• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Gjenocidi ndaj popullsisë gjermane në Jugosllavinë komuniste!

January 6, 2017 by dgreca

3-odunavse-svabeNgjarjet që pasuan në fund të luftës në Jugosllavi ishin fshehur me sukses për më shumëse 60 vjet. Për këtë rast, edhe sot nuk ka asnjë gjykim te qartë historik. Ende në tekstet e historisë nuk përmendet numri i kampeve për gjermanët, krimet e kryera kundër pakicës gjermane,si dhe viktimat në anën e kësaj pakice. Kjo mund të jetë arsyeja kryesore që   mungojnë dhe opinionet e juristëve në kualifikimin e këtij veprimi dhe  përcaktimi nëse   në ish-Jugosllavi është kryer gjenocid ndaj minoritetit gjerman./

Nga Ismet Azizi/1-ismet-haziziGjermanët danubjan(siç quheshin gjermanët e Vojvodinës), janë pasardhës të gjermanëve dhe austriakëve jugperëndimor, të cilët ndërmjet viteve 1689 dhe 1787, janë vendosur në basenin e Panonisë nga mbretëria hasburgiane. Kjo ka ndodhur pas çlirimit të Hungarisë së atëhershme e cila qëndroi 160 vjet nën sundim të Perandorisë Osmane.1-hauss

Sot, në Vojvodinë, gjermanët janë një nga pakicat etnike. Ata e flasin gjuhën serbe ndërsa njohja e gjuhës gjermane iu shërben për arsye ekonomike dhe komerciale. Këta gjermanë i përkasin besimit katolik dhe protestant. Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Vojvodinë kanë jetuar 3 154 gjermanë.
Por, më herët gjendja ka qenë ndryshe. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit1880 në Vojvodinë kanë jetuar 285 920 gjermanë dhe përbënin 24.4% tëpopullsisë. Këta ishin komuniteti i dytë për nga numri, pas serbëve. Mandej, nëvitin 1890, është shënuar një rënie e lehtë e përqindjes (24.2%) edhe pse numri i tyre ishte rritur në 321 563 duke u radhitur si komunitetet i tretë, pas serbëve dhe hungarezëve. Në vitin 1900 në Vojvodinë kishte 336.430 (23.5%) gjermanë ndërsa në prag të Luftës së Dytë Botërore llogaritet të ketë pasur mbi 550 000.
Sipas regjistrimit të parë të pasluftës (1948) në Vojvodinë jetonin vetëm 31.821 (1.9%) gjermanë, të cilët ishin të gjashtit për nga numri, të kryesuar nga serbët dhe hungarezët që përbënin shumicën.2-bavaniste-konjsko-groblje-2Është e pakontestueshme se ndaj minoritetit gjerman në Jugosllavinë komuniste është kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishte çrrënjosja e tyre ngaVojvodina, nëpërmjet vendimeve të AVNOJ-it dhe ato të mëvonshme që mori kreu komunist. Deklaratat publike, siç ka qenë ajo e Titos në Vrshac, se problemi ipakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre nga këto treva, ose ajo e Boris Kidriqit, që elementi gjerman nga pjesët veriore të ish-Jugosllavisëduhet të zhduket, vërtetojnë aktin e gjenocidit.

Ngjarjetqë pasuan në fund të luftës në Jugosllavi ishin fshehur me sukses për më shumëse 60 vjet. Për këtë rast, edhe sot nuk ka asnjë gjykim te qartë historik. Ende në tekstet e historisë nuk përmendet numri i kampeve për gjermanët, krimet e kryera kundër pakicës gjermane,si dhe viktimat në anën e kësaj pakice. Kjo mund të jetë arsyeja kryesore që   mungojnë dhe opinionet e juristëve në kualifikimin e këtij veprimi dhe  përcaktimi nëse   në ish-Jugosllavi është kryer gjenocid ndaj minoritetit gjerman.

Veprime kundër pjesëtarëve të pakicës kombëtare gjermane kanë përfunduar rreth vitit 1965. Në këtë proces gjenocidal kjo pakicë etnike, sipas regjistrimit të vitit 2002, është zvogëluar në numër prej rreth 541,000 në vetëm 3901. Kjo paraqet një rënie prej 140 herë. Tëdhënat tregojnë se sot në ish-Jugosllavi ka ende vetëm 0.7% të kësaj pakice kombëtare.

Megjithatë komuniteti gjerman beson se ky numër është diç më i lartë, por jo më shumë se 20 000 – 30 000 e anëtarë e cila paraqet vetëm 3.6% – 5.4%, në krahasim me numrin në prag të Luftës së Dytë Botërore. Ky ndryshim i 3901 anëtarë, me numrin e vlerësuar, nga anëtarëte tij të cilët ende kanë frikë të deklarohen, nuk kanë guxim të identifikohen si gjerman, por si pjesëtarë të etnive të tjera, apo si pjesëtar rajonal. Ata deklarohen si të pavendosur ose nuk identifikohen fare.

Në muajt e fundit të luftës së Dytë Botërore pakica gjermane është dënuar në forma të ndryshme duke përfshirë edhe detyrimin për largim nga shtëpitë e tyre për në Gjermaninë e sotme.Në sesionit të dytë i AVNOJ-it më 21 nëntor1943, gjermanëve etnikë u është hequr statusi i pakicës kombëtare dhe të drejtat qytetare, shtetësia jugosllave dhe e drejta e pronës.

Teksti i deklaratës që AVNOJ ka nxjerrë përkëtë rast, thotë:

“1. Të gjithë anëtarët e pakicës gjermaneqë jetojnë në Jugosllavi automatikisht do ta humbin shtetësinë e tyre Jugosllave dhe të gjitha të drejtat civile dhe kombëtare;

  1. E gjithë prona e luajtshme dhe e paluajtshme e personave etnik gjerman konsiderohet e konfiskuar dhe bëhet pronë e shtetit;
  2. Gjermanëve jugosllavë u ndalohet të kërkojnë çfarëdo të drejte dhe ushtrimin e mbrojtjes ligjore apo personalenga gjykatat apo institucionet. “

Vendimi i AVNOJ -it , i 21 nëntorit 1944 konfirmon shpalljen e Deklaratës kurse pjesëtarët e pakicës kombëtare gjermane mbeten pa pasurinë e tyre. Është bërëme dije se ky vendim nuk ka pas efekt ndaj gjermanëve që luftuan në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe aradheve partizane Jugosllave.

Vendimit përcakton se çfarë konsiderohet pasuri e palujtshme:

“Me këtë vendim konsiderohet pasuria e paluajtshme, prona dhe të drejtat e luajtshme, si dhe posedimi i tokës, shtëpive, mobileve, pyjeve, të drejtat minerare, kompanitë metë gjitha objektet dhe aksione, letrat me vlerë, aksionet, kompanitë, shoqatat e çdo lloji,financimi, të gjitha llojet e mjeteve të pagesës, llogaritë e arkëtueshme qëmarrin pjesë në aktivitetet e ndërmarrjeve, të drejtat e autorit, të drejtat epronësisë industriale, si dhe të gjitha të drejtave për sendet e përmendura mëlart. “

Mënyra se si është kryer dëbimi i gjermanëve ngaVojvodina, duke i dërguar në kampet e vdekjes, ekzekutimi masiv, dijegëja e librave të tyre dhe shkatërrimi i çdo gjëjeqë ka të bëjë me kulturën, gjuhën dhe traditën gjermane në këtë rajon, është eqartë se këtu kemi të bëjmë me gjenocid.

Shpërngulja e popullsisë gjermane ishte e planikuar edhe në një elaborat nga ministri atëhershëm i Bujqësisë në Jugosllavin Komuniste, Vaso Çubriloviq, në platformën ”Problemi i Pakicave kombtare në Jugosllavin e re më 3 nëntor 1944. Problemi i pakicave kombtare në Jugosllavin e re, në mesin e çeshtjeve të tjera të sotme, në Jugosllavi e shtroi edhe problemin e pakicave kombëtare të saj. Pas çlirimit, në vitin 1918, ne kemi marrë qëndrim të shpirtgjërësisë më të madhe naj pakicave kombëtare…. Pakicat i kanë gëzuar të gjitha të drejtat qytetare te ne. Kanë pasur autonomi të plotë arsimore dhe të drejtë të mbajnë lidhje kulturore me popujt e ngjashëm të tyre. Këto privilegje i kanë shfrytëzuar sidomos gjermanët jugosllavë. Çubriloviqi si një arsyetim për shpërnguljen e gjermanëve me Nazistët kërkon edhe dëbimin e tyre, madje duke menduar se një formë e tillë është krejt e pranueshme për aleatët. Folksdojçerët siq quheshin popullësia gjermane atëher, ne duhet ti qërojmë hesapet një herë e përgjithmonë. Madje Çubriloviq shtron edhe dëshirën e ndihmës nga Bashkimi Sovjetik për shpërnguljen e popullsive me metodat e saja. Në rangun e popujve që duhej shpërngulur Çubriloviqi rëndit: 1. Gjermanët, 2.Shqiptarët, 3.Hungarezet etj.,  ku në fillim shtron idenë e heqjes së të drejtave qytetare për ta. Në krahinat tona mbrenda mundësive , duhet shpartalluar dhe shpërngulur vendbanimet gjermane, sikur të mund ti dëbojm nga rrethet e Baçkës e të Banatit të Sremit 5-600.000 gjermanë dhe në vend të tyre të sjellim njerzë tanë.Vojvodina do të bëhej e jona njëher e përgjithmonë. Në Slloveni viset rreth Koçevjes dhe Mariborit duhet të lirohen nga gjermanët.


Për gjenocidin e kryer ndaj gjermanëve të Vojvodinës më së miri mund të mësojmë nga studimi i grupit të autorëve nga Austria dhe Gjermania të cilët botuan librin “Gjenocidi kundër pakicës gjermane të viti1944-1948″,  i cili, në vitin 2004, përveç në gjuhënangleze, është përkthyer edhe në gjuhën serbe. Në këtë libër është dokumentuarnë detaje shfarosja e gjermanëve në ish-Jugosllavi. Aty vërtetohet se nga 106 000 viktima civile nga viti 1941 deri 1948 që u regjistruan në territorin e Vojvodinës, rreth 25 000 ishin të kombësisë gjermane.

Universiteti Harvarditdhe disa universitete tjera gjermane e franceze, përfshirë ekspertin ndërkombëtar për gjenocid dhe krime të luftës Dr. Dieter Blumenvic, sjellin ekspertizën profesionale në të cilën, duke u mbështetur në jurisprudencën dhe në të drejtën ndërkombëtare, është qartësuar se ndaj gjermanëve në ish Jugosllavi është kryer gjenocid.

Për këtë shkak, pasLuftës së Dytë Botërore numri i popullsisë gjermane u zvogëlua në masë tëmadhe. Arsyet janë të shumta: vdiqën si ushtarë, ikja nga pushteti i ri (rreth 250 000), vdekjet në kampet e punës, ekzekutimet hakmarrëse që ndodhnin merastin e çlirimit të vendit nga gjermania naziste. Por, dëbimet dhe emigrimi I tyre i mëvonshëm, për shkak marrëveshjes së fituesve të luftës në vitin 1945, kanë bërë që rreth 14 milionë gjermanë të dëbohen nga trevat e veta ku kanë jetuar në shtetet e ndryshme të Evropës. Pos kësaj, shumë prej tyre e kanë ndërruar identitetin në kroatë dhe hungarezë. Në pronat e braktisur të gjermanëve në Vojvodinë gjatë viteve1945-1950, kur është bërë kolonizimi janë vendosur ardhacakë nga të gjitha republikat sipas kuotave të caktuara dhe rajoneve pasive. Pjesa më e madhe ekolonizatorëve kanë qenë serbë dhe malazezë.

 

Numri i përgjithshëm i popullsisë dhe ajo e pakicës gjermane në Jugosllavinë e atëhershme :

Viti 1921. 12 017 000 , gjermanë 505 790
1931. 13 943 000 ,                       499 969
1948. 15 772 000 ,                         57 180
1981. 22 427 000 ,             vetëm 8 712

Nga të dhënat shihet se numri i përgjithshëm I popullsisë në Jugosllavinë e atëhershme rritet nga 12 milion në mbi 22 milion.Ndërsa numri i gjermanëve bie nga mbi 500 000 sa kishte në vitin 1921, në 8 712 në vitin 1981, apo siç përmendëm më herët në më pak se 4000 sa kishte në vitin 2002.

 

Filed Under: Histori Tagged With: gjenocidi, gjermane, Ismet Azizi, ndaj popullsisë, në Jugosllavinë komuniste!

Po myslimanët në Shqipëri e Kosovë, mos janë myslimanë të këqinj?

January 6, 2017 by dgreca

Bredhi i Vitit të Ri dhe myslimanët shqiptarë/

1-lindita-arapi

NGA LINDITA ARAPI/*

*Jo më festime, bredh e drita? Pas atentatit të Stambollit pati zëra që i bënë viktimat fajtore, pasi myslimanët nuk e festojnë Vitin e Ri. Po myslimanët që festojnë në Shqipëri e Kosovë mos janë myslimanë të këqinj?/

*Unë nuk e praktikoj besimin fetar siç bën një mysliman i devotshëm, por kam respekt për përkushtimin e tij ndaj Zotit. E një Zot të mirë e mbaj në shpirt gjithmonë me vete edhe unë, një Zot që nuk më ndëshkon, pse më pëlqen një bredh i zbukuruar për Vitin e Ri…/

Bredhi i Vitit të Ri! Sot ai vezullon nga dritat e zbukurimet, por ajo pemë e zbukuruar dikur, me ato pak mundësi që na ofroheshin në vitet e varfra të komunizmit shqiptar ende zgjon tek unë një kujtim të ngrohtë fëmijërie. Ai ishte një gëzim i vogël brenda një pafundësie ditësh të mërzitshme, të gjitha të rrafshuara nga izolimi, një ҫast i bukur, e gjërat e bukura ishin aq të pakta në fëmijërinë e asaj kohe. Ato llamba që i jepnin atëherë dritë pemës së Vitit të Ri, ku ne fëmijët e Pallatit të Pionerëve i vinim përreth duke kënduar e kërcyer, pikërisht ato pak llamba sillnin pak dritë edhe në jetët tona.

Diktatura i mbylli të gjitha dyert, bota e jashtme mbërrinte vetëm me ca impulse të mekura tek ne, por nuk dihet pse mbeti bredhi i vitit të ri, në fakt me gjelbërimin e pandryshuar, simbol i jetës, e nga shekulli 16-të një zakon i ri gjerman u bë shoqërues i festimit të Krishtlindjeve në të gjithë botën – ndërsa për ne një nga absurditetet e radhës të regjimit komunist që e ndaloi fenë me ligj.

Për mua atëherë, vajzë e një familjeje myslimane, bredhi nuk ishte një pemë me simbol fetar. As për mua e as për prindërit e mi të ҫmësuar me fenë, që fjalën Zot e kishin zëvendësuar me fjalën parti. Përpara meje ishte thjesht një pemë e zbukuruar, për përmasat fëmijërore, – gjigande, së cilës unë nuk ia shqisja dot sytë, teksa prisja gjithë emocion momentin e ndërrimit të viteve.

Por le ta kapërcejmë epokën e ateizmit, kohë, kur shqiptarët pak e njihnin jo vetëm kuptimin e bredhit, por edhe të riteve të tjera fetare, sepse “feja ishte opium për popullin” – jemi në kohët, kur gjithsekush ka lirinë të ndjekë e praktikojë besimin fetar që dëshiron.

Shpëtimi i bredhit

Me zgjimin e besimit fetar bredhi nuk ndryshoi gjelbërimin, por ndërroi kah, ai nuk ishte më thjesht bredh i fëmijërisë sime, kuptova se nuk duhet të më përkiste më mua, një vajze me origjinë myslimane, por pjesës tjetër, asaj të krishterë, si shoqërues i festimeve të Krishtlindjeve e Vitit të Ri. Mua më mbetej të fshija një kujtim, ose ta „përvetësoja” bredhin, t’i hiqja petkun fetar, e ta mbaja edhe në të ardhmen thjesht si bredh feste. Nuk doja t’i humbisja ato ҫaste me drita në dimrin e ftohtë, dhe e mbajta bredhin si zilen e një momenti final, ndërrimin e viteve.

Por bredhin e festës nuk e kam mbajtur vetëm unë, bashkë me mua edhe shumë e shumë të tjerë që mendojnë se të festosh Vitin e Ri është krahas një momenti reflektimi, edhe një moment gëzimi për trokitjen e një viti të ri të jetës. Se si festohet ky gëzim, kjo është në dorën e gjithsecilit

Edhe në Turqi shumë vetë festuan Vitin e Ri, disa shkuan të festonin në një klub nate, „Reina”, por nuk do kthehen më kurrë në shtëpi pas terrorit. Shumë nga ata që nuk do ta gëzojnë më vitin e ri ishin myslimanë, e po myslimanë ishin edhe ata që kanë shkruar në mediat sociale, se ata që festojnë Vitin e Ri, festojnë një traditë të huaj, që bie ndesh me islamin. . Për myslimanët – ky është një zakon pagan dhe i krishterë që nuk duhet të prishë kanonin e zakoneve të tyre. Madje edhe Ministria e Fesë në qeverinë turke ka pasur paralajmërime për festimet e Vitit të Ri, si një traditë e huaj…

Myslimanët shqiptarë të ndarë

Po unë që festoj, po shumë shqiptarë myslimanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo në ndonjë vend tjetër që festojnë Vitin e Ri, mos nuk duhet të festojmë më? Kush feston, jeton i rrezikuar? Festimet e Vitit të Ri nuk i ndajnë vetëm turqit, por edhe myslimanët shqiptarë: në një kategori, ajo më liberalja në raport me fenë, me traditë si në Shqipëri e Kosovë, që e ka vetëdijen e myslimanit, por në një darkë me miq nuk ia heq vetes lezetin e mezesë dhe rakisë, ajo nuk e sheh si mëkat të urojë katolikët për Krishtlindje e Pashkë, e përballon pa tragjedi minifundin e vajzës, tek ajo nuk përbën përjashtim që të shkojnë edhe në Mekë, për të plotësuar një nga detyrimet e myslimanit, por kjo nuk e pengon që ta shijojë jetën si një tavolinë të mbushur me të mirat e Vitit të Ri. Tek ata e gjen edhe bredhin e zbukuruar, thjesht si diçka të bukur, pa dashur të lëndojnë ndjenjat fetare.

Nuk duhet harruar edhe një kategori tjetër besimtare e devotshme, që nuk e sheh besimin si verbërim, por ndriҫim të shpirtit, ajo e toleron tjetrin që beson ndryshe apo ndjek tradita të tjera që Islami nuk i ka të tijat. Është kjo pjesë që i ndjek ritet e faljes, nuk pi alkool, falet disa herë në ditë, të premteve e gjen në xhami, pra ajo bën një jetë në bazë të rregullave të Islamit, e nuk do të fuste pemë të Vitit të Ri në shtëpi, por me dëshirë do të dilte në natën e ndërrimit të viteve për të parë hedhjen e fishekzjarreve, do ulej me familjen për të ngrënë gjelin tradicional me përshesh, do të ngrinte edhe gotën me lëng për të uruar, por “Gëzuar”, nuk do të thoshte, sepse kjo festë shpirtërisht mbetet e huaj për të. Deri këtu jemi brenda lirisë fetare e ekuilibri që kërkon toleranca ende reziston – unë toleroj zakonet e tua, por edhe ti do durosh zakonet e mia fetare.

„Ata janë përjashtues”

Por në mesin e shqiptarëve myslimanë kemi edhe një pjesë tjetër – atë të besimtarëve më fanatikë, që e ndjekin besimin e tyre me besnikëri të devotshme, por dallojnë nga kategoria tjetër në një pikë – ata janë përjashtues. Kam takuar njerëz të tillë, në Shqipëri e Kosovë, ata janë të përzemërt, megjithëse mua si femër nuk ma kanë dhënë dorën, janë të përshpirtshëm, për sa kohë që tolerohen rregullat e tyre. Për tragjedinë në Turqi, ata nuk shprehin dhimbjen për viktimat, por i bëjnë ato fajtore, viktimat e klubit “Reina” janë mëkatarë që festuan një festë të krishterë, e që nuk meritonin gjë tjetër. Bredhi i Vitit të Ri, fishekzjarrët, festimet e ndërrimit të viteve, rakia, minifundi, feja tjetër – të gjitha nuk janë islame, rrjedhimisht mëkate.

Ata janë të bindur se kanë ekskluzivitetin e besimit të vërtetë, besimtarët e tjerë i përçmojnë hapur si të pafetë, tolerimin e bëjnë dhëmbëskërmitur ose izolohen. Nga radhët e kësaj kategorie vijnë edhe ekstremistët, nga radhët e tyre lindin edhe ata që vrasin në emër të Allahut. E po të sjellim ndërmend se në identitetin tonë kulturor spikat ekzistenca si një komb me tri fe, kupton se sa rëndësi jetike ka për ne harmonia e toleranca mes feve. E nuk duhet ta harrojmë, siç thotë shkrimtari Ismail Kadare, se “ekstremizmi fetar bie ndesh me moralin historik shqiptar”.

Edhe Sulejman Bugari, një imam boshnjak në Sarajevë ka një porosi për ekstremistët. „Atë që nuk kanë për ta kuptuar dot këta ekstremistë, është që myslimanët nuk kanë të drejtën ekskluzive për besimin e vërtetë. Islami nuk është besimi i turqve, arabëve, amerikanëve apo gjermanëve. Të vetmit, të cilit i adresohet besimi është vetë krijuesi.”

Unë nuk e praktikoj besimin fetar siç bën një mysliman i devotshëm, por kam respekt për përkushtimin e tij ndaj Zotit. E një Zot të mirë e mbaj në shpirt gjithmonë me vete edhe unë, një Zot që nuk më ndëshkon, pse më pëlqen një bredh i zbukuruar për Vitin e Ri…

*Kortezi: DW, titulli i Diellit

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe Kosova, Lindita Arapi, myslimanet e Shqiperise

Kosovë-Qeveria: Fletarresti për Haradinajn, i motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi

January 6, 2017 by dgreca

Kosovë-Qeveria: Fletarresti për Haradinajn, i motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi/1-qeveria-e-kosoves

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë së Kosovës:  Ritheksoj qëndrimin e padilemë të qeverisë së Republikës së Kosovës kundër këtyre fletarresteve të Serbisë, të cilat janë akte plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të provokuar tensione, konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe më gjerë/1-qeveria-Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e gjithanshëm që aktakuzat e paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë ndaj personaliteteve kosovare, sa më parë të shpallen të pavlefshme/

-Qeveria e Kosovës zhvillon mbledhjen e parë të vitit 2017/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 6 Janar 2017/ Fletarresti për Ramush Haradinajn është i motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi, tha sot kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, të parën në vitin 2017.

Fillimisht, kryeministri Mustafa ka shprehur edhe njëherë shqetësimin lidhur me ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

“Shpreh shqetësimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti të motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi. Ritheksoj qëndrimin e padilemë të qeverisë së Republikës së Kosovës kundër këtyre fletarresteve të Serbisë, të cilat janë akte plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të provokuar tensione, konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe më gjerë”, u shpreh kryeministri Mustafa.

Ne, vijoi ai, e kemi bërë të qartë që në momentet e para të ndalimit të Haradinaj, se të gjitha dikasteret kompetente të qeverisë së Kosovës janë angazhuar me kapacitet të plotë  dhe vazhdojnë të punojnë me prioritet të plotë për të kontribuar në çdo formë për lirimin sa më të shpejt të Haradinajt, në mënyrë që ai sa më parë të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë me aktivitetet e tij.

“Aktet e ndalimit të Haradinajt, por dhe personaliteteve të tjera në Kosovë, i konsiderojmë se janë akte të palejueshme, duke pas parasysh edhe faktin se Haradinaj e ka dëshmuar para drejtësisë ndërkombëtare në dy raste pafajësinë e tij dhe po ashtu është përballur edhe me ndalesa të tjera të përkohshme të cilat e kanë konfirmuar se fletarrestet serbe nuk kanë asnjë bazë”, tha Mustafa.

Andaj, vijoi ai, ne presim që Haradinaj të kthehet shumë shpejtë në Kosovë, dhe po ashtu presim që edhe qeveria franceze të ketë parasysh se këto fletarreste janë krejtësisht politike dhe nuk kanë asnjë bazë juridike dhe bazë ligjore.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e gjithanshëm që aktakuzat e paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë ndaj personaliteteve kosovare, sa më parë të shpallen të pavlefshme.

Ne në konsultim të gjithanshëm me autoritetet brenda dhe jashtë vendit, do të shqyrtojmë masat adekuate të veprimit në rast se Serbia, duke keqpërdorur mekanizmat ndërkombëtarë që merren me rend dhe ligj, do të vazhdojë aplikimin e këtyre akteve të palejueshme dhe të pamoralshme politike ndaj veprimtarëve dhe luftëtarëve për liri të Kosovës”, theksoi kryeministri kosovar.Poashtu, vijoi Mustafa, kërkoj që organet kompetente, të cilat me një përkushtim shumë të madh kanë punuar deri më tani, të vazhdojnë të punojnë, në mënyrë që Haradinaj të kthehet, por po ashtu do të vazhdojmë që të kemi kontakte edhe me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të parandalohen veprimet e tilla serbe në të ardhmen.Në vazhdim të mbledhjes, qeveria miratoi vendimin për t’i rekomanduar presidentit të Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes për financim për Projektin për Sigurinë e Ujit dhe Mbrojtjen e Kanalit, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. Fondet që do të huazohen nga kjo marrëveshje, do të përdoren për financimin e projektit, për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, përkatësisht revitalizimin e kanalit Ibër-Lepenc dhe ndërtimin e një rezervuari të ujit, i cili do të shërbejë për raste emergjence.Gjatë kësaj mbledhje, janë miratuar edhe dy nismat për lidhjen e marrëveshjes mbi punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të anëtarëve të një misioni diplomatik apo posti konsullor të karrierës, e para ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, si dhe e dyta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Panamasë. Këto dy marrëveshje, përveç rëndësisë konkrete dhe përmbajtjes konkrete, ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në mes të Kosovës në njërën anë dhe Italisë dhe Panamasë në anën tjetër.Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, ka gati një muaj që vijon punën në vitin e tretë, pas zgjedhjes në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Mbledhja e parë e qeverisë së Kosovës drejtuar nga Mustafa është mbajtur në 12 dhjetor 2014, pasi në të  njëjtën ditë u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit, ndërsa mbledhja e sotme është e 126-ta e rregullt.Gjatë vitit 2016  qeveria e Kosovës ka zhvilluar 57 mbledhje të rregullta, së fundi në 30 dhjetor, ndërsa që nga zgjedhja 125.

Filed Under: Politike Tagged With: arrestimin, denon, qeveria e Kosoves, Ramush Haradinajt

Mijëra qytetarë morën pjesë në marshin protestues për Haradinajn

January 6, 2017 by dgreca

Kosovë-Marsh Protestues me moton “Ramush Haradinaj është Kosova”/

1-marsh1

AAK: Mijëra qytetarë morën pjesë në marshin për Haradinajn/Mijëra qytetarë sot kanë marrë pjesë në Marshin Protestues, me moton “Ramush Haradinaj është Kosova”. Qyetarët, janë mbledhur përballë Pallatit të Rinisë në Prishtinë, dhe kanë marshuar qetë e dinjitetshëm deri të Ambasada e Francës në Prishtinë dhe anasjelltas.Organizatorët e këtij Marshi atje kanë dorëzuar një letër me disa kërkesa për autoritetet e gjyqësisë franceze, duke kërkuar që të moz zhagiten proceduarat gjyqësore dhe Haradinaj të lihet i lirë në rrugëtimin e tij!

Po sot Grupi Parlamentar i AAK-së, ka filluar nismën e thirrjes së një séance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për [farë tashmë i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme, kjo pas situatës së krijuar më zotin Haradinaj, e me kërkesë që kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt, të konsiderohet detyrë shtetërore, si dhe të pezullohen bisedimet me Serbinë.

Filed Under: Featured Tagged With: Marsh Proteste, per Ramush haradinaj

T’U JEPET FUND LOJËRAVE TË BEOGRADIT ME UÇK!

January 6, 2017 by dgreca

Dr. Islam LAUKA*:T’U JEPET FUND LOJËRAVE TË BEOGRADIT ME UÇK!/

islam-lauka-300x225

Një ndër komandantët më të shquar të UÇK-së,Ramush Haradinaj,është i arrestuari i radhës, nga një vend anëtar i BE-së me porosi të Beogradit.
Ka 12 vjet që po përsëritet ky ritual-prokuroria serbe urdhëron, organet kufitare të shteteve anëtare të BE-së, veprojnë. Rasti i fundit është edhe me flagranti. Për akuzën e krimeve të luftës që Beogradi ka ngritur kundër Haradinajt, ai është gjykuar dhe shpallur dy herë i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.
Dihet që Serbia dhe sponsori i saj, Rusia kanë rezerva serioze ndaj kësaj Gjykate dhe, në këtë kontekst, ato i kanë dënuar vendimet e saj për Ramush Haradinajn. Po vendet anëtare të BE-së, si Franca, Sllovenia, Hungaria etj, a i njohin ato?
Nga Serbia dhe Rusia, si kundërshtaret më të vendosura të pavarësisë së Kosovës edhe priten urdhërarreste për çlirimtarët tanë. Po vendet anëtare të BE-së që kontribuan, jo pak, për çlirimin e Kosovës, pse i zbatojnë ato vendime?
Me siguri, Ramush Haradinaj do të lirohet së shpejti, ashtu siç është vepruar në rastet e arrestimeve të mëparshme, të paligjshme. Çështja është, deri kur do të lejohet Beogradi të luajë si t’i teket me çlirimtarët e Kosovës. Prishtina i ka instrumentet e veta per t’u dhënë fund këtyre tekave. Një instrument i tillë është dialogu Kosovë-Serbi. Shfuqizimi i urdhërarrestit të prokurorisë serbe të vitit 2004 duhet të futet në axhendën e bisedimeve Kosovë-Serbi për vitin 2017.
Nëse çështje të kësaj natyre nuk zgjidhen nëpërmjet këtij instrumenti, vetë ideja e dialogut midis këtyre dy shteteve, komprometohet keq.

*Ish ambasador i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, president i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike.

Filed Under: Komente Tagged With: Dr. Lauka, lojerave te Serbise, me UCK, ti jepet fund

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT