• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

Mësim historie

May 2, 2017 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Historia mësohet, nuk kopjohet. Të kopjosh tjetrin do të thotë të biesh në kurthin me gabimet e tij. E kundërta ndodh kur mëson, pasi i kupton gabimet, i ndreq ose nuk i përsërit ato. Shqiperia, thonë, me çadra në bulevard e Kryeministri përballë, po kthehet jo në ’96 as në ’91, por në ’46, kur komunistët shfarosën opozitën, dhe shpallën Republikën e tyre. 

Por sot koha është ndryshe – vendi është demokraci dhe anëtar në NATO – megjithatë, shqipëtarët janë të njëjtë. Ata nuk kanë ndryshuar, janë gjithënjë të mbushur me urrejtje, që nuk dihet ku e ka burimin.

Sado të vuajtur,  ata janë të prirur drejt sundimit. U pëlqen monizmi, sepse vetëm atëherë krijohen kushtet për të shprehur pakënaqesi, pëshpëritur urrejtjen, për të folur fshehurazi. Ata nuk janë në gjendje të flasin hapur, liria end nuk i ka prekur, në rrugë të reja nuk ecin. Pse të mundohen duke hapur shtigje, kur kanë gati gjurmët e të parëve, edhe pse i shajnë për rrugën që ndoqën?

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Mësim historie

Padrejtësia e drejtësisë

May 2, 2017 by dgreca

1-alma-Lico-ok-300x170NGA ALMA LIÇO/

Ndonëse tashmë kanë kaluar disa vite, nuk kam mundur të harroj pasojat e parikthyeshme të një krimi makabër ndaj një gruaje fatkeqe. Në rrugëtimin e trishtueshëm të atyre viteve, për shkak të detyrës që kryeja, kam parë e njohur shume raste të tmerrshme keqtrajtimesh çnjerëzore, gra të masakruara, të copëtuara, madje dhe me kokë të prera. Por nuk e di, pse atë të gjorë, të ngujuar së bashku me fëmijët e mitur në një Qendër–burg,  nuk arrita dot kurrë ta fshij nga kujtesa. Ndoshta për absurditetin flagrant të trajtimit të papërgjegjshëm dhe mizor nga  institucionet që duhet të japin e garantojnë Drejtesi, të cilat për fat të keq mbeten në të tilla nivele shkeljesh kriminale edhe sot e kësaj dite…….

…….Pas një rruge të gjatë e të mërzitshme, më në fund makina me të cilën udhëtoja, u ndal para një ndërtese që mesa dukej sapo ishte restauruar. Muret e larta rrethuese e veçonin atë godinë-burg nga hapësirat përreth. Një portë e madhe prej hekuri, mbi të cilën dalloheshin kamerat e sigurisë, ishte vendosur në pjesën anësore të atyre mureve. Shtypja e cetofonit mundësoi disa sekonda me pas hapjen e saj me kërkëllimë. Në anën tjetër të portës, një vajzë e buzëqeshur më ftoi brenda. U prezantua si punonjëse në atë Qendër. Ajo ishte njoftuar për mbërritjen time dhe po më priste. Me të njejtën kërkëllimë gërricëse, porta u mbyll sapo kapërceva pragun e saj.

Disa fëmijë që po silleshin vërdallë në oborrin e ngushtë, u ndalën dhe kthyen vështrimin e pasigurtë e të kuriozuar drejt meje. Mbërritja e një personi të panjohur në atë ambient të izoluar ishte diçka e pazakontë. Një copëz dielli, që vështirësisht arrinte të depërtonte përmes atyre mureve, arrinte të ndriçonte pakëz dhe për ta. Pasi i përshëndeta me disa fjalë përkëdhelëse, hyra në hollin e ndërtesës.

Pranë një dritareje që ndodhej në pjesën ballore të saj, një zonjë e re fytyrëvrarë, e ulur në një karrike plastike, dukej sikur po më priste. Ishte pikërisht gruaja që duhej të takoja. Aty e mbyllur në atë Qendër “integruese” që më shumë se e tillë, dukej si vend izolimi, e përhumbur, ajo po priste.

Situata e rënduar psikologjike, e ndërthurur me një lloj ndrojtjeje dhe përulësie ishte mëse e dallueshme. E zhytur në pasiguri, përgjërohej për ndihmë. Ajo e gjorë kërkonte garanci për jetën e saj të rrezikuar. Kërkonte të jetonte e sigurtë, së bashku me fëmijët e saj, jashtë atyre mureve bllokuese.

Unë as që e njihja. Duke luftuar me vetëpërmbajtjen time, u afrova pranë saj. Mbi fytyrën e drobitur e ligështuar, shquheshin gjurmët e plagëve dhe keqtrajtimit çnjerëzor. Në flokët e rralluar dallohej tek tuk ndonjë thinjë, që më shumë se për shkak të moshës, duhej të ishin pasojë e jetës së zvarritur mes ankthit dhe vuajtjeve. Pa mundur ta shmangija dot, vështrimi im u ndal në zgavrën e syrit të majtë, në të cilin ishte vendosur një topth i qelqtë. Si për të dëshmuar pa fjalë makabritetin e fatkeqësisë së saj, ajo uli kokën dhe sfera prej xhami u rrokullis në pëllëmbën e dorës së dridhur. Sendi i qelqtë, aty në pëllëmbën e saj, dukej aq i padobishëm. Ajo sferë e xhamtë “lebetitej” për atë funksion të mrekullueshëm, të cilin nuk mund ta përmbushte dot kurrë. Nuk mund t’i rikthente asaj të gjore dritën e syrit, dhuratën më të çmuar të Zotit. Ndërkaq, zgavra e mbetur bosh dukej sikur pikonte gjak dhe lot njëkohësisht. Heshturazi, ai boshllëk i panatyrshëm akuzonte gjymtimin çnjerëzor të pësuar.

Pasi e mblodhi pakëz veten, përmes lotëve dhe ngurrimit, zonja e mbijetuar më rrëfeu se martesa e saj kishte qenë një sajesë, një kombinim i pa arsyeshëm që ndodhte rëndom në familjet patriarkale të zonës nga ajo vinte. Që në fillimet e saj, asgjë nuk kishte shkuar mirë në jetën bashkëshortore të asaj vajze të gjorë. Dhuna dhe keqtrajtimi nga bashkëshorti ishin bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë që përpëlitej mes mundimeve. As ardhja në jetë e fëmijëve, nuk e kishte përmirësuar aspak atë situatë. Askush nuk arrinte të kuptonte që durimit të saj po i vinte fundi. Madje, as prindërit nuk e kishin mbështetur përpjekjen e dëshpëruar për t’i dhënë fund asaj lidhjeje torturuese. Ata e kishin konsideruar normale një sjellje të tillë në marrëdhëniet bashkëshortore. Për mentalitetin e atyre zonave, por dhe shumë viseve të tjera, vajzat dhe gratë ishin “pronë” e familjes dhe robinja të pushtetit arrogant mashkullor.

Një tentativë e dëshpëruar për t’ja mbathur së bashku me fëmijët, pa asnjë orientim, i kishte kushtuar shtrenjtë gruas së ngratë. Në kulmin e egërsisë për këtë braktisje, i shoqi e kishte ndjekur dhe në mënyrë shtazarake, i qe vërsulur me thikë në dorë, duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në trup dhe në fytyrë. Një prej goditjeve e kishte zënë në sy. Përmes ulërimash dhe dhimbjesh të padurueshme, ajo kishte ndjerë shuarjen e dritës së tij dhe kishte humbur ndjenjat. Pas kryerjes së këtij veprimi kriminal, bashkëshorti burracak ja kishte mbathur, duke e lënë gruan gjysëm të vdekur, të gjakosur e nënshtruar nga dhembjet.

Të pranishëm në këtë skenë, të tmerruar, fëmijët kishin filluar të qanin me të  madhe e të rendnin për të kërkuar ndihmë. Një makinë që po kalonte rastësisht në atë rrugë fshati, ishte ndalur dhe kishte shoqëruar ata në spitalin e qytetit më të afërt. Shtrimi në urgjencë dhe operacioni që pasoi, konfirmuan verbërinë e plotë të syrit të dëmtuar.

Teksa dergjej ende në pavion duke luftuar me dhembjet dhe plagët,  bashkëshorti qe arrestuar nga policia. Në mungesë të së ëmës, fëmijët u strehuan tek gjyshërit, në pritje të ethshme për t’u bashkuar sa më parë me të. Ndonëse të vegjël, arrestimin e të jatit e kishin pritur me një lloj lehtësimi. Vuajtjet e së ëmës i kishin rritur e maturuar ata para kohe. Fundja, pas izolimit të të jatit, mamaja e tyre nuk do torturohej më. Por ishin gabuar të gjorët. Ndërkohë që sipas ligjit pritej dënimi së paku me dhjetë vite burg i tij, për turpin dhe papërgjegjshmërinë e Gjykatës, ai u dënua me më pak se dy vite. Si të mos mjaftonte kjo shkelje abuzive, “për sjellje të mirë”,  bashkëshorti–kriminel pas një viti fitoi lirinë.

Dalja e të shoqit nga burgu, riktheu tmerrin e hakmarrjes së mundshme të tij. Prej muajsh ajo zonjë kishte filluar procedurat e divorcit, ndërsa për shkak të dëmtimeve fizike dhe verbërisë së pjesshme po trajtohej me një ndihmë mjerane ekonomike. Të afërmit përpiqeshin ta qetësonin, se pas eksperiencës së burgut, ndoshta babai i fëmijëve të saj kishte zënë mend dhe nuk do provonte t’i afrohej sërish. Por nuk ndodhi aspak kështu. Gruaja e gjorë kishte pasur të drejtë të frikësohej nga instikti kriminal dhe agresiviteti i tij i pakontrolluar. Nëpërmjet një telefonate, ai akuzoi atë si shkaktare të burgosjes së tij. Përmes fjalësh fyese, në vijim e kërcënoi se në rastin e parë të mundshëm do t’ja nxirrte asaj dhe syrin tjetër. E tmerruar sa më s’bëhej, ajo kishte kërkuar sërish ndihmë, dhe me mbështetjen e një organizate dhe asaj të policisë, ishte strehuar prej disa muajsh në atë Qendër të mbyllur. Jeta e saj dhe e fëmijëve zvarritej brenda atyre mureve, në mungesë totale të lirisë, ndërsa për ironi dhe tragjizëm, agresori i saj bridhte i lirë e i patrazuar në ushtrimin e instiktit kriminal e ndëshkues të tij.

Një grua e pambrojtur, një nënë e zënë në kurth. Ajo ëndërronte të ishte e lirë, dhe të mundej të ndërtonte një jetë pa terror e frikë për vete dhe fëmijët. Në kërkim të hapësirës, sakaq, një pikë loti fluturoi bashkë me të në lëndinat e gjelbëruara, në mes maleve të mahnitshme, luleve shumëngjyrëshe dhe cicërimës së zogjve, ku ajo kishte kaluar vitet e fëmijërisë. Por si mund të garantohej jeta e saj jashtë atyre mureve, kur i shoqi  shihej të vërtitej herë pas here si hijenë rrotull asaj godinë????? Teksa e shihja aq të pashpresë, pyesja veten, nëse kishte guxuar ajo e gjorë në rininë e saj të ëndërronte për një të ardhme ndryshe dhe të kishte mundësi të luftonte për t’a bërë atë realitet? A kishte dëshiruar të arsimohej, apo të zgjidhte vetë shokun e jetës?  Vallë, a kishte shpresuar të mirëkuptohej e të mbështetej nga ata që e kishin sjellë në jetë????

E gjendur në vështirësi, u përpoqa t’i shpjegoja zonjës besimvrarë procedurat ligjore që lidheshin me mbrojtjen e saj. Si mund ta bindja se e vetmja mënyrë për t’i garantuar jetën, ishte qëndrimi i detyruar pas atyre mureve të izoluara? Sakaq, krimineli mund të vërtitej i lirë e kërcënues, ndërsa viktima e tij, nuk kishte rrugë tjetër, veç asaj të ngujimit së bashku me fëmijët e mitur në Qendrën-burg. Cinike dhe çnjerëzore. Kështu kishte vendosur Gjykata.

Gjysëm ore më pas, u largova prej andej, duke marrë me vehte deluzionin e saj dhe pamjet e traumatizuara të vogëlushëve që po u vritej fëminia prapa atyre mureve të errta. Padrejtësia e institucionit që duhej të jepte drejtësi, më fshikullonte vetëdijen. Isha ndjerë aq e pafuqishme për të lehtësuar sado pak robërinë e asaj gruaje të mjerë. E çfarë mund të bëja kundër vendimit të gjykatës????

Të mbështetur dhe inkurajuar nga politika banditeske e korruptive e bijve dhe pinjollëve të komunizmit, shkelje të tilla të ligjeve nga institucionet  e drejtësisë, mbeten aktuale dhe sot e kësaj dite. Si në një treg kaotik perimesh, e drejta është një mall që shitet e blihet. Në këmbim shumash të majme, rrugët janë mbushur me kriminelë të padënuar, grabitës pronash të pandëshkuar, ish pronarë që sorollaten më kot për vite të tëra dyerve të gjykatave. Nën efektin depresiv të nëpërkëmbjes dhe korrupsionit galopant, ka dhe nga ata që dëshpërimisht shkojnë drejt vetëvrasjes. Lamtumira të pathëna, mbuluar trishtueshëm me mjegullën e makutërisë. Dhe gjithë kjo katrahurë ndodh me bekimin e imazhit të drejtësisë së gënjeshtërt,   dhe grackës së pabesisë .

Dhe rezultati i vajtueshëm………..Një grua e verbuar dhunshëm që kërkon pakëz siguri………..dhe katër vogëlushë që përgjërohen të jetojnë fëmijërinë e tyre duke rendur të lirë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Alma LIÇO, Padrejtësia e drejtësisë

Ekstremizmi sllavo-maqedonas ose zhbërja e Maqedonisë

May 1, 2017 by dgreca

Ekstremizmi sllavo-maqedonas përshpejton zhbërjen dhe copëtimin e Maqedonisë!/

Shkruan Asllan Dibrani/

Përshkallëzimi i situatës politike në Maqedoni nuk ka dyshim se po nxitet dhe përmes dhunës dhe cenimit te të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Grupi terrorist në Parlamentin e Maqedonisë me veprimet vandale ekstremiste skenar i serbo-rusëve po ndjekin  rrugën e dhunës,nga e cila po e fut vendin edhe ma tepër ne qorrsokak.
Paraliza e re nga pushteti shtetëro,qe po u bëhet shqiptarëve, na bën të besojmë se terroristet sllavo–maqedonas po i fryjnë zjarrit  te ndizet edhe se ashtu është  i ndezur  nga e cila pritet te digjen vet në te…

Vandalizmin dhe  skenat rrëqethëse i këtyre ditëve qe krijuan pran opinionit botëror, është dëshmia ma e mirë se ky popull i modeluar nga populli serb, primitivizmin e vet e shprehin  drejt një vet shkatërrimi ,kur te kihen parasysh pozicioni  i tyre i pa identitet dhe pa histori?.
Shqiptarët është momenti i fundit që të jenë si popull shtet-formues me të drejta të plota ose shkatërrim dhe copëtim të Maqedonisë, pa ju shmangur edhe ndarjes se saj sipas etniteteve shqiptaro-bullgare. Në rrethanat politike që janë krijuar deri me sot, është se shqiptarët mbeten pa të drejta gjuhësore ,përdorimin e simbolit ,përdorimin e kulturës se vet etj.

Pikërisht këtu lind pyetja, se a mund ta durojnë shqiptaret ma një terror administrativ nga terroristet sllavo-maqedonas?A mund të ketë ndonjë shpresë për të ardhmen e vet pa kurrfarë te drejtash ?…
-Si pasojë e kësaj që po shihet,është se edhe liderët shqiptarë, atje nuk krijuan një politikë  adekuate dhe një unitet të duhur politik?!. Më shumë, po ndikojnë veprimet e përbashkëta në trekëndëshin Amerikë-Tirane dhe Prishtinë për interesin e gëzimit te të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni se sa ata vet që janë protagonistet qe mundin të ndryshojnë veprimtarinë në interesin e vet politik… Në Maqedoni liderët partiak shqiptar e luftojnë njeri tjetrin,duke i hap rrugë shtypjes së shqiptareve nga një grusht sllavesh të përzier si race e pa identitet !?.
Maqedonia nuk ka qenë kurrë shtet, as nuk duhet te ekzistoje në të ardhmen. Ata janë përpjekur ta shtojnë numrin e vet ne kurrizin e shqiptarëve ,turqve,romëve,bullgareve  etj!
Ata me rastin e formimit të një republike artificiale maqedonase, në ish sistemin jugosllav përfituan pikërisht në demin e shqiptarëve që ja shkëputen mbi gjysmën e territorit qe i takonte  historikisht Shqipërisë dhe popullit shqiptar autokton. Ti marrim si kujtim, fjalët e të madhit Faik Konicës kur thekson se;”Shqipërinë e fali Zoti, e shpëtoi rastësia, politikanët e shkatërruan dhe e ndanë në mbi 6 shtete”…A ka ndryshuar kjo e thënë nga atëherë?.

Jo, as pak. Shqiptarët akoma janë të coptuar  dhe shkapërderdhur… Tanimë dihet se me shumë se gjysma e Maqedonisë ka qenë shqiptare ndërsa,Shkupi i çliruar nga Hasan Prishtina me 30 mije luftëtar shqiptarë, dëshmon shumë mirë se 1912,Shkupi ishte kryeqyteti i Dardanisë Iliriane.

Besoj se amerikanët dhe evropianët duhet të ndërgjegjësohen duke i përmirësuar gabimet historike në dëmin e shqiptarëve me ndikimin e Rusisë se asaj kohe!.
Prandaj ngjarjet e fundit në Maqedoni tregojnë dhe janë mesazh  më i mir për rritjen e unitetit ndër shqiptar më qëllim qe mos ti lëmë hapësirë Rusisë të ndikoj në politiken e brendshme ballkanike duke e ndërsye Maqedoninë e vockël kundër një populli të lashtë dhe shumë fish me numër më të madh se maqedonasit dhe me një kulturë autoktone. Problemin  duhet t’a zgjedhim sot,te cilin e krijuan rusët me evropianët në 1878,1913,1919,dhe në vitin 1945.

Nuk duhet t’i lëmë ma tutje që të tregtohet me trojet shqiptare pansllavistët barbar!!!

Prandaj ky vandalizëm, aq brutal i sllavo–maqedonasve kundër shqiptarëve është sinjali dhe një skenar që përshpejton zhbërjen dhe copëtimin e Maqedonisë,drejt ndarjes secili hisen e vet.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan dibrani, Ekstremizmi sllavo-maqedonas ose, zhbërja e Maqedonisë

Krijuesit e “Aleksandër Moisiu” në Austri, veprimtari në Lalish Theater

May 1, 2017 by dgreca

Lexim letrar-Laslish Theater  Lexim letrar në Lalish Theater/

Nga Hazir MEHMETI /Vjenë/
Në kuadër të aktiviteteve vjetore,  Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri mbajti lexim letrar në Lalish Theater. Ishte ky aktivitet ku morën pjesë edhe krijues të kombeve tjera të cilët lexuan krijimet e tyre të reja të përkthyera në gjermanisht. Programin e drejtoj me shije moderuesja  Kaltrina Durmishi. Të pranishmit i përshëndeti drejtuesi i Theatrit  Mag. Amal Shamin dhe Dr.Niger Hasib, akrtiste. . Anton Marku, kryetar i Lidhjes i uroj të pranishmit duke falënderuar pjesëmarrësit. Ai në vazhdim paraqiti historikun e shkurtër të veprimtarisë disa vjeçare. “Brenda kësaj kohe kemi botuar 2 antologji në gjermanisht dhe shqip si dhe kemi mbajtur mbi shumë orë letrare, ku kemi promovuar dhjetëra vepra nga krijuesit tanë këtu në Austri dhe nga vende tjera”.

Serafettin Yil
Shkrimtari Serafettin Yildiz, i lindur në Turqi, lexoi poezi nga botimet e tij të fundit në gjermanisht. Ka të batuara disa vepra në disa gjuhë dhe në gjermanisht. Ka lexuar në disa shtete të Evropës. Është anëtar i P.E.N –Club në Austri. Hazir Mehmeti lexoi pjesë nga përmbledhja e tregimeve     Der Zertrümmerung der Zeit    (Kohëthyerja). Krijuesja në gjuhën rumune Ramona Tarka lexoj pjesë në gjermanisht nga krijimtaria e saj. Ishte hera e parë që bashkëpunon me Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptarë. Anton Marku lexoi poezi nga krijimtaria e tij e fundit të botuara në antologjinë e krijuesve me origjinë migruese në Austri. Është anëtar i P.E.N-Clubit në Austri. Ka të botuara disa vepra me poezi në shqip dhe në gjermanisht. Poeti Gjin Morina, lexoi një poezi. Poezi nga miku i njohur i shqiptarëve Peter Paul Wiplinger u lexuan, pasi ai për shkaqe shëndetësore nuk ishte i pranishëm. Pati pak publiku në sallën e bukur i cili në fund shijoi koktej me ushtime nga mikpritësi.
Aktivitet letrare të përbashkëta me krijues kombesh të ndryshme po e afirmojnë krijimtarinë letrare në gjuhën shqipe që kultivohet në Austri. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është shembulli më i mirë i ngritjes së imazhit shqiptar në Austri dhe mërgatë. Puna madhore e kryesisë, veçane në hartimin e programit dhe projekteve kanë bërë realizimin e promovimeve të shumë veprave të autorëve shqiptarë tani e gjashtë vite me radhë, integrimin në krijimtarinë shumë kombesh në Austri. Tani nga radhët e krijuesve shqiptarë kemi dy poetë anëtarë të P.E.N Clubit të njohura austriak, Anton Marku dhe Besim Xhelili.
Botimi i dy antologjive “Iliricum I” dhe “Iliricum II” me krijime të zhanreve të ndryshme krijimtarie krijon histori të re në kulturën shqiptare.  Si pikë programore e re do jetë “Konkursi letrar “ ku do konkurrojnë krijues nga e gjithë Austria në prozë e poezi. Konkursi i parë para dy vitesh ishte  testi i parë i suksesshëm si bazament i tjerëve që pasojnë.

   Vjenë, 29 prill 2017

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti, Lexim letrar, në Lalish Theater

Selami: PD jashtë zgjedhjeve, gabim historik

May 1, 2017 by dgreca

1 Selami EduardNë Shqipëri, deputeti demokrat Eduard Selami deklaron se mospjesmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 Qershorit do të ishte një gabim i rëndë historik, jo vetëm për këtë forcë politike por dhe për vendin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Selami flet me tone kritike ndaj qëndrimeve të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili prej më shumë se dy muajsh po udhëheq një protestë të gjatë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Javën e shkuar, përpjekjet e përfaqësuesve të parlamentit europian për të ndërmjetësuar daljen nga kriza, dështuan. Për zotin Selami, ky ishte një shans i humbur. Ai është i mendimit se ekzistojnë ende hapësira të vogla për zgjidhje dhe se këto hapësira duhet të shfrytëzohen nga kryetari Basha.

Zëri i Amerikës: Zotit Selami prej më shumë se 11 javësh opozita është në protestë, duke kërkuar një qeveri teknike dhe duke mos u përfshirë në zgjedhje e duke bojkotuar parlamentin. Megjithatë, ju nuk jeni parë i përfshirë në këtë protestë. Cilat janë arsyet?

Eduard Selami: Më lejoni në radhë të parë të falenderoj të gjithë demokratët dhe qytetarët që I janë përgjigjur kërkesës dhe ftesës të Partisë Demokratike, për një protestë masive. Nuk ka gjë më të shëndetshme dhe më të rëndësishme për një shoqëri të hapur se sa protesta dhe përfshirja e qytetarëve. Dhe unë, që në hapat e parë, në atë lagjen e Tiranës, në Qytetin Studenti, ku unë jam caktuar, kam dhënë kontributin tim aktiv që kjo protestë e 18 Shkurtit të bëhej, dhe kam qenë dhe në ditët e para të çadrës.

Por vëzhgimi juaj, që ka një tërheqje nga ana ime, është i saktë dhe kjo ka ardhur për shkak të rezervave që kanë shkuar deri në kundërshti, sepse kam vënë re se zoti Basha e përdori çadrën, jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet, dhe më keq akoma, për të bojkotuar parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm, siç është Reforma në Drejtësi, e cila është e lidhur me rrugën integruese në Europë. Më tej akoma me një retorikë të paprecedent për të bllokuar dhe mos marrë pjesë në zgjedhje, e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë, për Partinë Demokratike dhe për çështjen shqiptare.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami, përse këto kundërshti nuk i keni paraqitur pranë forumeve të Partisë Demokratike, a keni kërkuar mbledhjen e këtyre forumeve?

Eduard Selami: Të falenderoj për pyetjen. Arsyeja që për një problem kaq të rëndësishëm, nga më të rëndësishmit, dhe krizën më të thellë që ka Partia Demokratike në pothuajse 30 vjet të ekzistencës së saj, është se kam pritur që këto forume të mblidhen. Në mënyrë të përsëritur i kam kërkuar Kryetarit Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar si organi më i lartë politik, i cili përcakton vijën politike të PD-ës. Dhe në statutin e PD-ës, është në mënyrë të detyruar që duhet të mblidhet një herë në 6 muaj, pra dy herë në vit. Ka tre vjet që nuk është mbledhur asnjëherë. Pra si të thuash, ka një pengmarrje të strukturave të partisë nga zoti Basha, në kundërshtim me ato premtime që bëri kur u zgjodh kryetar, premtime personale që m’i ka bërë dhe mua, por dhe të gjithë demokratëve. Dhe është për të ardhur keq, që PD sot është më pak demokratike se në të gjithë historinë e saj, dhe unë mendoj se një nga arsyet që PD ballafaqohet me një krizë të brendshme kaq të rëndë, e cila po ndikon negativisht dhe për çështjen shqiptare dhe Shqipërinë, unë mendoj se është dhe mosfunksionimi i strukturave.

Zëri i Amerikës: Ka patur një përpjekje ndërkombëtare për të ndërmjetësuar zgjidhjen e kësaj situate. Madje javën e shkuar edhe përpjekja e dy eurodeputetëve McAllister dhe Fleckenstein dështoi. A ishte ky një shans i humbur dhe a mendoni se ende ka një hapësirë për zgjidhje?

Eduard Selami: Ishte një shans i humbur dhe shumë i madh. Kurrkush nuk është në kundërshtim me nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me shqetësimin që ka PD dhe që ka ngritur zoti Basha për zgjedhje të lira e të ndershme. Po kështu dhe me influencën e drogës në politikën shqiptare. Por nga ana tjetër ne duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk mundet papritur ne të marrim pozicionet sikur ky problem është shfaqur sot. Siç ka meritat, PD ka dhe përgjegjësinë e saj që zgjedhjet nuk kanë qenë siç duhet në historinë 27 vjeçare. Dhe ne këtu jetojmë e banojmë. Dhe ne duhet të ulemi e t’I zgjidhim këto problee.

Dhe është për të ardhur keq që të dërguarit e Kancelares Merkel, në emër të Parlamentit Europian dhe Bashkimit Europian, por dhe me mbështetjen e administratës së re amerikane, krijuan një platformë për të dalë nga ky problem, dhe adresuan të gjitha shqetësimet që ka me të drejtë opozita, dhe kjo platformë u rrëzua.

Koha po mbaron dhe po të huazojmë një term nga sporti, koha e rregullt në fakt ka mbaruar. Por është akoma një kohë shpresë. Dhe unë akoma mendoj dhe shpresoj që të kapet nga kryetari Basha, të ulet dhe të bëjë diçka të mirë për Partinë Demokratike, për Shqipërinë dhe për çështjen shqiptare.

Zëri i Amerikës: Por ka një këmbëngulje të kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha dhe të opozitës, për të mos u përfshirë në zgjedhje dhe praktikisht po arrihet në limitet e pamundura. Ndërkohë që ka patur një trysni dhe nga faktori ndërkombëtar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu u shpreh se “zgjedhjet mund të jenë të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesmarrjen e opozitës”, pavarësisht se ai theksoi se ato do të ishin më të mira me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike. Cilat janë pasojat e mospjesmarrjes së opozitë dhe Partisë Demokratike në zgjedhje. Sa rrezikon ajo?

Eduard Selami: Do të jetë një gabim i rëndë. Dhe una akoma nuk dua të mendoj se kjo do të bëhet realitet. Zëri i ambasadorit Lu që është zëri i drejtpërdejtë i Presidentit Trump, ishte fare i qartë dhe unë mendoj se do të jetë një fatkeqësi e madhe dhe një gabim i rëndë historik i kryetarit Basha për të marrë përsipër mospjesmarrjen në zgjedhje. PD është futur në zgjedhje dhe në situata shumë herë më të rënda. Le të kujtojmë vitin 1991, kur ne luftonim kundër diktaturës më të egër në Europë. Ne e dinim se ishte pothuajse e pamundur për të fituar në atë kohë, për shkak të kohës shumë të shkurtër. Megjithatë u futëm . Provuam përpara shqiptarëve dhe përpara faktorit ndërkombëtar, me fakte, se Partia e Punës nuk është në gjendje të mbijetojë në një shoqëri të hapur. Dhe pas një viti erdhëm në pushtet. Por i bëmë dy ndere të mëdha Shqipërisë. E para shmangëm luftën civile në atë kohë, dhe e dyta e futëm në rrugën e demokracisë. Dhe kjo është e vetmja rrugë. Po kështu dhe ’97.

Këto situata nuk janë më të rënda se kaq. Prandaj nuk dua ta mendoj, dhe i bëj thirrje zotit Basha që të tërhiqet nga ky vendim jashtëzakonisht i dëmshëm, për PD, për Shqipërinë, për çështjen kombëtare dhe për paqen e stabilitetin rajonal. Demokratët duhet të përfaqësohen. Demokratët e vërtetë mezi presin që të rrëzojnë këtë keqqeverisje masive në këtë katërvjeçare. Nuk mund t’ja heqësh dot këtë shans demokratëve. Nuk mund t’ja heqësh dot këtë shans simpatizantëve të PD, elektoratit dhe shumë të tjerëve që mezi presin të rrëzojnë me votën e lirë, si në çdo vend demokratik, këtë qeveri të korruptuar dhe të paaftë katërvjeçare të zotit Rama.

Zëri i Amerikës: Megjithatë ka një këmbëngulje dhe se zgjedhjet nuk do të lejohen të zhvillohen. Ka thirrje për mosbindje civile. Si mund të arrihet të bllokohen zgjedhjet?

Eduard Selami: Kur ti del e thua do bllokoj rrugën nuk ka shumë gjëra paqësore aty. Eshtë një thyerje jo vetëm e jetës së qytetarit por edhe e normave elementare demokratike. Dhe unë shpresoj që të ndërrojë. Dhe shpresoj që sa më parë të thërrasë Këshillin Kombëtarë, të zgjedhim rrugën më të mirë, të kapim këtë moment të vogël. Të mbështetemi te miqtë tanë ndërkombëtarë, amerikanët dhe gjermanët, të cilët po bëjnë të pamundurën, si publikisht dhe privatisht që të mos ta lënë që të rrëshqasë në këtë gabim, sepse ky do të jetë një gabim i rëndë jo vetëm për Partinë Demokratike, jo vetëm për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare por dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Filed Under: Interviste Tagged With: gabim historik, Selami: PD jashtë zgjedhjeve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT