• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2018

Edi Rama do të shkruajë vazhdimin e librit “Dy popuj miq”

February 19, 2018 by dgreca

Nga Arben Llalla/

Të ishe çam në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës ishte turp. Njerëzit duhet ta thonin ose nën zë, ose të pranonin që ishin qytetarë të dorës së dytë, shumë më poshtë se minoriteti grek që gëzonte deri në Komitetin Qendror e qeveri me anëtarët e vet. Megjithatë, kjo nuk i pengoi aspak shqiptarët e Çamërisë që të ndjeheshin përherë krenarë për rrënjët e tyre, por edhe të përkohshëm, pasi prisnin rikthimin në tokat, pronat, shtëpitë, varrezat e të parëve.

Pas vitit 1990 me themelimin e Shoqatës “Çamëria” dhe më vonë të PDIU-së, Çështja Çame u kthye në prioritet të politikës shqiptare, asaj europiane, Perëndimore. Kemi një Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë, e kemi këtë çështje të përfshirë në programin e të gjitha partive kryesore që kanë pushtetin ose e dëshirojnë atë, kemi deklarata të komisionerit Johannes Hahn, kongresmenëve amerikanë dhe qëndrime të Departamentit të Shtetit.

Pikërisht, tani që Çështja Çame është në majat e saj, qeveria e Edi Ramës kërkon ta zhdukë atë nga faqja e dheut, mundësisht ta kthejë në pikën e turpit, të kohës kur Enver Hoxha hidhte valle me grekofonët në Dropull dhe shpallte “Dy popuj miq”.

Çështja Çame nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e varur nga vullneti i një ministri të Jashtëm dhe një kryeministri, kushdo që të jenë ata. Tani Edi Rama e thotë hapur se tonet patriotike që përdorte një vit më parë, i kishte veç sa të detyronte grekët të uleshin në tryezë, pra ka mashtruar, jo vetëm çamët, por të gjithë patriotët shqiptarë që e konsiderojnë Çështjen Çame si Çështje Kombëtare. Ky pehlivan i politikës që po fal detin dhe tokën, duhet ta dijë që shqiptarët tradhëtarëve të Kombit dinë t’i japin vetëm një përgjigje, ku shembujt e historisë flasin vetë.

Të zhdukësh emrin “Çamëri” që të të njohë greku patentat, është të mbulosh diellin me shoshë. Të njohësh minoritetin grek në Himarë, kur nuk ta lejoi kurrën e kurrës që nga Zogu e deri tek mësuesi i idealeve, Enver Hoxha, është të falësh tokë dhe të ushqesh idenë e Vorio Epirit.

Heqja e emrit “Çamëri”, marrëveshja e detit, ndërtimi i miëjra varreve bosh dhe shpallja me status e minoritetit grek në Himarë, ku nuk ka këmbë greku kund, do të thotë të plotësosh aspiratën shoviniste greke të Epirit të Veriut dhe Magalo Idesë, gjë që mbetet veç formalitet të shpallet në tokën shqiptare. Madje, Edi Rama dhe Ditmir Bushati duhet të marrin pjesë në ceremoninë e shpalljes së Vorio Epirit, sepse atë që nuk e bënë nazistët e Agimit të Artë, po e bëjnë komunistët internacionalistë të Tiranës.

Prandaj, ngulmoj që Edi Rama është i vetmi njeri i denjë për të shkruar vazhdimin e librit “Dy popuj miq”, duke e shenjuar veten me damkën e “tradhëtarit të kombit”.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, dy popup miq, Edi Rama

Ju flet Tirana

February 19, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Florida/

Këto dy ditë Prishtina u përfshi nga entuziazmi i 10-të vjetorit të pavarsisë. Me oshilacionet e veta, ku njëra palë bojkoton, ku tjetra nuk i shpëton dot ekstazës duke hedhur valle deri sipër tavolinave. Një përvjetor që e gjen vendin në krizë me botën për shkak të shfuqizimit të një ligji mbi Gjykatën speciale. Marrëveshje këto të arritura si këmbim të kontributit në themelimin e një shteti demokratik për shqiptarët, mohikanët e fundit të ish federatës jugosllave. Aq më tepër që ka për qeveri një koalicion të sforcuar nga bisedime të lodhshme, gati 6 mujore për formimin e një kabineti qeveritar, si ky aktuali. Pa u futur tek bilancet ekonomike, ku tregu, prodhimi, fronti i punës vuajnë nga një informalitet i theksuar. Aq sa ato pamje zetorësh që zbrazeshin hendeqeve me prodhime, janë tregues kokëfortë i një ekonomie të kafshuar keqas. Pa përmendur gropat e zeza të korrupsionit, të cilin nuk po e mund dot edhe prania e botës me logjistikë dhe shërbime të tjera investiguese etj. Mirëpo më thekshëm se Shqipëria vet, Kosova ka akoma një emigracion që i përket disi edhe konceptit patriarkal rreth familjes. Shqipëria jo edhe aq… Dhe kjo ia shton shancin për të përfituar akoma më shumë nga krahu i punës andej, pra ai emigracionit sidomos në Zvicër, Gjermani, vendet e ulta, Angli Shtetet e Bashkuara, deri në Zelandën e Re. Një emigrant i Kosovës mendon akoma si në kohën e para 30 a 50 vjetëve. Kurse ai Shqipërisë asesi. Mendon dhe nuk e ka problem të investojë shuma. Madje me nisma konkrete siç ishte edhe rasti i UÇK-së, apo ndërtimi i katedrales të nënës Terezës në Prishtinë. Madje bash në të njëjtin vend ku kish ekzistuar kisha katolike ku kish shërbyer një misionar i fesë dhe kulturës shqiptare si Pjetër Bogdani. Një kishë e rrafshuar nga ideologjia bolshevike e proletarëve dhe atyre me qëëlime për zhdukjen e çdo indicje të sojit të shqiptarëve. Krejt ndryshe në Shqipëri, kontributet i presin nga patriakana a kabinetet qeveritare të Stambollit. Pse jo dhe nga Arabia apo vende të tjera nga kultura e rërës dhe e beduinëve. Nga xhepat e tyre as mos e ço nëpër mend. Çfarë marrin nga emigracioni e duan për kafe dhe birra. Ose për qoka si xherri i dasmave.

Dhe sado përpjekjes entuziaste për dashuri kombëtarë, midis Shqipërisë dhe Kosovës tashmë kanë nisur fërkimet e para.

Arsyet janë të shumta.

Por të gjitha rrjedhin nga psikoza otomone. Nga ideologjia e socializmit që në Kosovë nuk dogji e përvëloi si në Shqipëri. Por prapë ka lënë shenja dhe gjurmë. Ka lënë produkte siç është dhe rasti i profesor Qoses me deklarat xhevahire karshi suportit politik të figurave me preajrdhje bolshevike nga Shqipëria mëmë.

Rrjedhin nga ndjesitë prej pashai të liderëve tanë. Dhe kjo u dëshmua edhe këto dy ditë mes Edi Ramës dhe Rramush Haradinajt. Por edhe plot të tjerëve…

Ndaj performancës së Rita Orës, rreth pritjes në Prishtinë, nuk kish si i mungonte Tirana. Njëri pas tjetrit liderët e saj nisën postime në muret personale të fejsbukut me popullin që i priste nëpër rrugët e Prishtinës. Duke qënë se liderëve të Tiranës u mungon populli. Nuk e kanë për gjë të përpiqen të manipulojnë mikpritjen shqiptare në përgjithësi, bash aty në zemrën e Dardanisë. Ca deklarata gërrgjarësh që kanë dështuar. Dhe që nuk kanë asnjë lidhje ta zëmë me shpirtin shqiptar që pasqyrohet në poemin kosovar të Mitrush Kutelit.

Ndaj nuk na mbetet t’i kujtojmë Prishtinës, se, nuk ka se çfarë të marri. Dhe se nuk ka se çfarë i duhet aspak kultura politike e Tiranës. Aq më tepër që sipas statistikave të fundit ka ulur ndjeshëm jo vetëm renditjen në bazë të ardhurave, por edhe moshën e re të popullatës. Po shkojnë drejt një shterpëzimi që përplaset fort me familjet e mëdha tuajat. Tirana vjen në Prishtinë për të përfituar. Dhe jo ndihmuar…, është në stilin tonë me tu dukur. Me zhurmë, me ideologji. Ashtu si puna e këtij propozimi nga Edi Rama për një president onorifik midis dy shteteve të shqiptarëve. Shqiptarët dhe vet Edi Rama nuk respektojnë institucionin e presidentit të tyre. Atij kushtetues, jo më këtë onorifikun. Por jo vetëm Edi Rama, edhe të tjerët. Jo më të respektojnë një president mes Kosovës dhe Shqipërisë. Eshtë një nga ato shashkat e radhës që ju ka prekur por shashkë. Një nga ato startimet ideollogjike me ju flet Tirana. Kaq…Kosovës nuk i duhet aspak Tirana. Por fatkeqësisht po shkon në gjurmët e saj. Po vepron si ajo.

Nëse Kosova do t’i rrijë larg Tiranës, duke përfituar nga asistenca e botës. Nga përvoja nën ish Jugosllavi. Duke pakësuar kulturën e shamive të kokës. Dhe duke qënë shqiptare safi, si në kulturën e emrave të fëmijëve. Duke qënë qytetare klasi në votime… do të jetë më shpejt se Tirana zyrtare në BE. Shumë më shpejt. E shumë shpejt do jetë Tirana që do ketë nevojën e konsulencës me ju.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Ju flet Tirana

5 MARS 2018, HEROI KOMBETAR NE PATERSON UNIVERSITY, NJ

February 19, 2018 by dgreca

HEROI KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU NE UNIVERSITETIN PATERSON NE NJU XHERSI/
2Poster JPG
Me 5 Mars 2018, fale bashkepunimit te Departamentit te Gjuheve dhe Kultures te William Paterson University ne Nju Xhersi dhe Qendres Nderkombetare Kulturore”Arbnori” ne Tirane,do te perkujtohet 550 vjetori i Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Shihni hollesite ne Flayer duke klikuar mbi te dhe behuni pjese e veprimtarise.
Veprimtaria organizohet me 5 Mars 2018, ora 7.00 pm-9.00 pm ne Atrium Lobby, William Paterson University,
300 Pompton Road, Wayne, NJ 07470-2103.
Per me shume información ju mund te kontaktoni me Dr. Bruce Williams ne William University Paterson:973-720-3654

Filed Under: Emigracion Tagged With: QNK Arbnori, Skenderbeu, Tirane, William Paterson University

SHQIPTARET, PROTESTE PAQSORE NE BRUKSEL

February 19, 2018 by dgreca

Protestë paqësore për Kosovën, më datën, 20/02/2018, Bruksel, në Place du Luxembourg në orën 13.00/

11BrusselBashkatdhetarë të nderuar të Belgjikës, të Evropës e më gjerë, Kosova dhe kombi ynë ka nevojë për bijtë dhe bijat e veta. Për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një inisiativë të Profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 Eurodeputetëve dhe 28 EuroKomisionerëve të librit të tij  Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët  1844-1999, do të mbahet nje protestë paqësore përpara Parlamentit evropian me këto kërkesa :

– Liberalizim të vizave për banorët e Kosovës pa kushtin e demarkacionit;
– Njohje nga 5 shtetet evropiane (Spanjë, Slovaki, Qipro, Greqi dhe Rumani) të Pavarësisë së Kosovës;
– Kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian;
– Dhe që të gjithë shtetet e Ballkanit përendimor (Shqipëria, Kosova, Bosnia, Mal i Zi, Maqedonia dhe Sërbia) të bëhen pjesë të BE-së në të njëjtën kohë.
PROTESTA:1 Terrori pushtus serbData : E martë 20/02/2018
Ora : 13.00 deri 14:30
Vendi : Place du Luxembourg në 1050 Bruksel

Filed Under: Emigracion Tagged With: Bruksel, proteste, shqiptaret

MESAZH NGA JONNY ISMAIL KETA

February 18, 2018 by dgreca

  “VATRA“ ! /
Përshëndetje nga München (Myni) miq, i sapo kthyer nga New York.!

1 IsmaiL KetaNgelet kënaqësi vizita ime në shoqaten VATRA në AMERIKE, ku kontributet e saj për Shqipërinë filluan nga KONICA dhe NOLI dhe nuk u ndanë deri në ditët e sotme nga stafi I asaj kohe dhe i tanishëm për të cilën i falënderoj shumë për respektin dhe interesimin që vëllezërit e mi (Gjetani dhe Feriti) të ndeshen në AMERIKE. Për te bere me grushtin dhe djersën tyre emrin shqiptar i cili në Amerikë është tepër i respektuar edhe me krenarë para gjithë nacioneve që jetojne në këtë kontinent aq të madh dhe demokratik.

4 ismail

Ky lajm gëzoi edhe Presidentin e federatës me të madhe në boksin profesionist WBC. 

Faleminderit VATRA e gjithë shqiptarëve.

2 grup1 Ismail Dritan1

Filed Under: Opinion Tagged With: ismail keta, mesazh, per vatren

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT