• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

Parandalimi i sëmundjeve kronike përmes dietës dhe ndryshimit të stilit të jetës

March 20, 2018 by dgreca

Sëmundjet e sistemit kardiovaskular, goditja ishemike, diabeti dhe disa kancere të veçanta, të cilat deri vonë kanë qenë të zakonshme vetëm në vendet me të ardhura të larta, tani po bëhen burime dominuese të morbiditetit dhe vdekshmërisë në mbarë botën./ajshe-lekaShkruan: AJSHE LEKA*/Studiuesit kanë ardhur në një përfundim të përgjithshëm se zvogëlimi i faktorëve të rrezikut të dietetikëve dhe të stresit të identifikuar, mund të parandalojë shumicën e rasteve të sëmundjeve kardiake, goditjes në tru, diabetit dhe shumë kancereve.

Këto gjetje janë shumë të rëndësishme, sepse tregojnë se këto sëmundje nuk janë të pashmangshme në një shoqëri moderne. Për më tepër, ulja e shkallës së këtyre sëmundjeve mund të arrihet pa ilaçe ose trajtime të shtrenjta mjekësore. Megjithatë, parandalimi i këtyre sëmundjeve kërkon ndryshime në mënyrën e jetesës, që lidhen me pirjen e duhanit, aktivitetin fizik dhe dietën, sikurse edhe te investimet në arsimim, politika të ushqimit dhe infrastrukturën urbane.

Ndryshimet që rekomandohen në stilin e jetesës

Ndryshimet specifike në dietë dhe mënyrën e jetesës, janë mbështetës të rëndësishëm në parandalimin, reduktimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike.Ushqimi jo i rregullt i konsumuar për periudhë kohore të shkurtër, nuk shkakton pasoja serioze për shëndetin e njeriut dhe në fillim nuk shkakton sëmundje funksionale, por më vonë ndodhin ndryshime organike dhe sëmundjet. Në veçanti, shpejt manifestohet deficiti i vitaminave, mineraleve, aminoacideve esenciale dhe acideve yndyrore të pa ngopura, të cilat organizmi nuk mund t’i sintetizojë. Në këtë rast dhe mund të paraqiten sëmundje, të cilat ndahen në primare dhe sekondare.Sëmundjet primare – që shkaktohen gjatë konsumit të zvogëluar të nutrienteve të nevojshëm ushqyes, urisë së plotë, shprehive të këqija në të ushqyer etj. Gjendje patologjike dhe sëmundje paraqiten edhe gjatë konsumit të pa mjaftueshëm të mineraleve: anemi, hipotireoidoza, karies i dhëmbëve etj.

Sëmundjet sekondare – paraqiten kur në organizëm futet sasi e mjaftueshme e ushqimit dhe për shkak të sëmundjeve të organeve të sistemit të tretjes dhe organeve tjera, ai nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë përkatëse.Shmangia e pirjes së duhanit, është mënyra e vetme më e rëndësishme për të parandaluar sëmundjen dhe kancerin.

Ruajtja peshës së shëndetshme – obeziteti po rritet me shpejtësi në mbarë botën.

Megjithëse indeksi i trupit (BMI) – 30 ose më i madh, ka marrë më shumë vëmendje se mbipesha (BMI 25-30), që zakonisht është edhe më e përhapur dhe gjithashtu përbën rreziqe të larta për shumë sëmundjeve. Për shembull, njerëzit mbipeshë përjetojnë ngritje dy deri në trefish të rrezikut për sëmundje të sistemit kardiovaskular dhe hipertensionit dhe rritje më shumë se dhjetëfish të rrezikut të diabetit të tipit 2, krahasuar me individët e dobët (BMI më pak se 23). Të dy palët, njerëzit me mbipeshë dhe obez, gjithashtu përjetojnë vdekshmëri të lartë nga kanceret e zorrës së trashë, kanceri i gjirit, veshkave, endometriumit etj. Kështu, një peshë e dëshirueshme për shumicën e njerëzve, duhet të jetë brenda intervalit BMI prej 18.5 për 25.0, dhe mundësisht më pak se 23.

Informacione shtesë të vlefshme mund të merren duke matur perimetrin e belit, i cili pasqyron akumulimin e yndyrës në bark. Në shumë studime, perimetri i belit, është një parashikues i fortë i sëmundjeve kardiake dhe diabetit të tipit 2. Në këtë rast, kujdes të veçantë duhet t`i kushtohet edhe mënyrës së të ushqyerit dhe shprehive të këqija të të ushqyerit, të cilat provokojnë obezitetin.

Aktivitetit fizik ditor – jeta bashkëkohore në vendet e zhvilluara ka reduktuar dukshëm mundësitë e njerëzve për të shpenzuar energji, qoftë përmes lëvizjes nga vendi në vend, qoftë në mjedisin e punës ose në shtëpi. Reduktime dramatike në aktivitet fizik ndodhin gjithashtu si pasojë e urbanizimit, rritjes së mundësive të transportit të motorizuar, të cilët zëvendësojnë ecjen në këmbë dhe ngasjen me  biçikleta. Megjithatë, aktiviteti fizik i rregullt, është një element kyç në kontrollin e peshës dhe parandalimin e obezitetit.Përveç rolit të saj të rëndësishëm në ruajtjen e një peshë të shëndetshme, aktiviteti i rregullt fizik ulë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, goditjen në tru, diabetin tip 2, zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit, fraktura osteoporotike, osteoarthritisin, depresionin etj. Përfitime të rëndësishme shëndetësore arrihen edhe me ecjen për gjysmë ore në ditë, por ulja më e madhe e rrezikut shihet me kohëzgjatje më të madhe të aktivitetit fizik dhe më intensiv.

Këshilla:

Hani ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Ekspertët mjekësorë i kanë studiuar gjatë efektet e dietës në paraqitjen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë dhe kanceret e veçanta, diabetin, kataraktet, degjenerimin makular, kolelitiasën, gurët e veshkave, sëmundjet dentare etj.

Zëvendësoni yndyrat e ngopura dhe trans me yndyra të pangopura, duke përfshirë burimet e acideve yndyrore omega-3. Zëvendësimi i yndyrave të ngopura me yndyra të pasaturuara do të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, duke zvogëluar kolesterolin e lipoproteinës së LDH në serum. Pavarësisht nga faktorë të tjerë të rrezikut, marrja më e lartë e yndyrës së ngopur dhe marrja më e ulët e yndyrës së pangopur rrit rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sigurimi i konsumit të frutave dhe perimeve dhe marrjes së duhur të acidit folik. Dëshmitë e forta sugjerojnë se marrja e lartë e frutave dhe perimeve, do të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet kardiovakulare si dhe sëmundjet tjera.Konsumimi i produkteve të drithërave në formën e kokrrave luan një rol të dyfishtë. Ato, përpos që kanë nivel të lartë të fibrave, posedojnë edhe vitamina dhe minerale. Konsumimi i fibrave nga produktet e drithërave, është shoqëruar vazhdimisht me rrezik më të ulët për diabet të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Së dyti, konsumimi i lartë i fibrave dietike, gjithashtu lehtëson kontrollin e peshës dhe ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.

Kufizoni konsumin e sheqerit dhe pijeve me bazë sheqeri. Sheqeri (sheqer i lirë i rafinuar nga kallami i sheqerit ose panxhar sheqeri dhe sheqerna të misrit të fruktozës së lartë) nuk ka vlerë ushqyese, përveç kalorive dhe prandaj ka implikime negative shëndetësore për ata persona me rrezik mbipeshe. Konsumi i lartë i sheqernave të rafinuara përkeqëson sindromën metabolike dhe shoqërohet me rrezik më të lartë të diabetit tip 2 si dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Kufizoni marrjen e tepruar të kalorive nga çdo burim i ushqimit. Duke pasur parasysh rëndësinë e obezitetit dhe mbipeshës në shkaktimin e shumë sëmundjeve kronike, shmangia e konsumit të tepruar të energjisë nga çdo burim, është thellësisht i rëndësishëm. Për shkak se kaloritë e konsumuara si pije, janë më pak të rregulluara sesa kaloritë nga ushqimi i ngurtë, është veçanërisht e rëndësishme të kufizohet konsumi i pijeve me sheqer të rafinuar.

Kufizoni sasinë e sodiumit. Parimi i justifikimit për kufizimin e natriumit, është efekti i saj në presionin e gjakut dhe një faktor i madh rreziku për sëmundjen e infarktit dhe sëmundjeve të zemrës. OBSH ka sugjeruar një limit maksimal prej 1.7 gramë natriumi në ditë (5 gram kripë në ditë).

Ushqimi i duhur është faktori bazë i rritjes dhe zhvillimit optimal të organizmit njerëzor dhe ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e tij për punë si dhe jetëgjatësi. Dieta e parregullt është një faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Dieta duhet të përputhet me stilin e jetës. Ju duhet të merrni një vendim në kohën e duhur për ushqimin e duhur biologjikisht, të pasuruar me të gjithë nutrientet e nevojshëm për shëndetin tuaj, i cili njëkohësisht mund të jetë një vakt, terapi, ilaç për trupin dhe bukurinë e trupit tuaj. Shpërblim nga kjo mund të jetë mbrojtja dhe mirëqenia e shëndetit, një trup i bukur dhe jetë më e gjatë.

Stili i jetesës së moderuar dhe aktiviteti fizik, krijojnë dhe ruajnë ekuilibrin trupor dhe shpirtëror, shëndetin e mirë trupor dhe mendor si dhe gjendjen e energjisë së trupit.

*(Autorja është konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

Filed Under: Analiza Tagged With: Ajshe Leka, dieta, Parandalimi i semundjeve kronike, stili i jeteses

FESTIVALI I FILMIT-U SHFAQ DOKUMENTARI “ZOIS”

March 19, 2018 by dgreca

1 ZoiisTË DJELEN NË FESTIVALIN BOTËROR TË FILMIT NE QUEENS, U SHFAQ DOKUMENTARI”ZOIS”/1 shfaqje

-Bashkatdhetarë, rezervoni 24 Marsin, e Shtunë, Ora 1.00 PM, në Festivalin e Queensit do të shfaqet filmi tjetër dokumentar i artistëve shqiptar kushtuar Mjeshtrit botëror të Fotografisë, Gjon Mili. Një histori intersante, që nis nga Korca, shkon në Bukuresht, udhëton drejt Amerikës, Boston, Nju Jork, Stamford…….1 Shkelqimi

….Prej 15 Marsit deri në 25 Mars 2018 vazhdon festivali me përmasa botërore i Queensit, New York. Ditën e Dielë me 18 Mars 2018, në orën 2.00 PM në” The Zukor Theater” në Astoria, Queens, New York, u shfaq dokumentari”Zois” me protagonist mjeshtrin e penelit Zoiss Shuttie”(Zoi Shyti”) me pjesmarrjen e një auditori të konsiderushëm, ku shumica ishin bashkatdhetarët tanë. Filmi konkuronte në kategorinë e dokumentarit.1 Tani grup
Për 60 minuta u shfaq dokumentari që tërhoqi vëmendjen e shikuesëve, të cilët përcollën me emocion jetën e protagonistit, artistit Zoi Shyti, dramën e tij në arratisjen nga kufiri jugor, kalimin në Greqi, jetën e vështirë gjatë hetimit, përjetimin e dramës të refugjatit, mbërritjen në vendin e ëndrrave, përballja me jetën e emigrantit, kapërcimi i pengesave, rrugëtimi drejt suksesit. Në fokus të dokumetarit janë kryeveprat e tij artistike, tablotë, kompozimet, portretet, nudot e përkryera, cikli për Nënë Terezën etj. Pjesa dominante e aksionit filmik zhvillohet në shtëpinë e tij-Galeri, në Bronx, ku kamerat ndjekin lëvizjet, bisedën, shëtisin nër pikturat e realizuara ndër vite, për të kaluar më pas edhe përtej Atalantikut, atje në Shqipëri, në Kolonjën e Lushnjës, kur nëna e përmallur priste birin e saj, Zoin, pas katër dekadash…
Në fund të shfaqjes së dokumentarit të pranishmit patën rastin që të pyesnin artistët realizues si dhe protagonistin Zoi Shyti dhe të diskutonin rreth vlerave të dokumentarit, por dhe të shuanin kureshtjen.
Ne kete Festival konkuron edhe dokumentari 53 minutesh “THE LIGHT”, veper e Suela Bako dhe Yllka Gjollesha. Ju mund te hyni ne websitin e Festivalit( Queens World Film Festival) dhe te mesoni me shume. Biletat mund te merren edhe ne hyrje. Kushtojne $15.00.(dg)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dokumentari ZOIS, Festiali i Filmit

VIZITE TEK ZOTI AGIM KARAGJOZI

March 19, 2018 by dgreca

Kryetari i Vatres z. Dritan Mishto vizitoi Presidentin e Nderit te Vatrs, z. Agim Karagjozi/

1 Karagjozi

Kryetari i Federatës Panshqiptare Vatra Dritan Mishto,i shoqëruar nga zv/kryetari Agim Rexhaj dhe anetari  i Kryesisë, arkëtar i Vatrës, Marjan Cubi, vizituan ish kryetarin e Vatrës, President Nderi I saj, z. Agim Karagjozi, i cili gjendet në rehabilitim mjekësor.

Gjatë takimit përfaqësuesit e Vatrës shprehën gëzimin që z.Agim Karagjozi vazhdonte të ishte mirë dhe në përmirësim shëndetsor. Ata biseduan përzemërsisht rreth aktivitetit të sotëm të Vatrës dhe ndër vite, duke rikujtuar edhe respektin e madh që figura të kombit si Presidenti Rugova, etj kishin dhe kanë për z.Agim Karagjozi.

I pranishëm në takim, z.Zydi Karagjozi, i cili është anëtar i Këshillit Drejtues të Vatrës, falenderoi vizitorët për respektin dhe interesimin e treguar vazhdimisht për ish Kryetarin e Vatrës , për dy dekada, z.Agim Karagjozi.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Agim Karagjozin, Kryetari Mishto, vizite

Toleranca jone nderfetare dhe jotoleranca (urrejtja) jone politike

March 19, 2018 by dgreca

1 Vaso Pasha.JPG

“Feja e shqyptarit asht shqyptarija” – Vaso Pasha/

1 Mithat Frasheri 3

“Partia jone eshte Shqiperia” – Mit’hat Frasheri/

Nga Sadik ELSHANI/Shqiptaret nder shekuj kane arritur qe te krijojne disa vlera te qendrueshme e te larta njerezore per te cilat jane te njohur ne tere boten: krenarine kombetare, trimerine, besen, mikpritjen, tolerancen fetare… Rrethanat e caktuara historike i kane diktuar popullit tone te ndodhur ne udhekryqin e qyteterimeve Lindje – Perendim, te pushtuar edhe nga fuqite perendimore dhe ato te lindjes, qe te perqafoje (me dhune apo deshire) edhe krishterimin (ortodoks e katolik) edhe islamin (sunit e bektashi). Po ashtu, ato rrethana historike kane ndikuar, kane kushtezuar qe per t’u bere balle rreziqeve te shumta qe i kanoseshin popullit shqiptar, ata duhet te ishin te bashkuar si vellezer te nje gjaku. Besimet e ndryshme fetare brenda nje kombi, nje shteti, shpesh behen shkaqe per perçarje te rrezikshme, per konflikte shkaterrimtare (shembuj te tille ka mjaft ne bote). Por kjo nuk ndodh te shqiptaret. Nje pjese e shqiptareve e nderroi fene, por nuk e nderroi kombin – kombi eshte ai emeruesi i perbashket i vlerave tona si shqiptare, eshe ajo forca terheqese magnetike qe e mban kombin tone se bashku. Edhe pse ne si shqiptare nuk kemi nje fe kombetare, te perbashket per te gjithe shqiptaret, perkatesite e ndryshme fetare kurre nuk kane paraqitur ndonje rrezik per te luftuar njeri – tjetrin, perkunder perpjekjeve te vazhdueshme te armiqve tane per te na perçare. Po ashtu, eshte edhe gjuha jone ajo lidhje qe e ka mbajtur kombin tone te bashkuar. “Te mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje qe ka mbajtur shqiptaret te bashkuar ka qene gjuha”, ka thene Faik Konica.

Shqiptaret i tejkaluan dallimet e tyre fetare, sepse e patem fatin e mire qe ne nje periudhe mjaft kritike te historise sone kombetare t’i kishim Rilindesit tane mendjendritur ne mesin tone, ne krye te levizjes per liri e pavaresi. Ata perpara shqiptareve i shpalosen ato vlera qe na bashkojne dhe jo ato dallime qe mund te na perçanin. E ngriten lart figuren e Skenderbeut si simbol te qendreses dhe bashkimit kombetar.Vargjet emblematike te Vaso Pashes: “E mos shikjoni kish e xhamija/Feja e shqyptarit asht shqyptarija”, jane vargje mjaft domethenese qe e vulosen tolerancen tone nderfetare, qe zune vend ne mendimin e luftetareve kombetare shqiptare gjate Periudhes se Rilindjes e qe per fatin e mire te popullit tone, eshte duke vazhduar edhe sot. Rilindesit tane arriten bashkimin shpirteror kombetar ne rrethana teper te veshtira historike qe u kurorezua me shpalljen e pavaresise se Shqiperise. Ne kohen e Rilindjes sone Kombetare nuk kishte parti politike, por kishte bese, nder, burrni, atdhedashuri, respekt per njeri – tjetrin, perkushtim, kembengulje per te bere diçka per kombin e atdheun.

Populli shqiptar e tregoi me vepra fisnikerine e tij edhe gjate periudhes se trazuar te Luftes se Dyte Boterore, ku per dallim nga shumica e vendeve europiane, Shqiperia i mbrojti te gjithe hebrenjte e strehuar atje. Po çka eshte edhe me e habitshme, ndoshta edhe pak veshtire per t’u kuptuar nga te huajt, eshte rasti i mbrojtjes, shpetimit te ushtareve italiane pas kapitullimit te Italise. Rast ky teper i rralle, ndoshta edhe i vetem ne historine e njerezimit: Viktima e mbron zaptuesin e deridjeshem nga aleati i tyre i deridjeshem (gjermanet), i kthyer ne armik. Eshte kjo ndjenja e meshires e shqiptarit, karakteri i tij I forte per ta mbrojtur, per t’i dale zot te pambrojturit, atyre qe nuk jane ne gjendje ta mbrojne veten e tyre.

Po ne liri, ne politike si sillen shqiptaret? Eshte diçka krejt ndryshe, jemi shume jotolerante ndaj njeri – tjetrit. Nje urrejtje ndaj njeri – tjetrit eshte duke e pershkuar skenen politike shqiptare si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove e trojet tjera etnike. Te sjell nder mend ate thenien e Faik Konices per shqiptaret: “Shqiptari per shqiptarin eshte fare ujk (ujk e shkuar ujkut)”. Jemi mbushur me “te majte” e “te djathte”, por jane duke na munguar “kombetaret”, ata qe i vene interesat e atdheut, kombit, mbi interesat e tyre vetjake (personale) dhe te klaneve te tyre. Me nje politike te tille perçarese nuk mund te kete as vizion, as strategji kombetare, dhe rrjedhimisht, as nje te ardhme te ndritur. Politikanet tane te kompromituar e te korruptuar, te dhene vetem pas pasurimit te paligjshem, qendrojne ne nje nivel te mjerueshem kombetar, te zhveshur nga çdo ndjenje e atdhedashurise. Jane njerez qe ne politike kane ardhur jo si rrjedhoje e angazhimit te tyre shumevjecar ne çeshtjet kombetare, por ata jane oportuniste qe e shfrytezojne çdo mundesi per te ardhur ne pushtet, jo per te ndertuar vendin, por per perfitimet e tyre vetjake dhe te klaneve te tyre mafioze. Ajo qe po mungon eshte: kompetenca, pergatitja e duhur profesionale, atdhedashuria, respekti per njeri – tjetrin, perkushtimi.

Jetojme ne kohera modrne dhe duhet te organizohemi ne parti politike, si forma te organizimit shoqeror, si bartese te proceseve demokratike, por partite politike duhet te kene nje orientim kombetar, platforme kombetare, parti te qendres dhe jo te skajeve ideologjike ekstreme (te tejskajshme). Shqiptaret e kane partine e tyre –  Shqiperine dhe ideologjine e tyre – shqiptarizmin. “Partia jone eshte Shqiperia” – ka thene Mit’hat Frasheri. Partite tona politike, pa perjashtim, nuk kane ndonje filozofi te qarte politike, jane te pa profilizuara mire dhe zakonisht jane grupime te disa individeve te caktuar. Shkurt, ato jane prone e ketyre individeve, prandaj u mungon demokracia e brendshme, shprehja e lire e mendimit ndryshe. Ne lidhemi per individin dhe jo per institucionet funkcionale e demokratike. Per nje kohe te gjate ideologjite e huaja te tere spektrit pllitik dhe te gjitha ngjyrave politike i kane sjellur perçarje, deme te medhe kombit tone. Te drejtohemi kah rrenjet tona, idealet e Rilindjes sone Kombetare, Lidhjes se Prizrenit. Duke e luftuar njeri – tjetrin vetem e shkaterrojme veten dhe vendin tone.

Rilindesit tane vepruan ne rrethana teper te veshtira historike e shoqerore, por ata me mençuri e pjekuri e orientuan popullin tone ne rruge te drejte. Ndersa sot, fatkeqsisht, nuk kemi ndonje figure kombetare qe gezon nje autoritet te gjere nga te gjitha palet, spektri politik shqiptar. Disa intelektuale qe mund ta luanin mire kete rol, vete jane bere peng i politikes se dites, servile te partive politike dhe udheheqesve te tyre te korruptuar. Kur intelektualet tane jane angazhuar per çeshtjet kombetare, jane arritur rezultate te jashtezakonshme. Vetem per nje çast te kujtojme angazhimet vetemohuese te profesor Anton Çettes, akademik Mark Krasniqit, dr. Ibrahim Rugoves e shume te tjereve. Intelektualit nuk i ka hije t’i mbylle syte para se keqes, padrejtesive, sepse neser do t’i gjykoje historia ne menyren me te pameshirshme. Kemi nevoje per ca njerez te urte qe ta zbusin klimen tone te vrazhde politike.

Thenia: “Feja e shqyptarit asht shqyptarija” i ka sherbyer mire popullit tone, tani eshte koha qe te pajtohemi se edhe “Partia e shqiptarit eshte Shqiperia”. Rruge tjeter nuk kemi!

Filadelfia, 18 mars 2018

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: jotoleranca politike, Sadik Elshani, toleranca fetare

VUCIC E THACI DO TE TAKOHEN ME 23 MARS

March 19, 2018 by dgreca

1-kadeli

Nga AFP- Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
Presidenti i Serbise Aleksander Vuciq tha se javen qe vjen do te takohet ne Bruksel me presidentin e Kosoves Hashim Thaci, per t’u perpjekun te zgjidhin problemet ndermjet dy vendeve. Vuciqi u tha gazetarve ne Beograd me 17-te  te ketij muej se “Do te perpiqemi me rifillue bisedimet…..keshtu qe mundsisht ti   zgjidhim problemet, megjithse nuk kam besim se nji gja e till mund te mberrihet,”….

Por shtoi se ne nuk kemi rrugdalje tjeter.
Vuciqi tha se takimim me Thacin asht planifikue te bahet me 23 te ketij muej.

Bashkimi Europian insiston se normalizimi i marrdhanjeve ndermjet Beogradit e Prishtines,te cilet zhvilluen nji lufte kunder njeni tjetrit me 1990,asht nji kusht thelbsor,qe te dy vendet, pa tjeter duhet te zbatojne, keshtu qe te bahen antare te Bashkimit Europian.
Vuciqi tha,per ne, gjaja ma e veshtri drejt antarsimit ne Bashkimin Europian, asht ne te vertete ceshtja rreth Kosoves,dhe per kete arsye, Serbia asht….gati per te bisedue mbi mundsine e nji kompromisi.
Qendresa me arme nga ana e Kosoves me 1999 perfundoi mbas 78 dite bombardimesh ajrore nga NATO-ja kunder Serbis per te ndalue Serbin ne fushaten e saj te pergjakshme kunder shqiptareve te Kosoves. Kohet e fundit Beogradi e Prishtina rifilluen bisedimet e nivelit te ulte per te te organizueme  nga Bashkimi Europian, te cilat, pjesa e pare e ketyne bisedimeve u fillue me 2011-te.

Filed Under: Komente Tagged With: dhe atij te Kosoves, Gjon kadeli, Takimi i udheheqesit Serb

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT