• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2017

NJOFTIM NGA BRUKSELI-4 SHKURT PROTESTE PER HARADINAJ

February 3, 2017 by dgreca

NESËR, MË 4 SHKURT, NË NJËMUJORIN E NDALIMIT TË Z.RAMUSH HARADINAJT, PROTESTË NË BRUKSEL/

-VENDI:PLACE SCHUMAN- 1000 BRUXELLES/

KUR?: TË SHTUNËN, MË  4 SHKURT 2017, NË ORA 14h30/

E nderuar Redaksi e Diellit:/

Ju lusim që ta publikoni  thirrjen tonë për mobilizimin e përgjithshëm për protestë që organizohet për lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të z. Ramush Haradinajt.

Publikimi i apelit nga mediet në gjuhën shqipe për mobilizimin e të gjithë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mali i Zi dhe Shqipëri është formë e shprehjes së solidaritetit me Ramush Hardinajn dhe kundër proceseve gjyqësore të montuara nga regjimi i Beogradit.Ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që do të na mbështesin në këto protesta.Shpërndajeni sa më shumë dhe bëhuni pjesë e organizimit të protestës!

Këshilli organizativ i protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj

***

NË NJËMUJORIN E NDALIMIT TË PADREJTË TË RAMUSH HARADINAJT

TË SHTUNËN, MË  4 SHKURT 2017, NË ORA 14h30

TË GJITHË NË PROTESTË NË BRUKSEL

PËR LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJT

 

Të dashur shqiptarë,

Më 4 shkurt bëhen një muaj që kur autoritetet e Republikës së Francës ndaluan z. Ramush Haradinajt mbi bazën e një fletë-arresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë. Mbajtja e kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS!

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që në një njëmujorin e kësaj padrejtësie të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË!

Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.

Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se JEMI NJË!

Lirimi i PAKUSHT dhe i MENJËHERSHËM i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.

 

Protesta do të mbahet  në këtë adresë;

PLACE SCHUMAN- 1000 BRUXELLES

Filed Under: Mergata Tagged With: 4 Shkurt, Bruksel, proteste

DIBRANI IBRAHIM EGRIU,ATDHETAR I SHQUAR NË SHTETET SKANDINAVE

February 3, 2017 by dgreca

TËRË  JETËN NË SHËRBIM TË KOMBIT/1 Ibrahim EgriuNGA VJOLLCA SADIKU/DIBER/Dibrani Ibrahim Egriu i cili për shkaqe të presioneve politike la vendlindjen, dhe sot jeton në Suedi jep një kontribut të madh si gazetar, intelektual dhe publicis për kauzën kombëtare shqiptare . Deri tani përveç angazhit të tij në sferën e arsimit është edhe autor i disa botimev por edhe tre dekada informon shqiptarët në shtet Skandinave për aktivitet kombëtare, nëpërmjet radios dhe gazetave Dibër, shkurt- Dibra dhe dibranët gjatë historisë kanë dhënë shum, personalitete të shquara për kauzën kombëtare. Gjatë historisë  dibranët me sukses morën pjesë në themelinin e shtetit shqiptra, në luftra të ndryshme kundër okupatorit por njëkohësisht dhanë edhe shum personalitete kombëtare të cilët kanë kontribuar shum për çështjen kombëtare. Edhe tani kur më shum se gjysma e dibranëve jeton në mërgim, ka personalitet të cilët vazhdojnë të kontribojnë për kombin . Një nga ata është edhe Ibrahim Egriu, atdhetar i shquar i cili si arsimtar , gazetar, dhe publicist ka kontribura dhe vazhdon të kontriboj për kauzën kombëtare në shtete Skandinave.

Arsimtari dibran Ibrahim Egriu viteve të 80-ta pati një shtegëtim të imponuar nga rrethanat e kohës nga Dibra për në shtete Europoiane. Presionet politike të kohës detyruan atë së bashku me familjen pas një kohe të shkurtër të vendosjes së tij në Zvicër, të migrojë në Suedi. Atje ai jeton edhe sot së bashku me familjen e tij. Tre dekada, ai edhe pse është larg vendilindjes- Dibrës , vazhdon aktivitete e tij në përkrahje të kombit. Ibrahimin këto dit e takuam në Mallme dhe me lot në sy gëzohet kur sheh çdo dibran i cili e viziton atë në qytetin ku aktualisht jeton. ,, Pas ardhjes sime në Suedi u vendosëm në qytetin e  bukru të Mallmes. Vazhdova profesionin tim të mësuesit dhe mes nxënësve të ardhur me familjet e tyre në mërgim kemi bërë gjithka që duke i arsimuar këta nxënës shqiptar të dijnë dhe të shkruajn gjuhën tonë të bukur,, thot bashkëbiseduesi i jonë. Ai në Malme bëri një dritare dije të shpresës , meqë ishte një vullnet shpirtëror që të arsimojë fëmijët shqiptar, por edhe të shkruante libra, përpilonte tekste mësimore, e më von edhe të hap edhe n jë radio në gjuhën shqipe. Mes shqiptarëve në Suedi Ibrahimi njihet si intelektual dhe patrioti i cili në asnjë moment nuk ri anash kur është në pyetje çështja kombëtare. Ai kujton vitin e parë të ardhjes në Mallme dhe lagjen Rosengard të Mallmes ku kryesiht jetonin të huajt. Së bashku me bashkëshorten e tij Mensuren qysh në ditët e para ka filluar aktivitetet dhe takimet me mërgatën e shumtë shqiptare nga të gjith trojet etnike. Ibrahimi mes tjerëve na thotë- ,, kam lidnur në vitin 1939 në Maqellar të Dibrës. Sikur rritesha ashtu kuptova se vetëm dituria ka mundësi të shpëtojë personin por edhe kombin nga problemet që kanë qenë në shoqëri. Gjithmon e kam dashtur gjuhën ton të bukur prandaj edhe u bëra arsimtar. Në vitin 1979, për Radio- televizionin të atëhershëm realizuam katër drama të mia me të cilët  u trondit edhe Shkupi. Kujtoj komentin të atdhetarit Jusuf Gërvalla, i cili me plot dashuri tha se këta drama kanë një efekt të mëdha për kombin shqiptar. ,, kujton dhe flet për aktivitete tij që ka patur në venbdlinjde. Ibrahimi shton se si mësues dhe intelektual gjithmon i ka dhënë obligim vehtes të ndihmoj aty ku mundet . Në një bodrum në Suedi dham betimin se do të përpiqeshim me të gjith forcat që të ndihmojmë në të gjith drejtimet. Ai shto se u hap pikërisht në këtë objket Radioja e par në gjuhën shqipe në të cilën prezentoja informatat në interes të kombit edhe atë në gjuhën shqipe. Pas njnjë koh shton ai u anagzhova ehde në organizatën Lidhja Shqiptare në botë. U zgjodha edhe kryetar për shtete Skandinave. Nuk ka shqiptar që në Suedi nuk njeh Ibrahim Egriun. Ai kontakton me të gjith shoqatat shqiptare në këtë  mbretëri skandinave.

Duke mar parasysht se numri i nxënësve shqiptar në Suedi viteve të fundit ka qenë mbi disa mij ,  arsimtarai dibran angazhohet që të publikojë edhe gramatikën Suedishte në gjuhën shqipe. ,, Të angazhuar ishim mjaft arsimatr dhe doktor shkencash të cilët erdhën në Suedi mes të cilkëve isha edhe unë. Në shtet Skandinave u shpërndan tekste shkollore falas  në gjuhën shqipe dhe botova dhe shpërndava Gramatikën Suedishte  ,, thot bashkëbisedueis i jonë, mësues entiztuast i cili pa u lodhur shpërndante rreze drite mbi gjuhën shqipe. Ai gjithashtu ka botuer edhe një Antologji e cila poashtu ka një peshë të madhe kombëtare. Njëherit  intelektuali dibran ka vazhdiar aktivittete e tjera . Në Suedi gjetëm mbështetjen edhe nga Enti shtetëror i arsimit që ka të bëj me botimin e  abetares, gjografis dhe dituris shoqërore. Suedi është një shtet demokratik dhe respekton të gjith . të gjith shqiptarët në suedi dhanë kontribut të madh edhe gjatë luftës  në Kosov dhe mes tyre përkrahja e Ibrahimit ishte e madhe.

Ibrahimi në bisedën që bëm në banesën e tij në Mallme thekson se gjithmon ka përkrahur ëndrën e madhe të gjith shqiptarëve, ëndrën shekullore për bashkim të të gjith trojeve shqiptare.

Ky intelektual dhe patriot dibran thekson se do të vazdhojë të realizoj botime në interes të kombit. Ai kujton edhe dramën  etij,, Ditëlindja,,  që u çfaq me rastin e 100 vjetroit të pavarsis por edhe botime të tjera që ka realizuar deti tani.

Edhe pse jeton moshën e tretë , ai disa orë kalon duke shkruajtur. Kontributi i tij si gazetar, duke botuar informatat vlersime dhe komente  në shum media të shkruara në gjuhën shqipe , që editohen në shum vende të botës, puna e tij në radio por edhe kontributi i madh në sferën e publicistikës pritet që të vazhdojë. Egriu thekson se edhe këtu në Mallme por edhe kur vjen në Dibër gjithmon dëshiron që të prezevntojë kombin e vet, por njëkohësisht edhe dëshirën për bashkimin kombëtar.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ibrahim Egriu, NË SHËRBIN TË KOBIT, TËRË JETËN, Vjollca Sadiku

Perse Arta Dade nuk mund te jete presidente?

February 3, 2017 by dgreca

Një Presidente që pret izëm nga Greqia/Dade-VenizellosNga Arben Llalla/Në prill pritet që Kuvendi i Shqipërisë para se të shpërndahet të zgjedhë kreun e ri të shtetit. Është ende shpejt për kandidatë, pavarësisht se do të synohet marrëveshje e gjerë politike. Ende është e vështirë të dallohen kandidatë, përveç Arta Dades, e cila është vetë afruar në një sërë intervistash. Ajo ka thënë që nëse e propozojnë nuk do të thotë jo. Natyrisht, me moshën që rëndohet më shumë në politikë sesa në jetën e zakonshme, dalja nga skena me çelësat e Presidencës në dorë është e admirueshme. Kreu i shtetit është garant i Kushtetutës së Shqipërisë, integritetit territorial dhe i sigurisë kombëtare.

A do të ishte një personazh politik si Arta Dade e përshtatshme për këtë detyrë? Ajo është pjesë e politikës qysh në vitet e para të pluralizmit si një nga politikanet e ekstremit të majtë. Për hir të traditës familjare dhe bindjeve staliniste, ajo ka përfaqësuar gjithmonë një neokomuniste të pareformuar, e cila pati vështirësi të mëdha të shndërrohej në socialiste.

Gjatë gjithë jetës së saj të gjatë politike dallohet për fjalorin patetik dhe sjelljet tekanjoze. Luftëtare e paepur për vogëlsira, gojëmbyllur për gjëra të rëndësisë së dorës së parë.

Arta Dade mund të përcaktohet vetëm kështu në politikë. Nuk njihet ndryshe, nuk ka kurrfarë veprimtarie në shërbim të kombit, paqtimit të gjakrave, tolerancës së debatit apo etikës në luftën ndaj kundërshtarit. Një politikane që mëton të bëhet President duhet të ketë padyshim këto lloj karakteristikash, të cilat për një arsye a një tjetër mungojnë në formimin dhe karakterin politik të zonjës, të cilës ia ka më shumë ënda t’i drejtohesh me “shoqe”.

Si ministre e jashtme nuk la asnjë gjurmë në Shqipëri, por la shumë shenjë në Greqi dhe vendet e tjera fqinje. Asnjëherë nuk pati në agjendën e saj të punës Çështjen Kombëtare. Nuk mbahet mend për asnjë deklaratë apo ndihmesë ndaj shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë apo diasporës. Përkundrazi, u soll si manare me Greqinë, të cilën asnjëherë nuk e vuri në hall për shqiptarët e atjeshëm. Ajo vuri në hall vetëm klasën politike shqiptare në Tiranë që mos t’i çelnin kurrë me Greqinë çështjet e pambyllura. Si një internacionaliste proletare ka patur ndershmërinë që mos të fshihet dhe të punojë hapur kundër Çështjes Çame. Kundër qysh në krye të herës, kundër dhe sot për ngritjen e Komisionit Hetimor. Kundër ndaj çdo force politike që frymon për Çështjen Kombëtare. Kundër me mish e me shpirt, madje familjarisht dhe me mediat që zotëron kulmi i saj i shtëpisë.

Ndaj, me siguri Arta Dade do të ishte një Presidente e shkëlqyer për Athinën. Padyshim në udhëtimet e saj të shpeshta në kryeqytetin e Greqisë ka gjetur pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e plotë politike, financiare, mediatike që të bëhet Presidente e Republikës. Ka një marrëveshje mes saj dhe Athinës, e cila përmban vetëm një pikë: zhdukjen e Çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. Ajo këtë po e zbaton qysh tani me dëshirën më të madhe, e nesër mundësisht nga pozita e Presidentit.Por, a merret kreu i shtetit vetëm me izmën e grekut të Athinës, grekofonëve dhe grekofilëve të Tiranës?

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Arta Dade, Jo presidente

SHQIPTARËT DHE HEBREJTË NË HARVARD

February 2, 2017 by dgreca

1 gazetari1 Mali fletMe 1 shkurt 2017 ne Harvard, Boston, MA, u organizua një veprimtari mbreslënëse e fokusuar në marrdhëniet shqiptaro-hebraike, Besa e shqiptarëve për shpëtimin e hebrjëve gjatë luftës së dytë botërore, ku shqiptarët nuk dorëzuan tek nazistët asnjë hebre, përkundrazi i strehuan ata në shtëpitë e tyre. Shqipëria i shpëtoi 100 përqind hebrejtë. Veprimtaria ka pasë në qendër ligjëratën e ambasadorit Mal Berisha dhe është moderuar nga gazetari i njohur Christopher Lydon. Veprimtaria është ndjekur nga komuniteti hebraik dhe ai shqiptar. Kishin udhëtuar nga Nju Jorku edhe zv/kryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj dhe anëtari i kryesisë, arkëtari Marjan Cubi.

3 Rita agim3 Mali grupAmbasadori Mal Berisha ka shkruar në statusin e tij në facebook:Nje mbremje e paharruar ne Harvard-Ne Auditoriumin Starr ne Belfer Building, Kennedy School of Government ne Cambridge , Massachusetts ne nje bisede te ilustruar rreth historise se mardhenjeve shqiptaro – hebraike me titull:A Promise and a People: The Albanian Jews and the Holocaust.1 Mali

Ne kete salle akademike nga me prestigjozet, perpara nje audience te mrekullueshme hebraiko – shqiptare ne moderimin e gazetarit te njohur te NPR – WBUR Christopher Lydon.

Filed Under: Featured Tagged With: Mal Berisha, ne Harvard, SHQIPTARËT DHE HEBREJTË

Washington, Yee: Kosova duhet t’i kryej të gjitha obligimet si shtet

February 2, 2017 by dgreca

1 Veseli Washington

-Kryeparlamentari Veseli takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan, Hoyt Brian Yee/

WASHINGTON, 2 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me personalitete të larta amerikane, sot në Washington ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.Njoftimi i dërguar thekson se, temë qëndrore e takimit ishin marrëdhëniet e afërta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dy vende mike, me raporte të veçanta bashkëpunimi.Zyrtari i lartë amerikan, Yee, ka thënë se Kosova duhet t’i kryej të gjitha obligimet e saj si shtet, pasiqë, siç ka thënë ai, detyrimet e përmbushura e forcojnë shtetësinë e saj.Kryeparlamentari Veseli u zotua se Republika e Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe të vazhdojë konsolidimin e shtetësisë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Hoyt Brian Yee, Veseli, Washington, zv.Sekretarin amerikan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT