• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

Gratë për Mark Gjonaj

May 8, 2017 by dgreca

1 ok MarkNga Mimoza Dajçi/Në një nga ambjentet e “Vila Barone” u mbajt takimi Fondmbledhës për fushatën e re elektorale të Z. Mark Gjonaj për postin e tij të ri në politikën amerikane. Mbështetje të kësaj natyre i kanë dhënë kandidimit të Tij për Këshillin Bashkiak të New York-ut, shoqata dhe organizata të ndryshme jo qeveritare në SHBA, kryesuar nga Federata Pan Shqiptare “Vatra”.

Takimi tek “Vila Barone” më datë 6 MAj 2017, i uniciua direkt nga bashkëshortja e Assemblyman Mark Gjonaj, Zj. Roberta Gjonaj. Morën pjesë përfaqësuese të organizatave të grave shqiptare – amerikane, avokate, biznesmene, artiste, nëpunëse të ndryshme dhe vajza të reja studente të shkëlqyera në New York e më gjerë.

Nën një atmosferë feste, ku nuk mungoi edhe muzika me DJ Fati, ushqimi ishte i pasur dhe i mrekullueshëm. Pas Hymnit Amerikan ku të gjitha gratë u ngritën në këmbë, mori fjalën Zj. Roberta Gjonaj, e cila pasi falenderoi pjesëmarrëset, foli mbi punën e deri tanishme të kryer nga bashkëshorti i saj Mark Gjonaj në dobi të komuniteteve, si dhe tha se ai do të luftojë për punët me pagesë më të mirë, për një ekonomi më të fortë që të funksionojë për të gjithë, për rritje të fondjeve për edukim dhe programe mbas shkollore, do të mbështesi politika që i bëjnë lagjet tona më të sigurta, zgjerimin e opsioneve të transportit publik, riparimin e rrugëve, dhe për uljen e taksave mbi pronën, ujin për bizneset dhe individët.

Më pas përshendeti dhe falenderoi të pranishmet Assemblyman Z. Mark Gjonaj, i cili ndërmjet të tjerave tha se ishte dyfish i lumtuar që ndodhej sot këtu, së pari që këtë event e kishte pregatitur bashkëshortja e tij Roberta, apo “ambasadorja” e familjes së tij siç e quajti me dashamirësi dhe së dyti që ndodhej aty mes motrash shqiptare dhe amerikane, të cilat vlerësojnë punën e tij të deritanishme, e që kanë besim tek vazhdimësia e tij e suksseshme.

Assemblyman Mark Gjonaj në Asamblenë e Shtetit të New York-ut përveç të tjerave ka ngritur dhe miratuar Ligje për mbrojtjen e të drejtave të gruas amerikane.

Gratë dhe vajzat shqiptare i uruan fitore dhe suksese Z. Mark Gjonaj në zgjedhjet e ardhshme elektorale që do të mbahen në muajt shtator dhe nëntor të këtij viti.

E pranishme në këtë takim si gjithmone ishte edhe e motra e Z. Gjonaj, Elsa Gjonaj – Lulaj, etj.

New York, Maj 2017

Filed Under: Komunitet Tagged With: Grate per Mark Gjonaj

Shqiptarët me kohë i kanë thënë jo Moskës

May 8, 2017 by dgreca

(Reagim i SHSHA-së në Çikago)/

Për gjendjen e krijuar politike në Maqedoni kanë dorë edhe qarqet e huaja dhe skenarët e Moskës,thotë në fillim të reagimit SHSHA bë Çikago,që ky vend me një të ardhme të brishtë të bëhet mollë sherri në Ballkan.

Populli shqiptar në Maqedoni është në hapësirën e vet etnike dhe nuk ka nevojë për porosinë e Moskës së Putinit,,Ose me ne,ose me Amerikën,,që është ultimatum për Ivanovin dhe Gruevskin dhe skenarët e tyre antishqiptar në hapësirën etnike në Ballkan,ndonëse shqiptarët me kohë i patën thënë jo Rusisë dhe kanë përcaktuar udhën e vet në BE dhe në miqësi të përjetshme me SHBA,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.
 
Kushdo që merre pjesë në këtë lojë politike dhe për skenarët e Putinit ndaj çështjes politike e të sigurisë në Ballkan,mund të ndahen e të shkojnë pa shqiptarët më Rusinë,kjo mund të jetë porosi nga shqiptaro-amerikanët  në Çikago për Ivanovin dhe Gruevskin,thuhet zëshëm në fund të këtij reagimi për opinion.
(Skënder Karaçica)

Filed Under: Komunitet Tagged With: reagim, SHSHA Cikago, Skender Karacica

Ministri grek Kotzias i skërmit dhëmbët Shqipërisë

May 8, 2017 by dgreca

arbenNga Arben Llalla/Deklarata e ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias për Real News, ku ndër të tjera shprehu shkoqur shantazhin që pritet Greqia t’i bëj Shqipërisë për votën pro të saj për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ministri Kotzias shprehu edhe një herë pendesën e Greqisë për votën pro të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pa marrë diçka në shkëmbim.

Siç duket Greqia për të larë borxhet e saj kërkon shpërblim për votën pro ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky është një turp për Greqinë, një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së. Pra, disa vende të BE-së, nuk promovojnë demokracinë, fqinjësinë e mirë, paqen midis popujve për anëtarësim të vendeve të tjera, por kërkojnë të përfitojnë. Kjo quhet tregti dhe të bësh tregti me vlerat europiane është krim jo vetëm ekonomik.

Ky është kërcënim i hapët, ku qartazi Kotzias shprehu me nënkuptime pretendimet territoriale të Greqisë ndaj Shqipërisë. E kam thënë dhe jam i bindur që Greqia për votën pro në BE do kërkojë aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Gjithsesi, unë hyj tek ata që mendoj se procesi i integrimit europian është humbje kohe, përderisa ka për të ngjarë shpërbërja e BE-së dhe jo anëtarësimi në këtë Union.

Me tej, në intervistën e tij Nikos Kotzias deklaroi se Greqia nuk lejon ndryshimin e kufijve. Në fakt, shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë deklaruar kurrë se janë për ndryshim kufijsh. Propaganda për Shqipërinë e Madhe është një trillim i mediave serbe, ruse dhe greke. Nikos Kotzias e di fort mirë që shqiptarët asnjëherë nuk kanë kërkuar ndryshim të kufijve me fqinjët e tyre Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë. Përkundrazi, institucionet shtetërore dhe fetare të Greqisë promovojnë pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë. Nuk ka përse të harrojmë britmat kërcënuese të vazhdueshme të ushtrisë greke gjatë paradave të festave kombëtare dhe fetare të saj. Në Greqi dhe jugun e Shqipërisë funksionojnë me dhjetëra shoqata greke që provokojnë shqiptarët me promovimin për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Greqia si një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së nuk njeh zyrtarisht asnjë minoritet etnik brenda saj siç janë shqiptarët, turqit, pomakët, sllavo-maqedonasit, bullgarët, vllehët, romët dhe egjyptasit.

Në Greqi jeton pakica shqiptare e njohur me Marrëveshjen e Lozanës 1923-24, pa folur për arvanitasit.

Në përfundim zoti Kotzias, meqë është profesor i historisë, nuk bën keq të lexojë shënimet diplomatike të parardhësve të tij, të cilët kanë thënë: “Stabiliteti i Shqipërisë përbën një interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për ruajtjen e paqes në Ballkan.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës së Ballkanit, mjafton për të kuptuar rëndësinë strategjike të Shqipërisë. Për Greqinë, një Shqipëri mike dhe aleate përbën një mburojë natyrore të madhe, kundër çdo sulmi nga Veriu.”

Prandaj, ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias do të bënte mirë të hiqte dorë nga gjuha e kërcënimit për votën pro për në BE me shpërblim, por të ulet më diplomatët shqiptarë për të gjetur rrugët për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, në veçanti të Çështjes Çame, sepse pa zgjidhjen saj s’do të ketë asnjëherë fqinjësi të mirë e të sinqertë midis dy popujve.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, kercenimet e ministrit grek, Kotzias

Kosovë-Qeveria, mbledhje pas mocionit të mosbesimit

May 8, 2017 by dgreca

-Qeveria e Kosovës mbledhjen e shtyrë sot paralajmëron ta mbajë pas seancës së Kuvendit të mocionit të mosbesimit, e cila është ftuar për të mërkurën/

1 qeveria KosPRISHTINË, 8 Maj 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e paraparë të mbahej sot, është shtyrë, sapo u njofua edhe zyrtarisht në komunikatën e dërguar nga Kryeminsitria, ndërsa paralajmërohet të mbahet pas seancës së Kuvendit që do të zhvillohet të mërkurën me axhendë mocionin e mosbesimit për qeverinë.

“Pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u arrit dakordimi që mbledhja e kabinetit qeveritar ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet pas seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të zhvillohet të mërkurën”, bën të ditur komunikata. 
Theksohet se, “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”.
Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar për sot nw orwn 10:00 mbledhjen e 145-të, të 20-tën në 2017-tën, në fillimin e një jave të pritjeve të zhvillimeve që mund të qojnë  në zgjedhje të parakohëshme, fillimisht në shpërndarjen e Kuvendit, i cili edhe në legjislaturën e kaluar ishte vetëshpërndarë, para tre viteve, në 7 maj 2014.
Kryeministri Isa Mustafa kishte paralajmëruar se, qeveria do të mblidhet këtë të hënë t’ia procedojë Kuvendit Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Dita e Demarkacionit” dhe “Dita ‘D’”, janë dy nga kryetitujt e shtypit të sotëm në Kosovë.
Projekligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi ishte në axhendën e Kuvendit të Kosovës në seancën e 1 shtatorit 2016, por u tërhoq nga qeveria derisa opozita e kundërshtonte edhe me protesta e mungonte Lista Serbe dhe nuk ishte e sigurt se për miratim do arriheshin të paktën 80 vota të parlamentit 120 anëtarësh.
Tre partitë opozitare, madje edhe disa deputetë nga maxhoranca, kanë paralajmëruar votim kundër edhe për riprocedimin në Kuvend dhe sipas disa deklaratave mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi në votimin në seancën e Kuvendit Kosovën e çon në zgjedhje të parakohëshme.
Poashtu, në zgjedhje të parakohëshme mund të çojë një seancë tjetër e jashtëzakonshme e Kuvendit për mbajtjen e së cilës të mërkurën e kësaj jave – në 10 maj, u vendos të premtën e kaluar – në 5 maj, në një mbledhje të thirrur urgjent të Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare pasi partitë e opozitës, Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, për mocion të mosbesimit për qeverinë e Kosovës dorëzuan kërkesën me 42 nënshkrime, 8 nga të cilat nga grupe parlamentare të koaliciomit qeverisës – Partisë Demokratike të Kosovës, Listës Serbe dhe të Grupit Gjashtë Plus të komuniteteve tjera pakicë.
Duhen së paku 61 vota të parlamentit 120 anëtarësh për t’u rrëzuar qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, e cila është zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, të cilat ishin të pestat në liri, të dytat në pavarësi.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Mocioni i mosbesimit, qeveria

KOMUNA E GUCISË PERKRAH AKSIONIN HUMANITAR PËR FAMILJEN QOSAJ DHE VUKAJ

May 8, 2017 by dgreca

1 Komuna PlaveNga Esad Gjonbalaj/

Në mbledhjen e mbajtur me datën 30 mars 2017  Kuvendi i ll -të me radhë i Komunës së Gucisë në këtë vit ,me një rënd dite prej 17 pikave  të rendit të ditës ndër të tjera shqyrtoj edhe Kërkesën e iniciuar nga dy subjektet politike shqiptare pjesë e koalicionet qeverisëse së komunës së Gucisë .

-Propozim vendimi për lirimin nga pagesa për tokën ndërtimore për Haxhi Qosaj.

– Propozim vendimi për lirimin nga pagesa për token ndërtimore për Zef Vukaj .

Këto dy vendimet e fundit për lirimin nga pagesa për tokën ndërtimore për Haxhi Qosaj e Zef Vukaj , u propozua nga Sekretari I Kuvendit zt Enver Dedushaj , në emër të koalicionit  UDSH dhe Aleancës Shqiptare.

Familja Qosaj dhe Vukaj janë përfituese nga një aksion humanitar i iniciuar nga shoqata e jonë Fondacioni Plave Guci me veprimtari në New York, SHBA. Duke par gjendjen e rënd ekonomike të këtyre dy familjeve dhe kushteve të rënda për jetë Fondacioni Plavë Guci me përkrahjen e diasporës tuboj shuma të konsiderueshme mjetesh për të ndërtuar dy shtëpi të reja familjeve të cekuar ma lartë.

Koordinatori i emëruar nga Fondacionit Plavë Guci për implementimin e këtyre dy projekteve bashkëvendësi ynë zt Shaban Prelvukaj nga organet përgjegjëse të KK të Gucisë kërkoj që të has në mirëkuptim për rastin e familjeve të cekura më lartë. Kërkesë kjo që hasi në mbështetjen dhe përkrahjen e plot te tërë organeve të KK të Gucisë.

Duke u solidarizuar me aksionin e Fondacionit Plave Guci dhe të iniciuesve të Kërkesës të subjekteve shqiptare  UDSH dhe Aleancës Shqiptare të gjithë asamblistët jo vetëm që aprovuan liriminë nga obligimet tatimore të familjeve të cekura ma lartë por edhe dhuruan mëditjet e tyre nga 50 euro për të përkrah familjet Qosaj dhe Vukaj  . Nga kontributet e asamblistëve  u tubuan 1500.00 euro që do u dhurohen këtyre dy familjeve me kushte të rënda të jetës.

Në këtë mënyrë të gjithë këshilltarët ju bashkëngjiten aksionit solidar të Shoqatës, Fondacioni Plave e Guci nga New Yorku.

Ky veprim i KK te Gucisë  është për tu përshëndetur dhe vlerësuar por njëkohësisht edhe një inkurajim për diasporën qe në raste të kësaj natyre organet kompetente do të vlerësojnë dhe çmojnë angazhimet e mërgimtarëve për vendlindjen.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Esad Gjonbalaj, familja Qosja, Komuna Plave Guci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT