• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

MIMOZA

January 31, 2017 by dgreca

Nga Pierre-Pandeli Simsia/Mimoza! Me këtë emër kaq të bukur më kanë quajtur mua që edhe pse origjinën e kam të largët, nga Australia, jam përhapur të jetoj edhe në vendin e bukur me emrin po aq të bukur, SHQIPËRI.
1 Mimoza
Çuditërisht, Nëna Natyrë më ka krijuar me flokë të verdhë prandaj edhe më quajnë edhe lule artë, për të lulëzuar në muajt e parë të çdo viti, në stinën e acartë të dimrit dhe në pragpranvere.
Zakonisht, në stinën e ftohtë të dimrit, ndodh që, papritur moti ndryshon për pak ditë, ditët ndjehen më të ngrohta se ditët e tjera dhe, kur rrezet e diellit dimëror përkëdhelin flokët e mi të artë, unë, atëhere e përkëdhelur filloj të shpërthej me lulëzimin tim duke u dhënë njerëzve gëzim, kënaqësi, si lajmëtare e ardhjes së pranverës.
Edhe kur flokët e dëborës bien lehtë lehtë mbi trupin tim, bardhësia e saj ngjan si një vello nusërie mbi flokët e mi të verdhë.
Sheshet, rrugët, bulevardet e qyteteve të ndryshme ku më kanë vendosur për të jetuar, zbukurohen nga ngjyra ime e artë; aroma ime e këndshme përhapet gjithandej duke hyrë thellë mushkërive të njerëzve.
Njerëzit! Ah, sa shumë njerëz kam parë! 
I dua njerëzit, sepse edhe ata më duan mua.
Sa shumë njerëz të gëzuar vijnë drejt meje; më shikojnë me kërshëri dhe kënaqësi; atë kënaqësi që edhe unë ua shikoj në fytyrat e tyre të qeshura plot dritë. 
Më përkëdhelin degët, flokët e mi të verdhë, afrohen pranë meje duke nuhatur aromën e këndshme të luleve të mija dhe sikur duan të më thonë diçka. Ndërsa unë, i vështroj, i vështroj…
E ndjej veten të jem pema më me fat që mbledh rreth vetës, shikoj njerëz të moshave të ndryshme.
Eh, sa shumë njerëz shoh, në çdo orë, ditën edhe natën, mëngjeseve edhe mbrëmjeve!
Ndjehem e lumtur kur shoh dy të rinj të dashuruar, të përqafuar të vijnë drejt meje, të qendrojnë nën degët e mija dhe ja, po u dhurojnë njëri tjetrës plot afsh dhe ndjenjë puthjen e parë. Pastaj puthjen e dytë, puthjet e panumërta, përkëdheljet, ledhatimet…
Si një simfoni muzike, bashkë me fëshfëritjen e degëve dhe gjetheve të trupit tim, dëgjoj edhe pëshpëritjet e tyre, fjalët më të zjarrta: “Të dua! Të dua shumë!
Dëgjoj pëshpëritjet e të dashuruarve të ndryshëm që jo pak herë shijojnë kënaqësinë nën strehën e trupit tim.
E si të mos ndjehem e lumtur unë, Mimoza luleartë, kur emrin tim e gëzojnë shumë vajza dhe gra të bukura e fisnike, intelektuale dhe shtëpiake shembullore…
Dhe, në mes gëzimit dhe kënaqësisë që ndjej, më breh shpesh mendimi, së shpejti njerëz të moshave të ndryshme do vijnë drejt meje, ashtu siç vijnë përherë të qeshur e të gëzuar, me buzëqeshjen që u shkëlqen fytyrat. 
Por, pa mëshirë, do më sakatojnë duke më shqyer krahët e mi të brishtë të mbushura plot me lule, do më përkulin degët, do më këpusin, do më thyejnë pjesë të ndryshme të trupit.
Dhe unë, si një vajzë e bukur, e pafajshme, nuk kam forcë ta ndal atë masakër njerëzore që po i bëhet padrejtësisht trupit tim.
Krejt papritur, bukuria ime shndërohet. Trupi im i ngjan një kufome të masakruar.
Largohen pastaj njerëzit të gëzuar, ndërsa unë, me dhimbje i vështroj degët e bukura të lulëzuara të shkëputura masakrisht të trupit tim të qendrojnë në trupa të huaj, të përqafuara në qindra krahë njerëzish të panjohur.
E di, ato pjesë, degët e lulëzuara të trupit tim, do zbukurojnë dhoma të ndryshme shtëpijash, do jenë të vendosura në vazo të mëdhaja me ujë si ushqimi i tyre i përkohshëm, do t’i çojnë edhe në pikat e shitjes së luleve për qellime fitimi.
Ato pjesë të trupit tim, do gëzojnë shumë zemra të dashuruarish edhe në ditën e tyre të shenjtë të 14 Shkurtit.
Por, ah! Sa shumë e dëshiroj, që, për të gëzuar zemra të dashuruarish, zemrat e njerëzve të ndryshëm që më vendosin në vazot me ujë në shtëpijat e tyre, të mos vijnë njerëzit e ndryshëm e të më sakatojnë.
Dëshiroj shumë të vijë lulishtari i kujdesur, të më presë me kujdes degët e lulëzuara, ashtu siç pret floktorja duarartë flokët e tepërt të një vajze të bukur, veçanërisht, vajzës bjonde ashtu siç jam edhe unë.
Kam hyrë në muajt e mi të artë të lulëzimit dhe do e dëshiroja shumë të mos ndodhë ajo çfarë ndodh me mua në vitet e shkuara.

Filed Under: ESSE Tagged With: Mimoza, Pierre-Pandeli Simsia

Përurohet në Tetovë Agora PanAlbanica

January 31, 2017 by dgreca

1 PanalbanikaAnëtarët e rrjetit PanAlbanica, studentë, personalitete të njohura e mysafirë të tjerë u tubuan të dielën (29 janar), në Tetovë, për të shënuar përvjetorin e parë të themelimit të këtij rrjeti dhe për të përuruar botimin e numrit të parë të përmbledhjes “Agora PanAlbanica”. “PanAlbanica është një rrjet njerëzish me botëkuptime që nuk ravijëzohen nga kufijtë, çfarëdo qofshin ata. Thelbi i këtij rrjeti është të menduarit jashtë mureve të vendosura artificialisht në hapësirë, që kanë bërë që ata të vendosen pavetëdijshëm edhe në kokat tona. Qëllimi i rrjetit PanAlbanica është që të jetë një agorë përsiatjesh e debatesh, që do të përpiqet të japë një dorë në shembjen e këtyre mureve në botën e rrjetëzuar e tejet të ndërvarur në të cilën jetojmë sot. “, tha Albulena Halili,  njëra nga bashkëthemelueset e këtij rrjeti.

Agora PanAlbanica është botim i rrjetit PanAlbanica dhe është pagëzuar sipas rubrikës së këtij rrjeti me po të njëjtin emër. Në këtë përmbledhje të parë janë përfshirë shkrime të botuara në rrjetin elektronik panalbanica.net, gjatë vitit të parë të jetëgjatësisë së tij.

“Shumica e zjarreve bubulakë fillojnë – nga një shkëndijë e vetme. Ta ndihmojmë të gjithë bashkë këtë shkëndijë të bëhet zjarr dhe të përpiqemi ta mbajmë gjallë flakën e tij.”, përfundoi fjalën e saj të rastit Albulena Halili, duke i ftuar të gjithë ata që mendojnë njëlloj e që besojnë në këtë vizion, që të bëhen vegëz e këtij rrjeti.

Rrjeti PanAlbanica është themeluar më 17 janar 2016, prej kur edhe ka filluar me botimin e shkrimeve nëpër rubrikat me emërtime tejet unike si: Përtejkumte, Përsiatje e Përsiatje studentore, Mbrothësi, Me tejqyrë, Kult-ura, Shëmbëllime, Gjë(ra)egjëza, Retro-visore e Sport.

Filed Under: Kulture Tagged With: Rrjeti Panalbanika, Tetove

APEL NGA SHBA PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË

January 31, 2017 by dgreca

APEL DREJTUAR KRYETARËVE TË TË PËRNDJEKURVE POLITIKË  LIDHUR ME  PARTINE E RE ALEANCA POPULLORE PER DEMOKRACI/
NGA LORO STAJKA, SHBA/
2 Partia Aleanca Popullore per Demokraci1 Partia Aleanca Popull per Demokraci
Ne foto:Nga takimi i pare i Partise Aleanca Popullore Per Demokraci/
Quhem Loro Stajka , jam lind ne Shirokë të Shkodrës, por sot jetoj Virginia USA. Shkaku i largimit tim nga vendlindja ishte moslejimi dhe rreziku u burgimit nga shfaqja e mendimit te lire, që imponoi rregjimi sllavokomunist i Enver Hoxhës pas luftes se dyte Botnore. Kjo situatë, me luftë e përpjekje më detyroj të arratisem nga vendi im. Në vitin 1954, prona ime u konfiskua pasi konsiderohesha “armik i klasës” Ne Arkivin e Shtetit kam gjet te gjitha dokumentat e prones shtëpisë ku kam lind dhe baçes rreth saj që më grabiti diktatura. E keqja eshte se prej vitit 1993 që kam filluar procedurat për kthimin e pronës.akoma nuk kam perfundu gjyqet që shteti të më kthejë pronën time, veprim që mund të ishte ba menjëherë që në vitin 1991 apo 1992, por nuk ka asnji vështirësi që të bahet në çdo kohë edhe sot, por mungon deshira e politikanëve. Demokracia fillon tek prona private dhe në Shqipëri ka liri fjale dhe organizimi por akoma nuk ka demokraci. Besoj se vlerësmin për kthimin e pronës njëlloj si unë e kanë të gjithë të përndjekurit dhe i gjithë populli. Shteti ka gabuar me pronarët deklaroi në 2013 Sali Berisha por Edi Rama po vazhdon  në rugën e gabuar.
Në gazetën Dielli dt 28 Janar 2017 lexova dhe më ngjalli interes të vaçantë shkrimi me titull “Kuvend kombëtar me të përndjekurit politikë- A DO TE DENOHET ENVER HOXHA? Shkrimi ishte deklaratë e tre subjekteve 1. Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë 2. Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Përndjekurve Politikë. 3. Shoqata e të Përndjekurve Politikë Shkodër. 
Unë jetoj larg dhe nuk di në sa pjesë janë ndarë të përndjekurit sot. Dij të them se mbas rrëzimit të bustit të dikatorit erdha në Shqipëri, dhe me shokë e miq u përpoqëm të organizonim nje parti të djathtë. Shpenzuam mund, kohe dhe fonde por na sabotuan demokratet fallco që ishin spiunët që nxirrnin lloj lloj pengese dhe përfundimisht  dështuam.
Në deklaratën e botuar në Dielli është e drejtë kur thuhet se: “Të përndjekurit politikë jo  të  gjithë kanë të njejtin ideal. Midis tyre ka të djathtë dhe të majtë, ka demokratë, republikanë, liberalë, ballistë, monarkistë, socialist, social-demokratë, madje edhe komunistë”  po kjo është ma se e vërtetë,, por qoftë i majti apo i djathti,  kthimin e pronës së grabitur tek i zoti nuk duhet ta kundështoje askush përveç atij që i pëlqen buka e vjedhur dhe hajnia. . 
Dëshiroj ti drejtoj  thirje kryetarëve të tre subjekteve që kanë shpreh shqetësim për këtë forcë politike:Ndoshta edhe me te drejte se partite kan bijt si fara e hithave, e shi per kete duhet   kujdes nga përçarja qe eshte krijuar nga ish sigurimi.  I drejtohem gjithashtu dhe të gjithë  bashkëvujtesve dhe bashkëatdhetarë të mij kudo që jetojnë, me bindjen qe  kjo Parti e re  të mbështete jo vetëm nga të gjithë ju të përndjekurit që vazhdoni të ndarë e të përçarë në disa shoqata , por mbështetja duhet nga te gjithë shteresat që në këto 25 vjet u keqperdoren  nga forcat politike qe krijoi Ramiz Alia. “United we stand, divided we fall”
Ju që kryesoni shoqatat e të përndjekuve  duhet ti sherbeni kompaktesimit dhe t’a shmangni përçarjen e të përndjekurve në disa shoqata. Të përndjekurit dhe pronarët nuk mund të rrinë nën sqetullën e partive te Katovices. Pa dyshim që 5 kërkesat që ju shtroni në deklaratën tuaj, por edhe të tjera kërkesa që përputhen me Kushtetutën dhe praktikat ndërkombëtare nuk mund të kundërshtohen nga asnnjë forcë politike që pretendon te punojë për çrrëjosjen e komunizmit. Menoj se kjo parti e re që ashtë shpallë me datën 28 Janar 2017, ka mangesi, por fakti se ju e keni parapri në po kete datë me këtë shkrim në gazete, nuk i sherben të përndjekurve dhe as shoqërisë shqiptare.  Nëse këto pika nuk janë ato duhet të shtohen në program. Vetëm nëse programi nuk përmban pronën dhe të përndjekurit ose nuk asht e qartë për këto pika themelore ajo parti nuk duhet të mbeshtetet .Veglat e Ramiz Alise morren pushtetin në 1991  mashtruan me fjalë për demokraci por realizuan Katovicën. Kujdes, ju lutem mos te luajm me dhimjet dhe me plagët e popullit. Mos krijoni sherre e perçarnje, “United we stand divided we fall”boll ka vuajtur ai popull, mbas 54 vjet regjim komunist i krijuar dhe drejtuar nga agjentura serbe, dhe që po vazhdon me 25 korrupsion ku shqiptarët po vjedhin dhe përvetesojnë pronat e njani tjetrit. Nuk asht justifikim se ashtu i hartoi ligjet Ramiz Alia. Përgjegjesi historike kanë dhe të gjithë kryetarët e partive politike që kane qenë te përfaqesuara ne Kuvendin e Shqipërisë në këto 25 vjet 
Kam bindje të plotë se ju që jeni kryetarë të shoqatave që e kundërshtoni kët Parti të re,  nuk keni pengesa që të ndikoni në permirësimin e programit me verejtjet tuaja që kjo Parti te jetë sa ma e dobishme jo vetem per shtresen e të përndjekurve, por per te gjithe shqiptarët ?.Veç programit sugjeroj që ju dhe Partia e re të afroni rreth vetes intelektuale te paster te panjollosun qe femijet shqiptarë të rriten ne demokraci. Nëse kryetari apokushdo tjetër është I njollosur apo nuk është I afte me zbatu programin, propozoni ma te mirin. 
Uroj që ne që jetojmë në emigracion dhe ju që jetoni në atdhe, te mos mbetemi te zhgenjyer si nga ju dhe as nga Partia e porsa formuar të cilës i uroj sukses.

Filed Under: Politike Tagged With: apel, Loro Stajka, Partia e Aleances Popullore, per Demokraci, te perndjekurit

DIBRANËT ME MBIEMRA TË EMBLA: PEKMEZI,TORTE, KARPUZI

January 31, 2017 by dgreca

Nga Vjollca SADIKU/Diber/1 Vjollca SadikuDibër,- Mbiemrat e dibranëve thuajse janë më interesant nga mbiemrat tjerë. Këtë e vërejnë sidomos të huajt kur kontaktojnë me ndonjë dibran dhe kur e mësojnë mbiemrin  pyesin  thuajse nga dy herë, si ishte mbiemri, dhe disi u duket mjaft interesente.

Në Dibër një numër I mbiemrave të qytetarëve dibran  janë  emra ëmbëlsirash sich janë mbiemrat : Torte, Pekmezi,  Karpuzi , Piperku e disa mbiemra të tjerë . Por, ka edhe mbiemra  të disa fshatrave të viseve kufitare të Shqipërisë siç janë mbiemrat: Klloboçishta, Pocesta, Bllata,  Dobrova, Dovolani, Vojnika, Allajbegu, Kërçishta etjer. Këta mbiemra I mbajnë një pjesë bukur e mirë e qytetarëve dibran që ndoshta kanë një lidhje apo preardhjen nga këta fshatra shqiptare..

Sabit  Bocku I cili ka shkruaj libër në lidhje me toponimet e disa fshatrave dibrane, thotë se mbiemrat një pjesë e qytetarëve dibran i kanë marë nga vet fshati që kanë ardhë në sheer. Por ka edhe mbiemra që karakterizohen me profesionet e asaj familje dhe ajo familje ka marë atë mbiemër.

Kështu sipas tij në Dibër pos mbiemrave që përmendëm ka edhe familje dibrane që mbajnë mbiemrin e disa fshatrave të Qendër Zhupës , që ata kanë marë me ardhjen e tyre nga këta fshatra në Dibër siç janë mbiemrat : Papraniku, Koxhaxhiku, Ballhanca, Gorenca, si dhe të disa fshatrave të Dibrës si mbierat Ame, Banjishti, Krifca, Bomova, Kosovrasti, Skudrinja , etjer.

Nuk mungojnë as edhe mbiemrat të disa familje që më të vjetërit janë marë me atë zeje apo profesion siç janë mbiemrat që I mbajnë familjet Samarxhiu, Hoxha, Berberi, Sarachi  e tjere.Domethënjet e mbiemrave dibran janë të lidhur ngusht me vendet nga ku e kanë pasë familjet preardhjen e tyre, si dhe me profesinin që janë marë, ndërsa disa nga këta familje e kanë ndruar dhe mbiemrin e kanë vënë të gjyshërve apo stërgjishëve shton më tej Bocku.

Xhavit Karpuzi thot se mbiemrin e ka marë nga gjyshërit,  të cilët e kanë preardhjen nga fshatrat kufitar të Shqipërsie. Ai shton se ndoshta të parët e familjes së tij janë mare me kultivimin e karpuzit që rrjedh nga turqishtja bostan. Ndërsa  Mustafa Skikuli  në lidhje me mbiemrin e tij tha se flitet nga pleqtë në Dibër  se familja e Skikulit është si një ndër familjet më të vjetët të Dibrës.  Këtë mbiemër e kemi mare qysh  kur kan ardh turqit në Ballkan, për here të par në Dibër I kanë gjet fisin tone  ndër çeshmën e Udovës, e u kanë thënë eskikul që dot ë thot eski I vjetër  kull popull domethën popull I vjetër , kështu e ka mare fisi Skikuli dhe , dhe  na ka ngelur ky mbiemër të cilin edhe sot e kësaj dite e kemi thot Mustafai.  Kurse  Baudin  Ilnica  tha se preardhjen familja e ime e ka pasë nga fshati Ilnic rrethi I Peshkopisë , që edhe sot pas shumë vitesh shpërngulje nga ky fshat, familja ime e mbajmë  këtë mbiemër.  Pra, mbiemrat në Dibër janë të lidhur ngusht me preardhje e tyre , konkretisht rrënjët e familjes , nga ku kanë qenë gjyshërit tonë  , si dhe me profesionet e tyre që janë marë gjatë të kaluarës.  Gjithsesij janë interesant për të huajt , pasi që jenë me karakteristika të ndryshme mbiemrat dibran.

Por ndodh që disa familje në Dibër të njihen edhe me nga dy mbiemra. Njëri mbiemrë ka të bëjë nga profesioni që kanë ushtruar dhe tjetri mbiemrër atë siç e mbajn. Kështu kemi raste të familje Sadiku. Këtë familje shumica e dibranëve e njeh me mbiemrin Hoxha nga që gjyshërit dhe xhaxhallarët janë mare si hoxhe dhe atë edhe sot njihen me dy mbiemra parallel.

Si do që të janë dibranët I rujna me fanatizëm mbimerat nga që ato janë edhe historia e preardhjes së fistit të tyre.

Filed Under: Komente Tagged With: dibranet, KARPUZI, ME MBIEMRA TË EMBLA:, PEKMEZI, TORTE, Vjollca Sadiku

Fjalet jane t’argjendeta ,por heshtja eshte e arte

January 31, 2017 by dgreca

Pese Proverba nga Jakov Sollomoni/
1 Jakov Sollomoni ok
 1-Kush jeton vetem duke shpresuar -jeten ka konsumuar .
2–Shpresa  eshte ajo qe vdes e fundit  .
3–Nje akt miresjelleje ,eshte nje lule .
4–Fjalet  jane t’argjendeta ,por heshtja eshte  e arte .
5-Kush flet ,mbjelle -kush hesht- korr .

Filed Under: Kulture Tagged With: eshte e arte, Fjalet jane t'argjendeta, Jakov Sollomoni, por heshtja

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT