• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2018

SOT- VATRA DO TË PROMOVOJË ME 28 PRILL ROMANIN E DINE DINES ”MBI VARKËN E KARONTIT”

April 23, 2018 by dgreca

  • I PRANISHE EDHE MINISTRI-KESHILLTAR NE AMBASADEN SHQIPTARE NE WASHINGTON, SHKRIMTARI VISAR ZHITI/
  • 1 Libri2-DEBAT MBI KRIMET E DIKTATURES KOMUNISTE NE SHQIPERI, MOSNDESHKIMI I FAJTOREVE SI DHE INFORMIMI I BREZIT TE RI NE SHBA ME KETO KRIME /

Vatra ju fton të Shtunën me 28 Prill 2018, në orën 11.00 am në promovimin e romanit “Mbi Varkën e Karontit” të autorit Dine Dine, ish i burgosur politik i diktaturës komuniste, anëtar i Këshillit të Vatrës që nga viti 1991.

Romani “Mbi Varkën e Karontit” përcjell një kalvar të dhimbshëm vuajtjesh,përmes të cilit, ka kaluar vetë autori. Në këtë roman Dine ka krijuar simbolikën e varkëtarit të famshëm që kalonte shpirtrat e të vdekurve nga njëri breg i lumit në tjetrin.

Këtë roman për vlerat që mbart dhe simbolikën që përcjell Vatra po e përkthen në gjuhën angleze për t’i mundësuar brezit të ri në SHBA njohjen me krimet e  diktaturës komuniste. Përkthimi ka përunduar dhe së shpejti do të botohet.

Ejani të Shtunën në Vatër për t’u bërë pjesë e diskutimit-promovues.

Adresa

VATRA

2437 Southern BLVD

BRONX, NY 10458

Filed Under: Politike Tagged With: “Mbi varkën e Karontit”, Dine Dine, Vatar promovon

“DEMOKRATURA SHQIPTARE”-AUTOR EUGJEN MERLIKA, PROMOVOHET ME 27 PRILL NË TIRANË

April 23, 2018 by dgreca

1 DemokraturaNjoftohen të interesuarit se publicisti dhe studiuesi Eugjen Merlika, të Premten, me 27 Prill 2018, në Orën 13.00, do të Promovojë në Hollin e Universitetit Europian të Tiranës, librin më të fundit të tij me titull”Demokratura Shqiptare”-Nën vështrimin e një të mërguari-

Bëhuni pjesë e kësaj veprimtarie promovuese duke u bërë pjesëmarrësnë debatin për një Demokraci të vërtetë shqiptare!

Gazeta DIELLI, Nju Jork

Filed Under: Opinion Tagged With: Demokratura Shqiptare, Eugen Merlika, Promovim ne UET

SHQIPTARET PARA NJE PROVE HISTORIKE

April 22, 2018 by dgreca

– TE PAJTOHEN ME GJENDJEN E TANISHME OSE TE ZGJOHEN NGA AMULLIA ….të kapin momentin dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar potencialin e tyre të plotë demokratik.Siç thekson Frank Shkreli, Demokracia nuk pret!./
1 elezi 1

Dr. Elez Biberaj/

Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë- Zëri i Amerikës/

Fjala ne Promovimin e Librit te Frank Shkrelit, Demokracia nuk pret!

VATRA, New York

21 prill 2018

Ju falenderoj përzemërsisht për ftesën për të marrë pjesë në këtë takim. Është nder dhe privilegj për mua që të marrë pjesë në promovim të libirt të mikut dhe kolegut tim, Fran Shkreli.

Frani ka dhënë dhe vazhdon të japë një ndihmesë të çmuar në publicistikën shqiptarë, në përgjithësi, dhe në avancimin e çështjeve shqiptare, në veçanti.

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu ne VATAREN tone dhe në shoqërinë e personaliteteve të njohura dhe të miqve e kolegëve.

Deshiroj te shpreh mirenjohje per VATREN, per kujdesin qe gjithmone ka treguar dhe vazhdon te tregoje per promovimin e veprave te anetareve te bashkesise sone.

Para se te flase per librin e Franit, do te kisha deshire te theksoj lidhjet e ngushta qe kane ekzistuar historikisht midis Zerit te Amerikes dhe VATRES – qe nga vitet e veshtira te Luftes se Ftohte e deri ne ditet tona. Zeri i Amerikes gjithmone eshte perpjekur te pasqyroje veprimtarine dhe angazhimin e organizatave dhe shoqatave shqiptaro-amerikane, veçanerisht ato te VATRES.

Arkivi i Zerit te Amerikes permban regjistrime te shumta te ngjareve, takimeve, dhe personaliteteve me te rendesishme te bashkesise sone.  Ketu perfshihen fjalimet e Fan Nolit, te cilat nepermjet VATRES iu dhuruan Bibliotekes Kombetare ne Tirane.

Gazetare te shquar te Zerit te Amerikes kane luajtur rol te rendesishem ne mbarevajtjen e VATRES dhe te Diellit–  Xhevat Kallajxhiu, Idriz Lamaj, Gjek Gjonlekaj, e te tjere.  Disa prej nesh, perfshire edhe mua, shkrimet e para i kemi botuar ne gazeten Dielli.

Frank Shkreli ka nje kariere te gjate, te shquar e te pasur.  Gjate gjithe veprimtarise se tij, ai e ka deshmuar vehten si mbrojtes i flaket i lirise se fjales e te shtypit, i te drejtave te njriut, dhe si avokat i çeshtjes shqitare.

Veprimtaria publicistike e Frank Shkreli shtrihet ne gati pese dekada. Karieren e tij ai e ka filluar menjehere pas imigrimit ne Shtetet e Bashkuara dhe gjate studimeve universitare.  Fillimish, ai u perqendrua ne çeshtjet shqiptare – sfidat e ndryshme me te cilat ballafaqohej bashkesia jone shqiptaro-amerikane si dhe shqiptaret ne vendlindje.

Pasi e dallon veten ne kete fushe, Frani zgjeron horizontin e tij dhe fillon te merret me ceshtje rajonale e globale – me çeshtje me madhore. Ai zhvillon njohuri te gjere per marredheniet nderkombetare, ne pergjithesi, dhe ish-blokun komunist, ne veçanti.

Frani ka nje ndergjegjesim te larte politik dhe njohuri te jashtezakonshme mbi politiken e jashtme amerikane dhe funksionimin e Uashingtonit.

Frani ka aftesi te analizoje dhe te shkruaj mbi çeshtje aktuale rajonale dhe nderkombetare. Por pas daljes ne pension, ai ben nje kthese 360 gradesh, duke u kthyer aty ku e kishte filluar veprimtarine e tij publistike: Ai vendos t’ia kushtoje vemendjen kryesore çeshtjeve dhe zhvillimeve shqiptare.

Kjo pasqyrohet ne angazhimin e tij te gjithaneshem per ndergjegjesimin e Shteteve te Bashkuara mbi gjendjen, kerkesat dhe aspiratat e shqiptareve, vendosjen e demoracise ne trevat shqitare, dhe krijimin e shoqerive demokratike e gjitheperfshirese.

Fruti i kesaj veprimtarie eshte libri qe kemi perpara, Demokracia nuk pret! Ne shkrimet e tij, dhe veçanerisht ne ato qe jane perfshire ne kete liber, Frani trajton çeshtje, ngjarje dhe tema nga me te ndryshme dhe e ben kete ne menyre te besueshme dhe objektive. Ai trajton te kaluaren tone – anet positive, ato negative, dhimbjet, gezimet – si dhe problemet bashkekohore. Frani i analizon te gjitha keto me nje sy kritik, por gjithmone duke arritur perfundime te rendesishme qe mund t’u hyjne ne pune vendim-marresve shqiptare ne perballimin e sfidave te dukshme strategjike dhe diplomatike me te cilat ballafaqohen.

Ne artikujt e tij, Frani thekson me force domosdoshmerine qe shqiptaret te konsolidojne orientimin e tyre perendimor.

Shtrohet pyetja: pse jane shkrimet dhe pikepamjet e Fran Shkreli te rendesishme?  Çka u ofron ai lexueseve ne nje kohe kur peisazhi mediatik shqiptar eshte zgjeruar dhe ndryshuar ne menyre dramatike?

Fran Shkreli eshte gazetar dhe analist profesionist. Pasuria e tij me e madhe eshte niveli i larte i besueshmerise qe ai ka arritur te krijoje tek lexuesit e tij. Kete besueshmeri ai e ka siguruar fale aftesise per te qene objektiv dhe duke anashkalluar qendrime te njeaneshme.

Frani eshte i vetdijshem se ndersa sot gazetaret kane mundesi te jashtezakonshme dhe mjete te sofistikuara, misioni i gazetarit vazhdon te jete po ai qe ka qene gjithmone – qe te tregohet e verteta, edhe kur ajo eshte e hidhur. Ai ka qene gjithmone ne kerkim te se vertetes.

Frani bashkebisedon me lexuesit e tij nga nje kendveshtrim i veçante – nga kendveshtrimi i nje publicisti te njohur shqiptaro-amerikan, i cili eshte thellesisht i interesuar ne konsolidimin e demokracise ne trevat shqiptare dhe ne thellimin e partneritetit strategjik midis shqiptareve dhe Shteteve te Bashkuara.

Ai u kujton shqiptareve se keto marredhenie duhet kultivuar ne vazhdimesi dhe se thellimi i tyre varet nga perfaqesimi, nga ana e shqiptareve, te vlerave demokratike – respektimi i te drejtave te njeriut, vendosja e sundimit te ligjit dhe qeverisja e mire dhe llogaridhenese.

Ne kete drejtim, besoj se Frani pasqyron pikepamjet dhe deshirat e bashkesise sone per krijimin e nje shoqerie me te drejte dhe me demokratike ne trevat shqiptare.

Libri i Franit, Demokracia nuk pret, eshte nje burim i rendesishem per gazetaret, studentet, dijetaret dhe politikanet.  Me kete veper, Fran Shkreli ka dhene nje nidhmese te rendesishme ne debatin politik dhe mediatik shqiptar.  Toni dhe substanca e shkrimeve te tij jane te veçanta ne peisazhin mediatik shqiptar.

Libri i Franit eshte botuar ne kohen e duhur dhe eshte shume aktual.

Shqiptaret – kudo qe ndodhen, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, dhe vende te tjera – kane te drejte te ndihen krenare per arritjet e gjithaneshme ne krahasim me gjendjen e tyre para nje çerek shekulli.  Dhe kete jave, Shqiperia mori nje lajm shume te mire nga Brukseli – rekomandimin per fillimin e bisedimeve per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Por, siç ve ne dukje Frani ne librin e tij, shqiptaret kurresesi nuk mund te te jene te kenaqur me stadin e tanishem politik, ekonomik, dhe shoqeror.

Ndersa rekomandimi i Brukselit eshte shpresedhenes, ai paraqet nje moment te volitshem qe elitat qeverisese, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e ne Maqedoni, te reflektojne mbi ato qe do ti quaja raste te artaqe shqiptaret kane humbur gjate viteve dhe dekadave te fundit dhe qe kane ngadalesuar rrugen e tyre per konsolidimin e demokracise. Bisedimet per anetaresim ne Bashkimin Evropian duhet te kishin filluar vite me pare. Duhet pranuar se ky dhe raste te tjera te artaper Shqiperine dhe per Kosoven, jane humbur kryesisht si rrjedhim i i mangesive te theksuara udheheqese te vendim-marresve shqiptare.

Sot, shqiptaret perballen me sfida te dukshme:  problemet ekonomike; papunesia e larte dhe varferia; korrupcioni qe ka depertuar ne te gjitha nivelet e qeverisjes dhe te shoqerise; paligjshmeria dhe mungesa e shtetit ligjor; institucionet e dobeta; dhe politikane te papergjegjshem qe tolerojne e nxisin korrupcionin dhe perdorin praktika jodemokratike per te siguaruar dhe mbajtur pushtetin.

Ketyre sfidave te brendshme tani u shtohen edhe disa probleme te jashtme: prirja rajonale dhe globale e rreshqitjes se demokracise; forcimi i alternatives autoritare, si ne Turqi dhe Rusi; dhe ndryshimi i peisazhit politik balkanik dhe evropian.

Nderkohe, aktoret kryesore perendimore po tregojne shenja lodhjeje me shqiptaret – te cilet vazhdojne te prodhojne kriza, qe pastaj kerkojne vemendje dhe burime te medha. Keto prirje negative nderkombetare mund te minojne pozitat e shqiptareve dhe te shkaktojne nje perkeqesim ne ecurine e tyre politike dhe ekonomike.

Sot nuk flitet me per nje dinamizem ose ritem te sigurt reformash ne trevat shqiptare.  Perkundrazi, ndihet nje ngecje, zvarritje, renie e pergjithshme, humbje shprese, dhe polarizim i skajshem politik, qe mund te kene pasoja te rrezikshme per te ardhmen.

Ne qofte se nuk ndryshohen se shpejti, keto prirje negative do te veshtiresojne perpjekjet e shqiptareve per t’u ankoruar qartesisht ne familjen e vendeve dhe shoqerive demokratike perendimore.

Qe te nderpritet kjo renie e pergjithshme, shqiptaret duhet te ndermarrin ndryshime radikale, qe do te rezultonin jo vetem ne nje kurs te ri drejtimi por do te transformonin rrjenjesisht shoqerine shqiptare.

Per te arritur keto objektiva, eshte e domosdoshme qe,

 

  • Stili i tanishem i qeverisjes te ndryshoje me themel dhe te perqendrohet tek interesat themelore kombetare e jo tek ato partiake ose tek objektivat politike afat-shkurtera.
  • Forcat kryesore politike te bien ne ujdi mbi vizionin per te ardhmen e vendit dhe mbi perpilimin dhe zbatimin e politikave madhore qe do te çonin ne realizimin e ketij vizioni.
  • Te krijohen dhe te fuqizohen institucione me te vertete te pavarura dhe te afeta per vendosjen e shtetit ligjor dhe çrrenjosjen e korrupsionit.
  • Media te çlirohet nga trysnia dhe interesat politike dhe financiare.
  • Procesi i vendimmarrjes per çeshtje te rendesishme te jete gjitheperfshires, me pjesemarrjen e aktoreve kryesore, grupeve te interesit, te shoqerise civile, dhe eksperteve.
  • Dhe se fundi, e gjithe shoqeria duhet te ndryshoje thellesisht – menyra si mendon dhe si vepron ajo. Shqiptaret duhet te jene me kerkues dhe ndeshkues ndaj politikaneve te tyre dhe te kerkojne llogaridhenie, transparence dhe pergjegjshmeri me te madhe.

 

Keto jane objektiva shume te veshtira dhe duhet vullnet politik dhe kohe qe ato te arrihen.

Por shqiptarët në përgjithësi, e jo vetëm udhëheqësit dhe politikanët e tyre, ndodhen para një prove historike: të pajtohen me gjendjen e tanishme ose të zgjohen nga amullia, të kapin momentin dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar potencialin e tyre të plotë demokratik.

Siç thekson Frank Shkreli, Demokracia nuk pret!

 

Filed Under: Featured Tagged With: "DEMOKRACIA NUK PRET", Dr. Elez Biberaj, NJE PROVE HISTORIKE, SHQIPTARET PARA

Portrete mërgimtarësh – Haxhi Muhaxheri-Australi

April 22, 2018 by dgreca

Portrete mërgimtarësh krijues/
SUKSESET E PAKONTESTUESHME TË HAXHI MUHAXHERIT/
Nga Sabit Avduli/ Zelande e Re/
Jam larg nga vendlindja sa nuk ka më larg në planetin Tokë dhe interneti është e vetmja dritare prej nga shoh e përcjell ato që ndodhin në  tokat shqiptare e botë. Përmes internetit hap faqet e gazetave, dëgjoj radiot të lidhura në internet, jam në rrjedha të asaj që ndodh në kulturë etj. Emri  i mërgimtarit që më fascinon me energjinë e tij hulumtuese, me punën krijuese e të  dobishme në fushën e letërsisë, këngës, muzikës e historisë shqiptare prej të cilit mësoj unë e diaspora shqiptare është Haxhi Muhaxheri.  Haxhiu administron webfaqe, revista elektronike, radio, që aq bukur informojnë, afirmojnë, kujtojnë njerëzit që kanë dhënë shumë kulturës e historisë shqiptare të mos harrohen. Webfaqet  e tija me programe të shëndosha kanë me mijëra anëtarë që shkruajnë, komentojnë, njoftojnë diasporën shqiptare për arritjen në fushën e letërsisë e arteve tjera. Në google mjafton të shkruhet emri i tij dhe hapen me dhjeta faqe të cilat i administron Haxhiu. Faqe këto që afirmojnë emra të rinj krijuesish, afirmojnë poezinë, këngën, muzikën e të vërtetën tonë e gjithçkaje tjetër shqiptare. Ideali i Haxhiut, kam vërejtur në punën e tij, është realizimi i synimeve të brezave  për  të qenë i lirë e zot në tokat e veta shqiptari. Nga biografia e Haxhiut shihet se ai edhe në Kosovë ka bë shumë për kulturën shqiptare, si gazetar, publicist, shkrimtar e botues gazetash. Në mërgim Haxhiu vetëm vazhdoi veprimtarin e tij fisnike por tash, duke gjetur rrugën më të mirë e më të shpejt përmes internetit për të arritur kështu suksese të pakontestueshme sikur të ishte institucion kulturor  i paguar. Me ketë shkrim të pakët sa një pikë uji në det për Haxhiun e punën e tij kaq të madhe jap opinionin time personal në bazë të shkrimeve të postuara në internet, komunikimit me Te prej së largu unë në Zelandën e Re ai në Austri. Autori i shumë veprave e fitues i çmimeve letrare Haxhi Muhaxheri shkollën fillore e kreu në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letërsi dhe gjuhë) në Universitetin e Prishtinës. Muhaxheri një kohë ka qenë  kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpisë Botuese “Pena”, kryeredaktorë i të parës revistë erotike “Amori”.  Gëzon fakti se Muhaxheri është aktiv dhe nuk ndalet së punuari e administruari webfaqe, portale  dhe Radio Lirinë me seli në Austri, e cila dëgjohet edhe këtu në Zelandën e Re.
Sabit Abdyli
Auckland, 23 prill 2018

Filed Under: Emigracion Tagged With: Haxhi Muhaxheri, portrete Mergimtaresh, Sabit Abduli

RRUGA E KOMBIT DHE “MURI I BERLINIT”

April 22, 2018 by dgreca

…të tjera bën, të tjera thua/ që t’më marrëç mëndjen mua…/

1 rruga-e-kombit1Nga Sokol Kolgjini/
Shoqata Biznesi për Biznesin/

 Vazhdojnë shfaqjet e rradhës për rrugën e kombit. Pas videokonferencave, takimeve fasadë me drejtorë e punojës, tash së voni prej mediave na bahet i njoftun propozimi që ministria i dërgon koncesionarit.  (http://tvklan.al/kuksianet-do-te-paguajne-1-5-euro-per-rrugen-e-kombit/)…

Le ta analizojmë këtë propozim, në nënvizimet që kemi nxjerrë nga ky material:

  • Propozohet për “amendimin e disa neneve”. Menjiherë lind pyetja: A asht cilësue kjo kontratë si e ligjshme prej protestuesve që të mund të amendojmë disa nene dhe, na u zgjidhka problemi? Sigurisht që JO. Protestuesit, banorë të Kukësit, Hasit e Tropojës thanë se kjo kontratë asht antiligjore dhe e pamoralshme, e, si e tillë duhet të anullohet dhe jo të amendohet.  Veç protestuesve, edhe ekspertë të fushës, nëpër media po pranojnë se kontrata ka shkelje ligjore që nga termat Taksë-Tarifë e deri te parashikimi i punimeve në det, që nga mikstura që nuk asht as kontrate  me ligjin e PPP-së e as koncesion, që nga fakti se nuk ka ratifikim në parlament por asht vetëm me VKM.
  • Së dyti thuhet: “pas bisedimeve me banorët Kukës, Has, Tropojë…”.
    Banorët e Kukësit, Hasit e Tropojës nuk jetojnë as në television e as në videokonferenca.  Askush nuk i ka takue e as s’i ka pytë këta banorë, e kur merr vendime për ta, pa i pyetë, ata dalin vetë e të tregojnë se çka duen, siç e kanë ba gjithmonë.  Banorët e kanë tregue se çka kërkojnë me 31 Mars 2018.  Nuk asht rastësi që kanë prishë vetëm kioskat dhe traun, elementin që ata nuk e duen.  Asht e domosdoshme me e lexue mirë kërkesën e tyne e jo me krijue konfuzion me mashtrime të njëmasnjëshme.
  • Së treti, po ofrohet shuma prej 3 eurosh për banorët. Po nëse banorët thanë se kjo asht e padrejtë, atëherë lëvizja nga 10 euro në 3 euro nuk asht gja tjetër veçse zëvëndësimi i padrejtesisë ma të madhe me padrejtësi ma të vogël. E atëherë a mendohet se banorët do ta pranojnë të pa drejtën, veçse u zvoglue?   Në mënyrën e vet, ofruesi me ligësi po përpiqet me minimizue sensibilitetin popullor, me shpresën se një pjesë e tij do mashtrohet.  Nuk janë aq naiv banorët saqë të mos kuptojnë lojën bajate të ofruesve që koncesionari asht kompani private dhe si e tille kurdo mund t’i lëvizë (rrisë) tarifat me arsyetime teknike të indeksit të çmimeve, mospërballimit të kostove apo diçka tjetër të ngjashme. Banorëve duhet me ju ofrue zgjidhje të drejtë se kjo i paqton situatat, e zgjidhja e drejtë asht anullimi i kontratës knocesionare me Nr.249 e vitit 2016.  E drejta flen e qetë vetëm në shtratin e vet e askund tjetër.
  • Së katërti, ofrohet që “transporti urban do përjashtohet…” e këtu na bindin se si në rastin e kësaj kontrate koncesionare, ofruesit prapë nuk janë seriozë në atë që thonë. Duke përdorë fjalën “urban” ata as që e dinë se trau e pagesa nuk prekin transportin urban por atë interurban (urban = qytetës, interurban = nderqytetës).  Si qytete të vogla që janë, nuk kanë shërbim urban as Kukësi as Hasi e as Tropoja, por zyrtarët e mykun të institucioneve te Tiranës, ngatërrojnë termat dhe funksionet e tyne.
    Sidoqoftë, duke mendue se asht gabim teknik dhe e kanë fjalën për transport interurban, atëherë po pyesim: a klasifikohen si interurban mjetet që vijnë prej Zhuri, Prizreni, Gjakove etj?  Apo kanë euro keta “kosovarët”, se ne fakt, për ata asht vendosë kjo taksë?!
    Po mbulimi i kostove prej 120 mijë euro në vit si u llogarit?, pse janë 120 mijë e jo 119 ose 121 mijë?
    Si do të shpërndahet? Kush jetë përfitu dhe si? Apo thjeshtë do të shpërblehet dikush pë r të cilin ofruesi ka nevoje?
    Pra, kjo asht nji ofertë e padrejtë dhe jo serioze e për pasojë, nuk mund të konsiderohet nga ata që e kërkuen të drejtën qysh para dy viteve e vazhdojnë ta kërkojnë edhe sot.
  • Së pesti: ofrohen “pullat e përhershme… me çmime të reduktuara” të cilat (shënimi ynë) do të jepen në bazë të disa kritereve, e nëse nuk i ploteson kriteret, do të jepen në bazë të lidhjeve farefisnore, e nëse nuk e ploteson as këtë do të jepen me pagesa nën dorë, e nëse edhe këtë nuk e plotëson atëherë do të jepen për vota e nëse asnjëna prej këtyne nuk funksionon… mbetesh me gisht në gojë, pa pullë!
  • Së fundi, për me u’a kujtue gjithë bashkëqytetarëve tanë si edhe shqiptarëve në përgjithësi,ky tra e kjo taksë nuk asht thjesht nji grabitje ma shumë për ne por asht një “mur Berlini” në rrugën e kombit, të cilin nëse e lejojmë, do ta vuejmë përgjithmonë.Ky tra do të jetë precedent për shumë trarë të tjerë në gjithë Shqipninë e do të na përpjestojë krahinë për krahinë e qytet për qytet duke falimentue shumë biznese, veçmas ato te fermerëve në jug-përendim të vendit. Gjithashtu  ky tra do të favorizojë portin e Selanikut, përkundrejt portit të Durrësit, që nënkupton orientimin ekonomik të Kosoves drejt Selanikut. Në nji kohë kur nga nivele ma të nalta të pushtetit bahet propagandë për fatin e përbashkët, deri edhe tek propozime për “President të përbashkët”. Kanga e jugut e ban karakterizimin ma të saktë në këtë rast:  “…të tjera bën, të tjera thua/ që t’më marrëç mëndjen mua…”.
  • Do të ishte ma mirë që ofruesit ta mendojnë zgjidhjen me ndryshimin e sistemit të taksimit për mirmbajtjen e rrugëve duke marrë modele të mira si ai i Sllovenisë, Austrisë, Hungarisë, Gjermanisë apo plot shembuj të ngjashëm, e të mos jenë kokëfortë në realizimin e një keshe-sistemi që asht kryekëput improvizim allashqip, duke aplikue tre forma pagesash per të njejtin sherbim. Ofruesit ma mirë duhet me u ule me qeverinë e Kosovës e bashkërisht ta studjojnë e mandej ta vendosin nji system të përshtatshem (p.sh, sistemi me vinjeta), të vlefshëm për Shqipni e Kosovë (siç janë aktualisht siguracionet), e të heqin dorë prej mashtrimeve.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Muri i berlinit, rruga e kombit, Sokol Kolgjini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT