• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

Shqipëri: “Ruani zemrën blu të Europës”

October 19, 2017 by dgreca

1 PiramidaVjosa është cilësuar nga ekspertë europianë si “Zemra Blu e Europës”, si lumi i fundit, i madh në Europë që ka mbetur i virgjër në 270 km e gjatësisë së tij. Por planet për ndërtimin e digave e rrezikojnë këtë thesar.

Nga Ani Ruci/ DW/

Ka disa vite që qeveria e Tiranës planifikon të ndërtojë 27 hidrocentrale mbi lumin Vjosë dhe degët e tij, nga të cilat dy tanimë kanë filluar. Për ndalimin e projekteve të ndërtimit në këtë zonë madje qeverisë në Tiranë i është bërë thirrje më 2015 përmes një rezolute edhe nga Parlamenti Europian. Ky sinjal erdhi në një kohë kur shoqatat ekologjiste europiane, ato shqiptare e grupe të shoqërisë civile, personalitete të kulturës dhe artit në Shqipëri dhe banorë nga rajonet, ku kalon lumi Vjosa filluan të kërkojnë me këmbëngulje që ai të shpallet Park Kombëtar. Pikërisht ky komunitet do të sensibilizojë të mërkurën (18.10) opinionin dhe qeverinë në Tiranë me thirrjen për të ruajtur Vjosën, që konsiderohet një thesar natyror i gjithë Europës.

Shumica e lumenjve në Evropë e janë  shkatërruar nga ndërtimet intensive të digave, gjë që cënon biodiversitetin e zonave përkatëse. Ekspertët ndërkombëtarë, që janë aktivizuar për hulumtimin e vlerave të Vjosës si dhe për ruajtjen e lumit të fundit të virgjër në Europë, apelojnë, që Shqipëria të mos përsërisë gabimet e bëra dekada më parë nga vendet e industrializuara. Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i shoqatës europiane Riverwhatch me seli në Vjenë, të përfshirë fuqimisht në përpjekjet për të shpëtuar Vjosën nga ndërtimi i hidrocentraleve për DW ka deklaruar: “Në Shqipëri po përpiqemi së bashku me EuroNatur në Gjermani dhe EkoAlbania në Tiranë të ndalojmë realizimin e projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa. Në vend të tyre synojmë që lumi Vjosa të shpalllet Parku i parë Kombëtar, i një lumi të paprekur europian. Në kontekstin europian Lumi Vjosa është mahnitës, një thesar natyror, dhuratë për gjithë Europën”. Ai tregon se atje ku kalon lumi Vjosa ka ujëvara spektakolare, kanione të thella, pyje të gjelbër dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm: 69 specie peshqish mes të cilave edhe salmoni i Danubit, specie e zhdukur në vendet e BE nga kalon Danubi, që gjenden vetëm në lumin Vjosa dhe askund në botë; 40% e midhjeve të ujrave të ëmbla dhe kërmijve të Europës, në zhdukje e sipër, jetojnë në ekosistemet e lumit Vjosa.

Albanien Vjosa Tal Fluss (picture-alliance/dpa/R.Zimmermann)

Sipas të dhënave të Riverwatch, ka projekte për të ndërtuar 630 hidrocentrale nga Sllovenia në Shqipëri mbi lumenj të tjerë, të paprekur ballkanikë. “Nëse kjo nuk shmanget atëhere do të ketë një ‘cunam digash’. Ndërtimi i tyre mbi lumenj të tillë nuk i shërben prodhimit të energjisë por pasurimit të kompanive që i ndërtojnë si edhe bankave europiane që u japin atyre hua”, vëren Ulrich Eichelmann,

Gjithsesi, as që mund të mendohet se ndërtimi i hidrocentraleve në Ballkan mund të ndalohet. Ajo që ekologjistët europianë dhe ballkanikë kërkojnë është ndërtimi i tyre duke respektuar natyrën, hartimi i një master plani unik për gjithë vendet e Ballkanit. “Ky master plan deri tani mungon. Ai duhet hartuar sa më parë me një përqasje planifikimi hapësinor për gjithë Ballkanin. Kjo do të bëjë të mundur informacionin e saktë se ku mund të ndërtohen diga hidrocentralesh që respektojnë ruajtjen e natyrës. Për gjithë Ballkanin duhet të përcaktohen zonat, ku nuk mund të ndërtohen hidrocentrale. Bankat në vende të ndryshme të BE japin hua për të ndërtuar në vendet e Ballkanit gjithë sa në vendet e tyre nuk lejohet të ndërtohen. Ato abuzojnë dhe përfitojnë nga legjislacioni, ekonomia e dobët e vendeve të Ballkanit. Nëse kjo nuk ndalet tani rrënimi i natyrës do të ndodhë më shpejt se në vitet 60-të të shekullit të kaluar për shkak të teknologjisë moderne”, thotë për DW Ulrich Eichelmann.

Që kjo të mos ndodhë, shoqata ambientaliste e EuroNatur në Gjermani dhe Riverwatch në Austri, në bashkëpunim me organizatat ambientaliste në vende të ndryshme të Ballkanit, kanë inicuar fushatën ndërkombërare “Ruani zemrën blu të Europës”. Shqipëria i është bashkuar fushatës ndërkombëtare “Ruani zemrën blu të Europës”.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ani Rudi, Shqipëri: "Ruani, te europes, zemrën blu

Maqedoni- Partitë shqiptare zyrtarizojnë koalicionet

October 19, 2017 by dgreca

1 Zgjedhjet

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kanë bërë publike sot detajet e marrëveshjes për të mbështetur kandidatët e njëra-tjetrës në raundin e dytë zgjedhor më 29 tetor, kur dhe do të bëhet e ditur se kush do të drejtojë komuna me shumicë shqiptare, siç janë dy komunat e Shkupit, Saraji dhe Çairi dhe komunat e tjera si Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Likova e të tjera.Shefat e shtabeve zgjedhore nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thanë se koalicioni ka për qëllim që të fuqizojë votën e shqiptarëve, duke qenë se shqiptarët janë ata që do të përcaktojnë se kush do të drejtojë komunat.“Për pesëmbëdhjetë vite me radhë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka pushtet absolut, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal, në të gjitha komunat me shumicë shqiptare përpos asaj në Strugë, dhe konsideroj se përgjegjësia kryesore për këtë keqmenaxhim, për këtë stagnim zhvillimor i takon BDI-së dhe s`ka sesi ne mos jemi opozitë e këtij keqmenaxhimi të pushtetit nga BDI”, ka thënë Elmi Aziri, shef i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët.

Përderisa Afrim Gashi nga Lëvizja Besa ka thënë se zgjedhjet e së dielës më 29 tetor do të paraqesin një test për një koalicion me Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa edhe në zgjedhjet ardhshme parlamentare.

“Shpresoj që kjo frymë që tash po ndërtohet të jetë frytdhënëse dhe në të ardhmen të jetë një koalicion për të ardhmen. Është një test për ne dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të sjellë ndryshime”, ka thënë Gashi.

Në bazë të rezultati zgjedhor në raundin e parë zgjedhor, Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili në ishte në koalicion me Lidhjen Social Demokrate prin në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, megjithëse nëse mblidhen votat që ka fituar Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa, bashkërisht këto dy parti dalin para BDI-së .

Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e cila në balotazh do të përballet me Lëvizjen Besa në 7 komuna dhe me Aleancën për Shqiptarët në 5 komuna tjera, pas publikimit të këtij koalicioni, kanë theksuar se ata do të vazhdojnë koalicionin e tyre me socialdemokratët e kryeministrit Zoran Zaev.

Arbër Ademi, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së, për Radion Evropa e Lirë thotë se kandidatët e partisë në shumicën e komunave që janë në balotazh kanë dalë të parët, duke shprehur bindjen se qytetarët këtë vullnet do ta shprehin edhe në raundin e dytë zgjedhor.“Me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë kemi një marrëveshje paraprake për mbështetje reciproke që para raundit të parë dhe besojmë se ajo marrëveshje do të reflektojë edhe në raundin e dytë sepse besojmë se ajo marrëveshje është në të mirë dhe interes të qytetarëve”.“Ne thellësisht besojmë se qytetarët do të dinë të vlerësojnë programin me të cilin garon çdo kandidatë në komuna të caktuara, si kredibilitetin profesional dhe atë personal të kandidatëve tanë”, nënvizon Arbër Ademi.Në raundin e parë të zgjedhjeve vendore, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në dy komuna, atë të Kërçovës në të cilën mori mbështethe dhe nga partitë e tjera shqiptare, për të mos e rrezikuar drejtimin e komunës nga shqiptarët, ndërkohë që ka fituar dhe komunën e Plasnicës.

Filed Under: Politike Tagged With: Maqedoni- Partitë shqiptare, zyrtarizojnë koalicionet

HAJDUTËT JANË KUDO….SITUATA ËSHTË DËSHPËRUESE

October 19, 2017 by dgreca

VRASJA E GAZETARES SE ANTIKORRUPSIONIT/

1-frank-300x212 

Nga Frank Shkreli/”Hajdutët janë kudo. Situata është dëshpëruese”.  Këto ishin fjalët e fundit të gazetares së vrarë malteze, Daphne Caruana Galizia në portalin e saj, 30-minuta para se të gjënte vdekjen të hënën — një prej gazetarëve më të njohur investigativë në Maltë e ndoshta edhe në Evropë, ndërsa përshkruante gjëndjen e krijuar politike në Maltë. Ajo gjeti vdekjen, nga plasja e një bombe që ishte vendosur në makinën e saj, pak pasi ishte larguar nga shtëpia. Daphne Caruana Galizia njihej për kurajon dhe luftën e saj me penë, kundër korrupcionit, jo vetëm në Maltë, por edhe jashtë kufijve të saj. Portali “Politico” e kishte përmendur më heret gazetaren Galizia si një prej 28 individëve të cilët do të kishin një ndikim të madh në Evropë gjatë vitit 2017, për punën e saj diligjente, në përpjekje për të zbuluar aferat korruptive në skenën politike të Maltës.   Gazetarja Galizia njihej anë embanë Evropës për punën e saj në fushën e gazetarisë investigative.

Rrjeti televiziv ameirkan CNN e cilësoi portalin e saj “Running Commentary”, ose Komenti në Vijim, si njërin prej portaleve më me influencë në fushën politike të Maltës dhe si faktorin kryesor që detyroi Kryeministrin e atij vendi, Z. Joseph Muscat të bënte thirrje për zgjedhje të reja katër muaj më parë, pasi ajo kishte bërë akuza të hollësishme dhe të një pas njëshme, kundër Kryeministrit të vendit, duke akuzuar për lidhjet e tij me skandalin e dalur nga botimi i pautorizuar i të ashtuquajturave “Panama Papers”, pikërisht për lidhjet me familjen Alijev që udhëheq Azerbaixhanin.   Sipas disa burimeve të medias, bashkshortja e Kryeminsitrit maltez ishte akuzuar gjithashtu, ndër të tjera, se kishte një llogari sektrete bankare në Panama, ndonëse sipas raporteve në media, thuhet se këto akuza janë përgnjeshtruar si nga Z. Muscat ashtu edhe nga bashkshortja e tij.

Ndërkaq, megjithse pranoi se gazetarja Galizia ishte ndër kritikët më të ashpër të tij, personal dhe politik, Kryeministri Muscat dënoi, siç u shpreh ai, “pa rezervë” , duke e cilësuar vrasjen e gazetares si “një sulm barbar kundër një personi dhe kundër fjalës së lirë në vendin tonë”, ndërsa urdhëroi shërbimet e sigurisë malteze që të përdorin maksimumin e burimeve të tyre për të zbuluar vrasësit.   Ai u citua t’u ketë thënë gazetarëve se, “Sot ësht një ditë e zezë për demokracinë tonë dhe për lirinë tonë të shprehjes”.

Reagimet ndaj vrasjes barbare të gazetares malteze ishin të shpejta dhe të forta gjithashtu nga burime qeveritare dhe jo-qeveritare edhe jashtë Maltës.   Zëdhënsja e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Heather Neuhart e dënoi ashpër vrasjen e gazetares Galizia duke e cilësuar atë si një, “Akt prej frikacaku, që mori jetën e një prej gazetareve më të talentuara dhe të guximshme, të një gazetarje e cila ia kishte kushtuar karierën e saj luftës për zbatimin e ligjit dhe luftës kundër korrupcionit”, duke hedhur sado pak dritë mbi këtë fenomen shoqëror në vendin e saj.   Zëdhënsja e DASH tha gjithashtu se FBI-ja amerikane i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kryeministrit të Maltës për ndihmën amerikane në zhvillimin e hetimeve dhe për zbardhjen e vrasjes barbare të gazetares malteze Daphne Curuana Galizia, në moshën 53-vjeçare. Ndërkaq, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qëndër në New York, me anë të një deklarate u bën thirrje autoriteteve të Maltës që sa më shpejt që të jetë e mundur të kapen vrasësit dhe të garantojnë drejtësinë për zbulimin e vrasësve të gazetares së njohur.   Sipas këtij enti për mbrojtjen e gazetarëve, Znja Galizia kishte njoftuar policinë e vendit dy javë më parë, se ajo kishte marrë kërcënime për vdekje nga perosna të pa njohur.   “Daphne Caruana Galizia kishte hetuar korrupcionin në fushën politike dhe tregtare, por edhe krimet në radhët e botës kriminale”, thuhet në deklaratën e Komitetit për Mbrojtjene Gazetarëve.  “Prandaj hetimet për vrasjen e saj duhet të jenë të gjithanshme, të besueshsme dhe të shpejta”, shprehet mëtej Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve nga Nju Jorku.

Edhe në Evropë pati reagime të shpejta ndaj vrasjes barbare të gazetares së njohur të Maltës.   Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, u shpreh në “Twitter” se rasti i gazetares Galizia, “Është një shembull tragjik” i një gazetarjeje e cila “Sakrifikoi jetën, në përpjekjet e sajë për të zbuluar të vërtetën”.   Ndërsa, Drejtori i Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativ, Z. Gerard Ryle u bëri thirrje autoriteteve të Maltës që të “Bëjnë hetime të shpejta dhe vrasësit t’i sjellin sa më parë para drejtësisë”.   Ndërsa Komisioni Evropian shprehu shqetësimin e tij të madh për vrasjen e gazetares Galizia dhe e dënoi aktin duke bërë thirrje për kapjen sa më parë të atyre që kryen këtë akt të tmershëm.

“Jemi tmeruar nga fakti se një gazetare shumë e njohur dhe tepër e respektuar, Znja Daphne Caruana Galizia humbi jetën në atë që siç duket ishte një sulm i paramenduar dhe i qëllimshëm”, u shpreh para gazetarëve, zëdhënsi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.  Ai  shtoi se Komisioni Evropian dhe Presdienti i këtij enti, Z. Jean Claude Juncker e kanë dënuar ashpër këtë akt mizor.   ”E drejta e gazetarit — për të hetuar, për të bërë pyetje që nuk janë të lehta për t’iu përgjigjur dhe për të raportuar efektivisht, –është në qëndër të vlerave dhe nevojave tona, e që duhet të mbrohet përhera.”

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, SE ANTIKORRUPSIONIT, VRASJA E GAZETARES

TRAZIRAT BALLKANIKE

October 19, 2017 by dgreca

1-Gezim-Llojdia-240x300

 Nga Gëzim Llojdia */

 1.Gazetat, që dritën e  botimit e kishin përtej oqeanit sjellin lajme befasuese për ngjarjet që zhvilloheshin në Ballkan në prag të ngjarjes së madhe kombëtare.Ngjarja e ndodhur në parlamentit  turk nuk kishte si të mos sillte zëmërat të thellë në  Shqipëri .Në vendlindje të Ismail Beut,vlonjatët  nxjerrin dhe dëbojnë nga qyteti i tyre,përfaqësueit  eqevrisë osmane.Xhonturqët sipas historisë së kohës,nisin reprazaljet duke burgosur përfaqësuesit shqiptarë  të cilëve u ishin zgjuar shpresat te ndenja kombëtare,kur kombe të tjerë ndërkaq kishin shkuar drejt clirimit.

Ja teksti i plotë :Trubullimet në Vlorë pas lajmit për Ismail Qemalin: Pas një telegrafi te gazetës së Londrës TIMES, të botuar te gazetat amerikane, Vlo-njakët, të egërsuar për rahjen e pabese të deputetit të tyre Ismail Qemal Be’ ne Parliament, paskan dbuar meëmuret e guvernes turke. Shqiptaret përgjithërisht janë ndezur  nga kjo ngjarje dhe gatitin trubullime  të rea. Xhon-turqit, nga ana tjatër, men-tohen të zëne dhe të burgosin gjithë deputetët Shqiptare, që u kundreshtohen si tradhëtorëre dhe si shkakëtarë të kryengritjes shqiptare.

2.Dom N. Kacorri Nikollë Kaçorri (1862-1917)ishte një ndër prfaqësuesit katolik në kuvendin e Vlorës,Patrioti D.N Kacorri ka marë pjesë ndën luftrat që sollën kuvendin dhe pavarësinë kombëtare.

Ja teksti i gazetës Koha:Nga gazetat e huaja mesuam sihariqin se të ndercmit prift katholik nga Duresi, Z. Nikolla Kacorit, iu dha falje prej L. M. T. Sulltanit, për dënimin që  kish dhën gjykatorja ushtariake 4 yjet burg. Pergezojme nga thelb i zëmrës tëckëlqyerin atdhëtar dhe i lutemi Zotit t’i falnje pasketaj shëndet dhe prehje për të mirën e atdheut.

3. Çështja e Shën Naumit vete në Hagë

Toka quhet Shën Naumi është një manastir  në kufi me Maqedoninë.Manastiri ,që mendohet se është ngritur rreth viteve 905 duhet besuar se shenjtori ka qenë prijës religjioz,gjatë kohës së mërgimit të madh është varrosur në këtë seli religjioze nga ku është ruajtur edhe  emri.Të dhënat qartësojnë se i përkiste Shqipërisë deri në vitin 1925, kur mbreti i asaj kohe,Ahmet Zogu ja dha Serbisë.Një gazetë lodineze sic është  edhe Daily Telegraph duke ju referuar një lajmit që sjell një gazetë greke në Neë Jork thotë se Serbia e ka dërguar cështjen që la konferenca e ambasadorëve  për Shën Naumin në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndrëkombëtare të ligës së kombëve në Hagë).

Lajmi i plotë:

Çështja e Shën Naumit vete në Hagë

Gazeta Dielli datë 22 maj 1924  faqe ballore e botimit në Boston  ka sjellë këtë kronikë e cila i përket rubrikës:”Lajme nga shtypi i huaj” me titull:Cështja e Shën Naumit vete në Hagë.

Gazeta e Londonit ‘Daily Telegraph” pas një kabllogrami që boton gazeta greke e Neë Jorkut ,Ethnikos Kirkia më datë 19 Maj,lajmërohet se Serbia ka kërkuar që të cvendoset përfundimi i Konferencës së Ambasadorëve pas të cilit Sh.Naumi i jipet Shqipërisë dhe kjo cështje u dërgua në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndrëkombëtare të ligës së kombëve në Hagë).

Mehdi Bej Frashëri:Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: “Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: “jusu’a Shën-Naum”, nuk thotë “y compris Shën Naaum”. Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t’i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue “ball Platz” it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen “jusqu’ a Shën-Naum” ç’kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t’i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore vendosi: “Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t’i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t’ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit. Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej. Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t’i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali iThatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat. Ky katund po t’i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m’anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T’arratisunit politik nga injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës.

 3.Në një artikull ne “Foreign Affairs” e Londonit, gazetën e te ndierit E. D. Morel, ish-anëtar i Parlamentit  anglez dhe një nga mbrojtësit më të forte te Kombeve të vegjël dhe të munduar,shkruan se:Nga shkaku i lakmimeve  imperialiste të fuqive të mëdha,i cili vdiq para ca kohe e vyera filo-shqiptare M.E.Durham provon duke marrë për bazë dokumente të botuara nga njerëz që ishin nëpunës në guvernën serbe të Pashicit në 1914 që komploti për vrasjen e Kryredukut  Franc Ferdinand më 1914 ish organizuar në Beligrad me dijeni të guvernës serbe. Miss Durhami në funt të artikullit shënon këtë paragraf;

Kish vetëm një mënyrë  për të prurë kriminelët  përpara drejtësisë dhe ajo ish mënyra  të cilën proponojë Austria.   Po të qe që të kishim përkrahur me tere forcën tone Austrinë,Z. Pashic  edhe miqtë’ e tij tani mund të ishin  në burg të  dënuar për jetë në  vent që  të qeverisnin fatzezët Kroat,Malzezes, Shqiptarë  dhe Bullgare me methuda  aq gjakatare se dhe ajo me të  cilën nisën  luftën. Për fat të keq ne ishim  lidhur me Rusinë dhe Francën edhe Franca kish që me 1906 ,që po e armatoste edhe e financonte Serbinë.

Lord Grey tha s’e nuk e dëshironte    ta  bisedojë  këtë dëshirë midis Austrisë dhe Serbisë. Dhe Rusia, sa të  i linte penjët e intrigave vrasëse , të Serbisë të dilnin në  dritë zgjidhni më mirë luftën.   Në dinte ose jo gjësendi që më  parë Rusia për mi këtë  komplot  ajo gjë që është  edhe për të mësuar.  Le të shpresojmë se no një ditë Ljuba (Ministre në kabinet të  Pashicit me 1014) do ti nxier të gjitha në shesh.

Richard C.Hall shkruan te botimi:The balkanëars 1912–1913.Deri në këtë pikë shqiptarët kishin mbështetur fuqimisht sundimin osman në Ballkan . Shumica e shqiptarëve ndanë fenë islame dhe kulturën e osmanëve . Gjatë shekujve ata kishin fituar privilegje të caktuara nga Konstandinopoja  në lidhje me tatimet dhe posedim të armëve. Shumica e popullsisë shqiptare në pushtimin osman ishte e organizuar ishte e Janinës , Kosovës, dhe Shkodrës dhe një pjesë e rëndësishme e popullsisë së provincës së Manastirit .

Shqiptarët fillimisht e përshëndetën regjim të ri në Konstandinopojë . Ata shpresonin në atë,që do të fillojë reformat që çojnë në njohjen e autonomisë shqiptare brenda perandorisë . Këto shpresa u zhgënjyer shpejt . Qeveria e re e dhe politikat centralizimit kanë ngjallur frikën e humbjes së privilegjeve dhe madje edhe asimilimit në zonat shqiptare të Perandorisë Osmane .Pakënaqësia dhe revoltat shpërtheu përfshinë pjesën më të madhe  në rajonet e banuara me shqiptarë ndër fiset katolike në veri , por u përhap shpejt në të gjithë rajonet shqiptare në dimër dhe pranverë të 1910.Në Maj 1911 , një komitet shqiptar në Vlorë( Valona ) kërkoi bashkimin e vilajeteve të Shkodrës , Janinës ,Kosova , dhe Manastir në një Shqipëri autonome në kuadër të Perandorisë Osmane .Në një përpjekje për të rivendosur prestigjin , Sulltan Muhamedi V vizitoi Kosovën në Qershor 1911 . Kjo pati efekt të vogël të revoltë. Qeveria asnjëherë  nuk ka pasur sukses në shtypjen e kësaj kryengritjeje para shpërthimit të Luftërave Ballkanike .Rritja e ndërgjegjësimit të vetë kombëtar shqiptar në rajon të Kosovës ku pretendimet e serbe për këtë çështje i kishte detyruar detyruar serbët të veprojnë shpejt . Ata kishin frikë se makinacionet austriakë ishin prapa trazirave në Shqipëri.G rekët ishin të shqetësuar edhe për revoltën shqiptare .Zhvillimi i partikularizmit shqiptare i shkeli desirada greke në Epir duke kërcënuar për të përfshirë Greqinë para kohe në një luftë . si dhe të të kërcënuar ishin  aspiratat e Mali i Zi një pjesë të Shqipërisë veriore , duke përfshirë edhe qytetin e rëndësishëm të Shkodrës . Nacionalizmi shqiptar  kërcënon  aspiratat kombëtare të Greqisë , Mali i Zi dhe Serbia . Ky problem i zakonshëm e kanë nxitur këto tre vendet e Ballkanit për të vepruar kundër tij dhe gjithnjë e më shumë për të vepruar së bashku  që nga viti 1911 Nikolla , i cili kishte dhënë vetë titullin e mbretit të Malit të Zi, atë që u përfshi vendin e tij në revoltën veriore shqiptare. Për të ruajtur kontrollin e rajonit të fundit të rëndësishëm islam të zotërimeve të tyre evropiane , perandori osmane dërgoi trupa për të shtypur revoltën shqiptare . Luftimi në Gadishullin Ballkanik u intensifikuar në Shqipëri në vitin 1911 .

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Trazirat Ballkanike

Qeveria e Kosovës, qasje me aktive ndaj Luginës së Preshevës

October 18, 2017 by dgreca

-Ministri Tahiri viziton Komunën e Bujanocit/1 PresheveBUJANOC, 18 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës,  Abelard Tahiri, i shoqëruar nga Ambasadori Valdet Sadiku, vizituan Komunën e Bujanocit, ku u takuan me Kryetarin e kësaj Komune, Shaip Kamberi.Gjatë takimit, Ministri Tahiri shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunave të Luginës së Preshevës, veçmas në fushat që lidhen me mirëqenien e qytetareve të kësaj zone. Ministri Tahiri u zotua se Qeveria e Kosovës do të ketë qasje me aktive ndaj Luginës së Preshevës, të cilën institucionet e Kosovës do ta konkretizojnë me hapa të matshëm. Përveç kësaj, Ministri i inkurajoi banorët e Bujanocit që të vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre  dhe të mos shpërngulen, sepse përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për ta nuk do të mungojë.

    Në anën tjetër, Kryetari Kamberi shprehu falënderimin e veçantë për Ministrin Tahiri me rastin e vizitës, të cilën e konsideroi si shenjë inkurajimi për të gjithë banorët e Luginës së Preshevës. Ai njoftoi Ministrin për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi, dhe shprehu pritjet dhe gatishmërinë e komunave të Luginës për të rritur bashkëpunimin në fushat socio-ekonomike dhe kulturore.

Ministri Tahiri takoi edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar me të cilët ndanë perspektivat e përbashkëta për rritjen e bashkëpunimit në fushën e  zhvillimit  kulturor dhe edukativ të qytetarëve të kësaj ane.

Po ashtu, Ministri Tahiri takoi edhe  përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare me të cilët diskutuan për zhvillimet politike dhe sociale të Bujanocit dhe komunave tjera të Luginës së Preshevës./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: kosova, Minsitri i Drejtesise, Presheva

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT