• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2017

RAPORTI I AMNESTY INTERNATIONAL

February 22, 2017 by dgreca

AMNESTY INTERNATIONAL për të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë/

1 AI

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, në raportin vjetor mbi “Gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Botë”, në pjesën për Shqipërinë, ngre shqetësimet për gjendjen e pakicave kombëtare, të fëmijëve, çështjen e të zhdukurve, sistemin e drejtësisë dhe gjendjen e burgjeve.

Në raport theksohet se autoritetet nuk kanë bërë asnjë përparim në vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për zhdukjen me forcë në vitin 1995 të Remzi Hoxhës një shqiptar nga Maqedonia, fati dhe vendndodhja e tij mbetet ende e panjohur.

Qeveria ka filluar të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar për personat e zhdukur për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur nën regjimin komunist midis viteve 1944 – 1991. Edhe më tej rreth 6 mijë persona ndodhen në listën e të zhdukurve.

Raporti vë në pah se në muajin qershor të vitit 2016 autoritetet në Tiranë kërcënuan me dënim me forcë mbi 80 familje, kryesisht rome dhe egjiptiane që jetojnë në një zonë të rrezikuar nga përmbytjet, por nuk kishin siguruar nja strehim tjetër.

Sipas raportit, në muajin qershor, një gjykatë pezulloi kreun e Policisë së Shtetit, për abuzim dhe pjesëmarrjen në vendosjen e pajisjeve regjistruese në komisariatet e policisë. Në përgjigje, kryeministri dhe ministri i Brendshëm akuzuan gjyqësorin se po i shërben opozitës duke dëmtuar pavarësinë e gjyqësorit.

Në muajin korrik, parlamenti miratoi një reformë në drejtësi që ndryshoi dhjetëra nene të Kushtetutës dhe futi legjislacionin e ri për të siguruar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit dhe për të parandaluar ndërhyrjet e politikes dhe korrupsionin.

Gjatë vitit të kaluar mbi 1 mijë kërkesa për strehim janë paraqitur tek autoritetet në Shqipëri, pa mbylljes së kufirit Greqi dhe Maqedoni, që nxiti shumë emigrantë të kërkojnë mbrojtje në Shqipëri.

Nga ana tjetër, sipas raportit, rreth 20 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesa për strehim në vendet e Bashkimit Evropian, shumica e tyre në Gjermani. Mirëpo, shumica e kërkesave janë refuzuar, meqë Shqipëria është përfshirë në listën e “vendeve të sigurta të origjinës”.

Raporti thekson se në muajin mars, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës ka shprehur shqetësime lidhur me kushtet e paraburgimit në Shqipëri. Komiteti ka dokumentuar raporte të shumta nga të paraburgosurit – duke përfshirë të mitur – për keqtrajtim nga punonjësit e policisë, që në disa raste përfshijnë edhe përdorimin e torturës.

Raporti kujton se në muajin maj, tortura apo keqtrajtimet e tjera të fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual të vajzave, në një jetimore në qytetin e Shkodrës, shkaktoi një skandal kombëtar, pasi prokurori i rrethit zbuloi shkallën e abuzimit. Pesë persona, duke përfshirë edhe ish-drejtori i jetimores, u arrestuan.

Në pjesën për Kosovën, raporti vë theksin tek 1 mijë e 600 personat e zhdukur gjatë luftës fati i të cilëve edhe më tej mbetet i panjohur.

Organizata thekson se ende nuk janë identifikuar vende të tjera në Serbi apo Kosovë për varreza të mundshme masive.

Sipas këtij raporti, përparimi i bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, kanë mbetur të kufizuara dhe marrëveshjet e bashkëpunimit mes të dyja palëve mbesin të pazbatuara.

Ky raport vë në pah se gjendja e komuniteteve pakicë në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë. Aty thuhet se komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian vazhdojnë të vuajnë nga diskriminimi institucional, posaçërisht sa i takon zgjidhjes së qëndrueshme për strehim dhe punësim. Këto komunitete, thuhet në raport, vazhdojnë të jetojnë në vendbanime joformale të mbipopulluara pa qasje të përshtatshme në ujë dhe shërbime të tjera thelbësore.

Organizata rikujton se në muajin shkurt të vitit të kaluar, paneli këshillues për të drejtat e njeriut, (HRAP), nxori një opinion mbi një ankesë të këtyre komuniteteve, familjet e të cilave ishin helmuar në një kamp të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në qytetin verior të Mitrovicës. HRAP tha se misioni i Kombeve të Bashkuara i ka trajtuar këto familje në mënyrë johumane dhe degraduese, ka dështuar në respektimin e të drejtave të tyre, privatësisë, jetës familjare dhe shëndetit, dhe i ka diskriminuar në baza etnike. Për më tepër UNMIKU-ut i është kërkuar që publikisht të pranojë dështimin për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përveç tjerash, tu paguajë kompensim këtyre familjeve.

Raporti i Amnesty International flet edhe për zgjatjen e mandatit të EULEX-it deri në vitin 2018 në Kosovë, duke vënë në pah faktin se ky mision nuk do të hap hetime të reja. Rrjedhimisht qindra raste të krimit sipas ligjeve ndërkombëtare do ta kalojnë te autoritetet e Kosovës, pavarësisht deklaratave të Komisionit Evropian se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i ngadalshëm dhe i ndikuar politikisht.

Raporti i Amnesty International, dokumenton gjendjen e të drejtave të njeriut në 159 vende dhe territore gjatë vitit 2016. Aty thuhet se për miliona njerëz, viti 2016 ishte një vit i mjerimit dhe frikës, derisa qeveritë dhe grupet e armatosura kanë abuzuar me të drejtat e njeriut në mënyra të ndryshme. Numër i madh njerëzish vazhduan të ikin nga konflikti dhe represioni në shumë rajone të botës. Në mesin e çështjeve të tjera të përhapura, ky raport dokumenton torturën dhe keqtrajtimet e tjera të vazhdueshme, dështimin për respektimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese, dhe një kulturë të mosndëshkimit për krimet e së kaluarës.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: AMNESTY INTERNATIONAL për të drejtat e njeriut, dhe Kosovë/, ne Shqiperi

Alibali: Një reformë e suksesshme duhet të burojë nga brenda Shqipërisë

February 22, 2017 by dgreca

1 agron AlibaliNga Keida Kostreci/Zeri i Amerikes/Analisti Agron Alibali, paraqiti gjejtjet e tij gjatë punës për librin në shqiptaro-amerikan “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”, një një aktivitet në Bibliotekën e Kongresit, në Uashington. Si studiues jo vetëm i figurave historike por edhe së drejtës ligjore dhe kushtetues, duke folur për Zërin e Amerikës, ai mori shkas nga tradita diplomatike e trashëguar nga figura si Konica dhe Musine Kokalari, për të theksuar se reformat në Shqipëri duhet të jenë produkt i brendshëm bazuar në traditën kombëtare.

Zoti Alibali tregon se çfarë portreti i Faik Konicës shfaqet nga kërkimet dhe dokumentat e gjetura prej tij.“Këtu paraqitet një Faik, si të themi me të gjitha dritëhijet e tij dhe për këtë arsye, ai paraqitet më njerëzor, më i afërt dhe mendoj që ai do të vazhdojë si personalitet me veprën e tij, do të vazhdojë të ketë interes në botën kulturore shqiptare”.Zoti Alibali thotë se Konica ishte ambasador i kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe një gjigant përsa i takon paraqitjes sa më me dinjitet dhe pozitive të kombit të vet të lashtë.“Ai fuqizoi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në një periudhë kritike midis dy luftrave botërore, ndërkohë që shteti i Mbretit Zog po fuqizohej përherë e më shumë përmes reformave shumë të rëndësishme kushtetuese dhe juridike të Mbretit Zog dhe nga ana tjetër Konica ishte negociatori dhe gjatë periudhës së tij u lidhën katër marrëveshje dypalëshe midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”.Por duke nxjerrë në pah kompleksitetin e një personazhi të tillë, zoti Alibali thotë se nga ana tjetër mund të thuhet se ai nuk u tregua një faktor bashkues përsa i takon komunitetit shqiptar sidomos në lidhje me mbështetësit e Fan Nolit në rrethet e Masaçusetsit dhe më gjerë.

Duke bërë një lidhje mes atyre kohëve dhe situatës së sotme politike në Shqipëri, zoti Alibali thotë se kontributi i Konicës, ishte në mbështetje të një doktrine kushtetuese moderne, mbështetur në traditën vendase.

Ai i referohet madje edhe shkrimtares dhe aktivistes antikomuniste dhe antifashiste, Musine Kokalari, e cila në një dokument që i paraqiti me kolegët e saj misionit amerikan dhe britanik në vitin e vështirë 1945, shprehej se do të bëheshin përpjekje që reformat “të mbështeteshin në traditën vendase”.

Ndërsa në Shqipëri së fundmi ka pasur debate ldhur me shkallën e angazhimit të Ambasadorëve të huaj, përfshirë atë amerikan, Donald Lu në politikën shqiptare dhe në përpjekjet për reformën e drejtësisë, zoti Alibali shpreh vlerësimin më të lartë për rolin e diplomatëve amerikanë në lidhje me Shqipërinë, megjithatë shton se:

“Do të ishte një gjë shumë, shumë e bukur dhe vërtet e vlerësueshme që çdo diplomat i huaj në republikën e Shqipërisë të veprojë në bazë të rregullave diplomatike dhe të konventës së Vienës për marrëdhëniet diplomatike dhe kodit të hershëm zakonor diplomatik”.

Zoti Alibali e pranon se ka munguar mbështetja e politikës në vend për të luftuar korrupsionin që ai thotë se është shpërndarë pothuajse në çdo pjesë të jetës shqiptare, dhe se klasa politike e vendit ka pasur më shumë se një herë mundësi që ta zgjidhë këtë çështje, por ai këmbëngul që kushtetuta duhet të reflektonte parimet e qenësishme të së drejtës krahasimore dhe të jetë e kuptueshme nga populli.

“Gjendja e jashtëzakonshme sigurisht që kërkon masa të jashtëzakonshme mirëpo unë kam mendimin që një reformë e suksesshme në drejtësi dhe në kushtetutë dhe në sistemin e zgjedhjeve nuk mund të kryhet nga lart dhe nga jashtë, duhet të kryhet nga brenda dhe nga poshtë dhe të jetë gjithëpërfshirëse”.

Zoti Alibali thotë se reforma mbetet një problem i brendshëm, pasi është për qytetarin shqiptar i cili duhet “të ishet i pari që përfshihet në këtë reformë dhe ai duhet të jetë përfituesi i parë”.

Filed Under: Opinion Tagged With: agron alibali, dritehijet, Faik Konica, reforma ne Shqiperi

Komisioneri Hahn, thirrje opozitës: Debati, në Parlament

February 22, 2017 by dgreca

Komisioneri europian për Zgjerimin Johannes Hahn i kujtoi sot opozitës shqiptare se debati politik duhet të zhvillohet në parlament dhe jo jashtë tij. Deklarata e zotit Hahn pason vendimin e opozitës për të bojkotuar parlamentin. Komisioneri europian vuri në dukje pasojat negative që do të kishte ky vendim mbi procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Në të njejtën linjë, edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, kërkoi nga opozita që ajo të bëhet pjesë e Komisioneve për rivlerësimin që procesi të mos pengohet.1 Hahn

Vendimi i opozitës shqiptare për të shoqëruar protestën e saj për një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor, edhe me bojkotin e parlamentit duket se nuk është pritur mirë në Bruksel. Pas deklaratave të zëdhënëses së Komisionit europian, sot ishte Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn i cili i kujtoi opozitës se “debati politik duhet të ndodhë brenda dhe jo jashtë Parlamentit. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është i domosdoshëm për ambicien e vendit për t’iu bashkuar Bashkimit Europian”.Në deklaratën e tij, ai vuri në dukje gjithashtu, pasojat negative që bojkoti do të sillte për zbatimin e reformës në Drejtësi dhe procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Eshtë me rëndësi të madhe që parlamenti të ruajë vazhdimësinë, në një kohë kur në agjendën e tij janë reforma mjaft thelbësore që janë në agjendën e Parlamentit, si ajo e ngritjes së organeve të rivlerësimit, në kuadër të Reformës në Drejtësi, dhe Reforma zgjedhore, përfshi dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR të cilat janë thelbësore për të siguruar më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto reforma janë të domosdoshme për Shqipërinë që të ecë drejt rrugës së integrimit në BE”, përfundon deklarata e zotit Hahn.

Ndërkohë në Tiranë, eurodeputeti Knut Fleckenstein, relator për Shqipërinë në Parlamentin europian, ndërsa ju shmang komenteve mbi protestën e opozitës e cila “është një çështje e brendshme”, ritheksoi sot, në linjë me Komisionerin Hahn, se “bojkoti i parlamentit është në pikëpamjen tonë, rruga jo e duhur. Prandaj u kërkoj kolegëve të mi dhe miqve të mi në PD të vazhdojnë atë që ata mendojnë se është e nevojshme, por të kthehen në punë”.

Edhe ai vuri theksin te pasojat që ky vendim i opozitës rrezikon të ketë në zbatimin e Reformës në Drejtësi. “Kur diskutuam Reformën në Drejtësi, ka qenë një betejë e fortë, për t’i siguruar opozitës ndarjen 50 me 50 në komisione. Dhe prandaj u them kolegëve të mi të PD-së, mos na jepni ndjesinë që e keni keqpërdorur këtë. Minimalja që do i kërkoj, është të shkojnë të bëjnë punën në Komisione, të mos ndalojnë procesin e rivlerësimit dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai.

Eurodeputeti Fleckenstein tha se “deri tani kemi dëgjuar fjalët dhe duam të shohim vepra. Dhe është momenti më i mirë, që të gjithë ata që kanë patur mundësinë që kanë qenë pro të bërit të gjërave në letër, tani të tregojnë se janë realisht në favor të Reformës”. Sipas tij, në fund të javës së ardhshme, kur parashikohet të përfundojë verifikimi i kandidaturave për organet e rivlerësimit dhe duhet të ngrihen Komisionet parlamentare për të bërë përzgjedhjen “të gjithë do ta kuptojnë se kush do t’i qëndrojë vetëm fjalëve, kush do të veprojë e kush ka arsye për ta bllokuar ndoshta për ca kohë”.

Por opozita duket e vendosur të mos bëj asnjë hap pas. Edhe sot kryetari demokrat Lulzim Basha e ritheksoi një gjë të tillë: “Nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme. Nuk ka pazar me vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është lëvizja e një partie politike. Eshte lëvizje mbarëpopullore, kombëtare. Kjo që ka nisur nuk ndalet. Shqipëria nuk do të jetë kurrë si dje”. Zoti Basha ripërsëriti se nuk do të ketë kthim në parlament pa u plotësuar kërkesa për një Qeveri teknike.

Lidhur me situatën e krijuar foli sot gjatë, për herë të parë, dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta, drejtuesi i Lëvizjes socialiste për Integrim, aleati kryesor i socialistëve në qeveri. Mbrëmjen e djeshme zoti Meta, ndaj të cilit nuk kanë munguar ftesat e opozitës që të dalë nga koalicioni qeveritar, pati një darkë të gjatë me kryeministrin Edi Rama. Ai tha sot pasdite se “opozita është gjithnjë e mirëpritur në parlament në mënyrë që të çojë përpara kërkesat e saj për standarde me të lart për zgjedhjet e 18 qershorit. Për mua parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Kështu që do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që kjo klimë të përmirësohet dhe të rritet besimi i shqiptarëve në radhë të parë tek zgjedhjet, por edhe të përmirësohet klima tani ku jemi në një moment mjaft të rëndësishëm të ecjes përpara të reformës në drejtësi”, u shpreh zoti Meta.(kortezi:VOA)

Filed Under: Politike Tagged With: Debati, Komisioneri Hahn, ne Parlament, thirrje opozitës

Ambasadorja amerikane ne OKB: Kosova të anëtarësohet në OKB

February 22, 2017 by dgreca

– NATO, aleanca më e fuqishme në histori /

1 Haley per KosovenNe Foto: Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley /

Kosova duhet të zë vendin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë qysh në fjalimin e saj të parë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadorja e re amerikane në organizatën botërore, Nikki Haley.“Në Kosovë duhët bërë më shumë për të forcuar qeverisjen dhe sundimin e ligjit”, ka thënë ambasadorja Nikki Haley dhe ka shtuar se “SHBA-të besojnë se komuniteti ndërkombëtar duhet të njohin hapat e mëdha të Kosovës që nga pavarësia”. 

“Kosova meriton të zë vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare të vendeve…përfshi anëtarësinë e plotë në Kombet e Bashkuara”, ka thënë më tej ambasadorja Haley. Kjo deklaratë e ambasadores së re amerikane në organizatën botërore është bërë derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka diskutuar konfliktet dhe situatën në Evropë. Gjatë fjalimit të saj para anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit, ambasadorja Haley e ka cilësuar NATO-n si “aleanca më e fuqishme në histori” dhe se SHBA-ja mbetët e përkushtuar ndaj aleancës në Evropë. Shtetet e Bashkuara po punojnë që ta bëjnë Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) “sa më shumë efektive”, ka thënë Haley. Sipas saj, dallimet në qëndrime me aleatët evropianë nuk duhen parë si asgjë tjetër pos “përkushtim total të aleancave të SHBA-së në Evropë”.

Filed Under: Featured Tagged With: ambasadore Nikki Haley, Kosova të anëtarësohet në OKB

Sekretar i ri i Marinës së SHBA-ve,Philip Bilden

February 22, 2017 by dgreca

Presidenti Donald J. Trump, ka disa ditë që ka nominuar zotin Philip Bilden, si Sekretar të 76-të, të Marinës së SHBA./

Philip_M._Bilden

Po kush është Zoti Bilden?/

Ai është një drejtues biznesi, tepër i suksesshëm, oficer i mëparshëm i Inteligjencës Ushtarake dhe lideri i sigurisë kibernetike. Si ishushtarak i Kolegjit të Marinës, Bilden do të sjellë në Departamentin e Marinës,  udhëheqjen strategjike, disiplinën e investimit dhe ekspertizën kibernetike rajonale, në Azi Paqësor e kudo në botë. Zoti Bilden ka lidhje të mirëbesuara me afat të gjatë me liderat ushtarakë të vjetër, në vecanti në Trupat e Marinës dhe Detarisë të Shteteve të Bashkuara, përmes viteve të tij të angazhimit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, duke përfshirë shërbimin në Bordin e Drejtorëve të Fondacionit të Akademisë së Shteteve të Bashkuara dhe Bordit të Mirëbesuarve në Fondacionin e Kolegjit të Ushtrisë e Marinës. Zoti Bilden i kupton më mirë se kushdo sfidat strategjike, operacionale dhe gatishmërinë e liderëve të Marinës dhe Detarisë, të cilët përballen me ruajtjen e prezencës detare e marinës së SHBA rreth globit.

Sekretari i 76-të i Marinës amerikane është thellësisht i përkushtuar ndaj personelit të shërbimit ushtarak dhe familjeve të tyre, sepse vjen nga një familje ushtarake me katër gjenerata{breza} pasuese. Konkretisht  shtatë oficerë të Marinës dhe Ushtrisë Bilden, duke përfshirë dhe dy djemtë e tij që tani shërbejnë në Marinën e Shteteve të Bashkuara. Ai respekton shumë sakrificat që familjet e Trupave të Marinës dhe Detarisë bëjnë në shërbim të vendit të tyre.

Zoti Bilden shërbeu dhjetë vjet {nga 1986-1996}, si oficer i Inteligjencës Ushtarake  në Forcat Rezerviste të Ushtrisë së Shteteve te Bashkuara. Nën gradën e kapitenit, zoti Bilden shërbeu tek Detashmentet e Inteligjencës Ushtarake Strategjike, njëkohësisht mbështeti dhe Agjensinë e Inteligjencës së Mbrojtes.  Mbasi përfundoi këtë detyrë, në vitin 1996, Ai u rivendos në Hong Kong.

“Si Sekretari i ri Marinës, zoti Philip Bilden, do të përdorë aftësitë e tij të larta gjykuese dhe menaxhuese ndaj detyres së rindërtimit të Marinës sonë të pashembullt”, tha Presidenti Trump. “Numri jonë i anijeve është në pikën më të ulët që ka qenë në dekada. Ndaj zoti Philip Bilden është zgjedhje e drejtë që do të na ndihmojë ne, të zgjerojmë dhe modernizojmë Fllotën tonë, duke përfshirë anijet e sipërfaqes, nëndetëset dhe anijet ndihmuese, me qëllimqë të sigurojmë epërsinë e  marinës së SHBA për dekadat që  vijnë. Unë jam krenar për burrat dhe gratë e forcave tona ushtarake. Personat që shërbejnë në ushtrinë tonë janë heronjtë tanë Amerikanë, dhe ne nderojmë shërbimin  e tyre cdo ditë”, theksoi Presidenti Trump.

“Unë jam thellësisht modest dhe i nderuar që të shërbej si Sekretari i Marinës,” thotë zoti Philip Bilden. “ Duke mirëmbajtur forcat, gatishmërinë dhe kapacitetet e Flotës detare, me rëndësi jetike ndaj sigurisë sonë kombëtare, unë do të siguroj që Marinarët dhe marinsat tanë i kanë burimet e domosdoshme për të mbrojtur interesat tona rreth globit dhe të mbështesim aleatët tanë për shtimin e kapaciteteve të tyre operacionale”, nënvizoi Bilden.

Zoti Bilden, ka tre dekada eksperiencë si menaxher ndërkombëtar, udhëheqës, ndërtues dhe drejtues i një biznesi të marketeve anembanë globit, me partnerë ndërkombëtarë të ndryshem. Pas 25 vitesh, kohët e fundit, Zoti Bilden doli në pension si anëtar bashkëthemelues dhe Këshilltar i Vjetër i Partnerëve HarbourVest,  LLC, një firmë menaxhimi investimi paanësie globale, që bashkë me pronat institucionale përfshin një kapital prej 42 miljardë $ dollarësh. Ai u bë  anëtar themelues i firmës duke menaxhuar blerje të kompanisë themeluese HarbourVest ne 1997. Zoti Bilden u bashkua me këtë  firmë në Boston më 1991 dhe u rivendos drejt Hong Kong më 1996, ku themeloi zyrat Aziatike të kompanisë, si një investitor pioner në rajon. Gjatë qëndrimit 25 vjecar me Partnerët HarbourVest, Zoti Bilden shërbeu në rolet e para udhëheqës për menaxhimin global të firmës, duke përfshirë Komitetin Ekzekutiv të kompanisë me katër persona, të cilët ishin përgjegjes kryesorë për drejtimin e menaxhimin e saj. Gjithashtu Zoti Bilden shërbeu në borde filantropike të panumërt të organizatave jo fitimprurësë që mbështesin veteranët ushtarakë, sigurinë kombëtare e rajonale, si dhe misionet e sigurisë kibernetike. Ai shërbeu në Bordin e Vizitorëvë të Shkollës së Shërbimit të Huaj në Universitetin Gerogetown; në Bordin Këshëllues së Azi- Paqësorit dhe Bordin e Dekanit të Këshilltarëve të Shkollës së Biznesit; në Bordin e Drejtorëve të Fondacionit të Akademisë të Shteteve të Bashkuara dhe Bordin e Kujdestarëve të Fondacionit të Kolegjit të Luftes së Marinës, ku Zoti Bilden, shërbeu kryetar i Qendrës për Studimet e Konfliktit Kibernetik. Zoti Bilden, është diplomuar “Ushtarak i Dalluar”, Ushtria e Shteteve te Bashkuara ROTC, tek Universiteti Georgetown, duke fituar Kupën e Presidentit, si i diplomuari i lartë në trupat ushtarake.

Ai ka master shkencor (i dalluar) në Shërbimin e Huaj nga Universiteti Georgetown më 1986, kryesisht për Politikën Ndërkombëtare dhe studimet e bllokut Sovjetik. Gjithashtu Zoti Bilden ka një master administrim biznesi nga Shkolla e Biznesit Harvard më 1991.

Le ti urojmë zotit Bilden suksese në detyrën e re, si Sekretar i 76-të i Marinës së SHBA, bashkë më urimin se mbase një ditë do vizitojë ujërat Joniane-Adriatikase shqiptare, ku do jetë i mirëpritur nga detarët dhe populli shqiptar.

Përzgjdhja e zotit Bilden dhe drejtuesve të tjerë të SHBA, është një shembull për cdo shtet. Drejtues e zyrtarë me një karrierë brilante, tepër të aftë profesionalisht, me integritet të lartë moral dhe atdhedashës të sprovuar.

 Po ne në Shqipëri c’bëjmë vallë?!

Përgatiti për “Diellin”, Shefqet&Herion Kërcelli

Filed Under: Histori Tagged With: Philip Bilden, Sekretar i ri i Marinës së SHBA-ve, Shefqet&Herion Kërcelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT