Reagimi nga Spitali:Nuk besoj qe eshte sulm politik por veper e krimit te financuar nga klane korruptive mediatike te lidhura me drogen./
Sulmohet dhe goditet gazetari kritik ndaj qeverisë, Fundo përfundon në spital/
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Gazetari Elvi Fundo është goditur nga dy persona ende të paidentifikuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet. Aktualisht gazetari ndodhet në Spitalin Ushtarak. Fundo është drejtor në portalin Citynews.al.Për momentin nuk dihen motivet e vërteta dhe autorët e këtij sulmi.Ndërkaq, Fundo njihet si gazetar kritik ndaj qeverisë dhe ka zbuluar disa prej aferave të saj në koncesionet publike.
Gjithashtu, ishte gazetari Elvi Fundo që zbuloi edhe blerjen e aksioneve të një banke private nga deputeti i rilindjes, Alfred Peza.
Elvi Fundo reagon nga spitali
Gazetari Elvi Fundo ka reaguar për herë pas sulmit që ju bë sot nga dy persona ende të paidentifikuar.Drejtuesi i portalit “Citynews.al” thotë se autorët e goditën nga pas me mjete të forta duke i shkaktuar dëmtime.Në një status në Facebook, Fundo shkruan se sulmi ndaj tij nuk ka prapavijë politike, por dyshon se është financuar nga klane mediatike të lidhura me trafikun e drogës.Gazetari Elvi Fundo ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranës. Sulmi ndaj tij ndodhi sot rreth orës 10:30 në bulevardin “Zogu i Parë”.
Reagimi i plote i gazetarit Elvi Fundo
Dy persona me sulmuan nga pas me mjete te forta afer zyres ne ore 10 e 30. Duke me shkaktuar disa plagosje. Flm te gjitheve per mbeshtetjen dhe kurajon. Nuk besoj qe eshte sulm politik por veper e krimit te financuar nga klane korruptive mediatike te lidhura me drogen.Inkurajoj dhe mbeshtes Policine e Shtetit per zbardhjen e ngjarjes.Ju lutem mos beni politike me sulmin banditesk ndaj meje.Republika e vjeter dhe e re mos mbrojne bandite me pseudonime dhe trafikante ne media…As pole qe kercejne tek Rilindja dhe ju behet serenate nga PD.



Kosovare Rrustemi, nga Zhegra e Gjilanit është kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës, në zgjedhjet e 12 marsit. Ajo jeton në Zvicër që nga viti 1993, ndërsa në vitin 2016 është bërë anëtare e Partisë Sociale, me të cilin edhe garon për deputete. Rrustemi aktualisht është Asambleiste në komunën e Derendigenit, ndërkaq ka treguar për Klan Kosova se synon një vend si deputete në Kantonit të Solothurnit, siç u shpreh, të arrijë diçka në fushën e arsimit dhe të drejtat të barabarta per shqiptarët, por edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje. Kosovarja është e para shqiptare që garon për deputete në Kantonin e Solothurnit dhe për ta arritur këtë asaj i duhen 4 mijë vota. Rrustemi pret që numri i Partisë Sociale 4 dhe i saj si kandidate për deputet që është 18, të votohet jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga zviceranët. Para se të hyjë në politikë, ajo ka qenë drejtuese e organizatës “Terre des Hommes” e cila meret me kujdesin nda fëmijëve dhe ka degë edhe në Kosovë.