• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2020

PAK SOKRAT

May 25, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Sokrati ishte studiues, mësues dhe filozof lindur në Greqinë e lashtë. Metoda e tij e arsyetimit është quajtur ‘sokratike’ dhe vuri bazat për sistemet perëndimore të logjikës dhe filozofisë. Kur klima politike e Greqisë u kthye kundër tij, Sokrati u dënua me vdekje në vitin 399 pes. Ai e pranoi gjykimim në vend që të ikte në mërgim.
Lindur rreth 470 pes, në Athinë, jeta e Sokratit është kronizuar përmes vetëm disa burimeve: dialogjet e Platonit dhe Ksenofonit dhe shfaqjet e Aristofanit. Për shkak se këto shkrime kishin qëllime të tjera nga raportimi i jetës së tij, ka të ngjarë që asnjë prej tyre të paraqesë një pamje plotësisht të saktë. Sidoqoftë, kolektivisht, ato ofrojnë një portretizim unik dhe të gjallë të filozofisë dhe personalitetit të tij.
Emri “Sokrat” rrjedh nga ‘sos’ – (për-sos), dhe ‘krat’ – (krijim, forcë, aftësi – në anglisht ka dhënë ‘craft’)
Ai ishte djali i Sofronit, gur gdhendës e skulptor dhe i Fareretes, mami. Për shkak se nuk ishte nga një familje fisnike, Sokrati mori vetëm një arsim fillor dhe mësoi zanatin e të atit. Puna fizike nuk vlerësohej shumë atë kohë në Athinë. Besohet se Sokrati punoi si murator për shumë vite para se t’ia kushtonte jetën filozofisë. Bashkëkohësit ndryshojnë në tregimet e tyre se si Sokrati e mbështeti veten si filozof. Disa thonë se ai paguhej për mësimdhënie, ndërsa Platoni shkruan se Sokrati e mohoi pagesën, duke përmendur si provë varfërinë e tij.
Sokrati u martua me Xanthipen, një grua më e re, e cila lindi tre djem. Dihet pak për Ksanthipen përveçse nga karakterizimi i Ksenofonit, i cili thotë se ajo ishte “e padëshirueshme”, se ishte e pakënaqur me profesionin e dytë të Sokratit, pasi nuk e mbështeste dot familjen si filozof. Sipas Ksenofonit, Sokrati nuk merrej shumë me edukimin e djemve të tij dhe shprehte më tepër interes për zhvillimin intelektual të të tjerëve.
Ligji i Athinës kërkonte që të gjithë meshkujt me gjendje të aftë të shërbenin si ushtarë në rast lufte, nga moshat 18 deri në 60 vjeç. Sokrati shërbeu si shigjetar. Ai mori pjesë në tre fushata ushtarake gjatë Luftës së Peloponezit, në Delium, Amfipolis dhe Potidaea, ku i shpëtoi jetën Alcibiades, një gjeneral popullor athinas.
Sokrati ishte i njohur për guximin e tij, tipar që qëndroi me të gjatë gjithë jetës. Pas gjyqit, ai e krahasoi mospranimin për t’u tërhequr nga problemet e tij ligjore me refuzimin e një ushtari për t’u tërhequr nga beteja kur kërcënohet me vdekje.
Simpoziumi i Platonit jep detaje më të mira të paraqitjes fizike të Sokratit. Ai nuk ishte fizikisht i pashëm; i shkurtër, i shëndoshë, me hundë të gjërë të shtypur dhe me sy të çuditshëm, por krijimtarinë e mendjes e kishte të përsosur dhe i tërhiqte studentët në debatet e tij të shkëlqyera. Sokrati gjithnjë theksonte rëndësinë e mendjes mbi parëndësinë relative të trupit. Kjo kredo më pas frymëzoi filozofinë e Platonit për ndarjen e realitetit në dy sfera të veçanta, në botën e shqisave dhe botën e ideve, duke theksuar se kjo e fundit ishte e vetmja e rëndësishme. Këtu filloi edhe përçarja midis Platonit dhe Aristotelit, i cili e kundërshtoi teorinë e dy botëve.
Sokrati besonte se filozofia duhet të arrijë rezultate për mirëqenien më të madhe të shoqërisë. Ai u përpoq të krijonte një sistem etik bazuar në arsyen njerëzore dhe jo në doktrinën teologjike.
Sokrati theksonte se njeriu në zgjedhje motivohet nga dëshira për lumturi. Urtësia vjen nga njohja e vetvetes. Sa më shumë që një person di, aq më e madhe është aftësia e tij për të arsyetuar dhe bërë zgjedhje që do t’i sillte lumturi të vërtetë. Sokrati besonte se kjo përkthehej në politikë me formën më të mirë të qeverisjes, që nuk ishte as tirania dhe as demokracia. Sokrati mendonte se qeveria funksionon më mirë kur qeveriset nga individë me aftësi, dije, dhe virtyte që zotërojnë një kuptim të plotë të vetvetes.
Historiani Xenophon thotë se Sokrati e përdorte shpesh maksimën ‘Njihe Veten’, moto, të cilën e kishte parë të gdhendur në hyrjen kryesore të tempullit të Delfit, që i kujtonte njeriut se duhet të qëndrojë dhe të jetojë sipas natyrës së vet, dhe gjithmonë t’i hedhë vetes një vështrim njohës. Në vazhdim të këtij arsyetimi, Sokrati arriti në përfundimin logjik se njē jetë e pa-ekzaminuar nuk ia vlen të jetohet.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Pak Sokrat

Dita e Përkujtimit, Presidenti Trump nderon të rënët në luftë

May 25, 2020 by dgreca

Zeri i Amerikes- Washington-25 Maj 2020- Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e rënë në luftë. Ai vendosi kurora me lule në varrezat kombëtare të Arlingtonit, qytet shumë pranë Uashington DC-së. Udhëheqësi amerikan u përkul përpara varrin të Ushtarit të Panjohur. Ai shoqërohej nga Nënpresidenti Mike Pence dhe sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

Zonja e Parë Melania Trump dhe Zonja e Dytë Karen Pence e vëzhguan ceremoninë nga një distancë aty pranë së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë.

Për shkak të kërcënimit që paraqet koronavirusi, në ceremoninë e përvitshme me rastin e Ditës së Përkujtimit në Arlington, Presidenti Trump nuk mbajti një fjalim sikurse në vitet e kaluara dhe pjesëmarrësit në ceremoni ruajtën një distancë fizike prej rreth 2 metrash nga njëri-tjetri. Disa anëtarë të personelit ushtarak mbanin maska në fytyrë. Ceremonia u shoqërua edhe me të shtëna topash në shenjë nderimi për të rënët në luftë.

Dita e Përkujtimit shënohet çdo vit në SHBA të hënën e fundit të muajit maj në nderim të qindra mijëra ushtarakëve amerikanë, burra e gra që sakrifikuan jetën për vendin.

Fundjavën e kaluar, nga e premtja deri ditën e dielë, flamujt amerikanë në të gjithë vendin u ulën në gjysmë shtizë për të nderuar rreth 100 mijë amerikanë që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Të hënën flamujt u ulën sërisht për të nderuar ata që kanë rënë në luftë.

Pas largimit nga varrezat e Arlingtonit presidenti Trump shkoi në Baltimorë në fortesën McHenry, atje ku në vitin 1812 është zhvilluar betejë historike, e cila shërbyer si frymëzim për himnin kombëtar amerikan.

Kryetari i Bashkisë së Baltimores Jack Young kishte kërkuar që presidenti të mos vinte, duke thënë se vizita e tij dërgon një mesazh të gabuar në një kohë kur ai (Jack Young) u ka kërkuar banorëve të qytetit që të shmangin udhëtimet e parëndësishme. Zoti Young tha se vizita e Presidentit nuk ishte thelbësore.

Filed Under: Fejton Tagged With: Dita e Perkujtimit, President Trump

CORONAVIRUS COBID-19 – REFLEKSIONE

May 25, 2020 by dgreca

     Shkruan:  Sami Repishti, Ph.D./

Ridgefield, CT.- Këtu, fillimi i vitit të ri 2020, ka qenë i qetë; por, shpejt u çfaq nji kercënim me përmasa shkatërrimtare. Simbas të gjithë përshkrimeve, besohet se zanafilla e kercënimit, nji virus pak i njohun ma parë dhe që u quejt “coronavirus COVID-19” ka qenë krahina kineze Wuhan, ku virusi u përhap shpejt dhe alarmoi botën mbar.

    Sot, ma shumë se 38.6 miljonë amerikanë kanë humbë punën pa pritmas. Qeveria ka vue në dispozicion 2.2 trillion (2.2 + 12 zero) për ndihmë, dhe demokratët kërkojnë me shpenzue edhe ma shumë për lehtësimin e vuejtjeve, sidomos të klasave të vorfna. Miljona qytetarë të tjerë kanë humbë sigurimet shëndetsore në pamundësi me pague kuotat mujore, dhe luftojnë me sigurue mbijetesën e familjeve të tyne me shumë fëmijë. Sot numrohen afërsisht 98.000 viktima nga smundja dhe 1.6 miljonë të infektuem. Ekonomia ka pësue nji ramje të shpejtë e të randë. Pyetja: çka duhet të bajmë aper rimekambje ashtë ba subjekti kryesor i diskursit publik, tue fitue përparësinë mbi problemin e pandemisë. Që tani duket se do të gjindemi para nji situate ku do të detyrohemi jo me rindertue ekonominë por “me ndryshue”, frazeologji revolucionare jo e zakontë për Shtetet e Bashkueme. Ka mundësi që ky qendrim do të jetë rezultati final i pandemisë që përjetojmë sot…

   Disa shtete, si Koreja e Jugut dhe Taivani (ish Formosa) përballuen me guxim virusin që në fillim dhe dolën me sukses. Të tjerë, sidomos kolosët e ekonomisë botënore, SHBA, Rusia, dhe Kina ndoqën dy rrugë të ndryshme. Kina dhe Rusia, dy shoqëni të mbylluna, preferoinë me mshehë sekretin e virusit nga bota e jashtëme për arsye politike. SHBA preferoi mos me e përfillë fillimisht. Presidenti Trump e neglizhoi fare, pohoi se kishte vetëm 1 të infektuem që mbahej nen kontroll, ma vonë vetëm 15 veta të infektuem. Ndërsa Kina ka pasë nji dozë suksesi ma vonë, SHBA përballohet sot me nji pandemi që kalon çdo parashikim. Perspektivat janë dëshpruese, dhe frika e popullsisë mbulon vendin. Ekspertët në mjekësi parashikojnë se në fillim të muejit Gusht numri i viktimave do të arrijë rreth 150.000….. 

   Si do të përfundojë kjo krizë? “Simbas historianëve,”shkruen analistja Gina Kolata e NYTimes, “pandemitë përfundojnë në dy tipa: sherim “mjeksor” që rezulton në pakësimin e viktimave dhe të masave të infektueme deri në shumje të plotë; ose, përfundim “social”, kur pandemia arrinë kulmin e zhvillimit me dame të mëdha, dhe mbyllet në shumje, bashkë me frikën e përgjithëshme të popullsisë.  

   Suedia paraqet nji solucion të tretë: imunitetin e masava (“herd immunity).

   Në përgjithësi, rruga e ndjekun nga SHBA ka marrë karakter politik të imponuem nga Presidenti Trump, me rrjedhime të frikëshme. Arsyeja e këtij qendrimi ashtë dami i madh që i ka kushtue ekonomisë, sot të mbyllun, amerikane dhe shumave marra-mendëse që shpenzohen me furnizue organet qeveritare: vendore, shtetnore e federale, Sot, SHBA ashtë e mbytun në borxhe publike, pagesa e të cilëve do të nxirret nga taksat e reja për popullsinë tashma të lodhun…..!  

   “Përfundimi i pandemisë zakonisht ashtë shumë, shumë i vështirë”. shkruen                                                 Prof. Dora Vargha (Exeter U.). Për cilin përfundon pandemia? Sigurisht jo për të vorfnit që mbeten të vorfën…! Punëtori, bujku, nëpunsi i vogël, polici, zjarrfikësi, pastruesët e tjerë punëtorë krahu ose të dalun krejtësisht të vorfnuem dhe në nevojë ndihme urgjente shtetnore të përjetëshme!. Ka shumë mundësi që kërkesa kryesore e klasave të vorfënueme do të jetë sigurimi shtetnor afatgjatë për rastet e vështira, siç janë mungesa ose humbja e të ardhunave të zakonshme. Punëdhanësit dhe ruejtësit e pasunive të mëdha do të gjinden para presionit me bashkënda nji pjesë të pasunisë tyne me vuejtësit e vorfën, me anë taksash mujore, ose taksash me përqindje ma të naltë, për krijimin e fondeve të asistancës së përgjithëshme 

    Ish presidenti Barak Obama e përcaktoi këte situatë në SHBA “absolutely a chaotic disaster”. Edhe sot, udhëheqsit politikë dhe institucionet tona janë të pa aftë ose pa deshirën me zgjidhë problemin racial në Amerikë, miljonët e denuem me vorfëni të përjetëshme; me zgjidhë problemin e qytetarëve të moshuem dhe pa mjetet e nevojshme me përballue jetën e përditëshme, dobësimin e berthamës familjare që krijon batalionet e fëmijve dhe të rinjve pa strehë, dobësimin e arsimit, sidomos ate foshnjor dhe fillor veçanërisht për të vorfnit, dhe kaosin ekonomik  që deshmojmë çdo ditë për arsye të punës shfrytëzuese. ”Atëherë, pyet analisti Matthew Walther, pse duhet të veprojmë sikur nuk kemi deshmue të përditëshmen, ramjen tonë të vazhdueshme?”(The Nation,13 maj ’20)

   Akademikët dhe specialistët e mjeksisë mendojnë se fundi i pandemisë do të jetë “social” para se të deklarohet “i sheruem” nga medicina. Prof. Naomi Rogers (Yale U.) mendon se “…elementi psikologjik i lodhjes dhe kufizimeve shtërnguese do të përfundojë në nji moment kur populli do të thotë:’Mjaft!’. Na meritojmë me u kthye në jetën tonë normale”. Me nji popullsi prej ma se 38 miljonë kryetarë familjesh të pa punë ”stomakët e zbraztë” do të rrezikojnë me përfundue në deshprim. Atëherë, arsyeja humb autoritetin e saj; uria predominon mendimin e aksionin tonë!

   Keqësimi i situatës në çdo vend të botës, detyroi organizatën ndërkombetare UNICEF, që kujdeset veçanërisht për femijtë, me deklarue botënisht me 15 maj se ”nji rrezik i ri kercënon fëmijtë dhe nji valë smundjesh mendore vjen pastaj”. Qeveritë e vendeve të ndryshme kanë vrejtë edhe nji rrjedhim të mbylljes mbrenda mureve të shtëpisë dhe kufizimeve tjera: dhunën në familje…..Miljona fëmijë janë të rrezikuem nga vdekja, njoftoi UNESCO, jo nga COVID-19 por nga shkaqe që mund të evitohen. Në pamundësi me shkue në spitale për kurim, sepse janë të zanuna vendet nga të smurët me virus, ma shumë se nji miljon fëmijë (në botë) nen moshën pesëvjeçare do të vdesin çdo gjashtë muej,” shkruehet në Raportin e UNICEF-it.(The NYTimes,15.V.2020)

    OBSH (WHO), grupi për shëndetsi që punon me koordinue përpjekjet globale që luftojnë smundjet e virusit, paralajmëron nji krizë nga smundjet mendore, si rezultat i “izolimit, frikës nga vdekja, pasigurisë dhe kaosit ekonomik”. Zhvillim dëshprues!

*****

   Në nji Editorial nga fletorja The Neë York Times, e datës 1 maj, dedikue rolit të udhëheqsit në momente kritike të historisë thuhet: “Shprehja ‘udhëheqje’ ashtë e vështirë me u përcaktue në kohë krize, por ashtë e lehtë me u identifikue. Ajo gjindet aty ku ka kurajo, vendosmëni, empathi, respekt për shkencën, dhe nji ndershmëni elementare. Kështu dhimbja e popullit në krizë  pakësohet…” Nji fenomen i këtill u përjetue me qendrimin e vendosun të disa udhëheqësve në të katër anët e globit: Zelanda e Re, përjetoi  kufizimet ma të mëdha në historinë moderne nga populli, dhe të imponueme nga Zonja Jacinda Ardern  kryminister, sepse ky ishte shansi ma i mirë me ndalue zhvillimin e virusit. Njikohësisht, ajo kërkoi: ”Ju lutem, bahuni të fortë, të njerëzishëm, dhe të bashkuem kundër Covid-19”. Të njajtën shembull ndoqi edhe KM Scott Morrison i Australisë. Të dy vendet dolën me sukses. Me 25 maj, Sllovenia deklaroi fitoren mbi virus COVID-19 si rezultat i masave kufizuese.

   Shembuj të këtill udhëheqje treguen edhe Gjermania (KM Angela Merkel), Norvegjia (KM Erna Solberg). Taivan (KM Ing-ëen), Danimarka (KM Mette Frederiksen), Finlanda, (KM 34 vjeçare Sanna Marin), Islanda (KM. K. Jakobsdottir), Koreja e Jugut, Greqia, etj. Ajo që tërhoqi vemendjen e publikut botënor ashtë fakti se pothuejse të gjitha këto vende drejtohen nga zonja të edukueme e të kushtueme mirëqenies së vendeve të tyne (nji dëshirë e ime e vazhdueshme!). Ata u duertrokitën në vendet e tyne dhe në botën mbar për aftësitë e tyne udhëheqse. Edhe në Greqinë fqinje, KM Mitsotakis mori masa energijke që në fillim dhe shpëtoi vendin nga katastrofa njerëzore dhe ekonomike. “Karakteristikë e përbashkët: shtete kompakte, homogjene dhe të përparueme”,shkruen gazeta. Edhe Kosova meriton  mirënjohje me gjithë situatën e saj të ngarkueme politikisht. 

   Vendosmënia me marrë masa të forta dhe të menjiherëshme pa marrë parasyshë çmimin që mund të paguhet “politikisht” ashtë padyshim nji cilësi superiore e nji udhëheqje të vertetë. Kjo cilësi spjegon arsyen pse Kina dhe Rusia ruejnë sekretin e smundjes që të mos damtojë prestigjin e udhëheqjes së vendit para syve të botës, me rezultate shkatërrimtare per popujt e tyne. E kundërta ashtë me KM Angela Merkel të Gjermanisë: e thjeshtë, modeste, e ndershme në qellimet e saja, në mendime e në aksion. Në nji fjalim lamtumire ajo u shpreh:” Kujdesohuni për vehten tuej, dhe dueni të afërmit tuej!’ Thjeshtësi madhështore që nuk blihet me dollarë….!

    Kështu ngjau me Great Depression të viteve të para 1930-ës. Fenomeni i depresionit hodhi në rrugë miliona, dhe zbuloi thyeshmëninë e ekonomisë dhe pabarazinë e viteve mbas-1920 qartësisht të dhimbëshmë. Por Amerika u përgjegj me rishikimin e rregullave në punë e afarizëm, dhe na mund ta bajmë përsëri” shkruen Prof. Margaret O’Hara. Ashtë imperative! Na duhet të përfitojmë nga kjo tragjedi e pameritueme të pakëten dobinë e rishikimit të terrorit të L2B dhe akoma ma shumë terrorin e diktaturave te posa-kalueme. Koha po shlyen gjurmët fizike e kujtimet  që kalojnë në boten e harresës, dhe duhet të ndërgjegjsohemi se kemi ra në gjumin e nji epoke plot andrra të frikëshme, e duhet të zgjohemi. Polarizimi që dëshmojmë sot në Shqipëri ashtë në esencë ma shumë mosrespekt, nji valë e madhe urrejtje për njeni tjetrin. Ky qendrim ashtë nji lloj forme “dehumanizimi”,çveshje e kundërshtarit nga natyra e tij njerëzore. Sot gjindemi para derës së të ardhmes, pa asnji synim me u kthye mbrapa, “Me u rilindë”, pavarësisht se si kuptohet, ashtë ideja që na kemi për identifikimin e disa ideve unifikuese, siç ashtë p.sh. ideja e sherbimit kombëtar vullnetar, dhe përqendrimi rreth saj në këto ditë të vështira. 

    Prof. Gene C. Sperling, ish këshilltar i Presidentit W.J.Clinton quen deklarata të këtilla “qytetari universale akademike”. subjekti i të cilave ashtë shqetësimi për qytetarët me të ardhuna të kufizueme, sidomos qytetarët studentë, të cilët  janë potenciali për nji motor të fuqishëm me ngritë mobilizimin e vendit tonë, studentë të vorfën dhe  klasave punëtore. Na duhet të ndertojmë nji shoqëni me barazi, dhe bisedimet për nji orientim të këtill të fillojnë tashti, nen presionin e virusit që na mundon.

     Shtypi amerikan ashtë i mbushun me sugjerime dhe ide për të ardhmen post-virus, dhe shumica e ideve janë “progresive”, me theks përmirësimin e jetës së klasës së lanun mbas dore e të vorfnueme. Presioni publik ashtë sidomos për klasën politike udhëheqse, kryesisht për Partinë Demokratike Amerikane që mban flamurin e reformave. Udhëheqsit demokratë deklarojnë se në rastin kur ata marrin pushtetin (kallndor 2021) do të jenë të përgatitun me shpenzue shuma kolosale në ndihmë të ekonomisë së damtueme, me ndertimin e superstrukturës së vjetrueme (rruga, ura, hekurudha, aeroporte etj.) shumë ma shpejt se kanë veprue ma parë, me nji program progresiv për ndihmë punëtorëve dhe bujqëve, legjislaturën e nevojshme, me zgjanue rrjetin e sherbimeve mjeksore dhe sigurimet, në ndertimin e banesave për të pastrehët, si dhe programe sherbimesh për fëmijë. Nji shembull që meriton studimin tonë ashtë rasti i vendeve skandinave.

     Ashtë fjala për nji program të gjanë dhe “transformativ” që na kujton periudhën rooseveltiane të mbas krizës botënore (1929-1933). Qytetarët amerikanë që kanë nevojë për ndihmë, duhen ndihmue në se dëshirojmë me mbajtë të gjallë “the American dream”: liri e drejtësi për të gjithë! Në nji fjalim të mbajtun pak ditë ma parë, ish N/Presidenti Joseph Biden bani të qartë se pikësynimi i tij nuk ashtë me “rindertue ekonominë” por “me ndryshue ekonominë”. Tue komentue këte deklaratë, Lee Saunders, udhëheqsi i njenës nga sindikatat e mëdha amerikane tha: ”Unë mendoj se ai (Biden) dëshiron me përpunue nji plan,  dhe me përkrahë familjet punëtore, dhe se ashtë i interesuem me studjue programe. Ai (Biden) shpreson me ringjallë demokracinë liberale tue marrë inisiativa të mëdha për ndryshime të mëdha. Vemendje e veçantë u dedikohet përpjekjeve me përkrahë idenë e ‘nji të ardhmje të sigurueme për të gjithë’ ose “me ofrue të ardhuna për të gjithë të garantueme nga nji premtim federal”. Tue ndryshue rregullat e punës, kandidati Biden mendon me rritë sa ma shumë fitimet nga puna për punëtorët  tashti me të ardhuna të ulëta…..Senatori demokrat Michael Bennett (D.Colo) ish kandidat për President, shpreson se “Presidenti Biden do të ndjekë nji politikë ekonomike e cila do të fuqizojë punëtorët dhe klasën e mesme që u damtuen, e jo klasën “super-rich” shumë të pasun “, shkruen gazeta The New York Times e 18 majit .

    Vendi i parë industrial në botë, Shtetet e Bashkueme të Amerikës, duket si i paralizuem nga pandemia.  i pa aftë me furnizue landët e nevojshme për luftimin e virusit, pa orientim të studjuem, me nji presidencë që ka humbë inisiativën e organizimit –siç e shohim në vendet nordike. Me folë shtrue Amerika përballet sot me “nji anarki në terma politike” shkruen Prof. Walther – The Nation të 13 majit. “E gjithë kjo në Amerikën fortesë që gjatë L2B Presidenti F.D. Roosevelt mobilizoi të gjithë potencialin industrial të vendit në luftën kundër nazi-fashizmit gjerman e italian dhe militarizmit japonez, mobilizim që prodhoi katër aeroplanë luftarakë çdo orë, ditë e natë, deri në fitoren e plotë”.

     Ajo që kemi mësue nga eksperienca e jonë me COVID-19  në se dëshirojmë ballafaqimin e suksesshëm me virusin ashtë se kemi nevojë  për nji orientim të ri dhe udhëheqje ma të ndërgjegjshme e profesionalisht ma të aftë. Shpresojmë që populli i shgënjyem nga paaftësia federale të marrë mësimin e duhun: na duhen udhëheqës të pjekun, serioz dhe të pergatitun me udhëheq, udhëheqës që refuzojnë aventurën, që tregojnë kujdes dhe empathi, dhe që i dedikohen shërbimit të përgjithshëm. 

     Amerika ka nevojë për nji udhëheqje të këtill. Këtu, dhe tashti!

    Tue dëshmue para Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit Amerikan, drejtori i Autoritetit per Studime të Avancueme dhe Zhvillime Bio-mjeksore, Dr. Rich Bright, deklaroi:

   ”…Ne kemi shkencëtarët ma të mëdhej në botë e ata duhet të lejohen me udhëheqë. Ndërsa ashtë e frikëshme me pranue përmasat e sfidës (së pandemisë) me të cilen përballohemi aktualisht, fakti i pamohueshm ashtë se do të ketë nji ringjallje të COVID-19 këte vjeshtë, tue komplikue në masë të madhe sfidat e gripit sezonal, dhe tue vendosë nji tension të papamë në sistemin tonë të kujdesit shëndetsor. Pa planifikim dhe zbatim të qartë të hapave që unë dhe ekspertët tjerë shkencorë kemi parashtrue, viti 2020 do të jetë dimni ma i errtë në historinë moderne” raporton “Zëri i Amerikës”.

    Në situata të këtilla shkenca flet; na, të gjithë na, duhet të ndigjojmë mesazhin e saj, në se dëshirojmë me evitue rrjedhimet katastrofike që na kercënojnë. “Publikut duhet t’i thuhet e verteta, jo e filtrueme politikisht!”, përfundon Dr. Rich Bright. Nuk duhet të harrojmë: COVIC-19 ashtë ende nji mister për ne!

———–

(Shenim: Gazeta The NYTimes e datës 21 maj, f. 1, botoi shkrimin me titullin: “Ndersa pritshim për mbylljen me kufizime, na humbëm 36.000 jetë njerëzore”:“Sikur SHBA të kishin fillue masat e kufizimit të lëvizjeve, “distancën shoqënore” nji javë ma parë rreth 36.000 jetë njerëzore do te ishin kursye nga coronavirus, simbas vlerësimeve të bame nga Columbia U.

    Dhe sikur vendi të kishte izolue qytetet dhe të kishte kufizue kontaktet shoqënore me 1 Mars, dy javë para se popullsia filloi të vetë-izolohet , shumica dërmuese e viktimave- rreth 83 përqind- do të kishte evitue  vdekjen…..”Kjo ashtë nji diferencë e madhe. Ajo sasi kohe e shkurtë, po të kishim kapë në dorë fazën e rritjes së smundjes do te kishte qenë jashtëzakonisht kritike në pakësimin e numrit të vdekjeve” deklaroi  Prof. Jeffrey Shaman, epidemiologjist ne Columbia U. dhe udhëheqës i skuadrës së kërkimeve mjeksore……

Filed Under: Politike Tagged With: refleksione, Sami Repishti PhD

DR. SKËNDER MURTEZANI- “VATRA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT”- DHE KONTRIBUTI I TIJ NË BETEJËN ME KORONAVIRUSIN

May 25, 2020 by dgreca

  • DR. SKËNDER MURTEZANI KA REALIZUAR MBI 600 TESTE PËR IDENTIFIKIMIN E SARS COV 2 DHE KA ZBULUAR 105 TË IDENTIFIKUAR POZITIV… 
  • NË KLINIKËN E DR. MURTEZANIT, FALË PARANDALIMIT, TESTIMIT, MJEKIMIT, VDEKSHMËRIA E PACIENTËVE SHQIPTAR ËSHTË ZERO-

GAZETA ”DIELLI”: Si është gjendja shëndetsore juaja dhe e familjes në këtë kohë Pandemie? 

DR. SKENDER MURTEZANI:  Faleminderit Dalip për interesimin. Gjendja jonë shëndetsore është  e shkëlqyshme, deri tani, si në atdhe edhe këtu në SHBA,  Më vjen mirë që “Vatra”- qendër dhe gazeta Dielli, në mënyrë formale interesohen për “ushtarin” e tyre që ka bërë afër 600 teste për identifikimin e virusit SARS COV 2. Më afër 105 të identifikuar si positive. Nuk ka asnjë internist solo praktikues në “tri state area” që ka bërë kaq teste me takim direkt me pacientin. 

DIELLI: U bënë tre muaj që jemi të izoluar, si i keni mbajtë lidhjet me kreysinë e degës dhe me anëtarët e saj?

DR. MURTEZANI: Unë jam mjek Inernist me përvojë dhe  i mirënjohur me këtë profesion. Fatmirësisht të gjithë anëtarët e Vatrës në Queens-New York, si dhe pacientët e komunitetit tonë janë trajtuar në mënyrën më profesionale. Të gjithë pacientët e klinikës tonë që kanë pasë nevojë,janë edukuar si të parapërgatiten dhe si të sillen në këtë kohë të pandemisë. Për Vatranët e tjere anë e mbanë SHBA’s ka vepruar faqja jonë në fb Vatra Queens-NY dhe faqja e re e krijuar në këtë pandemi SKENDER MURTEZANI MD PLLC me shumë vizitues shqipëtar. Aty janë edhe intervistat e kryetarit tonë Zotëri Elmi Berisha dhe intervistat e mia, nga mesi i marsit deri tani. Janë mbi dhjetë intervista, ku   çdonjera permban së paku një informatë të re. Intervistat janë dhënë për televizionet e Maqedonisë Shqipërisë dhe Kosovës dhe janë të përqëndruara në këshillat për mbrojtjen e qytetarëve nga pandemia duke përdorur referencat Amerikane për kontrolin e pandemisë, por edhe të këshillat për eliminin e saj duke marrë shembullin e Zelandës së re.  Këto dy faqe të facebook-ut po edhe faqja ime personale me 5000 dashamires nga të cilët 90% shqiptar të të gjithë trojeve, kan pas mundësi të marrin dhe përcjellin  këshillat e duhura në kohë të duhur. Këto këshilla kanë qenë më vigjilente se ato të CDC dhe Departamenteve të shtetit të NYC në atë kohë. 

Interesant pas intervistës së parë për TV Klanin e Maqedonisë disa në Vatër ishin skeptikë për këshillat e mia dhe në mesin e marsit  më kanë thënë se unë krijoj panik me këshillat e mia për vetëmbrojtje…”paniku” i krijuar prej kërkesës që të zbatoheshin rregullat e distancimit prej 1.8m, po edhe trajtimin e Sars-it 2 si me qenë “AIRBORN”?. Që nga mesi i muajit mars, me intervistën në gazetën DIELLI, pastaj me 25 mars në KLAN-mk, kërkoja nga bashkatdhetarët kudo që jetojnë të përdorin distancimin dhe maskën mjeksore. Krahasoni numrin e të vdekurve në NYC prej 19 marsit, deri ne 1 prill kur CDC dhe presidenti per here te pare kerkuan perdorimin e maskave, sepse vetem distancimi nuk ndaloj vdekshmerine e tmerrshme.  

DIELLI: Duke qenë mjek dhe në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit si i keni përcjellë këshillat për vatranët?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Unë isha  dhe jam në frontin e pare te luftes, dhe këshillat e mia, vatranet i kane marre ose ne menyre direkte ne qoftese me kane zgjedhur si doktorin e tyre ose nepermjet faqes se deges dhe faqes time personale per mjeksi, por edhe me afer 15 intervista ne programet televizive ne trojet tona qe shihen edhe nga Vatranet edhe nga komunitetet tona ane e mbane Amerikes dhe Europes. Shumë e çuditshme qe programet televizive ne SHBA nuk ishin te interesuara per te me intervistuar, edhe pse isha me kredenciale me titull akademik me aktivitet te pandalshem ne lufte me koronen ne sherbim te komunitetit, nga keto me habit program VOA, që më thirri , çuditërisht pastaj anuloi intervisten. Nuk u ndjeva mirë që më iku rasti te komunikoj me komunitetin ne momentin kur kishin me shumë nevoje. Kjo interviste ne javen e dyte te marsit do te alarmonte organet dhe publikun ne shtimin e kontrollit per distancimin dhe perdorimin e maskave. Intervista ne VOA do te ishte shumë e dobishme. Definitivisht mendoj se do te ndryshonte statistiken e COVID- 19 ne NYC dhe me gjere. 

DIELLI: A ka pasë të prekur nga COVID-19 në degën Queensit, që ju drejtoni prej kohëthemelimit më 2013?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Po, ka pasë shumë anetarë te Vatres në Queens dhe te komunitetit Shqiptar ne Queens dhe me gjere të infektuar. I kam identifikuar në kohë si te prekur nga COVID- 19, disa i kane kryer testet ne qendrat e departmentit shtetror te shendetsise. Unë kam punuar me se paku 150 te testuar nga komuniteti yne me 21 te infektuar. Personalisht kam bere afer total 600 testime te covid 19. Me afer 105 te infektuar. 

DIELLI: Kishte nga ata që e kaluan me vështirësi sëmundjen, në shtëpi apo në spital?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ka pasur pacientë shqiptar qe e kane kaluar me shumë veshtersi, neper shtepia po me kontakt te rregullt, ata i kam trajtuar me antibiotikë,me Tylenol me Ibuprofen doza te larta me tableta suplemente per perforcimin e sistemit imun  per mbrojtje dhe nje numer te vogel duke shtuar hydroxychloroquine vetem qe te parandaloj hospitalizimin. Vetem nje rast kritik, i shtruar ne spital ne njesine intensive per 23 dite, 18 dite me ventilim mekanik, fatmirësisht tani ne nje rehabilitim shumë te suksesshem, qe mundesoj te kem balancin ZERO, sa perket vdekshmerise te pacienteve Shqiptar ne kliniken tone.  

DIELLI: A keni pasë mundësi të komunikoni në mënyrë elektronike, me mesazhe, me telefonata me vatranët?

DR.SKËNDER MURTEZANI: Me menyren electronike kam komunikuar me pacientet e Bellportit, ne kliniken tone me shume me telefon, face time  dhe fb. Jam interesuar pë rata, por edhe shumë vatranë jane interesuar per shendetin tim, duke qenë I ekspozuar në kontaktet në publik,  dhe kane ndjekur aktivitetin tim ne vijen e pare te frontit. Kam afruar testimin secilit Vatran, secilit shqiptar qe esht pacienti im. Ata qe nuk kane ardhur me siguri respektojne doktoret e tyre, qe esht nje akt shum i mire. Nuk kam ndonje informate se Qendra ka bere apel qe shqipetaret t’i drejtohen klinikes time., por unë jam i gatshëm dhe i pres.

DIELLI: Natyrisht ju keni qenë përherë i zënë, por a keni pasë kohë të lidheni me qendrën e Vatrës?

DR.SKËNDER MURTEZANI: Më shumë nepermjet telefonit, por fatmiresisht shumica kane ndjekur intervistat e mia ne shqip, kam nje feeback te mire ku publiku shqipetar e ka kuptuar mesazhin dhe i ka pelqyer intervistat per afersisht ne gjysmen e tyre eshte permendur Vatra. 

DIELLI: Cila është gjendja e anëtrësisë në degën tuaj. A e keni ruajtë anëtarësinë e kohës së Kuvendit, ka të larguar apo keni shtuar anëtar të rnj?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Nuk ka asnje te larguar, presin me padurim darken qe nuk e realizuam nga shkaku i pandemise. Si Vatranë te shkelqyeshem po presin me padurim riatdhesimin e At Nolit.  Shpresojme pas intervistave te mija dhe te kryetarit tone Z-ri Berisha qe u mirepritën dhe akoma vazhdojne.Numri i anetareve te rij ne degen tone do te shtohen edhe më shumë. Po ashtu unë verej se numri i pacienteve shqiptar po shtohet çdo ditë. 

Kjo esht nje kohe shumë e veshtire per mua për shkak se koha ime ka pesuar nje limitim te papare. Shumë vatranë qe respektojne Jonjeanshmerine time dhe, me njohin si mbrojtes i pakomromis të interesit Kombetar, ma kuptojne hallin ne kete kohe te pandemise. 

DIELLI: Le të kthehemi tek Koronavirusi: Si do të përshkruhej nga Dr. Skënderi beteja me COVID-19? Ç’përvojë fituat?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Nje pervoje të jashtzakonshme, të  papritur, mund te them edhe ekselante, por “fatkeqsisht” rezultova dy here negative ne kerkese te antitrupave, ashtu edhe bashkshortja ime dhe fëmejtë jane testuar para dy ditesh negative. 

Desha te jem pozitiv qe te perballoja më lehte rrezikun profesional, po siç duket kam qene i kujdesshem dhe do të vazhdoj te jem edhe në të ardhmen.S’ka rruge tjeter. Unë nuk u largohem pergjegjesive te mia. Mendoj se isha tani edhe me shumë i përgatitur ;

se pari ne trajtimin e pacienteve te mi pa simptomë, duke e perforcuar sistemin e tyre imun qe te mund te perballojne senmundjen;-

e dyta; pacientet me symptomet e para, sado qe te ishin të “buta”, ua  filloja kuren agresive, qe te mos shkonin deri te hospitalizimi. 

E treta; me e veshtira; te ndihmojsh pacientin me semundje kritike te hospitalizuar, duhet gjithmone te jesh ne komunikim te rregullt me spitalin, duhet te kerkosh llogari, të vëzhgosh se ç’ndodh me pacientin tend. Zakonisht ky komunikim eshtë i shkelqyshem dhe i dobishem per te dy palet, per stafin e spitalit dhe mjeku primar,  internist ne interes të pacientit. 

Dhe e katerta duhet pa nderpre te ndjekesh studimet klinike per virologjine e virusi, per autopsite dhe patologjine e saj, per studimet klinike te ilaçeve dhe per masat e mjeksise publike. 

DIELLI: Gjeni kohë të shlodheni?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Fatkeqsisht jo. Nuk ka kohe per ndonje aktivitet tjeter si p.sh. ping pong-u im, qe me mungon aq shumë. Sporti esht shumë me rendesi ne kohe te stresit.

DIELLI: A jeni gjendur përballë situatash të vështira? Mund ta përshkruani ndonjërën?… Ju keni pasë dhe miq që e kanë qenë të prekur rëndë nga infeksioni…dhe kanë vuajtur…

DR.SKËNDER MURTEZANI:  Natyrisht po. Nje dite fillova te marr telefonata nga nje pacienti im qe esht nurse/mjek/ne nje spital ne Mannhaten. Kishte punuar pa maske te pranuar nga OSHA me pacient te diagnostifikuar me COVID 19. Ishte i infektuar.

Ishte dite 8 e semundjes se tij dhe kishte dhimbje të forta gjoksi. Ishte me pneumoni, me moshe 40 vjeçare.Mjekohej  me antibiotik. Kishte lirine prej meje të me merrte ne telefon kur te donte. Një pasdite, aty nga ora 18:00 me kerkoi te ta dërgoja ne spital.Una mora vendimin t’i shtoj dozë maksimale te nje antiinflamatori josteroidal qe ta merrte çdo 6 ore. Farmacite ne NYC nuk kishin asnje ilaç tjeter si hydroxychloroquine ose remdesevir, ato ishin rezervuar fillimisht vetem ne disa nga spitalet e NYC. Fatmirsisht pas dozës së dyte, qe mori në mesnate, kishte permirsim dhe nga koha e drekes, diten e nesërme u permirsua. Shpetoj nga hospitalizimi.  Sot esht ne gjendje te mire dhe vazhdon punen, njekohesisht eshtë pozitiv per antitrupat e krijuara nga covid 19.   

Rasti me i veshtire ishte me nje pacient poashtu i komunitetit tone shqiptar, i moshes 63 vjeçare. Ai qe t’i shpetonte vdekjes duhej te intubohet dhe nenshtrohej ventilimit mekanik per 18 ditë. U trajtua me antibiotikë, me hydroxichloroquin pastaj edhe me remdesivir me heparin edhe pse kinezet me remdesevir nuk kishin patur shumë sukses, ne Amerikë hulumtimet klinike kane treguar rezultate shpresëdhënse. 

Si mjeku i tij primar kisha te drejte te komunikoja me spitalin per pacientin tim edhe pse nuk ishte spitali ku unë kam privilegje, por serish ishin te shkelqyshem; m’i referonin te gjitha masat ,qe mernin qe te fitonin betejën me vdekjen. Ne dy momente mjeket deshen ta ndalonin trajtimin, unë ju jepja shpresë, ju afroja fakte se kemi gjasa ta fitojme luften me semundjen me te veshtire ne historine e mjeksise moderne. Mrekullia ndodhi, pacienti shpetojë dhe sot i kujtojme ditet e renda, por edhe I gëzohemi sherimit.  

DIELLI: Çfarë mendoni dr. Murtezani: Përse Neë Yorku u kthye në qendër epidemie, me më shumë se 370 mijë të infektuar dhe me rreth 30 mijë të vdekur?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Po ta shihni shkallen e vdekshmerise te 10 vendeve ne bote jane 10 vendet me te zhvilluara, SHBA nga vendi i 9-të kaloi ne ne vendin e 10. Esht nje problem complex po i limituar ne vendet me te zhvilluara. A ka te bejë me industrializimin? Ushqimin? Numrin e makinave, fabrikave, me ndryshimet ne atmosfere nga efektet anesore te industrializimit, nuk e di, po nje gje është e qartë; shkenca i ka duart plot. 

E dyta; fakti qe CDC per kohe te gjate nuk e ndryshoj algoritmin per mbrojtjen e popullates, ate qe permenda me pare, maska erdhi ne shprehje me 1 prill nga Dr. Fauci dhe presidenti Trump. Si filloj disiplina e qytetareve ne perdorimin e maskave mjeksore (se distancimi ishte qe ne fillim te marsit po nuk respektohej sa duhej te respektohet po ne pergjithesi nuk ndihmoj ne ndalimin shum agresiv te rasteve te vdekjes nga covid 19), numri i te vdekurve KA RENE SHUMË, NYC KISHTE 2/3 e te vdekurve ne SHBA SOT KA VETEM 1/6 .

Gjate MUAJIT mars 2020 transporti publik ishte i ngjeshur, pa distancim te duhur, pa maska. Kete sjellje te pakontrolluar, NYC e pagoi shtrejt. Fajin pra e kanë ata qe drejtonin qytetin dhe shtetin e NY-kut bashk me këshilltaret e CDC.

DIELLI: -Ju keni qenë pjesë e fushatës së testimeve? Sa ndihmon kjo?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ka protokoll me prioritetet se kush duhet te testohet. Pa testime te atyre qe jane te semure, qofte edhe me dyshimin me te vogel, ata qe kane qene ne kontakt me të semure ose te identifikuar me covid -19 ne shtepite e pleqeve, duhen testuar,  por jam kunder teorise teste… teste dhe vetem teste… esht çmenduri.  NUK MUND TE TESTOHEMI TE GJITHE. SHBA KA BERE 15 MILION TESTIME 1.6 MIL JANE IDENTIFIKUAR SI POSITIVE KEMI  97000  TE VDEKUR, PASI 98 PERQIND TE KAPURVE ME COVID 19 SHEROHEN ME DHE PA ILACE… TESTIMI I EGZAGJERUAR ESHT SHPENZIM I KOTE. SHBA SIÇ E SHIHNI KA TESTUAR 5% TE POPULLATES PER TE TREGUAR SE 0.5% JANE TE SEMURE!

         DIELLI: A qëndron mendimi se testet e antitrupave do të ndihmojnë? Dhe si?

DR.SKËNDER MURTEZANI: Se pari mendoj se ata qe jane identifikuar se kane antitrpra do te jene pjese e popullates qe do te ndihmojne ata qe do kene nevoje per trajtim me antitrupra.

E dyta do te jete shumë praktike te kursejme në vaccine kunder covid 19, ai qe do kete nivelin e duhur te titrit te antitripave nuk do kete nevoje t’i nenshtrohet vakcinimit. 

Dhe e treta veç asaj qe i ndihmoje individit dhe Doktorit primar te dine se a  e ka kaluar personi semundjen covid 19 po ashtu do t’i ndihmoje mjeksise publike dhe hulumtimeve mjeksore tani dhe ne te ardhmen.

DIELLI-Ka mendime kontradiktore për efektivitetin e ilaçeve që rekomandohen aktualisht. Presidenti Trump përdori ilaçin anti malarje, që nuk dha rezultat në NY, ndërkohë që Instituti Kombëtar rekomandon Remdesivir. Çfarë ka treguar praktika Juaj.

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ne momentin kur ballafaqohesh me nje virus aq virulent dhe te panjohur ishte e pritur kjo luhatje ne vendimin se cili ilaç eshte me i mirë. Duhen vite qe nje ilaç ta shoh driten e pazarit farmaceutik.Padyshim eksperienca kineze ka ndihmuar shumë,studimet e pershpejtuara ne Kine kane ndihmuar shume per kahjen qe duhet marre ne perfundimin e algoritmit te trajtimit te covid 19. Unë edhe pse kam nje numer te vogel pacientesh, ku nuk mund te jepet nje mendim i prere per asnjeren nga ilaçet, po ne praktiken time ndoshta shkaku i balancit Zero te vdekur jam i kenaqur, kam mjekuar me te dy ilaçet e lartpermendura, sidomos me remdesevir.

DIELLI: Çfarë mendoni për Vaksinës. Kur e presim?

DR. SKËNDER MURTEZANI: Vaccina kunder covid 19 eshtë shpetim per tere njerezimin, po e bere pa shpejtuar, nga shkenctaret me te mire qe kemi.Le të kemi durim të presim.

DIELLI: Falemnderit DR. Murtezani që gjetët kohë për gazetën e vatranëve DIELLI.

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ju faleminderit Juve. Ishte kënaqësi që fola për Diellin tonë, që edhe në këtë kohë pandemie ka qenë me vatarnët dhe me ët gjithë shqiptarët, ka informuar, ka ntervistuar, ka ndriçuar…

DR. SKËNDER MURTEZANI: Ju faleminderit Juve. Ishte kënaqësi që fola për Diellin tonë, që edhe në këtë kohë pandemie ka qenë me vatarnët dhe me të gjithë shqiptarët, ka informuar, ka ntervistuar, ka analizuar, ka ndriçuar…

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dr. Skender Murtezani, Editori Dalip greca, Interviste

SHQIPTARËT NË AUSTRALI DHE BETEJA E SHTETIT AUSTRALIAN NDAJ COVID-19

May 25, 2020 by dgreca

Miranda Xhilaga PhD në Virology, Monash University Melbourne, Australi, rrëfen ekskluzivisht për Gazetën Dielli, betejën e shtetit Australian ndaj Covid-19, intervistë dhënë gazetarit Sokol Paja

SITUATA E COVID-19 NË AUSTRALI 

Australia numëron më shumë se 7079 raste të konfirmuara infeksoni me SARS-CoV2, nga të cilët 6440 janë shëruar dhe 100 kanë humbur jetën. Numrat e ulët në krahasim me USA e shumë vende të tjera të Europës janë pasqyrim i masave të menjëhershme për izolimin dhe gjurmimin e kontakteve të të infektuarve me anëtarë të komunitetit. Shumica e këtyre rasteve janë identifikuar si qytetarë australianë që janë kthyer nga udhëtime në vende ku virusi kishte filluar të përhapej. Tani këtu ka vetëm 1000 raste aktive, dhe gjatë javës së kaluar, shkalla e infeksionit ditor ka mbetur e ulët. Testimi mbetet i lartë, me më shumë se 730,000 teste të ndërmarra deri tani. 

MASAT E MARRA NGA QEVERIA AUSTRALIANE 

Që në fillim u morën masa të rrepta: u mbyllën kufinjtë ajrorë me jashtë dhe kufinjtë tokësorë mes shteteve. U mbyllën shkollat, restorantet, vendet publike, u anulluan aktivitete, u mbyll pothuajse e gjithë ekonomia, u izoluam të gjithë nëpër shtëpitë tona dhe filloi testimi i menjëhershëm ndërsa spitalet vunë në dispozicion gjithcka mund të duhej. Ky quhet Niveli 3 izolimit. Shumica e të punësuarve vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Për shkak të grushtit që mori ekonomia, shumë humbën punën por qeveria australiane iu erdhi në ndihmë të gjithëve pothuajse me paketa të vecanta ndihme. Paketa e parëishte $131 billion, përfshirë ndihmë jo vetëm për individët por edhe për bizneset e vogla etc. Fëmijët kanë pothuajse dy muaj që mësojnë online.

SI PARAQITET KURBA E TË INFEKTUARVE 

Tashmë kurba është sheshuar. Kabineti qeveritar kombëtar ka përgatitur një plan për hapjen graduale të ekonomisë, tani ne mund të mblidhemi deri në 500 persona jashtë dhe 100 persona në ambjente të brendshme. Mund të ftojmë miq në shtëpi, të frekuentojmë restorantet, të bëjmë ushtrime fizike në grupe, të mund të vizitojmë shtëpi që shiten dhe fëmijët fillojnë shkollën gradualisht duke filluar nga data 26 Maj. Por mesazhi është i qartë: cdo hap që bëjmë drejt këtyre relaksimeve duhet të shoqërohet me një angazhim mbarë-kombëtar për t’iu qëndruar besnikë këtyre rregullave: qëndrim 1.5 metra larg nga individë të tjerë, të vazhdojmë larjen e duarve dhe respektojmë higjenën e kollës / tështitjes, të qëndrojmë në shtëpi kur nuk jemi mirë, dhe të testohemi nëse kemi vështiresi në frymëmarrje ose ethe, të shkarkojmë aplikacionin COVID-Safe që të mund ta ndjekim përhapjen e virusin shpejt, dhe të zhvillohen plane të sigurta COVID për vendet e punës ndërsa shume prej nesh kthehemi ne pune. I gjithë suksesi për të parandaluar një valë të dytë varet nga zbatimi i këtyre rregullave.

SHQIPTARËT NË AUSTRALI 

Në Australi jeton një komunitet shqiptar që përfshin më shumë se 11 000 individë ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Nuk ka shifra për minoritete të caktuara prekur nga pandemia në Australi në media. Ky është një komunitet i bashkuar dhe shifra të tilla egzistojnë vetëm për studime të ardhshme në fushën e shëndetit publik ndoshta.  Por ajo që di është se qeveria australiane, duke marrë parasysh nivelin e ndryshëm të njohjes së gjuhës angleze, është kujdesur të publikojë informacione rreth COVID 19 në gjuhën shqipe. Radio SBS në shqip, drejtuar nga Z. Sani Kajtazi në Melbourn, ka bërë gjithashtu një punë të shkëlqyer për ndërgjegjësimin e komunitetit shqiptar.

MESAZHI PËR LEXUESIT E GAZETËS DIELLI DHE DIASPORËN NË USA

Dua të theksoj se ndërsa gjendja në Australi përmirësohet nga dita në ditë, në vende si USA, Europën, Rusia etj, vazhdon lufta e përditëshme për të shpëtuar sa më shumë jetë e për të ulur numrin e infeksioneve. Jemi në këtë situatë së bashku. Shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe që humbjet e kaq shumë jetëve të na jenë bërë mësime të rëndesishme për epidemi të ardhshme. Ju uroj uroj lexuesve të Gazetës Dielli shëndet të mire. Ruani veten për të ruajtur njëri tjetrin. 

Filed Under: Featured Tagged With: Astrali, Dr. Miranda Xhilaga PHD, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT