
Nga Astrit Lulushi/
Nuk ka gjë më sunduese sesa mendësia, ajo nuk shkëputet, por,
e mbyll njeriun e rënduar të kërruset në bunker a në një botë të kufizuar.
Edhe Shqipëria vazhdon të vuajë nga plagët e brendshme. Sepse
plagët mbulohen. Të gjithë mendojnë se nuk ka shërim më të mirë për një grindje
familjare a kombëtare, sesa ardhja papritur e një ngacmimi nga fqinji; kur të
afërmit i hanë kokën njëri-tjetrit, një gur i hedhur nga kopshti i fqinjit,
krijon një plage të vetme të re, që bëhet gjoja shkaku i shërimit.
Duket sikur popullsia jeton e vepron me mendjen e kohës së
shkuar, kur kishte marë natyrën e misrit; për sa kohë që një popull mund të
korrej dhe bluhej brenda një vitit, gjithnjë kishte një furnizim të bollshëm
për shpatën e diktaturës për vazhduar të korrte koka të tjera në vitin pasues.
Nëse Partia i kishte mposhtur të gjithë armiqtë e popullit,
përse i dërgonte njerëzit në zbore e të rinjtë ushtarë?Nëse sukseset ekonomike
ishin të jashzakonshëm, pse 2/3 e popullsisë ushqehej me misër? E vërteta është
se fitore të tilla ishin të turpshme – ndërkohë që shtypja dhe izolimi i vendit
nga bota, ishin të vetmet gjëra reale. Kjo mendësi duhet ndryshuar.