• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2017

Kudret Kokoshi: Vetëm shqipja le të rrojë!

April 25, 2017 by dgreca

Ne 26 vjetorin e vdekjes/

kudret.kokoshi

Kudret Kokoshi, u shua me 26 Prill 1991/

Shkruan:Reshat KRIPA/

I mbylli sytë njëzetegjashtë vjet më parë. I mbylli pa shijuar mirë aromën e lirisë që sapo kishte filluar të lulëzonte, por iku me po atë besim që kishte në rininë e tij kur shkruante:

Unë po vdes!… Oh, le të vdesë!

                        Vetëm shqipja le të rrojë!

Në varrin e tij nuk u mbajtën fjalime protokollare. U thurën ditirambe, u lexuan vargje. Folën bashkëvuajtesit e tij, vëllezerit e tij, Engjëll Kokoshi si dhe Viktor e Tomor Dosti.. Ai nuk vdiq se martirët nuk vdesin. Ai vazhdon të jetojë me vargjet e tij, me veprat e tij, me personalitetin e tij.

Lindi në vitin 1908 në qytetin e Vlorës. Bir i një familje të madhe qytetare me tradita të pasura patriotike, nacionaliste dhe intelektuale. Lindi në ato vite kur Shqipëria përgatitej për të firmosur aktin më të madh të historisë së saj, që nga koha e Skënderbeut legjendar, aktin e pavarësisë kombëtare, ku krahas firmës së Plakut të Vlorës, do të vihej dhe ajo e Qazim Kokoshit, xhaxhait të tij. Do të ishte përsëri ky një nga ata që do të formonin treshen drejtuese Osmën Haxhiu, Qazim Koculi dhe Qazim Kokoshi në luftën patriotike të Vlorës më 1920, për të vazhduar me aktivitetin e tij patriotik deri sa do ta mbyllte jetën e tij në burgun e Vlorës më 1946 si kundërshtar i regjimit komunist.

Historia do të vazhdonte dhe më tej. Ajo do të bënte që dora e një pinjolli të kësaj familje, Altin Kokoshit, të kishte nderin për të ngritur në Vlorë nën hundën e komunistëve mbas  dyzeteshtatë  vjet  mohimi  flamurin    dy    krenor   pa   yllin   e  urryer  të  turpit  dhe shtypjes më 28 nëntor 1991.

Që kur ishte fëmijë Kudreti, i ati  Hasan Efendiu, e kishte njohur karakterin dhe intelektin e të birit. E dërgoi në Romë ku kreu studimet  e mesme dhe të larta, duke u laureuar ‘’Doktor në jurisprudencë‘’ në vitin 1933. Në kohën kur Kudreti studionte në Itali për drejtësi në ambjentet studentore të asaj kohe shqiptarët konsideroheshin inferiorë në krahasim me studentët e vendeve të tjera. Një gjë e tillë nuk kishte si të mos binte ndesh me karakterin e Kudretit dhe të miqve të tij. Ndaj vendosën që t’i sfidojnë.   Organizuan   një   konferencë   në   të  cilën  përveç  profesorëve   dhe  studentëve  të universitetit, morën pjesë edhe disa nga mendjet më të ndritura të asaj kohe në Romë. Kumtesën kryesore e mbajti Kudreti.

Foli   e   foli   me   oratorinë   e   tij   për    Shqipërinë  dhe shqiptarët, për shqipet dhe vendin e tyre, për doket dhe zakonet e këtij populli, për besën dhe nderin e shqiptarit. Foli për Pirron dhe Teutën, per Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, për Faik Konicën dhe Fan Nolin. Foli per Bilbilenjtë që ‘’vanë në litare vetë‘’ duke dredhur cigaren. Në fund foli për historinë e malësorit krenar që luftonte pa u epur para hordhive pushtuese otomane. Dikur malësori trim kapet nga koshadhet turke dhe dërgohet para trikëmbëshit. Në ekzekutimin e tij merr pjesë edhe valiu i krahinës. Në momentin e hedhjes së litarit ai, gjithë fodullëk, i drejtohet me ironi malësorit:

– Eh or mik, a e ke ndjerë veten ndonjëherë më ngushtë se sot?

Malësori i qetë, pa i lëvizur qepalla, i përgjigjet rëndë rëndë me një krenari mospërfillëse:

– Po mor zotni! E kam ndier atëhere kur më ka ardhë miku për darkë dhe nuk kam patun as bukë dhe as krypë per t’i nxjerrun.

Suksesi ishte i  jashtëzakonshëm. Që  nga  ajo  ditë nëpër gazetat e kohës filloi të shkruhej për Shqipërine dhe shqiptarët.

Kthehet në Shqipëri  në  moshën  26  vjeçare.  Zotëronte  në  mënyrë  të  përsosur  gjuhën

italiane.  Por  jo më pak zotëronte gjuhën frënge, latine dhe greqishten e vjetër.

Karrierën juridike e filloi në  vitin  1933,  duke  hapur  një zyrë avokatie në Vlorë, aktivitet të cilin  e  vazhdoi  deri  në  vitin 1936. Po atë vit emërohet ndihmës gjyqtar në Bilisht dhe më vonë në Pogradec.

7 Prilli 1939 e gjen anëtar të gjykatës së shkallës së parë në Korçë. Më vonë shkon po me këtë detyrë në Shkodër dhe Tiranë. Ishin vitet e përplasjeve të mëdha. Si në shumë situata të tjera edhe atëhere vendi pati forca që nuk i verboi demagogjia e atyre që propagandonin se do ta bënin popullin ‘’të hante me lugë të florinjtë‘’. Ishte nacionalizmi shqiptar, një nga forcat e të cilit ishte ajo e Ballit Kombëtar e drejtuar nga Korifeu i Shqiptarizmës, Mit-hat Frashëri dhe ajka e inteligjencës shqiptare të asaj kohe.

Në këtë forcë gjeti veten e tij edhe Kudret Kokoshi. U angazhua në radhët e Ballit Kombëtar si anëtar i qarkorit të Vlorës dhe mori pjesë në të gjitha aktivitetet kryesore të tij. Me porosi të Mit-hat Frashërit në vitin 1941, Hasan Dosti i propozoi për të shkuar në Kosovë për organizimin e gjykatave të atjeshme dhe për formimin e kuadrove me njohuritë juridike bashkëkohore.

Më 28 nëntor 1942 është në ballë të demonstratës së madhe antifashiste të zhvilluar në Prizren, ku plagoset nga milicia italiane. Ishte ndërhyrja e një oficeri të xhandarmërisë shqiptare që e shpëtoi nga vdekja duke e hequr nga kthetrat e milicisë që megjithëse i plagosur vazhdonin ta qëllonin me kondakët e pushkëve të tyre. Pa ndjenja  dhe  me  plagë  në  kokë,  ky kosovar patriot e mori dhe e shoqëroi deri në spitalin e Tiranës ku edhe u operua.

Gushti i vitit 1943 e gjen ne  Mukje,  në  konferencën historike, që me vendimet e saj tentoi të hidhte themelet e demokracisë shqiptare, por që komunistët i kthyen në vendime  të tradhëtisë së madhe.

Zëri i atdheut e ftoi përsëri Kudretin. Në mars 1944 shkon përsëri në Kosovë, ku  pas pak kohe arrestohet nga gestapua dhe internohet në kampet e shfarrosjes në Prishtinë dhe, më pas, në kufirin Austro-Hungarez.

Lirohet pas dëbimit të gjermanëve nga forcat aleate në fund të dhjetorit 1944. I lodhur, i dobët i zhveshur, i sëmurë dhe me shumë mundime arrin në qytetin e Gracit, ku fal njohjes së gjuhës latine, mundi të fitonte besimin e drejtoreshës së spitalit e cila e shtroi dhe e kuroi. Bashkë me të ndodhej dhe biri i industrialistit të shquar francez, pronarit të uzinës së makinave ‘’Renault‘’, me të cilin kishte lidhur miqësi të madhe. Ai e ftoi që të shkonin të dy në Francë, por Kudreti nuk pranoi. Atë vazhdonte ta thërriste zëri i atdheut. Ndaj mori rrugën e kthimit. Rrugës spiunohet nga agjentët shqiptarë të UDB-së. Arrestohet dhe i  lidhur  i  dorëzohet Shefqet Peçit në kufirin shqiptar.

Nje farsë e vërtetë gjyqi i zhvilluar kundër tij. U quajt antishqiptar dhe bashkëpuntor i fashizmit. Lakejtë e regjimit lëshonin thirrje histerike. Prokurori Selim Alimerko çirrej dhe hakërrohej. Kudreti në vend që të revoltohej apo të mbrohej me termat juridike për të cilat ishte mjeshtër, u drejtohej me vargjet e tij që i kish shkruar pas demonstratës së zhvilluar në Prizren:

Mallkuar qofsh, Benito Musolini!

            Një zë nëmës shpërthen nga çdo stërkalë,

            Mallkuar qofshi ju që vdekjen bini,

            Dhe nëma ushton nga mali në mal.

Kështu për Kudretin filloi kalvari nëntëmbëdhjetë vjeçar i vuajtjeve të burgut të Burrelit. Me një fizik të dobët, në konditat e tmerrshme të atij burgu, Kudreti mundi të mbijetonte në saj të forcës së rrallë shpirtërore dhe besimit të patundur për të ardhmen. Ai ruajti të paprekur shpirtin e lartë poetik. Aty për aty krijonte vargje të cilat ua deklamonte miqve të tij pa i shkruar, se rregullorja e burgut nuk lejonte të shkruaje më shumë se një  gjysmë  faqeje  letre në muaj.

Kudret Kokoshi ndërroi jetë më 26 prill 1991. Ai ishte njeri dhe poet i  madh. Ishte poet  i heroizmit kombëtar.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: kudret Kokoshi, le të rrojë!, reshat kripa, Vetëm shqipja

Misionarët e Krizës Shqiptare Dështojnë, shkak qeveria teknike

April 25, 2017 by dgreca

*Rama- Pa Vetingun s’ka kompromis-BASHA:Javën e ardhshme nis mosbindja civile!/

2 Misionaret

*BASHA: Javën e ardhshme do të nisim përshkallëzimin e mosbindjes civile anembanë Shqipërisë për ti treguar Edi Ramës dhe tiranisë së krimit dhe drogës se koha kur në Shqipëri bëheshin votime por jo zgjedhje ka marrë fund njëherë e mirë. Nuk do ketë më kurrë votime dhe jo zgjedhje, nuk do ketë më pushtet pa opozitë./

Pasditja e së Martës mezi është pritur nga shqiptarët, te cilet i kishin vare shpresat tek i dërguari i Kancelares gjermane Merkel David Mcallister dhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Fleckenstein. Mirepo klasa politike, teper e politizuar dhe e ndare ekstremisht ne kushtet qe i vene njera-tjteres, sic hyne, ahstu dhe  dolen nga negociatat. Dy mesiaret e zgjidhjes se krizes nuk  arritën të afrojnë drejt kompromisit liderët politikë shqiptarë, Rama, Meta, e Basha. Të gjithë iu drejtuan Pallatit të Kongreseve me shpresën e një zgjidhjeje, veç negociatorëve e liderëve politikë, mbërritën edhe ambasadorët e BE, SHAB dhe OSBE. Ne dhoma të veçanta me negociatorët, palët qëndruan për rreth 50 min përpara se të shihej të largohej i pari kryetari i PD Lulzim Basha, ndërkohë që miqtë ndërkombëtarë ishin ende ne ambientet e Pallatit të Kongreseve.

 Dështimi i negociatave, shkak qeveria teknike

 Takimet e zhvilluara gjatë mbrëmjes te se Martes, 25 prill 2015 në Pallatin e Kongreseve midis përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe tre liderëve kryesor politik në Shqipëri kanë përfunduar pa sukses.Burime diplomatike bënë me dije se negociatat midis mazhorancës dhe opozitës me ndërmjetësimin e eurodeputetëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein, kanë dështuar. Partia Demokratike nuk është tërhequr nga kërkesa e saj për qeveri teknike, gjë që mazhoranca e ka kundërshtuar dhe kjo ka bërë që palët të mos gjejnë kompromis për zgjidhjen e krizës politike.Sipas burimeve, Ilir Meta ka propozuar për të arritur kompromisin shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik, gjë që është pranuar edhe nga  Rama edhe pse me vështirësi. Por për këtë ai ka kërkuar kthimin e PD-së në Kuvend për të votuar vettingun.Gjithashtu është ofruar dhe largimi i 3 Ministrave që lidhen me zgjedhjet 3 muaj përpara zgjedhjeve dhe që ky model të kthehet në një praktike të përhershme, por as kjo nuk është pranuar. Të njëjtat burime bënë me dije se është ofruar edhe Presidenti konsensual si mundësi kompromisi.Sipas burimeve, opozitës i janë ofruar ndryshime në KQZ, institucionin e  Avokatit të Popullit, emërime të drejtorëve të policive në qarqe në bashkëpunim me ndërkombëtarët, etj.

Në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta u takuan me eurodeputetin Fleckenstein, ndërsa Basha zhvilloi takimin veçmas me zv/Presidentin e Partive Popullore Evropiane,  David McAllister.Fillimisht nga Pallati i Kongreseve ka dalë kryetari i PD-së, Basha dhe më pas kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.Në fund nga ndërtesa kanë dalë zv/Presidenti i Partive Popullore Evropiane,  McAllister dhe eurodeputeti Fleckenstein.Pas takimit me eurodeputeputetin David McAllister në Pallatin e Brigadave, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha rreth orës 21:05 të mbrëmjes i është drejtuar zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ka zhvilluar një takim disa minutësh me të.

Rama: Pa Vetingun s’ka kompromis

Kryeministri Edi Rama në një mesazh në Facebook, shkroi pas takimit se mbetet i hapur për dialog, por pa kushte. Sipas Ramës, pa Vettingun s’ka asnjë kompromis.Rama: Miq! Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte. Por pa Vetingun s’ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet. Reagimi erdhi ndërkohë që palët politike nuk mundën të arrinin një marrëveshje për të dalë nga kriza.Ky ishte reagimi i parë dhe i vetmi i Ramës deri te marten e vone.

Basha: Javën e ardhshme mosbindje civile

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u kthye në çadrën e protestës për ti thënë mbështetësve të tij se negociatat dështuan për faj të kryeministrit Rama që nuk pranon krijimin e qeverisë teknike. Basha paralajmëroi mosbindje civile javën e ardhshme në të gjithë vendin.

Dështimin e negociatave me eurodeputetët, lideri i opozitës Lulzim Basha ia faturon kryeministrit Rama që sipas tij nuk pranoi krijimin e qeverisë teknike, kushti themelor i opozitës.

Kreu i PD tha se nuk ka negociata për qeverinë teknike.

Lideri i Opzites Basha e shoi kureshtjen e emdias me deklaraten e tij pas kthimit nga Pallati i Kongreseve ne Cader. Ai ne fillim falenderoi negoziatoret: Falenderim dhe mirënjohje të thellë për David McAllister, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në PE, njëkohësisht zëvendës/president i PPE, si dhe për eurodeputetin Knut Fleckenstein, raporterin për Shqipërinë në PE, të cilët erdhën sot në Shqipëri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për ti kontribuar një zgjidhje reale të krizës politike që ka mbërthyer vendin tonë. Falenderimet dhe mirënjohjen time, të PD, opozitës dhe çdo qytetari protestues. Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve europianë nuk pati sukses sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira, si zgjidhjen e vetme por edhe si zgjidhjen e ndershme për të krijuar kushte dhe premisa të barabarta për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke zbatuar ligjin për dekriminalizimin, pra duke larguar kriminelët nga institucionet shtetërore, duke luftuar trafikun e drogës, kultivimin dhe paratë e drogës si kërcënim jetik për demokracinë dhe votën e lurë dhe duke garantuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR përfshirë edhe votimin biometrik dhe elektronik dhe numërimin elektronik të votës. Ky refuzim ka për bazë frikën e Edi Ramës për të lëshuar karrigen kryeministrore dhe garancitë që përmes karriges kryeministrore ka dhënë tash 3 vite e gjysëm krimit të organizuar dhe narkokartelit.

Lideri i Partisë Demokratike paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar me mosbindje civile duke nisur nga java e ardhshme në të gjithë vendin.

Basha tha se Kryeminsitri Rama nuk do as zgjedhje të lira dhe as vetting të vërtetë, i trembet demokracisë së vërtetë dhe dretësisë së vërtetë.Nuk do të pranojmë as zgjedhje fasadë as veting fasadë të diktuar nga Rama dhe interesat e tij korruptive dhe kriminale. Jemi të vendosur të vazhdojmë pa kthim betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vetting të vërtetë sipas ndryshimeve kushtetuese të 22 korrikut. Javën e ardhshme do të nisim përshkallëzimin e mosbindjes civile anembanë Shqipërisë për ti treguar Edi Ramës dhe tiranisë së krimit dhe drogës se koha kur në Shqipëri bëheshin votime por jo zgjedhje ka marrë fund njëherë e mirë. Nuk do ketë më kurrë votime dhe jo zgjedhje, nuk do ketë më pushtet pa opozitë.

Kreu i PD-së tha se PD ka rënë dakord me një numër të madh propozimesh të natyrës teknike për dekriminalizimin dhe luftën kundër drogës.

Por, shtoi ai, “PD nuk mund të pranojnë kurrë që këto detyra që Rama me vetëdije nuk i kreu gjatë kohës që ishte në qeverisje do mund ti bëjë në këto katër javë, asnjë mundësi, asnjë mendje e shëndoshë nuk mund të pranojë që njeriu që ktheu Shqipërinë në Kolumbi do jetë përgjigja për këto probleme. Kushti i patjetërsyeshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbetet qeveria teknike për të luftuar drogën, nxjerrë jashtë institucioneve kriminelët dhe për të krijuar kushtet për votimin elektronik për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Kjo nuk është çështje ose-ose por edhe-edhe”.

Sipas liderit të opozitës vetëm pas qeverisë teknike do të bëhet vetting i vërtetë në bazë të ndryshimeve kushtetuese të miratura në 21 korrik të 2016.

DEKLARATA E NEGOCIATOREVE

Pas dështimit të takimit mes palëve për gjetjen e krizës ka dalë një reagim i Bashkimit Europian. “Deklaratë për shtyp në emër të Kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë Knut Fleckenstein (S&D).

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein (S&D) u takuan me shumicën dhe opozitën dhe patën një diskutime të mira. 

Të dy eurodeputetët paraqitën propozime për të ecur përpara duke përfshirë çështje mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masa teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masa të ndërtimit e besimit politik.
Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem. 

Për anën e shumicës kishte marrëveshje mbi pikat e parashikuara për sa kohë që Vetingu do të votohej në parlament.
Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një Kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” 
– thuhet në deklaratë.

 

 

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: deshtojne ne Tirane, Fleckenstein:, Kriza, Merkel David Mcallister, Rama-Basha

NAN’ E KËSHILLIT T’ MIRË – PAJTORE E SHQIPËRISË

April 25, 2017 by dgreca

550 vjetori i Zojës së Shkodrës, “Nan’ e Këshillit t’ Mir”/

1

Mblodhi e përktheu Fotaq Andrea/

5Revista “l’Ami du Clergé” [Miku i Klerit][1], 19 avril 1928./

 ZOJA JONË E KËSHILLIT TË MIRË, NGA SHKODRA NË XHENACANO.

8– Për festën e Zojës së Këshillit të Mirë që gjendet në suplementin e Librit të Lutjeve dhe në Mesharin romak, përcaktuar më 26 prill. –

6

Vëllezër,Me dekret të datës 22 prill 1903, Selia qendrore e Riteve urdhëroi t’u shtohet Lutjeve të Virgjëreshës së Shenjtë kjo përshpirtje : “Mater boni Consilii, ora pro nobis. Nan’ e Këshillit të Mirë, lutuni për ne”.9. 1800 spanje

Dekreti parashtron me këtë rast titujt e ndryshëm që mban Zoja Jonë në përmendjen e saj: pranimin që i bëhet, me mendje e me zemër, në qëllimet e përjetshme të Perëndisë për misterin e Mishërimit, rolin e saj si këshilluese e bindur në martesën e Kanas,[2] ndihmën dhe këshillat që ajo u dha gjatë gjithë jetës apostujve, shpirtrave të devotshme dhe dishepujve të të Madhit Zot, e më në fund drejtimin me dashuri tërësisht amtare që u ngarkua të ushtrojë tek Shën Jani nga vetë Shpëtimtari duke dhënë shpirt mbi Kryq; mirëpo, tradita e Etërve të Kishës dëshmon se Jani përfaqësonte në atë kohë tërë të Krishterët. Andaj, në historinë e Kishës, përmendja e Marisë nën emrin “Zoja e Këshillit të Mirë” është shumë e lashtë. Leoni XIII i dha nxitje të fuqishme gjatë kohës që qëndroi në fronin papal, nëpërmjet shërbesash të përkujdesshme e të posaçme. Dekreti i 22 prillit përfundon me këto fjalë: “Më në fund, për të lartuar edhe më shumë nderin dhe kultin e Virgjëreshës së Shenjtë nën titullin e saj të lartpërmendur, Shenjtëria e Tij vendosi dhe dekretoi që pas përshpirtjeve të Loretës në lutjen: Nan’ e admirueshme, të shtohet dhe kjo përshpirtje: Nan’ e Këshillit të Mirë, lutuni për ne! – duke pasur kështu besimin e plotë se mes tërë atyre gjëmave e errësimeve, kjo Nan’ e devotshme, e quajtur nga Etërit e shenjtë “thesarmbajtëse e hireve qiellore dhe këshilltare e përbotshme” do t’u shfaqet të gjithëve si Nan’ e Këshillit të Mirë nëse do thirret kudo me këtë emërim, dhe se do të na falë të gjithëve atë hir të Shpirtit të Shenjtë që ndriçon zemrat e shpirtrat, domethënë vetë aftësinë për Këshillim të Mirë.”

Në lutjet gjatë festës për nder të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë dy mendime duhen pasur parasysh e thelluar për të nxjerrë mësime për vetveten. 1° Është fjala para së gjithash për shfaqjen mrekulli të një pamjeje të Marisë: speciosam imaginem mira apparitione clarificare dignalus es. 2° Kisha i kërkon Mërisë të na mbajë në gji të saj, e nëpërmjet saj të shohë përherë atë çka lypset të bëjmë, si dhe të ketë kurajën për ta bërë një gjë të tillë: ea quœ agenda sunt jugiter videre faciat, et ad implenda qua viderint convalescant.

Fillimisht, është pra fjala për një shfaqje mrekullie, mira apparitione.

Në kufijtë e Latiumit, disi në Lindje të qytetit antik të Prenestës apo Palestrinës, ndodhet qyteti i vogël Genazzano [Xhenacano], i famshëm në analet fetare të Italisë për devotshmërinë e tij të lashtë ndaj Marisë. Historianët e vendit e shohin gjatë periudhës së pontifikatit të Siksti III, në shekullin V, ngritjen në këtë qytet të një tempulli ndërtuar mbi një terren që i përkiste më parë bazilikatës së Shën Marisë Madhore, që quhej Zoja Jonë e Këshillit të Mirë. Në mesin e shekullit XIV, më 1356, princi Pietro Colonna, fisnik feudal i Xhenacanos dhe i territorit të saj, ia besoi shërbimin e këtij tempulli besimtarëve agustinë vendosur në një kuvend pranë kishës. Kuvendi u njoh nga papa Siksti IV më 1475 dhe që nga ajo kohë, besimtarët agustinë nuk kanë reshtur së qeni rojtarë të tempullit.

Sanktuari i Xhenacanos, që në atë kohë, ishte mjaft i frekuentuar nga popullatat përreth dhe u bë edhe më i frekuentuar kur një kishë e re, me përmasa më të gjera, zuri vendin e së vjetrës, e cila prej kohësh rrezikohej të shembej. Një vejane e devotshme, e quajtur Petruccia, shiti tërë pasurinë e vet për të mbështetur shpenzimet e mëdha që nevojiteshin për ndërtimin e saj. Përkushtimi që shfaqi u shpërblye me anë të një mrekullie, në mes dëshmitarësh të ndodhur atje në numër të madh, dhe vërtetuar mjaft herë me radhë, që prej më shumë se katër shekuj, nëpërmjet një tradite të pandërprerë mirësish të jashtëzakonta, shpirtërore e kohore, dhe që e kanë bërë kështu Xhenacanon një nga vendet e pelegrinazhit më të frekuentuara të krejt Italisë.

Më 25 prill 1467, në pasditen e ditës kur kremtohej festa e Shën Markut dhe kur një turmë e madhe ishte grumbulluar mbi sheshin para kishës, pak çaste para orës së mbrëmjesoreve, një harmoni qiellore u ndie në ajër, dhe pak më pas një re bardhëllore zbriti mbi altarin e një kishëze përkushtuar Shën Blezit. Kur reja u shpërnda, u vu re, kundrejt faqes së murit, një pamje e Virgjëreshës së Shenjtë, që mbante në krahë Fëmijën Jezus.

Mirëpo, në të njëjtin vit e në të njëjtën ditë, zhdukej papritur nga një kishë e Shkodrës, në Shqipëri një pamje e Virgjëreshës së Shenjtë që nderohej prej kohësh. Turqit kishin pushtuar vendin. Më kot heroiku Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur Skënderbe, kishte shpalosur krejt talentet e tij të rralla për të prapsur të pabesët. Pas njëzet e katër vite luftërash të pareshtura, ai vdes në Lezhë, në janar 1467 [1468]. Kjo ngjarje e kobshme kishte çorganizuar mbrojtjen dhe në po të njëjtin vit, trupat e Mehmetit II shtinë në dorë krejt vendin.

Dhe pak kohë para se ata të pushtonin vendin, atëherë kur vetë Providenca dukej sikur donte të shpëtonte nga një poshtërim i pashmangshëm figurën e Madonës së Shkodrës, kjo veç kur u transportua mrekullisht  në Xhenacano ku, që prej asaj kohe, nuk ka reshtur së tërhequri turmat e të shkaktojë shfaqje të panumërta të përshpirtshmërisë më të zjarrtë.

Nga ai çast, Papët që pasuan njëri-tjetrin në katedrën e Shën Pjetrit, veçanërisht Siksti IV, Urbini VIII dhe Inoçenti XI, e pasuruan gjithë privilegje e shpirtgjerësi tempullin e Xhenacanos.

Miratuan krijimin e një shoqate lutësore apo “Bashkimin e Përshpirtshëm”, për të përhapur deri larg devotshmërinë e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë. Papa dijetar Benuai XIV dha me këtë rast një Përmbledhje Injunctœ nobis, më 2 korrik 1753, duke shprehur edhe dëshirën që emri i tij të vihej në krye të regjistrit të të shoqërizuarve.

Më 1777, papa Piu VI dha një shërbesë të posaçme për shfaqjen e Zojës.

Edhe sot e kësaj dite, kujtohet në Xhenacano pelegrinazhi i bërë nga Piu IX, që u nis që prej rezidencës së tij në Castel-Gandolfo, shoqëruar nga një kortezh i madh më 15 gusht 1864.

Një nga aktet e para të Leonit XIII, pas zgjedhjes së tij në pontifikatin sovran ishte regjistrimi i tij në Bashkimin e Përshpirtshëm. Po ashtu, dha pëlqimin për t’i bërë shërbesë të posaçme Zojës së Këshillit të Mirë, që u përfshi në liturgjinë tonë dioqezane që më 1885.

Pra, këtë traditë me zanafillë gati pesëqind vjeçare Pontifi Sovran e shenjtëroi nëpërmjet një dekreti, me anë të të cilit u shtohet Lutjeve për Virgjëreshën e Shenjtë edhe përshpirtja: “Nan’ e Këshillit t’ Mirë, lutuni për ne!”

E tillë është origjina qiellore e devotshmërisë së Zojës Sonë të Këshillit të Mirë sipas traditës dhe dëshmive historike që Shkëlqesia e Tij kardinal Perraud e ka përmbledhur aq mirë. Por po japim edhe disa hollësi interesante rreth Pamjes së ëmbël e të shenjtë të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, gjë që do ta shtojë edhe më shumë besimin dhe devotshmërinë tonë.

Në fakt, nga dita kur kjo pamje mrekullore u shfaq në Xhenacano, duke shmangur gjer më sot tërë katastrofat, tre çudira shpalosen në mënyrë të përhershme rreth saj.

1° Ky afresk prej 46 centimetra lartësi, vepër e një artisti të panjohur, është pikturuar mbi një shtresë të hollë gjipsi të thjeshtë. Prej mbi katërqind vjetësh, ai qëndron atje, përmbi altarin anësor të krahut të majtë, përkundruall murit, dhe pa e prekur atë. Rrethuar nga një kornizë me metale të çmuara, veshur me gurë të rrallë, ajo ka zënë të njëjtin pozicion si në fillim, duke mos pasur asnjë pikëmbështetjeje, as nga pas, as nga anët. Mund të thuhet se ajo qëndron e varur dhe nuk mbahet nga asgjë. Është një mrekulli e vënë re shumë herë e me shumë kujdes.

Piktura e pakrahasueshme, e vetme në gjininë e saj, paraqet Nënën e Perëndisë me Fëmijën e saj hyjnor. Me krahun e tij të djathtë, Jezusi mbulon ngrohtësisht qafën e Marisë, teksa me dorën e majtë mban bordurën e petkut të saj. I ka mbështetur kryet e tij verdhanë, me dashurinë e birit për të ëmën, përkundër faqes të së Ëmës anuar drejt tij. Vështrimet e tyre që kryqëzohen, të butë e të trishtë, tek shprehin dashuri e dhembshuri. Fizionomia e të dy personazheve  përputhet me traditën orientale; një ngjashmëri e përkryer vihet re në fytyra. Nëna dhe Fëmija janë të mbështjellë nga palat e së njëjtës pelerinë, në të kaltër të çelët. Veshja e Marisë vjen si në të gjelbër të kaltërreme; ajo e fëmijës Jezus, në të kuqe. Një brerore e praruar rrethon kryet e secilit, që vjen e lartohet në formë baldakini, në njëfarë aureole me ngjyra ylberi. E pamundur të jepet një ide e plotë rreth asaj bukurie mbinjerëzore që buron nga tërësia e veprës. Pavarësisht nga koha, kolori shfaqet me një freski të ëmbël dhe tiparet pasqyrohen në tërë forcën e tyre.

2° Edhe më mahnitëse shfaqet ndryshueshmëria e vazhdueshme e shprehjes së fytyrës tek Virgjëresha e Shenjtë, siç e vërtetojnë pelegrinë të shumtë me besën e përbetimit. Herë duket e trishtuar, herë e gëzuar; herë e zbehtë dhe e zymtë, herë e ndritur, me një refleks bojëgjak, sipas vetë gjendjes shpirtërore të vizitorit që vjen e lutet, sipas mirëpritjes që i bëhet pak a shumë ankimit dhe nevojës që ka ai në vetvete.  Nuanca dhe shkëlqimi i syve pësojnë të njëjtat ndryshime, sikurse e pohojnë dëshmitarë të shumtë.

3° Asnjëherë, cilido qoftë artisti – piktor a makar fotograf -, nuk ka mundur të riprodhojë bukurinë ideale të asaj pamjeje dhe t’i afrohet, qoftë edhe së largu, origjinalit qiellor. I tillë është mendimi i Tostit, një nga mjeshtrit e pikturës në Romën e shekullit XVII, nisur nga vetë përvoja e tij vetjake.

Nga ana tjetër, Zoja Jonë e Këshillit të Mirë quhet edhe “Madona e Papëve”, për shkak të devotshmërisë së ngrohtë e vëllazërore që kanë predikuar vazhdimisht ndaj saj famullitarët e Jezu Krishtit. Mjaft të përmendim për këtë Palin II, që pranon vërtetësinë e mbartjes mrekullore të Figurës së nderuar; Sikstin IV, që rindërton kuvendin dhe kishën e Xhenacanos; Urbinin VIII, që shkon si pelegrin në tempullin e famshëm; Inoçentin XI, që urdhëron kurorëzimin solemn të Madonës; Benuain XIV, që miraton “Bashkimin e Përshpirtshëm” ngritur për nder të Virgjëreshës shqiptare[3]; Piun VII, që gjen ngushëllim tek shesh një figurë të vogël të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, gjatë kohës kur u kap në Fontenblo; Piun IX, që kremton meshën e tij të parë para Virgjëreshës agustiniane në Romë, që i jep emrin e saj “Bashkimit të Përshpirtshëm” dhe që viziton Xhenacanon më 15 gusht 1864, duke ruajtur përherë figurën e saj të ëmbël para syve të tij; Leonin XIII që, së bashku me të ëmën, që kur ishte fëmijë, e më vonë prift, gjatë pushimeve, ka bërë shumë herë të njëjtin pelegrinazh dhe u regjistrua si anëtar i “Bashkimit të Përshpirtshëm”, duke u ndjerë i gëzuar të hedhë mbi supe skapularin e ri të bardhë, miratuar prej vetë tij, dhe që vazhdimisht, deri në vdekje, e ka mbajtur Figurën e shenjtë në vendin e nderit të zyrës, ka hartuar për lavdinë e saj tre distike fort të bukura dhe pati nga ana tjetër mirësinë të shkruaj me dorën e tij, poshtë një tabloje, këtë tekst të përzgjedhur në mënyrë të admirueshme : “ Fili asquiesce consiliis ejus – Bir, ndiq këshillat e Nënës Tënde”; dhe pa përmendur këtu të tjera nderime të mëdha, e përfundoi karrierën e vet të lavdishme duke regjistruar zyrtarisht përshpirtjen e saj në Lutjet e Virgjëreshës së Shenjtë për të gjithë shekujt e ardhshëm. Çfarë trashëgimie e bukur dhuruar Kishës! Çfarë lulëze e ndritur shtuar në kurorën e Marisë. […]

ABATI Léon JAUD

Abati Leon Jod (1856-1934), bibliograf i njohur, i cili ka shkruar historinë e mjaft shenjtëve dhe i njihen mbi 15 vepra.

ZOJA JONË E KËSHILLIT TË MIRË

Shfaqja e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë është aq e famshme, figura e Saj aq e përhapur dhe aq e nderuar në Kishë, sa lypset t’i lihet vend kësaj forme devotshmërie.

Qyteti i vogël i Xhenacanos, rreth dhjetë lega larg Romës, mbi malet e Sabinës, nderoi që në shekullin XV Virgjëreshën e Shenjtë nën emrin Zoja Jonë e Këshillit të Mirë.

Në shekullin XV, kisha kërcënohej të rrënohej. Një grua e devotshme e quajtur Petruccia i hyri rindërtimit të saj, edhe pse në moshë tetëdhjetëvjeçare; vuri me këtë rast në përdorim krejt pasurinë, pa mundur ta shohë të përfunduar. Petruccia predikoi që Virgjëresha e Shenjtë do të mbaronte veprën e saj.

Dhe ja ku, më 25 prill 1467, në çastin e mbrëmjesoreve, një harmoni qiellore u ndie në ajër dhe turma pa të zbresë poshtë një re të bardhë që qëndroi mbi altar të kishëzës së Shën Blezës, nga ku kishte nisur restaurimi i tërë kishës. Po atë çast, tërë kambanat e vendit u ndjenë të bien gëzueshëm. Reja u zhduk dhe turma e mrekulluar vuri re një pamje të Marisë duke mbajtur Fëmijën Jezus, pikturuar mbi shtresë gipsi dhe duke qëndruar në thellësi të altarit, pranë murit, pa mbështetje natyrore.

U vu re në mënyrë të sigurt se kjo pikturë ishte mbartur mrekullisht nga një kishë e Skutarit, qytet në Shqipëri[4]. Providenca kishte dashur t’ua shkëpuste atë poshtërimeve të Turqve, të bërë tashmë zotër të vendit, dhe ta dërgonte kështu në Xhenacano, duke shpërblyer besimin e Petruccias dhe të banorëve të qytetit.

Historia e mrekullive të krejt llojeve, të kryera që nga ajo kohë përreth figurës mrekullore do të kërkonte vëllime të tëra për t’u shkruar. Shpesh është parë figura duke ndërruar pamje, dhe sytë e Virgjëreshës së Shenjtë të marrin jetë, duke shprehur gëzimin apo dhembjen. Sa e sa sëmundje e gjymtime të shëruara! Sa e sa hire shpirtërore të fituara!

Xhenacano mbetet përherë një vend pelegrinazhi i nderuar dhe mjaft i frekuentuar, dhe shumë pelegrinë të devotshëm, madje edhe të huaj e jo italianë, nëse kanë mundësi e kohë, priren të vizitojnë këtë tempull të bekuar. Papët sovranë e kanë mbushur tërë indulgjenca devotshmërinë e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, dhe Leoni XIII ka përfshirë në krejt Lutjet për Virgjëreshën e Shenjtë edhe përshpirtjen e titulluar Nan’ e Këshillit të Mirë.

Jeta e Shenjtëve për tërë ditët e vitit, Tur, Mame, 1950.

Buletini dymujorsh i Shkollës San-Francesko të Salës në Dizhon

Kryeartikull

ZOJA JONË E KËSHILLIT TË MIRË

Dëshira që kishim shprehur pak kohë më parë do të realizohet brenda disa ditësh: kishëza jonë e Shën Apolinerit do të ketë së shpejti një figurë të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë. A mund të zgjidhnim vallë një mbrojtëse tjetër për një tempull kaq të paqtë, ku nxënëset tona të sapoardhura do mësojnë të fshehtat e Kungimit të parë, ku më të vjetrat do thellohen për të dalë me sukses në provime dhe për të pasur dritësime të qarta për të ardhmen? Zoja Jonë e Këshillit të Mirë do të jetë për ne Zoja Jonë e Kungimit të parë, Zoja Jonë e provimeve, Zoja Jonë e thirrjes së shenjtë…

Ishte një e shtunë (25 prill 1467), rreth orës katër të pasdites, kur një turmë e madhe pelegrinësh ardhur nga larg ishte përhapur në rrugët dhe sheshin e Xhenacanos, rreth 30 milje larg Romës. Befas, një muzikë e çuditshme, hyjnore u përhap në ajër; tërë vështrimet dallojnë, shumë lart fillimisht, dhe më pas gjithnjë e më pranë, të avitet një re e vogël bardhëllore, gjithë shkëlqim e rrezatim. Reja zbret dhe shkon e prehet ndaj një copëze muri. Ngadalë, zë e shpërbëhet dhe lë të shfaqet figura e buzëqeshur hyjnërisht e Marisë.

Turma e përfshirë nga emocionet kërkon të shohë më nga afër mrekullinë: vihet re që figura qëndron e varur, pa asnjë mbështetje dhe me njëfarë largësie nga muri. Kleri, besimtarët, princërit Colonna, fisnikët e qytetit të vogël, kapitenët me trupat e tyre kalojnë para saj njëpasnjë. Brenda disa ditëve, lajmi i çuditshëm merr dhenë, në rrethina, Romë, Napoli, në krejt Italinë : ngado njerëzia veç rendin; qytete të tëra, fshatra zbrazen krejt, tek dërgojnë turma pa fund pelegrinësh mbërthyer nga një emocion i papërshkrueshëm; dhe mrekullitë pasojnë njëra tjetrën; të verbërve u vjen drita e syve, të shurdhëve dëgjimi, sakatëve fuqia e gjymtyrëve, të marrëve, qetësia e mendjes, ndërkohë që plagët mbyllen dhe dhimbjet e shpirtit shërohen. Ngado dëgjon veç një britmë entuziazmi e mirënjohjeje. Që ditën e dytë, u vërtetua në vend gjithë mrekullia. Tre muaj më pas, papa Pali II ngarkonte një komision për të ndjekur nga afër ngjarjet dhe i miratoi plotësisht ato manifestime entuziaste ndezur nga mrekullia.

Xhenacano, që ndodhet mes një treve të admirueshme të Latiumit të lashtë, në një luginë të përzgjatë të Apenineve, shtrihet përmes rrënojash të lajtoreve antike, mbi një sukë pjellore të nderur, dikur veshur me korije e kopshte: atje lulëzonin trëndafilat e famshëm Prenestina; atje kremtoheshin, në kohë të perandorëve, me tepri buhitëse, festat e pranverës sipas kalendarit të Verrius Flaccusit, për nder të Robigos e Florës. Konstantini, trashëgimtar i Klaudius Neronit, i Augustit dhe i Antoniusëve, i dhuroi papës së shenjtë Silvestrit qytetin e madhërishëm Antonina. Shën Marku, pasues i Shën Silvestrit, ngriti pranë lajtoreve kishën e parë për nder të Marisë, me emrin Zoja e Këshillit të Mirë. Më 1356, Giordano Colonna, patroni i kishës e lëshoi dhe ia besoi restaurimin e saj Eremitëve të Shën Agustinit. Më 1466, kisha ishte ende e rrënuar. Vejusha e shenjtë Petruccia i kushtoi tërë pasurinë e saj veprës restauruese; për fat të keq, burimet shpejt do shteronin, dhe muret e kishëzës San Baggio nuk ishin më të larta nga gjashtë këmbë. Dhe pikërisht atje, mes lotësh, lutjesh e parandjenjash të fshehta të gruas së përshpirtshme u përkrye shfaqja qiellore.

Nga vinte ajo figurë e bukur? Nga parajsa, thoshte populli i mirë që vazhdoi një kohë të gjatë ta quante Zoja Jonë e Parajsës. Jo, ajo vinte nga Skutari i Shqipërisë, nga ai vend ku Gjergj Kastrioti, i famshmi Skënderbe, “i frikshmi luan i luftës” kish sprapsur Turqit për njëzet e katër vjet me radhë, duke i korrur krejt ushtritë e panumërta të Muratit e Mehmetit II. Dhe burim i pashtershëm i gjenisë dhe guximit të tij të pamposhtur ishte tempullari i Skutarit. Mirëpo, ai sapo kishte vdekur (janar 1468). Një numër i madh të Krishterësh, të trembur nga afrimi i Turqve, braktisën vendin dhe Madona Jonë la edhe ajo kishën e shkretuar që së shpejti do përdhosej. Emigrantë shqiptarë strehuar në Romë, të tërhequr nga mrekullitë e Xhenacanos, shpejt do njihnin figurën e tyre të shenjtë që aq e aq herë e kishin nderuar.

Figura është pikturuar mbi një shtresë gjipsi të zakontë, i trashë si karton; edhe pse e brishtë, dhe pas tërë atyre shekujve, ajo ruan krejt freskinë e kontureve dhe ngjyrave të veta, nuk është e fiksuar dhe as e varur në mur, por vetëm e prek pak me anën e sipërme, dhe ngado gjetkë nuk ka kurrfarë mbajtëse, dhe me prekjen më të vogël zë e lëkundet lehtë, e qëndruar në ajër siç është.

“Përfaqëson Nënën Virgjëreshë të re tek mban në krahë Fëmijën Jezus, i cili e përqafon me njëfarë dashurie të ankthtë. Njërin nga krahët e vegjël e ka kaluar përreth qafës së Nënës, ndërkohë që gishtat fëmijërorë i shfaqen para gushës së saj. Doçka tjetër është e vendosur mbi bordurën e qëndisur të fustanit tradicional të zakontë me ngjyrë të gjelbër. Fëmija është i veshur me të kuqe dhe si njëra e tjetri kanë përsipër nga një mantel të kaltërremë…

Tiparet e Nënës Virgjëreshë afrohen shumë me ato çka ia njohim nga traditat më të mira. Ngjyra e flokëve, vetullat e mirëharkuara, balli madhështor, plot zgjuarsi, ngjyra dhe përmasat e syve, faqet, hunda – më shumë greke dhe shqiponjë se sa çifute -, buzëqeshja e ëmbël, buzët e kuqe, fustani dhe bordurat, gjithçka ndodhet aty plot hir…

 Shprehja e krejt fytyrës është aq jashtëzakonisht e ëmbël, aq e trishtë, aq e këndshme, aq e përmbushur me bukuri qiellore, aq e fuqishme, sa i bën për vete tërë zemrat përmes lidhjes së papërcaktuar të gjithçkaje që mendimi mund të konceptojë si më të përkryerën në një dashuri të re, virgjërore, të pafajshme e të kulluar, e prapë amësore, me gjithçka që ka si më të lartësuarën e më të kulluarën brenda një përkryerje shpirtërore – përkryerje që vetëm njerëzimi i Birit të saj ka mundur të tejkalojë – gjë që tek i krishteri përbën idealin e vërtetë që ai ka për Marinë pas Shfaqjes së Jezusit në tempull… Kryet e Virgjëreshës anohen ngrohtësisht, por trishtueshmërisht, drejt fytyrës së Birit; dhe sytë drejtuar sidomos nga Jezusi e përgjëruar për Atë, janë plot me ato lot që burojnë pa dashje nga zemra e tij gjithëbrengë.”[5]

Sipas dëshmive të shumta e të pamohueshme, figura e shenjtë ndonjëherë zë e gjallërohet, ndryshon shprehje e ngjyrë, si një figurë e gjallë: tiparet e buta dhe të zbehta bëhen të gëzueshme, ndizen e vishen me një të kuqe të ndezur; sytë çelen dhe bëhen më të shndritshëm, ogur i sigurt ky se dëshirat e bëra janë plotësuar. Tabloja ka aq finesë, është aq e këndshme, gjer në hollësitë më të imta, sa shfaqet e papërngjasueshme : një artist me emër, Luigi Tosti, që e studioi ngeshëm për ta riprodhuar, do pohonte se ajo ishte e paimitueshme dhe se kopjet më të përkryera në të vërtetë nuk përngjasonin me të. Megjithatë, kjo besnikëri e përpiktë nuk është e domosdoshme, sepse shumë nga kopjet e saj janë bërë të famshme nëpërmjet mrekullive që kanë kryer; kësisoj ka ndodhur me atë të Gjenovas, me atë të Modenës, me atë të Monte Kasinit, me atë të Frosinones, me atë të Shën Markut në Romë, me atë të Napolit, etj. Spanja, Belgjika, Baviera, Austria, kanë gjithashtu madonat e tyre mrekullore.

Devotshmëria e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë po përhapet edhe në Francë… Shumë shpejt edhe ne vetë do të provojmë mirësitë me të cilat Maria shpërblen të gjithë ata që e nderojnë nën titillin NËNA E KËSHILLIT TË MIRË.[6]

Buletini dymujorsh i Shkollës San-Francesko të Salës në Dizhon,

Kryeartikull, N°18, e Shtunë,

2 korrik 1892.

[1] Ky organ, i themeluar më 1878 konsiderohet si një kryevepër e shkencës katolike franceze.

[2] Sipas Testamentit të ri kristian, në Kana të Galilesë, gjatë një ceremonie martesore ku ishin grishur edhe Shën Mëria e Krishti, ky i fundit bëri mrekullinë e shndërrimit të ujit në verë.

[3] Poeti i parë arbëresh dhe shkrimtari i parë shqiptar Jul Variboba (1724-1788) do t’i këndonte në këtë mënyrë Zojës Sonë të Këshillit të Mirë :

“Rrëtrati it i mir / Skutarin ndëroi, / ma iku e u partir / porsa turku façoi. / Mëpar se të fluturon/ Andej kjo Perëndesh / Lleçenx vate kërkon / Bularëvet arbëresh / Mbiatuth u shkit ka muri / E si zok fluturoi / U shkqit mo se kulluri, /ma muri atje qëndroi. / Një mjegull si kullon / Ditën i kumbanjar, / si zjarrm’ nj’atër kullon / natën i lluminar.”

Kurse i Ndrituri At Gjergj Fishta i ka kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë të Shkodrës e të krejt Shqipërisë këto vargje hyjnore :

“Të falemi, o Mri! Virgjina e dlir’, / O nana e bukur e K’shillit t’Mir; Ty ndim të kena në kët’ shkreti: / të falemi, o Mri, të falemi, o Mri./ Të falemi Virgjin’ Nana e Tënzot, / Ndihma e kshtenimit me hire plot;/ T’bin në mend se Zoja e Shkodrës je: / Lutu për ne, lutu për ne! / Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja / Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, / Ku t’lutej Shkodra plot me dobi;/ Të falemi, o Mri, të falemi, Mri! / Lutu, se Shqiptarët, o Zojë, të tanë, / Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë:/ M’shir’ për ne thona m’shir’ për Shqypni! / Të falemi, o Mri, të falemi, o Mri”!

[4] Attilio Galli, në veprën e tij Madre della Chiesa nei cinque continenti (edizioni Segno, 1996), lidhur me historikun e Zojës së Këshillit të Mirë dhe mbështetur tek studiuesi shqiptar Mikel Prenushi, ka vënë në dukje se në shekullin XV, “Turqit myslimanë pushtuan Shqipërinë duke iu kundërvënë besimit të krishterë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ia besonte veten e tij Zojës Sonë të Shkodrës dhe lutej para saj. Ai u bëri qëndresë pushtuesve për njëzet e pesë vjet me radhë dhe është mbiquajtur Atleti i Krishtit. Më 1467, Shkodra ra në duart e Myslimanëve dhe Shqiptarët duhej të zgjidhnin kësisoj ose të bëheshin skllevër ose të iknin në mërgim.

Djali i Skënderbeut, Gjoni, shoqëroi atëherë të mërguarit gjatë kalimit të detit Adriatik. Pikërisht, në këtë kontekst, më 25 prill 1467, figura e Shën Marisë së Shkodrës, apo Nan’ e Këshillit të Mirë, u zhduk nga kisha dhe u rishfaq në kishën e Etërve agustinianë në Xhenazano pranë Romës, e cila në atë kohë ishte  në ndërtim e sipër. Disa përmendin me këtë rast një mrekulli, por ka shumë të ngjarë që figura të jetë mbartur prej refugjatëve shqiptarë të krishterë : që ikona e Virgjëreshës Mari t’i shoqëronte gjatë kohës së mërgimit të tyre. Më 1854, katolikët shqiptarë organizuan një procesion në Shkodër nën vështrimet e Turqve, duke kënduar lavde për Gjithëfuqishmen e Shenjtë. Më 1895, peshkopët shqiptarë e shpallën Zojën Tonë të Këshillit të Mirë “Patrone të krejt Shqipërisë” dhe e festojnë më 25 prill.

Marrja nën patronazh nga ana e Zojës Sonë u ndie së tepërmi gjatë bombardimit të Shkodrës më 12 mars 1913 : dëmtimet ishin shumë të pakta, çuditërisht të pakta, ndërkohë që 35 000 predha u lëshuan mbi qytet.

Më 1917, u rindërtua Kisha Zoja Jonë e Këshillit të Mirë në Shkodër, pikërisht atje ku më 1467 ndodhej figura e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë para se të çohej në Xhanazano të Italisë. Më 11 shkurt 1943, Imzot Prenushi, duke parë komunizmin në portat e Shqipërisë përjetësoi kombin në zemër të Virgjëreshës Mari. Komunizmi vjen më 1945 me ateizmin më të pastër e më të ashpër. Më 1967, nën entuziazmin e revolucionit kulturor kinez, ata që i bënin ende qëndresë ateizmit, do të eliminoheshin nga diktatori Enver Hoxha, dhe kleri u torturua e pushkatua. Tempulli i Zojës Sonë të Këshillit të Mirë u rrafshua. Kishat e xhamitë u shndërruan në stalla apo depo. Por kjo fitore e komunizmit ateist ishte tepër  e përkohshme : ai ra më 4 nëntor 1990 dhe katolikët rindërtuan kishat e tyre. Gjon Pali II shkoi më 22 prill 1993 në tempullin Zoja Jonë e Këshillit të Mirë në Xhenazaro para se të shkonte edhe në Shkodër më 25 prill 1993 për të bekuar gurin e parë të rindërtimit të tempullit të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, kishën “Zoja e Shkodrës”. Tërë Shqiptarët ishin përkrah njëri-tjetrit, katolikët, ortodoksët e myslimanët, duke dhënë shembullin e një bashkëjeteje paqësore.”  (Shënojmë nga ana jonë se, ashtu edhe në raste të tjera, gati tërë autorët i referohen gabimisht vitit 1467, si vit i vdekjes së Skënderbeut dhe i pushtimit të Krujës e Shqipërisë, kur është vërtetuar tashmë data e saktë e vdekjes së Skënderbeut, më 17 janar 1468).

[5] Sipas Imzot Georges Dillon, Nëna Virgjëreshë e Këshillit të Mirë. (Teksti origjinal në anglisht është përkthyer në frëngjisht nga D. Marie Placide, benediktine, shënim i redaksisë së buletinit).

[6] Vijon më tej Kalendari dhe Rregullorja e Shkollës San Francesko të Salës në qytetin e Dizhonit, Francë. Tabela e nderit dhe kryeartikulli mbyllet me lajmërimin për Inagurimin solemn të figurës së Zojës Sonë të Këshillit të Mirë në kishëzën e Misionit fushor të Shën Apolinerit, të dielën, më 10 korrik 1892.

 

Filed Under: Featured Tagged With: - PAJTORE E SHQIPËRISË, Fotaq Andrea, NAN' E KËSHILLIT T' MIRË

Ne kujtim te Shkelqesise se Tije Imzot Rrok Mirdita

April 25, 2017 by dgreca

 

17992140_621731544698541_2545940797598632702_n

Nga Tonin MIRAKAJ/

24 vjet me pare, me 25 Prill 1993, Ati i Shejte Papa Gjon Pali i dyte, ne viziten  e Tije historike ne Shqiperi, ne nje ceremoni madheshtore ne Kathedralen e Shkodres,shuguroj dy Argjipeshkvi dhe dy Ipeshkvi, qe formuen Hierarkine e Kishes Katolike Shqiptare,ecila nuk ekzistonte prej vitit 1967, qe qeveria komuniste dekleroj Shqiperine “Shteti i pare atheist ne Bote”.

18118634_621731594698536_8673721448202675470_nIndieri Imzot Rrok Mirdita ishte emrue Argjipeshkev per Durres dhe Tirane. Ky solli ne Atdheun tone vullnetin, vizionin, kurrajon dhe dedikimin qe pati ne Kishen Katolike Shqiptare te New Yorkut, te ciles i sherbeu per 20 vjet, nga 1973 ne 1993. I pajisur me culture klasike dhe experience shume vjecare ne sherbim te Kishes dhe njohje te mentalitetit te shqiptarve, pa vonese arriti suksese te deshiruarshme ne ringjalljen shpirterore te njerzve,ne ndertim dhe rindertim te Kishes, ne arsim, shendetsi dhe sherbime te tjera sociale, qe shpejt u be personi ma i admiruar i shqiptarve,pa dallim besimi.Ne arritjet e Tije zen vend te rendesishem ndertimi  i  Kathedrales se Shen Palit ne qender te kryeqytetit ne Tirane.Ne vitin 2005, Selia e Shejte e ngriti Akidiocesin Durres Tirane ne reng Metropolitan, dhe Imzot Rrok Mirdita merr Paliumin e Shejte qe simbolizon ket ndryshimn, ne nje ceremony ne Basiliken e Shen Pjetrit ne Vatikan,me celebrant Atin e  Shejte Papen Benedicti i XVI.Ne ket rast, emri u ndrrue ne : Arkidiocesi Metropolitan Tirane Durres.

U nda nga jeta me 7 Dhetor 2015. U percoll ne pushim te perjetshem, ne Kriptin ndertue ne Kathedrale, me nderime me te medha qe mund ti akordohen nje personaliteti qe krejt jeten e vuri ne sherbim te Kishes dhe njerzimit.

Ngritja e Tije ne krye te Hierarkise Kishtare ne Shqiperi, nuk ja ndryshoj qendrimin ndaj miqve dhe bashkepuntorve qe pat gjate sherbimit ne Kishen Shqiptare ne New York.Imzot Rroku kurre nuk i harroj miqt e vjeter,cilesi e rralle ne shoqerine e sotme. Ne ket pervjetor te shugurimt Argjipeshkev, e kujtojme me shume dhimje, dashuri dhe rrespekt.

PUSHOFSH NE PACE I DASHUR IMZOT RROKU!

 

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 24 vjet me pare, Imzot Rrok Mirdita, Tonin Mirakaj

US Nuclear Sub Arrives in S. Korea Amid N. Korean Threat

April 25, 2017 by dgreca

170425-N-WT427-002 BUSAN, Republic of Korea (April 24, 2017)  The Ohio-class guided-missile submarine USS Michigan (SSGN 727) arrives in Busan for a regularly scheduled port visit while conducting routine patrols throughout the Western Pacific. Michigan is the second submarine of the Ohio-class  of ballistic missile submarines and guided missile submarines, and the third U.S. ship to bear the name. Michigan is home-ported in Bremerton, Wash. and is forwarded deployed from Guam.  (U.S. Navy photo by Mass Communication Specialist 2nd Class Jermaine Ralliford)
Foto:The USS Michigan submarine arrives in Busan, South Korea, April 25, 2017.
 By Steve Herman/*

U.S. nuclear-powered submarine, the USS Michigan, arrived Tuesday for a port call in South Korea, and the navies of those two countries joined Japan in exercises in the waters west of the Korean peninsula amid heightened tensions with North Korea.

The naval exercises are scheduled to last through Wednesday, the same day President Donald Trump has invited all 100 U.S. Senators to the White House for a classified briefing that will primarily concern North Korea.

The briefing will be conducted by Defense Secretary Jim Mattis, Secretary of State Rex Tillerson, Director of National Intelligence Dan Coats and the Chairman of the Joint Chiefs of Staff, General Joe Dunford.

While lawmakers often receive classified briefings on Capitol Hill, it is rare for them to take place at the White House and for the entire Senate to be involved in one event.

During a White House lunch with ambassadors of United Nations Security Council member states on Monday, the U.S. president called unacceptable the “status quo in North Korea.”

Trump said the Security Council must be prepared to impose additional and stronger sanctions on North Korea’s nuclear and ballistic missile programs.

“North Korea is a big world problem, and it’s a problem we have to finally solve,” the president added. “People have put blindfolds on for decades, and now it’s time to solve the problem.”

The comments came after Trump made his latest round of separate telephone calls to the leaders of Japan, China and Germany to discuss concerns about North Korea.

His most recent call was made just before meeting the ambassadors on Monday morning to German Chancellor Angela Merkel to discuss the “urgent security challenge” posed by North Korea, according to the White House.

A 30-minute call (Sunday evening U.S. time/Monday morning in Asia) between Trump and Japanese Prime Minister Shinzo Abe was meant to increase pressure on Pyongyang not to engage in further provocative actions, but was not prompted by any significant change in the situation, according to officials in Tokyo.

“We agreed to strongly demand North Korea, which is repeating its provocation, show restraint,” Abe told reporters in Tokyo. “We will maintain close contact with the United States, maintain a high level of vigilance and firmly respond.”

FILE - President Donald Trump and Chinese President Xi Jinping walk together after their meetings at Mar-a-Lago, April 7, 2017, in Palm Beach, Fla.

FILE – President Donald Trump and Chinese President Xi Jinping walk together after their meetings at Mar-a-Lago, April 7, 2017, in Palm Beach, Fla.

China’s role

Abe also said he and Trump agreed that a larger role in dealing with Pyongyang should be played by China.

Trump subsequently spoke to Chinese President Xi Jinping about North Korea.

The Chinese president said he hopes all sides avoid doing anything to worsen the tense situation on the Korean peninsula, according to the Xinhua news agency.

Trump, in the phone call with Xi, “criticized North Korea’s continued belligerence and emphasized Pyongyang’s actions are destabilizing the Korean Peninsula,” according to a White House readout issued Monday. “The two leaders reaffirmed the urgency of the threat posed by North Korea’s missile and nuclear programs, and committed to strengthen coordination in achieving the denuclearization of the Korean Peninsula.”

North Korea’s continued development of ballistic missiles and its underground nuclear tests [there have been five, so far] are “to put it mildly, a game changer,” State Department spokesman Mark Toner told reporters on Monday. “And it’s one of the reasons why you’ve seen administration officials talking so candidly about our concerns and about the fact that the time for strategic patience and that policy is over.”

Trump and U.S. officials have repeatedly said all options remain “on the table” to deal with further North Korean provocations.

FILE - The aircraft carrier USS Carl Vinson (CVN 70) transits the Indian Ocean, April 15, 2017.

FILE – The aircraft carrier USS Carl Vinson (CVN 70) transits the Indian Ocean, April 15, 2017.

US Navy strike force

On Tuesday, the nuclear powered USS Michigan arrived in South Korea as a U.S. Navy strike force, led by the USS Carl Vinson, heads to the region.

The strike force on Monday was wrapping up a “routine” joint drill “to provide combined maritime response” with components of the Japanese Maritime Self Defense Force in the Philippines Sea “as it continued its northern transit,” U.S. Navy Capt. Jeff Davis told reporters at the Pentagon.

Officials in Seoul announced earlier Monday the Vinson is also scheduled to hold a joint training exercise with South Korean naval ships.

The approach of the American naval carrier strike group has not gone unnoticed in Pyongyang.

“Our revolutionary forces are combat-ready to sink a nuclear-powered aircraft carrier with a single strike,” read a Sunday commentary in the Rodong Sinmun, the Workers’ Partynewspaper.

Such threats are common from the reclusive state.

North Korea on Tuesday celebrates the anniversary of the founding of its military, a key holiday in the country.

There are concerns Pyongyang, in conjunction with the anniversary, will demonstrate a show of force by possibly firing more ballistic missiles or conducting its sixth nuclear test.(VOA)

*Steve Herman is VOA’s White House Bureau Chief.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: in S. Korea Amid, N. Korean Threat, Steve Herman, US Nuclear Sub

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT