• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2018

Ismail Kadare, fituesi i çmimit prestigjioz “Nonino”

January 10, 2018 by dgreca

Shkrimtari Ismail Kadare merr një tjetër çmim, kësaj radhe në Itali. Në Udine, Kadare u vlerësua me motivacionin si rapsod i dashuruar, por dhe kritik i popullit të tij.

1 Kadare Fransua HollandShkrimtari shqiptar Ismail Kadare është fituesi i çmimit prestigjioz Nonino për vitin 2018, edicioni i 43 i këtij evenimenti që promovohet nga distileritë e Perkotos në Udine dhe që i shkon personazheve të mëdhenj të kulturës me gjykimin e një jurie të drejtuar nga nobelisti V.S. Naipaul.

«Një rapsod i dashuruar, por edhe kritik me popullin e tij.

Mes realitetit historik dhe legjendave që rikujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e të shkuarës ballkanike dhe osmane, Kadare krijoi tregime të mëdha – shkruhet në vlerësimin e jurisë. Shkrimtari shqiptar merr kështu vlerësimin e radhës që i shtohet vargut të gjatë të vlerësimeve ndërkombëtare për të.

Juria në Udine gjithashtu vlerësoi me çmimin ‘një mjeshtër i kohës sonë’ filozofin italian Giorgio Agamben, krijuesi i konceptit Homo Sacer, qenia njerëzore për të cilin jeta është e shenjtë. Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet në distileritë Nonino Di Ronchi në Perkoto, në Udine, më 27 janar.

Filed Under: Politike Tagged With: fituesi i çmimit, Ismail Kadare, prestigjioz "Nonino"

Përballë ofensivës diplomatike serbe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

January 10, 2018 by dgreca

Përderisa Kosova po bëhet gati që muajin e ardhshëm të shënojë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit, në anën tjetër Serbia ka paralajmëruar ofensivë diplomatike, jo vetëm për të bllokuar njohjet e reja të shtetit të Kosovës, por edhe për të siguruar tërheqjen e disa prej këtyre njohjeve./

epa05151372 Pupils of a primary school make a Kosovo flag with nails and stitches on the eve of the eighth anniversary of Kosovo's independence in Pristina, Kosovo 09 February 2016. Kosovo, which unilaterally declared independence from Serbia on 17 February 2008, has so far been recognized by more than 100 states, including the United States and a majority of European Union members.  EPA/VALDRIN XHEMAJ
Nga Bekim Bislimi/

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e të drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se ofensiva e diplomacisë serbe kundër shtetit të Kosovës dhe njohjeve të saj është zhvilluar në vazhdimësi, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, por se ajo tashmë është bërë më e dukshme dhe më e diskutueshme në media.Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se veprimet Serbisë, janë krejtësisht në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Serbia, në hyrje të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për ta relativizuar këtë ngjarje, ka filluar një aksion edhe më të dendur – ndonëse, ajo nuk e ka ndalur asnjëherë, rreth kontestimit të njohjes së shtetësisë së Kosovës – si dhe të një lloj protagonizmi gjoja se Kosova është një çështje që i takon Serbisë dhe që kinse ajo ka në dorë edhe shtetet tjera për të tërhequr njohjet ndaj Kosovës”, tha Berisha.

“Natyrisht që kjo së pari është në kundërshtim të plotë me frymën e dialogut në Bruksel”, theksoi ai.

Ndërkaq, Afrim Hoti, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Serbia, në pamundësi të ndërhyrjeve faktike dhe të qeverisjes me Kosovën, ka pasur për objektiv që të pengoj dhe vendosë barriera të ndryshme në procesin e njohjeve për Kosovën.

“Kjo në masë të madhe mbase edhe është arritur, për faktin që, këto vitet e fundit, tregohet një rënie drastike e numrit të njohjeve dhe kjo rënie i ka bërë ata që të ndihen pak më të fuqishëm, duke luajtur edhe me lojëra shumë të ndyra burokratike, të cilat pothuajse janë edhe të panjohura në të drejtën ndërkombëtare”, vlerëson Hoti.

“Tash, jo vetëm që po bllokohet ecja më tutje e njohjeve për Kosovën, por disa shtete tashmë kanë filluar të tërheqin njohjet e tyre, një praktikë, e cila nuk është e njohur në të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk ndodhë nga shtetet serioze dhe të konsoliduara”, tha Hoti.

Në anën tjetër, autoritetet në Serbi, kanë folur për indikacione të mundshme që Egjiptin mund ta shqyrtojë tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Anton Berisha shpreh mendimin që, pavarësisht asaj që mund të thonë zyrtarët serbë, shtetet serioze, përfshirë edhe Egjiptin, nuk përfshihen në situata të tilla.

“Është një shtet serioz, i cili ka një traditë shtetërore dhe nuk besoj që Egjipti është një shtet marionetë, i cili, sa herë që zyrtarët serbë bëjnë ndonjë deklaratë, që ajo t’i obligojë ata ose që na obligon edhe ne. Unë besoj që ne do të vazhdojmë me ritmin tonë të përafrimit edhe me shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, në këtë rast edhe të Afrikës, pavarësisht qëndrimeve të Serbisë”, tha Berisha.

Ai ka shtuar se përkundër faktit që çdo njohje është e rëndësishme, për Kosovën mbetet e rëndësisë së veçantë arritja e njohjeve nga 5 vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tash nuk e kanë njohur.

Por, profesor Afrim Hoti thotë se zhvillimet e proceseve politike brenda Kosovës, si dhe politikat e jashtme të vendit, kanë lënë nën hije procesin e arritjes së njohjeve. Ndonëse sipas tij, nuk mund të thuhet që për shkak të krizave politike në vend, aleatët ndërkombëtarë kanë hequr dorë nga ndihma për arritjen e njohjeve për Kosovën, megjithatë, siç thotë ai, autoritetet e Kosovës nuk duhet të kenë iluzionin që për çështjen e njohjeve duhet të angazhohen vetëm aleatët.

“Nëse një politikë e jashtme e fuqishme e Kosovës ka munguar, që të paktën të bëj trysni ose eventualisht të mbajë vazhdimisht në kontakt miqtë tanë, duke u kërkuar që të shtrijnë dorën aty ku dora kosovare nuk mund të arrijë, atëherë është krejtësisht e natyrshme që edhe partnerët tanë strategjik, me njëfarë forme të pushojnë ose të ulin ritmin e ecjes përpara”, theksoi Hoti.Sidoqoftë, për opinionin në Kosovë ende mbetet “mister” nëse Republika e Guinea-Bissau dhe Republika e Surinamit i kanë tërhequr ose jo njohjet e tyre ndaj Kosovës. Autoritetet e Beogradit e kanë pohuar një gjë të tillë, ndërkohë që autoritetet në Prishtinë, nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim. Në listën e njohjeve të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës figurojnë 115 vende, përfshirë edhe këto dy shtete.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, njohjet, Ofensiva, Serbia

Mallkuar qofshin biografitë…!

January 10, 2018 by dgreca

2Dobra shefqet

JU NA URRENI PËR BIOGRAFINE E KEQE; NE U MËSHIROJMË SE BIOGRAFIA E MIRE, U BËN TV VUANI/

      NGA  SHEFQET  DOBRA/ DIELLI

    Ishte kohë e çuditshme atëherë, sot e pa besueshme. Meqë u shtuan të burgosurit në Qaf-Bari, u detyruan të bënin në tarracën e pallatit një barangë prej dërrasash, nja tridhjetë metro të gjatë, në dy anët ishin krevatet du kate ndërmjet të cilëve ishte një hapësirë 1.5 metro e gjerë, të burgosurit, i thoshin –Maune- kësaj barange, edhe policia  kur bënte organikën- thoshte: te maunja! Atyre që atje ua caktonte vendin e fjetjes.

Ishte dimër, bënte shumë ftohtë, ne kishim një dyshek me kashte dhe dy batanije aq të vjetra sa dukeshin si të ishin  rrjetë.Ne mbuloheshim kokë e këmbë, po të ngrohtë nuk zinim, i mblidhnim këmbët nga pak që të ngroheshin deri sa i çonim gjunjët te goja, kur mpiheshim, i shtrinim këmbët e prapë i mblidhnim pak e nga pak, deri në mëngjes. Në mëngjes, batanijet tona zbardhnin nga borë, të cilën era e fuste nga hatullat brenda. Ai korridor ndërmjet radhëve të krevateve, ishte akull, ne do dilnim e do hynim për te krevati, duke u mbajtur në krevate se rrëshqitnim në akull, madje njëri që si duket, nga pa kujdesia,  theu këmbën. Era frynte aq shumë sa kishim frikë mos na e merrte atë “maune” bashkë me ne e na vërviste poshtë pallatit.

Nëse ndodhte kjo hata, sigurisht që fajtor ne do ishim se do thoshin: armiqtë i kanë hequr ganxhat, me të cilat ajo barangë, ishte lidhur në murin e pallatit, dhe për këtë, do ri dënoheshin disa të burgosur, mbase de do u ikte koka disave, si ta gjykonin  ata  të komandës. Mirë ne, na kishte zënë taksirati, vuanim se na quanin: me biografi të keqe por, kjo e keqe, i bënte të vuajnë jo më pak, edhe ata që kishin biografinë të “mirë”.

 Ne për biografi, na futnin në burg, ata i zgjidhnin  si më të besuarit, për biografin e mirë, që të vuanin jo më pak nga ne.  I shkreti popull që ishim ne, biografia na vinte kundër njëri-tjetrit, ajo na bënte të vuajmë njësoi.

  Temperatura në Qaf-Bari, shkonte minus tridhjetë gradë, po në ato truproje ku rrinin ushtarët, buzë përroit, ku erë e suferinë kishte gjithë natën, ku temperatura ishte akoma më e ultë, na ruanin  ne mos arratiseshim.

Ne nuk na zinte gjumi nga të ftohtit dhe dëgjonim ata djem të njomë, të pafajshëm, që përplasnin këmbët, që përplasnin dyert e atyre trup roje , ku rrinin, i dëgjonim edhe që shanin, ndoshta na shanin ne, se për të ruajtur ne, ato po ngrinin nga të ftohtit. Ne nuk i shanim as i mallkonim, po u qanim hallin atyre djemve, se i llogaritnim, sikur të ishin djemtë tanë, se ata vuanin nga biografia e “mirë” që kishin, njësoj si ne, për biografinë e “keqe” që shteti na quante. Ata ishin rrezik të ngrinin në ato truproje që ishin si kulla firauni, edhe ne, mund të ngrinim natën në atë “maune”, se nuk kishim veshje as mbulesë si ata, ose mund të na zinte dheu në galeri, kur punonim për të sikuruaj jetën luksoze të atyre që na qeverisnin e na vinin: kundër njëri tjetrit.

Të dy palë: të dënuarit që ruheshin, dha ata që na ruanin, biografia na bënte të vuajmë, ata na shanin se, ne na quanin shkaktarë, kurse ne i mëshironim se ata ishin të rinj, puna politike që u bënin,  i kashin bindur se ne jemi: armiq, se nuk duam shqipërinë, se i urrejmë ata,  e tjera.  

Për t’i lehtësuar, që mos vdisnin nga të ftohti, komanda ua bënë turnet nga dy orë, por, kure bëheshin dy orë, ata nuk i kishte zënë akoma gjumi se nuk kishin zënë të ngrohtë akoma.

Po ç’ishte nevoja, të sakrifikonin ata djem të njomë? Kush mund të arratisej nga burgu në atë acar?  Të burgosurit, së pari, nuk kishin rroba për të marrë atë rrugë, nuk kishin lek me vete, Fshatarëve edhe sikur të donin- gjë që në ata fshatarë nuk ndodhte- kishin frik të strehonin se vinin aty te ne. Pra, na atë të ftohte, në atë borë që shkonte edhe dy metra, në disa vend, ai që do rrezikonte të largohej, edhe sikur mos kishte rrethim fare, pas pesëdhjetë merash do ngrinin nga të ftohtit.

Eh, familjet e këtyre ushtarëve, e dinin se djemtë e tyre i shërbejnë atdheut, jo se ata po luftonin me borën dhe erën, se janë njësoi si ne të rrezikuar: në  mos më keq se ata, që djemtë e tyre ruajnë. Ne kishim malin që nga momenti në moment, mund të na zinte poshtë, ata kishin egërsinë e të ftohtit që, edhe mund të ngrinin në trup roje. Ne u qanim hallin, se mendonim që, mund të ishin edhe djemtë tanë në atë vend. Por djemtë tanë, ashtu si ne, ushtrinë e bënin duke gërmuar tunele, që ashtu si ne prindërit e tyre që punonim në minierë, mund ti zinte dheu poshtë. A ka popull që ta ketë zënë taksirati, si ne Shqiptarët?  He, ç’na u bë kjo biografi!?

Me gjithë këtë sakrificë që bënin, nuk është se ishin të sigurt për gjithë jetën, edhe këta, një ditë, mund të përfundonin te ne, pas disa vitesh.

Kishim disa që kishin bërë ushtrinë në kufi me grekun a jugosllavi, kishin ruajtur mos arratiseshin “armiqtë” si këta djem që vuajnë për të ruajtur ne dhe, pas disa viteve, ishin dënuar si armiq, si: tentativë për arratisje ose, për agjitacion. Brigadieri imë në Spaç, Sami Sulko, 25, vjet komandant poste kishte qenë në kufi edhe komunist, po aq vite e dënuan. Edhe unë- thoshte Samiu- kështu u kam urryer, besoja si na thoshin, kishim bindje që ju jeni të këqij, tani që jam vetë me ju, po shikoj se u paskemi sharë kot.

Ne, qëllonte që dilnim për në banjë, zbritnim me nga një gjoja kapot të vjetër, nga ato te ushtarvë, duke u mbajtur në parmakët e shkallëve se ato ishin të ngrira dhe mund të rëshqitnim e të thyenim këmbët.  dhe shikoni këta djem- se në Qaf-Bari, rrethimi ishte pran kampit- kur ndërronin turnin, ata ishin të përgjumur. Ndonjë nga ata ushtar, edhe mund të vriste ndonjë të burgosur gabimisht, ashtu si vranë Rexhep Goçin në Spaç se, prej së largu, ushtarit iu duk sikur Rexhepi kaloi tabelën e “ zonë e ndaluar”. Fajin nuk e kishin ushtarët, por ata që kishin dhënë urdhër. Se edhe brenda gjithë atyre rrethimeve, në distancë shume të largët nga rrethimi, kishte zona të ndaluara, që ushtarit, i duke sikur x, i dënuar, kishte kaluar tabelën. Kështu i ndodhi të varfrit Rexhep. Se kështu donte shteti, komanda; po mos donin këta, mund të urdhëronin- ushtari, kishte telefonin në kabinë që komunikonte me rojenë e punës, kështu polici, roja i punës, e shikonte dhe, nëse i burgosuri kishte shkel rregulloren, merrte masën, e dënonte me birucë, por, atyre u pëlqente dënimi me vdekje dhe, në këtë rast, ushtari shpërblehej me njëzet dit leje.

Mallkuar qofshin biografitë dhe ata që shpikën këtë teori, për të na vënë, kundër njëri tjetrit.

Filed Under: Analiza Tagged With: biografitë, Mallkuar qofshin, Shefqet Dobra

Vizitë e përbashkët gjermano-franceze në Prishtinë në Kosovë

January 10, 2018 by dgreca

PRISHTINË, 10 Janar 2018-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë, Behlul Jashari//

1-prishtineI dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Dr. Christian Hellbach dhe Shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin, do të jenë në Kosovë për një vizitë të përbashkët në 10 dhe 11 janar 2018.

Gjatë vizitës së tyre, ata do të takohen me Presidentin, Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërisë civile, bën të ditur njoftimi i sapodërguar nga Ambasada gjermane në Prishtinë.
Theksohet se, vizita zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar.“Tema të tjera për t’u diskutuar përfshijnë domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë thelbësore për afrimin e mëtejshëm të Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, përfundohet në njoftim.

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjermano-franceze, Kosove, vizite

OPOZITA, Protesta në 27 janar

January 9, 2018 by dgreca

1 basha-3Mesditën e 27 janarit opozita do të udhëheqë përballë kryeministrisë protestën kundër qeverisë Rama. Pas takimeve me aleatët, kreu demokrat, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar dhe drejtuesit e PD-së në rrethe për organizimin e protestës. Prej muajsh opozita bashkohet rreth një kërkesë, largimin e qeverisë Rama, dhe krijimin e një qeverie antimafia

 “Gjithçka nis nga kthimi i ligjshmërisë në vend. Nëse sot kemi një narko-shtet, siç thuhet në raportin e sapopublikuar të CIA-s, ai është ndërtuar mbi paligjshmërinë në vend, që nis me blerjen e votës dhe që ka çuar në një parlament të paligjshëm dhe një kryeministër të paligjshëm”, tha Basha.

Basha po vazhdon edhe thirrjen nga baza duke i shpjeguar protestat si mjet për të shkëputur vendin nga kriza ekonomike dhe bashkëqeverisja me krimin. Për këtë të fundit Kreu i PD deklaroi se nuk është përgjëgjës vetëm Haki Çako, tashmë ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë Së Shtetit. Basha ka nëj skenar tjetër për arsyen e lirimit të tij nga detyra.

“Edi Rama ka garantuar Haki Çakos se pavarësisht qenies në krye të Policisë së Shtetit kur vendi u mbulua me drogë, pavarësisht së qënit leva e Saimir Tahirit, kur policia u kthye në një organizatë kriminale, pavarësisht veprimeve të paligjshme me përgjuesit që përgjonin opozitën, diplomatët e huaj dhe çdo kundërshtar të vërtetë apo të perceptuar të qeverisë, mund të ikë i lirë në punën e tij. Nga ana tjetër Haki Çako do ta mbyllë gojën për aferat e tmerrshme kriminale dhe korruptive që implikojnë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëzit e tij më të ngushtë në qeveri dhe në Partinë Socialiste. Por, dua t’jua them sot ju dhe çdo shqiptari. Ky pakt mafioz nuk do ta ketë jetën e gjatë.”, tha ai.

Takimet me krerët e degëve zhvilloi edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ku ka folur për rezistencë kundër qeverisë në cdo familje dhe shesh. Thelbi i takimit ishte organizimi me strukturat e Partisë Demokratike në bazë. Opozita ndërkohë do të jetë në Parlament më 15 janar, kur çelet sesioni i ri parlamentar, duke u dhënë fund opsioneve për bojkot apo djegies së mandateve të deputetëve.

Basha: Largimi i Haki Çakos, pakt mafioz mes tij dhe Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim në Kamzë, ku është shprehur se largimi i Haki Çakos është veçse një pakt mafioz midis tij dhe Edi Ramës.“Kjo është një qeveri thellësisht antipopullore. Edhe largimi i sotëm i Haki Çakos nuk është gjë tjetër veçse plotësimi i një pakti mafioz midis tij dhe Edi Ramës. Edi Rama ka garantuar Haki Çakos se pavarësisht qenies në krye të Policisë së Shtetit kur vendi u mbulua me drogë, pavarësisht së qënit leva e Saimir Tahirit, kur policia u kthye në një organizatë kriminale, pavarësisht veprimeve të paligjshme me përgjuesit që përgjonin opozitën, diplomatët e huaj dhe çdo kundërshtar të vërtetë apo të perceptuar të qeverisë, mund të ikë i lirë në punën e tij. Nga ana tjetër Haki Çako do ta mbyllë gojën për aferat e tmerrshme kriminale dhe korruptive që implikojnë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëzit e tij më të ngushtë në qeveri dhe në Partinë Socialiste. Por, dua t’jua them sot ju dhe çdo shqiptari. Ky pakt mafioz nuk do ta ketë jetën e gjatë”, tha Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se për shkak të një qeverie të bërë njësh me krimin, sot Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë. Për të treguar se qeveria e Edi Ramës përdor dy standarde për qytetarët e pamundur dhe për kriminelët.

Lulzim Basha tha se demokratët dhe opozita është e vendosur të mos e lërë Shqipërinë peng të një qeverie të ardhur në pushtet nga pakti me krimin. Kryetari i Partisë Demokratike i inkurajoi shqiptarët të mos heshtin, të mos ulin kokën, të mos pajtohen me të keqen, por të protestojnë për të larguar qeverinë e krizës dhe për t’i dhënë vetes mundësinë të zgjedhin të lirë një qeveri që i shërben interesit të tyre. “Këto protesta – tha Basha do të mundësojnë krijimin e një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”. Basha theksoi se në kushtet e një loje të barabartë, Partia Demokratike, me programin e saj, del fituese.

Reagon PS: Opozita, interesat e ditës, mbi ato kombëtare

Socialistët kanë vendosur të forcojnë radhët. Kryesia e partisë së vetme në pushtet, ka diskutuar për zgjedhjet e drejtuesve në bazë, ndërsa në asamble ishte shprehur pakënaqësia për disa prej drejtuesve. Në përfundim të mbledhjes zëdhënësja e kryesisë socialiste iu referua protestës së paralajmëruar nga opozita.

“Pavarësisht zhurmës, pavarësisht përpjekjes së vazhdueshme të opozitës për të krijuar zhurmë në vend, por edhe kur flasin anglisht me Bashkimin Europian dhe me funksionarë të tjerë, ne padiskutim vëmë përpara axhendën e Shqipërisë, përpara axhendës politike të ditës. Kjo fatkeqësisht nuk është dhe retorika apo politika e opozitës. Ata kanë vendosur të vënë interesin e tyre politik të ditës, mbi interesin kombëtar”, u shpreh Elisa Spiropali.Me dyer të mbyllura kryesia socialiste ka diskutuar për qeverisjen dhe prioritetet në muajt në vijim.(Kortezi: Top Channel)

Filed Under: Politike Tagged With: Lulzim Basha, Protesta në 27 janar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT