• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

Pazari i Shkodres dhe Bigjisteni ne kujtimet e artistit

October 29, 2017 by dgreca

Simon RrotaHomazh Simon Rrotes ne 130 vjetorin e lindjes/

Pazari

Shitja ne PazarNga Pjeter Logoreci/

Plot 130 vjet ma parë, lindi në Shkoder, mjeshtri i pikturës e atdhetari i rradhë, Profesor Simon Rrota. Për qytetin e Shkodres, veprat e tij, së bashku me ato të piktorve te tjerë si: Kolë Idromenos, Ndoc Martinit…etj,  u banë shumë të njohtuna e të admirueme. Zona e Pazarit ne ShkoderNë Galerinë e Artit në Shkoder, në mes pikturave të klasikëve të pikturës  shqiptare e shkodrane, paraqiten edhe kuadrot e Simon Rrotës, të cilat dallohen nga mëndyra me të cilën ai personalizon karakteret e portreteve (p.sh. dy figurat e prindëve), si dhe mjeshtria tij e vecantë e përdorimit të ngjyrave që në nji farë mëndyre perfaqson karakterin e tij të qetë, por të fortë. Me anën e këtij shkrimi dëshiroj me kujtue artistin e madh, në shenjë mirënjohje për cka ai i trashigoj brezave nëpërmes artit të tij, piktures. Po vendos këtu mbresat qi ai ka fiksue në ditarin e tij, perjetimet e para të jetës së tij, përshtypjet mbi ambientin oriental e të mbrapambetun të kohës kur u rrit si dhe kontaktin e parë me kulturen perëndimore nëpërmes Etenve Franceskanë e sidomos prej poetit At Gjergj Fishta e artistit shumëdimensional Kolë Idromeno.

Kujtimet e fminisë

Nga ditari i Simon Rrotës

Atë vjetë qi linda unë, bash nder ato ditë të vjeshtës, pati vershue lumi Kir me furi (lum ky qi buron në fshatin Kir të Dugagjinit, zbret në Shkoder, kalon kah Ura e Mesit, në Bardhaj, kalon mbrapa vorreve katolike, ecë drejt deri nën Uren e Kirit e mandej derdhet në Lumin Drin), kështu me diftonte nana. Familja banonte në rrugën Luigj Gurakuqi, në shtëpi të Gjush Cecës (karshi shtëpisë Muze Luigj Gurakuqi); prandej edhe lindja eme aty ndodhi me 23 tetuer 1887, në Shkoder.

Kur mbusha katër vjetat, prindja më dërguen në shkollë bashkë me vëllaun tem Ndocin (ma vonë Patër Justin Rrota), te Tina e Nikë Gjergjit, dera e parë në të majtë në rrugicën Vjerdhej. Kjo shkollë, qysh atëherë, ishte në gjendje primitive, me pak banka e shumica e fëmijve uleshin per tokë; e me kujtohet mirë se nana na rrihte shumë pse ndyjshim branavekët (veshje kombtare në vend të pantallonave, por ishin shumë të gjana e nji copet, mashkujt-fëmi e burra i kishin të shkurta 2-3 gisht nën gju, ndersa femnat – gra e vajza – i kishin të gjata deri në fund të kambëve), me dhe. Dita, ma të shumten, na kalonte tue luejtë me selter (njifarë soj abetarit ose fletore) në dorë, mbasi germat e alfabetit nuk i njifshim aspak; nganjiherë, kur iu tekte Tinës, na mësonte ndonji germë. Tue kenë se ishim të vegjël, edhe vajzat e mëdha rrijshin me ne, dhe qindisnin me gjergjef (dy rrathë druni vec e vec, me diametër rreth 25-30 cm, vegël kjo qi nevojitet për qindisje), bajshin carape etj. Por dobi mësimit, në këtë shkollë, nuk kishte vec lojë, uratë (lutje) e pak mësim feje. Po në këtë rrugë ishte edhe nji shkollë tjetër; ajo e Kushë Mices, vetëm për vajza sa për punë dore.

Prindët e shifshin se na nuk kishim kurrfarë dobije prej asaj shkolle, e , sidomos unë, qi ma të shumtën e kohës nuk shkojshe aspak në shkollë por shkojshe te nana daje e eme (nana e nanës teme, pra gjyshja nga nana) qi e kishte shtëpinë përballë derës së shkollës; ajo më donte shumë kështu më pëlqente me ndejë aty te ajo. Prandej, nji ditë nana i tha nji shoqes vet: m´i dërgo femitë në Shkollën Franceskane, dhe kështu u ba. Kjo shkollë na pelqeu shumë pse ishte e rregullt e me banka, e tjetër prej asaj të pares, prandej u vume me dishirë me msue e me ndigjue mësuesin tonë i cili edhe ai si na, ishte i veshun me branavekë e quhej Cin Gurakuqi.

Cudija ma e madhe për mue ishte kjo; aty mësimet u bajshin italisht pse ashtu ishte programi e se, në atë kohë, ishte gjuha zyrtare qi njifte populli. Prandej, edhe na filluem me zanë këtë gjuhë simbas seltereve (abetareve) qi na nepshin. Mësues tjerë qi ishin nder klasë ma të nalta, ishin edhe Cin Llupi, Fra Evarizio, Patër Vitalioni, Patër Leoni, Patër Luka, Patër Guido, Patër Sebastiani, këta të gjithë italianë, ashtu edhe Andrea Scanetti, i cili u ba vendas dhe zotnonte mirë gjuhën tonë, dhe Mark Capaliku, shqyptar, qi ma vonë u ba frat misionar. Ma vonë erdhen edhe dy mësuesa tjerë prej Zarës, të cilët flitshin shqyp por qi na nuk i kuptojshim (arbresh), por mesimet i bajshin italisht. Këta qëndruen shumë kohë në Shkoder me familjet e tyne e quheshin: Nicola Marushiq dhe Marku, qi ishte i vëllaj i tij; ata kjenë shumë të mirë në dhanjen e mësimit vecanërisht Nicola, ma i madhi, qi na mësonte mue dhe shokët e mij, qi të gjithë kanë dekë; Zef Haxhija, Gaspër Daragjati, Marjan Prela (ma vonë frat) Marin Sirdani (ma vonë frat) ndërsa vëllau jem Ndoci (ma vonë Pater Justini), asht gjallë.

Si lokal, Shkolla e Frentënve Franceskanë ishte ku asht sot, por jo ashtu, mbasi përpara ajo ishte nji banesë private, e ma vonë kjo u përdor si shkollë e në vjetin 1899 u shtuen disa oda (dhoma) tjera e u ba krejt e re; ndërsa saloni i teatrit, kje ndertue pak vjet ma parë se ndertesa e shkollës. Më vjen në mend se ky salon u ndertue në oborrin e shkollës, në krahun e djathtë mbi do jerevi (fjalë turkisht, ndertesë e ulët me mure të lehta për tu përdorë si depo) pronë private e Shan Cungelit, i cili punonte nder freten. Gjatë ndertimit, fretnit vuejten shumë për shkak të qeverisë  turke, e ngacmueme prej këtyne të vendit (myslimanve) qi nuk dojshin ndertesa, e, teatri, pa lejen e Stamollës (kryeqyteti i Perandorisë Otomane), nuk mund t´u ndertonte. Prandej puntorët u veshnin me zhguna (veshja e fretënve) si fretnit, për mos me ra në sy të qeverisë turke. Ashtu ishin kohnat atëherë e u jetonte me krye në gërshanë. Njata fretën franceskanë, qi sot masa e re e hjedh poshtë edukaten e tyne, e qesin poshtë vuejtjet e sakrificat qi ata banë për të mirën e popullit qi, jo vetëm më mësuen fenë, por edhe kulturen, muziken, pikturen, letersinë etj., në ato kohë të rrezikshme nën absolutizmin e Sulltan Hamidit, i ranë murit me krye (rrezikuen jeten e tyne) për me kulturue popullin tonë, pa qëllim propagandet. Po të ishte ndryshe, pse atëherë nuk hapen shkolla o teatro civilët e privatët e atëhershëm, por pritshin qi këto gjana ti bante kleri me përgjegjësinë e vet e, ndoshta, dikush u gëzonte kur fratin o jezuitin e futshin në burg. Cdo kohë ka edhe njerzit e vet qi dishmojnë të kaluemen e atë cka panë e vertetuen me sy të vet.

Mesimet në Shkollën Franceskane ishin mjaft të rregullta, edhe baza materiale nuk mungonte kurr, pse Austria, plotësonte të gjitha nevojat e shkollës me: tekste të ndryshme, fletore etj., qi u a nepshin tanë nxanësve sa herë kishin nevojë, e , në fund të vjetit na falshin të gjithë librat, për me na dhanë tjerë për vjetin e ri shkolluer. Kjo shkollë ishte mjaft e ndjekun prej nxanësve, numri i të cilëve i kalonte 400 fëmi, të përziem bashkë, pasanikë e të vorfën,  tue mos pasë asnji dallim as në mësime as në lojë. Sikur thashë ma nalt, të gjithë mësimet u nepshin italisht, përvec katekizmit, mbasi ishte landë fetare, e atë e bajshim në shqyp prej ndonji frati italian qi zotnonte mirë gjuhën tonë. Prandej mos ti bajë përshtypje ndokuj kjo gja se ashtu ishte koha atëherë. Kaq asht e vertetë qi, kur ndijshim ndonji frat tue fole shqyp, i thojshim shoqi shoqit: edhe ky flitka si na, por nuk thojshim kurr shqyp, pse gjuhën tonë, si fëmijë qi ishim, nuk dijshim me e dallue cka ishte, mbasi fjalën shqyp e Shqypni, nuk e ndijshim kurr prej të tjerëve, me pak fjalë, na nuk ishim edukue prej të huejve, me ndjesi kombëtare, deri sa erdhën fretnit shqyptar si: Patër Gjergj Fishta, Patër Pashko Bardhi, Patër Severin Lushaj etj. Njatë herë kuptuem se ishim edhe na shqyptarë të vegjël. Patër Gjergji nuk vonoi me shkrue vjersha e kangë shqype me ndiesina patriotike tue përshkrue Skanderbegun e luftat e tij, e kështu filluem me marrë vesht se Turqit ishin anmiqtë tonë.

Si e kujton mjeshtri Simon Rrota Pazarin e vjetër të Shkodres e Begjistenin?

Sistemi (ndarja) e rrugëve të pazarit të atëherëshëm, ishte në këtë mënyrë:

…rruga fillonte në krye të pazarit, me zanatlijtë përkatës, e të parët ishin ARKAXHITE. Këta bajshin arka nusesh (në vend të bauleve), me ngjyra simbas modelit të arkave qi vijshin prej Venedikut. Përvec arkave, bajshin ferraca, cakorka (vegël druni qi u rrotullonte, u sillte) qi përdorshin gratë për me mbështjellë fijet e mëndashit, të pambukut etj.  Mbas këtyne DYFEKXHITE, qi riparojshin armë të ndryshme, e ndërmjet tyne, kishte edhe dugajë tjera të ndryshme. Me tutje vijshin TEQELITE qi shitshin pemë (fruta). Këta u dallojshin prej të tjerëve për mënyrën e paraqitjes bukur e me sistem të produkteve, e simbas stinës, u gjente cdo pemë në teqe (zona ku ishin vendosë pemëshitësit, ishte afër nji Teqje Bektashijsh, prandaj u thirrshin teqeli). Vetë rasa i terhiqte njerzit kur kthejshin në qytet e nuk rrinte kush pa ble pemë për familje e vecanërisht për fëmij. Në vazhdim ishte VENDI I DRITHNAVE, vendi i elbnave (bereqetit – drithnave) si: drithë, grunë, elb, tërshanë, etj. Shitja u bante me masat e peshimit qi u përdorshin atëherë: korriqe, babune, koshiq (te trija këto ishin enë druni të rrumbullakta me madhsi simbas llojit) gjithashtu edhe me barrë (thes – deng qi peshonte 100 okë). Këtu populli blente berecetin (kokërr, ta pa bluem), për vedi, ashtu edhe simitcitë (fjalë turke – furrtar) si të qytetit ashtu edhe të pazarit, blejshin me shumicë për nevojat e tyne. Por ma e shumta e familjeve e gatujshin buken në furrat e shtëpisë, pse e kishin për marre (turp) me ble buken te  furrtarët. Mbasi të kalojshe elbnat, ma nalt ishin DJATHNAT E MIELLNAT. Aty ishte nji shesh i vogël e nën hijen e nji mandi të madh rrijshin hamallicat (gra qi jetojshin tue bajtë me pare, gjana të ndryshme, prej pazarit në qytet). Njikohësisht në këtë vend shitesh mielli i grunit, kollomoqit (mistrit). Ma nalt u bante tregu i djathit, tlynit (gjalpit), vojit të ullinit, voeve (vezëve), pulave etj., gjanave ushqimore.

Në anën e djathtë, ishte SOKAKU I TALLAGANXHIVE, qi punojshin tallagana (veshje e trashë punue me lesh dhije, pa mangë, qi përdorej në dimen si pallto), shajak për tirqe (formë pantallonash të trasha, të bardha, të punueme me lesh delje, për dimen), gjurdija (nji farë jeleku – zhile, ngjyrë e zezë, e trashë, punue me lesh delje, pelhure shumë e dendun e rrastë për dimen) të gjithë këto artikuj ma të shumtën për malsorë e katundarë. Por bajshin edhe punë speciale për myslimanët e Shkodres, pse tirqit ata i dojshin të përshtatshëm mbas dishirit të tyne. Tue vazhdue gjatë rrugës të tallaganxhive, fillonte, pak ma nalt, SQELJA E PESHKUT, ku shitej peshk gjithëfarë sojit me shumicë e pakicë. Këtë gja e kishin zanatë Shirokasit (banorët e katundit Shirokë, në breg të Liqenit të Shkodres, 5-6 km larg qytetit) qi e zejshin peshkun në liqen, me  sasi të madhe, mbasi aso kohë, liqeni ishte krejt i joni, prandej kishim rasë të mirë me gjujtë peshk. Tue u kthye prej sqelës, vijshin ZAGANJORET, (banorë të katundit Zogaj, përtej Shiroket, po buzë liqenit) qi tregtojshin voj e lëkura të ndryshme e përvec këtyne bajshin edhe këpucë të lehta të shkurta (pa qafë) bojë të zezë, qi aso kohe populli i përdorte shumë pse ishin të buta e të lehta, të vlefshme nëpër shtëpi.

Po aty, jo fort larg, ishte nji GJELLTORE (restorant) ku pasanikët edhe tjerë, dërgojshin shegertat me marrë gjellë për misditë. Por kishte edhe asish qi shkojshin aty me hangër, por ma të shumtit, ishin të huej. Për ato kohna, u paraqiste mirë, i pajisun me gjanat e nevojshme e me tavolina, baras si restorantet e sotëm; i zoti i këtij, ishte nji ortodoks qi i thojshin emnit Pllazho. Përballë tij ishte HANI I ALI TIRANES, ku gjejshin strehë të gjithë ata qi vijshin nga Shqypnija e mesme dhe e jugut. Më shumë vijshin prej Krujet e Tiranet, qi bijshin me shitë voj, lëkura etj. Fytyrat e disa prej tyne më bijnë në mend, ndër ta ishin Ymer Qosja, Guti, Hoc Muharremi etj. Këta tregtarë, mbasi shitshin mallin e vet, kur kthejshin në shtëpitë e tyne, blejshin beze, pambuk etj.

Tue u kthye prej zaganjoreve, vinte ndërtesa e madhe e BEGJISTENIT e ndertueme prej Vezirit të Shkodres (autoritet i naltë Turk). Thonë se pati thirrë pasanikët ma të mdhaj të pazarit qi u merrshin me tregti, tue i thanë se: me atë ndertesë, ai siguronte mallin e tyne tue vue katër pazvan (roje të armatosuna) natën në rasë rrezik zjarri si edhe kundër hajnave. Ndertesa kishte katër dyer të mëdha e të forta e të veshuna me pafta hekuri. Aty mbrendë ishte edhe KAFEXHIJA qi i shërbente vetëm atyne qi ishin në Begjisten dhe nuk kishte të drejtë me cue kafe jashtë kësaj ndertese ashtu sikurse edhe të tjerët (të jashtmit) nuk mujshin me cue kafe aty mbrendë, pervec tamlit (qumësht), në verë. Kështu ishte ligji (rregulli) caktue atëherë. Kjo ndertesë, ndër ato kohna, ishte vendi ma i pasun i pazarit; kush kalonte aty pari mbeste i mahnitun prej përshtypjeve të madhe qi i bante kjo ndertesë dhe fytyrat e ndryshme të tregtarëve. Sot Begjisteni, asht shkatrrue krejt e lanë mbas dore, ndërsa do të kishte kenë i vetmi monument kombëtar në Pazar të Shkodres.

Tue dalë prej kësaj ndertese, u hynte ne SOKAKUN E HAMZ AGES, sokak ky mjaft i mbushun me dugajë tregtarësh mjaft të përmendun qi u merrshin me tregti të ndryshme e mbasi i kam njoftë të gjithë, po me kande (pëlqen) me i permendë. Tue fillue nga qoshja: Mustafe Sadiku, Engjëll Coba, Sali Sahatcija, Alush Spahija, Beqo Bekteshi, Gjon Ashiku, Nikolla Berovic, Lazer Kraja, Kolë Vogli, Kolë Zadrima, Alush Mati. Në anë të sokakut, fillonte Ndreke Kaculini, Dan Berberi, Januz Rrepishti, Sule Fani, Kolë Saraci, Halil Reci, Lan Mustafa, Pjeter Leka etj. Mbasi kalonte ky sokak, vinte KULLUKHANJA, (ndertesë e vogël ku rrijshin rojet e armatosuna, me ndrresa për natën e për ditën) si dhe RRUGA E KASAPVE, qi ishte mjaft e gjatë. Në gjysë të saj, ishin KRYPNAT, ku magazet, ishin të mbushuna me krypë të bardhë e të zezë qi ia shitshin tregtarve të vegjël. Aty ishin edhe TERZITE (rrobaqepsat) qi punojshin kostume kombtare për myslimanët, si: xhamadana (afërsisht si xhaketë por pa sumblla-pulla), jelekë (si formë zhile), xhybe (në formë pallto, jo fort e trashë, pa mangë e gjatë deri nder gjuj) etj. Në vazhdim ishin edhe MAGAZET E MEDHA, pjesa aristokrate e pazarit (pasanikët), në të cilat u bante tregti me shumicë: me qinda denga përnjiherësh. Këto magaze, ishin të mbushuna me mallna jo vetëm poshtë por edhe nalt. Qe disa emna të këtyne tregetarve; Parrucajt (katolik), Kolë Suma, Gjokë Naraci, Palokë Darragjati, Loro Zef Shiroka, Ndrekë Shiroka, etj. Ky i fundit, aso kohe, ishte i vetmi qi shiste PAFTEN (pelhurë) speciale për branavekët (fjalë qi rrjedhë prej italishtes: branghe venete), ngjyrë vjola të mbylltë dhe të zezë qi perdorshin gratë katolike e, përvec këtij askush tjetër nuk mund ta shiste. Nji karakteristike tjetër e pazarit ishte edhe TRUMA ( pompë uji, me bisht e santuf me shollë  – lekurë të trashë, qi manovrohej me dorë) e kujxhive (argjendar, fjalë turke), jo pse kishte formë ndryshe prej të tjerave, por vetëm për ujin e mirë qi kishte, në mbarë pazarin. Aq i kishte dalë nami (fama) sa edhe prej sokaqeve ma të largëta të pazarit, vijshin shegertët (djelm të ri shërbyesa të tregtarve e dugajxhive qi i përdorshin për cdo lloj pune), me marrë ujë për zotnitë e tyne, pse uji i trumave tjera a i pusave, nuk ishte aq i mirë.

E keshtu, Ditari i piktorit Simon Rrota vazhdon ma ndej me pershkrimin e zakoneve, festave, dasmave, vdekjeve, ….etj, … te cilat do te vijne rasti qi te ja paraqes lexuesit nji here tjeter…..

 

Wien, me 23.10.2017

Filed Under: ESSE Tagged With: Homazh Simon Rrotes, ne 130 vjetorin e lindjes, Pjeter Logoreci

NJE PERSONALITETE SI BUJAR LESKAJ

October 29, 2017 by dgreca

PERSONALITETE SI BUJAR LESKAJ EMANCIPOJNË DHE ZHVILLOJNË SHOQËRINE/

-Model i thjeshtësisë qytetare, intelektualit, pedagogut, politikanit dhe mbi të gjitha shërbestar i Shqipërisë.

1 Bujar Leskaj

Aty ku s’ka  rrugë hapeni vetë-Hanibali/

Nga Enver Memishaj/*

Më 3 korrik të vitit që shkoi Prof. Bardhosh Gaçe dhe Gëzim Zilja organizuan një grup vlonjatësh për t’i uruar z. Bujar Leskaj, Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, 50 vjetorin e lindjes…

Nën thinjat e bardha që kishin filluar t’i pushtonin kryet fshiheshin 50 vjetë jetë të atij burri me aktivitet intensiv dhe të shumëanëshëm. Befas më shkreptiu në mëndje kujtimi i paharrueshëm dhe i papërsëritshëm i udhës së jetës që kishim përshkruar bashkë.

Shumë gjëra doja t’i thoja atë ditë Bujarit, për 25 vjet që kishim kaluar bëshkë, në të mirë dhe në të keqe, në vështirësi dhe ditë të lumtura, por kishte radhë, sepse duhet të fliste edhe Ibrahimi, edhe Bajrami, edhe Mevlani…

Kështu që u lash radhë shokëve, por në vetdijen time u kujtuan u përsëritën e ripërsëritën ngjarjet e një jete të ngjeshur me ulje e ngritje, që kishim përshkruar bëshkë. E së fundi këto mendime vinin e rreshtoheshin në një artikull gazete. E shihja atë, mikun tim, se si diti me mëndjemprehtësinë karakteristike të tij të ndërtoi marrëdhëniet e individit me shoqërinë dhe shtetin, me synim për ti dhënë vendit të tij.

Porsa artikulli hartohej në kujtesën time e fshija menjehërë sepse nuk isha unë ai që duhet të shkruante për Bujar Leskaj, por koha kaloi e ky mendim i përsëritur dhe ripërsëritur në proçesin e kujtimeve erdhi së fundi e u pasqyrua në këtë artikull, sepse duhet të jemi ne që të pohojmë për këtë vend. Vendosa kështu sepse ka rëndësi jo historia e tij, por vepra e tij në dobi të shoqërisë sonë.

Nuk do të flas këtu për sukseset e tij në punë, ato janë evidentuar në shtyp dhe po kështu vazhdojnë të evidentohen çdo ditë. Askush s’ka bërë përpara tij sa ai në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Unë do të flas për personalitetin e tij.

Pra, do të bëj të njohur anën njerëzore të Bujar Leskajt, sepse njerëzit kanë se çfar të mësojnë nga shembulli i jetës së tij, nga miqësia tij, dashuria dhe besimi. Me këtë frymëzim po ua përcjell lexuesve vetijat e qytetarit vlonjat Bujar Leskaj.

Pas vitit 1997, rrethanat e bënë shumë të vështirë jetën e familjes sime, por duke pasur pranë një mik si Bujar Leskaj, i cili ma mbajti kokën lart, vështirësitë u kapërcyen e unë vazhdova të luaja një rol në shoqëri.

Kështu po radhis këtu poshtë ato që nuk munda t’ia thoshja atë ditë Bujarit, me qëllim edhe t’i jap fund xhelozisë së njerzëve të pakët që ndofta luajnë rol lidhur me vlerësimin e personalitetit të tij.

Njeriu

Do të dëshëroja të shkruaja se si e kam njohur unë këtë njeri. Atë e njohin shumë në Shqipëri në Kosovë dhe në gjith Europën si dhe në Amerikë.Ai me veprimtarinë e tij, zellin, alturizmin, dëshirën e mirëfilltë për të ndihmuar të tjerët, këmbënguljen për të vërtetën, me përkushtim arriti suksese në jetë që e bënë qytetar me vizion europian.

Le të nderojmë pra njeriun, model i thjeshtësisë qytetare, intelektualit, pedagogut, politikanit dhe mbi të gjitha shërbestar i Shqipërisë.

Mundësitë që na shfqen në jetë janë të shumta dhe të ngatërruara, por Bujar Leskaj diti t’i kapte dhe t’i shfrytëzonte mundësitë në favor të tij. Ai diti të mësojë nga praktika jetësore dhe pësimet e tij, apo të shoqëris rreth tij, diti t’i kthente në mësime te vyera për jetën e tij të ardhshme, diti pra të kap shansin e jetës dhe ta shfrytëzoi atë për t’u ngjitur lart e më lart, në shoqëri, në politikë, në administratën shtetërore.

Dinte me gjakftohtësi të xhvishte dëgjesat nga veli i gojëdhënës, dhe kështu ishte gjakftohtë dhe nuk krijonte përplasje në jetë. Përplasjet dhe debatet i kishte për ide dhe mendime shoqërore.

I kudondodhur në gëzime dhe hidhrime të shoqërisë. Ai kujtohet me respekt që nga njerzit e zakonshëm e deri te ata që janë vlera të vërteta të shoqërisë njerzore. Kështu ai ngushëllon një djal të mbetur jetim në Durrës duke i thënë:  “ Behu i fortë Xhoi se edhe xhaxhi Bujarin e ka lënë nëna 12 vjeç. Jetën e ke përpara dhe derën time do ta keshë të hapur kurdoherë”.  Fjalët e tija ishin mjaft prekse për momentin, kujton gjyshi i djalit Agim Bleta. Momente të tilla është e vështirë që të shkulen nga kujtesa e familjarëve dhe shoqërisë.

Bujari kishte zemër të butë dhe ishte ashtu si e kishte emrin: bujar. Një ditë ndodheshim në vendlindjen e nënës së tij, në Vajzë të Vlorë. Në bisedë me Namik Zenelin, që kishte vuajtur 17 vjet në burgje ai na tregoi se djalin e tij të vetëm e kishte martuar në moshën 16 vjeçare… Ashtu i tha Bujari dhe hoqi nga gishti unazën e tij të shtrenjtë dhe ia vuri në gisht djalit të Namikut…

Sa e sa raste ka të tilla, sa sponsorizime, sa përkrahje dhe mbështetje për grupet folklorike, sa mbështetje për të mundurit dhe të varfërit kemi parë të bënte Bujar Leskaj.

Të gjith luftojmë për ekzistencën në jetë, për të qenë të pranishëm në këtë botë. Një rëndësi shumë të madhe ka kurajua, guximi, vullneti dhe bindja e njeriut për të arritur majat. Në saje të këtyre cilësive Bujar Leskaj arriti aty ku është sot.

Intelektuali atdhetar

Shkollën e parë të jetës e filloi në moshën 12 vjeçare kur i vdiq e ëma. Shkollën e mesme e kreu me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1990 u diplomua në Fakultetin Inxhinjerisë, në vitin 1998 në Fakulteti e Ekonomisë dhe në vitin 2002 në Fakulteti Drejtësisë, avokat në vitin 2004.

Natyra e kishte gatuar me një brumë që donte vetëm të ecte përpara dhe të ngjitej lart, prandaj pas tre diplomave të universitetit, mendja tij vazhdoi të thithë dituri me studime pas universitare në SHBA, në Gjermani dhe në Universitetin e Tiranës master në financë dhe doktor i shkencave ekonomike në vitin 2009.

Kultura e lartë e kishte bërë të dallonte kotësinë dhe vlerën. Kështu ai kishte ndërtuar murin e lartë të vlerave intelektuale dhe atdhetare, që të gjitha sulmet dhe shpifjet thyheshin përpara këtij muri e bëheshin copë e thërrime.

Ajshtajni pati thënë se ” e keqja shoqërisë nuk i vjen nga injorantët që flasin, por nga të diturit që heshtin”.  Nisur nga ky parim Baujar Leskaj nuk mund të heshtëte në pranverën e përgjakut të vitit ‘97, kur shumë kush nga ata që e quanin veten trima u futën skutave. Në këtë moment të vështirë për vendin ai nuk heshti, ngriti zërin dhe shkoi nga e vërteta. Kështu ai mori pozicionin luftarak , pozicion që do shpinte shumë përpara.

Por duhet thënë se për t’i hyrë kësaj rruge në nje kohë shumë të veshtirë për vendin ai më parë e pati shtruar udhën e tij të jetës me shembullin në shkollë në shoqëri dhe në punë. Atë vit dukej sikur Partisë  Demokratike i kishte mbaruar municioni, por gjithmonë në kohë të vështira dalin disa njerës që dinë përse luftojën si Bujar Leskaj dhe e nxjerrin në dritë të vërtetën.

Bujari ka një dashuri të pa kufishme për atdheun e tij, veçanërisht për Vlorën por edhe për vendin e origjinës Drashovicën. Kudo ku punoi përsipër tavolinës së punës në mur do të kishte varur një pamje të bukur të Vlorës. Më vonë ai nuk i ndau asnjëherë nga zyra portretet e Ismail Qemalit dhe Ibrahim Rugovës. Mbante në zyrë përpara vetës tij edhe miniskluptura të Ismail Qemalit, Rugovës, Nënë Terezës etj. Ka pasion pikturën dhe zotron një koleksion të madhe pikturash shumë vlerëshe si dhe një bibliotekë të madhe.

Flet me durim dhe dashuri të veçantë për trojet shqiptare jashtë kufijve zyrtarë. Në krye të Institutit Politik “Ismail Qemali”, që e kishte themeluar  dhe e drejtonte vetë, zhvillonte konferenca me tema atdhetarie, veçanërisht për Kosovën dhe personalitete të shquara të historisë sonë.

Vlonjatët krenohen me emrin e Bujar Leskajt, sepse ajo çka bëri ai për Vlorën dhe fshatrat e sajë, për personalitete të mbuluara me harresë, për ngjarje historike, për data përkujtimore, për folklorin, për propozime për dekorime të personaliteteve dhe fshatrave, për lidhjet e Shqipërisë dhe Labërisë me Kosovën,  për botime në fushën e kulturës etj, etj janë vepra të mëdha atdhetarie.

E kam parë me sytë e mi se sa i guximshëm, sypatrembur dhe optimist  ishte Bujari si intelektual atdhetar.

Politikani

Në turbulencat politike shqiptare ai me mendje prehtësinë karakteristike të tij diti të orjentohej drejt. Historia e politikanit Bujar Leskaj si mund të filloi ndryshe veçse duke sjellë ndërmënd atë hark kohor që na kthen mbrapa në vitet e përpjekjeve për të qëndruar përball tytave të pushkëve të komunistëve në pranverën e përgjakutr të vitit ’97. Ishte një periudhë kohore heroike që e vinte në provë njeriun. Atë vit kur Bujar Leskaj me shokë qëndroi si burrat, Sali Berisha na quajti qëndrestar.

Në përpjekjet për të qëndruar përpara luftës që ishte ndërmarrë kundër Partisë Demokratike, më 26 shkurt 1997, unë thirra një takim në Zyrat e Tatim Taksave, ku isha drejtor. Për të marrë pjesë në këtë takim lajmërova shumë anëtarë dhe simpatizant të Partisë Demokratike. Unë kam mbajtur shënim për ata që nuk erdhën, nga frika ose siç thotë populli  ata që u futën në brekët e grave.

Disa qytetarë të tjerë, që sapo morën vesh se po bëhej një takim në Zyrën e Tatim Taksave, nuk pritën lajmërim, por erdhën atje me qëllimin për t`iu shërbyer idealeve paqësore të Partisë Demokratike dhe për të ndalur revanshin e komunistëve të Vlorës.

Ndër këta qytetar përmëndim me nderim Bujar Leskaj. Pranvera e përgjakur e atij viti, e vuri këtë burrë në mendime të thella se nga anonte rrafshi i ballancës së drejtësisë. Ai e pa se komunistët kishin marrë armët, dhe se drejtësia ishte me Partinë Demokratike, prandaj që ato ditë ai nuk u nda asnjë çast nga Partia Demokratike. Bujari ishte njeri me aftësi të mëdha dhe Partia në ato kohë shumë të vështira pati nevojë për ndihmën e tij dhe ai ja dha pa kursim. Ai në emër të një qëllimi fisnik për t’i shërbyer demokracisë ishte i aftë dhe pranoi edhe të sakrifikoi. Koha i dha të drejtë atij dhe e vërtetojë këtë.

Ekzistenca i mban të fshehura vlerat dhe jemi ne ata që duhet t’i zbulojmë. Kështu edhe në rastin e Bujarit ishte Partia Demokratike dhe kryetari saj z. Sali Berisha, pas përshkrimit që unë i bëra Berishës për  Bujarin, që zbuluan vlerat e tij në fushën politike. Bujari e justifikoi vlerësimin që i patëm bërë duke dhënë një kontribut të vlefshëm për PD-në. Është e rëndësishme të shkruajmë se Bujari nuk ua ktheu krahët edhe atyre të krahut tjetër. (Shih: “Fillimi i lëvizjes demokratike Vlorë 1990 -199”,Tiranë 2011, f. 139-140)

Kështu gjatë periudhës 1997- 2011 Bujar Leskaj ishte anëtar aktiv i Partisë Demokratike, anëtar i Bordit Financiar  2001-2005, anëtar i Këshillit Kombëtar, deputet 2005-2009, Ministër i Kulturës 2005-2007, anëtar i delegacionit të NATO-s, anëtar i Komisionit të Financës.

Por një aktivitet të vlefshën politik dhe atdhetar ka bërë si themelues dhe drejtues i Institutit të Stdimeve Politike “Isëamil Qemali”

Nëpunësi i lartë i shtetit ose shërbestar i shqipërisë.

Puna e kryer si doganier , drejtor dogane në Vlorë dhe N/drejtor i Përgjithshëm i Doganave, pedagog në Fkultetin e Ekonomisë 2000-2011, Ministër i Kulturës dhe nga viti 2012, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kudo i sukseshëm. Këto detyra të larta shtetërore e paisën atë me një përvojë të gjithanëshme të cilën e vuri në shërbim të shtetit dhe shoqërisë. Kush ka punuar me Bujar Leskajn, kush e ka pasur epror është habitur nga leximi shpejtë, përpunimi , analiza dhe orjentimet që ai jepte mbi materialet që kishte në dispozicion.

Botues

Botimet e tij përmblidhen në dy grupe: Botime në fushën e ekonomisë këtu fusim edhe punimin e vlefshëm për doktoraturën dhe botime në fushën e analizës historike. Ai me veprën e tij synon të vlerësojë shkrimet dhe veprat e të persekutuarve politik për t’u kuptuar më mirë dhe për t’u rivlerësuar e ridimensionuar historia, duke hequr dorë nga dalldia e historisë komuniste, që të dijmë nga vijmë e ku do të shkojmë.

Nga shkalla e rrëfimtarit ai kalon tek kultura e reflektimit një shkallë më e lartë e shoqërisë, prandaj kur lexon veprat e Bujar Leskajt e ndien veten të lirë dhe të shtohet dashuria për atdhuen. Brenda një harku kohor, të shkurtër ai u dallua për një krijimtari e gjerë, pedagogjike, politike, publicistike, dhe historike, me këto vepra:

Në fushën e ekonomisë:

“Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri” (2009); “Paraja dhe banka” ,( 2011) “Leksione në Financë” (2011), (2012). Artikuj në periodikë shkencorë dhe në shtypin e përditshëm, pjesëmarrje në Konferenca shkencore, ideator dhe bashkautor në botimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit si  “Historiku i KLSH-së 1925-2012”, “Eurosai”, (2012), etj.

Në fushën e historisë:

“Përfaqësuesit e Vlorës në  Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”, (2009); “Brenda dhe jashtë parlamentit” (2009); “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar), ( 2011). Po kështu ai është autor i shumë shkrimeve publicistike.

Vlerësimet dekorimet

Puna e tij, aktiviteti shoqëror, krijimtaria dhe rezultatet e arritura në administratën shtëtërore janë vlerësuar e çmuar shumë si nga shoqëria civile edhe nga shteti. Përmendim “Nder i Labërisë”, nga shoqata Labëria, me dekorata të larta nga Presidenti i Republikës. Ai është vlerësuar edhe nga shtetet europiane si nga Polonia etj, për veprimtarinë e tij dhe rritjen e bashkpunimit midis shteteve.

Familja

Gjyshi i Bujarit, Halit Jaho Leskaj ishte një i burgosur politik, por Bujari nuk e përdori kurrë burgun e gjyshit për përfitime shoqërore e politike, aq sa shumica e njerëzve nuk e dinë këtë fakt. Ai kishte vendosur të çante vetë e të bënte dritë në errësirën e udhës së jetës.

Ai do ta kujtojë gjith jetën nënën, që e la në moshën 12 vjeçare, duke ideuar edhe nje pikturë shumë vlerëshe të sajë, e cila e bënte të ëndërronte… Farudini babai tij ishte një qytetar i urtë e i dashur, urtësi dhe dashuri që ia injektoi edhe Bujarit që e rriti me dashuri të madhe duke plotësuar mungesën e nënës.

Silvana, një vajzë plot hire, e mbi të gjitha një vlonjate që trashëgonte zakonet e mira të Labërisë u bë  mbështetsja e arritjeve të Bujarit e mbi të gjitha ajo i fali atij katër fëmijë. Kështu që jeta e Bujarit dhe e Silvanës do të vazhdoi më tej nga fëmijët e tyre…

*    *    *

Do të dëshëroja më në fund, që ky artikull ta bënte Bujarin të ndihej i ripërtërirë që të rrojë e jetojë sa më gjatë. Unë jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ai.

  • Shkrimi u dergua per Diellin nga autori Enver Memishaj. Faleminderit!

Filed Under: ESSE Tagged With: Enver Memishaj, PERSONALITETE, SI BUJAR LESKAJ

Sabiha Kasimati e Musine Kokalari – dy mendje te bukura

October 29, 2017 by dgreca

Sabiha Kasimati e Musine Kokalari – dy mendje te bukura, dy mendje te ndritura, dy gra te jashtezakonshme/pastedImage-5

Me rastin e 105 vjetorit te lindjes se Sabiha Kasimatit (15 shtator1912 – 26 shkurt 1951) dhe 100 vjetorit te lindjes se Musine Kokalarit (10 shkurt 1917 – 13 gusht 1983)/

pastedImage-4

NGA SADIK ELSHANI*/

Nder veprimtarite e rendesishme te shoqates sone jane edhe ato perkujtimore, ne te cilat perkujtojme e nderojme figura te ndritura te historise, artit, kultures, shkences e tradites sone kombetare. Per pese vite me radhe kemi organizuar nje veprimtari te quajtur “Fjalet e gjuhes se zjarrte nder shekuj”, ku kemi perkujtuar te gjitha ato figura qe kishin ditelindje te plote ne vitin perkates. Per figura dhe ngjarje te rendesishme kemi zhvilluar veprimtari te posaçme. Siç jane: 600 Vjetori i lindjes se Skenderbeut, 100 vjetoret e lindjeve te Nene Terezes, Migjenit, Petro Markos e Esad Mekulit, 80 vjetoret e lindjeve te Dritero Agollit e Ismail Kadarese, e shume te tjera.pastedImage-2

Edhe veprimtaria e sontme eshte diçka e veçante, nderojme dy gra te jashtezakonshme, dy intelektuale te rralla, dy gra te guximshme: Sabiha Kasimatin e Musine Kokalarin. Sabiha Kasamati e Musina Kokalari nuk ishin motra binjake te bashkangjitura, por kishin shume gjera te perbashketa ne jeten e tyre: te dyja kishin lindur jashte Shqiperise, ne Turqi, ishin te bukura, intelegjente, te zonjat, te parat shqiptare ne lemite e tyre perkatese, te dyja kishin njohje me Enver Hoxhen dhe te dyja paten nje jete tragjikke. Kur mendoj per jeten e tyre ne mend me vijne vargjet e Mjedes te vjersha “Bilbili”:

“Vete bukuria, o i shkreti/Kenka per ty nji kob”.

Tani t’I themi disa vjale veç e veç per secilen prej tyre.

Sabiha Kasimati

Sabiha Kasimati lindi me 15 shtator te vitit 1912 ne Ederne (Adrianapoje) te Turqise, ku babai i saj, atdhetari Abdurrahman Kasimati (1865 – 1943), nga Libohova, kishte kohe qe punonte ne ate qytet. Ne vitin 1927 familja e saj u kthye ne Shqiperi dhe fillimisht u vendosen ne Korçe e pastaj ne Elbasan. Ne Shqiperi ka studiuar ne shkollen e larte franceze te Korçes, nga e cila u diplomua ne vitin 1930 si gruaja e pare qe e kishte kryer kete shkolle. Gjate shkollimit te saj te mesem shok klase e kishte Enver Hoxhen. Pas diplomimit ajo punoi si mesuese ne shkollen femerore te Korçes, ku dha lendet e gjuhes frenge dhe edukates morale. Me pas kaloi ne shkollen shqiptaro – amerikane ne Kavaje, ku perveç lendeve te gjuhes frenge dhe edukates morale dha edhe biologji. Ketu iu shtua pasioni per shkencen e biologjise.

Ne vitin 1936 fitoi nje burse per studime jashte vendit dhe ishte percaktuar per te studiuar ne Fakultetin e Shkencave Bilogjike ne Universitetin e Torinos. Ne veren e vitit 1941 perfundoi me sukses studimet ne Torino, ku me sukses mbrojti doktoraturen. Universiteti i ofroi asaj poziten e asistentit, sepse ajo kishte qene nje studente e shkelqyer. Ajo nuk pranoi dhe u kthye ne Shqiperi. Pas kthimit ne Shqiperi punoi ne Tirane ne Istitutin Pedagogjik Femeror ”Nena Mbretereshe”, ku nje nga nxeneset e saj ishte Nexhmije Hoxha. Pas ardhjes se komunisteve ne pushtet ne vitin 1945, ajo filloi nje bashkepunim me biologun, profesor Selaudin Toto, me qellim te organizimit te Institutit te Shkencave ne Tirane. Ketu iu dha rasti qe t’i fillonte hulumtimet ihtiologjike, duke i dhene asaj nje vend brenda Institutit ne kuader te Seksionit te Botanikes.

Me 19 shkurt te vitit 1951 ndodhi nje shperthim ne Ambasaden e Bashkimit Sovjetik ne Tirane. Nga ky sulm nuk kishte asnje te plagosur, por autoritetet shqiptare te asaj kohe si fajtore i kosideruan nje grup prej 22 intelektualeve te rinj qe punonin asokohe ne Tirane, perfshire ketu edhe Sabiha Kasimatin (si e vetmja grua). Pavaresisht nga mungesa e çdo prove te fajit, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi me 20 shkurt 1951. Me 25 shkurt 1951 gjykata (pa gjyq) i denoi qe te gjithe me vdekje. Denimi u ekzekutua naten e 26/27 shkurtit 1951 ne afersi te fshatit Menik, disa kilometra ne perendim te Tiranes. Trupat u varrosen ne nje varr te ceket ne fushe.Vepra e saj shkencore, punimet ne fushen e flores dhe faunes se Shqiperise, u botua ne vitin 1955, por nen emrin e shkencetarit sovjetik, Anatolij Poljakov, si dhe dy studiusve shqiptare, Ndoc Filipi e Ndoc Raka. Ne vitin 2011, me rasti e 60 vjetorit te vrasjes se saj, Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, e nderoi me medaljen, Nderi i Kombit.Sabiha Kasimati ishte e para femer shqiptare qe mori doktoraturen, e para shkencetare shqiptare. Ishte nje grua e jashtezakonshme, nje intelektuale e rralle. Ajo me tere perkushtimin e saj iu pervesh punes per zhvillimin e shkences shqiptare, ndertimin e institucioneve te larta shkencore. Ajo jo vetem qe ishte nje shkencetare e nje kalibri te larte, por ishte edhe nje intelektuale e angazhuar me ndergjegje te larte kombetare, e shqetesuar per fatin e kombit, vendit te saj. Qysh heret e verejti se gjerat nuk ishin duke shkuar mire ne Shqiperi, regjimi komunist kishte filluar me eliminimin e elites kombetare. Pushkatimi i Selaudin Totos, drejtorit te Institutit te Shkencave, beri qe ajo te ndryshoje teresisht kunder regjimit komunist. Ajo e njihte mire “Udheheqesin e lavdishem”, ia njihte te metat e tij, nivelin e tij te ulet intelektual. Prandaj, nuk duronte te mos i shprehte mendimet e saj per nje injorant, manipulues, student i deshtuar, qe ishte Enver Hoxha. Gjera te tilla shkencetari i vertet nuk mund t’i duroje, ajo nuk mund te qendronte indifferente para nje katastrofe qe ishte duke e kapluar Shqiperine. Shkencetari i vertete eshte edhe trim, i guximshem dhe nuk pranon asgje perveç te vertetes. E tille ishte Sabiha Kasimati. Meqenese e kishte shok shkolle Enver Hoxhen, ajo kerkoi nje takim me te. Me guxim e kishte ballafaquar diktatorin: “Kam ardhur te te them se ti po vret gjithe intelektualet. Dua te te pyes se me cilet ke ndermend ta ndertosh Shqiperine, me teneqexhinjte apo me kepucetaret?!” Ndersa Enver Hoxha iu ishte pergjigjur: “Boll lexove iluministet franceze, te keshilloj te lexosh Marksin e Leninin.” Kuptohet, ky ballafaqim e kishte zemeruar shume Enver Hoxhen. Naku Spiru, te cilin Sabiha e kishte shok, pas dy ditesh e kishte ftuar per kafe e bisede dhe e kishte keshilluar qe ta mbyllte gojen. Ky ballafaqim me Enver Hoxhen kishte qene edhe nenshkrimi i denimit te saj me vdekje. Ne listen e te denuarve me rastin e bombes ne ambasaden sovjetike, emri i Sabiha Kasimatit dhe disa te tjereve nuk figuronte. Emrin e Sabihase, Reiz Selfos, Manush Peshkepise, Qemal Kasaruhos, i kishte shtuar vete Enver Hoxha, sepse te gjithe keta ishin nga Gjirokastra dhe e njihnin mire diktatorin.

Edhe ne hetuesi Sabihaja mbajti qendrim burreror dhe nuk e uli nivelin e dinjitetit te saj. Me hetuesine e shkurter te Sabihase u angazhua personalisht edhe Mehmet Shehu, asokohe minister i Puneve te Brendshme, te cilit ajo me kurajon karakteristike te saj i tha keto fjale qe tingellojne edhe profetike:

“Kam qene kunder ketij pushteti, sepse ai nuk pajtohej me ideologjine e botekuptimin tim evolucionist. Une nuk kam qene kurre e mendimit qe me nje akt revolucionar te arrihej ne socializem apo demokraci. Une vete nuk kam kryer ndonje atentat as kam marre pjese ne ndonje mbledhje, ku eshte marre vendim per akt terrorist. Ju jeni kriminele dhe tirane, qe kerkoni te nenshtroni shqiptaret me terror, por do te vije nje dite qe keto mizori do t’i paguani.” Dhe keto fjale te Sabihase tani i ka deshmuar edhe historia.

Jeta e Sabihase u shua ne menyren me barbare ne kulmin e pjekurise se saj shkencore e intelektuale, duke lene nje zbraztesi ne jeten shkencore e arsimore te Shqiperise, pikerisht kur Shqioeria kishte shume nevoje per njerez te kalibrit te Sabiha Kasimatit e shume te tjereve.pastedImage-3

Musine Kokalari

Ne kuadrin e veprimtarise se shoqates sone “Fjalet e gjuhes se zjarrte nder shekuj” eshte perkujtuar edhe Musine Kokalari me rastin e 90 vjetorit te lindjes se saj. Musine Kokalari ishte e para shkrimtare femer ne Shqiperi, intelektuale, disidente dhe e para femer shqiptare qe themeloi nje parti politike: Partine Socialdemokrate Shqiptare. Ajo lindi me 10 shkurt 1917 ne Adana, ne Turqine Jugore, ne nje familje atdhetare me prejardhje nga Gjirokastra. Se bashku me familjen u kthye ne Shqiperi ne vitin 1920. Fillimisht u vendosen ne Gjirokaster, ku Musineja kreu shkollen fillore. Ndersa pas nente vitesh familja Kokalari do te vendosej ne Tirane. Qysh ne femijeri ishte ne shoqeri me librat, sepse vellau i saj, Vejsimi, e kishte nje librari ne Tirane ne mesin e viteve te tridhjeta. Ne vitin 1937 ajo mbaroi shkollen e mesme “Nena Mbretereshe”. Ne janar te vitit 1938 vajti ne Rome per te studiuar letersi ne Universitetin “La Sapienza”. Studimet i perfundoi ne vitin 1941 me nje studim per Naim Frasherin. Qyteti i Romes me trashegimin shumeshekullore historike e kulturore i ofroi asaj nje bote magjepse, i hapi nje dritare per t’u takuar me nje bote te qyteteruar, me nje nivel te larte intelektual, i hapi asaj horizonte te reja per filozofine e jetes, frymezime per jeten, per letersine. Tani synimi i saj ishte qe kur te kthehej ne Shqiperi te behej shkrimtare, ta ndante pervojen e saj jetesore me te tjeret, te ndihmonte ne emancipin e gruas dhe te vendit. “Une u formova me bindjen e thelle kulturore humaniste qe e larteson njerine si individ si ne marredhenie me te tjetret ne shoqeri e ne pune” – shkruan Musineja per pikepamjet, botekuptimet e veta.

Ne vitin 1941 botoi permbledhjen e pare 80 faqeshe me dhjete rrefime rinore ne proze te shkruara ne dialektin e Gjirokastres: “Siç me thote nenua plake”. Jane keto rrefime te frymezuara nga folklori dhe nga mundimet e perditshme te grave te Gjirokastres. Tri vite me vone, me 1944 botoi nje permbledhje te vellimshme me skica e tregime me titull: “…sa u tunt jeta”. Po ne te njejtin vit botoi edhe permbledhjen e trete me tregime me fryme popullore: “Rreth vatres”. Tani Musineja ishte afirmuar si nje shkrimtare serioze, me brume, si nje mjeshtre e tregimit, qe sipas Lasgush Poradecit, ajo kishte sjellur dicka origjinale, nje stilt e ri ne letersi dhe ishte nje talent i pamohueshem. Ja çka shkruan vete Musineja per krijimtarine e vet: “Krijimtaria ime e shkurter, pjeserisht e botuar, pjeserisht e humbur, mbeshtet mbi tabanin kombetar te shtratit etnik dhe ne realitetin objektiv te kushteve te veçantate te zhvillimit te diferencuar…”.  Edhe pse eshte kryesisht e njohur si tregimtare, ajo ka shkruar edhe disa poezi te fuqishme lirike, moderne e plot ndjenja rinore. Gjate studimeve ka mbajtur edhe nje ditar, i cili se shpejti do te botohet. Ka lene edhe nje doreshkrim per jeten e saj te titulluar: “Mbi jeten time”.

Aty nga fundi i Luftes se Dyte Boterore Musineja hapi nje library. Ishte antifashiste dhe u ftua te behej anetare e Lidhjes se Shkrimtareve, te themeluar me 7 nentor, nen kryesine e Sejfullah Maleshoves. Ajo ishte e mllefosur, e indinjuar dhe kerkonte drejtesi per dy vellezerit e saj te pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist. Per kete shkak dhe per shkakun se ajo me 1944 ishte themeluese e Parties Socialdemokrate Shqiptare dhe organit te saj, “Zeri i lirise”, ajo u arrestua me 17 janar 1946. U denua me 20 vjet burg nga Gjykata Ushtarake e Tiranes. Per 18 vite qe burgosur ne burgun famekeq te Burrelit, e veçuar ne vezhgim te vazhdueshem dhe e ngacmuar nga zyrtaret injorante. U lirua me 1964 dhe u internua ne Rreshen, ku u caktua te punoje si fshesare. Aty edhe vdiq nga kanceri ne vitin 1983. Dikur e denuar si armike e popullit, ajo sot eshte shpallur Qytetare Nderi e qytetit te Gjirokastres, nga Presidenti i Shqiperise eshte shpallur Martie e Demokracise, ndersa nje shkolle fillore ne Tirane mban emrin e saj.

Ne gjyq Musineja mbajti nje qendrim dinjitoz, te perjetesuar me ate foton me velin e zi mbi koke, vele qe nuk do t’i hiqej kurre gjate tere jetes se saj tragjike. Eshte ai qendrim i grave burreresha shqiptare. Ajo deklaroi ne gjyq:

“Mbas Mbledhjes se Mukjes, kam marre pjese ne Ballin Kombetar si socialdemokrate dhe kam qene pergjegjese e gazetes “Zeri i lirise”, ne te cilen kam botuar artikuj ku flitet per çeshtjen e Kosoves ne baze te Kartes se Atlantikut… Kriteri per lufte ishte jo per qellimin e perfitimit te disa klikave, por per demokratizimin e vendit…” Dua te theksoj se vellau i saj, Hamiti, e ka shkruar librin “Kosova djepi i shqiptarizmit”.

Po ashtu, ne gjyq ajo deklaronte:“Une s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund te quhet faj. Ju fituat ne zgjedhje, por ne burg nuk duhet te jem… Une jam nxenese e Sami Frasherit. Me mua ju doni te denoni Rilindjen”.

Siç u permend me lart, Musineja la nje doreshkrim per jeten e saj dhe ne nje paragraf e ka  permbledhur jeten e saj:“Njoha kulturen demokratike, njoha tragjedine e permbytjeve te medha revolucionare. Njoha nje gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me perplasje andej-kendej. Njoha punen e punetorit me norme individuale, njoha punen e krahut me norme kolektive ne bujqesi e ndertim. Njoha vetmine e vetekerkuar, shoqerine e rastit ne burg dhe gjithe ndryshimet qe pasojne nga ky termet i panderprere per te konsoliduar diktaturen e proletariatit. Nganjehere them me vete se nuk fitova gje qe mbeta gjalle. Kam 38 vjet qe nuk di ç’domethene familje. Ndoshta do te ishte mire te kisha mbyllur syte njehere e pergjithmone. Keshtu merrnin fund edhe vuajtjet me gjithe gjendjen tragjike.”

Cfare tmerri eshte ky kur dikush shpetimin e kerkon te vdekja! E tille ishte jeta tragjike e Musine Kokalarit. Dhe shpesh mendoj sesi Musineja ka mund t’i perballoje keto tmerre, nje grua qe tere jeten studion, punon per te arritur diçka, nje grua me plot endrra, shume plane per te ardhmen, per zhvillimin e kultures ne Shqiperi, emancipimin e vendit. Por ja qe fatin e saj e kishin ne dore injorantet, te padijshmit, ciniket, kriminelet. Si ka mund te qendroje Musineja pa u çmendur?! Siç duket ajo kishte krijuar disa mekanizma mbrojtes, duke jetuar fizikisht ne nje bote dhe shpirterisht ne nje bote tjeter, ne boten e saj te imagjinuar ku ndihej e qete, e patrazuar.

“Ne oden time te vogel, balle meje kam vene fotografine e iluministit te shquar Sami, te poetit Naim, te patriotit Sotir Kolea, punonjesit te gjuhes shqipe dhe levizjes kombetare Jani Vreto, te arsimtarit Koto Hoxhi, mendimtarit Naum Veqilharxhi, te nderuarit De Rada dhe te urtit Aleksander Xhuvani. Ne vetmine time nuk jam vetem” – shkruan Musineja ne doreshkrimin per jeten e saj. Kjo ishte shoqeria dhe ngushellimi i Musine Kokalarit, per t’i ikur atij realiteti te tmerrshem qe po ia shkaterronte jeten.  Musineja ishte e vdekur per se gjalli.

Sabiha Kasimati e Musine Kokalari ishin dy intelektuale te rralla, dy gra te jashtezakonshme, shembelltyre e intelektualit te angazhuar me ndergjegje te larte kombetare e vlera njerezore. Ishin dy yje qe u shuan pa arritur shkelqimin e tyre te plote. Jane permendore te qendreses, fisnikerise, trimerise shqiptare. Jane misherim i fjales “burrneshe” qe ka krijuar populli yne per gra te tilla. Me punen e tyre, me vepren e tyre, ato thyen pengesat (barrierat), paragjykimet me te cilat po ballafaqohej shoqeria e atehershme shqiptare. Ato te dyja paten oferta per te punuar jashte, por ato u kthyen ne Shqiperi per te dhene ndihmesen e tyre per zhvillimin e shoqerise, artit, kultures, shkences shqiptare, zhvillimit te gjithembarshem te Shqiperise dhe per t’u bere shembull edhe per shume vajza te reja shqiptare, sepse siç ka thene profesor Aleksander Xhuvani: “Emancipimi dhe edukimi i gruas shqiptare asht themeli i edukates shoqnore, themeli i perparimit tone si shtet dhe si komb.”

Ato meritojne nderimin dhe adhurimin e çdo shqiptari, jo vetem per te arriturat e tyre profesionale, por edhe per qendresen, guximin e tyre per t’u perballuar me diktaturen dhe vete diktatorin. Kur diktatura kishte gjunjezuar edhe burrat, intelektualet e shquar te Shqiperise, ishin pikerisht keto dy gra qe e sfiduan regjimin komunist, duke e sakrifikuar edhe jeten e tyre. Regjimi, pushteti qe eliminon eliten kombetare, qe denon personalitete si Sabiha Kasimati e Musine Kokalar e shume njerez te tjere te pafajshem, eshte nje regjim çnjerezor, i rrezikshem per ardhmerine e vendit. Regjime te tilla qe intelektualin e bejne fshesar e teneqexhiun e bejne shtetar, nuk gezojne jetegjatesi dhe jane te parapercaktuar te shkaterrohen. Populli yne i ka borxh Sabiha Kasimatit, Musine Kokalarit dhe shume te tjereve. Le te jete kjo veprimtari e shoqates sone nje shenje mirenjohje e respekti per jeten dhe vepren e tyre te ndritur.

Gjitmone qofshin te kujtuara e te nderuara!

Sadik Elshani

Philadelphia, 28 tetor 2017

*Shenim: Ky shkrim u paraqit ne veprimtarine qe shoqata “Bijte e shqipes” organizoi me 28 tetor 2017, me rastin e 105 vjetorit te lindjes se Sabiha Kasimatit e 100 vjetorit te lindjes se Musine Kokalarit.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Musine Kokalari, PERVJETORET, Sabiha Kasimati, Sadik Elshani

Promovohet romani i Dine Dine “Mbi varkën e Karontit”

October 29, 2017 by dgreca

Dine Dine, një zë nga thellësitë e terrorit komunist …./

1 DineKëtë kalvar vuajtjesh, në një realizëm unik, Dine do krijonte simbolikën e varkëtarit të famshëm që kalonte shpirtrat e të vdekurve nga njëri breg i lumit në tjetrin, duke i dhënë titullin romanit të tij të tretë, pra bëhet fjalë për “Karontin e Hadit”…/

1 flet RadiDine do krijonte simbolikën e varkëtarit të famshëm që kalonte shpirtrat e të vdekurve nga njëri breg i lumit në tjetrin, duke i dhënë titullin romanit të tij të tretë, pra bëhet fjalë për “Karontin e Hadit”. Dhe ashtu si shkruan, Jozef Radi në parathënie të këtij botimi, sigurisht që “shërbimi i këtij kalimi në botën e përtejme të të vdekurve, kërkonte tre monedhat e famshme; dy në sy dhe një poshtë gjuhës!! Dhe kjo ide e kalimit të shpirtrave në botën e përtejme mbetet mesazhi më i rëndësishëm i këtij libri…”.2 agron Tufa

Vepra përfshin një periudhë të vështirë të diktaturës komuniste. Mbas prishjes me Kinën dhe rrënimit ekonomik, nisën gjyqet politike për të mbushur burgjet-miniera që bakri e kromi të çanin bllokadën, nëpër të cilat kaluan disa dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm…3 salle

Pjesa e parë e librit “Mbi Varkën e Karontit”, përfshin tri etapa të proceseve të montuara të dënimeve politike: arrestimin, hetuesinë dhe gjykimin; pjesa e dytë, e cila do të përfshihet në një tjetër botim, përfshin “Burgjet”. “Edhe pse me frymë përgjithësuese libri mbetet realist dhe denoncues. Gjithë personazhet e librit, nga operativi i kampit, te dëshmitarët, te shokët apo të afërmit, familja,prokurori, hetuesi, gjykatësit, dëshmitarët, përfaqësuesi i Ministrisë, gardiani i burgut, atmosfera e kohës janë të dhënë me një realizëm të pashoq, ku autori me një aftësi të rrallë ka prekur njerëzoren e secilit, pa e tepruar askund. Ajo çka të bie në sy është se të gjithë këta personazhe janë me emrat e tyre të vërtetë, çka e bën këtë vepër të rrallë në guximin dhe qytetarinë e saj…”, shkruan Radi.

1 Koktejl

“Dine Dine i përket brezit të të lindurve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë nga këta djem të familjeve në zë të elitës, politikës, asaj intelektuale, hierarkisë ushtarake, tregtarëve të mesëm, po edhe familjeve me interesa të gjera kulturore, mbas ngjitjes së komunizmit në pushtet do të etiketoheshin me shprehjen tashmë shabllone, e cila do të funksiononte për më shumë se 46 vite:“Familjet e reaksionit”. Pikërisht ky brez fëmijësh do të paguante një taksë tejet të rëndë, të cilën askush s’e kish besuar se mund të ndodhte deri në kësi trajtash kaq ekstreme”.

Dine Dine edhe pse hyn te pësuesit e mëdhenj, luftoi të dalë i pacenuar në staturën e tij të dinjitetit. Radi na njeh me faktet: ai e kish nisur qysh gjashtë vjeç jetën e kampeve: prej Porto Palermos në Tepelenë, prej Savrës në Gjazë; e më pas jetën e burgjeve prej atij të Spaçit tek ai i Qafë-Barit, prej atij të Zejmenit te kompleksi sportiv “Dinamo”. Ndërsa Bilbil Cami, shkruan mbi romanin: “Përshkrimi i 100 ditëve të hetuesisë të ngërthen e të mban peshë gjer në fund.

Gjuha e natyrshme dhe shprehëse herë-herë merr tone të vrullshme si në një duel dramatik.Duhet theksuar se stili i rrëfimit është krejt I veçantë në romanin në fjalë. Ai stil i ngjeshur,intensiv, i alternuar buron nga dramaticiteti real i subjektit të romanit, nga vërtetësia e përjetimeve dramatike. Faqja e fundit e romanit, ku autori pasi merr dënimin e rëndë “10 vjet burg”, ndahet në korridorin e gjykatës nga e shoqja, me fëmijën në krah, nga nëna e mbytur në lot, nga të afërmit. Kjo tablo është e denjë për penelin e Rembrandit.(Kortezi-Mapo)

Filed Under: Politike Tagged With: “Mbi varkën e Karontit”, Dine Dine, Promovim ne UET

MIRUSH KABASHI, TAKIM EMOCIONUES ME PIRRO E PAVLINA MANI NE NJU JORK

October 29, 2017 by dgreca

1 Pirro MirushTë Premten me 27 tetor me Mirush Kabashin, me sekretaren e Vatrës Nazo Veliu dhe Veiz Belliun, një nga miqtë më të afërt të Pirro Manit, morëm rrugën drejt  Harrison-it, ku ndodhet shtëpia e çiftit të artistëve Mani, në një nga zonat më të bukura të Westchesterit, në NY. Për fat, Vezi, i rrëmbyer nga biseda e kaloi exitin dhe rruga u zgjat dyfish.Përfitimi ishte i dyfishte,nga njëra anë  u zgjat biseda e këndshme plot humor me Mirushin, së dyti panorama mes pyejeve nuk na i kursente bukuritë e Vjeshtës plot ngjyra.

2 Treshe

Çifti Pirro dhe Pavlina Mani kishin dalë në krye të rrugicisë në ball të shtëpisë, fantastike siç e cilësoi Mirushi shtëpinë dykatëshe, dhe e pritën plot përmallim aktorin brilant, që vintë nga Atdheu.

Një takim plot emocione i kolegëve të skenës,i regjisorit të shquar me aktorin –mjeshtër, takim i ish studentit Kabashi me padegogun e vet, Pirro Mani, një takim mes dy ish studentëve të të njëtit grup-Pavlinës dhe Mirushit. Ne të tjerët jemi kthyer në spektator në atë takim, ku shkëmbehen përqafime e batuta.

Pas takimit një vizitë që fillon nga kopështi, e vijon nëpër mjediset e shtëpisë në të dy katet dhe që përfundon në dhomën e pritjes ku Pavlina e ka gati tavolinën e mbushur. Për më shumë se dy orë biseda rrjedh vrullshëm dhe sjell kujtimet e një jete të tërë në skenë. Studentët kujtojnë profesorin tek demonstronte në skenë, aktorët kujtojnë regjisorin e talentuar, emra dramash, personazhezh, ndërhyrjesh, bubullimash nga lart, ….(Të plotë lexojeni në Gazetën Dielli në print)

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: me Pirro e Pavlina Mani, Mirush kabashi, ne Nju Jork, takim emocionues

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT