• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2019

KOSOVE-Fillon fushata zgjedhore për kryetarët e komunave veriore

May 13, 2019 by dgreca

Subjektet politike të cilat janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, kanë nisur edhe zyrtarisht fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit në katër komunat në veri të Kosovës.

Gjatë pesë ditëve rresht, kandidatët e tri subjekteve politike për kryetar, do të shpalosin programet e tyre për mandatin e mbetur dyvjeçar në komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha për Radion Evropa e Lirë, se sa i takon punës së KQZ-së, të gjitha përgatitjet janë duke shkuar sipas planit.

“Organizimi i këtij procesi ka shkuar në bazë të planifikimeve të parapara nga ana e KQZ-së dhe nuk ka pasur ndonjë problem apo ndonjë vonesë për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në ditën e votimit do të hapen 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime. Janë 12 kandidatë në garë për kryetar në këto komuna, nga tre kandidat për secilën komunë. Në katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet, të drejtë vote kanë 57 mijë e 938 votues.

Zëdhënësi Elezi, tha sa i takon vëzhgimit të zgjedhjeve, në ditët në vijim do të bëhet akreditimi i vëzhguesve të partive politike dhe përfaqësueseve të organizatave joqeveritare.

“Vëzhgimi i zgjedhjeve është thelbësor pasi që ne konsiderojmë se do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në një proces zgjedhor”, u shpreh Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto komuna.

Kjo listë votuese përmban 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Lista votuese bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

Demokracia në Veprim, rrjet i organizatave joqeveritare, siç kanë deklaruar përfaqësuesit e tyre, do të vëzhgojë procesin zgjedhor në katër komuna me mbi 100 vëzhgues. Ky koalicion ka ftuar të gjitha subjektet politike të përfshira në proces që të zhvillojnë një garë fer dhe të lirë zgjedhore.

Po ashtu, ka ftuar edhe qytetarët me të drejtë vote, që të përfshihen në aktivitetet e fushatës parazgjedhore, në mënyrë që të jenë sa më të informuar për premtimet dhe programet e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Edhe zyrtarët e OSBE-së, më herët me anë të një deklarate për media, kanë konfirmuar se në ditën e votimit do të kenë rol mbështetës.

“Siç e dini, Komisioni Qendror Zgjedhor i ka kërkuar OSBE-së të ofrojë mbështetje në mbajtjen e zgjedhjeve më datë 19 maj në katër komuna në veri të Kosovës. Misioni do të ketë personel të vendosur në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që të ofrojë këshilla teknike dhe asistime gjatë procesit të votimit”, është thënë në një deklaratë të OSBE-së.

Nga ana tjetër, autoritetet e rendit, thonë se me 19 maj, por edhe gjatë fushatës parazgjedhore, policia e Kosovës do të punojë në me urdhër operacional me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të rregullt dhe të qetë të zgjedhjeve.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se policia ka nisur me zbatimin e një plani i cili, siç tha ai, përfshin fazat e fushatës parazgjedhor, ditën e zgjedhjeve dhe atë të pas procesit të votimit.

“Siguria është ekskluzivitet i Policisë së Kosovës për të cilin jemi angazhuar në kuadër të planit operativ deri në përfundimin dhe rikthimin e materialit të ndjeshëm në qendrat e numërimit të votave. Kështu që, deri tani nuk kemi asnjë informacion të mundësisë të cenimit apo përkeqësimit të sigurisë së përgjithshme sa i takon rajonit të Mitrovicës në veri”, tha Hoti.

Kryetarët e komunave veriore: Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, më 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia.

Në deklaratën e përbashkët, ish-kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, i Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, kanë thënë se me këtë taksë, “serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, shërim dhe mbijetesë”.

Më vonë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, caktoi datën 19 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore. (kortezi: Anton Konushevci-Europa e Lire)

Filed Under: Analiza Tagged With: Mitrovice-Fushate zgjedhore- Komunat veriore

Delegacioni Amerikan i Lutjeve të Mëngjesit në Kosovë

May 13, 2019 by dgreca

Kryeministri Haradinaj priti në takim Delegacionin Amerikan të Lutjeve të Mëngjesit: Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm, dhe uroj që ky raport të thellohet çdo herë e më shumë. Faleminderit që sot jeni mysafirë tek ne/

PRISHTINË, 13 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së  Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, një delegacion amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga kongresisti, Randy Hultgren.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, i ka falënderuar të pranishmit për vizitën e sotme, derisa njëkohësisht i ka njoftuar ata për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe tema të rëndësishme për vendin.

“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm, dhe uroj që ky raport të thellohet çdo herë e më shumë. Faleminderit që sot jeni mysafirë tek ne”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar domosdoshmërinë e prezencës së SHBA-ve në të gjitha proceset e vendit dhe zhvillimeve në rajon.

Në takimin e sotëm me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës./b.j/(me shume fotografi nga takimet shihni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Politike Tagged With: Delegacioni Amerikan-Lutjet e Mengjesit-Haradinaj

Për herë të parë, festa u shënua në 10 Maj 1908…

May 13, 2019 by dgreca


Dita e Nënës e ka zanafillën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por festohet në shumë vende anembanë botës.
Anna Jarvis, një amerikane e lindur në Virxhinian Perëndimore dhe e shpërngulur në Filadelfia, e mori nismën në emër të punës së nënës së saj.
Për herë të parë, festa u shënua në 10 Maj 1908.  Anna Jarvis filloi
fushatën për t’i dhënë festës njohje kombëtare. Pas gjashtë vjetëve,
më 1914, e diela e dytë e Majit u caktua si Dita e Nënës.
Në intervistën e znj. Jarvis për revistën Inquirer në maj 1913, ajo
thotë se synimi është që burrat dhe gratë të kuptojnë përgjegjësitë
individuale dhe e kundërshtonte me shpirt komercializimin e festës.
Te Dielen me 12 Maj 2019  gjatë meshës së të dielës në Vatikan, Ati i Shenjtë u ndal dhe i përgëzoi nënat për punën e tyre për rritjen e mbrojtjen e fëmijës.
Ashtu si më shumë se një shekull më parë kur nisi përkujtimi i ditës, Papa vlerësoi dhuratën e paçmueshme shpirtërore e morale që përfaqëson nëna. Ati i Shenjtë kishte folur më gjatë për figurën e nënës në një fjalim të mbajtur më 4 Maj gjatë vizitës në Bazilikën e Shën Mërisë së Madhërishme. Nëna kryen një detyrë madhore sepse e ndihmon fëmijën t’i përballoj problemet e jetës “pa e humbur rrugën”, tha ai. Dhe, shtoi se nëna është ajo që e ndihmon fëmijën të kuptoj domethënien e lirisë, në një kohë kur është kaq e vështirë për njerëzit të vendosin për rrugën e tyre në jetë.

DIELLI uron Gëzuar Ditën e Nënës! (Rafaela Prifti)

Filed Under: Komente Tagged With: Rafaela Prifti-Dita e Nenes

Kongresisti amerikan Ed Case, Vizite ne Prishtine- Amerika, udhërrëfyese për Kosovën

May 11, 2019 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti Kongresistin Amerikan Ed Case, flasin për paqen dhe stabilitetin rajonal: Ushtarët amerikanë janë heronjtë tanë/

PRISHTINË, 11 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur kongresistin amerikan Ed Case, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Presidenti Thaçi dhe kongresisti amerikan Ed Case biseduan për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për kontributin e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe për situatën politike në rajonin tonë.

Kongresisti Case afirmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i palëkundur i Kosovës dhe se krenohet me shërbimet që anëtarët e Gardës Kombëtare të Haëait i ofrojnë KFOR-it.

“Ushtarët amerikanë janë heronjtë tanë. Ata janë duke e bërë një punë të mrekullueshme në Kosovë dhe e gëzojnë respektin e të gjitha komuniteteve. Ushtarët amerikanë janë shpresë dhe besim për ne!”, u shpreh presidenti Thaçi.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku kongresisti Case nxiti vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të forconte paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës.Presidenti Thaçi theksoi se letrat e presidentit Trump janë udhërrëfyes për Kosovën në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Dialogu është alternativa e vetme dhe sa më shumë që vonohet rifillimi i tij, aq më shumë do të zgjasin proceset integruese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe kongresisti Ed Case biseduan edhe për investimet amerikane në Kosovë.

***

SHBA, partner i palëkundur i Kosovës

-Kryeministri Haradinaj priti në takim Kongresistin Amerikan, Ed Case/

Prishtinë, 11 Maj 2019-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kongresistin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ed Case.

Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar kongresistin Case dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, që nga liria, pavarësia dhe tani në shtetndërtim, duke vlerësuar se përkrahja e SHBA-së për Kosovën edhe në këto momente është tejet e rëndësishme për proceset zhvillimore të vendit.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi kongresistin Case për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për zhvillim ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmbushjen e agjendës së reformave evropiane, procesin e tranzicionit të FSK-së në ushtri dhe përkushtimin për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. 

 “Forcimi i mëtejmë i partneritetit strategjik me ShBA-të, si dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat e interesit të përbashkët ndërmjet dy shteteve tona është me rëndësi jetike për vendin, sepse orientimi ynë është euroatlantik dhe pro vlerave perëndimore të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj në shenjë mirënjohje i dhuroi kongresistit Case, librin “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve” i botuar në kuadër të Vitit Mbarëkombëtarë të Skënderbeut.  

Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ed Case, afirmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i palëkundur i Kosovës dhe se krenohet me shërbimet që anëtarët e Gardës Kombëtare të Hawai-t ofrojnë në Kosovë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Kongresiti Ed Case-Presidenti Thaci-Kryeministri Haradinaj

TENSIONE PAS PROTESTES SE OPOZITES…

May 11, 2019 by dgreca

–
Përplasjet me policinë, PD mbledhje urgjente pas mesnatës /

…POLICA DHUNON SEKRETARIN E PD/

Drejtuesit e opozitës u nisën rreth orës 22.20 minuta drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës ku pak më parë u dërgua sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi, i ndaluar nga policia para selisë së parlamentit. Zoti Dollapaj ndodhej aty me një kundërgaz në dorë, ku ati një shkëmbim verbal me një punjoës të policisë i cili dukej se e urdhëronte të largohej, dhe më pas i ka kërkuar kolegëve të tij që ta ndalonin. Në këtë moment zoti Dollapaj është përpjekur të largohet me vrap. Ai është rrëzuar ndërsa po largohej, ndërsa mbi të u mblodhën disa prej efektivëve të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët e kanë goditur me shkopinj gome. Nga selia e Partisë Demokratike, kryetri Lulzim Basha u shpreh se zoti Dollapaj “është dhunuar në mënyrë barbare” dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Mbërritja e mbështetësve të opozitës para Drejtorisë së Policisë, është shoqëruar sërish me tensione. Hedhja e tymuesve nga manifestuesit është pasuar edhe këtu nga hedhja e gazit lotsjellës nga ana e policisë.

Tensioni erdhi në rritje gjatë protestës së opozitës, e cila nga bulevardi ku nisi përpara sheshit të godinës së Qeverisë, u transferua rreth orës 21.00 përpara godinës së Parlamentit. Sapo kanë mbërritur aty, nga mbështetësit e opozitës, një shi bombash Molotov u lëshua drejt hyrjes qëndrore, e cila u mbulua nga flakët. Policia ndërhyri me pompat e ujit për të shuar zjarrin, dhe më pas me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Për afro 45 minuta protestuesit afroheshin duke lëshuar bomba Molotov, ndërsa policia përgjigje me hedhjen e ujit dhe gazin lotsjellës. Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë më pas avancuan të shoqëruara dhe nga automjetet ujëhedhëse, duke pastruar të gjithë zonën përqark.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë të paktën 13 punonjës të policisë të cilët kanë mbetur të plagsur dhe janë dërguar në spital.

Për gjendjen e krijuar reagoi ambasada amerikane duke dënuar “dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”

Opozita në protesta
Opozita në protesta

Në fakt, protesta e mbrëmjes së sotme, e 12-ta në radhë që nga 16 Shkurti kur Partia Demokratike, Lëvizja socialiste për Integrim dhe aleatët e së djathtës u larguan nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të tyre, nisi me tensione që në hapje të saj. Tymuese dhe qeska me bojë nisën të hidheshin drejt dritareve te ndërtesës që në momentet e para. Ato u pasuan nga shishe të shumta Molotov, jo vetëm drejt portës qendrore të Kryeministrisë por dhe drejt godinës përballë të Parlamentit. ​Mësohet se afër 1500 forca të policisë janë angazhuar për manifestimin e sotëm. E gjithë zona rreth godinës së Kryeministrisë është e rrethuar me një gardh metalik sikurse dhe rrugët anësore që të çojnë drejt saj. ​

Një grup manifestuesish arritën të çajnë gardhin e policisë përballë hyrjes kryesore, ndërkohë që dret saj nuk rreshtnin hedhjet e shisheve Molotov. Policia ju drejtua me thirje të njëpasnjëshme që të largohen dhe më pas përdori gazin lotsjellës. Zoti Basha i cili në ato momento po mbante fjalën e tij, e ndërpreu atë për disa minuta derisa situata u qetësua përkohësisht.

Për një kohë të gjatë, tymueset dhe shishet Molotov vijuan të hidheshin drejt godinës së qeverisë. E njejta panoramë u përsërit më pas dhe në zonën pas saj, ku sërish policia ndërhyri me gazlotsjellës.

Gjendja u qetësua më pas. Përmes një videoprojektori, opozita mbuloi fasadën e Kryeministrisë me ato që janë parrullat e saj kryesore, “Rama ik”, Qeveri e Krimit” e të tjera slogane kundër ekzekutivit të drejtuar nga Edi Rama, deri kur protestuesit u ftuan nga drejtuesit e opozitës që t’I drejtoheshin selisë së Parlamentit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi përmes një statusi në Tëitter, pak pasi tensioni në shesh erdhu duke u rritur. “Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan zoti Lleshaj.

​Për situatën e krijuar ndërhyri dhe presidenti Ilir Meta. “Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkruan kreu i Shtetit.

Ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi më vonë në Twitter. “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm!”, shruajti kryeministri.

Protesta e opozitës
Protesta e opozitës

Opozita kërkon dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të garantojë organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre. Edhe sonte gjatë fjalimit të tij zoti Basha theksoi se “nuk do të ketë zgjedhje me krimin, dhe me Edi Ramën. Zgjedhje më 30 Qershor nuk do të ketë”, theksoi zoti Basha duke shtuar se bëhet fjalë për “një betejë për jetë a vdekje”.

Nga ana e saj shumica ka përsëritur se “zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 Qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre”, ripërsëriti pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama.

Opozita në protesta në qendër të Tiranës

Përplasjet me policinë, PD mbledhje urgjente pas mesnatës /

Kryetari demokrat Lulzim Basha thirri pak pas mesnate një mbledhje urgjente të strukturave drejtuese të Partisë pas afro 5 orësh të gjata që u shoqëruan me tensione, akte dhune e përplasje me policinë, fillimisht para godinës së qeverisë, më pas para parlamentit dhe në fund para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. “Ne do të vendosim se cili do të jetë qëndrimi ynë i mëtejshëm, pasi kryeministri Rama i shpalli luftë popullit të tij”, u shpreh zoti Basha para mbështetësve të vetë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Të njejtin veprim ndërmorri dhe Lëvizja socialiste për Integrim. Aleatja kryesore e demokratëve.

Përplasjet te Drejtoria e Policisë

Tensioni mes protestuesve dhe forcave të Rendit shënoi një tjetër pikë kulmore para Drejtorisë së Policisë, drejt së cilës krerët e opozitës u nisën rreth orës 22.20 minuta.Pak më parë atje ishte dërguar Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi, i ndaluar nga policia para selisë së parlamentit. Zoti Dollapi ndodhej aty me një kundërgaz në dorë, ku ati një shkëmbim verbal me një punjoës të policisë i cili dukej se e urdhëronte të largohej, dhe më pas i ka kërkuar kolegëve të tij që ta ndalonin. Në këtë moment zoti Dollapaj është përpjekur të largohet me vrap. Ai është rrëzuar ndërsa po largohej, ndërsa mbi të u mblodhën disa prej efektivëve të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët e kanë goditur me shkopinj gome. Nga selia e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u shpreh se zoti Dollapaj “është dhunuar në mënyrë barbare” dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Mbërritja e mbështetësve të opozitës para Drejtorisë së Policisë, është shoqëruar sërish me tensione. Hedhja e tymuesve, apo dhe gurëve nga manifestuesit është pasuar edhe këtu nga hedhja e gazit lotsjellës nga ana e policisë. Disa kazanëve të mbeturinave ju vu flaka, ndërsa njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë duke mbajtur larg manifestuesit.

Për gjendjen e krijuar reagoi dhe Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit “situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”.

Më herët, kryeministri Edi Rama në Twitter kishte shprehur “respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, përfundon postimi i zotit Rama.

Prania e OSBE-së në Tiranë e cila më herët kishte dënuar aktet e dhunës, doli me një reagim të dytë pas zhvillimeve para Drejtorisë së Policisë, ku po mbahej zoti Dollapi. “Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”.

Zoti Dollapi, afër mesnatës është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital, i shoqëruar nga punonjës të Policisë.

Kortezi-Zeri i Amerikes

Filed Under: Featured Tagged With: Dollapi, Proteste-Dhune

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT