathë. Kjomë ka ndodhur edhe  në Bojnik”.

Më tej, autori bënë krahasimin në mes shqiptarëve dhe serbëve për nga pamja; ”Por, arsyeja  pse shqiptari është pa asnjë mëdyshje më shtatlartë,  jo vetëm nga serbët  në Serbinë e re (Arnautllak), por edhe nga ne, në Serbinë e vjetër, ështëpërshkak se ai kurrë nuk ka pi verë e as raki. Të rrallë janë ata, të cilët ngrehin ndonjë kafe. Ndërsa, besën e shqiptarit as që  duhet përmendur”.

Duke folur për traditat, Rakiq ka shtuar:

“Është me rëndësi se shqiptarët janë të vetmit që kanë traditën e së kaluarës së këtyre vendeve, për kishat dhe muret e vjetra. Ata i dijnë të gjitha rrugët, të gjitha kodrat  e malet afër tyre, madje edhe ato që cilat janë edhe larg vendbanimeve të tyre. Serbët dinë vetëm për  trevën e afërt të tyre, shpesh nuk dijnë gjë as për rrethinën e tyre. Hanxhiu në Podujevë jeton njëzet vjet në Llap, nuk din si quhet asnjë majë malore, të cilat i shikon për çdo ditë rreth e përqark Llapit. Me shkuarjen e shqiptarëve nga këto treva,  ne jemi privuar  nga njohuritë  aq të çmueshme për këto vende”.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Histori- Arnautllëku, i Dimitrije Rakiqit, Ismet Azizi

NCAFP, Konferencë kundër ekstremizmit të dhunshëm në Siri e Irak

October 6, 2016 by dgreca

 

1-robert-ford

Ambasador Robert Ford,Senior Fellow, Instituti Jackson për Çështje Globale,  Universitetin Yale,Senior Fellow , Middle East Institute, Ish-ambasadori i SH.B.A. ne Siri dhe Algjeri dhe zëvendës ambassador në Irak.

1-rozmaria

2-sahatcija

1-agimi-laura

2-agimi-dhe-laura-me-gote

1-salle-konference* Komiteti Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane, Konferencë kundër ekstremizmit të dhunshëm në Siri e Irak./

*Në takimin e Komiteti Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane,që diskutoi për ekstremizmin në Siri dhe Irak, morën pjesë Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, ambasadorja Teuta Sahatcija dhe Konsulli Ylber Kryeziu./

* Në këtë takim ishte I pranishëm edhe zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj me zonjën Laura (Z. Rexhaj është anëtar në këtë komitet që nga viti 2004)./

Nën drejtimin e Kryetares Rosemary DiCarlo, ish Shefja e Misionit Amerikan në Kombet e Bashkuara, me 5 tetor 2016, Komiteti Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane  organizoi një Konferencë për të debatuar rreth ekstremizmit të dhunshëm në Siri dhe Irak.

Të pranishmit e pritën me duartrokitje ardhjen e Ambasadorit Robert S. Ford dhe personalitetet e tjere.

Kryetarja e Komitetit Kombëtar Rosemary DiCarlo, hapi konferencën me temë: “Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm në Siri dhe Irak”.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, ambasadorja Teuta Sahatcija dhe Konsulli Ylber Kryeziu.

Në konference ishte i pranishëm edhe zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj me zonjën Laura (Z. Rexhaj është anëtar në këtë komitet që nga viti 2004).

Konferenca u moderua nga James Bays, Editor Diplomatik, Al Jazeera. Referoi Ambasador Robert Ford, Senior Fellow, Instituti Jackson për Çështje Globale,  Universitetin Yale, Senior Fellow , Middle East Institute, Ish-ambasadori i SH.B.A. ne Siri dhe Algjeri dhe zëvendës ambassador në Irak.Ne Konference u diskutua rreth konfrontimit te ekstremizmit të dhunshëm në Siri dhe Irak. Një nga sfidat më të dukshme të cilat

Filed Under: Politike Tagged With: agim Rexhaj, ambasador Ford, DiKarlo, Konference kudner ekstremizmit

De Biassi:Beteja vazhdon

October 6, 2016 by Administrator

…Ne anet tona ne Itali thuhet qe te vdekurit numerohen ne fund te betejes”, shprehet pas ndeshjes Giani De Biazi./

Nga Albano Kolonjari ”

“Eshte  nje kenaqesi e vecante pasi jo shpesh here na qellon te jemi ne krye. Kalendari na ka fovarizuar kete. Jam i lumur per djemte kuqezinj. Por mos harrojme qe beteja vazhdon. Ne anet tona ne Itali thuhet qe te vdekurit numerohen ne fund te betejes”, shprehet pas ndeshjes Giani De Biazi. Shqiperia fitoi ndeshjen e dyte duke qene perkohesisht ne krye te grupit me 6 pike. Tekniku Giani De Biazi kerkon te mbaje futbolliste me “kembe ne toke”. Beteja fillon te djelen ne ndeshjen kunder Spanjes. Sipas teknikut De Biazi kalendari na ka favorizuar ne kete fillim eleminatoresh.

Formacionet zyrtare

Lihtenshtejn: Jehle, Kofman, Gopel, Oehri, Burgmajer, Vajzer, Polverino (Reshtajner 46′), Salanoviç (Kuhne 73′), Hazler, Gubzer (Frik 60′), Byçel
Trajner: Rene Pauritsh

Shqipëri (4-4-1-1): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji; Roshi, Kukeli (Basha 44′), Abrashi (Lila 46′), Llullaku (Cikalleshi 69′); Hyka; Balaj
Trajner: Xhani De Biazi

Gjyqtar: Tamas Bonjar (Hungari)

KV: Bugmajer 81′, Oehri 84′, Frik 88′ / Hyka 80

Kemi pare nje skuader me sulmuese ne keto dy ndeshje?

Ne eleminatoret e Kampionatit Europian kemi luajtur ndryshe. Ndersa ne keto dy ndeshje te eleminatoreve te Kampionatit Boteror kemi tentuar qe lojen ta bejme ne duke patur ne fushe nje skuader me sulmuese . Ishte nje ndeshje e veshtire. Ishte nje ndeshje qe duhet ta fitonim ne cdo menyre.  Luajtem me nje skeme ndryshe . Kemi luajtur me shume lojtare me tipare sulmuese. Por kur luan me lojtare te tille nuk duhet menduar qe do te  shenosh me shume. Persa i  perket lojes, ne castet benim levizjet e duhara dhe ne kohen e duhur ishim te rrezikshem. Ndoshta gabuam ne pasin e fundit/ por deri aty shkonim shume mire,  dhe ne moment qe luanim jashte asaj qe kishim pergatitur ndeshjen hasnim me veshtiresi.

A dhane lojtaret 100% te mundesive te tyre?

Jam i kenaqur nga ato qe dhane lojtaret ne fushe. Ne koferencen per shtyp para ndeshjes thashe se  do te isha i kenaqur edhe me 1-0. Kjo eshte nje skuader qe fitoren mund ta gjesh me veshtiresi. Kete ata e treguan edhe ne ndeshjen me Spanjen e cila e ashtu sic ne e mbylli pjesen e pare 1-0. Ne pjesen e dyte patem kater raste per gol.  Por ishte merite e portierit te tyre qe ne nuk shenuam me shume. Me vjen keq qe Cikalleshi nuk shenoi sepse kjo do ta ndihmonte psikolligjisht.

A jeni dakord me mendimin se mesfusha shfaqi probleme duke mos patur lojtaret e duhur..

Nuk isha i  shume kenaqur me mesfushen ne pjesen e pare.  Nuk arritem te vertikalizonim  topat nga krahet .  Ne pjesen e dyte me Bashen dhe Lilen luajtem me mire.  Duke marre lojen nga krahet dhe duke qene me solide ne loje. Mos aktivizimi i Kaces apo lojtareve te tjere ka te beje me ndeshjen e se dieles (me Spanjen) dhe asaj qe ne si staf lexojme ne fushen e lojes.

Lluaku?

Llulaku beri nje loje te mire pasi nuk eshte e lehte qe te luash ne nje ekip pa patur njohje me shoket e skuadres pasi rikthehej  pas nje kohe shume te gjate.  Me vjen keq qe nuk shenoi me rastin qe ju paraqit ne pjesen e pare.

Jemi ne vend te pare . Kemi lene poshte Italine?

Eshte  nje kenaqesi e vecante pasi jo shpesh here na qellon te jemi ne krye. Kalendari na ka fovarizuar kete. Jam i lumur per djemte kuqezinj. Por mos harrojme qe beteja vazhdon. Ne anet tona ne Itali thuhet qe te vdekurit numerohen ne fund te betejes.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Interviste me De Biasin

BASHKIMI EUROPIAN TE NDALOJE ME LIGJ EKSPORTIMIN E MBETJEVE

October 6, 2016 by dgreca

Nga Thanas L. GJIKA/
 Ligji për importimin e mbetjeve në Shqipëri, ka ngjallur një diskutim të zjarrtë. Unë mendoj që shoqëria civile dhe gjithë partitë e forcat opozitare të Shqipërisë të kërkojë në mitingje, fjalime dhe shkrime jo vetëm që të ndalohet importimi i mbetjeve në Shqipëri, por të kërkohet që parlamenti i Bashkimi Europian të hartojë e të votojë një ligj, sipas të cilit të mos lejohet eksportimi i mbetjeve dhe plehra në vende të tjera. Sejcili vend të riciklojë mbetjet dhe plehrat e veta.
    E them këtë, së pari sepse, në rast se riciklimi i mbetjeve është vetëm fitimprurës atëhere përse vendet e Bashkimit Europian nuk i riciklojnë në vendet e tyre, por duan t’i eksportojnë në vende më pak të zhvilluara?
     Së dyti, pushtetarët shqiptarë si gjatë diktaturës komuniste edhe mbas saj, nuk shquhen për guxim e mendim qytetar. Ata janë nënshtruar gjithnjë ndaj vendimit të të parit të partisë së tyre. Kjo psikologji ka bërë që në Shqipëri të lulëzojë frika dhe korrupsioni. Kështu që një bakshish i majmë i dhënë prej pronarëve të kompanive europiane për pushtetarët kryesorë shqiptarë do të sjellë në Shqipëri krahas mbetjeve të vlefshme edhe mbetje vdekjeprurëse. Dhe kur vdekshmëria në Shqipërinë e sotme qenka 171 banorë në 1000 banorë, kuptohet se sa shume do të rritet kjo vdekshmëri pas importimit të mbetjeve nga Europa.  

Filed Under: Komente Tagged With: Bashkimi Europian, eksportimi i mbetjeve, Thanas L Gjika

Kosova, humbje e thellë ndaj Kroacisë, 0:6

October 6, 2016 by dgreca

 

1-kosove-kroaciKosova ka pësuar një humbje të thellë nga Kroacisë me rezultat 0:6.  Tre jolat janë shënuar që në pjesën e parë nga Mandzukic dhe tre të tjerët në pjesën e dytë.

Për gjatë gjithë minutave, Kosova dukej e pafuqishme në përballjen ndaj skuadrës kundërshtare.

Ndeshjen e parë si mikpritëse, Kosova e luan në Shkodër dhe ëndërroi një fitore ndaj Kroacisë.  Në përballjen e parë Kosova barazoi me Finlandën dhe shpresoi se do të merrte një rezultat pozitiv edhe ndaj Kroacisë.

Edhe në minutat e para të pjesës së dytë, Kosova nuk ka mundur që të shkurtojë rezultatin ndaj kundërshtares së saj.

Filed Under: Sport Tagged With: 6 me 0, humbje e thelle, Kosovë-Kroaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT