• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2017

Karshillëku antieuroatlantik

February 8, 2017 by dgreca

1 Çerçiz LoloçiNga Çerçiz Loloçi/ Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe mjaft politikanë të tjerë në Shqipëri kanë kontestuar rolin protagonist të ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së Brukselit Romana Vlahutin për ndryshimet kushtetuese dhe sidomos për Reformën në Drejtësi. Madje përtej kësaj pakënaqësie, mediat pranë tyre ka nisur një fushatë të gjerë denigruese ndaj dy ambasadave më të rëndësishme, që janë njëheri edhe përfaqësues të dy nga partnerëve strategjikë të Shqipërisë. Kjo nuk është hera e parë dhe e vetme kur, vendime apo reforma që duan të kthejnë në normalitet një demokraci të brishtë si kjo e jona, pra kur bëhen përpjekje për një klasë politike më të shëndoshë, për institucione më të konsoliduara, për një administratë publike që nuk përpjestohet mes partive dhe hyjnë deri edhe “të hurit dhe të litarit” përkundër konkurimit- të ngrihen pengesa nga më të pa konceptueshmet. Reforma në Drejtësi është vërtet jetike për vendin tonë dhe këmbëngulja në këtë rast nuk ka qenë as e Partisë Socialiste, as e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as e opozitës. Këtë e kanë kërkuar dhe kanë këmbëngulur më shumë ndërkombëtarët dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Pikërisht për këtë shqiptarët u janë përjetësisht mirënjohës duke shpresuar në një rithemelim të republikës të grabituar babëzisht nga politikanë, ish kryekomunarë e kryebashkiakë, gjyqtarë e prokurorë dhe nëpunës të të gjitha niveleve. Të ishte për këtë klasë politike, për këta deputetë dhe ministra, asgjë nuk duhej bërë sepse kjo nuk prekte asnjë fije nga shpërdorimet që bënin me pushtetin, nga gjyqet farsë që janë bërë këto 27 vjet dhe politikanët më të lartë “kanë dalë vazhdimisht pa u lagur”. Modeli i partive kryesore në vendin tonë nuk ka asgjë të përbashkët me partitë europiane apo edhe ato të vende fqinje ku mandati i drejtimit s’mund të shkojë më shumë se dy të tilla dhe ku kryetarët e partive nuk sillen si kryetarë çetash të 100 e ca vjetëve më parë. Ky perceptim, por edhe realitet njëkohësisht, i bën politikanët tanë të pabesueshëm dhe të pavërtetë. Kontrolli i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një hap që duhet përshëndetur, por paralelisht me të duhet bërë edhe kontrolli i krerëve më të lartë të partive kryesore duke iu nënshtruar ”makinës të së vërtetës”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Cerciz Loloci, Karshillëku antieuroatlantik

VATRA, VIZITË NË KONSULLATËN E KOSOVËS

February 8, 2017 by dgreca

NJË PËRFAQËSI E VATRËS U PRIT NGA KONSULLJA E PËRGJITHSHME E KOSOVËS, AMBASADORJA TEUTA SAHATÇIJA/

1 me mua   Nju Jork, 8 Shkurt- Të Mërkurën, 8 Shkurt 2017, një përfaqësi e Kryesisë së Federatës Panshqiptare të Amerikës”Vatra” u prit nga Konsullja e Përgjithshme e Repubikës së Kosovës, ambasadorja Teuta Sahatçija, si dhe z. Ylber Kryeziu- Ministër Këshilltar, dhe z. Fatmir Zajmi – Konsull.1 librat Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj shoqërohej nga nënkryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, sekretarja Nazo Veliu, arkëtari Marjan Cubi dhe editori i Diellit Dalip Greca.1 flet ambasad

Dr. Gjon Buçaj, e falenderoi ambasadoren Sahatçija për pritjen. Ai tha se kjo është një vizitë kortezie, kthim vizite, pasi ndër të parat vizita të saj në komunitetin shqiptar, Konsullja e përgjithshme në nisje të misionit të saj e pat bërë në Vatër, ashtu siç kishte bërë dhe paraardhësi i saj, ambasador Bekim Sejdiu, duke treguar vlerësim për Vatrën dhe vatranët. Kryetari Buçaj informoi për qëndrimet e Vatrës, veprimtaritë e saj, ruajtjen e vlerave të trashëguara që mbart Vatra, që nga themeluesit e saj. Është e vetmja organizatë e kohës së Rilindjes Kombëtare, që përbën vlerë jo vetëm për shqiptarët e Amerikës, por për të gjithë Kombin. Detyra jonë është jo vetëm ta mbajmë gjallë, e ta ruajmë të padëmtuar imazhin e saj historik, të trashëguar nga mendjet e  ndritura që e themeluan, por edhe ta çojmë më tej misionin e saj Kombëtar.Vatrën e ka mbajtë gjallë idealizmi.

IMG_2225
Ambasadorja Teuata Sahatçija falenderoi për vizitën dhe tha se ne duhet që të takohemi më shpesh, të organizojmë veprimtari të përbashkëta.Më pas ambasadorja Sahatçija informoi për situatën që po kalon Kosova,betejën e saj diplomatike, arritjet dhe përballja me problematikat, veçanërisht në veri. Edhe pak ditë, tha ajo ne së bashku festojmë 9 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë të Shtetit të Kosovës. Në këta 9 vjet kemi ecur drejt konsolidimit të shtetit me gjithë vështirësitë e mëdha që na ka nxjerrë Serbia, e Rusia pas saj. Ndjehemi mirë që kemi mbështetjen e  fuqishme të Amerikës. Deklarata e Sekretarit Amerikan te mbrojtjes, James Mattis per mosndryshimin e qendrimit amerikan per Kosoven, dhe deklarata per Forcat Mbrojtese te Kosoves, janë në sinjale që ne duhet të vazhdojmë betejën tone. Edhe  vizita e sekretarit te pergjithshem te NATO-s z. Jens Stoltenberg ne Kosove, perben nje tjeter mbeshtetje per Kosovën.

Kosova, tha ambasadorja Sahatçija, ka shënuar arritje në drejtim të sundimit të Ligjit; hapa pas hapi shteti i ri po ecën drejt BE-së, marrëveshjet e arritura, po hapin perspektiva të reja, kemi bashkëpunim të mirë me Shqipërinë etj.

Më pas u diskutua edhe për komentet e fundit të medias për opsionin e këmbimit të territoreve. Kryetari Buçaj, tha se Vatra, në asnjë rrethanë nuk i ka përkrahë dhe nuk do t’i përkrahë opsione të tilla. Ky është qëndrim i prerë.

Gjatë takimit e morën fjalën edhe zv/kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Nazo Veliu, Marjan Cubi dhe Dalip Greca.

Ambasadorja Sahatçija i dhuroi kryetarit të Vatrës botimet më të fundit që përcjellin vlerat, kulturen, historinë, pasuritë, arritjet e Republikës së Kosovës, të cilat do të jenë në dispozicion të vatranëve në bibliotekën e Vatrës.

Filed Under: Featured Tagged With: dr. Gjon Bucaj, Teuta Sahatcija, Vatra, vizite en Konsullaten e Kosoves

50-vjetori i një çmendurie kombëtare

February 8, 2017 by dgreca

2 Frank-shkreli-2-300x183-1Nga Frank Shkreli/Në historinë e kombeve të mëdha e të vogla ndodhin lloj-lloj fatkeqësishë: luftëra, pushtime, fatkeqësi të natyrës, e tjera.  Gjysëm shekulli më parë, pikërisht më 6 shkurt të vitit 1967 ndodhi një ngjarje që mund të cilësohet, për nga përmasat dhe pasojat fetare, kombëtare dhe kulturore, si një ditë fatkeqe në historinë moderne të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.  Atë ditë, regjimi komunist, me Enver Hoxhën në krye, filloi një luftë të ashpër kundër fesë, klerikëve dhe institucioneve fetare, duke shpallur Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë, diçka që as deri atëherë dhe as deri më sot nuk e ka bërë ndonjë popull ose komb tjetër në botë.  Është kjo një ditë fatzezë në historinë e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve, që Arkipeshkvi i Shkodër-Pultit, i Përndershmi Angelo Massafra, në kujtim të këtij 50-vjetori fatzi, shkruan në portalin katolik peregrinus.al,  se ky përvjetor shënon ditën kur Enver Hoxha deklaroi “vdekjen” e Perëndisë, “duke u mbrojtur pas një ideologjie të korruptuar, të imponuar me anë të terrorit”, një ditë kur, “një njeri i jepte vetes të drejtën të cenonte lirinë e njerëzve të tjerë.  Ishte kjo një ditë kur, “Përball Fjalës Krijuese të Hyut, Shqipëria zgjidhte fjalën shkatërrimtare të diktatorit të vet”, shprehet Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit në shkrimin e tij.

Në Shqipërinë tonë post-komuniste — u kërkoj falje miqëve të mijë të cilët, ndoshta me të drejtë, më korigjojnë shpeshëherë për këtë përcaktim të sistemit politik të këtyre 25 viteve të fundit atje – sidomos vitet e fundit, vihen re tendenca për të riabilituar regjimin diktatorial komunist dhe figurën e Enver Hoxhës me qëllim për të revizionuar historinë e asaj periudhe, dhe me kollajllëk për të “harruar” përvjetorë si ky.  Në një mungesë totale të solidarizimit me viktimat e kësaj politike të çmendur 50-vjetë më parë, me sa kam venë re, ky përvjetor nuk tërhoqi ndonjë vëmendje nga institucionet shqiptare, as nga media, dhe as nga udhëheqsit politikë të cilët në faqet e tyre elektronike mezi presin të shënojnë çdo gjë, me rëndësi e pa rëndësi, historike dhe jo aq historike.

Por, sa për kujtesë, ishte Shkurti i vitit 1967, kur Enver Hoxha mbajti fjalimin me titull, ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, fjalim ky me të cilin ai, shpalli luftë kundër ”ideologjisë fetare” dhe ”zakoneve prapanike”, duke e sanksionuar me ligj Shqipërinë kundër Zotit dhe si vendin e parë dhe të vetëm ateist në historinë botërore.  Fjalimi i diktatorit, mund të konsiderohet edhe si mbarimi i luftës kundër klerit dhe i tre institucioneve fetare të shqiptarëve, sepse kalvari i tyre, në të vërtetë, kishte filluar ç’prej vitit 1945.   Shumica e klerikëve katolikë shqiptarë, por edhe i të dy feve të tjera, mysimanë dhe ortodoksë, u vranë ose vdiqën nën tortura të pa-imagjinueshme nepër burgjet dhe kampet komuniste të regjimit hoxhist, në periudhën 1945-1960.   Numri i saktë i klerikëve të vrarë ose të vdekur nepër burgjet dhe kampet e përqëndrimit — katolikë, myslimanë dhe ortodoksë — nën torturat më ç’njerëzore të asaj periudhe — ndoshta nuk do të dihet kurrë.  Deri më 1950, komunitetet fetare në Shqipëri ishin dobësuar deri në një pikë sa që nuk mund të flitej më për ndonjë veprimtari normale të këtyre komuniteteve.  Ironia tragjike e kësaj situate është se e gjithë këjo çfarosje ndodhi ndërsa njëkohsisht, kushtetuta e Shqipërisë komuniste garantonte lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes.

Përveç ndalimit të fesë, me fjalimin e Enver Hoxhës në shkurt të vitit 1967, Shqipëria komuniste kishte nisur gjithashtu revolucionin e saj bazuar në  Revolucionin Kulturor Kinez, duke e zhytur kështu kombin shqiptar në një katastrofë kulturore përmasash historike të paparë ndonjëherë, ndërkohë që ndërmori krimet më çnjërzore kundër popullit të vet, duke zhdukur pjesëtarët më të dalluar të elitës intelektuale dhe fetare shqiptare dhe së bashku me ta edhe një pjesë të madhe të thesarit të kulturës, të letërsisë dhe të traditave mija vjeçare të kombit shqiptar.  Në këtë 50-vjetor, i ashtuquajturi Revolucioni Kulturor në Shqipëri – vërtetsisht një kopje fatzezë e Revolucionit Kulturor dhe ideologjik të Kinës Komuniste – nuk mund të kuptohet as të shikohet ndryshe veçse një krim përmasash kombëtare, i kryer nga një regjim anti-kombëtar, në emër të një ideologjie sllavo-aziatike, kundër historisë dhe kulturës së kombit shqiptar. Ishte kjo një ideologji që kishte për qëllim zhdukjen e elitës fetare dhe kulturore shqiptare, e cila ndonsë e përbuzur dhe e zhdukur fizikisht — atëherë dhe sot dëshmon gjithnjë vlerat njerëzore, intelektuale, shpirtërore dhe shoqërore, të cilat nuk zhduken kurrë ndër shqiptarët.

Nuk besoj të ketë ndonjë popull tjetër – kur të merret parasyshë numri ipopullësisë së Shqipërisë – që të ketë pësuar vuajtje, procese gjyqësore dhe tortura më të mëdha dhe më të tmershme gjatë shekullit të kaluar se populli shqiptar.  Duke iu referuar periudhës komuniste, Papa Gjon Pali i Dytë me të drejtë është shprehur se: “Historia nuk ka parë ndonjëherë ato që kanë ndodhur në Shqipëri”.  Prandaj, është shumë e vështirë të merret me mend se si është e mundur që udhëheqsit politikë shqiptarë, institucionet shtetërore dhe kulturore të vendit — në një përvjetor si ky — të mos ndjejnë asnjë obligim ose përgjegjësi morale për të kujtuar këtë njollë të zezë të historisë kombëtare dhe viktimat e asaj periudhe. Ata heshtin   duke mbajtur qendrime indiferente ndaj gjenocidit fetar në Shqipëri dhe ndaj shkeljeve flagrante të ligjeve dhe marrveshjeve ndërkombëtare të lirive bazë të njeriut, përfshirë lirinë fetare të asaj kohe.  Ndoshta miqët e mi kanë të drejtë se përcaktimi “periudha post-komuniste” në Shqipëri, duhet të cilësohet disi ndryshe.

Sidoqoftë, ajo që mund të bëjmë në këtë 50-vjetor, nëqoftse asgjë tjetër, të pakën të kujtojmë këtë çmenduri kombëtare dhe viktimat e saj të pafajshme — të kësaj periudhe tragjike të historisë së Shqipërisë — me shpresën që ato krime të mos përsëritën më — në ato forma ose ndryshe — në trojet shqiptare, nga shqiptari kundër shqiptarit ose nga të huajt kundër shqiptarëve.

Por për fat të mirë, Perëndia nuk e kishte harruar Shqipërinë dhe shqiptarët.  Ashtu siç është shprehur edhe Dom Simon Jubani, gjatë meshës së parë në nëntor të vitit 1990, se megjithë përpjekjet e Enver Hoxhës për të zhdukur përgjithmonë fenë në Shqipëri, “Kishat e xhamitë i lartësojnë përsëri këmbënaret dhe minaretë e tyre drejtë qiellit si rrufepritëse, sinjal i shembjes së vet diktaturës”.

Por jo vetëm kaq.  Në këtë përvjetor të harruar le të shikojmë drejtë një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët, duke iu bashkuar mesazhit shpresëdhënës të Papa Gjon Palit të II, në vizitën që bëri në Shqipëri më 25 prill, 1993, drejtuar qytetarëve dhe besimtarëve të pranishëm në Sheshin Skënderbe në Tiranë, ku mes tjerash ka thënë: “Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin. Të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”.   Me atë rast, Papa Gjon Pali i II porositi gjithashtu shqiptarët se, ”Kjo liri e besimit fetar të cilën ju më në fund po e shijoni, nuk është vetëm një dhuratë e çmuar e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por është një dhuratë për të gjithë, sepse liria e besimit në Hyjin është themeli i garancisë për çdo shprehje të lirisë.  Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë pikë të shenjtë dhe të padhunueshme që është ndërgjegjia, ku qenia njerëzore takohet me Krijuesin dhe fiton ndërgjegjësinë e plotë të dinjitetit të vet.  Nga një liri e tillë, e trajtuar ashtu siç duhet, nuk ka përse t’i trembemi asnjë çrregullimi shoqëror….Siç na mëson edhe feja: nëse kemi një Krijues të përbashkët, që të gjithë jemi vëllezër”, ka deklaruar Papa Gjon pali i II në Tiranë, në prill të vitit 1993.

Në këtë 50-vjetor të ndalimit të fesë në Shqipëri dhe të fjalimit famkeq të Enver Hoxhës,  është një obligim moral dhe përgjegjësi politike dhe shoqërore që të kujtojmë krimet dhe viktimat e regjimit komunist, por njëkohsisht të mos harrohen, por të kultivohen përjetsisht, vlerat e vëllazërimit dhe të harmonisë jo vetëm fetare — për të cilën dallohen shqiptarët — por të zhvillohet edhe harmonia politiko-shoqërore, si një thesar për të sotmen dhe për të ardhmen e kombit shqiptar.

Filed Under: Opinion Tagged With: 50 vjetori, Frank shkreli, i një çmendurie kombëtare

A egziston strategjia e edukimit ‘ te brezit te ri ne Shqiperi ?

February 8, 2017 by dgreca

Nga Filip Guraziu/

1 Filip

‘Njeriu’ perben  elementin me te rendesishem te platformes  se  zhvillimit se  nje shoqerije.  Mund te investosh shuma te medha per zhvillimin e nje vendi; te ndertosh rruge, ura , tunele,  etj., por cdo gje me pas nuk do te funksionoje si duhet  dhe do te shkoje drejte venitjes dhe  paralizes  ne se ‘Njeriu’ qe i shfrytezon dhe i perdoron ato vepra nuk do te jete i edukuar ,  kjo  jo vetem  ne aspektin  tekniko- profesional , por kryesisht  ne aspektin  moral, human dhe  patriotik.

Nuk eshte rastesi qe diktaturat kudo ne bote,  te djathta dhe te majta, vemendjen me ta madhe te propogandes se tyre ja paten kushtuar  edukimit te brezit te ri.   Ne nje mase me te vogel, po perseri me vemendje te veçante, trajtohet edhe sot  sektorit i edukimit  ne shtetet demokratike te botes.  Eksperiencat ne kete drejtim na bejne  te kuptojme dhe te bindemi se shoqeria shqiptare nuk mund te jete e shendetshme dhe e sigurte ne zhvillimin dhe  perparimin e saje drejte mireqenies ne se ‘sektori i edukimit’ qe trajton brezin e ri nuk ka si udherrefyes nje strategji te miremenduar  qe misheron kerkesat e normave morale bashkekohore qe kushtezon e ardhmja europiane.

Shoqeria shqiptare sot krenohet per disa simbole kombetare me te cilet lidhet identiteti i Arberit; neve jemi krenar qe jemi bashkekombas te Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe te Nane Terezes, dhe eshte e natyrshme qe puna edukuese me te rinjte behet dhe duhet te jete ne kete linje,  por ne kundershtim me kete, praktikat e koheve te fundit   provojne qe çdokush ( edhe personazhe rruge me identitet te dyshimte dhe  prapavije te qarte antishqiptare),  fare lehte bejne propagande krejte te kundert duke gjetur hapsire veprimi ne media dhe sheshe publike, gje qe ç’orjenton formimin e ndergjegjes se brezit te ri duke goditur  qelizen vitale te identitetit te shqiptareve! A duhet lejuar kjo?

Shqiptaret e permbysen  komunizmin duke hedhur ne kazanin e plehrave propoganden   imorale te ‘luftes se klasave’ qe ushqente urrejtjen klasore  dhe perbuzjen per kleriket dhe intelektualet nacionaliste  qe konsideroheshin  “armiq te klases”.  Sot ne demokraci, Shqiptaret mburren per qendrimin moralo-patriotik te klerikve te cilet me besimin ne Zot ju kundervuan haptas dhunes komuniste i njejti qendrim edhe  per intelektualet nacionaliste me bindje liberale te cilet punuan me perkushtim per ngritjen kulturore te shqiptareve. Keto konsiderata perbejne  elemente te rendesishem per formimin moralo-patriotik te brezit te ri, te pranuara unanimisht nga te gjitha forcat politike parlamentare, por perseri ne praktiken e perditshme ndodh e kunderta! Ne nje mori media televizive çfaqen  dite  dhe nate filma te prodhuar nga Kinostudio ‘Shqiperia e re’ te periudhes se diktatures, ku te rinjte e lindur ne demokraci, shohin dhe mesojne pra edukohen me “  imoralitetin dhe antishqiptarizmin e  klerikve ”, tradhetine e intelektualeve nacionaliste dhe poshtersine e klases borgjeze    (propagande tipike e diktatures komuniste)  A duhet lejuar kjo ?

Jo, kjo situate paradoksale dhe e demshme per edukimin e brezit te ri nuk duhet te ndodhe!  Deshiroj qe te moskeqkuptohem, personalisht  vleresoj punen e madhe artistike( pavaresisht moralit politik te kohes) qe ka bere ne vite Kinostudio ‘ Shqiperia e re’, por e çoj zerin per te bere thirrje  qe institucionet pergjegjese te edukimit  dhe ato te kontrollit te mediave vizive  ne nivel shteteror te reagojne per ta kontrolluar situaten duke bere seleksionimin e filmave qe transmetohen.  Gjej rastin te kritikoj  qendrimin indiferent dhe oportunist te drejtuesve te komuniteteve fetare shqiptare dhe ne veçanti te  drejtuesve te komunitetit katolik qe deri sot nuk kane protestuar me force per te kerkuar qe te marre fund diskriminimi moral i klerikeve nga filmat e periudhes komuniste!

Me keqardhje duhet te pranojme se organizimi dhe drejtimi institucional- shteteror shqiptar  i ‘sektorit te edukimit’ ende paraqitet i manget , pa strategji veprimi, per te mos thene qe eshte inegzistent. Indiferenca shteterore ndaj strategjise se edukimit ‘te brezit te ri’ veshtireson deri ne pengese  rrugen e shqiptareve drejte europes. Kembanat e alarmit bien!  Antishqiptaret punojne dite dhe nate kunder gjerave me te shtrenjta dhe simboleve te shqiptarizmit. Populli thote “gjejne shesh dhe bejne pershesh” perse?  Sepse Shqiperia ende muk ka shtet qe te mbroje simbolet, idealet dhe identitetin Shqiptareve, deri kur keshtu?

Filed Under: Analiza Tagged With: A egziston strategjia e edukimit ‘, Filip Guraziu, te brezit te ri ne Shqiperi ?

Dr Edlira Gjonca – Çelo, lektore në University College London

February 8, 2017 by dgreca

Histori suksesi – nga Liliana Pere/Edlira GjoncaProfili/Dr.Edlira Gjonca (Çelo) -e lindur në Tiranë nga dy prindër intelektualë e patriotë. Nëna e saj, Natasha, ka punuar mesuese ndersa babai Sinan, inxhinier ndërtimi.Edlira ka mbaruar Shkollen e Mesme Ekonomike në Tiranë me Medalje Ari dhe me pas studioi në Fakultetin e Ekonomik në Tiranë, ku doli me rezultate  të larta.Ajo filloi punë si Asistente Profesore në këtë fakultet (në Katedrën e Planifikimit Industrial, sic quhej në atë kohë), vetëm disa muaj pas diplomimit,në vitin 1990, në prag të rrëzimit të sistemit komunist.Në vitin 1991 Edlira dhe bashkëshorti i saj, Dr. Arjan Gjonca emigruan në Londër pasi bashkëshortit i doli e drejta e studimit për Master në London School of Economics and Political Science.Këtu filluan vite të vështira plot përpjekje, shumë sfida por edhe arritje.Këto vite përkuan dhe me periudha shume të vështira e tëtrazuara ekonomike e politike që po kalonte Shqipëria.Për asnjë moment, ata nuk i shkëputen lidhjet me Shqipërinë apo menduan të mos ktheheshin më për të punuar atje.Edlira pas pak muajsh pas arritjes në Londër filloi punënë OJQ te cilat kishin si mision te ndihmonin vendet e Evropes Lindore gjatë tranzicionit. Ajo punoi si mësuese e shqipes dhe pjesemarrese në trajnime te ndryshme per specialistet angleze që shkonin të ndihmonin në Shqiperi. Më pas ajo drejtoi nje projekt 2-vjeçar të financuar nga Komuniteti Europian, që kishte synim të mbështeste grupet e interesit dhe OJQ shqiptare që ndihmonin njerëzit me paaftësi mendore e fizike.

Pak muaj pas vajtjes së tyre në Londër, Edlira dhe i shoqi erdhën në kontakt dhe krijuan lidhje me ata pak shqiptarë (kryesisht nga Kosova) që kishin emigruar në Londer dhe në vitin 1992 u benë nga themeltarët e Shoqatës Shqiptare “Faik Konica”në Londer.Nderëkohë që numri i shqiptarëve në Londer rritej, edhe puna e tyre për të kontribuar në Pavarësinë e Kosoves apo mbarëvajtjen e Shqiperisë intensifikohej.

Nëvitin 1997-98 pas trazirave në Shqiperi, Edlira ishte nje nga iniciatoret si dhe u bëvullnëtarisht sekretare e Komitetit për Ndihmën për Shqipërinë. Në këtë Komitet morën pjesë individë dhe organizata të ndryshme bamirëse angleze që dëshironin të kontribuonin që Shqiperia të kthehej sa me parënë normalitet.

-Në vitin 1996 Edlira mbaroi me ‘Distinction’ Masterin në London School of Economics dhe London School of Hygienë and Tropical Sciences. Po këtë vit, ajo fillon punën si Visiting Researcher në London School of Economics në Departamentin e Politikave Sociale, e angazhuar në projekte të ndryshme, nje ndër ta ishte dhe ‘Financimi i Sistemit Shëndetësor në Shqiperi’.

-Në vitin 1998 Edlira shkon në Gjermani ku e bazuar në Institutin prestigjioz Max Planck per Demografi, fillon punë per doktoraturën si dhe angazhohet në punë kërkimore pranë Institutit. Doktoraturën e mori nga Universiteti i Danimarkës Jugore, Ødensenë vitin 2003.Tema e doktoratës ishte mbi plakjen dhe jetëgjatesinë e popullatës.Kjo doktoraturë u botua si monograf menjeheëe pas akordimit.

-Në vitin 2001, Edlira rikthehet në Londër ku punon si kerkuese shkencore dhe lektore në fushen e Demografise, Epidemiologjise dhe Plakjes së Popullates.Ajo ka punuar në University College London, Kings College London dhe per momentin punon në London School of Economics.Në keto universitete krahas punës shkencore, Edlira ka qenë lektore si dhe ka drejtuar studente në diplomat e tyre të nivelit master apo doktoraturë.Edlira ka prezantuar punën e saj në konferenca kombëtare dhe ndërkombetare.Ajo ka botuar monograf, kapituj librash dhe nje numër artikujsh shkencorënë revista prestigjioze.

-Pyetje: E dashur Edlira! Disa impresione nga vendlindja juaj e dashur, familja juaj, mbështetja e saj për ju, mund të sillni në vëmëndjen e publikut disa detaje për njohje ju lutem?

-Unë kam lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1968, nga dy prindër intelektualë të cilet kanë punuar tërë jetën e tyre me përkushtim që te kontribuojnënë shoqëri, profesion por edhe në familje. Mamaja imeNatasha,ka lindur gjithashtu në Tiranë.Babai i saj, gjyshi im, Arif Gjyli, ishte nje intelektual qe u perfshi në LANC qënë oret e para dhe më pas u bëi pari Sekretar i Kuvendit Popullornë 1946. Ai ishte dhe nje shkrimtar i talentuar e i devotshem i librave për femijë dhe shumë nga këto arriti t’i botojë e të vlerësohet me çmime.Fatkeqësisht, ai në vitin 1947 u dënua politikisht.Më kryesorja,në jemi rritur me shume dashuri dhe hare në familje.Në çdo festëne mblidheshim, këndonim bënim humor.Më vjen keq që këto mundesi tani i kemi gjithnjë e më të rralla.Gjithashtu ne jemi rritur me shumë dashuri dhe krenari për vendin tonë dhe ketë e kam mbartur me vete nëLonder apo Gjermani ku jetova përkohësisht. Gjithnjë organizojmë festa, marrim pjese në aktivitete, mundohemi të ndihmojme shqiptarët jashtë por edhe vete Shqiperinë me sa kemi mundësi. Mendoj qe në nje menyrë apo nje tjetër me punën tonë, me korrektesinë dhe me krenarinë,ne të gjithe, (jo vetem unë por të gjithe shokët e shoqet që kemi ketu) jemi ambasadorë të vendit tonë.

-Pyetje:E dashur Edlira tregoni ju lutem disa nga kujtimet tuaja në momentet e ndarjes, cila eshte nostalgjia juaj nga fëmijeria dhe vendlindja juaj e dashur?

-Unë kam lindur në Tiranë në vitin 1968. Kurdoherë që flas për Shqiperinë apo mendoj per te, gjeja e parë qe më vjen në mend ështëTirana.Në kemi levizur disa here me shtëpi po gjithnje rreth qendres: Pallatet Shallvare dhe Parku Rinia, Pazari i Ri, tek ish Kinëma 17 Nëntori dhe së fundi afer Shkolles së Kuqe. Femijerinë e kam të lidhur ngushte me zonën e Pazarit të Ri, aty ku eshte Tirana e vjetër me ato rrugicat e bukura, me shtepitë me bahçe plot fruta, me njerëz shumë te mirë te cilët i kujtojmë gjithnje me nostalgji. Gjithnje e kujtoj dhe ua permend dhe femijeve faktin që luanim jashte gjithë ditën dhe s’kishim rreziqe.Shpesh harronim te mbyllnim derën dhe shtepinënuk e prekte njeri. Kujtoj qe të gjithe fqinjët kujdeseshin per njeri-tjetrin apo që mund te trokisje në derën e tyre në çdo orë.Tani sa herë që shkoj në Tiranë e gjej të ndryshuar. Me pëlqen që Tirana po ndryshon e po bëhet monopol por ndjej dhe nje keqardhje qe po rritet numri i pallateve, kafeneve, makinave në rruge e po pakesohen lulishtet, gjelbërimi, bibliotekat. Po pakësohen pergjithësisht edhe hareja, bisedat, kenget. Më duket sikur njerëzit takohen dhe flasin për halle, per politikë dhe shumë pak per gjërat e bukura tëjetes. Ndoshta kjo vjen nga nostalgjia që kam … Me kujtohen gjithnje shëtitjet nëmbremje nëbulevard, shetitjet apo pikniket nga Liqeni. Tani tek Liqeni depresohem edhe po të pi një kafe sepse ia kanë marre frymen pallatet.

-Pyetje:  Kur jeni larguar nga Shqiperia? Motivet tuaja kane qënë ato të studimit cili është diplomimi juaj dhe me tej si  jeni pasuruar me  kualifikime?

-Nga Shqiperia u larguam në vitin 1991.Si unë, edhe bashkeshorti im punonte si Asistent Profesor në Fakultetin Ekonomik.Ai ishte në Katedren e Statistikes.Në ketë kohë sapo kishin filluar ndryshimet politike në Shqiperi dhe organizatat ndërkombetare filluan të ofrojnë bursa studimi per pedagoget e rinj.Ideja ishte t’i parapriheshin ndryshimeve që po ndodhnin e të ndihmohej Shqiperia drejt ekonomisë së tregut.Në u larguam per një vit por pastaj bashkeshortit iu ofrua e drejta per të berë Doktoraturen pasi Masterin e mbaroi me rezultate shumë te larta.Ndërkohe unë fillova punë, bëra Masterin dhe më pas edhe unë fillova Doktoraturen pasi dola me Distinction në studimet e Masterit.

Tre-kater vitet e para punova si mësuese e anglishtes dhe bëja briefing për specialistet që niseshin per të ndihmuar dhe dhenë ekspertizënë Shqiperi. Kjo në vetvete u be nje shkollëper mua pasi brenda dy muajve të vajtjes në Londer fillova kontakte me OJQ, duke dhenë mesim në te njejten kohë perfeksionoja anglishten time te mësuar gjate monizmit. Anglishten e kisha filluar ta mesoja qe 9 vjeçe dhe nuk e flisja keq po kjo ishte thjesht e mesuar nga librat, filmat, kenget që me shume i dëgjoja vjedhurazi. Asnjë here nuk e kisha përfytyruar qe do ta përdorja gjuhen angleze apo që do të emigroja në Angli. Si shumë të tjerë kisha shkuar shumë here në Rinas per te percjellë familjarë qe udhëtonin jashte vendit per punë por asnjeherë nuk e kisha menduar qe edhe unë do ta kaloja vijen kufitare.Puna qe bëja në Londer në vetvete me mbante gjithe kohes në kontakt me Shqiperinë dhe kjo me ndihmoi mos ta ndjej shume distancën.Edhe temen e diplomës se Masterit të cilën e mbarova në vitin 1996, e zgjodha nga Shqiperia.Në keto vite njerezit në Angli nuk dinin shume per Shqiperinë, po nderkohë pershtypja për Shqiptaret nuk ishte e keqe madje njerezit ishin të interesuar të dinin per gjuhën, zakonët apo ushqimet tona. Nëse ka pasur racizem apo ksenofobi në nuk e kemi ndjerë atë direkt. Ndersa po mbaroja masterin, m’u ofrua mundesia të punoj si Visiting Researcher në po atë universitet – London School of Economics. Punova atje per një project per Financimin e Sistemit Shëndetesor në Shqiperi. Bëhet fjala për vitet 96-98 ku në Shqiperi lulëzonin firmat piramidale dhe ekonomia, shëndetësia, arsimi ishin lënë krejt pas dore.

-Doktoratura/

Në vitin 1998 na ofrohet të dyve të shkojme në Gjermani, në Rostock, ku s’kishte shumë që ishte krijuar nje Institut i ri. Kushdo që ka lidhje pune me Gjermaninë ka dëgjuar per Institutet Max Planck. Ai per Demografinë ishte i ridhe në ishim nga të paret që u punësuan atje dhe punuam nën drejtimin e Profesorit të njohur amerikan, James Vaupel. Ndërkohe unë fillova dhe doktoraturën në Universitetin e Danimarkes Jugore, Ødense.Ødense eshte nje qytet i vogel, shume miqesor e i bukur ku ka lindur dhe shkrimtari i njohur Hans Kristian Andersen.Ruaj kujtimet më të bukura nga udheheqesit e mi të doktoratës, nga Ødense dhe Kopenhagen.Në Kopenhagen punova në Drejtorinë e Statistikes per analizat e të dhenave statistikore.Edhe këtu ruaj pershtypje të mrekullueshme nga sjellja miqesore dhe gatishmeria për te më ndihmuar.Në vitin 2003 e mbrojta doktoraten dhe ajo menjeherë u botua si monograf (në anglisht).

-Rikthimi në Londër/

Ne na u ofrua të dyve mundesia qe të vazhdonim punënë Institutin Max Planck ose të punësoheshim të dy në Danimarke si Lektorënë Universitetin e Ødenses por terheqja e Londres ishte shume e madhe, qofte si qytet i madh e me gjalleri, qofte për faktin që aty ndodhen disa nga universitet me prestigjioze të botës.

Në vitin 2001 në University College London fillon nje studim i madh shumëvjeçar i financuar nga qeveria angleze, USA dhe organizma te ndryshme, i cili synonte të studionte çeshtjen e plakjes. Kjo përkonte shumë me punën time të doktoratës dhe unë u punësova menjeherë duke u berë kerkuesja shkencore kryesore e studimit.Kjo me dha mundesinë që të isha pjesë e vendimmarrjes në kete studim. Gjate kësaj kohe kam prezantuar punën time në konferenca në Britaninë e Bashkuar dhe jashte saj, të organizoj simpoziume, konferenca si dhe të bej nje numer botimesh në revista te njohura të fushës. Nderkohe im shoq punonte në London School of Economics, ne nuk njihnim orar.Largoheshim nga zyra vonënë darkë, punonim çdo weekend.Kështu e ka në pergjithesi puna akademike.

– Pyetje: Sa ndihesh e realizuar, veç punës si lektore, kërkimit shkencor dhe konsulencave, po menaxhoni dhe nje project, koha e lire si menaxhohet nga Edlira?…

-Pas gati 10 vjetesh punë unë kalova në Kings College si lektore në fushen e plakjes.Gjatë gjithe kësaj kohe kam punuar dhe si konsulente për organizata apo qeveri të ndryshme, qoftënë menyrë individuale, qofte si pjesë e grupit të punës.Per momentin veç kerkimit shkencor dhe konsulencave, po menaxhoj dhe nje project per Alumni të cilet po bëhen gjithnjë e më të rendesishem për universitetin. Ata per ne janë ambasadoret tanë.Në ketë aspekt unë po merrem dhe me botimin e nje flete-gazete periodike.Punoj në London School of Economics dhe mëduket sikur kam bere nje qark të plotë: ketu  fillova si studente e Masterit.

Gjate punës (në Angli, Gjermani apo Danimarke)  kam pasur fatin te punoj jo vetem në disa nga  universitetet më të mira të botes, por edhe të bashkepunoj me disa nga njerezit me të degjuar e qe i kanë dhenë shumë shkences. Prej tyre kam mësuar shumë dhe kam pasur në të njejten kohë kenaqesinë te jem bashkautorenë shumë botime.Kur flasim per ‘realizim’ gjithnjë shohim planin professional dhe atë familjar.Nëplanin professional ndihem shumë e realizuar për çka përmenda më siper. Patjetër që kam shumë per të berë dhe do të punoj fort. Ndërkohë plani familjar në vitet e fundit ka marrë përparesi pasi kam dy djem të vegjel në moshë. Duke i dhenë perparesi karrieres në vendodem t’i bejme vonë femijet dhe tani ata janënë moshë delikate por dhe që kerkojnë shumë vemendje e perkujdesje. Kuptohet kjo bën që të mundohemi të jemi efektivë me punën por te mos punojme aq shume jashte orarit apo gjatë fundjavave.Gjate kohes së lire lexoj.Lexoj në shtepi, në tren, kudo që kam mundesi. Gjithashtu me pëlqen të gatuaj, të kujdesem për kopshtin si dhe të bej punëdore gjë qe më relakson shumë. Kur gjejmë mundesi dhe ‘liri’ nga femijet ndjekim koncerte, pasi Londra të ofron shumënë ketë drejtim.Sa ishim pa femije mundoheshim të shetisnim në vende te ndryshme të botes, qofte per punë apo konferenca, qoftë per pushime. Tani mundohemi që pushimet t’i kalojmë kryesisht në Shqiperi. Kemi deshirë të shohim prinderit, shoket, familjaret por kemi dhe deshire që femijet t’i mbajme sa më të lidhur me Shqiperinë apo njerezit e familjes.

– Pyetje:Si jeni ndierë në punë, veshtiresite , kënaqesitë, vlerësimet, gjatë gjithë këtyre viteve dhe a do ta linit atë nje ditë Londrën, për cilin vend, dhe përse?

-Në u larguam shumëterinj nga Shqiperia dhe mendoj që pavarësisht veshtiresive shumë të mëdha, të gjitha sikur kalohen lehtë bashke me rininë. Mendoj gjithashtu që brezi ynënë pergjithesi e ka pasur të vështirë dhe kjo na pergatiti per t’i përballuar me lehtë hallet. E dinim qe s’mund të kërkonim ndihmë apo të ankoheshim tek dikush dhe kjo vetvetiu të bën te fortë.Anglia, Londra janë tani për ne si atdheu ynë i dytë.Jemi të lidhur ngushtë me kulturën e këtushme, me zhvillimet ekonomike e politike.Në të njejten kohe kemi mbetur shumë të lidhur me Shqipërinë dhe nëse do ta linim Anglinë nje dite kjo besoj që do te jete per tu kthyer në Shqiperi. Në asnje moment nuk kemi thenë qe s’do të kthehemi, përkundrazi.

–Pyetje: Si ju duken  zhvillimet e shoqërise shqiptaredhe Shqiperi , për ju  që jetoni në vendet perëndimore, ju si e shihni duke bërë nje krahasim?

 –Gjeja me e lehtë eshte të ankohemi dhe kritikojmë. Sigurisht që ka plot për të kritikuar por unë shoh që Shqiperia po ndryshon, po vijnë breza te rinj e të moderuar politikanësh që do ta çojnë edhe meëperpara. Shoh qe po behen reforma në territor, arsim, shendetësi. Nuk jam naïve qe te mendoj qe keto te gjitha po behen mire apo në mënyre perfundimtare. Kuptohet që vendi po evoluon dhe do ketë vazhdimisht nëvojë të ndryshohen gjërat, por kryesoja është te hidhen bazat. Shqiptaret tani udhëtojnëte lirë, kujt i kishte shkuar në mendje kjo në kohën qe isha unë student. Kam kënaqesi që kam qenë dhe jam pjesë e këtyre ndryshimeve historike. Ju përmendni fjalën ‘paralelizëm’.Mendoj që nuk mund të bëhet paralelizem midis nje vendi që ka dalë nga 46 vjet komunizëm me vendet e Europës Perëndimore të cilat kanë gëzuar zhvillim dhe liri prej shekujsh.Në mund të bëjmë krahasim me vende te tjera të Europes Lindore që kanë qenënë situate te ngjashme me në dhe vetëm në ketë rast duhet të shohim gabimet që janë bere në këto 26 vjet dhe qe e kanë lënë vendin prapa.

-Pyetje:E dashur Edlira, jeta juaj bashkëshortore është ndërthurur bukur me nje njeri të kapacitetit tuaj, ku qendron bukuria dhe vlera e kësaj lidhje?

-Me bashkëshortin u njohëm në vitin e parë të Fakultetit Ekonomik dhe kjo na ka ndihmuar që të jemi në te njejten kohe edhe shokë të mirë. Kemi përkrahur dhe nxitur njeri – tjetrin në çdo moment edhe kur kemi pasur shumë vështirësi.Në jemi bashkë prej 30 vjetesh.Bashkëshorti punon professor nëLondon School of Economics.Ai ështe shumëi njohur në fushen e tij.Edhe ai vjen nga nje familje intelektuale.Babai i ka punuar mjek, radiolog në Spitalin Ushatark dhe lector në Fakultetin e Mjekësise, ndërsa mamaja balerinënë TOB.Ai eshte i lidhur ngushtë me Shqiperinënëpermjet punës së tij dhe eshte munduar qe me njohurite e tij të kontribuojë vazhimisht në Shqipëri.

Kemi dy djem, te cilët janë ende të vegjël pasi iu kushtuam karrierës dhe i bëmë vonë. Djali i vogel ka lindur me probleme shëndetësore dhe kjo sigurisht që e ka vështirësuar shume jetën tonë personale dhe profesionale dhe ka ndikuar në vendimet qe kemi marrë.Nëte njejten kohe na ka ndërgjegjësuar ndaj problemeve te tilla që deri në atë moment nuk i kisha parë si te miat.

-Doja të shtoja që femijet, sidomos djalin e madh e kemi edukuar me dashuri të madhe ndaj njerëzve tanë dhe ndaj Shqipërise.Në gjithnjë kemi folur shqip në shtëpi dhe bibliotekën e kemi plot me libra shqip. Në vijmë rregullisht në Shqiperi familjarisht dhe djali mezi pret të vijë e te takojë njerëzit.Në mendjen e tij Shqiperia ështe si nje parajsë e vogel.

-Pyetje:Sa e gjatë, e mundimshme, plot studim, e sakrifica ka qënë rruga për tu rritur profesionalisht për të  arritur sukseset tuaja ?

-Nëse do te kthehesha përsëri tek aspekti professional do të thoja vetem që kemi punuar fort dhe me përkushtim. Kemi dashur të bëjmë një vend midis njerezve te tjerë shumë të arritur profesionalisht këtu. Kemi punuar në Universitetet më të mira të botës. Kemi botime dhe kontribute të tjera profesionale nëpermjet prezantimeve në konferenca, konsulenca etj. Kjo ka kërkuar shumë sakrifica.Unë me muaj të terë jam vetëm, duhet të punoj,njekohesisht dhe të kujdesem per femijet pasi im shoq udhëton shumë.Sigurisht edhe ai bën të njëtën gjë kur udhëtoj unë larg shtëpise.

Nëse është e mundur, do te shtoja që si unë ka me qindra. Shqiperia ështe një nga vendet me emigracion masiv dhe me emigracion në moshe të re (po flas si demografe tani JJ) Pjesa më e madhe e këtij emigracioni shkoi per nje jetë më të mirë te cilën e kanë arritur duke punuar fort. Vajzat dhe gratë sidomos, kanë punuar fort duke qenëjo vetëm profesioniste por dhe nëna te mira. Ka shumë qe kanë qenë të suksesshme si mjeke, artiste, akademike, etj. Eshte veshtire të flasësh për veten dhe per punën qe kam bërë kur mendoj qe jam veçse nje prej atyre qindra grave që kanë beretë njejten gje.Do të shtoja gjithashtu që eshte nje iniciativëdhe vendimmarrje e mrekullueshme e zonjës Liliana Pere, qëkëto arritje po evidentohen dhe bëhen publike.  Duke lexuar për plot gra të tjera shqiptare në botë unë ndjej veçse krenari.Eshtë një impenjim dhe përkushtim nga ana juaj znj Liliana, mendoj se është një punë me vlerë që bota njeh sukseset e gruas shqiptare dhe krijohet një sistem dhe model vlerashnë gjenëratat e tjera. Njekohësisht mendoj që ky informacion shërben më së miri edhe për të krijuar ‘role model’ për brezin më të ri te vajzave shqiptare.

Edlira: Zonja Liliana, ju falenderoj per punen tuaj te palodhur për promovimin e grave shqiptare ne Botë dhe  për intervistën e këndshme. Duke ju uruar gjithë të mirat!

 

-Ju faleminderit Edlira, ju uroj suksese nga zemra!

Liliana Pere

Filed Under: Histori Tagged With: Dr Edlira Gjonca - Celo, lektore në University College London, Liliana Pere

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT