• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2017

DEGA E VATRËS NË WASHINGTON ZGHODHI KRYETARIN E RI

March 6, 2017 by dgreca

Të Dielën me 5 Mars, në prag të Kuvendit të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, që do të zhvillojë punimet me 10 Qershor 2017 në Nju Jork, zhvilloi Kuvendin e saj dega e Vatrës në Washington. Të pranishëm në këtë Kuvend ishte edhe Kryetari i Federatës Vatra dr. Gjon Bucaj dhe anëtari i Kryesisë, arkëtar i Vatrës, Marjan Cubi.

1 Ok dega uashington

Kryetarja e deritanishme Merita B McCormack, anëtare e Këshillit të Vatrës, informoi për veprimtaritë mes dy Kuvendeve.

Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj përshëndeti  në emër të Kryesisë së Vatrës dhe e përgëzoi degën për veprimtaritë e zhvilluara. Më pas ai informoi për veprimtaritë e Qendrës dhe për Kuvendin, që do të nisë punimet me 10 Qershor 2017. Ky Kuvend, tha dr. Bucaj, do të jetë Kuvend zgjedhor dhe pune. Kryesia e Vatrës do t’i ndjekë nga afër Kuvendet e degëve. Së shpejti një përfaqësi e Kryesisë, do të udhëtojë edhe në katër degët e Floridës.

Pas diskutimeve u bënë zgjedhjet e reja për kryesinë e degës dhe u zgjodhën delegatët për në Kuvendin e Vatrës. Kryetar i ri i degës së Washingtonit u zgjodh anëtari i Këshillit të Vatrës, z. Armin Zotaj.

Gazeta “Dielli” falenderon zonjë Merita B McCormack për kontributin e dhënë në drejtimin e degës dhe i shpreh urimet më të ngrohta kryetarit të ri, z. Armin Zotaj dhe Kryesisë së re. (Informacion më të zgjeruar do të lexoni në Diellin e printuar)

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres, KRYETARIN E RI, Ne Washington, ZGHODHI

SMAJLAJ, Një Kampion Europe në Beograd

March 6, 2017 by dgreca

Izmir Smajlaj shpallet kampion Europe në Lojërat e Beogradit/

1 izmir-Smajlaj

Atleti shqiptar Izmir Smajli ka triumfuar në Beograd duke u shpallur kampion Europe.  Ai u rendit i pari në disiplinën kërcim së gjati. Smajli me distancën e arritur, 8.08 metra, theu edhe rekordin kombëtar. Smajlaj në hedhjen e parë kërceu 7,81 metra, megjithatë e rregulloi gjithçka me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,08 metra, një rekord …

Media Serbe është përpjekjur që të minimizojë rezultatin e kampionit shqiptar duke u marrë me simbolin e Shqiponjës, që kampioni bëri pas rekordit.Kryeministri Rama ka vlerësuar maksimalisht atletin shqiptar Izmir Smajlaj, që ditën e djeshme ngriti në këmbë zemrat e shqiptarëve duke u shpallur kampion Europe në stadiumin e Beogradit. Përmes një postimi në Facebook, Rama falënderon sportistin shqiptar, teksa thekson se i gjithë stadiumi i Beogradit është ngritur në këmbë nën tingujt e himnit tonë kombëtar. “Faaaan …

***

Izmir Smajlaj crowned European champion in Belgrade

The Albanian athlete Izmir Smajli has been crowned European champion in Belgrade. He came first in the discipline of long jump. Smajli set a new national record by jumping 8.08 meters. The first jump was 7,81 meters, however he made up for it with the 8,08 meter jump, breaking the record set a few days ago. …Prime Minister Edi Rama has highly praised the Albanian athlete Izmir Smajlaj, who was declared European champion in Belgrade stadium lifting the spirits of Albanians. In a posting on his Facebook account, Rama thanks the Albanian athlete, adding that entire Belgrade stadium cheered up while our national anthem was played. “Faaaan –

Filed Under: Sport Tagged With: Beograd, Izmir Smajlaj, kampioni i Europes

Kur do të Krijohet Ushtria e Kosovës?

March 6, 2017 by dgreca

A ka gjasa që Kosova ta ketë ushtrinë e saj pa pëlqimin e serbëve?/

1 Ushtria e Kosoves

Pa ndryshimet kushtetuese dhe pa votën e përfaqësuesve serb, FSK-ja nuk mund të shndërrohet në ushtri. Por, Presidenti Thaçi dhe ekspertët e sigurisë thonë se ushtria e Kosovës mund të bëhet me një ligj të veçantë.

Nga Bekim Shehu/

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), është shndërruar së fundi në një prej temave më të nxehta në Parlamentin e Kosovës. Në bazë të kushtetutës FSK nuk mund të shndërrohet në ushtri nëse nuk ndryshohet Kushtetuta e vendit. E për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve dhe dy të tretat e votave të serbëve në Parlament. Serbët ende nuk kanë vullnet që të votojnë ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin formimin e ushtrisë së Kosovës.

Autorizimi për qeverinë

Në pamundësi të këtyre ndryshimeve kushtetuese, dy javë më parë Parlamenti i Kosovës nxori një rezolutë me të cilën e autorizon Qeverinë që sa më parë të koordinojë dhe procedojë strategjinë për transformim të FSK në Forca të Armatosura të Kosovës. Në rezolutë thuhet se “duke shprehur përkushtimin për integrimin në NATO, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë të bashkërendojnë hapat për harmonizimin në përpjekje me NATO dhe SHBA-në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës konform mandatit të autoriteteve të Kosovës”.

Presidenti premton formimin e ushtrisë

Kosovo Einweihungszeremonie Präsident Hashim Thaci in Pristina (Reuters/H. Reka)Hashim Thaçi/

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje (5.03) tha se ai ka ndërmarrë një nismë që me ligj ta ndryshojë misionin e FSK-së. Presidenti tha se, me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, Kosova duhet të avancojë rolin dhe detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Ashtu siç presin të gjithë qytetarët e Kosovës, nëpërmjet ligjit të ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, FSK do të ketë për mision që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, qytetarët dhe komunitetet, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës, si dhe të kontribuojë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global”, thotë presidenti Thaçi.
Ky ndryshim në misionin dhe detyrat e reja që do t’i marrë FSK-ja, në përputhje me ligin e ri, sipas presidentit Thaçi, “e bëjnë FSK-në një ushtri moderne, profesionale, me karakter mbrojtës, e cila do të dizajnohet për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes në rajon dhe në botë, sa herë që Kosovës i kërkohet të jap kontributin e saj në këtë drejtim”.

Kryeministri ende nuk është deklaruar

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, akoma nuk e ka komentuar nismën e Presidentit, por menjëherë pas rezolutës së Kuvendit ai tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të bërë transformimin e FSK në FAK. Por, tash për tash sipas tij, është e pamundur që kjo të bëhet vetëm më një ligj të qeverisë, nëse nuk ka mbështetje të partnerëve strategjik, siç është NATO. Sipas, kryeministrit, “partnerët strategjik të Kosovës, insistojnë që formimi i ushtrisë të bëhet me ndryshimet kushtetuese dhe në pajtim të gjërë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.

Spannungen zwischen Servien und Kosovo (picture-alliance/AA/Kosovan Prime Ministry)Isa Mustafa/“Nga kontaktet që kemi pasur deri tash, kemi kuptuar se NATO dhe partnerët tanë strategjik mbesin të përkushtuar që FSK mund të transformohet në çdo kohë në Forcë të Armatosur, përmes ndryshimeve kushtetuese me përkrahje të nevojshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke i ruajtur të arriturat e deritanishme në konsolidimin e vendit dhe integrimin e komuniteteve. Kjo na është thënë qartë në të gjitha takimet që i kemi pasur me faktorin ndërkombëtar”, thotë kryeministri Isa Mustafa.

Serbët refuzojnë

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të rreshtuar përkrah listës “Srpska”, nuk e mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se kjo nuk është e nevojshme, për aq kohë sa në Kosovë ka trupa ndërkombëtare të NATO-s. Zëvendëskryeministri në qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë për mediet serbe se ky subjekt politik nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.
“Qëndrimi ynë për këtë nuk ka ndryshuar dhe e gjithë kjo dëshirë që kjo të bëhet, duket se buron para së gjithash nga arsyeja populiste e politikës ditore dhe se për këtë nuk ekziston nevoja serioze. Nuk ekziston as argumentim serioz i paraqitur se pse duhet të ndodhë kjo”, thotë Branimir Stojanoviq.
Përfaqësuesit e serbëve madje nuk kanë pranuar as të diskutojnë për formimin e ushtrisë së Kosovës. Këtë e pohon vet ministri i FSK-së, Haki Demolli, i cili thotë se “pavarësisht ftesave të shumta që i janë dërguar Listës Serbe, nuk iu kanë përgjigjur ftesave të ministrisë për të diskutuar lidhur me këtë transformim të FSK në Forcë të Armatosur”.
Ministri Demolli ka thënë se draftligji për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura ishte proceduar dy herë në Qeverinë e Kosovës, mirëpo i njëjti nuk është proceduar fare në Kuvend për shkak të mosaprovimit të amendamenteve të nevojshme kushtetuese.
“Forcat e Armatosura të Kosovës ka do të jenë një forcë bashkëkohore, jo voluminoze, diku me 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe 3 mijë rezerve. Do të ketë kapacitete mbrojtëse dhe do të ndihmojë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vend”, thuhet në projektligj.

Krijimi pa ndryshime kushtetuese?

Por, a mund të krijohet ushtria e Kosovës pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese, me një ligj të veçantë, ashtu siç theksohet në rezolutën e Kuvendit të Kosovës? Burim Ramadani, ekspertë i çështjeve të sigurisë i tha DW-së, se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura, kërkon qartësi ligjore dhe vullnet të detajuar politik.

Branimir Stojanovic stellvertr. Ministerpräsident Kosovo Prostina (DW/B. Cani)Branimir Stojanoviq/“Është krejtësisht e qartë se Kosova ka nevojë për themelimin e ushtrisë dhe që kjo ushtri të jetë me kapacitete të plota për mbrojtje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Deri më tash, përpjekjet kanë qenë të drejtuara kah mundësia e transformimit të FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat domosdoshmërisht kërkojnë edhe votat e 2/3 të komuniteteve. Kështu i bie që FSK-ja bëhet ushtri edhe me votën e shumicës së deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës. Ky opsion nuk është arritur të ndërtohet deri më tash”, thotë Burim Ramadani.

Ai përmend edhe dy opsione tjera sesi FSK të rrisë kapacitet e saja dhe të bëhet ushtri e Kosovës, opsione këto që nuk janë provuar deri tash. “Një opsion tjetër ligjor, është ai që argumenton se për themelimin e ushtrisë së Kosovës nuk ka nevojë ndryshimet kushtetuese, porse mjaftojnë vetëm ndryshimet ligjore. Në këtë rast, nuk është e domosdoshme vota e deputetëve serbë. Sipas këtij opsioni, emri i FSK-së nuk ndryshon, por ndryshon mandati dhe misioni. Ky opsion nuk është provuar deri më tash. Ndërkaq, një opsion tjetër është edhe ai që bazohet në një fazë të ndërmjetme. Përkatësisht, që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimet ligjore që mundësojnë zgjerimin e mandatit, misionit dhe kapaciteteve të FSK-së, duke mos ndryshuar emrin”, thotë Burim Ramadani.
Sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, këto janë tri opsione reale për themelimin e ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij, do të duhej të jetë një ushtri me kapacitete mbrojtëse për Kosovën. Sidoqoftë, tash për tash është akoma e paqartë sesi do të procedohet për formimin e ushtrisë së Kosovës. Zyrtarët e NATO-s kanë theksuar se NATO e mbështet zhvillimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së, ndërsa transformimi i saj mbetet çështje ligjore që duhet ta zgjidhin institucionet e Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kur do të Krijohet, Ushtria e Kosoves

Ballkani i tensionuar

March 6, 2017 by dgreca

Mogherini: Situata në Ballkan e tensionuar, të ruhet kredibiliteti i procesit integrues/

Në Bruksel ka nisur takimi i Ministrave të jashtëm të BE-së në të cilin, pos temave tjera, do të diskutohet dhe për situatën e tensionuar në rajonin e Ballkanit perëndimor.

Situatën si të tensionuar e ka vlerësuar në prag të fillimit të takimit edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila javën e shkuar kishte vizituar të gjitha shtetet e rajonit në fjalë.

Ajo u tha gazetarëve në Bruksel në prag të nisjes së takimit se pret që të konfirmohet përkushtimi i BE-së për perspektivën e integrimeve evropiane të këtij rajoni.

“Sapo u ktheva nga vizita në tërë rajonin, Do të raportojë përpara ministrave sot, ndërsa më vonë gjatë javës edhe para kryeministrave të vendeve anëtare. Situata është e tensionuar dhe kjo paraqet sfidë, si të brendshme ashtu edhe rajonale, por edhe globale. Edhe vet rajoni ka kapacitete për t’u përballur me këtë nëse ruhet kredibiliteti i procesit të integrimeve evropiane”, ka thënë Mogherini, duke shtuar se ajo pret që nga ky takim i sotëm dhe nga samiti i BE-së të enjten dhe të premten të rikonfirmohet edhe një herë gatishmëria dhe përkushtimi e BE-së për rajonin.

Në Bashkimin Evropian diplomatët thonë se në pothuajse të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit ka tensione, sidomos në Maqedoni dhe Bosnje e Hercegovinë dhe është e nevojshme që BE-ja të dëshmojë se përkundër problemeve të saja të brendshme nuk do ta harrojë rajonin dhe është e vetëdijshme për rreziqet që situata në rajon paraqet për tër Evropën.

Prandaj edhe kanë vendosur që këtë javë Ballkani perëndimor të jetë në agjendën e takimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme sot dhe në Këshillin Evropian më vonë gjatë javës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ballkan e tensionuar, Moherini deklaron

Maqedoni: Paqartësitë e krizës politike, tensionojnë situatën

March 6, 2017 by dgreca

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, vazhdon ta mbajë të bllokuar kapërcimin e krizës institucionale, pavarësisht thirrjeve të qarta nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të për dhënien e mandatit liderit opozitar, Zoran Zaev, i cili ka siguruar shumicën parlamentare për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Presidenca mbetet në qëndrimin se “mandati nuk do t’i jepet asnjë individi apo partie që me programin e saj rrënon sovranitetin dhe karakterin unitar të shtetit përmes platformave të hartuara në shtetet fqinje”.

Kreu i VMRO-së ka thënë se kriza mund të kapërcehet vetëm përmes zgjedhjeve të reja në të cilat sipas tij “qytetarët duhet të deklarohen se e pranojnë apo jo platformën shqiptare që parasheh dygjuhësinë në Maqedoni si hap drejt ndarjes së shtetit”.

LSDM-ja e Zoran Zaevit ka thënë se Gruevski “luan lojëra të rrezikshme” ndërsa nga presidenti ka kërkuar mandatin, por pa përjashtuar edhe mundësi tjera për kapërcimin e gjendjen, megjithëse nuk ka saktësuar se cilat mund të jenë ato.

Një gjendje e këtillë e paqëndrueshmërisë politike, thonë ekspertë të fushës, ka përkeqësuar edhe situatën e sigurisë me mundësi të përshkallëzimit me përmasa të rrezikshme duke marrë parasysh deklaratat e zyrtarëve të VMRO-së se “me çdo kusht dhe me të gjitha mënyrat do të mbrojnë shtetin”.

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se partia e Gruevskit në fakt nuk mbron shtetin nga gjuha shqipe, por ajo shfrytëzohet si alibi për të mbrojtur veten nga shpërdorimet e shumta që ka bërë.

“Protestat e fundit që po mbahen dhe që po thirren janë kundër shqiptarëve, por kjo nuk ka të bëjë me realitetin. Kjo është një situatë e inskenuar dhe në rast se përshkallëzohet apo rriten turbulencat, kjo edhe më shumë do të vështirësojë funksionimin e institucioneve. Këta persona që kanë udhëhequr dhe vazhdojnë ta mbajnë pushtetin dhe që duhet të garantojnë sigurinë, janë pikërisht ata që bëjnë thirrje për pasiguri vetëm e vetëm për të mbuluar veprat e tyre në dyshimta”, thotë Bashkim Selmani, profesori i së drejtës penale në Universitetin Font të Shkupit.

Ai nuk beson se një skenar i tillë mund të kalojë meqë siç shprehet ai, qytetarët tanimë e dinë se kush janë ata që duan të shkaktojnë trazira në vend.

Por, në protestat që tani disa ditë po organizohen nga organizata të ndryshme, e pas të cilave besohet se qëndron VMRO-ja e Nikolla Gruevskit, janë regjistruar disa incidente, si sulme ndaj gazetarëve, ndaj kalimtarëve të rastësishëm, ndërsa së fundi edhe sulme fizike ndaj personaliteteve të ndryshme publike, të cilët me qëndrimet e tyre janë kritik ndaj pushtetit.

“Këto sulme është e qartë se janë të organizuara dhe kanë për qëllim frikësimin e të gjithë atyre që kritikojnë punën e këtij regjimi. Kjo u paralajmërua nga disa personalitete publike që janë edhe ithtarët më të mëdhenj të partisë në pushtet. Ata thanë se tubime duhet të ketë edhe para shtëpive të atyre që sipas tij nuk punojnë për kauzën kombëtare dhe kjo edhe po ndodhë, me tubime, kërcënime, sulme fizike e kështu me radhë”, thotë Uranija Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit.

Ajo thotë se gjendja mund të përshkallëzohet në veçanti nëse presidenti vazhdon të mbajë qëndrimin e prerë lidhur me mos-mandatimin e social-demokratit Zoran Zaev për kryeministër. Ajo thotë se presidenti tanimë hapur është deklaruar se nuk është i barabartë për të gjithë shtetasit e Maqedonisë.

“Retorika nxitëse është rritur ditëve të fundit, një retorikë nxitëse kishte edhe presidenti Ivanov duke iu drejtuar vetëm një komuniteti dhe duke harruar me këtë rast se në Maqedoni jetojnë më shumë etnitete. Kështu që nëse nuk i jepet fund nxitjeve të këtilla, por edhe nëse nuk zbardhen rastet që kanë ndodhur mund të ketë përkeqësim të gjendjes”, thotë Pirovska.Maqedonia pa institucione të reja është që nga zgjedhjet e 11 dhjetorit të cilat me një diferencë prej vetëm 2 deputetëve u fituan nga VMRO-ja e Nikolla Gruevski e cila nuk arriti të formojë qeverinë pasi nuk gjeti partner tek partitë shqiptare që janë vendimtare për formimin e qeverisë.Mandati pritej t’i jepej Lidhjes Social-Demokrate, partisë së dytë e cila ka arritur të formojë një shumicë të re me mbështetjen e të gjitha partive shqiptare duke siguruar 67 vota të deputetëve nga 61 sa nevojiten për votimin e qeverisë. (REL)

Filed Under: Politike Tagged With: Kriza politike, maqedoni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT