• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2018

Italia do mbështesë integrimin e shpejtë të Kosovës në BE

May 2, 2018 by dgreca

1 Pacolli Min Ital-Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, zhvillon vizitën e dytë zyrtare në Itali, me ftesë të homologut të tij Alfano. Nxitje e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunim për integrimin ndërkombëtar të Kosovës (Bashkim Europian, Interpol, njohje), liberalizimi i vizave, zhvillimet rajonale, ishin temat kryesore të bisedës mes dy ministrave. Italia do mbështesë Kosovën për liberalizimin e vizave, premton shefi i diplomacisë italiane/

1 alfono delgROMË, 2 Maj 2018 -Gazeta DIELLI/ “E vlerësoj shumë pasionin me të cilin ju po punoni për të realizuar ambiciet e vendit tuaj,”, ju drejtua ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi në Farnesina, Romë, ku ministri Pacolli gjendet me ftesë të homologut italian. Gjatë bisedës së ngrohtë dhe miqësore u diskutua për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe-Italia është partneri i pestë ekonomik i Kosovës; liberalizimin e vizave dhe samitet e ardhshme Bashkim Europian-Ballkan Perëndimor, ashtu dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës (shtimi i njohjeve, anëtarësimi në Interpol, etj).“Italia do t’ju mbështesë për liberalizimin e vizave, sepse ky është një hap më para i Kosovës drejt Europës”,  tha ministri Alfano.Ai, u angazhua për mbështetjen italiane në gjirin e organizatave ndërkombëtare, për shtimin e njohjeve në pellgjet gjeografike ku Italia ka ndikim, ashtu dhe për rritjen e investimeve italiane në Kosovë.Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, e njohu bashkëbiseduesin e tij me zhvillimet e fundit në Kosovë në planin rajonal, për bisedimet me Serbinë dhe disa prej prioriteteve në të cilat Kosova ka nevojë për mbështetjen italiane.“Kur vij në Romë marr një energji të madhe që vjen prej një vendi me ndikim të madh ekonomik, kulturor në botën e sotme”, tha ministri Pacolli.Ai, e informoi nikoqirin me angazhimin e Kosovës për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në bisedimet e Brukselit me Serbinë, bisedime të cilat duhet të përfundojnë vitin tjetër, me një marrëveshje detyruese mes palëve, tha shefi i diplomacisë kosovare“Ne kemi interes për të ecur së bashku me Italinë, duam të jemi nxënës të mirë për këshillat e një vendi si juaji,  prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar”, tha ai.Ministri Alfano tha se Italia do të mbështesë integrimin e shpejtë të Kosovës dhe Ballkanit perëndimor, sipas strategjisë së zgjerimit, “duke u mbështetur tek instrumentet financiare të para-aderimit dhe binjakëzimin administrativ”. Ai, vlerësoi angazhimin e Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë, “proces në të cilin do të kalojnë shumë çështje politike”, tha shefi i diplomacisë italiane.“Ne presim, që 2018, të bëhet vit i integrimit të pakthyeshëm të Ballkanit në Europë”, vijoi ai.Ministri Alfano u interesua të dinte për bashkëpunimin rajonal të Kosovës, në veçanti atë me Shqipërinë. Ministri Pacolli e njohu atë me angazhimin e tij personal për krijimin e një hapësire ekonomike të përbashkët, heqjen  e barrierave ekonomike, doganore, etj, për ndërtimin e një infrastrukture moderne mes dy vendeve.“Ne jemi të interesuar për ndërtimin e një hekurudhe me Shqipërinë, e cila do t’i shërbente dhe ndërmarrjeve italiane të interesuara për hapësirën tonë”, potencoi ai.Vizita e ministrit të jashtëm të Kosovës dhe numrit dy të qeverisë në Itali, është e dyta brenda pak muajsh. Ajo kryhet me ftesë të homologut italian, si dëshmi e rolit italian në progresin e gjithanshëm të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me synim nxitjen e bashkëpunimit në shumë fusha. Italia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës, me një vëllim shkëmbimi prej 107 milionë eurosh, me tendencë rritje./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Afaro, Behlul Jashari, Italia-Kosova, Pacolli

NDRYSHIMI

May 2, 2018 by dgreca

1 Astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Si valë të vogla që formohen në lumë, kështu janë lëvizjet e ndryshimit; proces i vazhdueshëm, i thyer në forma të tjera nga goditjet me pengesa. Kjo jep arsyen pse ndryshimi duhet të jetë ose i vërtetë a i plotë, ose hiç fare; ndryshe nga ëndrra e keqe gjatë gjumit pas ngrënies. Ndryshimi pasqyrohet qartë vetëm kur lëvizja e valëve pushon. Në periudhën kur njeriu fle dhe trupi bie në qetësi, pamjet e ëndrrave në tru reflektohen duke shfaqur imazhet e pamjeve të ditës. Në këto ëndrra, herë herë njeriu duket i hutuar, i çuditshëm, palidhje, i ethshëm, a si i dehur. Ka ëndrra që nxisin e frymëzojnë. Ka edhe nga ato që shkaktojnë trazira e shqetësim. Këto të fundit i ngjajnë ndryshimit që shfaqet si imazh i pasqyruar në mënyrë plotësisht të shtrembëruar, duke sjellë pamje krejt ndryshe nga origjinali. Ndryshimi i vërtetë, që duhej të ishte shfaqur, ende nuk ka ardhur.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, ndryshimi

Vështrim nga Larg- Përse ndodh kështu?

May 2, 2018 by dgreca

1 Pirro Mani

Pirro Dollani/ Las Vegas/

Në komunizëm u mësuam me poshtërimin, burgimet, torturimet nëpër qeli, internimet, vrasjet në kufi e brenda hekurave të burgjeve për fajin e rëndë se shkruanim poezi, u mësuam me radhat për bukë, u mësuam me 10 kokrra vezë e 450 gram mish të grirë në muaj, paçka se një familje mund të përbëhej prej 10 veta, me një gjel deti çdo prag viti të ri, dhe me autorizim për fruta për familjet ku udhëheqësit lokalë e qëndrorë do të shkonin të bënin vizita për 5 Majin.

U mësuam me drejtues injorantë, analfabetë, sharlatan e shpirtkazëm që nga brigadier më i thjeshtë e deri atje në “bironë politike”: me palrat, me lenkat, me pilot e milot!

U mësuam të duartorkisnim e të brohoritnim sa më shumë për udhëheqësit e shquar, madje edhe kur njerëzit e familjes na i kishin internuar, burgosur, shtruar nëpër çmendira apo pushkatuar për krimin e rënda se “kishin shkelur normat e Partisë”.

U mësuam që kur të “grabisnim” diçka për të mbajtur shpirtin gjallë, qoftë edhe 3-4 patate në arë, apo një lakër a dy qepë, të mos ia thoshim askujt, ta mbanim të fshehtë, mundësisht edhe nga gruaja, nga motra e vëllai dhe as mos ta flisnim me vete, se muret kishin veshë. Sepse edhe për 3-4 patate e pësoje më keq se Zhan Val Zhani. Por tani në periudhën postkomuniste askush nuk “grabit” më 3-4 patate, një lakër apo dy qepë, por mijëra, miliona para. Dhe këta që vjedhin nuk janë njerëz të thjeshtë, por pushtetarë, drejtues të organeve të drejtësisë, lidera partie, deputetë! Dhe ajo që e bën të çuditshëm shoqërinë postkomuniste shqiptare është fakti që këta hajdutë në vend që t’i fshehin gjërat e blera me paret e vjedhura, si makina disa milionëshe, ora që kushtojnë sa rroga 5-vjeçare e tyre, etj. këta trima shkojnë me to nëpër zyra, në parlament, në takime me popullin. Me paratë e vjedhura ndërtojnë vila me mure të lartë, jo një por disa, në vende të ndryshme të vendit. Kur sheh “sarajet” e këtyre pushtetarve tanë, ato “vilat” e ish-lidërve komunistëtë sot të duken si geto. Kur ra komunizmi dhe lexomin te RD-ja se lenkat, pilot, palrat kishin nga 2 banjo, habiteshim e thoshim me vete: po me bark janë këta të flamosur që na paskan nga dy banjo? Ndërsa tani, s’na bën përshtypje kur lexojmë në shtyp se këta pushtetarë, politikanë, gjyqtarë, etj. kanë jo nga një shtëpi, por nga disa shtëpi, pallate, makina luksoze, miliona para në banka të ndryshme, etj., etj.

Gjatë këtyre 27 viteve u mësuam edhe me fyerjet, sharjet, ulërimat, grushtet jo vetën në rrugë, por kudo, deri atje lart në Parlament. Parlamenti ngjason me një arenë ku janë mbledhur gangsterë adoleshentë, njerëz histerikë e çilimij që vetëm shahen. Si çdo grupim gangsterësh edhe këta kanë fanellat (më fal, “flamurët”) e tyre. Ca mbajnë flamurë vishnje, ca blu, të tjerë mbajnë copëra rreckash të shkëputura nga këto dy flamurë. Dhe as skuqen e as nuk zverdhen fare edhe kur mbarë një popull i shikon nga ekranet e televizorit. Pasi, pavarësisht formimit të tyre gjysmak, të cunguar e pa moral një gjë ata e dinë mirë: se ky nuk është turpi i tyre, por TURPI ynë. Po, po Yni: i çdo shqiptari që ka votuar e voton për njerëz të tillë. I çdo shqiptari që rend pas mitingjeve të tyre e brohorit për ta! Ata nuk erdhën nga hëna, ne i votuam. Madje me votime me “standarte demokratike”.

Vetëm po të bësh një përqasje të thjeshtë ndërmjet “demokracisë” në periudhën e komunizmit, me këtë “demokracinë” e sotme njëzeteshtatë-vjeçare, vërejmë se do të ishim të “lumtur” nëse në kohën e tanishme, procedurat për zgjedhjen e kandidaturave, psh. për deputet të afroheshin të paktën FORMALISHT me procedurat “demokratike” që zbatoheshin nga diktatura. Por fatkeqësisht, mënyra sesi bëhet seleksionimi për zgjedhjen e kandidatëve brenda partive nuk është aspak demokratike, për të mos thënë që nuk gjen as më të voglin element demokratik. P. sh.: në komunizëm kandidatët për në Kuvendin Popullor zgjidheshin nga organizatat e partisë në rrethe (sado formal që ishte ky proces) dhe pastaj shpalleshin emrat e tyre për çdo zonë elektorale. Pastaj, kandidatët bënin takime me popullin e zonës së tyre, kështuqë votuesit e kishin të qartë se për kë votonin, pavarësisht se nuk kishte ASNJË RËNDËSI nëse votoje për Fuatin, Prengën, apo traktoristin Ibrahim, pasi roli i tyre deputetëve të ardhshëm do të ishte vetëm që të ngrinin dorën sa herë u kërkohej kjo gjë.

Po tani në këtë periudhë demokratike, si procedohet? Kryetarët e partive (nënkupto: tiranucët,) bëjnë lista rendore sipas midesë së tyre. Natyrisht, zgjedhin ata individë që do t’i mbështesin edhe kur kryetarët të bëjnë nga një. . . P- të madhe! Askush s’e hap gojën e të vërë në dukje se po shkelen statutet e partive e standartet demokratike, sepse kanë frikë që u fshihet emri nga lista e kandidatëve. Madje, anëtarët e partive duhet të duartrokasin tiranucin, edhe kur vendos në krye të listës idiotë, servilë, gjysmë-analfabetë, hajdutë, vrasës, trafikantë! Dhe kur ndonjë deputet i partisë del jashtë vargjeve që Partia i ka caktuar t’i recitojë në Parlament, ky deputet rrezikon mos të zgjidhet më. Dhe ditën e votimit, ne si popull, (duke qenë gjysmë shekulli nën diktaturë) jemi mësuar ta përkulim kurrizin deri te këmbët e qelbura jo të kryetarit të partisë, por të çdo anëtari fanatik e shkojmë me atë entuziazmin bolshevik të trashëguar nga koha e Diktaturës dhe hedhim votën tonë jo për një individ të caktuar, me mish e gjak, por për ca “iniciale të vdekura” që përfaqësojnë kufomat e dekompozuar të partive që kanë vite që kanë vdekur. Në fletat e votimit nuk ka emra njerëzish konkretë. Vendin e emrave të kandidatëve që do të votohen janë zëvendësuar mes inicialet PS, PD, LSI, PR, dhe K-R! Dhe ne si popull me kulturë demokratike pranojmë të votojmë, pa pasur as më të voglën ide se cili njeri (lexo: hajdut, rrugaç, gjysmëanalfabet, mafjoz do t’na përfaqësojë në instancat më të larta të Pushtetit!) Dhe pikërisht, ky është MËKATI ynë, e njëkohësisht TURPI ynë! Prandaj këta gangsterë adoleshentë tallen me ne, me mbarë një popull, pasi e dinë se çdo katër vjet, ne do të shkojmë të votojmë jo për njerëz konkretë, që i njohim, por për lista të përpiluara plotësisht nga kryetarët e partive! Ngaqë edhe liderit “demokratë” që kanë jetuar nën diktaturë, janë të pavetëdijshmëm që edhe pse flasim e bërtasin për demoraci, japing një kontribut konkret në ndërtimin e një shoqërie autokratike, ku kryetari i Partisë është monarku.

Po përse ndodh kështu? Të vjen keq ta pohosh, por një nga arsyet është se të gjithë, pakashumë, jemi, pinjollë të atij “NJERIU TË RI” të krijuar nga Diktatura gjatë gjysmë shekulli. Pavarësisht se komunizmi fizikisht ka ngodhur, por të menduarit si komunist jeton e lulëzon në mendjen e shumë e shumë shqipëtarëve, veçanërisht të “liderave” të partive, pavarësisht se ç’ngjyrë kanë flamurët e tyre. Pa qenë nevoja të shtojmë edhe një arsye tjetër se përse ndodh kështue: sepse në krye të çdo partie politike, do të gjesh ish-sigurimsa, ish-persekutorë të kohës së komunizmit, sharlatanë dhe bij të atyre prindërve që mbanin pozita kyçe në regjimin diktatorial.

Filed Under: Analiza Tagged With: Përse ndodh kështu?, Pirro Dollani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT