• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2019

Tek ripagëzohej kryeqyteti dhe Teatri i tij Kombëtar…

May 9, 2019 by dgreca

Nga Lindita KOMANI/

Një revolucion i vogël shqiptar ndodhi dje. Mbase kjo është e pashpjegueshmja brenda emocionit që lindi duke u bërë pjesë e tij, një emocion i panjohur që dukej sikur vinte nga një botë tjetër. Nga bota ku qytetari e kryen të plotë aktin qytetar, pa u tutur, i vetëdijshëm se po qytetarizon ekzistencën e vet me një standard që ia kishin mohuar por të cilin në thellësi është i bindur që e meriton, si të drejtë qytetare. 

Sa shumë shtresa kalbësirë është dashur që të zhbëhen që të mbërrinim këtu, në revolucionin e vërtetë të parë të paimportuar nga jashtë, revolucionin prodhim kryeqytetas me një shumësi dialektesh që perceptoheshin me zërat që shprehnin adhurimin për aktin e artistit e shkrimtarit Erebara aty lart mbi vinç! Me radhë shkronjat zbritën 

T
E
A
T
R
I 

K
O
M
B
E
T
A
R ishte vendosur pak më herët si akti i parë i shpëtimit të trashëgimisë nga shteti keqbërës. Një R krenare, R-ja kryeqytetare që si askund tjetër në botë mbron shtetin nga shteti. Shteti sulmoi e i vodhi kryeqytetit, shtetit e qytetarëve shkronjat e Teatrit Kombëtar, qytetarët si burimi i ekzistencës së qytetit e shtetit rezistuan dhe e ripagëzuan atë ditën.

Shkronjat u prodhuan edhe më të bukura se ishin. Nga kudo buroi dëshira për t’u bërë pjesë e rezistencës ndaj aktit madhor të dhunës shtetërore mbi kryeqytetin. Kontributet u caktuan të ishin të barabarta, askush të mos kishte të drejtë të tregohej më bujar se tjetri. Të gjithë mund të ishin vetëm qytetarë të barabartë në të drejtë e përgjegjshmëri.

Në letra Tirana është kryeqytet prej vitit 1920. Me vepra, për mua Tirana prej dje 7 maj 2019 është realisht kryeqyteti shqiptar.

8 maj 2019

Filed Under: Politike Tagged With: Linda Komani-Teatri Kombetar

NË KËRKIM TË FJALËS SË URTË

May 9, 2019 by dgreca

ANTON ÇEFA NË SOFRËN POETIKE TË DIELLIT/

NË KËRKIM TË FJALËS SË URTË/

Me nji shkallë që m’çon jashtë kohe

Ngjitem shtat fill mbi qiell

Në kërkim të Fjalës së Urtë,

U ngjall apo s’u ngjall

U mbrue apo s’u mbrue ai brumë i urtë i fjalës

E zbres shtat pash nën dhe, e zbres e ngjitem

Në kërkim të fjalës së urtë

E zbres e ngjitem në nji shkallë qi m’çon jashtë kohe,

Po fjalën e urtë nuk e shqipton askush,

Fjalën e urtë që dhemb në gjoks

E therë mendimin, atë ma të fismin

E therë mendimin e plagës që lëngon mu n’zemër të tokës sonë.

A thue nga alkimi e kohës së pakohë,

E asaj kohe të çmendun

I ka humbë pesha urtisë së gurtë të fjalës,

A thue nga alkimi e kohës së pakohë

I ka humbë pesha gurit t’urtisë së malit ?

                             *

Ju orkauj qi më rrini

Te kambët e kohës sonë të çoroditun

E më flisni me za Kasandre pa pushim

E shpallni me zhurmë e bujë

Se fruti i urtë i fjalës ka ra

Siç bie nji frut i kalbun nga degë e pemës

Se guri nuk qenka ma i randë n’ vend të vet

E ai nuk qenka i randë as në dhe të huej.

Shporrnju u tham, si Edgard Poe dikur korbit të zi

Mbi bustin borë të bardhë të Palladë Atenës,

Shporrnju nga busti i bardhë i  fjalës e i kohës.

Po rishtas zani i tyne, ai za Kasandre

Gjimon kërcnues e ndjell kumbonët e vdekjes

E kumbonët bien në nji anë përzishëm

Përzishëm bien për vdekje të fjalës së urtë

Që ra e bie nga pema si frut i kalbun.

Kur unë në zgrip të fjalës sime, mu në zgrip

Pres se po bie nga pema frut i pjekun

I fjalës së urtë, i fjalës së ringjalljes

Për ty, o toka ime e djegun.

A thue nga alkimi e kohës së pakohë

I ka humbë pesha gurit të urtisë së fjalës

I ka humbë pesha gurit t’urtisë së malit?

                                      *

Ju orakuj qi shpallni me zhurmë e bujë

Se s’ka ma peshë urtia e gurtë e fjalës,

Nuk mbin ma bar mendimi t’pjekun

E thahet bima e fisme e fjalës

E urta bimë e fjalës.

Shporrnju prej vargut tim, shporrnju që  këtej

 E qafën thefshi në kapërcyell të shtegut të lig të kohës,

Se mue urtinë e fjalës ma mësoi nji plak i bardhë

Me dy kokrra gruni në çdo qelizë të fjalës.

“Ç’do komb, – tha  ai, – shkon udhës së kalvarit

E zbret e ngjitet prap, Sizif mundimesh të pathana,

çohet e rrxohet golgotave të kohëve

E atje pret kryqzimin e mbas çdo kryqzimi

Vjen fjala e urtë e ngjalljes, bekimi urtë  i saj.

Kështu edhe për ty, o Toka ime e djegun,

O toka ime e idhtë, o toka ime e ambel,

Do të rritet nji ditë bima e urtë e ngjalljes,

Bima e urtë e jetës.

II

Si Sizifi, deri në zgrip të fjalës shkoj

Me torbën randue me ranën e mendimeve

Me torbën e randë sa guri i Sizifit

Që nji lugat i zi e trazon papra.

Deri në zgrip të fjalës shkoj e me Sizifin

Kaptoj errësinat e këtejme e të përtejme,

E prap më rrokulliset torba mu në maje

Të kodrës së errtë të heshtjes.

Torba me litanitë e mëdha që jeh u bajnë

Kumonëve që bien perzishem.

Ka vdekë filani e fisteku.

Thue se ata nuk qenë të vdekun

Mbi rrasë e nen rrasë, mbi gur e nen gur

Mbi dhe e nen dhe të kohës së pakohë.

A thue guri e humb peshën e fjala e urtë kuptimin,

A thue humbet fjala e urtë e farës

Që hodha dikur në zagna fletësh ?

Të gjithë e dinë se guri i randë peshon n’vend t’vet,

Por ne e morem peshë, e hodhem tutje tej

E rrokullisem rrëmoreve të mergimit,

rrëgallave, humnerave të udhëve të pafund.

Në zgrip të fjalës e të heshtjes bana udhë e udhë,

Në zgrip të udhës eca, mu në zgrip

Si ban nji fjalë e urtë, nji fjalë e thënë

Për zgripet e kohëve të pakohë,

Kohëve të stihisë që hangrën nandë djelm e nandë nuse

E që banë kërdinë e zezë, kërdinë e kuqe

E luftë e murtajë, e zjarr e rrenim,

Stihi e zezë që i hangri nanës nandë djemt

Në atë kohë të pakohë, mësyshje e mendimit të çmendur,

Në atë kohë të pakohë kur Kostantini harroi besë e fe

E nuk i hypi revan kalit të besës

E Duruntinës s’i binte ndër mend per vallet.

Në atë kohë fjalën nën gur e lashë,

E gur mbi gur, e gur nën gur

I vuna porta territ e zezonës,

Zezonës së zezë, zezonës së kuqe.

Po atë fjalë të bardhë në gropën e errtë

Ku e pata lanë dikur, e gjeta të urtën,

e gur nën gur e gur mbi gur

ku e pata lanë dikur, e gjeta, të urtën.

E vazhdimisht zbres e ngjitem, ngjitem e zbres

Në nji shkallë që m’çon jashtë kohe,

E shkoj deri te sofra e Zotave që Homeri shtroi n’Iliadë

E ata gërvallen në bankete

E qiell e dhe e shkundin me kangë e britma,

Gajasen së qeshuni e shajnë e grinden

E venën e çojnë me katrova dashtnije e urrejtje,

E nuk pyesin fare per kercnimet e Zeusit

Dhe fjalën e urtë nuk e thotë askush.

As Zeusi në qiell, as Posejdoni në det

E as Hadi, i plotfuqishmi i zi i territ

Fjalën e urtë që dhemb në gjoks

E ther mendimin, atë ma fisnikun,

Mendimin e shtegut të lirë, që i prinë fjalës së urtë

Askush se thotë.

.

Dhe unë ngjitem e zbres, e zbres e ngjitem

Në shkallën që më çon jashtë kohe

E zbres e ngjitem, e ngjitem e zbres në kerkim të fjalës së urtë.

Ç’të shoh!Fjalën e urtë kryqzue me gozhda e gjak

Mbi kryq të kohës së pakohë.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Anton Cefa-Ne Kerkim-Te fjales se Urte

Mbi mendësinë

May 8, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Nuk ka gjë më sunduese sesa mendësia, ajo nuk shkëputet, por, e mbyll njeriun e rënduar të kërruset në bunker a në një botë të kufizuar.
Edhe Shqipëria vazhdon të vuajë nga plagët e brendshme. Sepse plagët mbulohen. Të gjithë mendojnë se nuk ka shërim më të mirë për një grindje familjare a kombëtare, sesa ardhja papritur e një ngacmimi nga fqinji; kur të afërmit i hanë kokën njëri-tjetrit, një gur i hedhur nga kopshti i fqinjit, krijon një plage të vetme të re, që bëhet gjoja shkaku i shërimit.
Duket sikur popullsia jeton e vepron me mendjen e kohës së shkuar, kur kishte marë natyrën e misrit; për sa kohë që një popull mund të korrej dhe bluhej brenda një vitit, gjithnjë kishte një furnizim të bollshëm për shpatën e diktaturës për vazhduar të korrte koka të tjera në vitin pasues.
Nëse Partia i kishte mposhtur të gjithë armiqtë e popullit, përse i dërgonte njerëzit në zbore e të rinjtë ushtarë?Nëse sukseset ekonomike ishin të jashzakonshëm, pse 2/3 e popullsisë ushqehej me misër? E vërteta është se fitore të tilla ishin të turpshme – ndërkohë që shtypja dhe izolimi i vendit nga bota, ishin të vetmet gjëra reale. Kjo mendësi duhet ndryshuar.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi-Mendesia

KRYETARI I VATRËS DHE EDITORI I DIELLIT U TAKUAN NË MANHATTAN ME DR. VILI MINAROLLI

May 8, 2019 by dgreca

SHKRIMTARI VILI MINAROLLI DHUROI 8 LIBRA TË SHKRUARA PREJ TIJ PËR BIBLIOTEKËN E VATRËS/

Dr. Vili Minarolli është një figurë e njohur e politikës, diplomacisë, por edhe e publicistikës dhe letërsisë shqipe. Edhe pse ai zyrtarisht është tërhequr nga politika, herë pas here, shfaqet me prononcime publike, kryesisht në faqen e tij në rrjetet sociale dhe analizon apo jep këshilla për politikën, siç ka qenë rasti  i mesazhit publik me të pakënaqurit e Partisë Demokratike ose Letra publike drejtuar së bijës së Azem Hajdarit etj.

      Dr. Minarolli e kalon jetën mes Tiranës dhe Otavës në Kanada, ku ka marrë edhe shtetësinë kanadeze. Sot, e Mërkurë 8 Maj 2019, ai ishte për vizitë turistike në Nju Jork, në kryeqendrën e  biznesit botëror, në Manhattan dhe në pamundësi për të ardhur në VATËR, për shkak të kohës së kufizuar, ai u takua në Manhattan me Kryetarin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, z. Dritan Mishto, dhe Kreredaktorin e Diellit, Dalip Greca. Ishte një takim i ngrohtë miqësh për një kafe të mëngjesit.

         Kryetari i Vatrës e informoi z. Minarolli për veprimtaritë dhe qëndrimet e Vatrës, ndërkohë që editori i përcolli detaje nga veprimtaritë e Vatrës të organizuara për 110 vjetorin e Gazetës DIELLI. U shkëmbyen mendime për situatën në Shqipëri dhe krizën politike që ka mbërthyer vendin si dhe për rolin e diasporës në zhvillimet e vendit të lindjes.

    Dr. Minarolli ka qenë dhe mbetet një figurë me kontribute cilësore në politikën dhe Diplomacinë shqiptare, por edhe në publicistikë me analiza e opinione, ndërsa pas dorëheqjes nga funksionet që mbante në politikë e diplomaci, i është kthyer pasionit të vjetër të Letërsisë. Ai i ka dhënë lexuesit shqiptar romane, që pasqyrojnë jetën e shqiptarëve jo vetëm në rreth 3 dekadat e  tanzicionit, por më gjërë.

        Shkrimtari Minarolli dhuroi për bibliotekën e VATRËS romanet e  tij: “APOKALIPS” botuar nga Shtëpia botuse”Dituria”, “KONTRABANDISTI”-2016; “NË KAFENENË E BENIT NË SHESHIN OMONIA”-2016; “FYTYRA DHE MASKA”-2016; “TRAFIKANTI” -2016, “NDODHI NGA XHUNGLA”-2017, “JETA E DYFISHTË E NJË AGJENTI”-2019, si dhe librin”NGJARJE QË NUK HARROHEN-BISEDË ME VETVETEN”-2017, me përkushtimin:”Prindërve të mi, të cilët vuajtën fizikisht dhe shpirtërisht gjatë regjimit të egër e antinjerëzor komunist në Shqipëri.

Të gjitha librat mbajnë dedikimin për bibliotekën e Federatës VATRA prej autorit Vili Minarolli.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Vili Minarolli-Kryetari Dritan Mishto-Editori Dalip Greca

Arrestohet ish deputeti i PD Klevis Balliu

May 7, 2019 by dgreca

Në Tiranë, ish deputeti demokrat Klevis Balliu është mbajtur nën arrest, pasi më parë gjatë ditës ai u shoqërua në Komisariatin numër 6 të kryeqytetit për organizimin e tubimeve të paligjshme, bllokim të qarkulllimit të mjeteve dhe kundërshtim me dhunë të forcave të policisë. Ish deputeti ju bashkua gjatë paradites banorëve të zonës së Astirit të cilët prej disa muajsh protestojnë kundër projektit të Unazës së re i cili parashikon prishjen e dhjetra ndërtimeve, banesa e biznese, një pjesë e madhe e të cilave pa leje. Banorët bllokuan sot rrugën ndërsa aty do të kalonte kryeministri Edi Rama, i cili do të vizitonte mjediset e një biznesi.

Situata u tensionua kur forcat e policisë ndërhynë për të larguar banorët. Balliu u shoqërua në Komisariat së bashku me disa protestuesë, katër prej të cilëve u lanë të lirë nga policia pasdite. Me herët drejtuesë të Partisë Demokratike u grumbulluan para Komisariatit për të kërkuar lirimin e ish deputetit dhe banorëve të shoqëruar. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi akuzoi policinë se po vepron në bazë të urdhërave politikë. “Drejtori i Policisë së Tiranës me urdhër politik të Edi Ramës tenton të intimidojë qytetarët në shkelje flagrante të ligjit. Janë duke fabrikuar prova dhe fakte me urdhër politik të Edi Ramës për të mbajtur qytetarë të pafajshëm, mes tyre deputetin e opozitës Klevis Balliu të shoqëruar në polici”, deklaroi Bardhi.

Edhe ish deputeti Edi Paloka bëri përgjegjëse policinë për dhunë që sipas tij është ushtruar ndaj protestuesve. “Janë sulur si bisha mbi qytetarët, duke i dhunuar me gaz, me lëndë djegëse, dhe me gjithçka që kanë pasur në dorë. Kanë marrë burra e gra dhe i kanë përplasur në furgonat e policisë dhe tani janë brenda, ku mbahen pa asnjë të drejtë, në kundërshtim edhe me ligjin, por edhe me të drejtën njerëzore. Kjo është mënyra se si vepron kjo qeveri. Të jetë i bindur Rama dhe kushdo tjetër, që do të marrë përgjigjen e merituar. Sa më shumë ta shtojë dhunën dhe represionin, aq më i fortë do të jetë reagimi qytetar”.

Partia Demokratike shpërndau dhe rrëfimin nga spitali të një prej protuestuesve i cili akuzon forcat e Rendit se e kanë keqtrajtuar dhe kanë derdhur gaz mbi trupin e tij duke i shkaktuar djegie në pjesë të ndryshme.

Nga ana e saj policia deklaroi përmes një komunikate të shpërndarë në mbrëmje, se “gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë”.

Për arrestimin e ish deputetit Balliu, reagoi nga Shkodra kryetari Demokrat Lulzim Basha. “Është dita kur Edi Rama do të kthejë të burgosurit politikë, po përdor policinë për të dhunuar qytetarët kundër ligjit. Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara. Nuk pranojmë kurrë më që ligji të veprojë me 2 standarde, të nderojë e të mbrojë trafikantët e vajzave dhe grave, trafikantët e drogës, dhe të dhunojë qytetarët e ndershëm, biznesin e ndershëm , ata që mbrojnë pronën dhe shtëpitë e tyre”, deklaroi zoti Basha.(Kortezi-Zeri i Amerikes)

Filed Under: Politike Tagged With: Klevis Balliu-arrestohet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT