Kryeministri Haradinaj priti në takim Delegacionin Amerikan të Lutjeve të Mëngjesit: Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm, dhe uroj që ky raport të thellohet çdo herë e më shumë. Faleminderit që sot jeni mysafirë tek ne/
PRISHTINË, 13 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, një delegacion amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga kongresisti, Randy Hultgren.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, i ka falënderuar të pranishmit për vizitën e sotme, derisa njëkohësisht i ka njoftuar ata për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe tema të rëndësishme për vendin.
“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm, dhe uroj që ky raport të thellohet çdo herë e më shumë. Faleminderit që sot jeni mysafirë tek ne”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar domosdoshmërinë e prezencës së SHBA-ve në të gjitha proceset e vendit dhe zhvillimeve në rajon.
Në takimin e sotëm me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës./b.j/(me shume fotografi nga takimet shihni ne Facebook-Gazeta Dielli