• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2018

TËRBIM NË LUMIN ZAMBEZ

October 21, 2018 by dgreca

Tregim amerikan nga  J. DYSON/

Përktheu prë Diellin: Agim Xh.Dëshnica/

– Mirë se erdhët në Zambez! – i përshëndeti Pol Templeri gjashtë turistët, që do të shoqëronte me kanoe e kajak nëpër lumin e madh afrikan. Teksa lundrat bënin përpara drejt Ujëvarës së zhurmshme Viktoria, grupi shpresonte të shihte nga afër elefantët, krokodilët dhe hipopotamët. Qe një ditë e bukur marsi me qiell të kaltër. Puhiza e freskët e erës frynte lehtë e lehtë. Në vozitje e sipër, drejtuesi 27 -vjeçar i lundrave Templer, i argëtonte udhëtarët me ndodhi gazmore, por edhe tronditëse, nëpër lumenj, dhe më në fund shtonte këshilla e njoftime.

– Zambezin zakonisht e quajnë “Rrjedha mbretërore”. Puna jonë këtu është të vozisim, kurse ju të rrini ndenjur e të pushoni rehat.

Ndërsa vendoste revolverin e fishekët në brez, ai u foli shkurt edhe për rreziqet e mundshme gjatë lundrimit:

– Lumi është plot me krokodilë, ndaj mos e zgjatni dorën në ujë! Krokodili ngjan si peshk, ose si lulja e kroksit, që janë dy nga ushqimet e tij më të kërkuara. Rreziku tjetër vjen nga hipopotami! Ai, kryesisht, jeton në brigjet e lumenjve, zona që ne i njohim mirë dhe mund t’i mënjanojmë, por nganjëherë atij i kërcet damari i lig, dhe papritur sulet dhe përplaset me lundrën.

Tek fliste, Templeri buzëqeshte me turistët, që dihasnin me dridhmë nga ato rrëfime të frikshme.

– Përplasja mund t’ju vërvisë drejt e në ujë! Dëgjoni ç’ju them? Nëse ndodh kështu, mos u rrëmbeni nga paniku dhe mos e humbni toruan nëpër valë! Hipopotamit mund t’i shmangesh më lehtë se kreokodilit!

Në ekuipazh, përveç tij, bënin pjesë MakNamara, 31 vjeç, që shoqëronte grupin në Kajak. Ben Sinbadi, 24 vjeç, vozitësi i kanoes së dytë dhe Evans Namasango, vozitës në kanoen e tretë, një tip gazmor, 22 – vjeçar, i cili pak kohë më parë kishte dhënë provimet për ndihmësudhërrëfyes. Templeri qysh në fillim ia çmoi vetitë e mira dhe punën, ndaj kujdesej për të, thuajse, çdo ditë.

Ai i ndau turistët dy nga dy. Në lundrën e vet mbajti Johem Shtahmanin me bashkëshorten Gundi nga rrethinat e Bremenit të Gjermanisë. Në kanoen e Sinbadit la Muriel Fisherin me të fejuarën e Pierre Langarden. Ndërsa Natali Grasota dhe Mark Skorupka lundruan me Namasangon. Katër nga turistët ishin punonjës të kompanisë Air France.

*     * *

Templerit i qeshën sytë, kur flotilja e vogël hyri në rrjedhën e shtruar të Zambezit. Ai qe rritur në savane e, sidomos, në bazat e largëta ushtarake. I ati kishte shërbyer me gradën e kapitenit në ishkoloninë Britanike në Rodezinë e jugut, e njohur tashmë me emrin Zimbabve.

Me ato shpatulla të fuqishme prej notari, a mbrojtësi të regbisë, Templeri ishte i pajisur me dhuntitë e një atleti të shkathët. Në kohën kur punonte në Izrael, iu shkrep të kalonte me traktor përmes një fushe të minuar në Jordani, për të blerë birrë. Por, kjo shaka i kushtoi shtrenjtë, e dëbuan nga Izraeli.

I kthyer në Zimbabve, tek pushonte me shokët e vet në breg të liqenit Kariba, kaluan andejpari disa lundra ekspedite. “Kjo është udha, që duhet të ndjek!” – tha ai me vete.

Me vullnet e vendosmëri për tre muaj, kreu me sukses kursin njëvjeçar për drejtësi, qitje dhe histori natyre. Pas provimeve të vështira, mori dëshminë e udhërrëfyesit për në lumenj.

Mbi tetëmbëdhjetë muaj ai punoi si mbikqyrës në lundrimet e largëta me kanoe, duke udhëhequr turistët në afërsi të zonave me kafshë të egra. Ndërkohë, kujdesej edhe për jetën e tyre. Njëherë i ktheu mbrapsht disa vizitorë japonezë, që po shkonin si pa të keq drejt luanëve, duke shkrepur aparatet fotografikë. Në ato vise gjallon edhe hipopotami, një nga kafshët më të rrezikshme të Afrikës. Dy dhëmbët e poshtëm të hipopotamit mashkull, mbi njëzet centimetra të gjatë, shtrihen jashtë, si shufrat e pirunit të ngarkim – shkarkimit, ndërsa dy dhëmbët e qenit ulen nga lart – poshtë në nofull, përkundrejt dy të tjerëve, që çohen përpjetë si thikat e makinës grirëse të ushqimeve.

Shpesh herë hipopotami përplaset me kanoet dhe i hedh në lumë udhëtarët. Para dy vitesh nga kafshimi i tij një udhërrëfyes humbi njërën këmbë. Gjashtë muaj më parë nga përplasja me  ’të në fundin e kanoes, Templeri dhe dy udhëtarët fluturuan në lumë. Po i njëjti hipopotam, iu qep lundrave të tjera e i goditi.

Nga lundërtarët, që vinin përkundrejt, ai merrte njoftime për zona të rrezikshme, të cilave duhej t’u rrinte larg. Ndërsa tani Templeri me flotiljen po kalonte përmes ishujve shkëmborë të një zone të re, të panjohur ndonjëherë. Në kohën, kur kanoeja e Templerit po rrëshqiste ngadalë në rrjedhën e lumit, në largësi nga bregu sa gjatësia e lopatës, tridhjetë metra më tej u duk kopeja e hipopotamëve. Mbi lëkurën e errët një lëng i kuqëremtë që i mbron nga rrezet e diellit, jep përshtypjen, sikur kafshëve u kullojnë shtatë palë djersë.

Me zë të ulët Templeri shpjegoi se hipopotami nga toka në shpatulla është mbi një metër e gjysmë i lartë, kurse nga noçka në bisht, mbi katër metër i gjatë.

“Aq sa BMV-ja ime!”, – mendoi Shtahmani.

– Nisemi! – tha Templeri dhe voziti më tutje. Tek po kalonte një hipopotam femër, që prehej mbi ujë me dymbëdhjetë këlysha pas, dielli po varej pas majave të drurëve.

Templeri tha se pas dyzet minutash, tërë grupi duhej të zbriste menjëherë në breg, prej nga turistët do të ktheheshin mbrapsht, me kamion për në hotele.

Fundi i kajakut të MakNamarës takoi buzën e shkëmbit, ku një prej rrjedhave të lumit derdhej te një pellg i gjerë afro gjashtëdhjetë metra. Sinbadi me Templerin vozisnin në rrjedhë tjetër, të ndjekur nga Namasango. Templeri u jepte zemër e i udhëzonte t’u shmangeshin hipopotamëve të fshehur nën ujë. Papritur, u dëgjua një zhurmë e ngjashme me bubullimën. Një hipopotam mashkull u përplas me kanoen e Namasangos. Pupa e saj u ngrit në ajër, thuajse një metër lart, ndërsa drejtuesi u rrotullua e u flak në ujë. Templeri ktheu kokën dhe e pa pjesën e pasme të kanoes mbi shpatullat e hipopotamit të tërbuar, që hapi gojën e llahtarshme dhe u zhyt befas në thellësi të ujit. Teksa udhëtarët, Grasota e Skorupka, po bënin çmos të nivelonin kanoen, Namasango, duke gulçuar, mezi po mbushej me frymë.

Templeri voziti mbrapsht drejt tij.

– Prit! – bërtiti ai.

Të mbetur pa rema, Grasota e Skorupka, punonin çmendurisht, duke rrahur me duar ujin, për ta larguar kanoen nga zona e hipopotamit. Në atë kohë Sinbadi i dha kanoes drejt ujërave të cekta. Disa metra më tej, udhëtarët e tij, Fisher dhe Langarde, u hodhën mbi sipërfaqen e një toke shkëmbore. Ndërkaq, Namasango u kap me duar në njërin krah te kanoeja e Templerit. Ky vuri re se ajo po anohej e mund të përmbysej.

– Shko prapa! – i tha Namasangos dhe voziti dalëngadalë afër tij.

“Hipopotami nuk kthehet më këtu!”, – tha me vete. Shtahmani u përkul në krahun e djathtë, për të ruajtur ekuilibrin e kanoes, ndërsa Templeri në të majtë, i nderur jashtë, i zgjati dorën nga Namasangoja për ta rrokur. Në çastin kur gishtat e tyre ishin fare afër, papritur hipopotami me gojën hapur, brofi mbi ujë ndërmjet tyre si kamionçinë me motor pa kapak. Stërkala uji dhe ulërima si krisma topi shpërthyen nga gryka e frikshme ngjyrë rozë e portokalli e bishës. Për një hop ajo ia përfshiu me gojë duart Templerit dhe e tërhoqi pas vetes. Me dhëmbët mizorë e kafshoi në sup, në bel e në shpinë, pastaj u zhduk sërish nën ujë. Aq shpejt ndodhi ajo përplasje e beftë, saqë kanoeja për disa çaste qëndroi drejt, para se të humbiste drejtpeshimin, të binte ngadalë, dhe Shtahmanin ta hidhte në lumë.

Hipopotami, duke e tërhequr Templerin me peshë nëntëdhjetë kile, tre pashë nën ujë, nisi të luante me të, si macja me miun. Me fytyrën përmbys në gojën e hipopotamit, ai s’po merrte vesh se në ç’vend ndodhej. “Ku jam këtu!?” – habitej Templeri. Pas pak, gjoksi i tij u çlirua nga shtrëngimi. Sapo hipopotami hapi nofullat, Templerit iu lirua njëri krah dhe lëvizi përqark. Duke i dhënë trupit mbrapsht, u përpoq të shkëputej dhe të mbahej diku. Zgjati gishtat dhe kapi bishtin e ashpër e të fortë të hipopotamit. U pushtua nga njëfarë shprese. Iu bë sikur po e shihte veten si në film. Kur iu lirua edhe krahu tjetër, iu shtuan shpresat për shpëtim. Hipopotami, që e kishte gërvishtur me dhëmbë në faqe dhe në zverk, papritur e lëshoi. Në çast Templeri u sul përpjetë dritës dhe doli në sipërfaqen e lumit. Të parën gjë që vuri re, ishte gjendja e Namasangos, i cili duke gulçuar, mbahej me vështirësi mbi ujë.

– Noto, Evans! – i thirri. – Hë, edhe pak, se ja, arritëm!

Por ai, me sa shihej, e kishte humbur gjykimin, ndaj Templeri e tërhoqi prej jake drejt bregut. Befas ndjeu të therura në këmbë nga një peshë e rëndë. “Mos u kthye hipopotami prapë?” – tha me vete në çast. Dhe ndjeu se ai kësaj here ishte tërbuar. E mbërtheu me dhëmbët e mprehtë nga poshtë. Templeri hoqi dorën nga jaka e Namasangos, me shpresë se ai do të dilte vetë në breg. Në ato çaste i ra ndër mend se hipopotamët mbajnë frymë nën ujë gjashtë minuta, kurse njeriu tre ose katër. Në kulmin e dëshpërimit, e grushtoi dhe ia tërhoqi bishtin. Këmbët iu liruan, por njëra dorë i ngeci në gojën e hipopotamit. Megjithatë, nuk u ndal. Mblodhi tërë fuqitë dhe e goditi me shqelma ku mundi, në kokë, në sy, nën bark e në vithe. Ndërkohë, shfrynte: “Hiqmu qafe, shtazë e mallkuar!” Dhe befas ai iu shkëput! E kur MakNamara e pa mbi ujë, e ngau kajakun drejt tij.

– Noto në krahun tim! – i thirri.

Por hipopotami mbërriti i pari dhe u preu udhën. Me nofullat e llahtarshme e mbërtheu Templerin dhe e mbajti përgjysmë mbi ujë, kokën e shpatullat në një anë, këmbët në anën tjetër. Krahu i majtë i Templerit mori të çara si me gërshërë nga dy dhëmbët e mprehtë të hipopotamit, teksa dy të tjerët e shpuan në gjoks. Sakaq ndjeu dhimbje të forta në brinjë. Në furi e sipër bisha e vërviste sipër ujit sa andej – këtej. Herë e zhyste dhe herë e nxirrte jashtë. Templeri vërtitej djathtas e majtas, poshtë e lart. Me dorën e lirë u përpoq të kapte revolverin, por më kot, se ai i kishte humbur e vetë s’po merrte dot frymë. Mendja po i turbullohej. “Nuk mundem më!” – pëshpëriti si në jerm. Megjithatë, vazhdoi të luftonte, duke e grushtuar lëkurën e fortë të shtazës.

Befas hipopotami u dorëzua para atij njeriu të paepur. E shtyu nën ujë dhe u largua duke shfryrë. Templeri brofi lart për në kajakun e MakNamarës.

– Më nxirr këtej! – i foli me gjysmë zëri dhe u kap në litarin e kajakut.

Sapo hynë në ujërat e cekta, e para gjë që i shkoi ndër mend Templerit, ishte shpëtimi i njerëzve.

– Duhet t’i nxjerrim të gjithë në breg! – tha me pak zë. – Ku është Evansi?

Fisheri dhe Langarderi e kishin parë në rrjedhën e poshtme të lumit, teksa lëvizi duart mbi kokë dhe pastaj u zhduk në thellësi.

Templerin e mposhtën dhimbjet.

– Ah, ç’e papritur e tmerrshme! S’gjej fjalë ta tregoj! – tha duke rënkuar dhe u kërrus mbi ujë.

MakNamara pa tmerrin nën veshjen e shqyer të Templerit. Krahu i djathtë i qe ndarë në dy pjesë. Nga gjoksi, shpina e pulpa e këmbës së majtë i rridhte gjak. Përmes një vrime i dukej cipa e mushkërive.

Çanta e ndihmës së shpejtë dhe radiomarrësja ishin zhdukur në lumë, kur kanoeja u përmbys pas mësymjes së hipopotamit. Pra, jeta e Templerit ishte në rrezik. MakNamara grisi menjëherë qesen e ushqimeve dhe sajoi disa rripa. Me to ia mbuloi vrimën në kraharor dhe ia lidhi plagët nga rridhte gjak. Në atë gjendje MakNamara dhe Sinbadi e mbartën me kajak. Për gjashtë minuta dolën në breg. Në qytezën më të afërt nuk gjetën asnjë kirurg. Së andejmi, me një furgon të ndihmës së shpejtë, brenda tri orësh, në mes të natës, mbërritën në Balauej. Kirurgu ortoped Bekitheba Nkabe, rreth të dyzetave, i njoftuar qysh më parë, priste në spital. Përveç mjekimeve në kokë, në gjoks e në shpinë, doktor Nkabe ia preu krahun e djathtë. Operacioni zgjati shtatë orë.

Pas dy ditë kërkimesh, trupin e Evans Namasangos e gjetën në fund të ujërave.

Deri më sot, në tërë lumin e madh Zambezi, askush s’është përballur me aq guxim e vendosmëri me hipopotamin e tërbuar, si Pol Templeri. Pas dorëheqjes nga puna e udhërrëfyesit, ai i la lundrat e lumenjtë dhe u kthye në Savane. Atje shërbeu në ekspeditat, që përshkonin Zimbaven, Namibinë e Bostvanën.

Sado që u përpoqën gjahtarët profesionistë ta bindnin administratën e Parkut kombëtar dhe të kafshëve të egra, që ta vrisnin hipopotamin e tërbuar, nuk ia arritën. Ai ndodhet ende atje, në lumë, dhe pret të tjera viktima!

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Agim Xh Deshnica, J.Dyson, TËRBIM NË LUMIN ZAMBEZ

Katalogu serb i luftës dhe i “paqes”!

October 21, 2018 by dgreca

Nga Enver Bytyçi / Shumë herë më shtrohet pyetja këto kohë se “Pse nuk duhet të pajtohemi me serbët”? Qëndrimet e mia kundër ndryshimit të territorit duket se interpretohen ose lexohen si qëndrime antiserbe. Nuk po flas për reagimet e presidentit të Kosovës, i cili kritikëve të tij, përfshi dhe kryeministrit Haradinaj, u adresohet me fjalinë e njohur: “Ju nuk e doni dialogun”! Në fakt kundërshtitë për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës në favor të Serbisë nuk kanë të bëjnë me dialogun apo nevojën e pajtimit me Serbinë. Ato kanë të bëjnë me principet e dialogut, me zbatimin e rregullave morale e politike të pajtimit midis dy popujve. Që këto principe nuk merren parasysh, ky fakt është i njohur dhe tashmë i argumentuar në reagime të shumta rreth çeshtjes në fjalë. Por ajo që më shqetëson ka të bëjë me faktin se politikanë dhe njerëz të shumtë të medias, kulturës dhe shkëncës në Shqipëri besojnë shpejt e bëhen pre e shfaqjes teatrale të diplomacisë dhe politikës së Beogradit. Ndaj për ta kuptuar këtë do të përshkruaj karakterin serb të luftës e të paqes. Elita serbe kur përgatitet për luftë flet shumë për paqen. E glorifikon paqen deri në atë masë sa ta bindë tjetrin se lufta është domozdoshmëri për paqe. Por luftën e fillojnë në momentet më të favorshme të mundshme. Më tej ata në luftë nuk zbatojnë asnjë lloj principi. Vrasin, masakrojnë, dhunojnë e përdhunojnë pa dallim moshe, kategorie shoqërore, gjinie, besimi, feje, mjafton që të ekzekutuarit të jenë “armiqtë potebncialë” të Serbisë! Djegin e shkatërrojnë gjithçka. Viktimat i zhdukin, i lënë pa varr, sepse nuk duan që të dokumentohen krimet që bëjnë. Pas masakrave mburren në sy të njëri – tjetrit. Bëjnë masakra edhe me baste. Madje vrasin fëmijën e tyre, mjafton që të akuzojnë psh shqiptarët për atë vrasje. Raste të tilla i përshkruan deri në imtësi kronikani i Luftës së Parë Ballkanike, Aleksandër Leo Freundlich. Nëse e humbasin luftën politikanët dhe diplomatët serbë menjëherë të ftojnë në bisedime. Ngrejnë flamurin e bardhë dhe thonë “Jo, ne jemi për paqe, duamm të bisedojmë”! E glorifikojnë dialogun dhe kërkojnë pajtim. Por e kushtet e tyre. Ti nuk mund të vendosësh asnjë kusht! Qëllimi është ta fitojnë në paqe atë që kanë humbur në luftë. Fillimisht flasin për bisedime me qëllim “përmirësimin e jetës së qytetarëve”. Më vonë vendosin kushte politike derisa të arrijnë të territori. E zgjasin procesin në pafundësi, gjithnjë në kërkim të kohës së përshtashme për ta. Në momentin që ulesh e bisedon ata të bëjnë lajka të çuditshme. Të ofrojnë gjithçka të parëndësishme për interesat serbe. Ofrojnë edhe marrëveshje në dukje të favorshme për ty. Nuk harrojnë që në takimet me viktimën e vet të regjistrojnë ditëlindjet e bashkëbiseduesve, të planifikojnë biseda në ditëlindjen tënde e më pas të marrin mandolinën apo firzamonikën e të të këndojnë serenate serbisht. Të dehin e të turbullojnë në tru, aq sa të duket vetja fajtor pse ke luftuar kundër këtyre “qingjave kaq të butë”, edhe pse janë të njëjtët. Sapo të ta kenë tatuar pulsin, fillojnë e të bëjnë elozhe, ta përkëdhelin ambicjen, të lëvdojnë publikisht, nuk ngurojnë të të hapin rrugën si “i parë” e për këtë vdesin sidomos shqiptarët! Duket sikur ata të vijnë mbrapa, por nga mbrapa thurin të gjitha intrigat! E ti nuk e ke aftësinë të shohësh me bythë intrigën serbe. Aq shumë të afrohen, sa ti harron se para disa kohësh të kanë vrarë, masakruar, djeg e përdhunuar. Sigurisht ata afrohen kur ti i lejon vetë të të vijnë afër. Kur joshesh dhe prej fjalëve, lëvdatave, mburrjeve që të bëjnë. Joshjen e vijojnë shkallë-shkallë, derisa të bëhesh njësh me ta. I lëshojnë gjërat si pa vënë re, të intimidojnë me slloganet e paqes, derisa të të mbushin mendjen se “Ti nuk mund t’i fitosh të gjitha dhe unë asgjë”! Ti harron se atë që e ke fituar me luftë është e jotja nga çdo lloj pikëpamje e së drejtës. Harron, se e ke mendjen te joshjet, te serenatat, te fjalët e ëmbla, te mburrjet, ndoshta edhe të bukuroshja, me të cilën ke kaluar natën me të! Për të të bundur plotësisht se “E drejta është në anën e dhunuesit”, diplomatët dhe politikanët serbë të thonë: ”Shiko, ne e dijmë se e kemi humbur luftën me ju, por ne jemi para një presioni të madh të opozitës, të nacionalistëve, të ekstremistëve, prandaj na duhet kompromisi”. Ti harron se si nacionalistët ashtu dhe këta bashkëbiseduesit e tu janë të njëtët. Dhe fillon e dyshon te vetja, aq sa të vjen keq që bashkëbiseduesi që ke përballë “ndodhet në një situatë kaq të vështirë”. “Ej, të thonë, Xhinxhiq u vra, a doni që dhe ne të pësojmë fatin e tij, nëse nuk marrim asgjë nga ju”?! E përsërisin këtë derisa ti t’i ofrosh nga vetja jote, tashmë territoret e tua! Dhe kështu diplomatët e politikanët serbë erdhën deri te kërkesa për territore. Fillimisht e bindën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasiqë ky nuk kishte e nuk ka ndonjë sentiment antiserb, madje as pro Kosovës! Pastaj përmes Ramës e futën në thes Hashim Thaçin. Këtij të fundit nuk i ofruan vetëm joshje. Ia tundën edhe kërbaçin. Madje presioni i erdhi gjithashtu nga Rama. Thonë se Rama në prani të Batonit tregon histori të sajuara me biseda me amerikanë, të cilët paskan vendosur ta dërgojnë në Gjykatën Speciale Hashim Thaçin. E këto biseda Batoni i transmeton me mburrje në Prishtinë, sepse hobi i tij është të dëshmojë se “di shumë”!. Prandaj jemi në këtë pikë të hallit, kur jo vetëm shqiptarët, por edhe bota po tallet me presidentin dhe kryeministrin terrtorndarës të shqiptarëve, pasi ky është një rast ky unik në historinë e shteteve sovrane të botës! Ndërkohë që Tereza May thotë: “Serbisë i duhet ndaluar hyrja në BE, sepse ajo është Kali i Trojës i Rusisë në Europë”, ne harrojmë shpejt, kemi harruar jo vetëm të kaluarën e largët, por edhe atë të sotmen! Disa madje mburren si moderatorë, kur predikojnë “pajtimin” me falje territoresh ndaj Serbisë! Tiranë, më 21.10.2018

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe i “paqes”!, Enver Bytyci, I Luftes, Katalogu serb

Lërini paratë e Greqisë

October 20, 2018 by dgreca

Ilir-Levonja-300x298Nga Ilir Levonja/

Ajo që e bën Turqinë një investitore kryesore në Shqipëri, është politika oligarkike e Erdoganit. Ndofta askush tjetër nuk është më i lumtur se ai kur midis Shqipërisë dhe Greqisë fqinje ka plasur një skandal financimesh të fshehta rreth portaleve dhe ojqve shqiptare. Një politikë tashmë e vjetëruar kjo që ka origjinë të hershme. Megjithatë është pozitive kur skandalin e demaskojnë mediat e vendit fqinj. Dhe kjo e kuptueshme pas reçensionit ekonomik që Greqia provoi pak vite më parë. Sado të çirremi sysh me njëri-tjetrin, me atë frymën gjoja patriotike, sot është e dallueshme për sytë e mijra qytetarëve të të dyja palëve se sa butaforike është lufta e intrigave karshi globalizmit. Por jemi tek Erdogani, ky sulltan modern që po përpiqet të infektojë rajonin me islamizmin radikal dhe para kallpe. Kjo duket sheshit kur një ministër i jashtëm i kërkon publikisht ose urdhëron një shtet sovran në lidhje me gylenistët, pra për dorëzimin e tyre në Turqi. Nuk e di se e kuptuan qytetarët këtë. Se si e suportuan. Megjithëse në dukje ministri ynë ia priti flakë për flakë. Por është zjarr butaforik, fallco kur mendon se sa entuziazëm transmetojmë karshi një aeroporti me lira turke a një linje ajrore me një boeing nga shoqëritë e Anadollit. Në fakt deri diku ai (Erdogani) ka fitur pasi sipas të dhënave rezulton se sot investitorët më të mëdhenj në Shqipëri, janë ata nga Turqia. Një beteje u humbur kjo e shqiptarëve të cilët edhe pse adhurojnë e jetojnë në Perëndim, me shumicë dërrmuese, kanë hapur dyert kanat’ për bizneset e Anadollit. Për radikalizmin fetar islamik, aq sot me të drejtë shumë prej nesh mbledhim supet dhe pyesim shoqi shoqin, a je mysliman shqiptar apo mysliman turk? Janë të gjitha investime me tendencë, me strategji për kthimin në zonat e sundimit të dikurshëm që Anadolli po përpiqet ta rimëkëmbi. Një epokë që të dhëmb koka kur e mendon, sidomos për ne shqiptarët që akoma e kemi gojën plot me turqizma. Mirëpo ne i vërsulemi tjetër kujt, si në rastin konkret Greqisë! Harrojmë Perëndimin edhe pse nipërit e mbesat tona shkëlqejnë në shkolla, skena e ekrane. Dhe demonstrojnë vetveten, dheun, amësinë. Nuk i vërsulemi Turqisë, një ministri që na urdhëron me mendësinë e kajmekanëve bash në mes të Tiranës, sikur të flasi nga pragu i portës së lartë. Jo Turqisë, ajo na dha një avion. Ai fluturon Tiranë Stamboll, nga lindja, andej nga e ka origjinën edhe robëria jonë. 

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, medias shqiptare, Parate e Greqise

SHQIPTARËRT TË PA FAT ME UDHËHEQËSIT

October 20, 2018 by dgreca

                   1 Nikë Gashaj

Nikë Gashaj/

Në Konferencën e Paqes në Parisë 1919-1920, Greqinë e kanë përfaqësuar presidenti Venizelos dhe miku i tij i afërm Politis. Venizelos ka sjellur përparësi për Greqinë, në krahasim me  Shqipërinë, e cila jo vetëm që nuk e kishte një  përfaqësues të tillë, të aftë, por në Konferencën e Paqes kanë ardhur disa delegacione, të cilat nuk i kishin harmonizuar qëndrimet dhe nuk vepruan në marrëveshje. Rasti i Esad Pash Toptanit meriton një kujdes të veçantë. Së pari do të themi se Esad-Pasha, që nga fillimi ka figuruar si president i Shqipërisë, duke pasur përkrahjen e qeverive aleate. Pas luftës ai ishte në Londër dhe pastaj shkoi në Paris, ku u paraqit si përfaqësuesi i Shqipërisë.

Nga ana tjetër, në Durrës, më 25 dhjetor 1918, është formuar qeveria e përkohshme, në krye me Turhan-Pashën, i cili së bashku me Mehmed Konicën dhe Mihailo Tortulin e kanë përbërë delegacionin shqiptar në Paris. Kur në prill të vitit 1919 ka ardhur deri te mosmarrëveshja në këtë delegacion, në lidhje me bashkëpunimin me Itali, Turhan-Pasha e ka braktisur delegacionin, e në vend të tij në krye të delegacionit ka ardhur Luigj Bumçi, ipeshëv katolik. Delegacionin atëherë i janë kyçur Luigj Gurakuqi dhe Zef Moshi, ndërsa Mehmed Konica dhe Mihail Turtuli kanë mbetur në përbërje të delegacionit. Organizatat shqiptare mërgimtare në Turqi, Rumuni dhe SHBA i kanë dërguar përfaqësuesit e vet, të cilët kanë vepruar në harmoni të plotë me delegacionin e qeverisë së përkohshme shqiptare. Esad-Pasha mbeti plotësisht i izoluar dhe i vetmuar.

Për arsye të këtij opinioni relativisht të papritur dhe të popullaritetit të Konferencës, propaganda dhe influenca kanë luajtur një rol të madh në opinionin publik, delegacioni shqiptar ka pasur përkrahjen e dy organizatave: Federata Pan-Shqiptare ”Vatra”, e themeluar më 1909 dhe Shoqata Anglo-Shqiptare, e themeluar më 1918, në Londër. Ato janë përpjekur t’i japin kontributin e vetë çështjes shqiptare, në rrafshin propagandistik. Emigrantat shqiptar në përgjithësi, e veçanarisht ata në Amerikë, kishin varur shpresa të mëdha në Konferencën e Paqes, në veçanti, në Presidentin wilson. “Listës se miqeve tanë tani ua kemi shtuar dhe dy emra më të ndritshëm të Amerikës dhe tëtërë botës, Presidenti Wilson dhe ish Presidenti Ruzvelt”, shkruan”The Adriatic Review!.Është interesant për t’u përmendur se Fan Noli, me rastin e një takimi me Wilsonin, në mënyrë joformale e shtroi gjendjen e Shqipërisë. Wilsoni, sipas deklaratës së Fan Nolit, prezentimin e gjendjes shqiptare e degjoi me vemendje dhe me një interesim  dashamirës dhe se i premtoi Nolit se kishte vendosur t’i ndihmonte Shqipërisë. Ndërkaq, Fan Noli është takuar edhe me ish-presidentin Ruzvelt, për të cilin ka thënë se për çështjen e Shqipërisë ishte informuar shumë mirë. Ai ka qenë i bindur se Shqipëria në Konferencën e Paqes duhet ta fitojë pavarësinë nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Emigrantet shqiptarë në Amerikë qysh në gusht të vitit 1915, kanë protestuar kundër shkeljes së traktatit të Londrës prej vitit 1913, qe Shqipërisë i ka garantuar pavarësinë dhe integritetin e saj, duke apeluar te Wilsoni që në emer të drejtësisë dhe të normave morale ndërkombëtare të përdorë ndikimin e vet dhe ta ndalojë ndarjen e Shqipërisë. Meqenëse, prapa kuliseve diplomatike është bë një Traktat i Fshehtë i Londrës, në prill 1915, që kishte si një nder objektivat kryesore copëtimin e plotë të Shqipërisë. Organizata “Vatra”, në një memorandum dhe në mënyrë zyrtare, ia ka paraqitur Presidentit Wilson çështjen e Shqipërisë, duke kërkuar nga ai që ta përkrahë pavarësinë e saj. Wilsoni, në një letër sekretarit shtetëror Robert Lasing, kërkoi që ai ta marr përsipër çështjen e Shqipërisë, respektivisht apelet e shqiptarëve.

Ndëkaq, nder të tjerat, ka ekzistuar një faktor, që i ka kontribuar situatës së papërshtatshme të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris: pjesëmarrësit e Konferencës nuk e kanë ditur se kënd të marrin seriozisht si përfaqësues të Shqipërisë, delegacionin e qeverisë së përkohshme shqiptare apo Esad-Pashën. Delegacioni amerikan, si dhe sekretari i Konferencës paqësore, kanë marrë letra dhe memorandume nga njëra dhe nga  tjetra palë.

Në një  dokument mund të vërehet se Eriksoni i ka dërgar Presidentiz Wilsonit një memorandum, ku kërkon intervistë për veten dhe në të cilin e diskrediton Turhan-Pashën, “i cili i është shit Italisë” dhe i cili as në një pikëpamje nuk përfaqëson Shqipërinë. Në të njëtin memorandum ai e hedh poshtë Esad-Pashën si njeri që ka humbur çdo lidhje me Shqipërinë dhe i cili nuk përfaqëson kurrkënd përpos personalisht veten (Haris Silajdžič, “Albanija i SAD kroz arhive Vašingtona“, 1991, Sarajevo).

                                    Nikolla Pashiqi dhe shqiptarët

Nikolla Pashiqi, më 19918 deklaroi se në priudhën e 25  vjetëve të ardhme shqiptarët do të eliminohen. Mirëpo duke parë se eliminimi i shqiptarëve me ndihmën e gjenocidit fizik dhe të asimilimit nuk dha rezultate të dëshiruara, qeveria jugosllave inicoi debatin “shkencor” në Klubin kulturor të Serbisë më 1936, i cili duhej të gjente rrugë dhe mënyra të reja për eliminimin e kombësisë shqiptare nga trualli i Jugosllavisë, ose të paktën për eliminimin e homogjenizimit të saj në territoret përkatëse të të ashtuquajturës Serbi Jugore.

Alternativa më e pranueshme për eliminimin e shumicës së popullsisë shqiptare nga territoret përkatëse ishte ajo e Vasa Çubrilloviqit, i cili për këtë diskutim përgatiti studimin më voluminoz, në të cilin u shkoqitën konkretisht të gjitha metodat dhe instrumentet që do të duhej të shfrytëzoheshin për eliminimin e shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë, përkatësisht për shpërnguljen masive të shqiptarëve në botën e jashtme – në Shqipëri, e sidomos në Turqi.

Duke bërë fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve në Shqipëri, Çubrilloviqi thotë:”Duhet përdorur të gjitha mjetet diplomatike që Tirana të bindet për të pranuar një pjesë të të shpërngulurve tanë”. Në këtë drejtim, sipas tij, duhej bërë presion mbi qeverinë shqiptare dhe “nëpërmjet të kanaleve të fshehta të angazhohen materialisht njerëz të dalluar”(Hajredin Hoxha).

Koferenca e  Ambasadorëve  në Londër

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në Londër, më 17 dhjetor 1912, nën kryesinë e përhershme të ministrit të jashtëm anglez, Eduard Grej. Që në ditën e parë të punimeve të saj, Konferenca mori në shqyrtim çështjen shqiptare. Çështja u diskutua në dy aspekte të saj kryesore: e ardhmja politike e Shqipërisë dhe caktimi i kufijve. Sikurse dihet, Konferenca e Ambasadorëve, më 29 korrik 1913 mori vendimin përfundimtar për Shqipërinë, sipas këtij vendimi Shqipëria shpallej principatë autonome dhe sovrane.  Shqipëria bëhej shtet asnjanës nën garancitë e Fuqive të Mëdha. Andaj Vendimi i 29 korrikut 1913 është akti ndërkombëtar kryesor mbi pavarësinë e Shqipërisë, akti me anën e të cilit Fuqitë e Mëdha e njihnin shtetin e ri shqiptar.

Çështje e rëndësishme në Konferencën e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha( dhjetor 1912- gusht 1913.) ka qenë dhe ajo e caktimit të kufijve midisë Shqipërisë dhe shteteve fqinje. Në fazën e parë të Konferencës vëmendja u përqendrua në caktimin e kufirit në veri e verilindje, dmth. me Malin e Zi dhe me Serbinë. Serbisë iu plotësuan të gjitha kërkesat. Nga trungu i Shqipërisë u shkëputën Rrafshi i Dukagjinit, Kosova dhe toka shqiptare në perendim të Maqedonisë. Serbia ishte ajo që përfitoi më shumë, duke e ndarë kombin shqiptar më dysh. Kurse Mali i Zi iu kudervu vendimeve të Fuqive. Në qendër të mosmarrveshjes ishte çështja e Shkodrës, që iu caktua Shqipërisë. Mirëpo, Shkodra ishte e rrethuar nga trupa malazeze qysh nga tetori 1912. Në krah të trupave malazeze u vunë edhe reparte serbe me jo më pak se 20000 ushtarë të rregullt. Megjithatë, mbrojtja e qytetit doli më e fortë sesa e mendonin në Cetinë. Një rol jo të vogël në rezistencën e Shkodrës, gjatë gjithë kohës që mbeti e rrethuar, luajti pa dyshim qëndrimi i banorëve të saj dhe të malësisë përreth.

Mirëpo,  mbrojtësi kryesor i Shkodrës ishte komandati i garnizonit turk, Hasan Riza Pasha i cili ishte i vendosur të vijonte luftën. Sipas vetë burimeve malazeze, thirrjes së Kral Nikollës për ta dorëzuar qytetin komandanti turk iu përgjigj se do të vepronte në përshtatje me vendimet e Konferencës së Londrës dhe shpalli se “Shkodra është tanimë qyteti i Shqipërisë”. Pasi u njoh me vendimet e Fuqive për autonominë e Shqipërisë, komandanti turk pati deklaruar që në fund të janarit se ai nuk do ta mbronte më Shkodrën ne emer të Turqisë, por të Shqipërisë. Zëvendës i tij ishte Esat Pashë Toptani, nën komadën e tij ishte një divizion i rezervistave shqiptarë.

Por ai kishte ambicie të bëhej me çdo kusht sundimtar i gjithë Shqipërisë. Si hap i parë Esati organizoi vrasjen e komandantit turk të qytetit Riza Hasan Pashës, dhe mori në dorë komandën e gjithë garnizonit. Ai me 3 janar 1913 e ftoi Kryekomandantin Riza Hasan Pashën( njëherë vali dhe komandant i kështjellës) për një darkë në shtëpinë e tij. Pas buke e shoqëroi mikun dhe eprorin e vet deri te dera e kopshtit dhe urdhëroi Osman Balin, njëri nga ndjekësit më besnikë të tij, t’i ndriçoj me fener rrugën pashait turk deri në shtëpin e vet. Osman Bali, luajti kështu rolin e ndërmjetësit dhe të përgatitësit të vrasjes. Dy vrasit ishin fshehur pas murit të një kopshti, duke pritur sa të kalonte gjenerali turk. Osman Bali ecte 30 hapa përpara Hasan Riza Pashës. Pranë pritës ai ngriti lart fenerin dhe po atë çast ushtuan edhe krismat dhe e vranë Kryekomandantin turk.

Ky ishte akti i parë i pashait për dorzimin e Shkodrës Malit të Zi me një marrëveshje të fsheftë. Esati i shtyrë, nga ambica dhe injoranca e tij, u bë një tradhtar i vendit të vet. Pas vrasjes së komandantit turk, E. Toptani e ndjeu veten të lirë të vendoste kontakte me Cetinën. Për këtë u nënshkrua një marrëveshje e fshehtë me Malin e Zi më 22 prill 1913: Shkodra do t’u dorëzohej malazezëve, ndërsa E. Toptani do të lihej i lirë të largohej nga qyteti në krye të trupave turke e shqiptare. Për më tepër, atij i premtohej gjithë ndihma e nevojshme jo vetëm nga Mali i Zi, por edhe nga aleatët e tij Serbia për të marrë pushtetin në Shqipërinë e ardhshme. Kështu atë që s’ kishte mundur të arrinte me forcën e armëve, pas shtatë muajsh rrethimi, Mali i Zi e arriti në saje të tradhtisë së E. Toptanit, të shtinte në dorë Shkodrën.

Lajmi i dorëzimit të Shkodrës u dha 2 orë pas mesit të natës. Pas rënies së Shkodrës, ambasadorët u mblodhën menjëherë, më 23 prill, për të shqyrtuar situatën e re me procedur urgjente. Ambasadori austro-hungarez Mensdorff ndëhyri i pari duke kërkuar që Fuqitë të vepronin bashkërisht për ta detyruar Malin e Zi të lëshonin Shkodrën. Madje, ai e bëri të qartë se Vjena”ishte e vendosur të vepronte në mënyrë të njëanshme, duke ndëhyrë me forcë për të dëbuar nga qyteti trupat malazeze”.

 

Konferenca konstatoj se pushtimi i Shkodrës nuk i ndryshonte aspak vendimet e Fuqive lidhur me kufijtë në veri dhe verilindje dhe se Shkodra duhej t’i dorëzohej sa më parë komandantit të forcave detare ndërkombëtare. Pëballë bllokut të Fuqive, të nxitur sidomos nga Vjena, Mali i Zie pa situatën të pashpresë dhe u detyrua të cedojë. Trupat malazeze filluan të tërhiqeshin nga Shkodra më 13 maj dhe  të nesërmen më 14 maj në qytet hyri një brigadë detare ndërkombëtare( Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1939, fq. 72, Tiranë, 2009).

             Intervencioni jugosllav dhe rikthimi i Zogut

Në Jugosllavi Zogu kishte arritur të organizonte një kontigjent të rëndësishëm mercenarësh me një ndihmë që nuk iu kursye nga autoritetet jugosllave.  Në dokumentet diplomatike që u referohen burimeve jugosllave, bëhet fjalë edhe për një marrëveshje të fshehtë që Zogu lidhi me Beogradin përpara se të kalonte kufinin. Kjo, ndër të tjera, do të thotë se serbët do të marrin tokën shqiptare: Shën Naumin si shpërblim, ashtu dhe ndolli.

Zogu ishte nisur për në Prizren për ta drejtuar operacionin. Zogu mori me pagesë 800 mercenarë të gjeneralit Vrangel, të komanduar nga oficerë bjellogardistë. Beogradi, veç njësive ushtarake, i dha Zogut edhe mjete të mjaftueshme lufte. Sipas burimeve britanike, forcat që pati Zogu ishin këto: 1000 vullnetarë nga ushtri e rregullt jugosllave, 1000 rezervistë nga Krusheva, Tetova, Dibra e Gostivari(të gënjyer se në rast fitoreje do të bashkoheshin me shtetin amë, mbanin flamurin shqiptar), 800 mercenarë të paguar të ushtrisë së Vrangelit, azilant në Jugosllavi, etj.; 40 oficerë të Vrangelit; 16 oficerë me uniformë të ushtrisë jugosllave. Në dispozicion të Zogut u vunë: 2 bateri artilerie malore të modelit austriak, 10 mitroleza të rëndë, 20 mitraleza të lehtë, mjetet e nevojshme tëtransportit. Për intervencionin kundër Shqipërisë shërbeu si pikënisje edhe territori grek. Baza e operacionit në jug ka qenë Janina. Nuk mungoi as përkrahja nga ana e ushtrisë greke. Ndërhyrja e autoriteteve ushtarake greke ishte flagrante, bandat ishin furnizuar me të gjitha mjetet e  nevojshme; madje nuk përjashtohej edhe ndëhyrja e drejtpërdrejtë e trupave të rregullta greke. Brenda më pak se dy javësh, gjendja u përmbys. Forcat qeveritare nuk  ishin në gjëndje të përballonin sulmin. Pra ndërhyrja jugosllave ishte flagrante. Më 24 dhjetor 1924, Zogu  hyri në Tiranë. Qeveria demokratike në krye me Fan Nolin u rrëzua. Noli u largua për në Itali bashkë me Luigj Gurakuqin dhe shokë të tjerë të qeverisë( Arben Puto, Shqipëria Politike, fq.379, Tiranë 2009.).

                        Vrasja e Lugj Gurakuqit dhe Bajram Currit

Ahmet Zogu po sa erdhi në pushtet me ndihmën e Qeverisë dhe ushtrisë të Serbisë, zhduku dhe vrau disa nga kundërshtarët e tij kryesorë, pavarësisht nëse ata  ishin atdhetarë të shquar dhe njerëz të nderuar nga populli. Të tillë ishin Luigj Gurakuqi dhe Bajram Curri.Më 2 mars të 1925-së në Bari të Italisë u vra  nga njerëzit e qeverisë atdhetari e luftari i shquar Luigj Gurakuqi. Qeveria premtoi shpërblime të mëdha për vrasjen e kundërshtarëve politikë të arratisur. Për njoftimin e vendit ku ndollej Bajram Curri u shpall një shpërblim prej 10 mijë franga ari. I shtrëguar nga kushtet e dimrit të ashpër, Bajram Curri e shpërndau pjesën më të madhe të bashëluftarëve, me mendimin për t’u ribashkua në pranverë. Gjatë muajve shkurt-mars u srehua në  shpellë te  Dragobisë. Por nga fundi i marsit forcat qeveritare e diktuan srehimin e tij. Më 29 mars 1925 vendi u rrethua nga  forca të shumta. Bajram Curri dhe shokët e tij, nuk u dorëzuan. Në këtë përleshje Bajram Curri, udhëheqësi i shquar i kryengritjeve të viteve 1910 e 1912, që kish luftuar me vite për liri e demokraci, ra me armë në dorë. Vrasja e L. Gurakuqit dhe B. Currit, e këtytre dy figurave që bënë aq shumë për atdheun, shkaktoi tronditje e pikëllim të madh në Shqipëri dhe te atdhetarët në mërgim.

                                      Elita politike dhe intelektuale serbe

Elita politike dhe intelektuale serbe e kanë ëndërruar gjithmon zgjerimin e territorit të Serbisë. Prandaj , ndërrimi i kufijve dhe zgjerimi territorial i Serbisë në dëm të popujve të tjerë, e në veçanti të shqiptarëve është ide e vjetër serbe, e cila daton qysh nga koha e themelimit të shtetit serb, më 1878. Mirëpo ky opsesion për krijimin e “Serbisë së Madhe”e vështirson normalizimin me Kosovë dhe është i rrezikshëm për mbarë rajonin. Gjatë historisë, paradigma serbe ka qenë:”serbët dalin të fituar në luftë, po të humbur në paq”. Por meqenëse  e dinë se e kanë humbur luftën me NATO-n në Kosovë, respektivisht e kanë nënshkrua kapitulimin, tani po e shëndërrojnë në një paradigmë të tjetër”të fitojmë në paq atë që s’e arritëm në luftë”. Atë po përpjeken ta bëjnë me ndihmën e politikava të ashtuqujturit presidentit  të Kosovës, Hashim Thaçit. Por sikurse të ishin vetëm të tij, lehtë do të ishte! Sikur po vrehet në Kosovë është një rrëmujë e jashtëzakonshme në mendimin dhe veprimin politik. Kontradikta të mëdha. Është shumë vështirë të kuptohen gjërat pa ditur për prapaskenat diplomatike. Megjithatë dominon në mënyrë absolute se logjika e këmbimit të territoreve mund të bëhet fillim i një katastrofe të re… dhe sikur duket Thaçi është kapur për këtë agjendë më shumë për shkaqe vetanake – ikje nga përgjegjësia juridike… Në anën tjetër, në vend të përgjegësisë, shpreson shpalljen e Nobelit për paqë së bashku me homologun e tij serb Vuçiqin…..çfarë mrrekullie hyjnore, mund ta bëj perëndia….Ta shohim!!

Filed Under: Analiza Tagged With: ME UDHËHEQËSIT, Nike Gishaj, PA FAT, SHQIPTARËRT TË

FJALËT E FUNDIT TË GAZETARIT TË VRARË SAUDIT JAMAL KHASHOGGI

October 20, 2018 by dgreca

FJALËT E FUNDIT TË GAZETARIT TË VRARË SAUDIT JAMAL KHASHOGGI: Mbi të gjitha, bota arabe ka nevojë për lirinë e fjalës /

2-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank SHKRELI/Siç është informuar tanimë mbarë opinioni botëror, gazetari i njohur saudit Jamal Khashoggi mendohet të jetë vrarë, pasi është zhdukur nga qarkullimi, më 2 Tetor, brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Sipas disa lajmeve që citojnë zyrtarët turq, Jamal Khasshoggi është vrarë brenda Konsullatës saudite, në një vrasje që ata e cilësojnë si “me paramendim”, e kryer nga një grup prej 15 burrash nga Arabia Saudite. Ndërsa autoritetet saudite kanë thënë se Khashoggi është larguar nga konsullata, i pa dëmtuar fizikisht, pak kohë pasi kishte arritur në ndërtesën e përfaqësisë diplomatike saudite në Stamboll.

Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, pas takimit me udhëheqësit sauditë dhe turq këtë javë, për të biseduar mbi këtë çështje, informoi të enjten Presidentin Donald Trump duke i kërkuar atij t’i japë Arabisë Saudite edhe disa ditë të tjera, për të përfunduar hetimin rreth zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi, para se të njoftohet ndonjë reagim zyrtar ose marrje masash nga ana e Washingtonit kundër Riadit, si përfundim i vrasjes së gazetarit Khashoggi. Ndërkohë, po shtohen trysnitë ndërkombëtare ndaj Washingtonit që të reagojë me masa të ashpra ndaj atyre që kanë ndërmarrë këtë anti-njerëzor.

Para se të zhdukej nga qarkullimi, gazetari Jamal Khashoggi – duke folur për masat shtypëse ndaj medies në Egjipt dhe në Arabinë Saudite – kishte paralajmëruar se fatkeqësisht, “Masa të tilla të shtypëse kundër medies në ato vende nuk tërheqin më kritika nga komuniteti ndërkombëtar dhe se autoritetet në ato vende nuk pësojnë asnjë pasojë për shtypjen e lirisë së medies në vendet e tyre”.

 Jamal Khashoggi

Jamal Khashoggi ishte njëri prej gazetarëve dhe komentuesve politikë më të njohur sauditë dhe të botës arabe në përgjithësi, me një karrierë gazetareske prej pothuaj 30-vitesh. Megjithëse për një kohë të gjatë ishte i afërt me familjen mbretërore saudite, Jamal Khashoggi me shkrimet e tij, më vonë siguroi një reputacion si reformist dhe mbrojtës i Lirisë së Fjalës, duke kritikuar, ndër të tjera edhe, politikën rajonale dhe të brendshme të Arabisë Saudite. Gjatë karrierës së tij, ai ka shkruar për një numër gazetash arabe dhe për gazeta ndërkombëtare, përfshirë gazetën amerikane “Washington Post”. Të enjten “Washington Post” botoi atë që thotë se është shkrimi i fundit i Khashoggit, në të cilin ai kritikon mungesën e lirisë së shtypit në botën arabe. Redaktorja e gazetës së kryeqytetit amerikan, Karen Attiah, duke paraqitur për lexuesit komentin e fundit të shkruar nga gazetari Khashoggi për “Washington Post”, shprehet se artikulli pasqyron vërtetë angazhimin dhe pasionin e tij personal për liri në botën arabe – një liri, për të cilën siç duket, ai dha jetën e tij. Khashoggi e fillon komentin duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për mungesën e lirisë së shtypit në botën arabe, ndërsa citon raportin e Organizatës Amerikane të Drejtave të Njeriut, “Freedom House” për vitin 2018, sipas të cilit, vetëm një vend i mbarë botës arabe klasifikohej si i “lirë”, e ai vend është Tunizia. Ndërsa Jordania, Maroku dhe Kuvajti karakterizohen, sipas tij, si vende “pjesërisht të lira”, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të botës arabe cilësohen, si “jo të lira”. “Si përfundim”, shkruan ai, “Arabët që jetojnë në këto vende “jo të lira”, nuk janë të informuar ose janë të keq-informuar”, për ngjarjet ndërkombëtare, përfshirë vendet e tyre dhe botën arabe. Si rrjedhim, ka shkruar Khashoggi në artikullin e fundit, “Ata nuk e kanë të mundur të merren me çështjet rajonale dhe të ditës së përditshme që u interesojnë atyre, aq më pak t’i diskutojnë ato publikisht. Një pjesë e madhe e publikut arab bie viktimë e shpjegimeve zyrtare të këtyre shteteve – shpjegime që dominojnë psikozën publike – megjithëse shumë prej tyre nuk i besojnë versionet zyrtare. Fatkeqësisht, kjo situatë nuk ka të ngjarë që të ndryshojë”, potencon Jamal Khashoggi, në shkrimin e tij të fundit në gazetën amerikane “Washington Post”. Madje edhe Libani, që dikur konsiderohej si shembull për sa i përket lirisë së shtypit në botën arabe, tani ka rënë viktimë e polarizimit dhe influencës së Hezbollahut pro-iranian, ka shkruar Khashoggi në artikullin e botuar në gazetën amerikane “Washington Post”.

Prandaj, thekson ai, “Bota arabe po përballet me versionin e saj të një Perdeje të Hekurt, të imponuar, jo nga aktorë të jashtëm, por përmes forcave të brendshme që konkurrojnë për pushtet”, shkruan ai. “Gjatë Luftës së Ftohtë, Radio “Evropa e Lirë”, e cila gjatë viteve u bë një institucion mediatik kritik, luajti një rol të rëndësishëm, (për vendet ish-komuniste) duke mbajtur gjallë shpresën për liri. Arabët kanë nevojë për diçka të njëjtë”, ka sugjeruar Khashoggi në artikullin e fundit të botuar në gazetën amerikane. Bota arabe kishte shpresë të madhe për liri gjatë të ashtuquajturës “Pranverë arabe” të vitit 2011, ndërkohë që, sipas tij, gazetarët, akademikët dhe popullsia arabe në përgjithësi, shpresonin për një të ardhme më të ndritur dhe për një shoqëri arabe të lirë në vendet e tyre, respektive. “Ata prisnin të emancipoheshin nga hegjemonia e qeverive të tyre dhe nga ndërhyrjet e pandërprera dhe nga censura e ashpër mbi shpërndarjen e lirë të informacionit. Këto pritshmëri e shpresa u shuan shpejt, ndërkohë që këto vende ose iu kthyen statu-kuosë së mëparshme ose u përballen me kushte dhe më të ashpra se përpara”, theksohet në artikullin e fundit të Khashoggit, në gazetën “Washington Post”. “Ishte një kohë”, shkruan ai, “kur gazetarët mendonin se Interneti do ta çlironte njëherë e mirë përhapjen e lirë të informacionit nga censura zyrtare dhe nga kontrolli mbi medien. Por këto qeveri, ekzistenca e të cilave varet nga kontrolli i fjalës së lirë dhe informacionit e kanë bllokuar në mënyrë agresive Internetin. Gjithashtu, ato kanë arrestuar gazetarët vendas dhe u kanë bërë trysni kompanive të ndryshme që të mos reklamojnë produktet e tyre në gazetat specifike, duke i dëmtuar ato edhe ekonomikisht”. Në shkrimin e tij për gazetën “Washington Post”, gazetari saudit Jamal Khashoggi, shprehet se me gjithë gjendjen kritike të lirisë së medies në pjesën më të madhe të botës arabe, aty-këtu, ekziston ndonjë vend ku ende mishërohet fryma e “Pranverës Arabe”. Ai ka përmendur Katarin si një vend i cili vazhdon të mbështetë mbulimin e lajmeve ndërkombëtare, në krahasim me përpjekjet e fqinjëve të tij, për të kontrolluar përhapjen e lirë të informacionit, në mbështetje të “rendit të vjetër arab”. “Bota arabe”, sipas Jamal Khashoggit, ka nevojë për një media trans-nacionale ashtu që qytetarët të kenë mundësi të informohen rreth ngjarjeve botërore. Për më tepër”, ka shkruar ai, “Kemi nevojë për një platformë për t’u përdorur nga zërat e ndryshëm arabë”. Duke iu referuar botës arabe, ai përfundon duke thënë se, “Ne vuajmë nga varfëria, keq-menaxhimi dhe arsimi i dobët. Nëpërmjet një forumi të pavarur ndërkombëtar, larg influencës së qeverive nacionaliste (arabe) që përhapin urrejtje nëpërmjet propagandës – qytetarët e thjeshtë të botës arabe do të kishin mundësi të merreshin me zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shoqëritë, në të cilat ata jetojnë”, ka përfunduar ai artikullin e fundit të jetës së tij për gazetën “Washington Post”.

Dikush mund të pyesë se ç’na duhet ne shqiptarëve të dimë për mungesën e lirisë së shtypit në botën arabe e kudo tjetër. Për më tepër pse të informohemi për vrasjen e një gazetari arab, të cilin as nuk e njohim dhe shkrimet e të cilit nuk i kemi lexuar. Në mendimin tim, ka rëndësi që lexuesit shqiptarë të informohen për ngjarje të tilla, sepse mënyra – dhe ky nuk është i vetmi rast – siç duket aq brutale e vrasjes së një gazetari, vetëm e vetëm se në shkrimet e tija mbështet Fjalën e Lirë për veten dhe për bashkatdhetarët e tij – duhet të jetë një shqetësim serioz për të gjithë ne kudo, në Shqipëri, në Kosovë në Evropë, por edhe në Amerikë. Përpjekje të tilla për kufizimin e fjalës së lirë me ligj, duhet të konsiderohet si një kërcënim edhe për liritë e tjera bazë të njeriut. Vrasja brutale e gazetarit saudit, Jamal Khashogg-it duhet të jetë një paralajmërim ogurzi — për ata udhëheqës kudoqofshin, të cilët flirtojnë me ide për “paketa ligjore anti-shpifje”, si një mjet për të kufizuar lirinë e medies — se ku mund të çojnë masa të tilla kundër lirisë së të shprehurit dhe rreziqet që mund t’i kanosen një shoqërie që pranon propozime të tilla me duar kryq, të imponuara nga lartë. Vaj medet për atë shoqëri! Fatkeqësisht, një zë i fuqishëm arab në mbrojtje të lirisë së fjalës, siç ishte ai i Jamal Khashoggi-t, nuk është më! Zëri i tij mund të jetë heshtur përgjithmonë nga armiqtë e lirisë së fjalës dhe të shtypit të lirë, por fjalët e tij në mbrojtje të fjalës së lirë në vendet arabe në veçanti dhe në botë në përgjithësi, nuk do të shuhen kurrë!

Filed Under: Analiza Tagged With: fjala e lire, Frank shkreli, Jamal Khashoggi, Vrasja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT