• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2018

SHQIPTARЁT DHE TAKSAT

April 13, 2018 by dgreca

“Tё rёgjohen taksat nё tё drejtёn e nё tё arsyeshmen”- NICCOLÓ  MACCHIAVELLI (1469 – 1527), shtetist italian/

1-eugjen-merlika

NGA EUGJEN MERLIKA/Mё 27 mars vajza ime, Elena, qё punon nё njё agjensi amerikane tё Sigurimit tё bankave nё Milano, mё dёrgoi linkun e portalit “Exit”, nё tё cilin kishte njё shkrim tё shkurtёr me titull : “Tarifa pёr rrugёn e Kombit, mё e larta nё Evropё”. Sipёr linkut ishte komenti i vёllait tё saj, qё punon nё njё agjensi tё Komisionit evropian nё Barcelonё : “grabitje me armё nё dorё”. Ndodh herё pas here qё komunikimi familjar pёr ngjarje a shkrime qё na bёjnё pёrshtypje nё gazetat e ndryshme, kryesisht italiane, bёhet nёpёrmjet postёs elektronike, qё asgjёson hapёsirat qё na ndajnё.

Po e nis kёtё shkrim me njё episod familjar qё nuk i intereson askujt, por pёr tё dhёnё pёrshtypjen qё ky lajm shkaktoi tek bijtё e mij, tё cilёt janё t’integruar plotёsisht nё jetёn evropiane, kanё vite qё punojnё mbas mbarimit tё studimeve, por qё nuk e kanё humbur interesin edhe pёr Vendin e tyre tё lindjes. Gjykimi tepёr kritik e negativ i djalit, Besandrit, qё punon nё sektorin financiar tё agjensisё sё Barcelonёs, mё bёri tё thellohem nё pёrsiatjen time rreth dukurisё qё, nё kёto ditё fillimi pranvere, pushtoi gjithё jetёn politike e shoqёrore tё Shqipёrisё.

A ishte me tё vёrtetё “njё grabitje me armё nё dorё” vendimi i Qeverisё pёr tё zbatuar nё rrugёn e kombit, njё hapёsirё qё nuk arrin as njёqind kilometrat, njё taksё prej 5 euro pёr çdo udhёtim? A e kishte peshuar mirё Qeveria vendimin e pasojat e tij tё mundёshme? A ishte ai vendim frut i njё shqyrtimi t’imtё e me dorё nё zemёr i mundёsive financiare tё banorёve t’atyre anёve tё cilёt, pёr njёmijё arsye, nuk kanё asnjё mundёsi tjetёr veçse tё kalojnё nё tё, apo llogari burokratike e ndonjё zyre konsulence tё huaj?

Protesta e organizuar nga banorёt e zonёs verilindore tё Shqipёrisё, sё cilёs i u bashkuan edhe mjaft qytetarё kosovarё, pёrfundoi me skena tё shёmtuara e tё panevojshme dhune e kundёrdhune. Mё vonё, nё orёt e para tё ditёs sё nesёrme,kur njerёzit flinin, organet e rendit me urdhёr tё prokurorsё hynё nёpёr shtёpitё e demonstruesve, duke arrestuar 23 prej tyre. A nuk mund tё kurseheshin ato skena llahtarije pёr fёmijёt dhe gratё e t’arrestuarve, duke i u komunikuar tё nesёrmen vendimin e arrestit shtёpiak e gjykimin nё gjёndje tё lirё?. Ata njerёz qё kanё kryer vandalizma duhet tё pёrgjigjen para gjyqit, por nuk mё duket se pёrbёjnё njё rrezikshmёri tё lartё shoqёrore apo tё zhdukin provat, pёr t’u arrestuar mbas disa orёsh. Por pёrse fillimi i zbatimit tё taksёs sё re shkatoi gjithё atё pёshtjellim kombёtar? A mund tё ishte shmangur njё provё e tillё force ndёrmjet popullit dhe pёrfaqёsuesve tё Shtetit?

Duke bёrё krahasime me tё njёjtёn dukuri nё Vendet e tjera pёrqark nesh, objektivisht dilet nё pёrfundimin se tarifa e vendosur nё rrugёn e kombit ёshtё tepёr e lartё dhe, nё krahasim me mundёsitё financiare tё shumicёs dёrmuese tё automobilistёve qё do tё kalojnё nё tё, krejtёsisht e papёrballueshme. Duke marrё njё shembull nga Vendi fqinj i jugut, Greqia, e cila ka njё standard jetese mё tё lartё se i yni, tarifa e autostradёs Kapёshticё – Selanik, gjithsej 231 km., ёshtё 5,7 euro. Po tё respektohej ai çmin nё rrugёn e kombit, do tё kishim vlerёn 2,5 euro, pra gjysmёn e vlerёs. Po tё hidhemi nё Itali, njё nga shtatё Vendet mё tё industrializuara tё botёs, shohim tarifa tё ndryshme. Autostrada A1, nё pjesёn e saj qёndёr-veriore Milano – Romё prej 630 km., kёrkon njё pagesё prej 40 euro, qё do tё thotё 6,3 euro pёr 100km. Ёshtё njё nga tarifat mё tё larta, por me kushte udhёtimi shumё tё mira. Por ka dhe autostrada si Salerno – Reggio Calabria, zonё e jugut mё tё prapambetur, rreth 500 km., nё tё cilёn ende nuk paguhet taksё. Njё tjetёr autostradё Milano – Bergamo, rreth 60 km., ka njё tarifё prej 3,6 euro. Pa u thelluar mё nё hulumtime tё kёtilla, mendoj se pёrfundimi i arritur pёr tarifёn pesё euro ёshtё jashtё çdo lloj logjike ekonomike.

Qeveria Rama sot pohon se Qeveria Berisha kishte vendosur njё tarifё prej 6,7 eurosh pёr rrugёn e kombit. Nuk e di sa ёshtё e vёrtetё kjo shifёr, mbasi tani Basha kёrkon heqjen e plotё tё saj, por tё bёhet levё mbi atё shifёr, pёr t’a quajtur sukses atё 5 euro, ёshtё me tё vёrtetё e dhimbёshme. Akoma mё i dhimshёm ёshtё konstatimi i papёrgjegjshmёrisё dhe paaftёsisё sё atyre qё drejtojnё tё pёrdorin arsyen. E kuptoj se ministri i Ekonomisё, qё ka studjuar pёr gjuhё tё huaja, nuk mund tё ketё njohuri tё thella nё fushёn qё drejton, por ministrat e kryeminstri kanё kёshilltarёt qё janё tё profilit teknik e duhet tё dijnё t’u shtjellojnё atyre problematikat e ndryshme.

Sot nuk jemi nё kohёn, kur ish kryeministri shqiptar shpallte me krenari :”Ne vemё njё hu, i themi tё na e bёjё punёn dhe ai na e bёn”. Ka kaluar gjysmё shekulli nga ajo kohё e Shqipёria, fatmirёsisht, ka plot njerёz tё rinj me diploma universitetesh tё njohura tё botёs qё mund t’i shёrbejnё. Apo ndoshta qeveritarёt tanё nuk kanё nevojё pёr kёshilla sepse janё tё gjithёdijshёm?

Arsyet mbeten tё panjohura, por fakti ёshtё se me atё taksё e me ato nё pёrgjithёsi, ёshtё krijuar njё katrahurё qё nuk dihet se çfarё pёrfundimi mund tё ketё, aq mё tepёr qё ekziston njё Opozitё, qё i shfrytёzon tё gjitha kёto tё meta e dobёsi, pёr tё fituar kapitalin e saj politik, siç ёshtё edhe e natyrshme. Kryeministri bёri mirё qё kёrkoi zyrtarisht falje banorёve tё zonave veri-lindore dhe e pezulloi pagesёn pёrkohёsisht. Por ministri Ahmetaj ritheksoi se taksa e rrugёs nuk ndryshon, por do tё shihet problemi i banorёve tё zonёs sё Kukёsit. Mёndja e do qё nё kёtё rishikim tё bёjnё pjesё edhe banorёt e zonave tё tjera tё Veriut, tё cilёve u duhet t’udhёtojnё n’atё rrugё. Besoj se skenat e tre marsit janё tё mjaftueshme pёr tё parё me sy objektiv e jo burokratik zgjidhjen e dёshiruar tё problemit nga tё gjithё. Por vetёm kjo nuk mjafton, duhet njё shqyrtim me thikё kirurgu e kёsaj gjendjeje, e politikёs ekonomike nё veçanti, e pёrqёndruar mё shumё nё sistemin e taksimit.

Ky i fundit ёshtё njё nga problemet mё tё lashta tё shoqёrisё njerёzore, sepse çdo bashkёsi e organizuar njerёzish ka nevojё pёr fonde tё pёrbashkёta, qё plotёsohen nёpёrmjet taksave, tё cilat janё ndihmesat vetiake tё secilit pёr çёshtjen e pёrbashkёt. Ai nuk mund tё kopjohet tёrёsisht nga shtete tё tjerё, qofshin kёta edhe tё suksesёshёm nё botёn e sotme. Vetё Evropa, qё synon tё shkojё drejt njё bashkimi, edhe mbas dhjetёvjeçarёsh bashkёpunimi e bashkёrendimi tё politikave ekonomike, nuk ka arritur tё ketё njё unjisim taksash. Ne, shqiptarёt, si pasojё e mungesёs sё shtetit tё pёrqёndruar nё historinё tonё, kemi patur gjithёnjё kundёrshti edhe ndaj tё huajve qё na administronin, si romakёt, bizantinёt apo turqit. Mjafton tё kujtojmё kryengritjet e kohёs sё Tanzimatit, qё bёheshin pёr tё kundёrshtuar reformёn fiskale tё perandorisё otomane.

Pa u thelluar mё shumё nё vёshtrimn historik tё lashtё, nё gjysmё shekullin komunist ne fituam nё dy breza njerёzorё edukatёn e mos njohjes sё taksave. Nё vitet e para tё regjimit, mbasi shqiptarёve tё pasur e tё mesёm  i u grabit çdo pasuri nga Shteti, mbasi puna vetiake erdhi duke u pakёsuar deri nё zhdukjen e plotё, ne mbetёm me vёshtrimin nga ai, i cili ishte zoti i plotfuqishёm nё tё mirё e nё tё keqe. Deri sa vazhdoi kjo periudhё e parё e regjimit taksat e trashёguara nga periudha e Mbretёrisё, vazhduan tё paguheshin , duke patur njё karakter tё spikatur klasor. Mё pas ato u hoqёn e kjo vlente pёr opinionin e jashtёm ku lёvdoheshim pёr njё “shoqёri pa taksa”, ndёrsa brёnda i shёrbente thjeshtimit tё aparatit burokratik tё panevojshёm, mbasi tashmё Shteti vendosi njё sistem qё bazohej mbi kontrollin e t’ardhurave nёpёrmjet mёditjeve qё pёrcakoheshin nga vetё ai simbas kategorive tё punёve. Duke kontrolluar pagat nuk kishte mё nevojё tё kёrkoheshin taksat. Kjo mendёsi, qё vazhdoi me dhjetёvjeçarё, nguliti nё psikologjinё tonё idenё se fjala “taksё” duhej zhdukur nga fjalori. Me kёtё bagazh psikologjik e mendor ne hymё nё dhjetёvjeçarin e fundit tё shekullit tё shkuar, kur gjithshka ndryshoi e ajo fjalё filloi tё kёrkojё tё drejtёn e qytetarisё edhe nё shoqёrinё shqiptare.

Sot ajo ёshtё bёrё sinonim i sё keqes nё Shqipёri, e jo vetёm. Problemi ёshtё tepёr i ndёrlikuar dhe duhet njё politikё e zgjuar dhe largpamёse pёr t’a pёrballuar. Pёrvoja e shteteve tё tjerё dhe porositё e organizmave ekonomike ndёrkombёtare kanё njё peshё tё madhe nё politikёn ekonomike tё Shtetit tonё, pёr mё tepёr qё ne synojmё t’i bashkohemi Vёndeve tё Bashkёsisё evropiane. Por zbatimi shabllon i kёtyre porosive, pa i kaluar nё filtrin e mundёsive reale tё qytetarёve tanё, do tё çonte nё njё gjёndje pasigurie tё brёndёshme, si pasojё e njё varfёrimi skajor tё popullsisё. Prandaj, nё kёtё drejtim, çdo rekomandim, nё ujdi me pёrvojat e tjera tё Evropёs e botёs, duhet marrё me rezervё, madje i duhet pёrshtatur tё dhёnave reale tё tё ardhurave tё popullsisё shqiptare. Me qё kёto t’ardhura vazhdojnё tё jenё ndёr mё t’ultat n’Evropё, nuk mund tё zbatohen mbi to taksa me tё njёjtat shifra e pёrqindje qё zbatohen nё Vendet me t’ardhura shumё mё tё larta. Kёshtu p.sh. TVSh nё 20 %, njёsoj me Vende si Gjermania, Italia, Franca etj. mbi produktet e konsumit tё gjёrё, mё duket njё anakronizёm, pёr tё mos thёnё njё marrёzi.

Si pasojё e njё politike dritёshkurtёr ekonomike, Shqipёria ёshtё kthyer nё njё Vend konsumator, shumё mё tepёr se sa prodhues. Po t’i shtojmё çmimeve tё tregut tё jashtёm qё  eksporton nё Shqipёri mallrat e tij me shumicё, njё TVSH 20%, do tё thotё tё shesim ato me çmime mё tё larta se sa shiten nё Vendet prodhuese. Kjo, pёrballё t’ardhurash qё janё, pёr ata qё punojnё, sё paku katёr herё mё tё ulta e pёr ata qё janё nё pension, e janё shumica, edhe gjashtё herё mё tё ulёta. Nuk ka asnjё arsye, as shumica nё Kuvend, as integrimi n’Evropё, as kёshillat e ekspertёve tё huaj qё tё detyrojnё vendime tё kёtilla, tё cilёt venё nё gjunjё pjesёn e stёrmadhe tё popullsisё. Kurse nga ana tjetёr, pёr njё vendim, sa tё paarsyeshёm po aq edhe imoral, pёrjashtohen nga taksat pёr dhjetё vjet pronarёt e hoteleve me shumё yje nё bregdet!!!

Ka njё parim tё shёnjtё tё lёnё nga tё parёt tanё : “shtriji kёmbёt sa ke jorganin”. Me fjalё tё tjera harxho aq sa fiton. Shteti ka nevojё pёr nikoqirllёk e jo pёr hovarda e duhet t’udhёhiqet nga parimi se kush ka mё shumё duhet tё paguajё mё shumё. Ky ёshtё njё ligj moral sё pari, por dhe ekonomik e, nё kёtё drejtim, strategjia e Opozitёs pёr taksёn e sheshtё 9% ёshtё vetёm njё demagogji zgjedhore e, po tё vihet nё zbatim, mund tё rrezikojё falimentimin e plotё tё Vendit. Nёse, pёr mendimin tim modest, kriteri i taksimit tё tё ardhurave ёshtё i drejtё pёr kushtet e Shqipёrisё, taksat e tёrthorta kanё nevojё pёr njё rishikim rrёnjёsor, pёrfshirё kёtu TVSH apo taksat pёr rrugёt qё, simbas kryeministrit, do tё shtrihen nё tё gjithё Vendin.

Besoj se asnjё shqiptar nuk do tё kundёrshtonte njё sistem taksash qё do t’ishte i arёsyeshёm e i pёrballueshёm. Krahas kёsaj duhet tё shkojё hetimi i pasurive qё janё vёnё nёpёrmjet veprimeve tё paligjёshme. Si ka mundёsi tё jenё krijuar pasuri nё Shqipёri me milionё euro e dhjetra apo qindra tё tillё, qё investohen nё objektet faraonike tё Tiranёs? Njё Shtet qё nuk ёshtё nё gjёndje tё zbulojё e tё marrё masat pёrkatёse pёr kёta kategori qytetarёsh, nuk ka tё drejtё as morale as ligjore tё kёrkojё shlyerjen e detyrimeve krejtёsisht tё papёrballueshme nga shumica e popullsisё.

Ndёrmjet shtetit pa taksa, siç mund tё bёjё demagogji ndonjeri dhe Shtetit me taksa tё shpёrpjestuara me mundёsitё, siç mёtojnё ata qё qeverisin, duhet gjetur rruga e mesme, ajo e taksave t’arsyeshme. Taksat e arsyeshme janё ato qё, tё bazuara nё kritere tё drejta, mbajnё parasysh gjithmonё mundёsitё reale tё taksapaguesve e nё raste shtrёngesash ekonomike veprojnё nё drejtim tё pakёsimit tё shpenzimeve e jo tё shtimit artificial tё tё ardhurave, nёpёrmjet vendimesh arbitrare dhe imorale qё rrezikojnё tё kalojnё nё gjёndje urie kronike shtresa tё tёra tё popullsisё. Ky ёshtё njё problem i madh, me tё cilin pёrballemi nё nivel politik e shoqёror e njё papёrgjegjshmёri apo arrogancё vetёkёnaqёsie, mund tё na çojё nё pasoja dramatike.

E keqja shtohet, sepse nё nivelin e pёrgjithshёm politik nuk mendohet se si tё gjindet rruga pёr tё pajtuar shumё kёrkesa, si tё Shtetit ashtu edhe tё qytetarёve, por shfrytёzohen mangёsitё e gabimet pёr tё zhvilluar luftёn politike qё, nё fund tё fundit, nuk ёshtё tjetёr veçse pёrpjekje pёr tё zaptuar kolltuqet e Shtetit, e pёr tё pёrfituar nga dobitё e shumta e tё mёdha q6 sigurojnё ata kolltuqe.

 

Prill 2018

Filed Under: Opinion Tagged With: DHE TAKSAT, Eugjen Merlika, SHQIPTARЁT

ALBERT KAMY – NJE ‘‘NDËRTUES I FATIT NJERËZOR’’ DHE PASIVITETI I VERBËR I TË SHKOLLUARVE SHQIPTARË..

April 12, 2018 by dgreca

1 albert CamyALBERT KAMY – NJE  ‘‘NDËRTUES I FATIT NJERËZOR’’ DHE  PASIVITETI  I VERBËR I TË SHKOLLUARVE  SHQIPTARË…/1 ok Robert1

NGA ROBERT MARTIKO-Shkrimtar/

Ka disa muaj që ka dalë në qarkullim një libër me vlera të jashtëzakonshme, që do të mund të shërbente si një pikënisje
ndryshimesh për një shoqëri në nevojë. Është fjala për veprën ‘‘Njeriu i Revoltuar’’, e  shkrimtarit francez Albert Kamy, përkthyer nga profesor Ilia Lengut: një individ që dallon për saktësinë dhe racionalizmin në mendim, diçka që e gjen rrallë në ditët e sotshme.
Në titull kam përdorur termin ‘‘Ndërtues i Fatit Njerëzor’’. Gjendet jo lehtë në Google. Do të sqaroj më poshtë se çfarë kuptimi mirëbërës ka për shoqërinë. Paraprakisht më duhet të pohoj se, gjatë gjysmë shekulli diktaturë, arsimi larg modeleve perëndimore, na bombardoi pa pik mëshire. Për pasojë, vetëm një studim i kualifikuar individual lejon, zbulimin e sekretit të thellë të kulturës së Botës së Civilizuar, që sot ka shpërthyer Kohën, ndërkohë që pjesa tjetër e
Botës gjendet e kredhur në gjumë të thellë shekullor.
Do të përpiqem të shprehem sa më thjesht për tu bërë i kuptueshëm. Nuk do tu përngjaj intelektualeve, që edhe pse me tituj të lartë, kanë borxh të të mbysin me terma të trajtave: lava e ndriçuar e dijes, herë kokëposhtë e herë vrik përpjetë, rrapëllimat e kohës, rrufe shigjetare në qiellin e tharë prej reve të absurdit,  yje mençurie që puqen me tokën, koha dhe hapësira humbasin matësit, Perëndi të Olimpit… Këto shprehje bombastike tregojnë cektësi dhe pasaktësi patologjike
mendimi. Po aq sa monotone është përmendja e Lorkës, Borghesit, apo e ndonjë tjetri, kohët e fundit është futur në modë James Joyce, sipas modelit: ‘‘shiko rrushi rrushin e piqu’’. I shkruaj këto sepse Intelektuali nuk presupozon një mendje të fosilizuar, që i palodhur merr e jep lavdërime në kafene apo në Feisbuk. Një lloj kokoshi i kënaqur ligjërues mbi pleh. Intelektual do të thotë të përpiqesh të ndryshosh sado pak fatin e shoqërisë. Këtë gjë, me qartësinë dhe intensitetin e duhur, rrallë e gjen të shprehet. Për të mos thënë se nuk ekziston as ideja e dritës ndriçuese për shoqërinë, sipas modele
Mbinjerëzish Shqiptarë, të vetmit burra të vërtetë, të provuar në Bankë-Prova Reale, të Sigurimit Famëkeq, jo dëngla heronjsh imagjinarë të cilët, kur mbijetuan, provuan se nuk qenë asgjë tjetër veç një bandë të frikësuarish, kriminelësh vëllavrasës.
Sipas Historisë së Filozofisë Botërore, përfytyroni para më shumë se pesë mijë vjetësh një xhungël me kafshë të egra ku bënte pjesë edhe njeriu. Rregullat qenë fare të thjeshta: ‘‘Ose ha, ose më hanë.’’ Për herë të parë në botë, një filozof si Sokrati hoqi vëmendjen nga Natyra dhe Perënditë e kohës, për ta drejtuar te Njeriu. Ky ishte Ndërtuesi i Parë i Fatit Njerëzor mbi tokë. Pas tij vijoi Platoni e më pas Aristoteli. Perandoria e Bizantit, e cila ishte e para që përqafoi Krishterimin, nuk tregoi kurrfarë interesi për Logjikën që sillte për njerëzimin kjo treshe, si Ndërtues të Fatit Njerëzor. Prandaj edhe e pagoi shtrenjtë nëpërmjet njerëzve që krijoi, me kulturën e cunguar që prej shekujsh prodhon, diçka që shkëlqeu në gjithë madhështinë e saj vëllavrasëse në Revolucionin e Tetorit dhe në vijim: gjashtëdhjetë milionë të vrarë nga lufta e brendshme civile.
Krejt ndryshe, Perëndimi nuk bëri gabimin e Bizantit. Kisha Katolike, me mundim, dhe përherë me doza konservatorizmi, lejoi Logjikën të vendosej përbri Dogmës Fetare. E kundërta do të ishte, ti priste kokën të parit filozof. I dyti nuk do të guxonte. Pikërisht ky ‘‘lëshim’’ bëri të mundur lindjen e një universi të tërë yjesh të jashtëzakonshëm si Mikelanxhelo, Da Vinçi, Bah, Moxart, Betoven, Rembrant, Shekspir, Gëte, dhe mijëra të tjerë. Toleranca bëri të mundur kalimin nga
Mesjeta, në Rilindjen Evropiane, duke u bërë shkak të hidhte farën e parë të ndryshimit te Njeriu. Kjo është gjëja më kryesore që dua të trajtoj. Mbasi, ndryshimi i mentaliteteve te njeriu është thelbi, në mënyrë që vendet e prapambetura të shkëputen nga balta shekullore.
Tjetër del një fëmijë i trajtuar me butësi dhe tjetër bëhet fëmija i përvëluar nga grushtet dhe pëllëmbët qysh në djep.
Sigurisht, do të duhej të kalonin shekuj edhe për Evropën, deri sa të arrihej në vendet-model të ditëve të sotshme. Dallojnë veçanërisht ato të Evropës Veriore, ku edukata ka arritur kulmin. Jo më kot Vendet e Civilizimit Perëndimor janë ëndërr e vërtetë për miliona emigrantë nga gjithë bota, që braktisin vendet e tyre, për shkak të vëllavrasjes shekullore. E njëjta gjë ndodhi dhe ndodh edhe në Shqipëri. Përçarja shoqërore është një fenomen tejet negativ, diçka që mjeshtërisht dinë të shfrytëzojnë, të nxisin e mbajnë përherë në sipërfaqe politikanët, thjesht për përfitim personal.
Në vijim të Historisë së Filozofisë Botërore, pas Platonit e Aristotelit, Ndërtues të Fatit Njerëzor u bënë murgët-filozofë:
Augustini i Iponës, Tomas Akuinasi, Alberti i Madh, Pier Abelard etj.
Mund të bëjmë një pyetje pa lidhje thelbësore me temën që trajtojmë. Përse ndër miliona planetë në hapësirë, pati jetë vetëm në tokë? Në mënyrë analoge mund të bëhet pyetja se, përse nga të gjitha shoqëritë aktuale mbi Tokë, vetëm në Evropë ndodhi mrekullia. E vërteta është se murgët-filozofë influencuan mbi Vatikanin. Në këtë mënyrë iu vu fre
Krishterimit vrastar të fanatikëve, Inkuizicionit Kishtar me ekzekutime heretikësh, magjistarësh e magjistaresh, turrave me dru, ku u dogj i gjallë Xhordano Bruno. Përbri verbërisë kishtare u vu Logjika sipas këtij arsyetimi çudibërës: ‘‘Ekzistenca e Zotit nuk mund të provohet, përderisa askush nuk e ka parë. Logjika nuk duhet të pushojë interpretimin e Hyjnores. Pjesën e Misterit që Logjika nuk zbulon dot, duhet ta mbushë Besimi.’’ Ky ishte hapi i parë në mënyrë që Filozofia dhe Shkenca, të fillonin të largoheshin gjithnjë e më shumë nga Teologjia. Kjo ndihmoi që jeta fetare të kishte më shumë lidhje me Arsyen. U përhap gjithnjë e më shumë mendimi se Zotit nuk mund ti afrohesh me ndjenja të verbra fanatikësh, por kryesisht me një Logjikë të aftë për të mbajtur në kontroll ndjenjat dhe instinktet vëllavrasëse të Xhunglës.
Në mënyrë anakronike dhe të qëllimtë, shkollat marksiste lanë në gjendje të pazhvilluar mendjet e intelektualëve në gjithë Lindjen e Kuqe. E vërteta është se Rilindja Evropiane bëri që Jeta Fetare dhe Shkenca të hynin më lirshëm në kontakt me njëra tjetrën. Pushuan të ishin në armiqësi me njëra tjetrën. Edhe Xhordano Bruno, që Kisha e dogji në turrën e druve, ishte murg- filozof i urdhrit dominikan.
Ndryshe nga sa besohet, jeta fetare e Rilindjes Evropiane, duke pasur brenda saj LOGJIKËN, i hapte rrugën një ndjenje më të thellë fetare.
Hyjnorja, edhe sikur një përrallë e bukur shënëndreu të jetë, përmban brenda saj MORALIN, që është elementi më thelbësor për një shoqëri të ndryshojë, në rrugën e saj të vështirë, nga Xhungla Vëllavrasëse drejt Civilizimit. Ky ishte elementi më rëndësishëm psikologjik që influencoi në Shoqërinë dhe Kulturën Evropiane, udhëheqëse sot në Botë. Mbi këtë bazë ndryshimesh, të bazuara në Logjikë, u zhvillua Humanizmi Evropian. U krijua mendimi se njerëzit nuk rronin vetëm për hir të Zotit, por se Zoti i kishte krijuar edhe për të jetuar jetën e tyre. KJO ISHTE FITORJA E VËRTETË, që do të thotë se Zoti, pavarësisht nëse ekziston apo jo, nuk e ka parë askush, por si forcë kaq e fuqishme në mentalitetin njerëzor, nuk është Babagjyshi i fshehur në fund të Universit. Është një Zot të cilin Evropiani e zbriti nga Qielli në Tokë në radhë të parë për të dashur njeriu njeriun. Jo për ta vrarë e zhdukur nga faqja e dheut, siç ndodh në të gjitha vendet e
prapambetura të botës, përfshirë Shqipërinë. Prandaj Ekonomia e Vendeve të Civilizimit Perëndimor udhëheq në Botë. Sepse, pas Ekonomisë së zhvilluar ose jo, fshihet gjithmonë Kultura e Shoqërisë përkatëse. Hyjnorja njerëzore bëri Ainshtainin të shprehej aq bukur në letrën e tij të famshme, duke pasur parasysh Zotin e filozofit holandez Spinoza, të shekullit të XVII.
Vetëm tani do të jemi në gjendje të analizojmë Albert Kamynë dhe librin ‘‘Njeriu i Revoltuar’’. Ndihma që sjell profesor Ilia Lëngu si përkthyes i zgjedhur është një ndihmë e jashtëzakonshme për intelektualët shqiptarë me mendje të hapur.
Vepra mëson se i ashtuquajturi Revolucion Proletar është një rrugë pa krye. Pashmangshmërisht të çon në qorrsokak. Eseja është një kritikë e pamëshirshme për revolucionin dhe revolucionarët. Çdo paragraf dhe fjali është një kritikë e fortë kundër etikës vëllavrasëse revolucionare. I vendos njerëzimit problemin se për të shpëtuar nga padrejtësia e pushteteve duhet të bëjnë sytë katër, për të mos rënë nga shiu në breshër.
Konkluzionet e mësipërme patën vlerë të jashtëzakonshme, jo vetëm për Francën. Dihet se në kohën e Luftës së Ftohtë një pjesë e intelektualëve perëndimorë, duke mos njohur krimet e komunizmit, bënte propagandë të verbër për të. Çuditërisht, në kufijtë e absurditetit, e njëjta gjë ndodh sot edhe me një pjesë të të ashtuquajturve Intelektualë të Lartë Shqiptarë, në trajtë të fshehur. Fakti që deri më sot ose e kanë lenë në heshtje, ose e konsiderojnë ‘‘Njeriun e Revoltuar’’ si diçka që vetëm ‘‘iu shijon’’, tregon cektësi.
Intelektual do të thotë ti japësh dritë shoqërisë. Jo të lavdërosh çfarëdo lloj majmunësh të mësuar idiotë që dalin përpara. Të tillë, me prejardhje nga Homo Sovieticus, ka shumë. Bëhet fjalë për një mangësi klasike të pashërueshme. Intelekti.
Për të vërtetuar se Libri i Kamysë pati jehonë dhe mirëkuptim në jetën evropiane, mjafton të përmendim të famshmin Maj Francez në vitin 1968.
Ishte një lëvizje e madhe kryesisht studentore që paralizoi Francën. Ka kaluar gjysmë shekulli nga viti 1968 dhe Maji Francez nuk u përsërit më. Çdo vit festohet funerali i tij. Jo sepse francezët humbën ndjenjën e revoltës! Revolta nuk duhet të humbasë kurrë. Por sepse një ‘‘Ndërtues i fatit Njerëzor’’ si Albert Kamyja iu tregoi intelektualëve inteligjentë francezë, jo hordhive të egra ballkanase, se Revolta duhet të bërë në mënyrë të tillë që të marrë parasysh Njeriun. Kemi rastin të  zbulojmë në këtë pikë atë qelizën më të vogël të Shoqërisë Perëndimore: INDIVIDIN. Jo Individin e çmendur egoist, kriminel dhe hakmarrës, por Individin njerëzor, të përgjegjshëm, produkt të Rilindjes Evropiane: ku Dogmës Fetare i vuri fre Logjika.
Vallë çfarë ndodhi në pjesën tjetër të Botës, atje ku nuk ndodhi fenomeni antropologjik i mësipërm, ku shoqëria edhe sot e kësaj dite vijon e patrazuar rrugën e saj në kope, si në Ballkan apo gjetkë, me të ashtuquajturit ‘‘Intelektualë të Lartë në Krye’’! Le të marrim shembull Rusinë: gjashtëdhjetë milionë të vrarë nga lufta shtatëdhjetedy vjeçare, civile, vëllavrasëse, në saje të Luftës së Klasave. Në gjithë botën u asgjësuan rreth njëqind milionë njerëz. Tre vërejtje të rëndësishme… Si shpjegohet që Marksizmi fitoi në një  vend me fshatarësi të prapambetur, pa klasë punëtore! Përse vajti dëm gjithë ai studim i famshëm marksist: klasa punëtore varrmihëse e borgjezisë! Përse marksizmi nuk gjeti zbatim në Evropë! Marksi
shpresonte se komunizmi do të triumfonte në Shtetet e Bashkuara, Lenini shpresonte në Suedi, Gjermani, Francë, Itali. E vërteta është se shumica e këtyre vendeve, e bazuar në Individualizmin Njerëzor të Logjikës dhe jo në kopenë e instinkteve vëllavrasëse, kishte në DNA gjenin e hedhur në gjakun evropian menjëherë pas Mesjetës së egër, në agimin e Rilindjes Evropiane.
Parë në këtë prizëm Albert Kamy, e përsëris, është një Ndërtues Fati Njerëzor. Si bir i tolerancës së Kulturës Evropiane, mëson se rebelimi nuk presupozon prishjen e një sistemi për të ngritur një tjetër sistem kriminel. Nobelisti bën thirrje për të menduar thellë, me ndjenjën e përgjegjësisë për pasojat.
Asnjë herë tjetër në historinë e njerëzimit, qenia njerëzore nuk u ndie më pranë shpërbërjes dhe kalbëzimit se sa në komunizëm, me dhunën skajore të bëhej matësi i saj tragjik.
Nuk e di nëse u kuptua frazeologjia e fundit. Në Shqipëri tre milionë shqiptarë duartrokisnin të trembur deri në palcë Diktaturën. Kur bëj fjalë ‘‘për matës tragjik’’ vallë u ka shkuar ndër mend tëashtuquajturve ‘‘Intelektualëve të Lartë Shqiptarë’’, se kush u mat dhe doli fitimtar mbi dhunën! Sigurisht, jo ca të trembur deri në palcë si ata. Më i madhi i tyre, në kulmin e frikës histerike, i drejtohej Enver Hoxhës të ngrinte gijotinën në mes të Tiranës, në mënyrë që vëllai të vriste vëllanë. Një tjetër, gjoja poet i madh, shkruan me vargje se, për të shpëtuar kokën në rrezik, është gati të heqë pantallonat. Dhe gjejnë përkrahës intelektualët përkatës! Mos vallë kemi të bëjmë me çmenduri kolektive në nivel të lartë! Si mund
të edukohet brezi i ri me të tilla Paçavure Morale! Kështu do të edukojmë fëmijët tanë! Të admirosh artin pa i dhënë kuptim jetës për mua është një cilësi njerëzish dritëshkurtër .
Në anën tjetër qëndrojnë Mbinjerëzit, sipas kuptimit të Frederik Niçes: fisnikët e vërtetë gjatë gjysmë shekulli në Shqipëri. Nuk janë heronjtë e çastit, që kur mbijetojnë kthehen në skllevër keqbërës.
Mbinjerëzit janë burrat e vërtetë, xhentëlmenë të ndërgjegjes, pavarësisht se vetëm një pakicë intelektualësh, të bazuar në Kulturën Klasike i vlerësojnë në nivelin e merituar. Bëhet fjalë për kalibra të rëndë të Ndërgjegjes Njerëzore, humanistë të tipit Pjetër Meshkalla, Simon Jubani, im atë Dino Martiko, Dilaver Premti, etj. U treguan të gatshëm për sakrifikuar edhe  familjet e tyre për të mos tradhtuar, jo vetëm mikun dhe të njohurin, por edhe të panjohurin. Si mund të lihet pa përmendur një tjetër personalitet i fuqishëm, poeti i madh Lasgush Poradeci, muza lirike e të cilit pushoi porsa në Shqipëri u fut komunizmi. Interesant është se shumë shkruajnë për të, pa u emocionuar për dimensionin njerëzor. Iu bën vërejtje, ua përsërit dhe nuk hanë pyka. Me këtë lloj lëkure të trashë, pandjeshmërie moralo-intelektuale, asgjë nuk i ndryshon gjërat në Shqipëri. Prandaj theksoj Njeriun e Revoltuar, duke nënvizuar se pa Individë të Përgjegjshëm Njerëzorë shoqëritë nuk bëjnë hap përpara.
Kamy thekson se revolucionari përfundon në zëvendësimin e Zotit me një tjetër Hyjni, që bëhet varri i tij. Një metafizikë zëvendësohet nga tjetra. E dyta është tmerrësisht fatale. Në kushte skajore, si ajo që kaloi edhe Shqipëria, humbet jo vetëm Revolta por edhe Ideja e saj. Në të gjitha vendet e botës, ku ndodhi ky fenomen, shoqëria u kthye qindra shekuj pas. Mendjet mediokre që nuk arrijnë të kapin dot këtë fakt të pakundërshtueshëm historik, ose janë fanatikë të pakorrigjuar,
ose janë tipa për të ardhur keq. Qesharakë së bashku me titujt e mëdhenj: ‘‘profesorë’’, ‘‘doktorë’’, ‘‘mjeshtër të mëdhenj’’, zero të bukura me xhufkë.
‘‘Njeriu i Revoltuar’’ është një kryevepër për individin e lirë që do me të vërtetë lirinë, që ndien turp kur dinjitetin e tij ia dhuron verbërisht partisë. ALbrt Kamy revoltohet dhe vendos të shkruajë esenë më bindëse kundër diktaturave. Thekson se duhet dalluar revolucioni nga revolta. E para të fut në qorrsokak. E dyta është një veprim i
përhershëm.
Përveç Kamysë filozof, madhështia e tij qëndron edhe si NJERI. Nuk pyet për grupin majtist francez, ku shpirtërisht bën pjesë. Nuk ligështohet për mikun, filozofin francez, fanatikun e majtë deri në absurditet, Zhan-Pol Sartrin, i cili kur mësoi daljen në dritë të Librit bëri deklaratë ostrakizmi.
Prej personalitetesh si Albert Kamy, intelektualit shqiptar i bie për detyrë të ndryshojë edhe karakterin. Të jetë ballëlart dhe jo zvarranik në jetë. Të gjendet gjithmonë përballë pushteteve. Boll me karakteret e ndyra të Diktaturës. As mish as peshk. Akoma më shumë do të mund të mësonte prej Mbinjerëzve Shqiptarë të cilët me burrëri e ndershmëri u ngritën kundër kopesë edhe në ditë të vështira. Jo në një vend me Rilindje Evropiane si Franca, por në zemrën e Xhunglës
Ballkanase, nga më të egrat në botë. Ishte diçka që kërkonte zemër dhe guxim të jashtëzakonshëm nga ana e tyre.
Rezervohem të shprehem se sa mund të prekin fjalët e mia. Di vetëm se të veçantët nuk mungojnë kurrë. Mund të them se jam mjaft i entuziazmuar nga profesor Ilia Lengu dhe përkthimi i tij i mrekullueshëm. Mes këtyre rreshtash përcjell falënderim e mirënjohje të thellë për ‘‘Njeriun e Revoltuar’’, për Albert Kamynë, si shkrimtar dhe karakter, këtë Ndërtues Modern të Fatit Njerëzor…

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Albert Kamy, Ndertusi i faith njerzor, Robert Martiko

Kosharja s’është as FARK as LPK…KOSHARJA është vetëm UÇK

April 12, 2018 by dgreca

5 vendim1 KosharjaNga Vendim Demaj/3 vendim 2

Pas debatit të panevojshem qe keto dite eshte nxitur ne opinionin Kosovar dhe une si dëshmitar i gjall i shumë zhvillimeve  në terren të asaj kohe e shoh të arsyeshme qe ti them ca fjalë në lidhje me realitetin e kohës.

1 Vendim 2

Në Marsin e vitit 98 për here të parë në jetem time kam hyrë në Kosove me një grup qe kishin ardhur në Tropojë për tu furnizuar me armatim pasi kishin filluar disa vatra zjarri mes njësiteve të UÇK dhe forcave policore Serbe dhe ky grup ishte nën komanden e asaj që atëhere quhej Lëvizja.

Pas qendrimit tim disa ditor në Kosove jam kthyer ne vendlindje ku pastaj hyrje daljet për në Kosove ishin të shpeshta pa marr parasysh se nën komandën e kujt ishin grupet e organizuara që vinin për furnizim me armatim

si rezultat i kesaj une kam marr pjese ne shoqerimin e Brigades se udhehequr nga Kolonel Tahir Zemaj e cila ishte nën komanden e Ministrise se Mbrojtjes se Kosoves ku si fillim ndaloi ne Jasiq për të vazhduar marshimin pastaj drejt Prapaqanit ku aty dihen peripecitë qe kanë hasur gjatë rrugës.

Në korrik të 98 teksa po shoqeroja për ne Shqipëri qindra femije gra dhe pleq kemi hasur në pritat Serbe ku fatmirësisht une aty jam plagosur dhe personat e parë  që me ka ardh në ndihmë kanë qene Xaj Çela dhe Heroi Agim Ramadani

që nga aty unë pastaj krijova njohjen dhe lidhjen me Katanën.

Në Gusht të 98 ofensiva që ndermorën forcat policore, ushtarake dhe paramilitare Serbe në Rrafshin e Dukagjinit

detyruan njësitë e UÇK të vendosura ne Jasiq dhe Prapaqan qe të sigurojne lëvizjen e mijëra banorëve qe ishin nisur për në Shqipëri ku lëvizja u mundësua përmes koridorit të Doberdolit në trekëndshin e kufirit Kosove Mal i Zi Shqiperi,

vlen të theksohet që njësitet  e ushtrisë që operonin në Kosove nën komandën e Ministrise se Mbrojtjes së Kosoves kishin ngelur pa armatim pasi furnizimi që prisnin nga njësit e udhëhequra nga Fuat Foniqi ngelën të bllokuara në Ujezë për shkak të mbylljes se korridorit Lugina2 – Jasiq.

Pas ardhjes në Shqipëri të njësive që ishin nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes, në vjeshte filloi riorganizimi i tyre në Shtabin Papaj,

ndërsa njësitet që ishin nën komandën e Lëvizjes ishin të vendosura ne Padesh ku unë njihesha me z.Nasim Haradinaj i cili së bashku me vëllain e tij Naim Haradinaj  edhe ai nga Suedia i ishin bashkangjitur njësive të UÇK- së .

Unë dhe Naimi i  kemi kërkuar Nasimit për të pranuar një takim me Agim Ramadanin sepse ne na kishte lënë përshtypje shumë të mira pasi ishim takuar  pas bllokimit të armatimit që kishte ndodhur në Sylbicë dhe Agimi na kishte lënë përshtypje të një luftëtari trim atdhetari të etur për liri dhe fjalë-ëmbël plot shpresë, pas kembënguljes sonë Nasimi pranoi që të takohej pasi dihej qe Nasimi ishte direkt nga Shtabi Qendror dhe kishte gjithë autoritetin dhe mundesine e vendimmarjeve autonome.

Pas marrjes së fjalës nga Nasimi kemi takuar Agimin  dhe ai u shpreh i gatshëm,takimi u zhvilluar shumë miqësor dhe rezuloi shumë produktiv pasi  ditët në vijim pasuan me bashkimin dhe unifikimin e forcave.

Menjëherë pas këtij bashkimi është mëse e vertete qe Nasim Haradinaj ka pasur shumë kritika nga Shtabi i UÇK për këtë lëvizje dhe unë kam qenë prezent ku  ndër të tjera nga telefoni satelitor e  akuzuan si tradhtar, por ai vazhdoi përpara sepse qellimi i tij kalonte këto barrierat dhe hamendësimet personale të atyre qe jepnin urdhëra nga karriget e luksit.

Edhe një here e theksoj që Nasim Haradinaj ka qenë nyja kryesore për bashkimin unifikimin e gjithë njësive nën një komandë të vetme që i dhanë goditjen më të madhe ushtrise Serbe me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në #Koshare.

Prandaj kushdo që mundohet për privatizim,përvetësim meritash është thjesht një qëllim dashakeq përçarës që shërben për zbehjen e meritave dhe  Lavdisë që  Ushtria Çlirimtare e Kosovës  tregoi në Koshare.

#KOSHARJA ka

#një_flamur

#një_emblemë

#një_emër

#UÇK.

#LAVDI dhe MIRËNJOHJE PËRJETË

Heronjve të rënë dhe të gjallë.

Filed Under: Histori Tagged With: Koshare, uck, Vendim Demaj

DEBATI PJESË E KULTURËS POLITIKE

April 12, 2018 by dgreca

Ne shoqëritë e mirëfillta demokratike hapja e debatit qytetar dhe intelektual është dukuri normale  sepse  eliminohen dilemat ne lidhje mbi qeverisjen,  proceset politike dhe bartësit e tyre ku mediat  luajnë rolin parësor  sepse mundësohet pjesëmarrje e drejtëpërdrejtë e përfaqësuesve të pushtetit, subjektëve politike por edhe  e qytetarëve ne lidhje mbi çështjet e tyre preokupuese  ne mjedisin përkatës.

Nail_Draga

Shkruan: Dr. Nail  Draga/Ulqin/

Duke marrë parasysh së në monizëm nuk ka ekzistuar mundësia e shprehjes së mendimit të lirë,  më të drejtë është pritur që në pluralizëm  të bëhët avancimi i vlerave,  përmes debatit si metodë e verifikuar në botën demokratike. Por, në mungesë të qasjes serioze ne lidhje mbi ketë çështje, se sa të mediave   për ne shqiptarët në Mal të Zi një dukuri e tillë ende  është për tu dëshiruar, që është dëshmi e mungesës së  kulturës politike në përgjithësi. Nuk ka dilemë se  një vendnumrim i tillë nuk është në favor të subjektëve politike në veçanti dhe të shqiptarëve në përgjithësi, sepse permes debatit prezentohen në mënyrë transparente vlerat e dobësitë e përgjithshme të cilat janë të pranishme ne mjedisin tonë.

Mediat dhe debati

Ne lidhje mbi ketë çështje nuk ka dilemë së vendin kryesor e luajnë mediat, e ate kryesisht mediat elektronike, edhe pse mediat e shkruara nuk duhet nënçmuar. Por, jemi dëshmitarë se media elektronike shtetërore(TVMZ) për shqiptarët është e pranishme vetëm ne fushatat parazgjedhore. Gjatë kësaj kohe shqiptarët përmes subjektëve politike janë të pranishëm ku prezentojnë programin e tyre partiak, duke iu ofruar  të dhëna qytetarëve, gjegjësisht elektoratit të tyre votues. Një veprim i tillë është  bërë dukuri normale, por shqiptarët kanë nevojë që të jenë të pranishëm ne ekranin e televizorit edhe pas zgjedhjeve, ashtu sikurse edhe qytetarët tjerë në Mal të Zi. Andaj, është e nevojshme që debati  të jetë i pranishëm ne vazhdimësi, qoftë ne ekranin e TVMZ por edhe ne televizionet private(TV BOIN,TVTEUTA).

Sepse, duke organizuar emisione të  ndryshme opinioni i gjerë do të kishte mundësi të informohej detalisht ne lidhje mbi rrjedhat aktuale dhe çështjet preokupuese të shqiptarëve në mjediset ku jetojnë e veprojnë si popullsi autoktone ne gjashtë komuna në Mal të Zi, por edhe çështje të tjera në nivel të vendit.

Debate jo vetëm në fushatë parazgjedhore

 Por, deri më tash  nuk kemi informacion se  udhëheqja e TVMZ  ka shprehur gadishmëri që në ekranin e këti mediumi të ekzistojnë emisione te veçanta debatuese te paktën një herë në muaj edhe për shqiptarët, ashtu sikurse organizojnë në gjuhën malazeze për popullatën sllavishtfolëse. Një veprim i tillë dëshmon në mënyrë transparente  se nuk kemi të bëjmë me një medium të hapur, ne rastin konkret edhe për ne shqiptarët, edhe pse ne kuadër të tij ekziston redaksia në gjuhën shqipe. Ne ketë aspekt duhet te jemi këmbëngulës, sepse një kërkesë e tillë është legjitime, por duhet gjetur forma se si ajo të realizohet, sepse shqiptarët kanë nevojë të debatojnë për çështje të ndryshme qoftë ne mes vete por edhe më të tjerët gjegjësisht përfaqësuesit e pushtetit për të avancuar pozitën dhe statusin e tyre në ketë mjedis.Nga mungesa e debatit të tillë popullatës malazeze dhe të tjerëve në Mal të Zi nuk iu janë të  njohur  kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve në këtë mjedis, për avancimin e pozitës dhe të statusit të tyre në Mal të Zi. Nuk mjaftojnë të dhënat informative vetëm gjatë fushatave zgjedhore, sepse problemet janë të vazhdueshme, dhe si të tillë mbesin edhe pas zgjedhjeve. Edhe pse pushteti qendror në marrëveshje me subjektet politike shqiptare ka  trajtuar kërkesat e shqiptarëve, ne këtë aspekt është punuar shumë pak, sepse pritshmëria ka qenë më e madhe. Në lidhje me këtë çështje përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin qendror, por nuk mund të amnistohen as subjektet politike të shqiptarëve të cilët duhet të jenë me këmbëngulës për arritjen e objektivave programore, para elektoratit votues.

Përgjegjësia dhe spekulimet

 Organizimi i debateve më pjesëmarrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike është obligim për subjektet përkatëse, duke dëshmuar përgjegjësi para elektoratit votues në veçanti e qytetarëve në përgjithësi. Vetëm në këtë formë te debatit do të ofroheshin të dhëna transparente në lidhje me funksionimin e pushtetit qendror e ati  lokal, mundësitë dhe pengesat ne realizimin e programeve përkatëse. Paraqitja e dëshmive publike përmes fakteve konkrete do të eliminonte dilemat  dhe spekulimet për përgjegjësinë e indvideve në kohën përkatëse.Pikërisht ne lidhje më këto çështje  mediat kanë rol të veçantë, sepse në këtë formë punohet kudo në botën demokratike.

Një formë e tillë prezantimit të çështjeve do të dëshmonte përgjegjësinë dhe profesionalizmin e kuadrave në resoret përkatës, sepse përgjegjësia duhet të jetë personale e jo kolektive. Nuk ka dilemë se  qytetarët e kanë të nevojshme të njihen publikisht për shumë çështje të (mos)funksionimit të pushteit lokal të Ulqinit i cili ballafaqohet  me ngecje dhe  pengesa të vazhdueshme duke kriuar dilema të cilat në shumë raste marrin përmasa të spekulimeve.

 

(Prill 2018)

Filed Under: Analiza Tagged With: DEBATI PJESË, DR. NAIL DRAGA, E KULTURËS POLITIKE

Fol Hapur- Kosovë-Serbi, dialogu për njohje reciproke

April 12, 2018 by dgreca

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel tha se duhet të kalojmë në fazën finale, e që është njohja reciproke mes dy vendeve. “Faza finale është vullnet politik i vendimmarrësve të mëdhenj dhe për këtë fazë edhe presidenti Trump dhe kancelarja Merkel, kryeministrja May dhe presidenti Macron, duhet të gjejnë kohë të merren me Kosovën”, theksoi ai/

1 haradinaj hapur fol

HARADINAJ: -Po përballemi me realitetin dhe nuk po i ikim atij/

PRISHTINË, 12 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në diskutimin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja FOL, në të cilin ka shpalosur objektivat qeverisëse, duke thënë se Qeveria që udhëheq ka filluar pas një procesi zgjedhor, që ka ardhur si rezultat i ndarjes politike të partnerëve të mëhershëm dhe zgjedhjeve që janë mbajtur.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se formimi i kësaj qeverie nuk ka qenë proces i lehtë. “Nga marrja e përgjegjësive si qeverisje, kemi qenë të interesuar në agjendat kyçe, e këto ndahen në dy: rendi dhe ligji; dhe ekonomia, por, poashtu kujdes i kemi kushtuar edhe shëndetësisë, arsimit e me radhë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se preokupim i vazhdueshëm ka qenë edhe pozita rajonale dhe ndërkombëtare e vendit tonë.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj veçoi të arritura, duke theksuar se Qeveria që ai drejton edhe sot është mjaftë e sfiduar, për shkak të proceseve qeverisëse në vend.
“E mira e gjithë kësaj, është se po përballemi me realitetin dhe nuk po i ikim atij, nuk po i zgjedhim vetëm temat e lehta dhe të mira, por të gjitha ato që i ka Kosova, duke i trajtuar me respekt”, tha kryeministri Haradinaj.Në këtë diskutim, kryeministri ka folur edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, formimin e ushtrisë së Kosovës, luftimin e korrupsionit, çështjen e njohjeve të Kosovës, por edhe për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq, deportimin e shtetasve turq, si dhe tema të tjera me rëndësi.

 Duke folur për dialogun, kryeministri tha se duhet të kalojmë në fazën finale, e që është njohja reciproke mes dy vendeve. “Faza finale është vullnet politik i vendimmarrësve të mëdhenj dhe për këtë fazë edhe presidenti Trump dhe kancelarja Merkel, kryeministrja May dhe presidenti Macron, duhet të gjejnë kohë të merren me Kosovën”, ka thënë kryeministri Haradinaj.Lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kryeministri u shpreh se ky është një proces serioz që është nisur, i bazuar në obligimet që ka Kosova, dhe e gjitha që ndërtohet si statut i Asociacionit, duhet të verifikohet në Gjykatë Kushtetuese.Në interesimin e mediave lidhur me luftën kundër korrupsionit, kryeministri Haradinaj tha se çështja e luftës kundër korrupsionit, është çështje e këtij vendi, e kësaj shoqërie dhe në çdo etapë të avancimit tonë drejt BE-së, tema e korrupsionit do të jetë çdo herë e më e nxehtë dhe do të jetë proces që kurrë nuk ndalet.I pyetur për formimin e ushtrisë, kryeministri Haradinaj tha se formimi i ushtrisë së Kosovës, nuk është pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe. “Kosova e ka një opsion, që është ligji, një ndryshim në bazë të ligjit dhe duhet ta konsumojë arritjen që të gjitha palët të sigurohen që Kosova është e gatshme, që përmes ndryshimeve kushtetuese, të arrihet dalja për këtë temë”, tha kryeministri Haradinaj.Në fund të këtij debati, kryeministri Haradinaj tha se zgjidhja e temave të rënda, të vështira, të temave që kërkojnë shumë energji, i bën fitues të gjithë. “Nuk do të humb dikush nëse zgjidhim tema që kanë pritur me vjet. Nuk ka spektër politik që nuk fiton nesër”, tha kryeministri Haradinaj, duke siguruar të gjithë që do të punojë për një Kosovë më të mirë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: dialogu, Kosove-Serbi, për njohje reciproke, Ramush Haradinaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT