• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

Mur i pashëmbur

March 7, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/
Si një fllad i lehtë që fryn përmes gjetheve, është melodi kënge pa fjalë që kurrë nuk ndalet, duke rrëzuar para kohe gjethet e zverdhura,
– kështu janë për njeriun shpresa e dëshira, ndjenja të një lloji, të dyja presin që diçka të ndodhë.
Shpresa lind si utopi, ëndërr, pastaj bëhet aspiratë, supozim, besim – në garë me dëshirën e cila ushqehet nga qëllimi, durimi, uria, lakmia, shpërblimi.
Kjo dëshirë sot është mjaft e madhe. Disa ndjehen të pangopur, edhe pse të tejmbushur. Se çfarë kërkojnë të arrijnë, as vetë nuk e dinë. Zhvatin çdo gjë, nuk kanë mëshirë, edhe njeriun, trupin pa kursyer kockat, të gjithë e hanë.
Nëse kjo kishte qenë ëndrra e tyre kur përmbysën diktaturë, duhet thënë, gabim që u lanë ta bënin, pasi sot ata zgjojnë mes të rinjve nostalgjinë për ‘të. Zgjimi i tyre nuk kishte ardhur, çekiçi i rëndë i Diktaturës i kishte goditur fortë, duke i lënë në koma, në gjumë të thellë, ku ata shihnin ëndrra në TV, të një Perëndimi mes filmave që i kuptonin si kronika lajmesh të vërteta. Njerëz kaq naivë! Eshtë njësoj si ta ndërtosh jetēn duke lexuar romane dhe në fund të përplasesh me murin që vetë ke ngritur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Mur i pashëmbur

VATRA, KONKURS NDЁRKOMBTAR PЁR ÇMIMIN”GJON MILI”

March 7, 2018 by dgreca

1 dritani Fadili

KRYETARI I VATRES U TAKUA ME MJESHTRIN E FOTAGRISE, ARTISTIN FADIL BERISHA/

1 Fadil Berisha Dritani.JPG

Sё shpejti Vatra do tё shpallё  Konkursin Ndёrkombtar tё Fotografisё pёr Çmimin Gjon Mili me artistёt fotografё shqiptarё nё mbarё botёn.Ishte kjo arsyeja qё Kryetari i Federatёs Panshqiptare Vatra Dritan Mishto, i shoqёruar nga  Artistja e Mirёnjohur Angjelina Nika, Mjeshtre e Madhe, zhvilluan njё takim me fotografin mё tё njohur tё botёs shqiptare Fadil Berisha, i njohur si ambasadori i Bukurisё Shqiptare nё Botё. Tema e bisedёs ishte organizimi nga Federata Vatra i Konkursit Ndёrkombёtar tё Fotografisё pёr Çmimin “Gjon Mili”.Fadil Berisha shprehu respektin e tij tё madh pёr punёn e Federatёs Panshqiptare Vatra dhe veçanёrisht pёr prurjen sё fundi tё ideve dhe projekteve  tё reja shumё ambicioze. Ai vlerёsoi si shumё tё vlefshёm organizimin e Konkursit Ndёrkombёtar tё Fotografisё pёr Çmimin Gjon Mili, konfirmoi mbёshtetjen dhe shprehu bindjen pёr suksesin e tij.

Sё shpejti Federata Panshqiptare Vatra do tё shpallё konkusin dhe detajet pёr tё interesuarit.

Gazeta Dielli, qё nga viti 2010 ka sjellё dёshmi tё shumta tё kontributit tё Gjon Milit nё Vatёr,ka sjellё artin e  tij tё fuqishёm, ka sjellё pjesё tё jetёs sё tij si artist.  Gjon Mili ishte anёtar i Vatrёs qё prej viteve 1925, arkёtar i saj pёr vitet 1927-1928, veprimtar i komunitetit shqiptar pёrmes Vatrёs,  dhe fotografi i parё nё historinё e fotografisё qё aplikoi flashin elektronik dhe dritёn stroboskopike.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Cmimi Gjon Mili, Fadil Berisha, Kryetari Mishto, takim

IKJA

March 6, 2018 by dgreca

GENTI

GENTUR LLESHI/

Isha betuar që të mos i kthehesha kurrë asaj dite. Por dikush, me një fshehtësi të çuditshme, më mëson, më pëshpërit. Tani, vetëm tani, një çast. Shkruaju, ata duhet të dinë gjithçka. Ata i bën me krahë shkrimi yt. Mezi presin, ashtu si nuk gjej dot një pëllëmbë vend ku të jem vetëm dhe të lexoj letrat, shkrimet.

Ikja ime ka qenë e çuditshme. I kërkova babit 25 lekë për kursin, m’i dha. Ika me Dritan Shemen dhe Armandon. Ndjeva qysh në rrugë një trazirë fjalësh e thirrjesh. Te kinoklubi “Tekstilisti” takoj Ervin Fugën. Një turmë djemsh po hipnin nëpër autobusë.

Eksod. 6 mars 1991.

Ikim? Ikim dhe ne! E po, ikim! Kaq.

Do të merrnim leje? E kush të jepte leje? Bah! As që mund të mendohej.

Berat-Lushnje asnjë fjalë. Pasdite e vonuar që kuqëlonte me trishtim. Rruga me gropa heshtte më keq se ne. Pemët e zhveshura mbanin frymën me një elegancë lakuriqe.

Unë dhe Ervini ngjeshur, në këmbë, në mes të  autobusit. Nxehtësia e trupave përçohej e ftohtë. Frymët rrinin pezull. Njerëzit e ndienin peshën e largimit. Sytë i lëviznin, por asgjë nuk shikonin. Epanjohura, që pas hapit të parë, na shikonte me një sy pushke.

Ne po iknim. Asgjë nuk durohej më.

Lushnje. Stacion i zhurmshëm nga njerëzit. Stacion pa jetë. Platforma buzë shinave e mbushur plot. Treni i lodhur po vonohej. Dhe vonesa vetë peshonte si gur mbi zemrën time. «Po u nise, mos e kthe kokën pas!» «Po vendose, mos diskuto më!»

Këto fjalë të gjyshit tim të mirë e punëtor, një burrë i fortë, me karakter dhe nja dy metra i gjatë, më jepnin zemër.

«Gentur!»

U tremba. Po ky zë i njohur? Ishte shoku im Ilir Çela. Thërriste diku nga larg. Atë çast klithi edhe lokomotiva që doli nga kthesa me vrapin e saj të ngathët. E dija, e merrja me mend që edhe në tren do të mbytesha nga angështia. Kori i zërave kishte vetëm një temë, ikjen.  Vetëm kur zbritëm, në buzë të detit, në Shkozet e kuptova sa shumë qemë. Lumi i njerëzve duket edhe më i errët natën. Sytë e verbër të turmës drejt detit. Dritat e anijeve ia bënin me sy. Vrapi ynë i çmendur. Lumi i turbullt e i rrëmbyer po derdhej

në det. Fryma u mbajt në anijen panameze. As vetë nuk e di sesi hipa. Nuk pashë askënd të më shtynte përmbi urë. Ne shtynim njeri-tjetrin. Deti klithte me zë njeriu. Deti qante si fëmijë. Deti qeshte i tmerruar. Anija ngarkohej e ngarkohej vazhdimisht.

Vetëm një gjë s’mund të harroj. Uria më gërryente.

Orën e dorës, një orë me bateri që ma kishte sjellë vëllai nga Tirana, ia kisha dhënë policit. Tmerri i vetvetes po kapërcehej me hapat e të tjerëve. Unë prisja dikë dhe ky ishte frymë, ngjeshje, qarje, një e qeshur e qelbur dhe e xhindosur. Trupat u bënë petë, thuajse u këputën në mes. Nata ishte e zezë pis, me yje të largët që talleshin me mjerimin tonë.

Vështrimi ynë qe nxirë nga vdekja që po na rrëmbente frymën.

Mesi i natës i rralloi njerëzit. Çuditërisht anija panameze që kishte shkarkuar çimento, kishte dalë në radë.

Flitej që e paskëshin rrëmbyer nja dy shkodranë që i kishin lidhur kapitenin dhe marinarët në kapitaneri e në sheshin aty pranë. Aty pas mesit të natës as vetë nuk e di sesi u gjenda në hambar. Si unë dhe qindra të tjerë.

Më kishte mbërthyer një gjumë vdekjeje. Teksa po çelte agimi. Fytyra e merakosur e mamit më doli përpara. Kisha qenë në ëndërr me të. Vetvetiu makthi më mbyti. Lotët më qenë mbledhur në sy. Hambari me pluhur çimentoje i kishte tjetërsuar njerëzit. Ata vërtet qenë shfytyruar. Dukeshin sikur vinin nga ca shekuj të largët të mbuluar ashtu prej pluhurit të mrekullueshëm të historisë. Asnjë nuk njihja.

«Sa orë po bëjmë në det?» – klithi dikush me zë të shuar.

«Po vete ora dhjetë!»

«Anija ka qëndruar!»

«Jo, jo, anija është prishur.»

«Po sikur të mos ndreqet?»

«Mos u bëni merak, do të ndreqet!»

«E zeza unë, kemi për t’u mbytur!»

Mes klithmave të shuara, mes frymës së uritur, mbytur mes pluhurit, mes të sharave, përqeshjeve, talljeve, rrëmujës, urisë sfilitëse, tmerrit pa ngjyrë, i gremisur përballë vdekjes së sigurt, ashtu u mbushëndyzetetetë orë në mes të Adriatikut. Aty nga mbrëmja e ditës tjetër anija lëvizi. Në sytë tanë lindi sërish shpresa, sido që disi e vogël dhe me fytyrën e vdekjes që na shihte duke u zgërdhirë.

Ikja jonë e pati një fund. Mbërritëm në Bari. Turma gjysmë e vdekur u turr për të zbritur. Njerëzit hidheshin në mes të detit. Të tjerët shtyheshin. Britma. Kujë. Fjalë të ndyra. Hingëllima njerëzish të rraskapitur. Tmerr pa sy. Mekje. Mbrëmje me drita të zbehta që pasqyroheshin përmbi det.

Nuk mund të harroj dot çastin final. As vetë nuk e di si shpëtova gjallë. Gati u këputa në mes nga të ngjeshurit e turmës pas hekurave. Mbaj mend që kam lëvizur si somnambul dhe e kam parë veten të mbuluar me qeskë plastmasi. Ajo ishte dhoma e parë imja jashtë shtetit, gjumi im i parë jashtë, i mbështjellë me pelenat moderne të perëndimit.

Kur kam qenë kërthi mami im më ka mbështjellë me pelena pambuku. Në këtë ikje, në lindjen time të dytë jam llahtarisur nga vetëdija makabre e pelenave.

Të qarat e mia dhe ato të turmës brenda atyre pelenave nuk kishin më zë. Na duhej të hanim pas tmerrit të urisë dhe të flisnim diku buzë një kazerme të stërmbushur.

Ëndrra që pashë atë natë: Vazhdimisht më përkundte mami im në prehër. Ajo nuk ngopej së qeshuri. Qeshja dhe unë nën pelena plastmasi. Befas do të më zgjonte një diell i vrarë, ndonëse ishte 9 mars 1991, pranverë, një pranverë që përpëliste buzët në një formë të çuditshme: as mallkim e as urim…

(Gentur Lleshi, Ëndrra e vdekjes sime, Tiranë, 1997; Uegen)

Filed Under: ESSE Tagged With: Gentur Lleshi, ikja

Cila është e ardhmja e rinisë së Kosovës ?

March 6, 2018 by dgreca

What are the threats to Kosovo today? – What is the future of the young people of Kosovo!/

Nga Elida Buçpapaj/

1 Elida Bucpapaj ok

Ne ishim në Kosovë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë nga Serbia.Gjatë këtij dekade, 116 vende e kanë njohur Kosovën si një shtet të pavarur, ndërsa Serbia dhe aleati i saj tradicional Rusia kanë bllokuar anëtarësimin e vendit në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Më 2015, Serbia organizoi gjithë diplomacinë e saj për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në të njëjtën harmoni me Serbinë, duke refuzuar ta njohin Kosovën, janë gjithashtu edhe pesë nga 28 shtetet e anëtarëve të BE-së!

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë rreth dy dekada më parë, ruajti vlerat perëndimore dhe dinjitetin e Perëndimit duke parandaluar një tjetër Holokaust dhe Srebrenica në Ballkan!

Për popullin e Kosovës, NATO ishte shpëtimtari i tyre.

Emrat e fëmijëve të kosovarëve të lindur pas konfliktit të viteve 98-99 janë Madeleine si Madeleine Albright, Hillari si Hillary Clinton, Tony si Tony Blair, Wesley si Wesley Clark, Clinton si presidenti Bill Clinton.

Prindërit në kosovë u dhanë fëmijëve emrat e heronjve të tyre për të shprehur mirënjohjen dhe me dëshirën që fëmijët e tyre të jenë kenë një jetë normale dhe një të ardhme!

Sot fëmijët e dikurshëm që mbajnë emra si Madeleine, Hillary, Tony, Clinton ose Wesley janë adoleshentë apo të rinj e të reja ndërsa prindërit plot dyshime për të ardhmen e fëmijëve të tyre!

10 vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj, megjithëse BE drejton një dialog mes dy shteteve në Bruksel, Serbia vazhdon të bllokojë të ardhmen e fëmijëve të Kosovës dhe të Serbisë duke hapur përsëri diskutime territoriale!

Më 17 shkurt 2018, kur Kosova festoi 10 vjet pavarësi dhe sovraniteti i saj mbrohet nga trupat e KFOR-it, Serbia vazhdon të refuzojë të njohë pavarësinë e Kosovës dhe 20 vjet pasi konfliktit dëshiron përsëri të ndryshojë kufijtë! Të gjithë politikanët që takuam në Kosovë ishin kundër këtij opsioni. Të njëjtin mendim me ta ndante edhe ambasadori zviceran në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet.

Ditët e fundit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në programin Hard Talk tek BBC, komentoi se ai është “plotësisht kundër ndryshimit të kufijve, përzierjen e territoreve, sepse kështu ndodhin tragjedi”.

Por në përvjetorin e 10-vjetorit të pavarësisë së saj nga Serbia, Kosova ende nuk është askund!

Dua të përqendrohem përsëri tek të rinjtë e Kosovës. Fëmijët e saj dhe të rinjtë e saj. Në Kosovë 53 për qind e popullësisë janë nën moshën 25 vjeç, Kosova gjithashtu ka popullatën më të re në Evropë. Në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, mosha mesatare është 28 vjeç.

Në të njëjtën kohë shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 60%!

A janë të rinjtë një rrezik për Kosovën dhe Evropën?

Aspak, nuk po themi se ata janë e ardhmja e Kosovës dhe e Evropës!

Nëse e shikojmë Kosovën sot, ngjan si një geto në zemër të Evropës! Vetëm shqiptarët e Kosovës, për një kohë të gjatë viktimë e një regjimi të egër, nuk ka të drejtë të lëvizë lirisht në Evropë! Gjatë 20 viteve pas luftës, zhvillimi ekonomik në Kosovë ka pasur një progres me hapa shumë të vogël!

Në qendër të vëmendjes mbeten të rinjtë e Kosovës: Të gjithë ata mund të jenë Rita Ora, Xherdan Shaqiri, Medeleine Albright – nëse ata do të kenë mundësi të jetojnë në një vend normal!

Të kenë një të ardhme është e drejta e tyre. Të rinjtë e Kosovës meritojnë të kenë një të ardhme në vendin e tyre, sepse janë të gjithë evropianë.

Të gjithë të rinjtë e botës sonë kanë të drejtë të kenë një jetë normale kudo që jetojnë, në Siri ose në Sudan, në Gjermani apo në Kosovë.

Kosovarët janë evropianë, por ata nuk e ndjejnë veten të barabartë me fqinjët e tyre! Ata ishin viktima të konfliktit të viteve 1998-1999 dhe mbetën edhe 20 vjet pas konfliktit.

Kemi qenë në Kosovë dhe kemi vizituar Ulpianën, 5 km larg kryeqytetit. Ulpiana, emri antik i Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës, ishte një qytet antik gjatë perandorisë romake.

Kosova është një vend evropian dhe duhet të trajtohet dhe të mbështetet në mënyrë të njëjtë nga të gjithë anëtarët e 28-të të BE-së!  Kjo është e drejtë e saj!

Cilat janë kërcënimet për Kosovën sot?

Kërcënimi për Kosovën sot është diktatura e papunësisë!

Kërcënimi për Kosovën sot është diktatura e varfërisë!

Të moshuarit dhe të rinjtë në veçanti – kanë humbur besimin në institucionet e vendit me korrupsionin e tyre të gjerë dhe nepotizmin e politikës. Një në dy kosovarë të rinj dëshirojnë të emigrojnë në Evropën Perëndimore!

Të moshuarit dhe të rinjtë në veçanti – kanë humbur besimin edhe në BE! Njëzet vjet pas konfliktit dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së saj, Kosova nuk ndihet si një vend në zemër të Evropës, por sikur ndodhet diku në një kontinent tjetër.

Kosova është në Evropë dhe kosovarët janë europianë.

Ka të paktën 2 milionë kosovarë që jetojnë në vendet e BE-së dhe SHBA-ve të cilët kanë lidhje shumë të ngushta me Kosovën. Ata janë të gjithë qytetarët e Zvicrës, Shteteve të BE dhe SHBA. Ata janë shpëtimtarët e  popullit të Kosovës, sepse remitancat e tyre janë shkojnë nga 1 deri 2 miliardë euro.

Elita politike shqiptare e Kosovës vjen nga UÇK-ja. Kjo elitë e ka monopolizuar pushtetin politik. Këtu përfshihen si presidenti, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, të dy figura të larta në UÇK.

Muajin e kaluar kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker  konfirmoi mbështetjen e BE për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. “Axhenda e BE, tha Z. Junkers,” është një axhendë reformash. Reformat janë përparësia jonë. Çfarë do të thotë fjala reformë? Do të thotë administrim efikas për njerëzit, do të thotë një edukim që rrit konkurrencën, një ekonomi që mbështet rritjen dhe hap vende pune si dhe një sundim të ligjit që punon për të zhdukur korrupsionin dhe krimin e organizuar “.

A mendon Juncker se një elitë politike e korruptuar mund të përmbushë axhendën e reformave?

Ata që duhet të vuajnë pasojat e mospërmbushjes së premtimeve, dështimeve dhe vonesave të elitës së Kosovës janë të rinjtë e vendit.

Rinia dhe populli i Kosovës nuk janë as fajtorë, as përgjegjës. Pasojat e dështimit të reformës duhet që t’i vuajë elita politike e Kosovës ! Por gjithashtu përgjegjëse është edhe BE që nuk duhet të lejojë rininë e Kosovës dhe popullin e saj të kthehen përsëri në viktima të qeverive të tyre të korruptuara!

Lutja ime ndaj zotit Junkers dhe zonjës Mogherini, është që t’i kthejnë sytë edhe në selinë qendrore të BE-së – nëse ka diçka për të përmirësuar!

Nëse Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, a nuk është kjo një dobësi apo pafuqi e BE ?!

Është shumë e rëndësishme që BE të drejtojë një dialog mes Kosovës dhe Serbisë, por çka në lidhje me standartet e barabarta për të dy vendet? Kosova i plotëson të gjitha obligimet dhe standartet në lidhje me të drejtat e pakicës serbe, megjithatë BE lejon Serbinë të vazhdojë të kërkojë ndryshime kufitare, në vend që të kthejë integrimin e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë Ballkanit në BE në një kauzë të përbashkët!

***

What are the threats to Kosovo today? – What is the future of the young people of Kosovo!

By Elida Buçpapaj/

We were in Kosovo on the eve of its 10th anniversary of independence from Serbia.

During this decade, 116 countries have recognized Kosovo as an independent state, while Serbia and its traditional ally Russia have blocked the country’s membership to the United Nations and other international organizations.

On 2015 Serbia organized all its diplomacy to prevent Kosovo’s membership in UNESCO.

In the same harmony with Serbia, refusing to recognize Kosovo, there are also five of the 28 states of EU’s members !

The intervention of NATO in Kosovo around two decades ago, preserved western values and dignity by preventing another holocaust like Srebrenica in the Balkans!

For Kosova’s people NATO was their saviour.

The names of Kosovars’s children born after the conflict of “98-’99 are Madeleine like Madeleine Albright, Hillary like Hillary Clinton, Tony like Tony Blair, Wesley like Wesley Clark, Clinton like president Bill Clinton.

Kosovar’s parents gave their children the names of their heroes to express the gratitude and with the wish for their children to be able to lead a normal life and to have a future!

Today children bearing names like Madeleine, Hillary, Tony, Clinton or Wesley are young adults and their parents are full of doubt about their future!

10 years after Kosovo declared its indipendence, although EU leads a dialog between the two states in Brussel, Serbia continues to block the future of Kosovo’s and Serbia’s children by opening up again territorial discussions !

On the 17th of February 2018, when Kosovo celebrated 10 years of independence from Serbia and its sovereignty is defended by the troops of KFOR, Serbia continues to refuse to recognise Kosovo’s indipendence and 20 years after the conflict wants again to trade borders! All politicians we met in Kosovo were against this option. The same opinion with them is shared by the Swiss ambassador of Kosovo, Mr. Jean-Hubert Lebet.

Last days Primeminister of Kosova Ramush Haradinaj, appearing as a guest in BBC’s show “Hard Talk”, commented that he is “fully against changing borders, mixing territories. Because that’s how tragedies happen”.

On the 10-year anniversary of its independence from Serbia, Kosovo is still nowhere!

I want to focus again on the young people of Kosova. Its children and its youth. In Kosovo 53 percent of its people are under the age of 25, Kosovo has also the youngest population in Europe. In Pristina, the capital, the average age is 28.

At the same time the unemployment-rate in Kosovo is above 60%!

Are the young people a risk for Kosovo and Europe ?

Not at all, au contraire, they are the future of Kosovo and Europe!

If we look at Kosovo today, it’s like a ghetto in the heart of Europe! Only the Kosovar people, long time a victim of a wild regime, have no right to move freely in Europe! During the 20 years after the war, the economic developement in Kosova has had a progress of very tiny steps!

In my focus remain the young people of Kosova: Everyone of them could be the next Rita Ora, Xherdan Shaqiri, Medeleine Albright – if they had the chance to live in a normal country!

To have a futur is their right. The young people of Kosova deserve to have a future in their country because they are all Europeans. All the young people of our world have the right to have a normal life wherever they live, in Syria or in Sudan, in Germany or in Kosovo.

Kosovars are Europians but they don’t feel themselves as equals to their neighbors! They were victims of the conflict of 1998-1999 and remained that even 20 years after the conflict.

We were in Kosova and visited Ulpiana, 5 km from the capital. Ulpiana, the antic name of Pristina, the capital of Kosova, was an antique city during the roman empire.

Kosovo is an europian country and has to be treated and supported the same from all the 28th members of EU! It’s its right!

What are the threats to Kosovo today?

The threat to Kosovo today is the dictatorship of the unemployment!

The threat to Kosovo today is the dictatorship of poverty!

Old and young people especially — have lost confidence in the country’s institutions with its widespread corruption and political cronyism. One in two young Kosovars wants to emigrate to Western Europe!

Old and young people especially — have lost confidence also in EU! Twenty years after the conflict and 10 years after the declaration of its independence, Kosova doesn’t feels as a country in the heart of Europe but as if it is located somewhere in an other continent.

Kosovo is in Europe and Kosovars are Europeans.

There are at least 2 millions Kosovars who live in Switzerland, countries of the EU and the USA who have very close connections to Kosova. They are all the citizens of Switzerland, EU states and USA. They are the lifesavers of Kosova’s people because their remittances every year are 1- 2 billions Euro.

Kosova’s Albanian political elite comes from KLA, who has monopolized political power. This includes both the president, Hashim Thaci and the prime minister, Ramush Haradinaj, having served as senior figures in the KLA.

Last month the president of the European Commission, Jean-Claude Juncker in his State of the Union – Speech confirmed the EU’s support for the enlargement perspective of the Western Balkans. “The EU agenda, said Mr.Junkers, “is a reform agenda. Reforms are our priority. What does the word reform mean? It means efficient administration that delivers for the people, it means, an education that increases competitiveness, an economy that supports growth and jobs, and a rule of law that works to eradicate corruption and organised crime.”

Does Mr. Juncker think that a corrupted political elite can fulfill reform agenda?

The ones who have to suffer the consequences of Kosovo’s elite’s broken promisses, failures and delays are the country’s young people.

Kosova’s youth and people are neither guilty nor responsable. The consequences of failing to reform are for Kosova’s political elite to suffer! But EU is also responsable and must not allow Kosova’s youth and people to turn again into victims of their corrupted political governments!

My plea to Mr.Junkers and Signora Mogherini, is to turn their eyes also to the EU’s quartier – if there is something to improve!

If Spain, Greece, Romania, Cyprus and Slovakia do not yet recognize Kosovo as an independent state, isn’t this a weakness or helplessness of the EU?!

It’s very important that EU leads a dialog between Kosovo and Serbia, but what about the equal standarts for both countries? Kosovo fullfills all the obligations and standarts concerning the  rights of the serb minority, yet the EU allows Serbia to continue to ask for border changes, instead of turning the integration of Kosovo and Serbia and all of the Balcan in the EU, into a common causa !

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, rinia e Kosoves

Gjenevë, konferencë shtypi për Kosovën

March 6, 2018 by dgreca

Në Klubin e shtypit zviceran në Gjenevë (Club suisse de la Presse – Geneva Press Club) që drejtohet nga Guy Mettan, gazetar, artist dhe personalitet i politikës zvicerane në bashkëpunim me APES – Asosacionin e Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtejn (l’Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein ) u mbajt të hënën një konferencë shtypi për Kosovën pas vizitës disa ditore të një grupi gazetarësh të huaj dhe shqiptaro-zviceranë.

Tema e konferencës ishte:Cila është e ardhmja që ka zgjedhur Kosova, dhjetë vjet pas pavarësisë ?

Dëshmitë e gazetarëve të mediave të huaja dhe ato shqiptare pas kthimit nga udhëtimi, me prani të:

Jean Musy, President i APES, dhe kryeredaktor i Radio Zones / France

Ravi Kant Devarakonda, Gazetar u të të përjavshmes Ekonomike të Politike/ Indi

Elida et Skënder Bucpapaj, gazetarë dhe shkrimtarë të Voice of Albanians, VOAL.CH dhe The Sun-Dielli / shba

Pierre Virot, Fotograf i Action Presse / Gjermani

Tema e Skënder Buçpapajt ishte: Është islamizmi i pranishëm në Kosovë?

Ndërsa tema e Elida Buçpapajt ishte: Cila është e ardhmja e rinisë të Kosovës?

Filed Under: Kronike Tagged With: Elida Buçpapaj, Gjenevë, konference Shtypi, per Kosoven

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT