• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2018

4 MIJË SHQIPTARË NË DITËN E TRASHËGIMISË KOMBËTARE NE SHBA

June 7, 2018 by dgreca

1 a valltaret e vogla1 a Rozafat dom Pjeter

NGA MARJAN CUBI-DIELLI/*

Kryetari i Qendrës Kulturore “Nënë Tereza”/

Qendra Nënë Tereza, pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”  e nderuar për aktivitetet kombëtare nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me dekoratën e lartë “Mjeshtër i Madh” e ka kthyer në traditë të përvitshme organizimin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore Shqiptare “Albanian Cultural Heritage” në fillimit të muajit qershor. Edhe këtë vit festa u organizuar të dielën e parë të qershorit, me datë 3, në Parkun madhështor në Kensico Dam Plaza, Valhalla, Westchester,NY plot bukuri natyrore- aty ku shqiptarët cdo fillim maji përkujtojnë heroi Nik Mrnacaj. Parku ishte si në festë, i zbukuruar me flamujë të shumtë shqiptarë e amerikanë,i hijeshuar përvec gjelbërimit natyror edhe nga veshjet plot kolorit me kostume kombëtare e bluza me simbolikën e Flamurit Kuq e Zi. Kjo traditë është e mbartur për dekada të tëra këtu në Nju Jork.

Ishin më shumë se 4 mijë bashkatdhetarë të ardhur jo vetëm nga Nju Joku, por edhe nga shtetet e afërt si CT dhe NJ. Gati i gjithë Kombi shqiptar ishte ay, nga veriu në Jug. Të gjitha krahinat etnike përfaqësuan Kombin shqiptar me tradita e kulturë të lashtë. Të gjitha moshat u përfshinë në festën e bukur të traditave kombëtare dhe përjetuan emocionalisht bukurinë e valleve, këngëve, garave sportive, kuzhinën e shijshme shqiptare etj. Bizneset po ashtu u ekspozuan në tenda të vecanta. Dukej se në mjedise organizohej një panair shqiptar.

Festa e këtij viti ishte madhështore edhe për faktin se koha ishte e bukur, me diell dhe të gjitha aktivitetet e planifikuara në kalendarin e kësaj dite u zhvilluan konform kalendarit. Dom Pjetri, famullitari i palodhur i Kishës “Zoja e Kodrës” tek mori pjesë në këtë ditë të trashëgimisë Kombëtare, tha se ruajtaj e traditave, kulturës, përcjellja e tyre tek brezi i ri, tek fëmijët e lindur në Amerikë, është obligim kombëtar. Ai tha se edhe koha ishte në favor, madje ishte lutur gjatë meshës për këtë qëllim.

Komisioni organizator , i kryesuar nga Fran Çota, ishte në krye të veprimtarive të shumta, ku ishte fokusuar Dita e Traditave. Krahas zhvillimit të garave në shumë lloje sporti, u organizua dhe në miting celebrues, që u hap nga famullitari dom Pjetër Popaj. Në fjalën e tij përshëndetëse famullitari dom Pjetër Popaj falenderoi pjesmarrësit e shumtë në këtë festë kombëtare të Trashëgimisë Kombëtare Shqiptare, në ditën plot diell, në këtë park madhështor plot bukuri natyrore, falenderoi komisionin dhe të gjithë veprimtarët që ishin në krye të përgatitjeve dhe ata që drejtuan garat dhe koncertet e bukura. Si gjithëmonë priu grupi i valleve”Rozafat” i përgatitur nga Mjeshtrja e Madhe, koreografja e palodhur Angjelina Nikaj. Dom Pjetër Popaj përgëzoi fëmijët e veshur bukur me kostumet kombëtare nga krahina të ndryshme shqiptare si dhe për vallet e bukura që kërcyen.

Në ditën e Traditave shqiptare, pjesmarrësit u përshëndetën edhe nga Shefi Ekzekutiv i Ëestchester County, z. Latimer, i cili edhe kishte mundësuar lejen e organizimit të veprimtarive, duke e vënë Parkun në dispozicion të shqiptarëve.

Një përshëndetje të vecantë u ka drejtuar pjesmarrësve dhe i ka përgëzuar për ruajtjen e traditave Kombëtare këtu në SHBA, ish Kongresmeni repubikan, Joe DioGuardi, zëri i fuqishëm i shqiptarëve në Ëashington e më gjerë.

Në pistën plot hapsirë natyrore të parkut u vallëzua dhe u këndua shqip për orë të tëra. Grupi muzikor i kryesuar nga këngëtari Hajro Ceka, përherë i pranishëm në veprimtaritë e Qendrës Kulturore Nënë Terza, u tregua si përherë i palodhur dhe me reportorine  tij të pasur i argëtojë pjesmarrësit.Edhe këngëtarja e talentuar Violeta Vokrri u duartrokit për zërin e bukur dhe repertorin e pasur. Koncerti i këngëtarëve u shoqërua me valle. Shumë valltarë dhe këngëtarë e gjallëruan festën e traditave. Faleminderit të gjithëve! U takofshim sërish pas një viti me një program artistik të pasur dhe me gara të forta sportive!

*Fotografite i shihni ne Facebook(dielli vatra)

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dita e Trashegimise Shqiptare, Marjan Cubi, ne Nju Jork

21 vite më parë, Nënë Tereza mori Medaljen e Artë nga Kongresi Amerikan

June 7, 2018 by dgreca

1 Regan N TerezaMë 6 qershor 1997, Kongresi Amerikan nderoi Shën Nënë Terezën me Medaljen e Artë./

Më 1985 presidenti Ronald Reagan do ta nderonte me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Nëna Terezë është ndër personalitetet e rralla të cilës më 1996 nga presidenti Bill Clinton ju dha titulli qytetar nderi i Amerikës, që është në mesin e vetëm shtatë personaliteteve botërore që gjatë historisë i ka nderuar Amerika me këtë titull.

Kongresi Amerikan më 1997 e nderoi nobelisten shqiptare me Medaljen e Artë të Kongresit, ndërsa Posta Amerikane më 2010 nxori pullë postale me portretin e Nënës Terezë.

Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës (e lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu; me gjak e gjuhe shqiptare, 26 gusht 1910 – 5 shtator 1997), e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë, ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane. Ajo lindi në Shkupin shqiptar (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës shqiptare në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133  shtete te botes. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vuajne nga HIV/AIDS, gërbula dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve”.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallej shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.

Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo ishte edhe e lavdëruar edhe e kritikuar për pikëpamjet e saj kundër abortit. Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes. Biografia e saj të autorizuar është shkruar nga nëpunësi civil indian Navin Chawla dhe është botuar në vitin 1992, nderkohe qe per shqiptaret  njihet si biograf i saj don Lush Gjergji.

Jeta e Shenjtereshes Tereze ka frymezuar shqiptaret ne te gjitha trojet etnike dhe en diaspora. Jane disa shqiptare ne SHBA qe ne perkujtim te saj kane ndertuar Statujat

Ajo ka qene dhe do te jete nje murgeshe e shenjtore qe nuk do te harrohet kurre.

Filed Under: Histori Tagged With: Medalaj e Kongresit, Nene Tereza

Franca, Holanda dhe Danimarka kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

June 7, 2018 by dgreca

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.

Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.

Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters. Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës. Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters. Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme.

Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qëndrojë fjalës së saj.

Verleihung Internationaler Karlspreis an Macron (picture-alliance/dpa/I. Fassbender)Presidenti Francez kërkon forcimin e Europës para zgjerimit të saj

Edhe në Gjermani ka dyshime

Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator. Reuters shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat janë megjithatë për hapjen e negociatave. Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite.

Filed Under: Politike Tagged With: 3 vende, kínder negociava, Shqiperi-BE

Delawie kërkon standarde në Akademinë e Sigurisë

June 7, 2018 by dgreca

Dënohen sulmet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së/

1 DelaweAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se të gjithë ata që trajnohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, duhet të sigurohen që trajnimin që e marrin të jetë në përputhje me standardet e kërkuara nga ky institucion.

Delawie i bëri këto komente gjatën një vizite që pati bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në Akademinë e Sigurisë, me rastin e akreditimit të kësaj të fundit në Asociacionin e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të SHBA-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se pa ndihmën e ndërkombëtarëve ky akreditim do të ishte i vonuar.

“Jam i vetëdijshëm dhe i vlerësoj lartë përpjekjet për kapërcimin me sukses të vështirësive të ndeshura përgjatë këtij procesi”.

Drejtor i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, tha se akreditimi ndërkombëtar që ndodhi në muajin e kaluar nga Asociacioni i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve, është akreditimi i parë i Asociacionit jashtë SHBA-së.(RFL)

***

Dënohen sulmet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Javët e fundit janë shënuar disa sulme mbi pronat e pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Qeveria e ndërkombëtarët i kanë dënuar sulmet, ndërsa Lista Srpska paralajmëron konsultime me presidentin Vuçiq.

Disa sulme janë kryer javët e fundit mbi pronat e serbëve të Kosovës, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Sulmi i fundit ndodhi në fillim të kësaj jave në fshatin Zupç të Komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës, pjesë kjo e banuar me shumicë serbe. Një pjesëtari serb të FSK-së iu dogj vetura. Në mediet e Prishtinës këto sulme po interpretohen si një formë e presionit për të penguar përfshirjen e serbëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Policia thotë se rastet janë në hetim, por akoma nuk i di autorët e sulmeve që duken të koordinuara.

Qeveria e Kosovës e shqetësuar

Për qeverinë e Kosovës këto sulme janë të papranueshme dhe ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve. “Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon incidentet e fundit që kanë motive ndëretnike dhe të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve të ulëta dhe autorët e tyre të dalin përpara drejtësisë. Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

FSK-Soldaten (DW)

Në fillim të këtij viti, persona të panjohur shpërndanë pamflete në veri të Kosovës duke paralajmëruar serbët që mos të përfshihen në Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila ka për synim të jetë ushtria e Kosovës. Dy pjesëtarë të FSK-së në dy raste të ndara u arrestuan në Serbi derisa ishin duke udhëtuar në shtetin fqinjë.

Delawie: Sulmet dëmtojnë qëllimet e Kosovës

Të gjitha këto raste dhe ato të sulmeve të fundit e kanë shqetësuar edhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili pas një takimi që zhvilloi për këtë çështje me kryeministrin Ramush Haradinaj, tha se “qeveria duhet t’i adresojnë në mënyrë adekuate të gjitha rastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë në Kosovë”.

“Kosova është një shoqëri multietnike dhe varet nga çdo person që të bëjë më të mirën për të jetuar me fqinjët e tyre. Çdokush ka përgjegjësi për të jetuar në paqe me fqinjët e tij. Unë kërkoj që njerëzit të mos lejojnë që retorika nga qarqet e tjera t’i nxisë në sjellje negative apo edhe kriminale. Kjo vetëm se e lëndon Kosovën dhe i dëmton qëllimet e saj për të ardhmen e secilit qytetar të Kosovës”, citojnë mediet lokale ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Lista Srpska konsultohet me Vuçiqin

Të shqetësuar me këto sulme “që duken si të koordinuara”, mbi pronat e disa serbëve pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë shprehur edhe përfaqësuesit e listës “Srpska”, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, mirëpo që tash e një kohë nuk po merr pjesë në mbledhjet e qeverisë. Goran Rakiq, kryetari i këtij subjekti politik, thotë se “institucionet e Kosovës po tregohen pasive karshi sulmeve të fundit ndaj serbëve në të gjithë territorin e Kosovës”, prandaj sipas tij, ata do të konsultohen me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Kosovo Parlament Misstrauensvotum (Getty Images/AFP)

“Sulmet e fundit ndaj serbëve dhe pronave të tyre në territorin e Kosovës, edhe ndaj fëmijëve dhe grave, pasiviteti i institucioneve të Kosovës, mosndëshkimi i krimit dhe sjellja injoruese ndaj tyre, na kanë shtyrë që të fillojmë konsultimet me shtetin tonë dhe me presidentin Vuçiq”, citojnë mediet lokale serbe Goran Rakicin. Lista Srpska që në Kuvendin e Kosovës ka 10 deputetë, qe deklaruar se largohet nga qeveria pas arrestimit nga policia për hyrje ilegale në Kosovë, të shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas medieve në Serbi, Gjuriq pati kërcënuar të gjithë serbët që duan të bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës. “Serbët të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, por të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe të merren me sigurinë e serbëve në Kosovë”, pati thënë Marko Gjuriq, duke e cilësuar formimin e ushtrisë së Kosovës si një “formacion ilegal”, në të cilin sipas tij, qytetarët serb nuk do të duhej të merrnin pjesë.

Aktualisht 10 % e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përbëhet nga pjesëtarët e komuniteteve pakicë, ndërsa, 2 për qind e kësaj force, përbëhet nga pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës.(BSH-DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: FSK, Greg Delawie, Standarded

Kosovës nuk i duhen abstenuesit e shtetit?!

June 7, 2018 by dgreca

Nga  Skënder MULLIQI/

Qytetarët e Kosovës gjithnjë e më shumë duken të lodhur.Të lodhur nga zgjedhjet të cilat atyre nuk u sollën ama bashë asgjë të hajrit deri me tash . Sigurisht së barra më e rendë që e kami mbi supe është skami dhe mjerimi social gjithnjë  në rritje.Është bërë tashmë një kohë e gjatë që elitat politike të cilat u ndërruan në pushtet ( më garnituara po thuaj të njejta ),  nuk i mbrojtën interesat e qytetarëve  si duhet , por e shfrytëzuan  votën e tyre për tu pasuruar. Kjo rrezikojë dhe po rrezikon gjithnjë e më shumë ekzistencen e Kosovës si shtet.Po rrezikohet seriozisht e ardhmja e brezave të rinjë të cilët masovikisht po largohen nga Kosova.Sigurisht së në këtë rreth vicioz po rrezikohet edhe e ardhmja evropiane e vendit.Historinë po vazhdojmë ta shkruajm për së prapthmi, dhe kjo është leksioni më i keq qe po i japim vetit si komb i lashtë që jemi në hapësirat ballkanike dhe më gjerë.Keto negativitete dhe shumë qka tjetër kan bërë që shumica  të largohen nga vendi masovikisht . Informacionet publike të cilat po i ndegjojmë, po shohim dhe po i lexojmë , po janë të zymta , po janë shumica pesimiste më arsye , së historinë po e shkruajmë keq. Në fakt po e shkrujnë keq ata të cilët edhe keq punuan  gjithë pas luftën,  kur në fakt na u dha rasti historic që ti kemi dy shtete në Ballkan, të cilat më një punë të ndershme së pari të njerëve te politikës, dhe të gjithë neve, sigurisht së as bashkimi kombëtar nuk do të ishte largë .Kjo deshirë e shumicës së shqiptareve gjithnjë e më shumë po zvetnohet, po rrenohet, së trojet etnike nuk e kan bashkëpunimin e duhur ekonomik e kulturor. Rezultatët në avansimine proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike në vend të përparimit po shënojnë rënje drastike, apo më mirë më thënë po shënojnë  kthim mbrapa.Po na mungon mobilizmi i përgjthshem, koncenzusi nacional që gjendja politike dhe gjendja ekonomike  të dobëta të kthehen më në fund për së mbari.Nuk po gjëjme dhe nuk po interesohemi që të gjejmë mekanizma mbrenda subjekteve politike  që të thehën barrierat e vjetra  .Aq me keq kur gjithëqka po bëhët duke u thirrur në emer të popullit.Na është mbushur aparati shtetëror  më njerëz  të padijshem , besa  edhe më biografi të dyshimitë kombëtare .Presidenti Thaqi do të duhej të ishte shumë I kujdesshem se kënd po e dekoron , dhe për qfarë qëllimi po bëhën dekorimet e tilla . Sigurisht së do të duhej të dekoroheshin ata që histirikisht. por edhe në luftën e fundit kan dhën kontribut të pa zëvëndësueshem për shtetin pavarur dhe sovran të Kosovës.Kosovës si shtet I ri nuk i nevoiten ideologjitë të cilat e  kthejnë  mbrapa. Kësaj ideolgjie ja kemi pa sherrin më bollek më vite të tëra.Nuk bëhët dhe nuk ndërtohet shteti duke u hajgarisur në Parlament si organi më i lartë i shtetit. Nuk i duhen Kosovës kuvendarë cirkuzantë , por i duhen  njerëz serioz të cilët seriozisht angazhoehn për të pru vendime te rendësishme për vendin . Për çdo seancë po ndëgjojnmë kopalla të ndërsjella të cilat asgjë nuk i hyn në funksion shtetit dhe as proceseve zhvillimore .Këto maskarada dhe këto tallje më shtetin dhe më qytetarët do të duheshin të marin fund, së politika nuk është lojë. Me lojëra të tilla të ulëta gjithnjë e më shumë po bëhëmi gazi i botës, dhe po e vërtetojmë tezën e kahmotshme shoviniste  serbe” së shqiptarët nuk din të ndërtojnë shtet”.Dihet së në parlament mund  të ndodhin edhe gjera jo të lakmueshme , por të bëhën gjera të tilla në kontinuitet , kjo tregon për jo seriozitetin dhe për njerëzit jo meritor të cilët kan arritur aty. Lufta për pushtet nuk bëhët në këtë mënyrë çfarë po ndodhë që 18 vite në Kosovë. Lufta për pushtet  sigurisht së bartë përgjegjësi të madhe morale , përgjegjësi politike , përgjegjësi para atyre të cilët i kan zgjedhur, sigurisht së ekziston edhe përgjegjësia penale për gabime të rënda ose te vogla, për abuzime karshi shtetit, të cilat abuzime deri me tash shumë pak ishin të ndeshkueshme nga organet kompetente.Logjika për shtetndërtim dhe mirëqenje duhet të jetë krejt më ndryshe…

Filed Under: Analiza Tagged With: abstenus e shtetit, kosova, Skender Mulliqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT