• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2019

VATRA, PJESË E PËRKUJTESËS PËR REVOLTAT E SPACIT DHE QAFË BARIT NË WASHINGTON D. C.

May 15, 2019 by dgreca

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA do të jetë pjesë e veprimtarive përkujtimore dhe nderuse për viktimat e komunizmit, që këtë vit u kushtohet revoltave antikomuniste të Spacit dhe Qafë Barit, dëshmorëve martirë antikomunistë që humbën jetën në komunizëm, ish të përndjekurëve që vuajtën në diktaturën komuniste shqiptare. Veprimtari organizohet nga Shqiptarët e Amerikës, nen kryesimin e z. Pellumb Lamaj, në bashkëpunim me Fondacionin për Viktimat e Komunizmit në Washington D.C.

Përvjetorët e këtyre revoltave Vatra i ka organizuar edhe në mjediset e saj në bashkëpunim me të përndjekurit politikë, ndërkohë që ka ndërtuar një platformë të saj për denoncimin e krimeve të komunizmit dhe njohjen e brezit të ri me këto krime.

Në këtë veprimtari do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto me bashkëpunëtorë. Vatra u bën thirrje vatranëv, që së bashku me familjet,degëve të Vatrës, që  të bëhen pjesë e këtij manifestimi përkujtimor, jo vetëm në shenjë respekti për dëshmorët e këtyre protestave, por edhe si sinjal për shtetin amerikan për harresën e krimeve nga qeveria dhe klasa politike shqiptare.

Veprimtari organizohet ditën e Hënë, 20 Maj 2019, duke filluar që nga Ora 10 e mëngjesit, pranë Memorialit kushtuar viktimave të Komunizmit, që ndodhet në kryqëzimin e Massachusetts dhe New Jersey ave në Washington DC.

Vatra e ka obligim nderimin dhe perkujtesen ndaj ish te perndjekureve nga martiret e saj qe u masakruan,u pushkatuan, u burgosen, u internuan nga diktatura komunist;

KUJTESA VATRANE PER MARTIRET E  ANTIDIKTATURE:

Koco Kota(ish kryetar i Vatres) – vdiq nga torturat e regjimit komunist ne burgun politik te Burrelit

Aqif Permeti(Komandant i Trupave vullnetare te Vatres, ish menaxher i Diellit) –– pushkatuar nga regjimi komunist.

Kole Tromara(Ish kryetar i Vatres) –pushkatuar nga regjimi komunist

Bahri Omari,(ish editor i Diellit) pushkatuar nga diktatura

Kristo Kirka(ish kryetar i besa-Besen, Menaxher i Diellit, nenkryetar i Vatres, deputet ne Parlament, nenprefekt ne Himare e Bilisht, kryetar Bashkie ne Korce) – vdiq ne burgun politik te Burrelit.

Aqile Tasi- ish Kryetar i Vatres dhe editor i Diellit, u masakrua ne burgun politik te Burrelit

Kole Rrodhja – vdiq ne burgun politik te Burrelit

Ali Kuci – vdiq nga torturat gjate procesit te hetuesise

Faslli Frasheri- pushkatuar nga regjimi komunist

Kristo Floqi- i burgosur nga regjimi komunist

Andon Frasheri- diplomuar ne Universitetin e Havardit –i burgosur nga regjimi komunist

Halit Qytetza – burgosur nga regjimi komunist etj….

Filed Under: Featured Tagged With: Spaci-Qaf Bari- Revolta, Vatra

Shqiptarët në veri të Kosovës, dalje masive në zgjedhje

May 14, 2019 by dgreca

-Veseli: Të gjithë shqiptarët në veri duhet të dalin në zgjedhje të dielën për të dëshmuar se janë dhe do të mbesin gjithmonë në pronat e tyre/

-Zgjedhjet e jashtëzakonshme në 19 maj 2019 në 4 komunat veriore me shumicë serbe,  në listë 57 983 votues/

-Tre parti, dy shqiptare e një serbe, kanë aplikuar të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme: Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe/

-Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën pasi kryetarët e katër komunave veriore, të gjithë serbë, kanë dhënë dorëheqje në 27 nëntor 2018, sipas tyre,  si reagim pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 14 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga kandidatët për kryetarë të komunave veriore të Kosovës, kanë bashkëbiseduar me qindra qytetarë shqiptarë për rëndësinë e daljes masive të shqiptarëve në zgjedhjet e së dielës. 

“Ka shumë rëndësi dalja e të gjithë shqiptarëve në zgjedhje në komunat e veriut. Duhet të dalin unikë të gjithë në zgjedhje. Është mesazh dalja masive e shqiptarëve në këto zgjedhje sepse tregon se shqiptarët janë aty dhe do të jenë gjithmonë në pronat e tyre. Ne do të vazhdojmë projektet konkrete për të rindërtuar të gjitha shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga pronat e veta”, tha Veseli. 

Nga ana e tyre, kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave në veri i siguruan qytetarët se do të punojnë në interes të zhvillimit të komunave të tyre dhe në koordinim e me mbështetje të institucioneve qendrore, do të realizojnë projekte e investime kapitale. 

Edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, njëherësh kryetar i PDK-së në Mitrovicë, i siguroi qytetarët e komunave të veriut se do ta kenë përkrahjen e plotë në realizimin e të gjitha projekteve të tyre.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do mbahen këtë javë – të dielën e 19 majit 2019 për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës kanë të drejtë vote 57 983 qytetarë, 970 më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Numri i votuesve në Mitrovicën e Veriut është 22 055, në Zubin Potok 8 535,  në Leposaviç 18 164 dhe në Zveçan 9 229.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës  në mbledhjen e djeshme ka çertifikuar listën përfundimtare të votuesve,  bazuar në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil. 

Poashtu u bë e ditur se, në të katër komunat numri i qendrave të votimit do jetë 44, ndërsa i venvotimeve 87.

Tre parti, dy shqiptare e një serbe, kanë aplikuar të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme: Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe (Srpska Lista).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, në 8 prill ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës me shumicë serbe, të shpallura një ditë më parë nga presidenti i Republikës Hashim Thaçi,  për t’u mbajtur në 19 maj 2019.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën pasi kryetarët e katër komunave veriore, të gjithë serbë, kanë dhënë dorëheqje në 27 nëntor 2018, sipas tyre,  si reagim pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare për Komisionin Qendror Zgjedhor 471,484 euro dhe për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 18,618 euro.

 Në Kosovë komuniteti serb  përbën 1.47 % të banorëve sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, kur u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë, prej tyre  92.93 % shqiptarë, pa përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.

Në Kosovë, që ka gjithësej 38 komuna, nga10 komunat me shumicë serbe 5  janë të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Paketës Ahtisaari. Po sipas kësaj Pakete, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kadri Veseli-Zgjedhjet ne Veri-Behlul Jashari

NJOFTIM-TAKIMI i PLAVË-GUCISË

May 14, 2019 by dgreca

Më 1 gusht 2019, ora 10.00 deri 11.00, te Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj, do të organizohet “Takimi i Plavë- Gucisë”, që po vjen pas “Takimit të Tiranës” dhe “Takimit të Gjakovës”.

Në këtë event do të ketë: Fjalë Rasti. Përshendetje. Ndarje e Mirënjohjeve… Këngë e recitime. Etj. Përurimi i librit poetik “Për Ty, Plavë-Guci” (Nga Botimet Tropoja), etj. Do të dërgohen dhuratë libra shqiptarë për bibliotekat komunare të Gucisë e të Plavës.

Në Komisionin Organizator do të jenë: dr. Naim Dedushaj– antar i Bordit Botues të Gazetës së Alpeve; Hále Gjonbalaj– pronare e Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj; Alex Selimaj–fotoreporter i Gazetës së Alpeve në Malin e Zi e Amerikë; Azgan Haklaj–president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Shaban Prelvukaj– në Martinaj e Hollandë; Ali Daci në Rrozhajë – antar i Bordit Botues të Gazetës së Alpeve “Tropoja”; Naser Vuçetaj–në Plavë e Zvicër; Ibër Hoti– në Hotin e Vendit në Plavë; Ramiz Lushaj– një nga drejtuesit e Gazetës së Alpeve “Tropoja”, në Tiranë.

Të ftuar nga treva shqiptare në Malin e Zi, nga shtetet shqiptare të Shqipërisë e Kosovës, nga Diaspora Shqiptare në Europë e Amerikë, etj. 

Njoftim nga: Gazeta e Alpeve “Tropoja”

Filed Under: Emigracion Tagged With: Plave-Guci-Takimi 1 Gusht 2019

SHBA E KA NJË VËREJTJE TË RËNDË PËR EMËRIMET QEVERITARE NË KOSOVË

May 14, 2019 by dgreca

Emërimet e qeverisë në Kosovë, SHBA: Jo persona të pakualifikuar… përfshirë edhe individë të dënuar për krime lufte, individë nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të rëndë të pozitës!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga, siç thuhet, “veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin e individëve të pakualifikuar në pozita të larta qeveritare – përfshirë edhe individë të dënuar për krime lufte, individë nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të rëndë të pozitës”.

Në një komunikatë të ambasadës amerikane në Prishtinë të publikuar të martën thuhet se “në demokraci, individët e emëruar në pozita të nivelit të lartë duhet të rrezatojnë fytyrë etike dhe të kualifikuar para botës; fatkeqësisht shembulli i Kosovës sa i përket emërimeve paraqet të kundërtën. Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia apo janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për krime të rënda, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurt se nuk do të dënohen dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre, nuk kanë vend në pozitë zyrtare”.

Emërimi i këtyre individëve të pakualifikuar “dëmton besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë, e privon vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në qeveri dhe i fyen viktimat e krimeve të këtyre individëve. Po ashtu, kjo gjë pengon përparimin e Kosovës drejt ndërtimit të namit në rrafshin ndërkombëtar që do ta bënte atë partnere të dëshirueshme për vendet e tjera dhe forcon pozicionin e kundërshtarëve që do të pohonin se Kosova nuk është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit”.

Në komunikatë u bëhet thirrje udhëheqësve të Kosovës “që ta marrin këtë çështje seriozisht dhe të ndalen e t’i japin fund kësaj prirjeje të emërimit të individëve, disa prej të cilëve ambasada tashmë i ka cekur me emër, përzgjedhja e të cilëve duket se çon përpara qëllimet afatshkurta politike e jo nevojat legjitime të qytetarëve të Kosovës ose besimin e shtetit”. Gjatë muajve të kaluar në disa raste ambasada amerikane por edhe diplomatët tjerë perëndimorë kanë tërhequr vërejtjen për emërime politike në poste të rëndësishme.
Në fillim të muajit mars diplomatët amerikanë dhe evropianë reaguan me kritika të rrepta ndaj vendimit të parlamentit të Kosovës për emërimin e Naser Shalës në postin e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë së Krahasimit dhe Vërtetimit të Pronës në Kosovë, shkruan VOA.

Më herët në muajin shkurt ambasadori amerikan Philip Kosnett kundërshtoi emërimin e ish komandantit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, në postin e këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Filed Under: Analiza Tagged With: SHBA-KOSOVA-Emrimet qeveritare

VATRA NGUSHËLLON Z. ALFONS GRISHAJ PËR HUMBJEN E NËNËS SË DASHUR

May 14, 2019 by dgreca

Me 12 Maj ndërroi jetë në Shqipëri nëna e vatranit Alfons Grishaj, anëtari i Këshillit të Vatrës, ish kryetari dhe rithmeluesi i degës së Vatrës në Michigan, Pishtar i Demokracisë.

Mirela, bashkëshortja e Alfonsit e dha lajmin në faqen e saj në fb me 12 Maj 2019:” Sot që gjithë bota feston ditën e nënave,familja Grishaj i dhuroi qiellit një engjëll.Pushofsh në paqë vjehërr e nënë e dashur Shaqe Grishaj!
Bekuar qofshin të gjitha Nënat!”

Federata Pan Shqiptare e Amerikës dhe Redaksia e Gazetës “DIELLI” i përcjellin ngushëllimet më të thella z. Alfons Grishaj me familje si dhe të gjithë familjes Grishaj me miq.

I dashur Alfons: Pushoftë në Paqë Shpirti i Nënës Tuaj të dashur!

Filed Under: Opinion Tagged With: Shaqe Grishaj-Nena e Alfons Grishaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT