• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2019

BAJAME HOXHA(ÇELIKU) NE SOFREN E DIELLIT

February 15, 2019 by dgreca

BAJAME HOXHA (ÇELIKU)/1-Bajame-300x300

  O I SHTRENJTI IM!/

Ku je ti, o i shtrenjti im?/

s’e kam vdekur në mërgim./

Frymë marr, po gjallë s’jam,/

tretur mbetur rrugë paanë./

Nëpër udhë e tronditur,/

shpirt e zemër lemerisur./

Po më shteren mish e kockë,

në udhëkryqe nëpër botë.

Ku je ti se m’u tha fjala,

s’ka më besë, ka të palara.

Për një fjalë shpirti m’u dogj,

jeta e rëndë më përpoq.

Në mërgim m’u tha kjo zemër,

atdheu im më mbeti ëndërr.

Ku je dhimbje, ku je tmerr!

Këput shpirtin e s’ma merr.

Ngjeshur dhimbja thellë më rri,

godet thellë në timin gji.

Nga të gjithë, kam shumë frikë,

ngrihu shpirt se s’kam një mik!

Ca më shtyjnë në humnerë,

ca të tjerë të mjerë, të mjerë.

S’e nuk gjej as besë as fe,

Të betohem për kët’ dhe!

Kë mendon se e ke mik,

shpejt nxiton e t’i nxjerr sytë.

Të ngul shpatën me dy presa,

janë të dobët nga qëndresa.

Për një grosh e shet fytyrën,

për një kafe, të merr frymën.

S’paska pasur ndershmëri,

Veç mashtrues, lemeri!

Ku më le o i uruar,

Në mes turmës së tërbuar.

S’paskemi pasur miq as shokë,

Të betohem për at’ Zot!

Hipokritë dhe vrastarë,

qafën ta venë në litar.

Kudo drunj e drunj të shtrembër,

t’ kallin datën dhe në ëndërr.

Askund s’gjeta burrëri,

servilizmi s’njeh kufi.

Ku janë burrat mor aman?!

të gjithë bërë sharlatanë.

Turp kish qenë të jesh i ndershëm,

e kuptova vonë si tepër.

Në këtë botë kaq shumë me halle,

sharlatanët hedhin valle.

Ndaj po mbytem udhë ngatërruar,

Shpirt e zemër përvëluar.

Larg atdheu, e braktisur,

Më dhanë të shtymën, ca të krisur!

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Bajame Hoxha-Celiku, elegji, O I shtrenjti im

ANTON ÇEFA- VALENTINIANE

February 15, 2019 by dgreca

Valentiniane/
1-anton_cefaNga Anton Çefa/                                                                            

***

Trokitje drite/

Kjo asht dhoma/

Ku u fute nji ditë në jetën time/

Me do trokitje drite./

M’qe ngri mendimi n’ballë

E fjala n’buzë.

Emni yt

Dritë qi troket

Deri në të sosun të stinëve.

***

Etja për nji delir të blertë

Kur në qiell të andrrës sime prekë

Me duer të brishta,

Zgjohen vegime të ylberta mallesh.

 

Engjuj me brerore drite zbresin

Mbi meloditë e dhimbjes

Qi s’ ka të sosun.

E duer akordesh të çuditshme

Ndalojnë flutrim’n  e kohës.

Etja më merr për nji delir të blertë.

I tejdukshëm/

I tejdukshëm shikimi yt

Kah rrëzon nji kand ndriçimi

Të dhimbjes sonë

Përskaj nji kohe që kaluem dikur.

I tejdukshëm dishiri im

E duert e tua të zbehta

Qi dridhen si flakëz qiri.

E tejdukshme kjo dhomë e zbrazët

E fjala

E fryma

E shpirtnat tonë të tejdukshëm

 

Brymë e borë

 A je brymë, moj, a je borë ?

Mall i brishtë e brengë e bardhë

Brishtësi me pah prej bryme

Bardhësi me zdritje bore

Brymë e borë,

ti bukuria!

Ti . . .

Ti që në dekorin e dhimbjes sime,

me duer të brishta,

vizaton fytyrën tande

si padashtë,

ti që në brigjet e andrrës sime

hedh nji klithmë pulbardhe,

si pa u kujtue,

ti që me kurmin tand t’përflakun

përndez delire në damarët e mi,

si pa u mendue,

je vetë dashtnija

e unë jehonë e saj.

Dashunija jote

Dashunija jote ,

Fytyrë dhimbjeje në gurin e zemres ,

profil gëzimi në valët e lumit.

Sa ma shum qi gurin e lan vala ,

aq ma tepër dhimbja po shkëlqen.

 

 

Je nji drandofille

 Je nji drandofille

Qi ke mbi në zagnat e gjakut tim

Si nji varg i Sadiut.

Me gojën e të etshmit pij ujë

Në blerimin e gjethnajës tande

E kurr s’e shuej etjen.

Zogjt e fjalës sime

Të dejun aromash

Melodinë e dhimbjes

Çurlikojnë ndër gemat tuej

Pa iu lodhun gushat njiherë.

 

Përjetësisht e përndezun

Rrezëllima e ninëzave të jermit tim

Pahitet mbi petlat ngjyralle

Të gonxheve tua n’shpërthim.

 

Të preku me dorën e mallit

E më duket se deri në palcin e brengës

Më therin gjembat tuej.

Prehje

Po prehem në kolltukun e zvërdhamë

Të mungesës sate.

Hije e dridhshme lamtumire

E varun diku në gjysmë errësinën e dhomës,

Ikja jote.

Aroma e trupit tand erë mersine,

Riti i lashtë i puthjeve qi  s’e tret koha,

Moria e fjalëve pa mbarim

E gjurmët e kambëve lakuriqe

Mbi qylymin e blertë të kujtesës

Prehen me mue

Në kolltukun e zvërdhamë të mungesës sate.

Ma e dhimbshme ikja jote

Në pohimin e vështirë:

Çdo gja në këtë jetë asht ikje.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Anton Cefa, cikel poetik, Valentine

Happy Valentines day Thu-thu

February 15, 2019 by dgreca

1 Rama Edi PalokaNga Ilir Levonja/

Kur Edi Rama bënte thu-thu nëpër ekrane, shqiptarët gajaseshin. Sidomos shqiptarët rilindas dhe ata me bindje komuniste. Kjo një përzirje perfekte sojesh që sado flasin për vetting a spark, prapë dosjet nuk kanë për t’u hapur. Në burg për dëme të pallogaritshme ekonomike askush nuk ka për të shkuar, për thellimin a dasimet klasore kërkush nuk është përgjegjës. Dhe për më keq, për këtë pesimizëm social pak kush do të ndjejë përgjegjësi. Janë të gjithë kundër të gjithëve dhe shoqëria kundër vetvetes. Eshtë një nga ato periudhat e mirë standartizuar midis debatikasve, pionerve të Enverit dhe sigurimit të shtetit. Ai që leu me bojë sot Edi Ramën nuk bën përjashtim, por në atë sinqeritetin nopran kur u thotë gazetarëve pak a shumë se nuk më bëhet vonë për ato përjashtimet e Rucit, ne jemi sot një parlament që na ka përjashtuar populli. Në fakt një sinqeritet i mirëfilltë prej deputetit Edi Paloka do ishte të thoshte që, na ka përjashtuar koha. Megjithatë si një viktimë e bulizmit parlamentar ai sot kishte të drejtën legjitime të lyente me bojë jo vetëm Edi Ramën, por edhe ata në krah të tij, sidomos atë nga e majta e kryeministrit, Spiropalin a Spiroramën. Mëkatet nuk bëhen vetëm në një qeverisje. Shkurt Rama sot ishte një viktimë e bulzmit të tij. Dhe sigurisht që nuk do vëri mëndt. Bulizmi ekziston në masë tek moshat shkollore. Dhe pakësohet kur këto mosha piqen, kapin atë stadin e pjekurisë. Shumë nga ata gangot e bankave të shkollës që e planifikon ditën se kë të fyejnë sot, a kë të rrahin nesër, koha ka vërtetuar se janë në masë prindër të dështuar a kuadro intrigantë, dyshues dhe paragjykues. Fuqia buliste është vrastare për faktin se synon ato objekte njerëzore me mangësi në pamje. Gjërat që njeriu i vuan dhe jeton me atë panikun se mos të tjerët ia përmendin. 

Me sa duket Edi Rama dhe ata që ka në krah nuk janë rritur akoma. Dhe kush ka pak memorie, kush ka pak njohuri sipas të gjitha gjasave nga ndodhitë me batuta a vështrime vëngër, anash, nga lart, nuk e ka të vështirë të kuptoj se Rama duhet të ketë qënë një kryebulist në etapat shkollore. Në atë kolltuk ku ai ndodhej sot, kanë qënë ulur plot kryeministra të tjerë. Plot… por kërkush nuk ka merituar si ky bojë, vezë, stilolapsa, pështyma etj. Përkundër natyrës sime. kjo boja e sotme qe një kartolinë e merituar, një trëndafil blu për të të thënë Happy Valentines day mister Thu-thu. Babai i sojit që po shpërfytyron Shqipërinë dhe shqiptarët. sojit snob bulist e dështak. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Happy, Ilir Levonja, Thu-thu, Valentines day

Një kokë për një pëllëmbë tokë

February 15, 2019 by dgreca

1 azgan RamushOpinion nga Azgan HAKLAJ/

Koalicioni, apo më qartë kuarteti Putin-Erdogan-Rama-Thaçi, një aleancë antiperëdimore e antishqiptare, njëherësh kanë hyrë në dimrin e vetmisë së madhe. Dy të parët, lider autokratë dhe diktatorë kanë zgjuar ëndrrat dhe po përpiqen të jetësojnë ish-perandoritë ruso-otomane, njëherësh duan të ndajnë zonat e influencës në Ballkan përmes satelitëve të tyre Rama-Thaçi.
Edhe pak ditë festojmë 11-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pak ditë na ndajnë nga 20-Vjetori i Rambujesë.
Ky vit është 20-Vjetori i Çlirimit të Kosovës.
Edhe pak javë na ndajnë nga 20-Vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s, Koalicionit të Lirisë, mbi Serbinë gjakatare të Millosheviçit. Në 78 ditë makineria luftarake serbe u shkërmoq si një kështjellë rëre e kasapi Millosheviç së bashku me gjeneralët e tij kanibalë u detyrua të kapitullonte pa kushte. Atë kohë Rusia e Boris Jelcinit, megjithë presionin diplomatik e Veton në OKB, nuk mundi t’u vijë në ndihmë vëllezërve serbë. Presidenti Klinton, Sekretarja e Shtetit Medlin Olbrajt, gjenerali Klark, Londra-Parisi-Roma i treguan mbarë botës se NATO dhe Perëndimi nuk do të lejonin kurrë që në zemër të Europës të ushtrohej dhunë, genocid e spastrim etnik. Makineria ushtarake kolosale e fitimtare e NATO-s mbështeti djemtë e vajzat e Kosovës e shumë bijë e bija nga mbarë hapësira etnike shqiptare që ishin rreshtuar në UÇK dhe me kurajo, vetmohim e trimëri të pashoqe rrokën armët e u hodhën si shqiponja në zjarrin e betejave për liri.
Kosova e mbretërve dardanë, e Lekë Dukagjinit, e Zhuj Selmanit, e Ymer Prizrenit, e Sylejman Vokshit, e Mic Sokolit, e Sef Koshares, e Haxhi Zekës, e Ali Ibres. Kosova e Lidhjes së Prizrenit, e Lidhjes së Pejës. Kosova e Kuvendit të Verrave të Llukës. Kosova e Kryengritjeve të mëdha 1908-1909-1910. Kosova e Kuvendit të Junikut, e trinomit të lirisë Hasan Prishtinës-Isa Boletinit-Bajram Currit më 21-25 maj 1912 hartoi Platformën e Kryengritjes së Përgjithshme që finalizoi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë nga Plaku i Vlorës, Ismail Qemali.
Kosova – ky djep i kuvendeve, besëlidhjeve e kryengritjeve të mëdha për liri e pavarësi u mbyt nga gjaku i dragojve të ri të saj: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Adem Jashari, Luan Haradinaj, Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adrian Krasniqi, Bedri Shala, Bekim Berisha, Iliaz Kodra e mijëra djemve dhe vajzave që dhanë jetën për liri e çlirim kombëtar.
Numri i të vrarëve është aq i madh sa çdo pëllëmbë toke është e larë me gjak.
20 vjet më parë Bota e Lirë u ba dëshmitare e Masakrës barbare e çnjerëzore të Reçakut, ku dhjetra shqiptarë të pafajshëm u ekzekutuan nga falangat gjakatare të Millosheviçit dhe Arkanit. Kjo ngjarje shënoi një pikë kthese për Diplomacinë Euro-Atlantike e përmes saj për vet të ardhmen e Kosovës e të Kombit Shqiptar.
Sot kohët kanë ndryshuar në disfavor të armiqëve tanë historik serbo-sllav-ruso-otoman.
Shqiptarët në Ballkan janë një armatë 10 milionëshe e rreshtuar në krah të Aleancës më të madhe e më të fuqishme që ka njohur bota: NATO-s, SHBA e BE.
Shqipëria shënon 10-Vjetorin e antarësimit në NATO.
Këtë vit Kosova shënon 20-Vjetorin e Çlirimit dhe 11-Vjetorin e Pavarësisë.
Shqiptarët e Malit të Zi me votën e tyre përcaktuan antarësimin e Malit të Zi në NATO dhe vazhdimin e qeverisjes pro perëndimore.
Shqiptarët e Maqedonisë u banë përcaktues të rrugës së Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarizuan Gjuhën Shqipe, gjuhën e Aleksandrit të Madh, Pirros, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Shenjtores Nanë Terezës.
Identiteti historik e kulturor i shqiptarëve, e drejta e tyre zakonore, vyrtytet e kodi i tyre i nderit solidariteti e humanizmi i trashëguar në shekuj, në genin e tyre, janë jo vetëm pashaportë e Identitetit Europian, por dhe themel i vlerave të Europës së civilizuar.
Beteja për Kosovën e Lirinë e saj nuk ishte vetëm betejë ushtarake.
Ajo ishte për një kohë të gjatë betejë diplomatike e morale, një gurë prove për vlerat e civilizimit perëndimor e kancelaritë e tyre.
Sot imperativ i kohës për Kombin Shqiptar është mbrojtja e Kosovës nga coptimi dhe mbrojtja e çdo pëllëmbe tokë të saj.
Kombi Shqiptar ka patur fatin të kishte nga gjaku i tij avokaten hyjnore, Nanë Terezen; gjeniun e politikës Ibrahim Rugovën; mendimtarin e filozofin, mendjendriturin, illuministin, “Volterin Shqiptar”- Ukshin Hotin, të cilin sherbimet sekrete serbo-sllave e vranë 20 vite më parë në shkurt 1999.
Kosova mbi trungun e saj ka provuar traktate, konferenca e protokolle, ka kaluar një sagë të gjatë sakrificash e kasandrash, humbjesh të mëdha jetësh njerëzore, genocid të pashembullt, shfarosje masive të popullsisë, spastrim etnik, me elaborate e operacione që nga Doktrina e Vuk Karaxhiqit – pyka shqiptare e Çubriolloviçit; elaborati i Qosiçit deri tek Operacioni “Patkoi” i Millosheviçit.
Në 11-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në 20-Vjetorin e Çlirimit, Kosova është më afër se kurrë për t’u bërë pjesë e strukturave Euro-Atlantike dhe e Familjes Europiane.
Garante e mbrojtjes së këtyre arritjeve janë Ushtria e saj dhe SHBA. Kjo do të thotë së në trojet etnike shqiptare krahas Flamurit krenar të Gjergj Kastriotit do të valvitet edhe ai ngadhnjimtar i NATO-s, i SHBA dhe i BE.
Perëndimi e vlerat e lirisë, demokracisë e civilizimit kanë qënë gjithnjë ylli polar i shqiptarëve, të tilla janë sot e përgjithmonë.
Burrështetasit e shquar, themeluesit e shtetit të Arbërit, Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, Mbreti Zog. Rugova, Ramush Haradinaj, Ali Ahmeti, korifejtë e Rilindjes Kombëtare e të mendimit – Frashëllinjtë, De Rada, Mjeda, Pashko Vasa, Konica, Fishta, Arbër Xhaferi e Ismail Kadare ju kanë treguar bashkëkombasve të tyre se për shqiptarët dielli lind nga përendon.
Shqiptarët sot janë faktor madhor i pamohueshëm e fuqiplotë në trojet e tyre etnike në Ballkan.
Koha e pazarlleqeve dhe e traktateve të fshehta, siç është ky i ndryshimit të kufijve, pra shkëmbim territoresh në këmbim të njohjes, një teatër sharlatan politik, me skenaristë binomin Putin-Erdogan e aktorë trinjaket Vuçiç-Thaçi-Rama, ka perënduar përgjithmonë.
Shqiptarët në shekulln e kaluar edhe pse në kushte shumë herë më të rënda e të pafavorshme se sot kanë ditur t’u tregojnë vendin Haxhi Qamilëve dhe Esadistëve të tyre.
Edi Rama, siç shkruante me të drejtë këto ditë një analist nga Kosova, e ka shitur praktikisht Shqipërinë te Turqia. Portet, aeroportet, minierat e hidrocentralet, ajkën e pasurisë kombëtare të cilat janë mushkëritë e ekonomisë tonë, ua ka varur në qafë barbarëve të Azisë.
Edi Rama e ka pushkatuar Kauzën Çame duke ua falur grekëve sëbashku me Detin.
Teza e ndryshimit të kufijve, kjo dosje e zezë e kulisave politike ruso-turke e filluar qysh me çlirimin e Kosovës para dy dekadash, është hapur nga sivllau i Putinit, krushku i Erdoganit, nga Vuçiçi dhe po mbështetet nga dyshja kuislinge Thaçi-Rama, për interesat e tyre utilitare.
Vendosmëria e Kryeministrit Haradinaj dhe e Qeverisë së Tij, e Liderit të Opozitës së Bashkuar të Shqipërisë, z. Lulzim Basha, opinionit publik në Kosovë e në Shqipëri dhe nga patriotët e Kombit Shqiptar, për të mbrojtur çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare qoftë dhe me jetë njerëzore, është vija e kuqe që nuk mund ta kalojnë despotët e Kremlinit e të Ankarasë dhe shërbëtorët e tyre në Beograd e në të dy anët e kufirit etnik shqiptar.
Në epilogun e Çlirimit të Kosovës, ditës së madhe të triumfit kombëtar, sikur ta parandjente skenarin ogurzi për të cilin apostrofova më sipër e madhja Shkurte Fejza këndonte në kor me piskamen e shpirtit të një Kombi:
“Pa u farue djem e çika
Jo nuk ndahet Mitrovica
Nuk i lëshojmë trojet tona
Krejt Kosova është e Jona”.
Në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Mitrovicë, ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u shpreh me këto fjalë: “Varri i Juaj Baca Isë do të jetë piramidë e kufirit me Serbinë dhe ju do të jeni gardiani i mbrojtjes së trojeve tona.”
E Drejta Ndërkombëtare ka në themel të saj sovranitetin e popujve dhe kjo është thembra e Akilit e projektit antishqiptar të ndryshimit të kufijve përmes shkëmbimit të territoreve, për të cilin punojnë prej kohësh armiqtë tanë shekullor.
Kancelaritë ruso-turke dhe ajo e Beogradit janë mëse të bindura se nuk mund ta ndalojnë zgjerimin e NATO-s e as të BE-së në Ballkan.
E provuan me skenarin malazez dhe maqedonas dhe dështuan me turp.
Në të dy rastet ishin shqiptarët që i dogjën skenarët e tyre dhe i rreshtuan këto shtete në anën e NATO-s e të Perëndimit.
Me frontin e dytë antiperëndimor e antishqiptar, me aktor kalifët Rama e Thaçi, është përpjekja e fundit e carëve të rinj ruso-turk Putin-Erdogan për ta mbajtur Ballkanin peng të politikës së tyre.
Shqipëria sot është e uzurpuar nga Edi Rama e Qeveria e Tij kriminale.
Është kjo arsyeja madhore që i bashkon opozitën dhe popullin në një flamur të vetëm, atë Kuqezi.
Më 16 shkurt është Marrshimi i pandalshëm i Lirisë.
Sovrani zbret si tajfun në sheshet “Skenderbej” e “Nanë Tereza” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të shpeëtuar demokracinë e Shtetin e së Drejtës të marrë peng nga Sulltan Rama, i cili po shet edhe trojet amtare për pushtetin e tij.
Ky uragan, me rrëzimin e Sulltan Ramës i then një këmbë oktapodit antishqiptar e antiperëndimor.
Japonezët kanë një postulat: “Më fal tokë që të shkel”. Thaçi dhe Rama trojet shqiptare të mbytur nga gjaku i derdhur nga martirët e rënë për mbrojtjen e tyre duan t’ia bajnë bonos Vuçiçit.
Mitrovica dhe çdo pëllëmbë tokë shqiptare është e jona. Ato do t’i mbrojmë me jetën tonë me moton : “Një kokë për çdo pëllëmbë tokë”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Azgan haklaj, koalicioni antikombetar, kosova

Shkolla Shqipe“Children of the Eagle” në NY, Vizitë në Konsullatën e Kosovës

February 14, 2019 by dgreca

1 a ambasadorja1 a shkolla1 b ambasad1 klasa konsullate

Ambasadorja Teuta Sahatqija – Konsulle e Përgjithshme e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork bashkë me stafin e konsullatës, pritën mësuesit dhe fëmijët e shkollës shqipe, “Children of the Eagle” të Nju Jorkut.Ambasadorja Sahatqija, duke iu uruar mysafirëve mirëseardhje në ambientet e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, tha se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, meqë jemi në prag të festimit të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me qëllim që fëmijët t’i forcojnë lidhjet me Kosovën, me identitetin, kulturën dhe gjuhën shqiptare.
Ambasadorja Sahatqija tha se në kohën e suprimimit të autonomisë, ka qenë shkolla shqipe që është mbyllur e para.
“Megjithatë, sikur plani mizor i Millosheviqit për moslejimin e vijimit të mësimit në shqip nëpër shkollat shqipe të realizohej, atëherë gjuha shqipe do të flitej vetëm nga njerëz të pashkollë”, tha ajo.
“Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi dhe shkolla shqipe mbijetoi. Mësimi u mbajt në shtëpi private, në kisha e xhamia”, shtoi ajo.
Duke folur për rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe, Ambasadorja Sahatqija i përgëzoi mësuesit e kësaj shkolle për përkushtimin e tyre më fëmijë, por edhe vetë prindërit e fëmijëve, të cilët, siç tha ajo, e dinë më së miri se çka nënkupton të ruash gjuhën, kulturën dhe historinë.
Në anën tjetër, drejtoresha e shkollës “Children of the Eagle”, zonja Drita Gjongecaj, u shpreh e kënaqur për vizitën e stafit të shkollës, prindërve dhe fëmijëve të kësaj shkolle në ambientet e konsullatës, duke shtuar se “përpos mësimit të gjuhës shqipe, ne mundohemi t’u mësojmë fëmijëve edhe njohuritë bazë mbi historinë dhe gjeografinë”.
Në fund, pas përfundimit të një shfaqjeje artistike të fëmijëve, “Valles së Rugovës” dhe recitimit të një vjershe kushtuar Pavarësisë së Kosovës, fëmijëve të kësaj shkolle iu shpërndanë Abetare dhe fletore pune, me qëllim të mësimit të gjuhës shqipe.
Ky është viti i dytë me radhë që Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork fton fëmijë të shkollave shqipe në Nju Jork që t’i vizitojnë ambientet e konsullatës, për hir të Ditës Kombëtare.

Ambasaodrja Teuta Sahatqija shkroi komentoi ne fb viziten e femijeve: E si mund te nise me mire festimi i Dites se Pavaresise se me femije, nxenes te shkolles shqipe Children of Eagle ne New York?
Une dhe gjithe diplomatet jemi shume te lumtur me viziten qe na bene ne zyret e Misionit te Kosoves keta femije te zgjuar e te bukur, te shoqeruar nga prindet dhe arsimtaret e tyre.
Keta engjuj te bukur te veshur me tesha kombetare, me flamuj kombetar dhe flamurin e Kosoves, na dhuruan shfaqjen qe kishin pergatitur me recitime e valle.
Ne ju dhuruam libra dhe fletore pune dhe shume perqafime.
Shume falenderime Drejtoreshes Drita Gjongecaj dhe mesueseve per punen dhe perkushtimin per ruajtjen e gjuhes, kultures, tradites ne Diaspore.

Filed Under: Featured Tagged With: Ambassador Teuta Sahatqija, Children of Eagel, Shkolla shqipe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT