• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2018

SHQIPTARËT TË SUKSESSHËM NË RADHËT CDU-së

February 22, 2018 by dgreca

1 Kater antaret e CDU

Suksese të jashtzakonshme të shqiptarve brenda CDU-së në Republikën e Schleswig Holsteinit/

Nga Nue OROSHI/

Demokracia i ka disa ligje shumë të mira. Çdo gjë është e përkohshshme në demokraci dhe asgjë nuk është e përjetshme.Të përkoshëm janë edhe politikanët sado që mund të kanë ndonjë jetëgjatësi politike relativisht të gjatë. Ligjet e demokracisë perëndimore për ndrrimin e gjeneratave dhe të politikaneve në çdo katër apo pesë vjet janë shumë të shëndetshme. Edhe unë ngadalë po i afrohem përfundimit të mandatit të parë të Deputetit në Asamblen e qytetit Kiel të Gjermanisë. Në këto pesë vjet jam përpjekur të punoj sa kam mundur në shumë aspekte. Një angazhim të madh e kam pasë në aspektin kulturor dhe në çështjet sociale të banimit e të shëndetsisë.E veçanarisht në politikat e migrimit si politikani dhe udhëheqësi përgjegjes i këtyre politikave nga grupi i Asambleistëve të CDU-së në Kiel. Kam bërë edhe disa ndryshime në avansimin e komunitetit shqiptarë në Kiel të Gjermanisë edhe në aspektin e statistikës. Deri para ardhjes sime në Asamblen e qytetit të Kielit, shqiptarët nuk i kanë ndarë nga statistikat e ish shteteve Jugosllave, i kanë futur në një thes të përbashkët. Reagimi im brenda Asamblesë e ka bërë këtë ndryshim zyrtarë ku edhe në statistikat e përgjithshme tash figuron numri i shqiptarve me emrin e vërtetë shqiptar.Kemi arritë që si komunitet i vogël të shenojmë historinë duke e pasur edhe të rejën Florijana Igrishta kandidate për në Parlamentin e Schleswig Holsteinit, ku kishte një rezultat të shkëlqyer. Ndërsa tash shqiptarët brenda CDU-së në Kiel përveç kandidaturës sime për Deputet në Asamblen e qytetit Kiel ku kandidoj për herë të dytë kemi në listat e CDU-së për keshilltarë në Bashkësinë e Qytetit të Mettenhofit edhe dy të rinj shqiptarë:Floriana Igrishta dhe Mergim Kutllovci. Personalisht e ndijë vetën të gëzuar sepse nuk jam kandidati i vetëm shqiptarë në këto zgjedhje në Republikën e Schleswig Holsteinit por kemi edhe tre kandidatë të tjerë në listat e CDU-së.Për Asamblenë e rrethit të Pinebergut me zonën elektorale në Elmshorn kandidon Kolë Gjoka i cili po bënë emër të mirë në politikën gjermane në këtë qytet dhe më gjerë ku kohë më parë ishte edhe në listën e kandidatve të CDU-së për Bundestagun Gjerman. Në qytetin e Lubekut kandidon sërish Aneta Ahmati Wollter, e cila ishte kandidate edhe para pesë vitësh, e ku ka disa muaj që është futur në Asamblen e Qytetit të Lubekut, kurse në Qytetin e Flensburgut kandidon e reja Azdriana Mehmeti një e re mjaft dinamike dhe kryetare e Forumit të grave të CDU-së në qytetin e Flensburgut. CDU i ka hapur të gjitha dyert për shqiptarët e sukseshëm që janë të interesuar të bëjnë politikë.Dhe nga një komunitet që konsiderohet jo shumë i madh në një Republikë kaq të vogël të kandidojnë për poste të ndryshme gjashtë shqiptarë dhe shqiptare është një sukses historikë për diasporën shqiptare në Gjermani.Si veteran i CDU-së dhe si Deputeti i parë në Asamblen e qytetit të Kielit, të gjithë kandidatëve i uroj suksese. Uroj që pas 6 Majit në katër qytete të Schleswig Holsteinit, ti kemi përfaqësuesit tanë. Ndërkohë që shqiptarët në mbarë Republikën e Schleswig Holsteinit i madh e vogël, prej moshës 16 vjeçare të dalin dhe të votojnë kandidatët e tyre.Por jo vetëm kaq. Ata të lobojnë edhe tek të njohurt dhe miqtë e tyre qoftë gjerman apo nga komunitetet e huaja, qoftë në punë, qoftë në aktivitete të lira që me 6 Maj të dalin dhe të votojnë kandidatët shqiptarë të CDU-së.Na u priftë e mbara.

Ne Foto: Kater anetaret e CDU-se- Shihni me shume fotografi ne facebook-dielli vatra

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: NË RADHËT CDU-së, Nue Oroshi, SHQIPTARËT TË SUKSESSHËM

Sulm në ambasadën amerikane në Podgoricë, Kosova dënon aktin

February 22, 2018 by dgreca

1 ambasada amerik

Policia e Malit të Zi tha sot se një veteran i ushtrisë jugosllave që punonte në mbrojtjen kundër-ajrore gjatë bombardimeve të NATO-s të vitit 1999, hodhi një granatë dore në kompleksin e ambasadës amerikane në Podgoricë rreth mesnatës dhe pastaj hodhi veten në erë.Ambasada në faqen e saj në Facebook tha se asnjë nga personeli i saj nuk u dëmtua nga incidenti dhe po ashtu nuk pati njoftime për dëme materiale.

Malazezi i moshës 41 vjeçare dhe i lindur në Serbi, u identifikua nga policia me inicialet D.J., por mediat thanë se emri i tij i plotë ishte Dalibor Jaukoviç.

Pak para mesnatës, ai hodhi një granatë dore mbi gardhin e kompleksit të ambasadës dhe më pas hodhi veten në erë, u tha gazetarëve shefi i policisë, Enis Bakoviç.

Bakoviç tha se po zhvillohen hetime për të përcaktuar nëse ai kishte vepruar i vetëm apo me të tjerët. “Ne po kërkojmë në mediat sociale së bashku me FBI-në”, tha ai.

“Nuk ka shenja se ishte akt terrorizmi”, tha prokurorja Lepa Medenica.

Policë me armë automatike dhe automjete patrullonin rrugët pranë ndërtesës së ambasadës të enjten në mëngjes pas incidentit.

Megjithëse ambasada tha se stafi i saj ishte i padëmtuar, ambasada u mbyll për lëshimin e vizave deri në një njoftim tjetër.

“Ambasada e SHBA-së në Podgoricë këshillon shtetsasit amerikanë se në ambasadë ka një situatë aktive të sigurisë,” thuhej në faqen e saj të internetit.

Mali i Zi, një nga vend i vogël me dalje në det, u bë anëtari i 29-të i NATO-s në muajin maj të vitit 2017.(VOA)

***

Kosova dënon sulmin ndaj Ambasadës së SHBA në Mal të Zi

-Ministri i Jashtëm Pacolli: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj Ambasadës amerikane në Mal të Zi/

PRISHTINË, 22 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/ Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin, që ndodhi mbrëmë vonë ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi.

“Jam duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet e mbrëmshme, që ndodhën në Podgoricë, ku sipas raportimeve të deritashme kishte një sulm me një mjet eksploziv ndaj Ambasadës Amerikane në Malin e Zi.  Megjithëse motivet ende mbeten të paqarta dhe organet përgjegjëse të sigurisë atje janë duke kryer punën e tyre për zbardhjen e rrethanave, dënoj me fjalët më të ashpra këtë sulm të ulët ndaj Institucioneve të aleatit dhe partnerit tonë strategjik, SHBA-së. Kosova mbetet e palëkundur pranë SHBA-ve dhe ofron ndihmën dhe bashkëpunimin në zhvillimin e hetimeve me institucionet përgjegjëse të Malit të Zi nëse kjo vlerësohet e nevojshme”,  është shprehur Ministri i Jashtëm Pacolli./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosova denon, Mali i Zi, Sulm ne ambasaden amerikane

KAPITENI SHQIPTAR NDEROHET NE KABUL

February 22, 2018 by dgreca

Gjeneral M. respketon kap. Feti VogliHolli i trimerise ne Kabulvendi ku u vendos pllaka per kap. feti.vogliceremoniaBusti i kap. Feti Vogli ne Zallher

Nderohet vepra e kapiten Feti Voglit, në Kabul të Afganistanit/

Fotografia dhe akti sublim i kapiten Feti Voglit u vendosën në Hollin e Trimërisë (Muri i të Rënëve) në Kabul, mes ushtarakëve të NATO-s, të rënë në krye të detyrës në Afganistan./

Nga Shefqet Kërcelli/
Me rastin e 6 vjetorit të rënies në krye të detyrës, të  Dëshmorit të Atdheut,  kapiten Feti Vogli, jeta dhe vepra e tij u nderuan  edhe në vendin ku ai dha jetën, në Afganistan.

Me këtë rast, më 20 shkurt 2018, në komandën e Misionit “Resolute Support” {RSM}, në Kabul, u zhvillua një ceremoni e veçantë ku morën pjesë ushtarakë shqiptarë që shërbejnë në strukturat e NATO-s, në Kabul, si dhe ushtarakë të vendeve aleate.

Fillimisht Gjeneral brigade Micheal R. Fenzel, Drejtori i Planifikimit të Mbrojtjes në misionin RSM në Afganistan, evidentoi aktin heroik te Kapiten Feti Voglit më 20 shkurt 2012, gjatë misionit të tij në Afganistan. Më pas Kolonel Altin Kurti, drejtues i radhës për kontigjentin shqiptar të “Resolute Support”, në emër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, falenderoi autoritetet e larta drejtuese të NATO-s, për nderin dhe mirënjohjen që treguan, duke vendosur kapiten Feti Voglin, Dëshmorin e Atdheut, në panteonin e të rënëve në Afganistan, pikërisht në vendin ku Ai dha jetën në krye të detyrës. Më pas të pranishmëve në ceremoni ju lexua jeta dhe vepra e Kapiten Feti Voglit, derisa u flijua në krye të detyrës.

Fotografia dhe akti sublime i kapiten Feti Voglit u vendosën në Hollin e Trimërisë (Muri i të Rënëve) në Kabul, mes ushtarakëve të NATO-s, të rënë në krye të detyrës në Afganistan.
Holli i Trimërisë (Hall of Valor), është një ambient, në muret e të cilit vendosen fotografi të të gjithë ushtarakëve të rënë në krye të detyrës në Afganistan. Kjo fotografi shoqërohet njëkohësisht me një mbishkrim rreth detyrave që kanë kryer të rënët gjatë karierës ushtarake.

Kapiten Feti Vogli, “Dëshmori i Atdheut”, dha jetën në krye të detyrës gjatë një operacioni të zhvilluar nga efektivat e Batalionit Special të Forcës Tokësore, në Afganistan, në bashkëpunim me forcat amerikane dhe afgane, që po punonin për ndërtimin e shkollës dhe qendrës mjekësore, në një zonë ku banorët e saj, jetonin nën kufijtë jetikë në infrastrukturë, arsimim dhe shërbim shëndetësor.

Ai ra heroikisht më 20 shkurt të vitit 2012, gjatë kryerjes së misionit COMBAT “Eagle 4”. Vdekja e kapitenit shënon dhe  humbjen e parë të FA shqiptare në një nga misionet më të vështira që ka ndërmarrë ndonjëherë NATO dhe aleatët e saj. Kapiten Vogli, ra në krye të detyrës në fushë-betejë, në emër të lirisë dhe të demokracisë, në luftë kundër demonëve të së keqes, për të siguruar një jetë më të mirë për popullin Afgan. Emri i tij tashmë është shkruar me germa të arta në piedestalin mbarëbotëror të lirisë, së bashku me qindra dëshmorë të vendeve të NATO-s.  Gjithashtu në nderim të aktit të tij sublim, në ambientet e batalionit Special të Forcave Tokësorë të FA shqiptare, është ngritur një bust i kapitenit, ku zhvillojnë rregullisht homazhe ushtarakët e këtij batalioni, miq dhe të afërm të Heroit.

Vendosja e fotografisë së Kapiten Voglit, në hollin e Trimërisë në Afganistan, mban gjallë dhe përjetson jetën dhe veprën e ushtarakut shqiptar, të rënë në krye të detyrës, njëkohësisht bën krenar gjithë popullin shqiptar.

Filed Under: Histori Tagged With: Ferit Vogli, nderohet ne Kabul, Shefqet Kercelli, Vepra e Kapitenit

Epidemia e ndihmës sociale dhe luksi i politikës

February 22, 2018 by dgreca

1 Ilir Levonja

Nga Ilir Levonja/

Kur pyet një të papunë në Shqipëri, se, a merr ndonjë ndihmë sociale nga shteti? Të përgjigjet shkurt jo. Pastaj nxjerr si justifikim atë postulatin gangrenë se, as që edhe ka marrë mundimin të shkoj e të kërkojë të drejtën pasi ata tek zyrat e përkrahjes sociale duan lekë. Nuk bëhet gjë pa lekë etj.

Dhe nuk kanë faj. Derisa nje vend pune blihet me para, ka edhe misionin e qarte. Punësohem për rrjepur, vjedhur, vënë ca para sa të kem gurin dhe arrën në dorë.

Në fakt zyrat e përkrahjes sociale në Shqipëri janë një gjithashtu një minerë e allishverisheve tona. Nëse ndonjë ditë edhe aty do ketë si të thuash hulumtime, a hetime, të jeni të sigurte se do dalin xhevahire. E shumta e qyteteve të Shqipërisë e njohin njëri-tjetrin. Dhe plot syresh e dinë fare mirë se sa emra fiktivë marrin ato thërrimet mujore që nuk u takojnë. Shkurt në vend që t’i marrin qytetarët në nevojë, i marrin kush ka një të njohur, kush ia ka kuptuar stilin jetës, me më jep e të jap. Kësisoj në masën mbi 60%, përfituesit nuk janë aspak shtresa në nevojë. Me padiskutim që kanë një aktivitet, por edhe emrin në ndonjë bordero dikund. E kemi edhe si shprehje, ne, atë që, leku te leku shkon.

Kështu që ata në nevojë me të drejtë mbledhin supet. Dhe janë jo, pak. Por varfëria të bën memec, ta zhduk forcën dhe ta tremb dinjitetin.

Mu kujtuan këto pak detaje, nga që larg llogjeve të së përditshmes, më në fund politika jonë po merret me vobektësinë sociale. Opozita … pamë ca pamje nga rrethinat e Kamzës. Megjithëse po të shkoj më poshtë në Shqipëri, ose edhe në skajet e epërme…malësinë e Elbasanit përshembull, e kemi hak ta rikujtojmë Migjenin dhe poemën e tij të mjerimit.

Këdo e kap një maraz kur shikon ato soje si gjoja, shtëpi i thënçin, streha e postreha ku gëlon mizerja. dhe as që diskutohet që ajo njëzetëmijë lekshi nuk ka i mbyll vrimat. Sepse një varfëri e tillë është e tipit të thesit pa bythë…

Megjithatë të vjen mirë kur shikon që protestohet fort në lidhje me përkrahjen. Por opozitës i duhet thënë se jo vetëm për sharm. Por për një prurje projekti më të studjuar në raport me varfërinë e vendit. Pasi arsyeja e fondeve thërrime vjen nga mbledhja e pakët e taksave dhe vjedhja me shumicë e tyre.

Për të mos thënë të fundit, falimentimi i shtetit. Ku historikisht liderët i mbulojnë këto dështime, me, skupe të tipit president të përbashkët me Kosovën etj. Nuk ka para, thojani popullit me plot gojën…. Dhe kjo është e kuptueshme që nga manovrat e Bankës së shtetit me politikat e kredidhënies në euro e lekë. Me emërimet politike në drejtësi etj… po ora po afron. Ndofta haku i atyre të vobektëve që u shikojnë si perëndi. Megjithatë Luli, dil nga Kamza prapë. Nga Kamza, Farka e ato vende ku dominojnë vilat, kullat… Se paraja e humbur aty është. Merreni e veproni ashtu si bota bën…

Shumë vende të botës operojnë ndihmën sociale me karta ushqimore dhe fatura të zbutura në qiradhënie. Pa përjashtuar këtu edhe mensat publike për ata që janë të pastrehë. Nuk e japin para… Ndofta kjo edhe bën dallimin.

Dhe vërtetë ndihma shkon tek njerëzit në nevojë. Kam parë dhe politikanë që u shërbejnë të varfërve. Kurse tek ne diametralisht e kundërta. I rrjepim, i vjedhim, i rrahim më tutje i reklamojnë. Kur asgjë tjetër nuk janë, fytyra e dështimit tonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe luksi i politikës, e ndihmës sociale, Epidemia, Ilir Levonja

Diasporë: Shumë pak qendra kulturore për promovimin e trashëgimisë shqiptare

February 22, 2018 by dgreca

 1 Qendrat Kulturore_GerminOrganizimi, promovimi, mbrojtja e identitetit dhe trashëgimisë kulturore në Diasporë vazhdon të forcohet nga shoqatat shqiptare atje. Përkundër hapit pozitiv për krijimin e tri (3) Qendrave Kulturore në tri qytete të botës: Cyrih, Malmo dhe Stamboll nga ana e Ministrisë së Diasporës në Kosovë, shpesh herë është vënë në pikëpyetje roli dhe organizimi i tyre përgjatë viteve. Pas shumë premtimeve dhe zero realizimesh për hapjen e qendrave të kulturës shqiptare edhe në vendet tjera, komuniteti shqiptar është organizuar vet në forma të ndryshme.
Për të hapur një debat dhe për të marrë rekomandime rreth organizimit të qendrave kulturore,  organizata Germin ka organizuar diskutim virtual më datë 21 shkurt 2018 me temën “Rrjetëzimi përmes Qendrave Kulturore në Diasporë”. Paneli diskutues përbëhej nga: Albana Sejati, shoqata “Vatra”-  Stamboll, Bekim Dalipi, portali “Albinfo.ch”, Zvicër, Ridvan Murati, ushtrues detyre i Qendrës Kulturore në Cyrih, Bashkim Meholli, shoqata “UraCult E.V.”, Gjermani, Jetmira Kaziu, shoqata “MAAS Besa” ShBA dhe u moderua nga Denis Nushi, ekspert i shkencave sociale, në Cyrih.

Fillimisht u potencua që qendrat kulturore në Diasporë sot nuk duhet të krahasohen asesi me organizimet e klubeve shqiptare dikur, ngase ato si për qëllim nuk kanë pasur integrimin e shqiptarëve në vendet pritëse, dhe nuk janë shembulli më i mirë i promovimit të kulturës shqiptare. Prandaj, panelistët u pajtuan se organizimi në diasporë duhet të vazhdohet përmes programeve të arsimit, kulturës dhe artit (filarmonisë, teatrit, filmit, ansambleve tradicionale, klasave të gjuhës shqipe, ekspozitave, klubeve sportive, klubeve fetare, baletit etj).

Një tjetër problem që u theksua nga paneli ishte edhe ndikimi i politikës në 3 qendrat akuale të krijuara nga Ministria e Diasporës në Kosovë, mos-koordinimi në mes të qendrave dhe shoqatave në organizmin e festave të ndryshme, mungesa e qendrave të kulturës në shumicën e qyteteve ku jeton komuniteti shqiptar.

Për këtë, paneli shprehi mirëseardhje për marrëveshjen e re për Qendrat Kulturore në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, duke shpresuar që palët do të rrisin bashkëpunimin dhe do të ndajnë në masë të barabartë financimin e tyre, ngase mungesa e fondeve ka ndikuar edhe në organizimet e mëparshme të tri qendrave kulturore. Po ashtu, ata rekomanduan që qendrat e reja të cilat do të hapen duhet të përbëhen nga një komision, i cili udhëhiqet nga përfaqësuesit e rrjetit të studentëve, shoqatave dhe bizneseve të Diasporës.

Filed Under: Emigracion Tagged With: diaspore, Qendra Kulturore, shume pak

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT