• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Serbia ka stëzmadhuar numrin e të zhvendosurve

October 5, 2016 by dgreca

Stërmadhim i numrit të të zhvendosurve:Per Vuçiq, janë rreth 204 mijë…/

*UNHCR llogaritë se ka rreth 107 mijë veta të zhvendosur që ende kërkojnë zgjidhje. Rreth 88 mijë janë në Serbi, mbi 1 mijë e 400 në Mal të Zi dhe rreth 617 persona në Maqedoni”, ka thënë Rao.

Nga Bekim Bislimi/*

Strategjia për kthimin e personave të zhvendosur gjatë dhe pas luftës në Kosovë, strategji kjo e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim e Qeverisë së Kosovës, e paraparë për periudhën katërvjeçare , 2014 deri 2018, po zbatohet në bazë të mundësive, por po ballafaqohet me mjaft pengesa, vlerësojnë zyrtarët e kësaj ministrie, të cilën e udhëheq ministri Dalibor Jevtiq.

Urosh Staletoviq, zëdhënës i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se pronat e uzurpuara janë pengesë e theksuar për zbatimin e procesit të kthimit të serbëve të zhvendosur gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Sipas tij, deri më tash janë kthyer vetëm 10 për qind e personave të zhvendosur, apo rreth 20 mijë persona të tillë. Por, sipas tij, kjo ministri planifikon që në tre vitet e ardhshme t’i kthejë në Kosovë të gjithë personat e zhvendosur, të cilët do ta shprehin dëshirën për tu kthyer.

“Ministria për Komunitete dhe Kthim i posedon të dhënat për numrin e personave të zhvendosur, të dhëna të cilat janë marrë nga UNHCR (Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë), si organizatë me të cilën bashkëpunon ngushtë. Ai numër, sipas të dhënave jozyrtare të UNHCR-së, është më shumë se 200 mijë të zhvendosur, në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni”, ka thënë Staletoviq.

Ai ka shtuar se në kuadër të nismës rajonale, Ministria për Komunitete dhe Kthim është duke punuar për kthimin e këtyre personave ose për integrimin e tyre në mjediset ku ata kanë vendosur të mbesin.

Shifrat të cilat i jep Ministria për Kthim dhe Komunitete lidhur me numrin e personave të zhvendosur, gjithmonë duke u thirrur në të dhëna të UNHCR-së, korrespondojnë me shifra të cilat i pretendojnë edhe autoritetet e Serbisë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në paraqitjen e tij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar rikthimin e personave të zhvendosur gjatë luftës, duke theksuar që janë rreth 204 mijë persona të zhvendosur nëpër Serbi.

Por, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shefi i misionit të UNHCR-it në Kosovë, Narasimha Rao, ka folur për të dhëna krejtësisht tjera.

“Për momentin, UNHCR llogaritë se ka rreth 107 mijë veta të zhvendosur që ende kërkojnë zgjidhje. Rreth 88 mijë janë në Serbi, mbi 1 mijë e 400 në Mal të Zi dhe rreth 617 persona në Maqedoni”, ka thënë Rao.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, thotë për Radion Evropa e Lirë se numrat për të zhvendosurit nga Kosova, të cilat po i ofrojnë autoritetet e Serbisë, janë të stërmadhuar. Ky stërmadhim, sipas tij, nuk është rezultat i mosdijes së autoriteteve të Serbisë për numrin e të zhvendosurve, por është tendencë.

“Pse Qeveria e Serbisë i stërmadhon këta numra, është për të krijuar një bazë tjetër, mbi të cilën do ta ngritë arsyetimin për ta akuzuar Qeverinë e Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare se nuk po bën mjaftueshëm për këtë proces. Ndërkohë që faktet flasin për të kundërtën.”

“Ekzistojnë komuna ku ndërtohen shtëpi për këta të kthyer dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ne si Qeveri konsiderojmë se ky kthim duhet të bëhet me ndihmën dhe bashkëpunimin konstruktiv të institucioneve të Kosovës. Kthimet e ndryshme në mosbashkëpunim me institucionet e Kosovës, janë drejtpërsëdrejti në dëm të komunitetit serb”, thotë Abdullahu.

Ai ka shtuar se një nga rastet e një kthimi të tillë të serbëve të zhvendosur, po tentohet të bëhet pa bashkëpunim me institucionet e Kosovës, në veri të Mitrovicës, në të ashtuquajturën “Lugina e diellit”, ku po ndërtohen objekte banimi të financuara nga Qeveria e Serbisë , pa lejen e institucioneve të Kosovës.

Numrin e personave të zhvendosur nga Kosova e sheh të stërmadhuar nga ana e autoriteteve të Serbisë, por edhe nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, edhe Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Përvojat që ka ky këshill nga vizitat që u ka bërë të zhvendosurve në Serbi tregojnë për shifra krejtësisht më të vogla.

Sipas tij, pavarësisht nismave dhe ofertave që të zhvendosurit të kthehen në Kosovë, shumica e tyre nuk kanë pranuar ta bëjnë këtë, duke kushtëzuar me kërkesa politike, se një gjë të tillë do ta bëjnë kur në Kosovë të kthehet policia dhe administrata serbe.

Shumica e tyre, sipas zoti Shala, janë integruar në hapësirat ku janë zhvendosur, por megjithatë, një numër i vogël i tyre jetojnë në kushte shumë të rënda.

“Këto janë lojëra politike dhe në këtë kontekst më së shumti pësojnë, pikërisht, një numër, ta them simbolik, i atyre serbëve që duan të kthehen, por nuk mund të kthehen. Duhet ta kemi parasysh që gjatë vizitave që ne kemi bërë në Serbi, atje, pjesa dërmuese e këtyre serbëve të zhvendosur nga Kosova jeton në kushte të mjerueshme. Jetojnë me asistencë sociale, marrin ndihma nga Kryqi i Kuq. Nuk janë ata që jetojnë mirë. Ata kanë qenë në një ‘sandviç’, midis kërkesave politike të çështjeve të kundërta, dhe ata janë edhe viktima reale të këtij problemi”, thotë Shala.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Abdullahu ka thënë se Qeveria konsideron se të gjithë të zhvendosurit meritojnë të kthehen në shtëpitë e tyre, me përjashtim të personave që janë të përfshirë në krimet që janë bërë ndaj popullatës civile në Kosovë. *(REL)

Filed Under: Analiza Tagged With: i numrit te zhvendosurve, Sterzmadhimi

Tre fituesit e Çmimit Nobel për Kimi

October 5, 2016 by dgreca

Tre shkencëtarë e kanë fituar çmimin Nobel për kimi për vitin 2016, për “disenjimin dhe sintezat e makinave molekulare”.Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave sot ka shpallur se fitues janë shkencëtarët: Jean-Pierre Sauvage nga Franca, J. Fraser Stoddart nga Britania dhe Bernar Feringa, nga Holanda, të cilët “i kanë minimizuar makinat dhe e kanë bartur kiminë në një dimension të ri”.

Këta laureatë, me seli në Francë, Shtetet e Bashkuara dhe Holandë, kanë zhvilluar molekula me lëvizje të kontrolluara, që mund të kryejnë ndonjë detyrë nëse u jepet energji, ka thënë akademia suedeze.

Po ashtu, theksohet se makinat molekulare “me gjasë të mëdhe, do të mund të përdoren në zhvillimin e gjërave, siç janë materialet e reja, senzorët dhe sistemet për depozitim të energjisë”.

Vlera e çmimit Nobel është 930 mijë dollarë amerikanë. Këto çmime për arritjet në shkencë, literaturë dhe paqe, së pari janë dhënë në vitin 1901, në harmoni me dëshirën e industrialistit suedez, Alfred Nobel.

Filed Under: Komente Tagged With: Nobel për Kimi, Tre fituesit e Çmimit

SHBA, përballen kandidatët për nënpresident

October 5, 2016 by dgreca

 – Sipas CNN  përballaj e dy kandidatëve për zv/president përfundoi me fitoren e republikanit Mike Pence me rezultatin 48 me 42/


Dy kandidatët për zëvendës President u përballën mbrëmë në debatin e vetëm me tyre, shpesh duke ndërprerë njëri-tjetrin dhe duke argumentuar qëndrimet mbi emigracionin, ekonominë dhe sigurinë e vendit.Ata shprehën mendime mjaft të ndryshme rreth pothuajse të gjitha çështjeve me rëndësi për vendin.Kaine, senator i shtetit Virxhinia, dhe Pence, guvernator i shtetit të Indianës, u përpoqën të mbrojnë kandidatët përkatës për president, Hillary Clinton dhe Donald Trump, shpesh duke u përplasur ashpër në çështje të ndryshme.Zoti Kaine kërkoi që kandidati republikan Trump të publikojë taksat, që shumë demokratë besojnë se do të tregojnë se ai ka paguar pak, ose aspak tatime federale mbi të ardhurat për vite me rradhë. Zoti Pence e mbrojti miliarderin Trump si një biznesmen të zgjuar që ka krijuar mijëra vende pune.

Kandidati për nën-president, Senatori Tim Kaine gjatë debatit

Kandidati për nën-president, Senatori Tim Kaine gjatë debatit

Kandidatët ndërpresin njëri-tjetrin

Gazetarja e televizionit CBS News, Elaine Quijano, e cila moderoi debatin në Universitetin Longwood në Farmville të Virginias, i qortoi disa herë kandidatët për ndërprerjet që u bënin njëri-tjetrit. Ndërprerjet ishin të tilla që publiku shpesh nuk arrinte të dëgjonte se çfarë thoshin.

Zoti Kaine tha se shkurtimet e taksave të propozuara nga zoti Trump do të favorizonin amerikanët e pasur dhe do ta kthenin ekonominë amerikane në recesion. Zoti Pence e kundërshtoi, duke ngritur akuzën se planet ekonomike të zonjës Clinton do të sillnin edhe më shumë dëm, duke rritur ndjeshëm taksat dhe duke hequr kufizimet në shpenzimet e qeverisë. Kandidatët e ndërprenë njëri-tjetrin edhe gjatë një segmenti kur u pyetën për krimin kibernetik, në të cilin Pence ngriti çështjen e përdorimit të një serveri privat emaili nga zonja Clinton kur ishte sekretare shteti.

Në lidhje me Sirinë, kandidati Pence tha se një udhëheqje e fortë amerikane do të parandalonte ngjarje të tilla si lufta civile në Siri. Ai bëri thirrje gjithashtu për sulme ushtarake në Siri, nëse Rusia nuk tërhiqet.

Gjatë një segmenti, në të cilin zoti Kaine kritikoi kandidatin Trump për fyerje kundër grave, pakicave dhe të tjerëve, zoti Pence u përgjigj duke thënë se zonja Clinton ka fyer më shumë amerikanë kur e cilësoi një pjesë të mbështetësve të zotit Trump si një “shportë qaramanësh”.

Në pjesën më të madhe të kohës, kandidatët dilnin shpesh nga tema për të kritikuar kandidatët presidencialë të palës rivale.

Guvernatori i Indianës Mike Pence i përgjigjet Senatorit Tim Kaine

Guvernatori i Indianës Mike Pence i përgjigjet Senatorit Tim Kaine

Kandidatët reklamojnë përvojat

Gjatë debatit, secili kandidat për nënpresident foli mbi përvojën e tij. I pyetur se përse do të ishte në gjendje të merrte drejtimin e vendit nëse e kërkonte nevoja, zoti Kaine përshkroi përvojën e tij politike në të gjitha nivelet e qeverisjes – si një këshilltar qyteti, si kryetar bashkie, si zëvendës guvernator dhe si senator.

Ai vlerësoi kandidaten Clinton, duke thënë se ajo ka një pasion për t’u shërbyer të tjerëve, ndërsa zoti Trump shikon në radhë të parë interesat e veta.

Nga ana e tij, zoti Pence tha se edhe ai ka patur një përvojë politike të dobishme në jetë, duke u ngritur nga një bir i një qyteti të vogël të Indianës, e deri te përfaqësimi i këtij shteti në Kongres dhe fitorja në zgjedhje si guvernator.

Ai mori në mbrojtje zotin Trump duke akuzuar rivalët Clinton dhe Kaine se bëjnë një fushatë që bazohet në fyerje.

Përtej çështjeve për të cilat diskutuan kandidatët, rëndësia e vërtetë e këtij debati qëndron tek ndryshimi që mund të sjellë ai në tërheqjen e mbështetjes së votuesve të pavendosur.

Në vitin 2008, përballja mes kandidatëve për nënpresident Joe Biden dhe Sarah Palin tërhoqi audiencën më të madhe ndonjëherë në debate të tilla, 70 milionë shikues.

Debati i dytë Clinton-Trump është planifikuar për të dielën në Seint Luis të shtetit Mizuri.(VOA)

Filed Under: Politike Tagged With: Debati i zvpresidenteve, Tim Kaine dhe Mike Pence

AMBASADORI MUÇAJ NË UNIVERSITETIN SHTETËROR TË ARIZONËS

October 5, 2016 by dgreca

1-ambasadori

Nga Hajro Hajra/Arizona/

2-ambasadori

Organizuar nga Shkolla e Letërsive dhe e Gjuhëve Ndërkombëtare e Universitetit Shtetëror të Arizonës, më 4 tetor 2016 u mbajt një takim me zotin Genci Muçaj, ish-ambasador rezident i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë dhe ish-ambasador jorezident në Azerbeixhan, në Gjeorgji, në Iran, në Pakistan e në Kirghizstan, aktualisht drejtor i Marrëdhënieve Dypalëshe e Shumëpalëshe në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë.

Temat e ligjëratës që ambasadori Muçaj mbajti para profesorëve, studentëve e ish-studentëve shqiptarë e amerikanë të Universitetit Shtetëror të Arizonës si dhe disa qytetarëve shqiptarë e amerikanë ishin: konfliktet aktuale në Lindjen e Mesme, Turqia dhe Irani si fuqi rajonale dhe roli i tyre në Siri e në Irak, përvoja e ambasadorit gjatë shërbimit diplomatik në Turqi dhe terrorizmi si çështje globale.

Si gjatë ligjëratës, po ashtu edhe gjatë bashkëbisedimit në formë pyetjesh e përgjigjesh me të pranishmit në njërën nga sallat e universitetit, ambasadori Muçaj zgjoi kureshtjen e auditorit me njohuritë e thella që kishte për çëshjet për të cilat u fol aty.

Të pranishëm në këtë ligjëratë ishin edhe ambasadori i nderit Theodore Rooswelt Britton Jr., i cili në vitin 2006 ka qenë konsull i përgjithshëm nderi i SHBA-ve në Shqipëri, zonja Kathleen Evans-Romaine, drejtoreshë e Institutit të Gjuhëve të Rrezikuara në The Melikian Center të Universitetit Shtetëror të Arizonës, ndihmësdrejtori i Qendrës Melikian, zoti David Brokaw e të tjerë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: ambasadori, Genci Mucaj, Universiteti Arizona

BURSA AMERIKANE PER GJIMNAZISTET SHQIPTARE

October 5, 2016 by dgreca

Programi i bursave në SHBA për gjimnazistët shqiptarë, ja datat e konkurimit/

1-yes

Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study (YES) Program, është një program pa pagesë që siguron bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme nga vendet YES për të kaluar deri në një vit akademik (2017-2018) në Shtetet e Bashkuara, duke jetuar me familje amerikane dhe duke ndjekur një shkollë të mesme amerikane. Fokusi i programit është zhvillimi i komunikimit ndërmjet qytetarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve partnere, me qëllim ngritjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Nxënësit jetojnë në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, sigurojnë aftësi drejtimi dhe ndihmojnë në edukimin e amerikanëve mbi vendin dhe kulturën e tyre.
Ky program mbështetet financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Faza e parë e konkurimit:                  

Qyteti: Tiranë
Data: 15 tetor 2016
Ora: 8:30 to 11:00
Adresa: Universiteti “Marin Barleti”, Rr. “Sami Frashëri”,
nr. 41 (pranë kompleksit të pishinave)

Qyteti: Fier
Data: 14 tetor 2016
Ora: 8:30 to 11:00
Adresa: Shkolla e mesme “Flatrat e Dijes”
Lagjja 1 Maj

Të gjithë nxënësit duhet të regjistrohen personalisht ditën e testimit; Testi i parë do të bëhet në të njëjtën ditë dhe orë që do të përcaktohet në momentin e regjistrimit. Për të gjithë ata që kualifikohen, testi i dytë do të bëhet të nesërmen. Një listë me pjesëmarrësit e raundit të dytë do të bëhet publike në mbrëmjen e ditës së parë të testimit.

Nëse dëshëroni të regjistroheni paraprakisht për testimin, na dërgoni një email në adresën :

tirana@americancouncilssee.org

 

Aplikanti duhet të plotësojë këto kushte:
– Datëlindja nga 1 janar 2000 – 15 korrik 2002
– Nxënës në shkollë të mesme, klasa 10 ose klasa 11
– Nxënës me rezultate të mira
-Të kenë nota të mira
– Njohuri të mira të gjuhës angleze
– Të jetë shtetas shqiptarë
-Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të lindur nga 15 shkurt 1998-15 korrik 2001
Dokumentet që duhet të paraqiten:

Aplikanti duhet të paraqesë:
– Fotografi të kohëve të fundit 3 x 4 cm;
– Pasaportë, Certifikatë lindjeje; ose kartë identiteti
– një stilolaps

Për informacione më të hollësishme kontaktoni:
American Councils for International Education
Rruga “Ibrahim Rugova”, Sky Toëer, 11-3, Tiranë
tirana@americancouncilssee.org
www.ac-see.org

Top of Form

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: për gjimnazistët, Programi i bursave në SHBA, shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT