• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2018

Një motër e paharruar

October 3, 2018 by dgreca

2 drita-pelingu-6Në pesëvjetorin e ndarjes nga jeta/

Nga Reshat KRIPA/
Drita Pelingu, një emër i paharruar për ne. U mbushën pesë vjet që ti je ndarë, motra ime. Ti ike, ike në mes të duartrokitjeve të qindra admiruesve të tu. Ike kur e kishe plotesuar detyrën tënde të një artisteje të madhe të skenës. Ti ike por unë, vëllai yt i vogël, (eh çfarë them edhe unë, vëllai yt i vogël që po arrin të tetëdhjetretat), dua të shkruaj dy fjalë për ty, për kujtimet e mia. Për ty unë isha gjithmonë një vëlla i vogël, sikur të isha ende një fëmijë dhe, me të vërtetë, unë mbeta një fëmijë përpara figurës tënde të ndritur.
Duartrokitjet që të përcollën për në banesën e fundit më sillinin para syve ato që ushtonin në skenat shqiptare kur interpretoje rolet e Irës, Klariçes, Luiza Milerit, Gertrudës, Kornelias, Budes, Mukadesit, Hallës dhe mbi të gjitha atë të Zojcikës rol që e kishe mbi gjithë të tjerët. Këto duartrokitje ishin shpërblimi që admiruesit e tu të shumtë të jepnin në çastin e përcjelljes tënde për në mbretërinë e përjetëshme.
Në çastin e duartrokitjeve të admiruesve para syve më dilte jeta ime. Më dilnin ato vite të fëminisë sime të herëshme kur ti, ende e re, deklamoje para nesh skena nga dramaturgjia botërore. Ati ynë, kur të dëgjonte, thoshte se ti do të bëheshe një njeri i madh dhe, me të vërtetë, ti u bëre e madhe.
U linde më 4 dhjetor 1926 në Vlorë. Shkollën fillores e kreve në shkollën italiane në qytetin e lindjes. Si të gjithë motrat dhe vëllezërit ishe një nxënëse e nivelit të lartë. Për këtë arsye, me mbarimin e shkollës fillore, Gagaj, siç i thërrisnim ne babait tonë, të dërgoi në shkollën normale “ Nana Mbretëreshë “ në Tiranë, të cilën e përfundove në vitin 1944. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, u aktivizove në mitingjet antifashiste që organizoheshin në Tiranë apo në demostratat që zhvilloheshin në qytet. Për njerën nga këto i shkruaje edhe Likës, motrës tonë të madhe, gjë që u bë shkak që ajo të arrestohej dhe të mbahej për tre ditë në burg. Ishte ndërhyrja e gjyshit tonë, një burrë me influencë në qytetin e Vlorës, që bëri të mundur lirimin e saj.
Me mbarimin e luftës fillove të aktivizoheshe fillimisht me grupet amatore të teatrit të kryeqytetit.. Kishe një pasion të veçantë për këtë art. Por këtu ndeshe në rezistencën e familjes. Gagaj, i shtyrë nga mentaliteti që sundonte në atë kohë për teatrin, nuk donte të të lejonte. Por këmbëngulja jote bëri që të mos hiqje dorë nga ky pasion. Në janarin e vitit 1945 fillove studimet në shkollën e dramës për aktrim dhe regjizurë, të cilën e mbarove me sukses. Në fillim të vitit 1946 emërohe aktore profesioniste e Teatrit Popullor në Tiranë
Para syve më del roli yt i parë, ai i Irës në dramën “ Portreti “ të një autori sovjetik. Ira ishte një piktore e re me shumë ëndrra për të ardhmen. Ajo pikturonte portretin e kunatës por, pasi e punonte, e griste dhe e ripunonte prapë, sepse nuk gjente frymëzimin e duhur për të paraqitur në pikturë karakterisrikat që kishte ajo femër. Pas këtij roli vazhduan edhe shumë të tjerë, shumica e të cilëve kryesorë si në dramat “Diku në Moskë“, “Gratë gazmore të Uindsorit“, “Mbreti Lir“, “Hamleti“, “Otello“, “Intrigë e dashuri“, “Qeni i kopshtarit“, “Një letër e humbur“, “Arturo Ui“, “Djali plangprishës“, “Rouz” e të tjera. Po ashtu edhe debutimi yt me sukses në shumë drama shqiptare që nga “Halili dhe Hajria“, “Kur hidheshin themelet“, “Profesioni më i vjetër“, “Streha e të harruarve“ dhe për të përfunduar me “Përjetësisht dashuria”, shkruar enkas për ty dhe vënë në skenë nga regjizori Mihal Luarasi.
Një kontribut të shquar ti ke dhënë edhe në fushën e regjizurës. Nuk mund të harrohen drama të njohura si “Kënga e mjellmës“, “Kush e solli Doruntinën“, “Hijet“, “Shumë zhurmë për asgjë“, “Korrupsion në pallatin e drejtësisë“. Po ashtu ke vënë në skenë edhe çfaqje teatrale në Shkup dhe në Vlorë. Nuk mund të harrohen interpretimet e tua në filmat “Kur hidheshin themelet“, “Njeriu me top“, “Vajzat me kordele të kuqe“, “Radiostacioni“, “Përtej mureve të gurta“, “Fjalë pa fund“, “Shpresa“ e të tjera. Gjatë karrierës tënde ke punuar me regjizorë të njohur si Pandi Stillu, Sokrat Miho, Esat Oktrova, Piro Mani, Mihal Luarasi apo regjizori i niohur sovjetik Kriçko. Prej më se 20 vjetësh ke qenë pedagoge në Akademinë të Lartë të Arteve. Nga duart e tua kanë dalë një sërë aktorësh të rinj që tashmë janë të afirmuar në skenën shqiptare. Të tillë janë Timo Flloko, Ema Andrea, Hervin Çuli e të tjerë. Të gjitha këto nuk janë pak për të treguar madhështinë e figurës tënde.
Por le të kthehemi tani në marëdhëniet tona familjare. Para syve më dalin ato vite të turbullta, kur unë zgjodha rrugën nëpër gërxhe e shkrepa dhe kur ti ishe gjithmonë pranë meje për te më kthyer përsëri në gjirin e familjes, për të më kthyer përsëri në jetë. Ti nuk kishe mundësi të vije të më takoje, pasi ashtu ishin konditat e kohës, por ti ishe gjithmonë pranë meje. Unë e ndieja praninë tënde. Ishin kohë të vështira. Familja jonë jetonte në kondita të një mbijetese të tmershme. Por mua nuk më mungonte asgjë dhe kjo në saj tënden. Nuk mund t’i harroj kurrë pakot që më dërgoje me prindërit tanë ku në secilën prej tyre do të gjeja shënimin: “vëllait tim të vogël që e dua shumë”.
Vitet rrodhën. Po afrohej koha që të kthehesha në gjirin e familjes. Në një pako që ti kishe dërguar ishte një kostum krejt i ri. Doje që unë të kthehesha si një dhëndër. Në xhepin e xhaketës një fotografi të një fëmije që nuk ishte më shumë se tre vjeç. Nga pas saj një shënim:

”Po të dërgoj fotografinë e Orës, si top llastiku, që sa herë të të marrë malli ta puthësh e përqafosh”.

Ishte fotografia e mbesës time të bukur. Kur e pashë, për herë të parë, më rrodhën disa pika lot nga sytë.
Erdhi, më në fund, dita që do të kthehesha në gjirin e familjes. Isha shumë larg qytetit të lindjes. Nuk mundesha të kthehesha brenda ditës atje. Ku të shkoja? Direkt nga skëtera erdha tek ti. Në hyrje të shtëpisë pashë të nderuarin doktor Kërçikun, në shtëpinë e të cilit banoje, që zbriste shkallët së bashku me zonjën e tij të nderuar. Më vështroi me habi dhe më pyeti:
– Ku shkoni?
– Te motra, Drita – iu përgjigja.
Një shkëndijë shkrepi në sytë e doktorit
– Drita, Drita. – thërriti dhe u kthye mbrapa – sihariq, sihariq.
Ti dole nga dhoma e habitur dhe më vështrove. Fillimisht nuk më njohe. Kishim
pesë vjet pa u parë. Por, kur më pe të veshur me kostumin që më kishe dërguar, lëshove një klithmë dhe më rrëmbeve në krahët e tu duke derdhur lot të nxehtë. Edhe mua më shpëtuan lotët. Atë çast nuk do ta harroj kurrë deri sa të mbyll sytë.
Po si munde t’i bëje gjithë këto për një vëlla rebel që ishte ngritur kundra sistemit në të cilin jetohej? Sepse në krah kishe një bashkëshort ideal, një luftëtar të vërtetë të lirisë që kurrë nuk i braktisi parimet fisnike për një Shqipëri demokratike. Ishte pikërisht ky fisnik i rrallë që, megjithë shtrëngesat e kohës së errët, gjente rrugët e duhura për të jetuar pa u përlyer nga intrigat e pështira të kohës. Ai i përkiste atyre burrave që nuk të ndërhyri kurrë në marrëdhëniet e tua familjare, sido që të ishin ato dhe që nuk druhesh të vinte në familjen tonë në një kohë kur atë sistemi e kishte mbuluar me njolla të errëta dhe shumëkush nuk guxonte.
Por ti vuaje, e dashur motër. Vuaje ti, por vuanim edhe ne, pasi ishim pikërisht ne shkaku i vuajtjeve të tua. Ti asnjëherë nuk e shfaqe këtë hidhërim. Duhesh të kalonin dyzet vjet, deri sa të vinte viti 1987 kur shteti shqiptar do të kujtohesh të të jepte titullin “Artiste e Merituar”. Megjithatë unë i falënderoj ata që u bënë shkak që ti të merrje atë titull. Nuk e di se kush janë por, sidoqoftë, i falënderoj. Falënderoj gjithashtu Shoqatën “Ismail Qemali” për titullin me të njejtin emër që të akordoj në vitin 1996, Presidentin Mejdani për titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”, Presidentin Topi për titullin “Nderi i Kombit” dhe Bashkinë e Vlorës për titullin “ Nderi i Qytetit”. Një falënderim të veçantë i drejtoj Bordit Drejtues të Institutit Amerikan të Biografive për zgjedhjen emrit tënd ndërmjet pesëqind personaliteteve më në zë të botës. Thellësisht faleminderit të gjithëve!
Ti motër, megjithë fatkeqësitë që të ranë përsipër vitet e fundit, nuk u theve asnjë herë. Kishe një ëndërr. Doje t’i jepje fund jetës në skenë dhe ashtu ndodhi. Ti i dhe fund duke interpretuar “Përjetësisht dashuria”, Ishte drama e fundit që interpretove, vetëm disa muaj para se të shuhesh jeta jote.
Ti ike motër, ike nëpërmjet duartrokitjeve. Në homazhet e tua morën pjesë gjithë qytetarët e vendit tënd, pa marrë parasysh nëse ishin të djathtë apo të majtë. Morën pjesë funksionarë të atyre që ishin në opozitë, por morën pjesë gjithashtu edhe të atyre që ishin në pushtet. Kjo sepse ti u përkisje të gjithëve. Sepse ti ëndërroje për një Shqipëri me të vërtetë demokratike ku njeriu të ishte mik me njeriun. A do të bëhet ndonjë herë Shqipëria e tillë? Sa do të dëshiroja! Por, a do të vijë ajo ditë? Nuk e di. Nuk jam në gjendje t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Kush të mundet le të përgjigjet
I paharruar do të mbetet në zemrat tona kujtimi yt!

Fotografia e Reshat Kripa

Fotografia e Reshat Kripa

Fotografia e Reshat Kripa

Filed Under: ESSE Tagged With: Një motër e paharruar, reshat kripa

“Te Monumenti me lule/ Shqiponjat me këngë ulen …”

October 3, 2018 by dgreca

1 Kenga Labe

Festivali Folkorik “Buçet Kënga Labe”: Drashovicë, 2018/

1 drashovicaShkruan:MSc. Albert HABAZAJ, studiues i Etnologjisë dhe Folkorit/*

Duke u marrë me mbarëvajtjen dhe realizimin sa më të përsosur artistik dhe estetik të Festivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018,kujtesa sociale na sjell para syve festimet aq të bukura, simbolike e mbresëlënëse, kur duke filluar qysh në vitet 1960, te rrepet e Drashovicës, çdo 14 shtator e çdo vit shndërrohej në një ditë sa të gëzueshme aq krenare, që i tejkalonte përmasat lokale dhe shënohej në ngjarjet e nivelt kombëtar për nga niveli i organizimit, realizimit dhe mesazheve që përcillte ndër banorë e nëpër breza.Mbështetur në këtë përvojë të mrekullueshme, synimi është që kjo ditë e shënuar e vjeshtës së parë në të ardhmen të jetë dita e festivaleve folkorike me tematikë “Buçet kënga labe”. Sivjet, të shtunën e të dielën e datave 15 dhe16 shtator u zhvilluaFestivali Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018 në njëatmosferë etnofestive model dhe vërtet emocionuese. Morën pjesë 19 grupe labe, që aktualisht bëjnë jetë aktive folkorike, banorë të fshatrave të 3 bashkive: Himarë, Selenicë e Vlorë. Organizatore e këtij Takimi Folkorik: Shoqata Kulturore-Atdhetare “Drashovica”. Ndihmoi organizimin Piro Bregaj. Udhëheqës artistik i Festivalit ishte Albert Habazaj. Ideja dhe realizimi ishte i shpirtit të madh e bujar të birit të Drashovicës e Vlorës, labit 24 karatësh, kryefisnikut të kulturës shqiptare Dr. Bujar Leskaj, të cilit i shprehim mirënjohje dhe falënderime të pafundme. Takimi Folkorik i Drashovicës përfundoi shkëlqyeshëm. Për këtë realizim shembullor kanë meritë të 163 artistët popullorë të zonës, për interpretimin virtuoz, kostumet folkorike, pasuruar e zbukuruar sipas traditës, për disiplinën e lartë artistike, si dhe 2 prezantueset: Ana H. Meçaj, studente e Universitetit “Ismali Qemali” dhe Hava Çelaj Muçaj, mësuese, të veshura plot hijeshi sipas kostumografisë tradicionale të krahinës. Ende më vjen në vesh e freskët, kumbuese, e mirëfilltë jehona e asaj mbrëmjeje magjike të së shtunës së atij Takimi Folkorik. Si vëlla, si mik e shok, si djalë Labërie nga Tërbaçi himariot i Lumit të Vlorës më tepër sesa si Udhëheqës artistik iFestivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018”, falënderoj nga zemra të gjithë artistët popullorë, ata këngëtarë biblila e ato këngëtare thëllëza të labërishtes sonë të dashur në këngë e valle të kënduara, sipas stileve muzikore, varianteve dhe nënvarianteve të çdo fshati, grupet pjesëmarrës në këtë fetsë polifonike labe, si dhe përgjegjësit e grupeve, me të cilët bashkërenduam aq mirëkuptueshëm, me përgjegjësi e harmonishëm ditë e netë pune shpirtërore e fizike për të realizuar synimin: të kënaqnim banorët dhe artistët me paraqitjen tonë. Pa komente, por me përulje të thellë po i përmendim grupet pjesëmarrës dhe përgjegjësit përkatës:

1.Grupi “Drashovica” – Nazmi Kola;

  1. Grupi “Ali Asllani” – Defrim Mustafaraj;
  2. Grupi i Armenit – Gjelosh Hodaj;
  3. Grupi “Bilbili” – Sejmen Gjokoli;
  4. Grupi “Buronjat labe” – Mecan Myrtaj;
  5. Grupi “Çipini” – Tomorr Lelo;
  6. Grupi “Djemtë e Vlorës” – Lefter Lamani;
  7. Grupi i Dukatit – Fatosh Likoj;
  8. Grupin tim të zemrës “10 Shqiponjat e Tërbaçit” (A.H);
  9. Grupi i Gorrishtit – Gëzim Rakipaj;
  10. Grupi “Ismail Qemali” Kaninë – Piro Bregaj;
  11. Grupi “Jehona Labe” – Berdo Berdaj;
  12. Grupi Kudhës-Grehot (Sevaster) – Ëngjëllush Dapaj;
  13. Grupi i Lapardhasë – Nazif Cela;
  14. Grupi “Pavarësia” – Sofokli Bega;
  15. Grupi “Bejkë e bardhë” i Pilurit – Kristo Çipa;
  16. Grupi i Vezhdanishtit – Fuat H. Breshani; si dhe:
  17. Grupin e Dushkarakut – Feta Dëraj;
  18. Grupi e Selenicës – Paskal Kota, që bashkë me grupin e Armenit ishin tre grupet që, edhe pse u paraqitën në çastin e hapjes së Festivalit, u futën në program (j/r). Veçse, pa bashkëpunimin e frytshëm me ta Takimi “Buçet kënga labe” nuk do të realizohej kaq bukur. Mirënjohje, miq të mirë! Ju këndoftë zemra o thëllëza e bilbila të këngës labe!

Për banorët bujarë të Drashovicës, krahinës së Lumit të Vlorës, artistët popullorë të grupeve labe të Vlorës, miqtë e respektuar dhe të ftuar të tjerë gëzimtarë në këtë festë popullore, zotërinjtë e pushtetit vendor, pjesëmarrës në këtë ngjarje të madhe kulturore të folkorit zonal, para se të fillonte Takimi Folkorik dhe pa prezantim doli në skenën natyrore tek Monumenti i Drashovicës grupi polifonik i fshatit Drashovicë dhe përshëndeti me këngën: “Drashovica është me rrënjë”). Gjykojmë se, në atë mbrëmje të rrallë festive labërore, të gjithë festivalistët, përfshi dhe anëtarët e jurisë, me kryetar aktorin e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar Bujar Asqeriu “Nder i Kombit”, anëtarë: Novruz Bajrami, arkeolog, e kostumograf, si dhe kompozitorin e këngëtarin e njohur vlonjat Artur Dhamo “Mjeshtër i madh”, kontribuam në standardin e raportit të drejtë midis të mirëfilltës (autentikes) dhe spektakolares, jo thjeshtë duke paraqitur çdo grup dy materiale polifonike, një të traditës, një risi mbi shtratin karkteristik, me kostumet popullore të duhura, me tekst, melodi e interpretim artistik virtuoz për të lënë në kujtesën e regjistruar vulën autentike të çdo stili e nënstili muzikor të Labërisë së Lumit të Vlorës, Dukatit, Himarës, Topalltisë e Kudhës-Grehot Sevasterit. Ndamë bashkë emocionet e fuqishme, të bukura dhe krenare që na shkaktoi pozitivisht ai mjedis kaq i bukur e festiv, ata banorë bujarë të Drashovicës, ata njerëz të mrekullueshëm, me artistet dhe artistët popullorë të talentuar, që e firmosën me zërin e shpirtit të tyre të shtunën e 15 shtatorit 2018 si Ditën e këngës dhe valles labe.

Drashovica – Harku i Triumfit shqiptar, djep i shenjtë polifonie labe. Mbi shushurimën e Shushicës, me monumentin e bukur historik, të betejave legjendare të përmasave termopiliane (1920, 1943), ngritur, i tëri në bronz, që lidh të dy faqet e historisë në një të vetme dhe banorët e quajnë “Harku i Triumfit shqiptar” shfaqet Drashovica si një portë e hapur për t‘u futur pa trokikur në Luginën e Lumit të Vlorës. Ngritur mbi grykat e maleve e shpateve, Labëria e Vlorës, mbart si mesazh për brezat personazhe, ngjarje, data, episode dhe bëma të paharruara, në kohë e në hapësirë.Çdo qafë mali, çdo shpat, çdo grykë e rrëpirë këtu flet për një histori, për një betejë legjendare, për një sfidë ndaj pushtimeve të huaja. E vërteta është që banorët e Labërisë së Vlorës, janë edhe artistë prej natyre, me botë të brendshme të pasur, me shpirt të pastër e të lirë si zogjtë që fluturojnë mbi qiellin e Lumit të Bardhë e dy deteve të kaltra në mozaikun lirik, që të rrëmben, si me një magji gati hyjnore.Labëria ka traditë shumë të pasur folkoristike dhe ka patur grupe të famshëm, deri në nivel kombëtar e ndërkombëtar, por këto thesare të paçmuara të shpirtit popullor duhet të transmentohen fisnikërisht brezave.

Programi. Organizatore e Festivalit “Buçet kënga labe” është Shoqata Kulturore – Atdhetare “Drashovica”, me kryetarë Novruz Bajramaj dhe Ardian Resuli; ndihmoi organizimin Piro Bregaj; udhëheqës artistik Albert Habazaj. Ideja dhe realizimi i këtij festivali tepër të veçantë është shpirti i madh e bujar i birit të Drashovicës e Vlorës, Labit 24 karatësh, kryefisnikut të kulturës shqiptare dr. Bujar Leskaj, aq të dashuruar me këngën e vallen labe!  Në këtë festival, që Ideatori dhe Realizuesi dëshiron ta kthejë në traditë të përvitshme, morën pjesë këngëtarë e vallëtarë popullorë të grupeve labe, që aktualisht kanë jetë aktive folkorikenga tre bashki: ajo e Himarës, e Selenicës dhe e Vlorës. Si Grup i vendit mikpritës, çel festivalin Grupi polifonik i fshatitDrashovicë, me përgjegjës Nazmi Kola: -“Drashovica është me rrënjë”, teksti: Nazmi Kola, marrës Flamur Serjani, kthyes Xheladin Runa, hedhës Ferdinand Runa; -“Moj kunadh’ egër!…”,teksti Nazmi Kola, marrës Frederik Kola, kthyes Xheladin Runa, hedhës Ferdindand Runa; -“Ku këndon labçe belxhiku” valle e kënduar burrash, teksti popullor, marrës Flamur Serjani, kthyes Xheladin Runa, hedhës Frederik Kola. Përveç grupit vendali të Drashovicës, që, sipas të drejtës zakonore, ka dhe rolin e mikpritësit dhe u paraqit me tre numra, çdo grup tjetër shfaqi në skenën natyrore aq hijerëndë e po aq lirike të Monumentit të Drashovicës dy numra, siç qe kërkesa, një të traditës, një risi. Në vijim, paraqitja e vlerave folkorike të grupeve vijoi me korrektesë sipas programit, duke ndjekur kriterin alfabetik të emërtimit të grupeve pjesëmarrës në festival:2. Grupi “Ali Asllani”, përgjegjës Dëfrim Mustafaraj:-“Këngë për Ali Asllanin”, teksti: Tomorr Lelo, marrës, Dëfrim Mustafaraj, kthyes: Adriatik Revaj, hedhës, Valter Hodo;-“Moj, Mavrov’ e Drashovicë”, teksti popullor, marrës Ismet Binaj, kthyes Adriatik Revaj, hedhës Dëfrim Mustafaraj.3. Grupi “Bilbili”, përgjegjës Sejmen Gjokoli:-“Labëri, me supezënë”, teksti: Muhamet Tartari, marrës Bilbil Basho, kthyes Sadik Hodo, hedhës Mirjan Agaraj;-“Hyn e del një hënë”, teksti Lulzim Lekdushi, marrës Piro Latifaj, kthyes Sadik Hodo, hedhës MirjanAgaraj.4. Grupi “Buronjat Labe”, përgjegjës Meçan Myrtaj:-“Malet-o!”Jona, Labëria”, teksti Nertesi Asllani, marrës Meçan Myrtaj, kthyes Gëzim Veraj, hedhës Numan Canaj;“Jona, Labëria nëna”, teksti Astrit Zogaj, Marrës Numan Canaj dhe Meçan Myrtaj, kthyes Gëzim Veraj, hedhës Besnik Agaj.5. Grupi “Çipini”, përgjegjës: Tomorr Lelo, “Mjeshtër i madh”:-“Trimat e zgjedhur me dorë” për dëshmorët e Njëzetës, teksti Tomorr Lelo, marrës/ solistë Tomorr Lelo, Gëzim Rakipaj, Vendim Zykaj e Katina Beleri “Mjeshtre e madhe”; kthyes Golik Likaj “Mjeshtër i madh”, hedhës Vendim Kapaj “Mjeshtër i madh”;-“Drashovicë, portë istikami”, teksti Tomorr Lelo, marrës Bexhet Mahmutaj, kthyes Golik Likaj “Mjeshtër i madh”, hedhës Vendim Kapaj “Mjeshtër i madh”. 6.Grupi “Djemtë e Vlorës”, përgjegjës Lefter Lamani:-“Kënga juaj e bekuar”, teksti Nertesi Asllani, marrës Vasil Sera, kthyes Sefer Gjika, hedhës Përparim Goxhi;-“Kur më shkon me hap sorkadhe”, teksti Nertesi Asllani, marrës Ahmet Rrapaj, kthyes Sefer Gjika, hedhës Përparim Goxhi.7. Grupi i Dukatit, përgjegjës Fatosh Likoj:-“Nuk harrohen ato vite”, teksti Pelivan Bajramaj, marrës Fatosh Likoj, kthyes Syrja Brahimi, hedhës Aranit Kulluri;-“Telat-o po venë e vinë”, teksti popullor, marrës Barjam Hunda, kthyes Syrja Brahimi, hedhës Aranit Kulluri.8.Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, përgjegjës Albert Habazaj;-“Mesazhi i nënave: Ligjëro, moj kënga labe!” teksti Albert Habazaj, marrëse Shpresa Kapo Çelaj, kthyese Liri Gaçe Shkurtaj, hedhëse Vito Shiroku Vera;-“Nënave u falet Vlora”- valle e kënduar grarishte, teksti Albert Habazaj, heq vallen Shpresa Kapo Çelaj, marrëse Lirjana Rrapaj Kapo, kthyese Liri Gaçe Shkurtaj, hedhëse Vito Shiroku Vera.9. Grupi iGorrishtit“Vatra Gorrishjote”, përgjegjës: Gëzim Rakipaj:-“28 mijë dëshmorë”, teksti Arap Caushaj, marrës Isa Rakipaj, thyes Xhenet Xhelili, hedhës Përparim Sherifi;-“Shqipëri, moj hallemadhe”, teksti Festim Skëndaj, marrës Gëzim Rakipaj, thyes Lekmi Beqiraj, hedhës Fatos Avdulaj.10. Grupi “Ismail Qemali” Kaninë, përgjegjës Piro Bregaj:-“Maj’ e këngës ata mbenë”, marrës Piro Bregaj, kthyes Besnik Merkaj, hedhës Fatjon Hyseni;-“Donika, zonjë e Kaninës” marrës Fatjon Hyseni e Piro Bregaj, kthyes Petro Limaj, hedhësVasil Halilaj.11. Grupi “Jehona Labe”, përgjegjës Berdo Berdaj:-“Hajmedet, o Skëndo Lumi!”, teksti popullor, marrës Berdo Berdaj, kthyes Viron Laci, hedhës Resmi (Mico) Ferraj;-“Drashovicë, moj portë e hapur”, teksti Nertesi Asllani, marrëse Fatbardha Hosi Brahimaj, kthyes Viron Laci, hedhës Resmi Ferraj.12. Grupi Kudhës-Grehot, përgjegjës Ëngjëllush Dapaj:-“Këngë për Pavarësinë” teksti Apostol Basho, marrës Ëngjëllush Dapaj, kthyes Salo Kanaj, hedhës Fako Fakaj;-“Një kala në Tepelenë”, teksti popullor, marrës Ëngjëllush Dapaj, kthyes Salo Kanaj, hedhës Fako Fakaj.13. Grupi iLapardhasë, përgjegjës Nazif Çela, “Mjeshtër i madh”:-“Ilegalët”. Teksti Feti Brahimaj, marrës Nazif Çela, kthyes Golik Likaj (të dy “Mjeshtër i madh”, hedhës Meleq Çelaj;-“O moj vajza bregdetare!”, teksti Feti Brahimaj, marrës Nazif Çela, kthyes Golik Likaj (të dy “Mjeshtër i madh”), hedhës Meleq Çelaj. 14.Grupi i Armenit, (ardhur në çast, j/r.) përgjegjës Gjolek Hodaj: -“Që kur m’u largove”, teksti Lefter Haxhiraj, marrës Sokrat Sejdiraj, kthyes Ervis Kocka, hedhës Lavdosh Aliraj; “E mban mënd, moj Drashovicë”, teksti Feti Brahimi, marrës Petrit Nuredini, kthyes Ervis Kocka, hedhës Lavdosh Aliraj.15. Grupi “Pavarësia”, përgjegjës Sofokli Bega: -“Drashovicë, harku i legjendës”, teksti Sofokli Bega, marrës Sofokli Bega, kthyes Ladi Alikaj, hedhës Skënder Habili;-“Kënga labe, kënga ime”, teksti Sofokli Bega, marrës Sofokli Bega, refreni David Muhaj, kthyes Ladi Alikaj, hedhës Skënder Habili.16. Grupi i Dushkarakut,(j/r. Bashkia Selenicë), përgjegjës Feta Deraj: – “Pleqtë me feste të kuqe” (këngë ode), teksti popullor, marrës Ilirjan Gabovaj, thyes Ariz Rrokaj, hedhës Bujar Sinani; “Gjeta një thëllëzë”, teksti Zaho Balili, marrës Bujar Sinani, Feta Deraj, thyes Xhezmi Hyseni, hedhës Përparim Sulçe.17.Grupi “Bejkë e bardhë” i Pilurit, përgjegjës Kristo Çipa:-“Ylli sytë e bukur lau”, teksti Kristo Çipa, marrëse Zaharulla Koka, kthyes Dhimitraq Bala, hedhëse Leni Mërkuri;-“Kemi ty, o Skënderbe!”, teksti Kristo Çipa, marrëse Ermioni Mërkuri, kthyes Dhimitraq Bala, hedhëse Leni Mërkuri.18. Grupi i Selenicës, (j/r.) përgjegjës Paskal Kota: “Malinë, e zeza malinë!”, teksti Përparim Çunaj, marrës: Përparim Çunaj, kthyes: Perlat Haxhiraj, hedhës: Tomor Haxhiraj; “Çtë bëjë fukarai?!”, teksti Përparim Çunaj,marrës: Përparim Çuni, kthyes: Perlat Haxhiraj, hedhës: Tomor Haxhiraj.19.Grupi i Vezhdanishtit, përgjegjës Fuat H. Breshani: -“Portë e madhe e Labërisë”, teksti Ëngjëllush Tahiri, marrës Ëngjëllush Tahiri, kthyes Nebi Sina, hedhës Izedin Sina; -“Për ty, Vlora hane-hane”, teksti Nexhip Sera, marrës Ëngjëllush Tahiri, kthyes Nebi Sina, hedhës Izedin Sina. Çmim të parë mori grupi Grupi “Jehona Labe”, çmim të dytë grupi i Laparadhasë dhe çmim të tretë grupi i Vezhdanishtit.

Mesazhet e Festivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018. Ky festival merr vlera të larta, sepse mban bukur gjallë shpirtin e popullit, të banorëve labë në këngë e valle popullore sipas stileve muzikore dhe nënstileve, varianteve dhe nënvarianteve të vendbanimeve me artistë labë, bij të këtij populli aq të fisëm të Labërisë, të shtrirë në tri bashki: Vlorë, Himarë e Selenicë ku këndojnë, kërcejnë (valle të kënduara) dhe qajnë sipas natyrës dhe traditës labe, kaluar brez pas brezi e shekull pas shekull si stafetë shpirti për gëzime e dhimbje. Aq më tepër shtohen këto vlera, sepse jemi në kohën kur Folkori duhet të përballet me sfidat e globalizmit dhe ruajtja e tipologjisë polifonike në kuadër të urbanizimit jo vetëm nga bartësit e folkorit, por edhe nga nipërit e mbesat e tyre, nga ne, studiuesit, miqtë e dashamirët e polifonisë labe (këngës dhe valles labe) kërkon të bëhemi misionarë të shpirtit të popullit të krahinës sonë në kënëge valle labe. Nga takime të përmasave të tilla vetëzbukurojmë jetën tonë, japim e marrim përvoja folkorike etnopolifonike në lokalitetet tona e qendrat e banuara nga labër, përfitojmë e nuk humbasim. Për këto arsye e shumë mesazhe të tjera të dashurisë së madhe, konkrete dhe pa u dukur ndaj vendlindjes, ndaj etnokulturës dhe folkorit të krahinës sonë të përbashkët të origjinës apo vendlindjes bujari ynë Bujar Leskaj e shton natyrshëm, vetvetiu përditë e më tepër respektin tonë për ç’ka jep nga shpirti i tij, nga fjala, nga zemra, nga mendimi dhe të ardhurat e tij financiare, që s’janë pak për Vlorën e Labërinë, por ai nuk do që t’i përmendim, biles shpesh herë dhe mërzitet. Mirënjohje dhe falënderime të pafundme prof. Bujar Leskaj për këtë kontribut të madh që po jepni për folkorin e Labërisë, që ai mos të shuhet, por të jetë i ndezur brez pas brezi, të trashëgohet nip pas nipi e mbese pas mbese në këto treva e të fluturojë tutje hapësirave labe me thëllëza e bilbila!

 *) E dergoi per Diellin autori Albert Habazaj, Udhëheqës artistik iFestivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018

*Per me shume fotografi svigni ne facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Albert Habazaj, Drashovice 2018, Festivali i polifonise labe

SONTE, DEGA E VATRES NE QUEENS, NY, PERKUJTON MITHAT FRASHERIN

October 3, 2018 by dgreca

SONTE, DEGA E VATRES NE QUEENS, NY, PERKUJTON MITHAT FRASHERIN NE HOTELIN KU U GJET I VDEKUR/

1 skender mUrtezani

1 SIMTH HOTELSonte, 3 Tetor 2018, Ora 7.00 P.M ne mbremje, dega e Vatres ne Queens, NY, nen drejtimin e kryetarit te sak Dr. Skender Murtezani,

Mithat Frasheriorganizon Mbremje Perkujtimore per Mithat Frasherin ne pervjetorin e vdekjes, ich hoteli-hoteli Winthrop, ku nderroi jete me 3 Tetor 1949.
Ky eshte viti i peste qe dega e Vatres ne Queens e perkujton ne forma te ndryshme Apostullin e Shqiptarizmit, qe nga mbremjet perkujtimore te organizuar ne Hotel, sesione historie dhe perkujtimore tek varri.
Per aktivitetin e sotshem dega ka ftuar edhe Kryesine e Federates Vatra.
Adresa:

Address: 501 Lexington Ave, New York, NY 10017

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Skender Murtezani, i Mithat Frasherit, perkujtim

80 VJET NË PRITJE…!

October 2, 2018 by dgreca

1 Protesta ne Qafe Prush

Protesta ne Qafe-Prush/…!

Nga Ramiz LUSHAJ/

Ishte viti 1938 atëherit kur italianët, për interesat e tyne, e ndërtuan “Rrugën e Kromit” nga Kami në Qafë Prushi e, përté, drejt Kosovës. Italianët e banë shumë mirë këtë auto-rrugë malore, me taban të fortë, shumë të fortë, aq sa specialistët e Tiranës, para disa vitesh, kur erdhën për studimin e saj për rikonstruksionim, thanë zyrtarisht se “urat qenkan më të mira se tonat”.

Sivjet bahen 80 vjet në pritje, në nji pritje tejet të gjatë për asfaltimin e saj…! Ndërkohë, shteti i ri i Kosovës e ka të asfaltueme ma së mirit rrugën e vet nga Gjakova deri në Qafë të Prushit. Po çka po bá Shqypnia Nanë që këtë rrugë brenda kufijve të vet e (para)sheh me “synin e njerkës”, e lenë në fatin e vet të keq, si të ishte rrugë e bombardueme nga Lufta I apo e II Botnore apo ngjashmërisht me ato rrugët në “provinca të ISSI-it” në Siri !

A thue moj Qeveria jonë e Tiranës zyrtare ende dhe në këtë Shekull të Ri po duhet me mbetë si në Kohën e Luftës së Ftohtë, të Perdes së Hekurt, me dy realitete të tilla infrastrukturore sikur të ishim ende “Dy Botë”(!) Sepse, Kosova, e ka (ri)asfaltue në standarde të mira Rrugën nga Gjakova në Qafë Prushi. Sepse, Shqipëria, rrugën nga Qafë Prushi në Kam e ka lanë si një “rrugë mesjetare”!
Gjithato fshatna nga Njësia Administrative e Bytyçit (Tropojës) e Njësia Administrative Golaj (Hasit) përgjatë kësaj Rruge Ndërkombëtare e Ndërkufitare kanë mbetun të izoluem keqas në/me komunikim rrugor normal (!). E kjo trevë ka mbetun sikur të ishite një “Oaz”. Po, po. Kjo zonë gjeo-administrative: me njerëz të fismë, e pasur me krom, mjaltë trumze, etj., ka mbetun si “Oaz”, sepse gjithkahit rrethatohet prej “Shkretëtirës” ndaj Saj. Prej “Shkretëtirës” edhe ANTI-SHTET (se Shteti Ynë duhet me mbrri edhe deri te kjo Rrugë, në këto Zona të këtyne dy Bashkive Shqiptare). Prej “Shkretëtirës” edhe ANTI-VERI (edhe kundër kësaj pjese gjeo-administrative të Veriut Shqiptar) !

Kjo rrugë prej Kamit në Qafë Prushi prejce nga koha e ndërtimit të saj ishte e mbetet nji RRUGË NDËRKOMBËTARE, edhe RRUGË NDËRKUFITARE. Si e tillë, në çdo shtet normal, në çdo komb atdhetar, duhej të merrte përparësi të madhe deri në prioritet absolut projekti real për asfaltimin e saj, çka nuk e ka bá astenji Qeveri në këtë një çerek shekulli të Demokracisë në Tranzicion, të Tranzicionit të tejzgjatur të kësaj Demokracie ende të vonuar!

Biles, kjo Rrugë malore nga Kami në Qafë Prushi duhet të mos jetë nji-kalimshe si deri më sot, po mund e duhet të bahet dhe dy kalimshme për të nesërmen e vet (me përjashtim të “urave italiane” të vogla të saj), në të cilën lëvizin shumë makina, pavarësisht se shpejtësinë e kanë disi të vogël, nja 30-40 km/orë.

E thanun botnisht, vërtetësisht, kjo Rrugë Ndërkombëtare e Ndërkufitare, me nji status të tillë, asht e vetmja rrugë e damtueme kësisoj dhe e pa asfaltueme astenjiherë, krahasimue dhe me te tana shtetet e BE-se e të NATO-s, biles dhe me ato shtete si Shqipëria që i përkasin botës euro-atlantike.

Ky rekord i çmendur, çmenduria e këtij rekordi, duhet me na ba jo vetëm bytyçasë e hasjanë, po kush i thotë vetes shqiptar i vërtetë për me u ankimue me peticione e me trokitë me delegacione nga Bytyçi e Hasi, nga Qarku i Kukësit, prej gjithkahit ka Shqiptari, si në përfaqësitë e BE-së e të NATO-s në Tiranë, po dhe dekteri drejtuesve të tyre superior në Bruksel e në Uashington.

Si mundet të rrijë në NATO e të hyjnë në BE një shtet si Shqipëria kur e ka në territorin e saj një rrugë të tillë Ndërkombëtare e Ndërkufitare të lanun e të mbetun në një gjendje të tillë si kjo Kam-Qafë Prushi?!!

Për këtë Rrugë Ndërkombëtare e Ndërkufitare Kam-Qafë Prushi po keq-duket se nuk ia ka ndie as të Djathtës dhe as të Majtës, as politikisht dhe as shpirtnisht. Kurrnjiherë. Kurrkush. Edhe kur e Djathta erdhi në Qeverisje me devizën elektorale: “Me Ne – fitojnë të Gjithë”, u keq pá se kjo Rruga Kam-Qafë Prushi nuk fitoi kurrgja! Asgja, prá ! Edhe të Majtës në qeverisje aktuale, duke ia perifrazuar devizen e saj elektorale në veprimtarim, duhet thanë realisht se kjo Rruga Kam-Qafë Prushi “nuk ashtShqipëria që duam”! Përkundrazi: mjerisht, asht Shqipnia që nuk e duam!

Tashti, me sa duket, ka mbetun për me thanë: Zoti e báftë ma mirë, se kësaj Rruge nga Kami në Qafë Prushi nuk po i del kurrkush Zot ! As Bashkia e Tropojës. As Bashkia e Hasit. As Prefektura e Qarku i Kukësit. As deputetët e djeshëm e të sotëm të Qarkut të Kukësit. Deri tashti: Askush.

Me të thanunat e tyne, me premtime prej tyre, kjo Rrugë Kam-Qafë Prushi do ishte krye kaherë, nji herë e mirë, përgjithmonë. Po fjalët iu kanë mbetë rrena. E rrenat janë të shumta e të mëdha. Të stërgjatuna janë. Edhe ma të mëdha se vet Rruga Kam-Qafë Prushi. Edhe se vet Rruga që të çon te Qeveria e Tiranës. Edhe te selia e PS-së dhe e PD-së në Tiranë (!)
E, së fundit, në Elektoriadën Parlamentare të Qershorit 2017, bash në Zogaj, bash te kjo Rruga Ndërkombëtare e Ndërkufitare Kam-Qafë Prushi, para banorëve të fismë të Bytyçit, Mimi Kodheli, deputete aktuale e Qarkut të Kukësit, fjala-tha, tekstualisht: “Në të gjitha takimet që kam bërë në fshatra të Qarkut të Kukësit këto ditë, nuk kam premtuar, por po ju premtoj se rruga do të asfaltohet nga Qeveria jonë brenda vitit 2018”. A thue edhe kjo asht Rrenë, një nga ato Rrenat e rradhës për këtë Rrugë të Veriut Shqiptar, të zhvillimit e komunikimit ndërshqiptar Shqipëri-Kosovë?! E, në koft Rrenë e Rrenave edhe kjo fjalëdhanie a ka me i ndryshue ndopak mimika deputetes tonë, Mimi, qëndrimi i saj ndaj fjalës së vet, ndaj zonës së vet elektorale?!

Shpesh herë në këtë çerek shekulli, kur ka pasë “zgjedhje të mëdha elektorale”, kur ka ardhë ndonji i madh si ministrja Kodheli e Mbrojtjes, (ka’i’herë edhe firma e banorë vendas) e kanë “rregullue e rrangullue këtë rrugë”(!) tue i hedhun diçka si çakull e gurnajë, edhe asish: ranore. Po ky asht kujdesi ma i vogël dhe, njëherash, “shashka elektorale” apo ndër “shakatë e shekullit shqiptar” (!)

Mue më vjen keq me thanë se asht dhe një nga “fyerjet ma të mëdha të shekujve shqiptarë” ndaj bytyçasve e hasjanëve të fismë, të sojshëm, të mirë.
Prandaj po më duhet me lëshue ofshamë pa të shamune: O rob të Zotit e të Shtetit, çka báni kështu, he ju marroftë Zoti e Populli…!

E çka po qitni kur të mundeni e si të mundeni guralecë e ranacoke përgjatë kësaj Rruge Ndërkombëtare e Ndërkufitare, ndërkohë që ju ia merrni kësaj treve veriore te tanë gurët e çmuar të nëntokës së tyne, gjitha kromet e saj, krejt “arin e saj”. për me i shitë përfitueshëm në miliona euro në tregje të Europës e të Azisë!

“Politika shkretëtirë” e Shtetit tonë Shqiptar ndaj saj, ndaj kësaj treve historike e ekonomike, si e thamë, e ka lanë si “Oaz”. E, tashti, Shteti po don dhe po e lenë për me u shkretanue kjo trevë, me u ba e shkretë…!

Ndërkohë, banorët e kësaj treve të Veriut Shqiptar, si e kanë thanë dhe të huajt, “ecin me kambë mbi flori”, po me çka po shohim në ditë të sodit, po e kanë të vështirë të lëvizin edhe me makina malore Rrugës së tyre Ndërkombëtare e Ndërkufitare!
E, përndryshe: kjo trevë në dy anët e Rrugës Ndërkombëtare e Ndërkufitare prej Kami në Qafë Prushi, në dy Njësitë Administrative Bytyç e Golaj (e përskej tyne, si Rrogam, etj.) thonë se i jep dy të tretat (2/3) e prodhimit të të gjithë kromit të Shqipërisë tonë në Zhvillim pa kthim. E kthyeme në vlerë monetare, thonë gojët e letrat e zyrave e të shtypit, se ky Shteti Ynë i fitoka 40 milionë euro nga tregtia e kromit të kësaj treve veriore krombajtëse.

Epo, ky Shteti Ynë, ky Shteti i Tiranës, në koftë se asht Shtet edhe i bashkive të Tropojës e Hasit, i Qarkut të Kukësit, i këtyne dy Njësive Administrative të Kromit Shqiptar, në koftë se asht Shtet Shqiptar e Euro-Atlantik, le ta japin veç gjysen, këtë gjysmen e 40 milionshit në Euro, për këtë Rrugë. Çka i bie të jenë nja 20 milionë Euro për me i asfaltue 20 kilometrat e Rrugës Ndërkombëtare e Ndërkufitare nga Kami në Qafë Prushi.

E çka po them une, o miq: po me 20 milionë Euro kjo rrugë do të bahej nga Rrugët ma të mira të Globit. Po Shteti Shqiptar, Qeveria e Tiranës, le të japin fonde sa më e bá këtë Rrugë Kam-Qafë Prushi nji rrugë të mirë, nga ma të mirat. Po, veç ama, mos e bani si Rrugën Kombëtare nga Kami në Qafë të Luzhës. Se, n’u báftë sakate e çaraveshane si kjo Rrugë, atëherit ma mirë mos me u bá hiç, me e lanë qysh ásht, aty ku ásht, me e lanë në fatkeqësinë e vet, me mbet’ si fatkeqësi edhe e jona, si nji fatkeqësi lokale, ndërkufitare e (ndër)kombëtare.

E, në mos e bafshi këtë Rrugë, o qeveritarë të Tiranës: Zoti ju marroftë! Amin!

Letra zyrtare të Qeverisë së Tiranës, instanca të saj, e kanë të shenjueme këtë Rrugë, si nji “rrugë e keqe…”, prandaj, tashti, asht Koha e Buxhetit të Ri të Shtetit, i pritshmi i 2019-tës, për me e bá ma të mirë, mos me e lanë qysh asht, në këtë gjendje të jashtëzakonshme. Asht koha për me ia dhanë fondet e duhuna, të meritueme e të vonueme, për asfaltimin e saj me standarte bashkëkohore. Pasi, dhe banorët përrreth e përgjatë saj janë Shqiptarë, se edhe kjo trevë veriore asht Shqipëri. Se Shqipërinë duhet ta bajmë Shqipëri edhe në/me histori, në/me kulturë, me nji zhvillim ekonomik gjithëhapësinor të saj, edhe me Rrugën Kam-Qafë Prushi.

Filed Under: Histori Tagged With: 80 VJET NË PRITJE…!, Ramiz Lushaj

Ah, sikur mos te ishte anderr !

October 2, 2018 by dgreca

1 Hakik mena ok.JPG

Nga Hakik MENA/ SHBA*/

Nuk me kujtohet te kem fjete aq rehat sa mram, po i them nji mikut tim te hershem nacionalist. – Po he mor burre i dheut, po me pyet miku im gjithe kuriozitet, çfare ka ba vaki qe paske fjet si kinxh ( kur thot populli ne disa zona te veriut), se helbete, ne shkojme drejt njifare moshe e jo drejte te rinuemes per me ba nji gjume te tille kaq te rehatshem ?!

-Po ja, po i them, perjetova ne anderr te tane periudhen 27 vjecare te shokut tranzicion, njashtu sic do te kisha pas deshire me u pas zhvillue ne realitet.

-Pa he pa he, po me thot miku im, ti na fillo me na e tregu se si e paske pas pa o burre, nabare te knaqena me andrra, se u pa kjo puna jone, sepse ne realitet veç zhgenjime kena perjetue gjate tane kesaj periudhe tranzicioni.

-Po ja po i them, tu e fillue me ja tregue prej s’fillimit andrren….

E cfare me pa, po i them, nji rrjedhje ngjarjesh qe te jepte nji knaqsi te vecante, sikur klasa jone antikomuniste ne fillim te viteve 90 ishin pas ba te tane bashke ne nji parti te vetme dhe e kishin pas emrue partine : Levizja e Djathte Antikomuniste Kombtare , – Si ?!?!?!?!?! Po me pyet miku im, te tane te tane, pra tane njikto shoqata te persekutuemish qe jane sot, paskan qene bashkue ne nji te vetme ?! ?!?! Po, po, po i them, te tane bashke, ne nji te vetme. Madje, jo vetem shoqatat, por ma e randsishmja edhe Legaliteti ( Legaliteti paska pas marre bekimin e Mbretit Leka I dhe mbeshtetjen maksimale te Tij, ne cdo drejtim, per mbarevajtjen e kesaj levizje) e Balli, e çdo parti tjeter antikomuniste, e krijueme para 1990-es, e kishin pas qene bashkue me te vetmin qellim: ZHDUKJEN e KOMUNIZMIT. – Ehh c’mrekulli do te kishte pas qene sikur mos te ishte anderr vazhdonte te peshperiste me vetevete i deshprue miku im .

-Pash nderin, po me drejtohet tu me pyet miku im , edhe pse e di qe ashte anderr perseri jam kurioz me dit ne detaje se si e paskan arrit nji bashkim te tille klasa e jone?! Mbasi mos te harrojme, ballistat e legalistat e nacionalistet e çdo partie tjeter nacionaliste kane pas bajagi divergjenca para se me u instalue komunizmi, por edhe gjate kohes se komunizmit kurre nuk jane ba bashke ne diaspore, madje edhe kur u bane ndryshimet ne fillim te viteve 90 as qe ashte mendue me u pas ba bashke…. – Eh mor miku im, po i them; paria e te tana partive nacionaliste e perzieme me figurat ma te spikatuna te diaspores antikomuniste dhe te atyne ne atdhe qe kane qene ne burgje e internime paskan qene ule ne tavoline e paskan pas ra dakord me bisedue se si mund te arrihet me u luftue dhe heq komunizmi rranjsisht, dhe se si mund te ndihmohet çeshtja kombtare, dhe paskan pas pas ra ne ujdi, se e vetmja alternative, per me i arrit kto, ashte: BASHKIMI, tue lane cdo mosperputhje te tyne mbrapa. – Heu mor burre i dheut, çfare mrekullie, vazhdonte te peshperiste si ne anderr miku im tane gezim e tue fol me vete e tue thane: ky po, qe ashte vendim largpames, qe tregon pjekuni politike dhe pergjegjesi kombtare te klases tone.

E perseri miku im me kureshtje te jashtezakonshme vazhdonte te me shtynte me ja spjegue me detaje te tane andrren tue vazhdue me m’pyet se cilin paskan pas emrue kryetar te saj ?! – Aaa, po i them, paskan pas marre vendimin ma unik e te persosun tue e pas parasysh unin e shqiptarit, paskan pas vendos mos me pas kryetar per nji kohe te gjate, (pak a shume deri ne nji dite qe te ndiheshin komod ndaj çdo kercenimi komunist….), per me evitue cdo egoizem, e ne vend te kryetarit paskan pas zgjedh nji bord prej 11 antaresh, te perbam prej figurash me influence, te cilet paskan pas qene shquejtun per karakterin, qendrimin dhe pregatitjen e tyne gjate kohes se vuejtjes ne burgje e internime dhe te atyne ne diaspore – Siiiii ?! Pa kryetar ?! dmth bord ne vend te kryetarit vazhdonte te pyeste miku im i shushatun tu i ba pyetje vetes; se si mundet me u arrit nji kompromis i tille nder krenet nacionaliste prej te cileve gjithçka mund te presesh per sa i perket pozitives me perjashtim te heqjes dore prej UNIT ?! . E ne te njejten kohe vazhdonte tu e ndje andrren a thu se e kishte pa ai e jo une ! – Interesant, se si e paskan gjet njiket zgjidhje vazhdonte te peshperiste me vetvete miku im duke shfaqun nga nji ane nji ngazellim te pa pame rreth rrjedhjes se ngjarjeve te andrres dhe nga ata tjeter nji deshperim te pa pershkruem kur mendonte qe ishte thjeshte anderr. Gjithashtu mbas pak me padurim vazhdon te pyes me nji kuriozitet te pa imagjinueshem per sa i perket vazhdimsise se andrres tu u ba jashtezakonisht kurioz nese kishte pas qene pjese e andrres; programi i kesaj force antikomuniste te djathte ?

Po po, po i them edhe une tane kenaqesi…..

1. Ma s’pari po i them, programin e paskan pas fillue me formulimin e nji plani te detajuem se si me e ba realitet dekomunistizimin rranjsor te shoqnise shqiptare. Paskan pas formulue nji projekt ne menyre te perkryem ne bashkepunim edhe me specialiste te huej . Psh, disa prej pjeseve te projektit kishin pas qene;
1.1. Krijimin e nji gjygji kombtar me specialiste te huej per te nxjer ne gjygj te gjithe kriminelet komuniste qe kishin pas qene akoma gjalle, tu fillue prej antareve te byrose politike e deri tek komandantet e burgjeve, per krimet e tyne te kryeme ndaj mbare popullit shqiptar, e ne vecanti ndaj klases nacionaliste.
1.2. Shpalljen e figures se enferrit s’bashku me figurat e tjera udheheqese te partise komuniste/punes si figura kriminale .
1.3. Sigurimi dhe ruejtja ne menyre strikte e dosjeve dhe hapja e tyne nen mbikqyrjen e plote te nji komisioni me figura te respektueme te klases se persekutueme
1.4. Shpalljen e LANC si nji lufte civile vlla-vrasese
1.5 Shpalljen e Byrose Politike, Komitetit Qendror, Partine e Punes, Bashkimeve Profesionale, Ministrine e Brendshme dhe Sigurimin e Shtetit ne vecanti, si organazita terroriste dhe ndalimin e drejtuesve te tyne ne menyre strikte, ne emnimin, dhe kandidimin e tyne per poste shtetnore.
1.6 Identifikimin e te gjithe kryetareve te degeve, te operativave te sigurimit dhe kapterrave te burgut. qe kane lyer duert me gjake tu torturue mizorisht nacionaliaste shqiptar, dhe nxjerjen e tyne para drejtesise.
1.7 Moslejimi i cdo punomjesi te sigurimit te shtetit, bashkepuntori te sigurimit te shtetit ne asnji detyre shtetnore dhe moslejimi i tyne per hedhje kandidature per poste publike shtetnore si perfaqsues te çdo grupimi politik perkates.
1.8. Krijimin e nji skuadre profesioniste ne bashkepunim me specialiste te huej ne kordinim me interpolin, per ndjekjen e te gjithe kriminelve, qe kane kryer krime dhe jane largue tu u fsheh ne shtetet perendimore, dhe kthimin e tyne ne Shqipni, per tu perball me drejtesine shqiptare.
1.9 Krijimin e nji bordi intelektualesh historiane me ato vendas e te diaspores per te shkruejtun historine e Shqipnise totalisht nga e para duke u bazu ne fakte e dokumenta
1.10. Ndryshimin e te gjithe emertimeve sllavo-komuniste te institucioneve shtetnore, shkollave, universiteteve, stadiumeve, kinemave, kendeve sportive, rrugeve, etj dhe zevendesimin e tyne me emna figurash kombtare .
1.11 Ndryshimin rranjsor te teksteve shkollore dhe zevendesimin e tyne me ato kombtare.

2. Paskan kalue masnej ne fokusimin e integrimit te plote, te sakte, te drejte e te mejihershem te klases tone ne shoqnine shqiptare tu ju ofrue si ma poshte ;
2.1. Mundsimin e punesimit te tyne
2.2 Mundesimin e strehimit te tyne
2.3 Mundesimin e specializimeve ne fusha te ndryshme
2.4 Mundesimin e shkollave te nalta per femijet e tyne
2.5 Mundesimin e dhanies se huave te buta per integrimin ekonomik te tyne.
2.5 Shperblimin financiar per te gjithe familjet qe familjaret e tyne jane; vra, pushkatu, burgos dhe interrnu me apel tue fillu qe ne fillimin e luftes civile vlla-vrasese (1943)
2.6 Planifikimin e posacem per dergimin e femijeve te kesaj klase qe shkelqenin ne mesime ne studime pasuniversitare ne vendet demokratike perendimore ne fusha te ndryshme, e ne vecanti ato per drejtesi, ekonomi e diplomaci, me qellim pregatitjen e tyne sa me te afert per drejtimin e shtetit shqiptar .

3. Normal, tue qene se ana ekonomike ashte boshti i te qenunit te nji subjekti politik i djathte a i majte, kjo force paska formulue nji program ekonomik te mirefillte te djathte ne bashkepunim me ekonomiste te huej tue pas si projekt emergjent si ma poshte
3.1 Zgjidhjen e menjihershme te çeshtjes se prones private tue i dhane prioritet maksimal pronarve legjitim te tyne.
3.2 Aplikimin e reformave rranjsore ma t”mirfillta kapitaliste
3.3 Planifikimin e projekteve ekonomike emergjente, afatmesme dhe afatgjata.
3.4 Parashikimin e nji plani ekonomik me prioritet hapsiren e trevave etnike per te ardhmen.
3.5 Shfrytezimin e mundesive per bashkepunim ekonomik me shtetet tradicionale mike si per bisneset e vogla ashtu edhe per ato te medha e ne vecanti ato kombtare.
3.6 Evitimin deri ne maksimum te dominimt e vecanerisht te monopolizimit te ekonomise kombetare prej vendeve tradicionale armike.
3.7 Stimulimin e investimeve te bisneseve te shqiptareve te diaspores.

4. Natyrisht qe per kete force, do te ishte si gjell e pa krip te pretenduemit force e djathte, po mos te kishin nji projekt te qarte kombtar, te cilin e kishin pas mendue pak a shume si te tille ;
4.1 Shqipnia Etnike ashte nji projekt e obligim kombetar dhe nji kerkese e domosdoshme e drejte dhe e llogjikshme e cila per me u realizue duhet ma s’pari ;

4.1.1 Formulimin e nji plani konkret kombtar per arritjen e keti synimi kombtar.
4.1.2 Krijimin e nji Keshilli Drejtues me qender ne Tirane me filialet e tyne ne te gjitha Trevat Etnike Shqiptare ( Dardani, Shqipnine lindore, Kosoven lindore, Mal te Zi pa harrue Çamerine ) dhe ne Diaspore, enkas per kete projekt kombtar .
4.1.3 Fillimin e sqarimit ne fillim te popollates se Shqipnise Londineze per kete projekt, e cila kishte pas qene shperftyrue pothuejse krejt , per sa i perket vetdijes kombtare.
4.1.4 Kordinimin e puneve me te gjitha autoritetet dhe figurat e zgjedhuna dhe te respektueme shqiptare ne te gjitha Trevat Etnike Shqiptare
4.1 5 Kordinimin e punes me te gjitha filialet per qartesimin e projektit.
4.1.6 Kordinimin e puneve me Diasporen per gjetjen e mundesive to lobimeve te ndryshme ne ndihme te projektit kombtar, tu u fokusue kryesisht ne SHBA, Europe dhe ne mbare vendet tradicionale mike te shqiptareve.

Akoma pa mbarue mire, miku im po m’nderpret tu mu drejtue me pa durim . – Njitash, po thot miku im, po jam kurioz me dit, nese ke pa diçka ne anderr, qe ka te baj, me performancen dhe ndjesine e shqiptareve ndaj saje, mardhaniet qe kjo levizje do te ket pas krijue e vazhdue me aplikue me forcat politike te krijueme mbas 1990 – es dhe natyrisht ma e randsishmja rezultatet e saje ne vecanti ? – Po si jo po i them mikut tim, zaten kjo ashte pak a shume dhe qershia mbi torte e andrres…..e po vazhdoj me ja diftue me sa majshem men….

Po ja po i them; tue pas parasysh se kjo levizje perbahej prej figurave ma te zgjedhuna te persekutuemeve qe kane qene ne burgje, interrnime, prej atyne te emigracionit antikomunist e mbare te perndjekunve, normal qe kjo levizje do te ishte ne stadin ma te nalte e te dinjiteshem si per sa i perket programit, ashtu edhe zbatimit te tij , por edhe edhe per sa i perket nivelit te perfaqsimit te saje, nepermjet perfaqsueseve te tyne, ne çdo moment te debateve, temave, projekteve , ligjeve dhe vendimmarrjeve te politikes shqiptare. Pra, tue permend faktet e ma siperme, kjo force antikomuniste e djathte kombtare e paska pas konsolidue ne menyre te habitshme veten e saj dhe paska pas krijue nji reputacion te jashtezakonshem jo vetem ne klasen e persekutueme, ne saj te drejtesise, seriozitetit dhe mentalitetit kombtar, por paska pas ardhe tu u rrit ne mbare shoqnine shqiptare, normal ne perpjestim te drejte me rritjen e vetdijes se saj, per aq sa ja lejonte infektimi i t’kaluemes. Pra, ne total, arsyet qe paskan ndikue me pas sukses kete force paskan pas qene si ma poshte ;

1. Ne radhe te pare, sic u theksue edhe ma nalt, perbamja kishte pas luejt rol te jashte zakonshem, per disa arsye:

1.1 (Perbamja e tyne nenkuptonte pasterti figurash )-Pastertia e tyne nuk kishte pas lane as ma te voglin argument kundershtareve me i sulmue e diskretitue ne karakter, sic ashte ba kto 27 vjet, ndaj figurave te klases se persekutueme.
1.2 Kompaktsia e tyne nuk ju paska pas lane shteg kundershtareve me perdor taktiken; perca e sundo .
1.3 Tue qene tane bashke, ne nji parti te vetme, ja u paskan heq te drejten e argumentit, ne ket rast PD – se, me u deklaru ; hajdeni ke ne, se ju jeni parti te vogla e te percam e shkon vota kot.
1.4 Tue qene tane bashke, ja u paskan heq argumentin edhe ndonji te lekunduni a oportunisti te klases tone per me perdorun justifikime te tilla si ; po ku te shkojme , balli e legaliteti e mbare klasa jone jane te perçam, te pakten po te futemi me PD -ne, vota nuk shkon kot, e diçka edhe ne e perfitojme; ja nji pune, ja nji shkolle per fmijet, ja nji ndihme etj etj etj.
1.5 Tue qene bashke, ne mbeshtetje te kesaj force, paskan ba te mundun me terheq edhe nji perqindje bajagi te mire te elektoratit shqiptar, qe kane qene skeptik ndaj bashkepunimit me PD- ne, qe ne embrion e ne program ashte e majte, por pretendon si e djathte, e sa here ashte shfaq ndonji shkendij e mirefillte antikomuniste ashte ba pale me PS -ne per me e shue.

2. Ne radhe te dyte, sic u tha ma siper, ishte programi i saje kryekeput i djathte e me nuance kombtare, program qe paska ndikue bindshem ne rritjen e preztigjit, tue i ofrue si fillim e ne menyre imediate shoqnise shqiptare ;
2.1 Zgjidhjen e sakte e te drejte te prones.
2.2 Ofrimin e disa reformave ekonomike me profil te mirfillte te djathte te formulue me eksperte te nacionalisteve intelektuale te diaspores ne bashkepunim me eksperte te huej perendimor.

3. Ne radhe te trete, imponimi i kesaj force nepermjet perfaqesueseve te vete si ne nivel qendor ashtu edhe ne ate lokal
3.1 Parlament – Tue ofrue ide e projekte te djathta kombtare, tue mbrojt fuqishem te drejtat kombtare jo vetem te Kosoves e Shqipnise lindore por mbare asaj ETNIKE, tue ngrit zanin per shtresen e te persekutuemve, tue ngrit zanin per ceshtjen e prones private, tue ofrue projekte me 0 tolerance ndaj krimit e korrupsionit.
3.2 Ne Bashki e Komuna – Tue ofrue projekte te hartueme prej intelektualeve te diaspores antikomuniste ne bashkepunim me ekonomiste prej vendeve me tradite ne demokraci e ekonomi. Tue marre si shembull ne ofrimin e alterrnativave dhe zbatimin e tyne prej vendeve ma te sukseshme prej vendeve te sipermenduna.Tue i ofrue te rinjve me prejardhje te djathte kryesimin e kandidaturave .

4. Ne radhe te katert, paska qene qendrimi i sakte i kesaj force, e qe per hir te ceshtjes kombtare, paska qene e sinqerte, e drejte, por absolutisht rigoroze ne mardhenie me dy forcat politike te mdha te krijueme mbas 90 es ; PS – ne e PD – ne.
4.1 Ne mardhenie me PS – ne, normal, i paskan kerkue qe si force e majte e pranueme prej drejtesise shqiptare si trashgimtare direkt e partise se punes ( ne fakt nuk duhej te ishte pranue si parti, por ky ishte fakt i kryem prej Ramiz Alise me suiten e tij) , nqs pretendoni me qene ndryshe nga partia e punes dhe kriminelet e saj; Te denoni krimet e komunizmit, te denoni aktoret e saje, te distancoheni haptas ndaj gjithckaje me te kaluemen kriminale te saje, te mos lejoni eksponente te nalte te monizmit ne organet drejtuese te saje, te mos lejoni perfaqsimin e saje ne poste shtetnore ose ne parlament. Vetem nqs do te veproni keshtu do t’ju konsiderojme si kundershtar idesh mendimesh e programesh, perndryshe ne do t’ju konsiderojme armiq tonet e te kombit, sepse me partine e punes dhe te gjithe veglat e saj na ndajne lumenj gjaku, parti ,qe vazhdon te ishte ne simbioz me krimin komunist, e ne fakt koha do ta tregonte, se edhe bijte nuk mujten me dale jashte ADN – se, e Levizja Antikomuniste e Djathte Kombtare vazhdoi ashper te perplasesh me ket force regresive kombtare.
4.2 Ndersa, ne lidhje me PD – ne, ishte nji situate e nderlikueme per arsye se kjo force u krijue me demek si opozite ndaj partise socialiste dhe pretendonte te ishte e djathte dhe antikomuniste, por qe ne realitet dmth ne praktike, programi i saje si nga ana fiskale ashtu edhe sociale te linte shume per me deshirue e nuk kishte ndryshim te madh prej PS – se, veçanerisht, per sa i perket prones, por edhe per sa i perket trajtimit te çeshtjes kombtare, e pa anashkalu edhe çeshtjen e te persekutuemve. Ti marrim me radhe te tre kto pika :
4.2.1 Per sa i perket prones, si PS e Pd, nuk kishin asnji ndryshim prej njena tjetres, thjeshte ishin si buka e nji brumi – 7501 – sha .
4.2.2 Per sa i perket çeshtjes kombtare, normal, nuk ishin te nji stadi me PS, e cila i konsideronte akoma shqiptaret e Kosoves miq, e kinezet vllazen, por nga ana tjeter edhe kto nuk shkonin ma shume se me kerku autonomi per Kosoven, pa permend ketu çeshtjen e Shqipnise Etnike, per te cilen, as qe bahej fjale, e antikomunistet, te cilet e kishin si busullen e tyne kryesore te bamunit politike, konsideroheshin prej te dyja paleve si arkaik e te prapambetun. Etj, etj, raste qe do te nxirnin ne pahe nivelin e dobet te pergjegjesise kombetare edhe te PD – se.
4.2.3 Ndersa, per sa i perket çeshtjes se persekutuemeve, kjo ishte nji fare thembre e Akilit, per arsye se PD – ja propagandonte me te madhe se ishte ndryshe prej PS – se ne lidhje me klasen e persekutueme. E ne fakt, per hir te realitetit duhet thane se ishte, dhe ndryshimi ishte i tille qe: nqs ke PS – ja te persekutuemit do te numroheshin me gishtat e dores, tek PD – ja do te gjeje me bollek, per shume arsye. Ato do ti shihje, qe prej atyne te thjeshteve, te preferuemve qe do te hynin e dilnin ke Presidenti i athershem , e madje deri tek ato qe do ta shihnin veten deputet, e ne poste ministrash. E kto fakte, i jepnin ne dore argumentin e forte PD – se, qe: ajo ishte antikomuniste dhe e djathte, sepse i perkrahte te persekutuemit . Dakord, e te persekutuemit, ne pergjithesi e ne shumice, ishin mirenjohes dhe ja shperblyen me vote ket mirenjohje ( madje vazhdojne ne bajagi edhe sot ) PD – se . Por, thembra e Akilit, per sa i perket qendrimit te PD -se ndaj te persekutuemve, qendronte ne dy fakte :
a. Klasa e persekutueme, ose ma mire me thane elita e kesaj klase, KURRE nuk duhej te lejohej te merrte kryesine, te ndryshonte politiken e PD – se djathtas, e ABSOLUTISHT KURRE te rrezikonte per te marre kreun e saje. Pra thjeshte, nuk duhej te kalonin cakun e argatit, e te sherbyemes si garniture, te cilen, PD – ja, e shfrytezonte me u justifikue si antikomuniste dhe e djathte dhe
b. Ne propogandimin e sofistikuem dhe agresiv te PD se, per panevojshmerin e krijimit te nji levizje antikomuniste te djathte te vertete, dhe sabotimin e çdo ideje, mendimi a plani, a projekti te elites se ksaj klase, per me krijue nji levizje te tille. Ne ket pike, PD – ja, ishte e gatshme jo vetem me bashkepunue me PS – ne, por ishte edhe ma e ashper se PS – ja, per me e shuejt qe ne embrion nji levizje te tille, krijimi i te ciles, do ta zhveshte PD – ne lakuriq, prej te pretenduemit si nji levizje antikomuniste te djathte, e ndoshta edhe ekzistencen e saje.

Elita e te persekutuemve, e ma konkretisht figurat drejtuese te LADK, e paskan pas parashikue kete taktike te PD – se dhe ma n’fun provue ket loje te saje, dhe nuk paskan pas humb kohe, por i paskan pas ba te ditun haptas dhe sinqerisht PD – se, para zgjedhjeve te aferta qendrore, se : Ne, (LADK) per hire te kombit, do te kishim deshire, per me bashkepunue me ju, tue pas parasysh gjendjen e Shqipnise te kantandisun prej sllavo-komunistave dhe vazhdimsise politike te PS – se si besnike te pokitikes se eterve, me qellim nxjeren e vendit prej kesaj gjendje te mjere, por, ky bashkepunim, do te varet : nese ju (PD), do te jeni veçanerisht ndaj ktyne pikave :

-Pro zgjedhjeve te drejta, te lira e demokratike dhe pranimit te nji kodi zgjedhor gjitheperfshires, dhe zero tolerance ndaj vjedhjes se tyne.
-Pro zgjidhjes se drejte te prones private, e jo asaj te 7501 – it.
-Pro çeshtjes kombtare , tu u prononcue haptas, e pa medyshje, te pakten, pro Pavarsise se Kosoves.

Normal, si per mbarevajtjen dhe formen e sistemit te zgjedhjeve, e ne veçant,i per çeshtjen e prones dhe asaj kombtare, PD – ja , nuk paska pas mund me dale jashte natyres, a misionit se saje. Si rrjedhim, LADK, paska vendos me u fut e vetme ne zgjedhje, tu u perball egersisht ne debate elektorale si me PS – ne ashtu edhe me PD – ne. E per arsye te permenduna ma siper, kjo levizje, paska shkelqye ne opinion, tue marre frenat ne dore, per sa i perket perfaqsimit te filozofise se djathte. Perbamja, organizimi, programi, platforma, serioziteti, vendosmeria dhe spjegueshmeria e pogramit te saj ne popull, prej LADK – se, nuk paska pas kalue pa ra ne sy edhe ke te huejt, e veçanerisht ke miqte tane , fakt te cilin, LADK, e paska shfrytezue ne te mire te Shqipnise, tue u kerkue ndihmen e tyne ne realizimin e disa reformave imediate, qe kerkonte ne menyre emergjente vendi yne ne at periudhe Nji prej ktyne reformave paska pas qene : krijimi i mundesise se mbajtjes se zgjedhjeve te rregullta, e aplikimin e nji sistemi sa me perfaqsues ndaj votes se shqiptareve. Megjithe ngritjen e zanit te saje, rreth rrezikshmerise se vjedhjeve te votave, dhe veçanerisht ndeshkimin e LADK – se, per arsye te mos pasjes perfaqsues te tyne ne komisione dhe premtimit te huejve per sigurimin e mbarevajtjes se tyne; zgjedhjet diku prej mospasjes tradite demokratike, e ne shumice te paramendueme : zgjedhjet ishin deformue, tue pas te vetmin qellim : Moslanjen ne asnji menyre, te klases se permbysun, me dale ne skenen politike te vendit. Normal, ne ket pike, sic u permend ma siper, te dyja partite, PS e PD, paskan pas nji mirekuptim politik te heshtun. Perfundimisht, rezultatet e LADK se nuk perputheshin me realitetin, aq ma teper kur mendoje deshiren,motivimin, obligimin, entuziazmin dhe optimizmin qe kishte krijue kjo levizje tek klasa e persekutueme per me votue. Pra, perqindaja e rezultateve paska qene diku; PS me te vetet rreth 42%, PD me te vetet rreth 46 %, ndersa LADK e vetme rreth 8%. Si rrjedhim, as njena prej tyne nuk kishte fitue boll vota me krijue qeverine e vetme. Tu u gjend para nji fakti te tille, paskan pas fillue tratativat e bisedimeve paszgjedhore midis tana paleve per me pa nundesinat e koalicioneve qe do te banin te mundme krijimin e qeverise . Normal, mundesine e koalicionit PS-LADK, LADK e paska refuzue kategorikisht. Ndersa, varianit te koalicionit PD-LADK, me kerkese te PD se ; LADK – ja, e paska mendue e shoshit mire, e tu u bazue ne instiktin shtetformuese tradicional, e per hire te situates se vendit, e cila kerkonte ne menyre emergjente realizimin e sigurise, stabilitetit, ngritjen e ekonomise dhe mbrojtjen e çeshtjes kombtare ; e paska pas pranue krijimin e koalicinit ne princip, por para se me e firmos, ; paska kerkue plotesimin e disa kushteve si ma poshte ;
1) Sigurimin nga PD – ja , te ndikimit ne mbarvajtjen maksimale te zgjedhjeve dhe ruajtjen e votava te saje ne zgjedhjet e rradhes bazue ne formulimin e nji ligjin enkas e tu para pa edhe
2) Mundesimin e nji Sistemi zgjedhor, qe nuk deformon voten e shqiptareve.
3) Disponimin e 4 ministrive, dhe pavarsine absolute te vendimmarrjeve ;
3.1. Te Brendshme – me qellim krijimin e stabilitetit, qetesise, sigurise se vendit, tu emnue ne postet kryesore elementin ma te zgjedhun prej klases se persekutueme.
3.2. Te jashtme – me qellim realizimin e projektit kombtar, tu emnue ne postet e ambasadoreve, vecanerisht ne vendet me influence botnore, figura te klases se persekutueme te kryesueme prej diaspores nacionaliste.
3.3. Te Drejtesise – me qellim krijimin e ligjeve per m c’rranjos komunizmin .
3.4 Te arsimit – me qellim influencimin ne pregatitjen e brezit te ardhshem, plotesisht ndryshe, prej ati te njeriut te ri, tu fillue prej te shkruemes se historise kombtare dhe te tana testeve shkollore; tue pas ne qender te vemendjes; familjen, kombin dhe besimin ne Zot.

PD, i paska pas pranue keto kushte, dhe koalicioni paska qene krijue, dhe ashtu sic pritej me gjithe veshtirsinat,LADK, paska pas luejt nji rol te randsishem ne suksesin e kesaj qeverie, tu zbatue me perpikmeri projektet e saje ne ministrit perkatese, projekte, qe paskan ndikue bindshem ne permisimin e gjendjes se vendit, por edhe te klases se saje.
Si rezultat, LADK – ja, paska ardhe tu u rrit dita dites, dhe ne zgjedhjet e ardhshme, paska qene shume ma e sukseshme si ne mesazhin e djathte kombtar ashtu edhe ne rezultate….

Nuk paska pas knaqsi ma t’madhe, se te shihje ajken e klases se persekutueme, te bashkueme, tu i dal zot kombit e vetes.

Si perfundim, andrren po e perfundoj tu ja tregue mikut tim ndjesine e pergjithsme, qe paska dominue ne mase, tek cdo pjestar i klases se persekutueme nacionaliste, e ajo kishte pas qene e ngjashme me ate shprehjen popullore qe thot ; Njitash po, ” kena se me ke dhe per ke “.

Natyrisht, qe une, s’bashku me mikun tim, mbasi une mbarova te treguemi andrren, na pushtoi nji ndjenje merzie kur po kthehemi ne realitet, e per disa çaste, ishim mpi, e veç rrinim tu e pa njeni tjetrin ne sy, e mbas pak, ne te njejten kohe, po na del e njejta fjali ngushlluese ne drejtim te njeni tjetrit: hajde inshalla edhe pse vone, nji anderr e tille po na shendrrohet ne realitet………..

*Hakik Mena jeton ne Nju Xhersi, SHBA(i lindur dhe i rritur ne kampet e internimit). Eshte kryetar i deges se Partise Levizja e Legalitetit per SHBA

Filed Under: Analiza Tagged With: Ah, hakik Mena, Sikur, te mos ishte Anderr

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT