Shkruan: Shpend Sollaku Noè/

Krimin e padrejtësinë e kam luftuar qysh fëmijë/
Rebelimi im i parë?
Kur isha në klasë të parë jam arratisur prej dritares së katit të dytë të shkollës së vjetër «Kongresi i Lushnjes», pasi mësuesja D.G. më kish dënuar tʼë ndihmoja fëmijën e dikujt që kish ndikuar në dënimin e tim eti – një monarkist i lindur.Ai nxënës nuk e meritonte, jo vetëm si bir i njërit prej atyre që na lanë për rreth tetë vjet pa baba, por edhe sepse vetë ishte kokëderr, medjemadh dhe i trashë, nga ata që gjyshat tanë u thoshin «nuk ha pyka».
Nuk numërohen përjashtimet nga shkolla që kam pësuar, po aq edhe kërcënimet për të më vënë pas hekurash. Fati im i mirë, por edhe dinakëria, ka qenë se kam ditur gjithmonë të zgjedh shokë besnikë; nuk kam folur kurrë rëndë kur kemi qenë më shumë se dy vetë, sidomos në prani të tyre që mund të më dilnin dëshmitarë në gjyq.
Kështu kam shpëtuar i padënuar, por me punëra të rënda për 5 vjet nëpër bonifikime e në tunelet e Sazanit. Kur bijtë e tyre, me nota shumë më të dobëta se të miat, shkonin në universitet, mua më çuan në Sazan- tre vjet ushtri, edhe pse kisha mbaruar gjimnazin me dhjeta dhe kisha patur një aktivitet të rëndësishëm artistik e letrar deri në rang kombëtar, duke filluar në moshë mjaft të njomë. (Në moshën 7 vjeçare kisha rene tashme ne sy dhe kam qenë i ftuar nga Lushnja në Radio Tirana. Katërmbëdhjetëvjecar kisha filluar të botoj në organet kombëtare…
Unë e di çʼkam hequr për të mos humbur të ardhmen. Për tʼu shpëtuar atyre dhe bjerrjes së vetvetes.
Luftova shumë, ashtu si munda, dhe jam krenar që e kam berë. U vura pothuaj gjithmonë kundër interesave të mija, kundër edhe një pjese të mirë të rrethit miqësor, kundër edhe një pjese të fisit e të krushqisë. Dhe këtë e bëra në emër të progresit, të antikomunizmit, të demokracisë, të jetës sipas kritereve perëndimore.
Lufta ime nuk ka qenë asnjëherë për hakmarrje, por lufte principesh. Edhe pse më shkatërruan jetën; edhe pse vazhdoj akoma tʼi vuaj pasojat e persekutimit të tyre, edhe pse e di që kam për të vuajtur deri në shuarjen fizike.
Nuk kam bërë asnjë ditë burg. Nuk kam bërë asnjë ditë internim. E pastaj?
Duhet të ndihem në faj për këtë?
Aspak, përkundrazi, falenderoj zotin dhe them: Sa mirë që shpëtova, kështu kam mundur tʼi luftoj për një kohë më të gjatë, për gjithë jetën, të cilën shpresoj ta kem përtej kufirit të frymëmarrjes.









Muajin e kaluar u emërua Përfaqsuesi Për Lirinë e Medies, i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE).Kryetari në detyrë i kësaj organizate, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Z. Sebastian Kurz, i cili kryesoi procesin konsultativ për të identifikuar dhe për të emëruar kandidatin më të përshtatshëm në këtë detyrë, njoftoi se Këshilli Ministerial i OSBE-së kishte miratuar emërimin e francezit, Harlem Desir, si përfaqsues i ri i kësaj organizate për lirinë e medies.Në njoftimin e OSBE-ës për emërimin e Z. Desir në këtë detyrë, thuhet se Përfaqsuesi për Lirinë e Shtypit, në rolin e tij, ndër të tjera, ushtron funksionin e paralajmërimit ndaj trysnive dhe rreziqeve që mund t’i kanosen lirisë së medies në 57-vendet anëtare të OSBE-ës dhe njëkohësisht të propozojë ndërhyrjen e shpejtë ndaj shkeljeve serioze të lirisë shtypit në rajon. “Liria e medies përballet me trysni në rritje e sipër, përfshirë edhe rajonin e vendeve anëtare të OSBE-ës”, është shprehur në një deklaratë për media, Ministri i jashtëm i Austrisë dhe Kryetari në detyrë i OSBE-ës, Sebastian Kurz, duke thënë se, “Kjo është edhe arsyeja që më kënaqë fakti se Harlem Desir, një figurë e njohur publike, do të shërbejë si zëri i kësaj organizate për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve”.