• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2020

EXODUS, 1947-ANIJA QË NGRIT NJË SHTET

May 19, 2020 by dgreca

Shkruan QEMAL AGAJ/ DIELLI/

8 Maj, 1945, shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore. Fitorja u festua me  marshime gazmore nëpër bulevardet  e kryeqyteteve të Europës. Puthje në TIME SQUARE, New York. Konferencë Paqe në Paris , 1946, Gjyqi  Ushtarak Ndërkomëtar në Nuremberg,  1945 – 1946, ku 22 udhëheqës Nazist u gjykuan, nga të cilët 12 u dënuan me varje, por për mijëra që shpëtuan nga Kampet e Përqëndrimeve  Naziste, lufta për të mbijetuar ishte akoma larg.

Pas mbarimit të luftës ishin rreth 50.000 Jewish në Gjermani dhe Austri, dhe numuri rritej nga të shpërngulurit drejt perëndimit nga Polonia dhe të tjera zona ndën kontrollin e  Rusisë sovjetike. Duke udhëtuar nëpër rrënojat e Europës, të shpërngulur nga shtëpitë e tyre , shpesh pa familje, pasuri, apo diku ku të ktheheshin, këta  mbijetues shikonin drejtë Palestinës, për një vend që t’a  quanin Atdhe.

Ishte Korrik, 1947. 4515 burra, gra dhe fëmijë, shumica prej tyre mbijetues të Holocaust,  ngarkuar në  170  kamiona, udhëtuan nga Polonia dhe Gjermania  përmes Francës drejtë Mesdheut. Gjatë natës , në portin Sete në Jug të Francës, u imbarkuan në anije. Anija, e njohur si President Warfield, që në ditët e saj të mira kishte shërbyer si  anije qejfi  dhe që  gjatë luftës u përdor për transport furnizimi gjatë invazionit në Normandi, u ble pas luftës në mënyrë sekrete  nga shoqata Israelito – Amerikane (Jewish Agency)  për  40.000 dollarë në portin Baltimore me një mision, –  në vend që të përdornin  anije të vogla me qindra emigrant  klandestin drejtë Palestinës,  vendosën se ishte koha të fillonin të lëviznin me mijëra.

Ndërtuar në 1918 – tashmë  e shkatërruar, nga Baltimore, anija  mori lundrimin drejt Italisë, ku u riparua dhe u furnizua që të mund të merrte sa më shumë pasagjer. Në mëngjesin e 11 Korrikut, 1947, ndën komandën e anëtarëve të Haganah*,  Jewish Agency for Israel* dhe 35 vullnetarë amerikanë, shumë prej tyre mbështetës të Zionizmit*, anija e riquajtur EXODUS, me flamur Honduras dhe me dokumenta udhëtimi për në Stamboll, doli në Mesdhe. 

 Në 18 Korrik, rreth 20 km. pranë brigjeve, duke qënë akoma në ujra ndërkombëtare, EXODUS u rrethua nga  anije luftarake Britanike.  Britanikët u munduan të ndalojnë anijen  edhe pse jashtë ujrave territoriale të kontrolluara prej tyre. Pasagjerët dhe grupi drejtues refuzuan urdhërat e Britanikëve, refuzim ky që çoi në përleshje me armë, që zgjati rreth tre orë ku u vranë, dy refugjatë, një vullnetar amerikan dhe u plagosën 200 të tjerë.

Beteja mes ushtarëve Britanik dhe mbijetuesve  të pambrojtur, por të vendosur  të Holocaust, tregoi dobësinë e Britanisë së fuqishme. Pasagjerët mendonin se sapo të shkelnin në Haifa do transferoheshin në kampet e refugjatëve në Qipro. Por Ministri i Jashtëm  Britanik, Ernest Bevin vendosi  t’a bëj shembull  EXODUS,  ’’Duhej t’ju jepnin një mësim refugjatëve, Jewish Agency dhe agjentëve të tyre në botë, në përpjekje të tjera për të shkuar në Palestinë.’‘  Të dëshpëruar, pranë atdheut të ëndërruar, në 19 Korrik, të gjithë refugjatët u rimbarkuan në tre anije, që filluan udhëtim mbrapsht në Francë. Në portin Port- de Bouc, në Jug të Francës, refugjatët kundërshtuan të zbrisnin dhe qëndruan në anije me gjithë  vapën e madhe, kushtet e vështira sanitare dhe pakësimin e ushqimit. Pasi autoritetet Franceze refuzuan të përdornin forcë për të zbritur pasagjerët nga anijet, në 22 Gusht, anija u nis drejt Hamburg-ut, në atë kohë Zonë e Okupuar ndën kontrollin Britanik.

Rivendosje me forcë e mbijetuesve të Holocaust  në një kamp  Gjerman, shkaktoi një revoltë ndërkombëtare. Reagimi i ashpër i opinionit botëror detyroi Britaninë të ndrroi qëndrim. Emigrantët nga Hamburg-u, u transferuan  në kampet e refugjatëve në Qipro.

 Gjendja e mjeruar e pasagjerëve të Exodus, dhe trajtimi  çnjerëzor që ata jetuan, nxiti  simpati dhe mbështetje për çeshtjen  Zioniste  dhe  u bë simbol për nevojën e popullit Jewish të qeverisnin vehtëvehten në një  atdhe të tyre.

Historia e EXODUS, ishte historia e një drame njerëzore, një histori konfliktesh politike, një histori e  të dobëtit  kundër  të fuqishmit, refugjatësh  Jewish kundër Britanisë. Historia e vërtetë e EXODUS, ishte në fakt një mikrokozmos  e historisë së shtetit të Israelit. 

Ajo që ndodhi me EXODUS  tërhoqi vëmendjen e organizmave  ndërkombëtare në zgjidhjen përfundimtare për qindra mijëra refugjatë Jewish, që kërkonin strehim pas Luftës së Dytë Botërore dhe krijimin e shteti i ri të Israelit.  

Kjo është një nga arësyet që historia e EXODUS, 1947 mori përmasa biblike.

Përse Britanikët ndalonin emigrimin 

Jewish në Palestinë ?

Gjatë Luftës së Parë Botërore, në 2 Nëntor, 1917, Qeveria Britanike, publikoi një deklaratë ku njoftonte mbështetje  për stabilizimin e një ‘’National Home for  the Jewish People’’  në Palestinë, në atë kohë një rajon Otoman me një minoritet të vogël  popullsie Jewish. Deklarata e  quajtur, ‘’Belfour Declaration’’ u propozua nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Belfour, ku  midis të tjerash shkruhej: ‘’Palestina të njihej gjithashtu si  Jewish National Home, me lirinë e emigrimit të popullt  Jewish nga të gjitha vendet e tjera, ku do të gëzonin të gjitha të drejtat kombëtare dhe civile; një Status që të garantonte kompanitë Jewish; qeveri lokale të zgjedhur nga popullata Jewish, dhe gjuha Hebrew të njihej zyrtarisht.

Pasi Britania pushtoi Palestinën në fund të 1917-ës, mbështetur nga SH.B. A, dhe Franca, Britanisë ju garantua një Mandat për Palestinën që u aprovua nga Lidhja e Kombeve në 24 Qershor, 1922.  Një nga kushtet e Mandatit ishte respektimi  i  Belfour Declaration, që  u bë në fakt një njohje zyrtare për një  pjesë  territoriale në Palestinë  me popullatë Jewish.

Në Maj, 1939, Britania publikoi të ashtuquajturën, ‘’ The White Paper,’’  që shfuqizonte premtimet e saj ndaj popullit  Israelit sipas ‘’ Belfour Declaration.’’  Pas kësaj, emigrimi Jewish do të limitizohej për pesë vjet dhe çdo kërkesë për emigrim do të aprovohej nga autoritetet Arabe. Në vazhdim, vinte kufizime në blerje tokash  nga Jewish.

Jewish Agency, reagoi  ashpër  për  hedhjen  poshtë të Belfour Declaration. Në Shtator ,1939, Ben Gurion, kryetari i Jewish Agency, deklaroi:    ‘’Ne do të luftojmë luftën kundër Hitlerit sikur të mos kishte’ White Paper,’ dhe do të luftojmë  ’ The White Paper ’ sikur të mos kishte luftë.’’

Fjalët e rrepta të Ben Gurion në 1939, i dhanë tonin politikës dhe operacionit të Agjensisë Israelite gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kur Partia Laburiste Britanike hypi në fuqi në Qershor, 1945, Zionstët  u entusiazmuan nga platforma e tyre që includonte pa ekuivoke çështje e ngritjes së një shteti  Israelit. Në  një konferencë të Partisë Laburiste, Hug Dalton, politikan i shquar, shpjegoi se: ‘’ Është nga ana morale gabim dhe politikisht e pambështetur, të ndalohet hyrja e çdo Jewish që dëshëron të shkoj në Palestinë.’’ Ai vazhdoi : ‘’ Britania në bashkëpunim me SH.B.A. dhe Rusinë Sovjetike, duhe të mbështesin një politikë , që do të na jap një shtet të gëzuar, të lirë dhe me  prosperitet në Palestinë.’’

Por jo shumë kohë  pas kësaj, Qeveria  Laburiste, plotësisht dhe në mënyrë kategorike, mohoi  premtimet e partisë së saj dhe ju nënshtrua  Arabëve. Orientimet e reja  pro-Arabe u motivuan nga perceptime interesash. Britania e Madhe donte të ruante mardhëniet me shtetet Arabe,  për të mbrojtur interesat e saj politike dhe ekonomike.

Por në çdo shkallë, për një parti që pretendonte  se mbështeste  drejtësinë sociale dhe dinjitetin e njeriut, për një shtet që ishte në krye të fronit kundër nazizmit, të toruronte më të torturuarit, që jo vetëm humbën gjithëçka por edhe 6 milion të pafajshën gjetën  vdekjen, ky qëndrim  ishte i pahijshëm, amoral dhe pse jo, kriminal. Ngritja e opinionit publik kundër adoptimit të White Paper nga Qeveria e re nxiti revoltë në Britani dhe jashtë saj. Në këto rrethana, Qeveria Laburiste, vendosi të përfundonte Mandatin  e vitit 1922 mbi Palestinën dhe e hodhi çeshtjen  Palestineze në Kombet e Bashkuara.

Në 29 Nëntor, 1947, O.K.B., aprovoi rezolutën  për përfundimin e Mandatit të Britanisë mbi Palestinën  dhe  ndarjen e territorit Palestines midis një shteti  Arab dhe një shteti të ri – Israelit, që hynte në fuqi në 15 Maj, 1948.

Në mesnatën e  14 Maj, 1948, mandati i Britanisë mbaronte. Po atë ditë, në orën 4 mbasdite  përpara Këshilit të Popullit Jewish(Jewish People Council )  në  Muzeumin e Artit në Tel Aviv,  Ben Gurion deklaron zyrtarisht  Indipendencën e Popullit  Jewish dhe krijimin e shtetit të Israelit.

Midis të tjerash deklarata përmbledh:

‘’Shteti i Israelit do të jetë i hapur për emigrantët Jewish. Do të kujdeset për zhvillimin e vendit, për mirëqënien e të gjithëve; do të bazohet në principet e lirisë, drejtësisë dhe paqes, sipas vizioneve të profetëve të Israelit; do të ruaj barazi absolute të të drejtave politike dhe sociale për të gjithë qytetarët, pa dallim besimi, rrace dhe seksi; do të garantoj lirinë e besimit, ndërgjegjes, gjuhës, edukimit dhe kulturës; do të ruaj vendet e shenjta të të gjithë besimeve fetare dhe do të jetë besnike e Kartes së Kombeve të Bashkuara.’’

 Një ditë pas shpalljes së Indipendencës, një koalicion ushtarak Arab, përbër nga Egjypti, Siria, Jordania, Libani dhe Iraku invaduan Israelin. Kjo shënon luftën e parë midis vendeve Arabe dhe shtetit të posakrijuar të Israelit.

Me gjithë superioritetin numerik të Aleancës  Arabe,  Israelitët  të pregatitura nga Haganah,  mbrojtën vehten dhe fituan. Në Janar , 1949, me ndërhyrjen e O.K.B. u vendos armëpushimi. Kur Britania njohu shtetin e ri të Israelit në Janar, 1949, refugjatët e grumbulluar në Qipro u shpërngulën në Israel. Fundi i një fillimi të pritur me ankth.

Filmi   ‘’ E X O D U S’’   dhe   G j o n   M I L I

 Filmi ‘’EXODUS’’, është bazuar  në ngjarjet që ndodhën me anijen Exodus në 1947,  kampet e refugjatëve në Qipro,  me  ngjarje lidhur me themelimin e shtetit të Israelit në 1948 dhe konfliktin e parë Arabo- Israelit, përshkruar në librin e shkrimtarit amerikan, Leon Uris, botuar në 1958.

Filmi, i  gjatë  tre orë e gjysëm me regjisor Otto Preminger, 1960, është përshkruar si një film  lufte me të gjitha tiparet e një epike klasike, inkluduar; romancë, idealizëm dhe luftë për liri.

Revista LIFE, ngarkon Gjon Miliin të fotografoj skena  gjatë xhirimit për publikim. Skenat e fotografuara u botuan në Life, 12 Dhjetor, 1960 me titullin:

 ‘’ A  PEOPLE’S   RETURN  TO  THE  PROMISED  LAND.’’ 

–  Photographed  for  LIFE  by  Gjon  Mili.  

‘’Kur Lufta e Dytë Botërore mbaroi, mbijetuesit Jewish të Europës u gjendën të shkatërruar. Ata kishin humbur gjashtë milion njerës në kampet e Hitlerit…Për shumë ishte një humbje shprese. Por shpresa nuk kishte humbur. Shpresa, që ngjallte një te re, është simbolizuar në imazhin e kësaj faqe fotografuar nga Gjon Mili. Qindra mijëra mbijetues ngritën vehten lartë dhe me gjithë bllokadën e anijev Britanike, morën rrugën për Palestinë. Atje, duke mospërfillur pesë ushtri Arabe dhe gjithë logjikëm historike, ata ndërtuan një komb.Tani në film vjen EXODUS, xhiruar për United Artist nga Otto Preminger, bazuar në best-seller të Leon Uris. Filmi shkon më tej se libri në këtë pikë: Një histori treguar me pasion se sa mirë dhe me aftësi Jewish dinë të luftojnë, ai evidenton urrejtjen për violencë  dhe një vajtim për paqe.’’

                                                                                                          Life, 12 Dhjetor, 1960

Nga botimet në LIFE, të tërheqin vëmendjen imazhet me tituj si:

  • Një  luftëtar  i  maskuar –   ‘’Ari Ben Canaan, ( Paul Newman) karshi  minaresë së hollë të El Jazzar. Një Jewish lindur në Palestinë, Ari  është  oficer  në Hagannah, që më vonë u bë ushtria e Israelit .’’
  • Kthim  në  terrorist  –  ‘’Në brigjet e Palestinës, 17 vjeçari Dov Landau (Sal Mineo)  përpara një qendre policore Britanike rrethuar me tela me gjemba. Një mbijetues i kampeve të vdekjes Naziste, mbushur me urrejtje, merr një vendim; ai bashkohet me grupin terrorist klandestin Irgun, si dinamist kundër Britanikëve.’’
  •   Pak  momente  dashurie  jashtë  betejës –‘’ Për një moment, Dov Landau dhe Karen Clement  (Jill     Haworth) -refugjate Jewish nga Gjermania në kampet e Qipros, shtrirë në bar në vendin e tij të vrojtimit.. Në një moment intim, dashuria pothuajse i  rrëmbeu. Por me rreptësi ai thotë: ‘Jo.’ Fillimisht ata duhet të martohen. Atëhere ajo do të jetë  Zonja Landau, një grua e respekktuar. Njerëzit do të ulin kapelet kur ajo të kaloj. Por tani ajo duhet të kthehet në kamp.’’
  • Në vdekje, paqe por…’është koha për të jetuar.’ – ‘’Ditën tjetër gjetën Karen ku e kishte hedhur një Arab, pasi i kishte prerë grykën dhe dov duke qarë me ngashërim mbi të. Ata e varrosën Karen në një varr të përbashkët me një Arab të vrarë për shoqërimin e tij me Jewish. Në ceremoninë e varrimit për të dy, një ushtar Jewish thotë një bekim të pikëlluar: ‘Të vdekurit e ndajnë tokën në paqe….është koha për të jetuar.’’

‘’Shaping  the  FUTURE

 by  remembering the  PAST ‘’

Megjithëse  jehon e EXODUS, një saga kujtuar në libra dhe film, është simbolizuar me Memoriale në Baltimore, në Francë, në Itali edhe në Gjermani, nuk ka pasur një Memorial në vendin ku refugjatët u munduan të arrinin – Israel. 

Me inisiativën e Presidentit të shoqërisë Jewish- Ameikane, Jerry Klinger, në 2017, me rastin e 70 vjetorit të ngjarjes, në Haifa, në portin ku anijet ushtarake Britanike, atakuan dhe ndaluan anijen të ankorohej dhe të lejonte pasagjerëët në tokë,  më së fundi  u ngrit një Memorial. Në ceremoninë e inagurimit, inisiatori i projektit Mr. Klinger midis të tjerash  tha: ‘’Unë ju garantoj se një numur i konsiderueshëm në Israel , në Amerikë dhe kudo, nuk e dinë historinë e vërtetë të EXODUS. Ne duhet të kujtojmë të shkuarën, sepse nëqoftëse nuk kujtojmë të shkuarën, si do të kemi një të ardhme?’

*Haganah  –  Organizatë ushtarake Zioniste në Palestinë, krijuar në 1920  në mbrojtje të revoltave Palestineze kundër vendbanimeve Jewish. E jashtëligjëshme nga autoritetet Britanike. Pas luftës së Dytë botërore u bë forca kryesore mbrojtëse e shtetit të ri të Israelit.                                                                                                                              *Jewish  Agency  for  Israel  –  Një organizatë ndërkombëtare krijuar në 1929  me qendër në Jerusalem. Dedikuar të ruaj dhe forcoj lidhjet mes Jewish në Israel dhe kudo në botë.                                                                                        *Zionizm  –  Një lëvizje nacionaliste që mbështeste  të drejtën e popullit Jewish të kenë shtetin e tyre .

Referencë :

Leon Uris  –  EXODUS,  1958.                                                                                                                                                      Leslie Stein  –  The Hope Fulfilled,  2003                                                                                                                                           LIFE  –  12 Dhjetor,  1960.

Filed Under: Featured Tagged With: Anija, Exodus 1947, Qemal Agaj

REVOLTAT E SPAÇIT DHE QAFË BARIT

May 19, 2020 by dgreca

-TË HARRUARA NË TRANZICIONIN 30 VJEÇAR SHQIPTAR, U PËRKUJTUAN NË WASHINGTON /

Presidenti Trump: Ne kurrë nuk mund t’i kthejmë në jetë të rënët. Ne kurrë nuk mund t’ua shlyejmë borxhin që kemi ndaj tyre. Por ne mund t’i nderojmë e t’i kujtojmë për jetë ata”/

  • Duke qenë se sivjet Pandemia e Koronavirusit nuk ua mundësoi shqiptaro-amerikanëve përkujtimin e përvjetorit të 36 të Revoltës së Qafë Barit dhe 47 vjetorit të Revoltës së Spaçit, me këkresën e organizatorëve, po ribotojmë specialen e Gazetës DIELLI, përgatitur nga Editori i me 20 Maj 2019 dhe botuar në Diellin e printuar.Nderim për heronjtë e Spacit dhe Qafë-Barit!

Nga Dalip Greca

            Washington,20 Maj 2019-  Shqipëria komuniste e njohur për ashpërsinë e diktaturës më të egër të ish vendeve komuniste, me numrin më të madh të pushkatuarëve-krahasuar me numrin e popullsisë (Në vitet 1944 – 1991, rreth 6.000 persona u ekzekutuan, 34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike, mijëra kaluan jetën nëpër kampet e internimit) – ka fatin që të ketë përjetuar dhe dy kryengritje antikomuniste, dy revolta të përgjakura, të vetmet në Perandorinë e Lindjes komuniste; revoltën e Spaçit të 21-22-23 Majit 1973 dhe të Qafë Barit-21 Maj 1984. Të dyja i bashkon muaji maj. Në kohën kur ndodhën revoltat u mbuluan me gjak, ndërsa pas rrëzimit të diktaturës, tranzicioni postkomunist 30 vjeçar shqiptar, institucionalisht, është përpjekë ti mbulojë me harresë. Edhe pse kanë kaluar 46 vjet nga revolta e Spaçit dhe 35 vjet nga ajo e Qafë Barit, institucionet e shtetit shqiptar, nuk kanë bërë asgjë për vlerësimin e tyre, për dënimin e fajtorëve,  ndërsa ata që i mbuluan me gjak, ende nuk kanë kërkuar as falje.

            Shqiptarët e Amerikës, falë këmbënguljes të ish burgosur politik Pëllumb Lamaj me bashkëpunëtorët e tij, nuk kanë heshtur, por e kanë ngritur zërin, kanë organizuar përkujtesa, dhe kanë sjellë në vëmendje të opinionit shqiptaro-amerikan dhe institucioneve amerikane, jehonën e atyre revoltave dhe ashpërsinë e dhunës.

    Edhe këtë vit, në përvjetorin e 35 të revoltës së Qafë Barit dhe 46 vjetorit të revoltës së Spaçit, Pëllumb Lamaj, duke pasë edhe ndihmën e  Çezar Ndreut e Merita B. McCormack, në bashkëpunim me Fondacionin Memorial të Viktimave të Komunizmit në Washington dhe Federatën Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, organizuan me 20 Maj 2019,  pranë Monumentit kushtuar viktimave të komunizmit, një veprimtari përkujtimore, nderuse për heronjtë e revoltave, ku përcollën mesazhe për shoqërinë shqiptare, institucionet e  vendit dhe klasën politike.

         Pas Hymneve Kombëtare, një minut heshtje për heronjtë e revoltave. 

Organizatori Lamaj dhe ish të burgosurit politik që kishin përjetuar revoltat si:Lek Mirakaj, Naim Stravecka, shkrimtari Visar Zhiti(përmes përshëndetjes) ish i burgosur Marko Gjoni, risollën historinë, por dhe i përcollën mesazhe të forta institucioneve dhe politikës shqiptare, për vlerësim, mos harresë, dhe kërkuan dënimin e krimeve të komunizmit dhe autorëve.

  Veprimtaria e 20 majit pranë viktimave të komunizmit në Washington, shërbeu edhe si kujtesë, por edhe si apel për sensibilizimin e shoqërisë shqiptare ndaj krimeve të komunizmit dhe informimit të institucioneve amerikane. Dr. Murray Bessette, përfaqësuesi i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, drejtor i programeve akademike pranë këtij fondacioni, shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e aktivitetit. Ai tha se ndjehej i nderuar që ishte bashkuar me shqiptarët në përkujtimin e viktimave të komunizmit të egër shqiptar. Dr. Bessette, tregoi shkurtazi historinë e fondacionit të përkujtimit të viktimave të komunizmit. Ai tha se projekti për krijimin e Fondacionit Memorial nisën që me 17 dhjetor 1993, ku presidenti Bill Klinton nënshkroi ligjin e aprovuar nga Kongresi në mënyrë unanime.  Që në atë kohë janë dashtë përpjekje të mëdha për grumbullimin e fondeve nga donatorë vullnetarë,  gjetjen e vendit për ngritjen e memorialit, zgjedhjen e projektit etj. Statuja memoriale iu besua skulptorit nga Kalifornia Thomas Marsh, i cili e dhuroi statujën në respekt të viktimave të komunizmit. Për promovimin e tij u zgjodh data 12 qershor 2007, në simbolikë të 20 vjetorit të fjalimit proverbial të presidentit Regan në portën e Brandenburgut: Zoti Gorbaçov, shembeni këtë mur”! Muri që ishte ngritë me 13 gusht 1961, ku 10 mijë kilometra tela ishin shtrirë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor,- u shemb 2 vjet pas atij mesazhi të presidentit Regan. Pikërisht në përvjetorin e lëshimit të atij mesazhi, me 12 qershor 2007, në prani të Presidentit  George W. Bush u promovua Memoriali kushtuar viktimave të komunizmit, në pjesën ballore të të cilit gjendet përkushtimi: “Për më shumë se 100 milion viktima të komunizmit dhe për ata që duan Lirinë!”

Dr. Bessette informoi se çdo vit këtu organizohet dita përkujtimore kushtuar viktimave të komunizmit, për këtë vit takimi mbahet me 14 qershor.

Pëllumb Lamaj, i mbijetuari i revoltës, drejtuesi i veprimtarisë përkujtimore,  që e përjetoi vetë ferrin e burgjeve të tmerrshëm, përshkroi ngjarjet, që ndodhën në Spaç dhe Qafë Bari, respektivisht në 21-23 Maj 1973 dhe 21 Maj 1984 dhe përshkroi me detaje shpërthimin e vullkanit të  zemrimit të të burgosurve politik, përleshjen me policinë dhe tronditën qeverinë komuniste. Lamaj e përshkroi revoltën e Spaçit, që nisi me 21 Maj 1973, si kryengritjen e parë antikomuniste të perandorisë komuniste të Lindjes, ndërsa të burgosurit që ngritën krye nga puna e rëndë, kushtet ekstreme,  nga torturat fizike dhe psikologjike, i përshkroi si heronj, që me kurajo iu kundërvunë policisë së regjimit, hoqën flamurin me yllin bolshevik, dhe ngritën flamurin pa yll,  për tri ditë u bënë zotër të burgut. Burgu u rrethua me forca të shumta policore, të burgosurit u lanë pa ushqim e ujë, mbi ta u hodhën si bisha forcat speciale të sigurisë. Revolta e 21 Majit 1973 u shtyp me egërsi nga autoritetet, duke përdorur trupa dhe mjete ushtarake. Nxitësit, organizatorët dhe pjesëmarrësit më aktivë u ndëshkuan me rritje të dënimit, ndërsa katër prej tyre u dënuan me pushkatim. Katër martirët e revoltës së Spaçit ishin: Hajri Pashaj, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja, ndërkohë,  rreth 110 të burgosur u ridënuan me 25 vjet. Lamaj foli edhe për ekzekutimin e Xhelal Koprenckes dhe dënimin me vdekje të dy gazetarëve Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani. Më pas ai përshkroi revoltën e Qafë Barit të 21 Majit 1984, e cila nisi nga pakënaqësia dhe dhunë, përshkroisolidaritetin e të burgosurve për të mos lejuar policinë nën drejtimin e Edmond Cajës, që të ridërgonte në minierë dhunshëm të burgosurit që nuk kishin realizuar normën e lartë. Kjo solli konfliktin e dhunën, arrestimet dhe pushkatime, ku Sandër Sokoli vdiq nga torturat, ndërsa dhjetëra të burgosur u rrahën shtazërisht, për të arritur kulmin me pushkatimin e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit.

Lamaj, ka denoncuar politikën shqiptare, institucionet e shtetit, që nuk kanë bërë asgjë për evidentimin dhe dënimin e krimeve të komunizmit. Ai i ka bërë apel klasës politike dhe institucioneve shqiptare t’i kushtojnë vëmendjen e duhur të kaluarës komuniste 50 vjeçare, që mbolli vetëm terror, vrasje, ndau shqiptarët me luftën e klasave …

Për Lamajn shqiptarët nuk mund të ecin përpara pa hequr nga supet këtë turp dhe krim historik. Ai kërkoi dënimin e krimeve komunizmit.

Kryetari i Vatrës, Dritan Mishto, pasi vendosi buqetën me lule tek monumenti, përcolli mesazhin: “Nderojmë sot në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, kujtimin e viktimave të komunizmit, mes të të cilëve ka edhe shumë vatranë të nderuar, drejtues të saj dhe editorë të Gazetës sonë Dielli.

Për gjeneratat që vijnë pas, është shumë e rëndësishme njohja e tërë asaj epoke krimesh nga më çnjerëzoret. Ashtu, si këtu në Shtetet e Bashkuara, shoqëria shqiptare, partitë politike dhe mbarë strukturat e mendimit dhe opinionbërjes, duhet të qëndrojnë qartësisht në dënimin dhe distancimin nga këto krime, për të pasur një vështrim të sigurtë drejt së ardhmes.

Shpreh edhe njëherë respektin për Fondacionin e Viktimave të Komunizmit, me të cilin kemi një marrëdhënie të ngushtë, gjithashtu në mënyrë të veçantë përgëzoj organizatorin Pëllumb Lamaj, një personalitet me vlera të larta dhe i papërkulur, si dje në diktaturë, ashtu edhe sot në  demokraci. Një falenderim i veçantë edhe për z. Mustafa Xhepa, drejtues i Shtëpisë së Lirisë Shqiptaro Amerikane. 

Ju Faleminderit të gjithëve !”

Mustafa Xhepa, përcolli mesazhin në emër të Albanian-American Freedom House: Ai tha se: Eshtë nder dhe krenari për organizatën Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane të marrë pjesë në këtë cermoni të shënjtë, të organizuar nga heroi antikomunist Pëllumb Lamaj, ku do të kujtohen dhe nderohen të rënët, të mbijetuarit dhe heronjtë që luftuan dhe përballuan për një gjysëm shekulli armikun më të tmerrshëm të njerëzimit – komunizmin.  

Ashtu siç ka thënë Presidenti Trump “Ne kurrë nuk mund t’i kthejmë në jetë të rënët. Ne kurrë nuk mund t’ua shlyejmë borxhin që kemi ndaj tyre. Por ne mund t’i nderojmë e t’i kujtojmë për jetë ata”. Ju zgjodhët “Perëndeshën e Demokracisë” të vendosim kurora, me të drejtë; ajo është simboli i qëndresës dhe shpresës, kur studentët kinezë protestuan në sheshin Tiananmen dhe përbindëshi komunizëm i shtypi me tanke, por ëndrrën për liri nuk ua shoi dot, lufta vazhdon. 

Dekada më parë, 21, 22 dhe 23 maj, 1973 në Spaç dhe 22 maj 1984 në Qafë Bari, në kushte krejt të ndryshme, të rrethuar me tela me gjemba e kulla vrojtimi, të ruajtur ditë e natë me mitrolozë e qen kufiri nga ushtarë dhe policë të përzgjedhur nga tufa e ujqërvë komunistë, u ngritën luftëtarët e lirisë, antikomunistët shqiptarë, në dy revoltat më masive të burgjeve politike kundër perondorisë së djallit. Me gjakun e tyre të pastër, heronjtë lyen flamurin e Kastriotit dhe mbi shqiponjën e lirisë hoqën prangën që ia mbante krahët lidhur, yllin e diktaturës. 

Krimit iu shkundën themelet, aty mori fill ëndërra evropiane për demokraci. I tmerruar, regjimi i shtypi me gjak e hekur, pushkatime e ridënime, por etjen për liri nuk ua shoi dot. 

Sot ne përkulemi me nderim përpara këtyre dy revoltave heroike, që si margaritarë ndrisin faqet e historisë së kombit tonë dhe nga ky vend, tribunë e lirisë i bëjmë thirrje drejtësisë të dënojë masakrat e kryera nga kriminelët komunistë, përfundoi Xhepa.

        Lekë Mirakaj, një nga të mbijetuarit e burgjeve të diktaturës, që e ka përjetuar revoltën e Qafë Barit,  tha se ne jemi këtu për të përcjellë mesazhe të forta dhe të qarta. Populli ynë vërtetë ka nxjerrë heronj si Mic Sokoli, Adem Jashari e shumë të tjerë, por një popull i lumtur nuk ka nevojë për heronj.

Në fakt heronjë ishin edhe ata që përballuan dhe iu kundërvunë diktaturës. 

Për Lek Mirakaj ky tubim nderon viktimat , pavarsisht nëse qeveria e sotme dhe ato të djeshme e pëlqejnë ose jo.

Duke folur për revoltata, Lek Mirakaj, tha se shoqëria shqiptare, shteti dhe politika, duhet tu kushtojnë më shumë vemendje dhe t’u japin atyre vendin që u takon në historinë tonë Kombëtare. Ka qenë absultisht shumë e vështirë që të kërkoje liri e demokraci nën dhunë dhe i rrethuar me tela me gjemba, ata ishin heronj.

Duke u prononcua për Zërin e Amerikës, Mirakaj tha: “Ne sot këtu erdhëm për t’i dhënë një mesazh si opozitës ashtu edhe ekzekutivit. Ata mund të bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë, por brezat që do të vijnë janë të interesuar, pavarësisht të bijtë e kujt do të jenë. Do të kenë nevojë me mësu të vërtetën, ashtu siç po ndodh në tërë botën”.

Ish i burgosuri i regjimit serb gazetari Shaqir Salihu dëshmoi për vuajtjet në burgjet e ish Jugosllavisë,ku dhuna ishte po njësoj, ç’ka do të thotë se diktaturat kudo shtypin liritë njerëzore. Nuk kishte familje shqiptare, tha Salihu, që të mos kishte një të burgosur në burgjet e tmerrshme të Nishit, Pozarevacit, Sremska etj. Ai tregoi se si u arrestua në vitin 1966 nga forcat e sigurimit të Rankoviçit dhe si e torturuan, duke ushtruar dhunë të egër mbi të dhe ish të burgosurit e tjerë.

Një tjetër ish i burgosur politik, Naim Stravecka, që përjetoi revoltën e Qafë Barit, sjell dëshmi drithëruse për dhunën e ushtruar nga policia dhe forcat speciale të diktaturës. Ai e krahasoi regjimin diktatorial shqiptar me atë të Koresë së Veriut.

Naim Stravecka kujton se si nisi revolta, si shërbeu si shkas e më pas tregoi për barbarinë e dhunshme, për të cilën thotë se nuk e di nëse ka pasë ndonjë të ngjashme si kjo, nuk e di nëse janë trajtuar ashtu izraelitët nga nazistët?-pyeti zëshëm Stravecka.

Apeli i Naim Stravckës ishte i qartë:Viktimat e diktaturës ende nuk kanë parë drejtësi. Unë nuk dua, tha ai- të mbetem një viktimë e përjetshme, dua drejtësi. Aspiratat tona ende nuk janë arritë. Ne kujtojmë dhe nderojmë bijtë e Shqipërisë që u persekutuan, por shohim që persekutorët janë në pushtet dhe nuk kërkojnë as falje. Ne duam drejtësi, apeloi Stravecka.

Marko Gjoni, një ish i burgosur qysh fëmijë, denoncoi dhunën e diktaturës, por edhe politikën dhe ekzekutivin e sotëm, që nuk kanë bërë asgjë për dënimin e  fajtorëve dhe atyre që kanë kryer krime.Unë u arrestova 15 vejç, tha ai, dhe komentoi përmes pyetjes: si ka mundësi që viktimat ende persekutohen nga ish perskutorët?  Ai kërkoi që dënimet duhet të bëhen në mënyrë institucionale, duke gjykuar drejtësisht fajtorët. Enver Hoxha, kryekrimineli, ende ka gradat e Heroit! Kjo është absurde, tha ai. Gjoni bëri apel që njerëzit duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër krimeve të komunizmit, dhe jo të vihen ballëpërballë, siç përpiqet politika të bëjë.

Me interes u përcoll mesazhi i shkrimtarit Visar Zhiti, ish i burgosur politik. Mesazhin e lexoi editoria për gjuhën angleze në gazetën Dielli, Rafaela Prifti. Në mesazh shkruhej: Është akt i lartë dhe me rëndësi që ju mblidheni në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Washington .D.C të superfuqisë më të madhe, kampion i lirisë dhe i demokracisë dhe i mbrojtjes së tyre kudo në botë, që të përkujtoni dhe të nderoni pranë Memorialit të Lirisë, kushtuar viktimave të komunizmit, dy revolta të të burgosurve politik në një vend të vogël dhe të largët, në Shqipërinë tonë. 

   Dy revoltat në burgjet e tmerrshme të Spaçit dhe të Qafë Barit tronditën diktaturën së brendshmi dhe ishin të vetmet kryengritje në të gjithë burgjet e perandorisë komuniste.

Të burgosurit u ngritën jo vetëm kundër dhunës së rëndë, po dhe kundër mbylljes së Atdheut në bunkerin e diktaturës, duke kërkuar liri, me ëndrrën që Shqipëria të bëhej demokratike.

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës i mbyti këto revolta me gjak dhe hekur, duke vrarë dhe ridënuar të burgosur, madje duke dënuar dhe vetë burgjet. Ne ishim të dënuar në vendin e dënuar.

  Dhe ju po përkujtoni, po nderoni qëndresën duke ngritur lartë atë frymë që i parapriu pranverës demokratike në Shqipëri, që solli ndryshimin e madh, që në themele ka martirizimin e të përndjekurve, vuajtjet e të gjithë shqiptarëve.

  Nuk mund të rrimë pa e thënë se ndodh që pikërisht kjo harrohet dhe nuk janë të paktë përfituesit nga vuajtja e të tjerëve, parti dhe institucione dhe shtoj me keqardhje dhe shqetësim, se ka dhe shenja të një revanshi të frikshëm nga ata që bënë diktaturën dhe që ushtruan dhunë apo pasuesit e tyre, që tani janë pasuruar apo kanë detyra gjithandej a kanë emigruar në botën Perëndimore, jo në Lindje, jo, nostalgjikë të asaj që historia e hodhi tej duke arritur deri aty sa të guxojnë të persekutojnë sërish të persekutuarit e tyre të dikurshëm në forma të tjera mashtruse.

   Ne shpesh ndihemi të nëpërkëmbur e të braktisur, edhe nga vetvetja e lodhur, prandaj kjo që bëni ju sot është dhe shpresë, dhe moral, dhe qortim, dhe qytetari e lartë, mbrojtje e bashkëvuajtësve tuaj në Atdhe.

   Nga SHBA gjithëmonë na ka ardhë mbështetja ekzistenciale si komb, frymëzimet për lirinë dhe prosperitetin e vendit. Aq më tepër tani, që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe SHBA-ja e shikon popullin shqiptar si aleat strategjik.

Me kurorat e luleve që keni sjellë sot, lutem që të bashkoni fjalët dhe urimet e mia!-Juaji-Visar Zhiti.

Mark Mrnaçaj, që u lind në kampet e internimit, i cili ka ardhë në këtë veprimtari përkujtimore së bashku me zonjën e tij, Kristinën, pasi vendosi një buqetë me lule në monumentin e viktimave, solli historinë e familjes dhe të fisit të tij, që u burgos, u internua, u përndoq për 45 vite me radhë. Marku solli historinë e babait të tij, Nikollës, që u burgos dy herë, për dy dekada, dhe pjesën e ndërmjetme, mes burgut të parë dhe burgut të dytë, e kaloi nëpër kampet e internimit, ndërkohë që një jave pas burgut të dytë, ai vdiq, si pasojë e torturave. Në apelin Mark Mrnaçajt, u kërkua drejtësi : Pranimi i krimeve prej atyre që ushtruan dhunë, kërkesa e faljes, pendesa, përbëjnë hapin e parë të pajtesës dhe shërimit të sëmundjes që mbartin shqiptarët, tha ai.

Anëtarja e Këshillit të Vatrës, një nga bashkorganizatoret e veprimtarisë, Merita B. McCormack, ka përcjellë me emocion, poezinë e shkruar  në burg nga Pëllumb  Lamaj”Statuja e Lirisë”.

Një pjesë prej ish të burgosurëve politik kishin ardhë së bashku me familjarët e tyre. Lek Miraka kishte ardhë bashkë me zonjën e tij,  Doloresin e vajzën Matildë; Naim kishte ardhë me djemtë, Jimmin dhe Garyn me bashkshorten Lisa, të bijën e njërit prej qëndrestarëve të burgjeve Fatbardh Kupit, birit të heroit të 7 Prillit-Abaz Kupit; ndërsa Çezar Ndreu, pinjoll familjes Ndreu, që kaloi jetën në  internim, edhe këtë herë, ashtu si në përkujtesat e përvitshme, ku ai ka qenë i pranishëm, ka marrë me vete të birin,Marlinin, student në Michigan State University, ku ai studion për Bussiness administration. 

– Qëllimi  i ardhjes së Marlinit këtu bashkë me mua është që dhe gjenerata e tretë të jetë e informuar dhe e ndërgjegjësuar për fytyrën e vërtetë të komunizmit vrasës, që të mësojnë se çfarë kanë hequr gjyshërit, prindërit, shqiptarët në tërësi,- thotë për Diellin Çezari. 

Veprimtaria e 20 Majit pranë viktimave të komunizmit në Washington, u ndoq nga Zëri i Amerikës dhe dy editorët e gazetës DIELLI. Në fund  pjesmarrësit kaluan një drekë bashkë, e cila u sponsorizua nga djemtë e Naim Straveckës, Gary dhe Jimmy.

 ***

Një natë para veprimtarisë, me 19 maj dega e Vatrës në Washington, kishte vendosur një kurorë pranë monumentit.

(Dielli i Printuar, Maj 2019)

Filed Under: Featured Tagged With: Revolta Spaç Qafe-Bari

Rrëfenja shqiptare në Mynih

May 19, 2020 by dgreca

Aulona Ramaj rrëfen për gazetën Dielli, New York, përpjekjet e shqiptarëve në betejën ndaj Covid-19 në sistemin shëndetësor gjerman, intervistë dhënë gazetarit Sokol Paja./

Në një kohë kur mbarë globin e ka kapluar një panik dhe frikë për të ardhmen, në betejën ndaj kërcënimit global Covid-19, punonjësit e shëndetësisë janë shëndërruar në pikën nevralgjike të sistemit dhe përpjekjeve mbarë botërore në luftën ndaj pandemisë globale Covid-19. Punonjësit shqiptarë të shëndetësisë në çdo shtet të përfshirë në përpjekjet që bëhen çdo ditë për të mundur pandeminë vdekjeprurese, janë një histori e lartë humanizmi, profesionalizmi, suksesi dhe frymëzimi. Aulona Ramaj punon prej në shumë se 1 viti në Landin e Bajernit në qytetin e Mynihut në Departamentin e Radiologjisë si asistent radiologe në skanër-rezonancë magnetike dhe grafi pranë spitalit D.L.D.K.I.D.

Puna e Aulonës në frontin e së keqes është një dëshmi e qindra mijërave infemjerëve e punonjësve të shëndetësisë në mbarë botën që sakrifikojnë dhe jetën e tyre sot me qëllim që bota të ketë në shumë siguri nesër. Nëse ka një histori suksese shqiptare në dekadën e fundit është suksesi i mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë në shtetin gjerman. Aulona është një prej tyre. Ajo që të bën krenar për punën e këtyre mjekëve është jo vetëm profesionalizmi e sakrifica por humanizmi ndaj bashkëatdhetarëve të tyre shpesh edhe të bllokuar në shtete kur shpërtheu pandemia globale. Mjekët shqiptar jo vetëm shërbejnë si mjekë por edhe si përkthyes e psikologë për bashkatdhetarët e tyre. “Një ngushëllim, disa fjalë zemre dhe shprese janë një çlirim për njerëzit që presin përgjigjen e grafisë për të parë dëmin dhe gjëndjen pas prekjes nga virusi global. Ankthi i pritjes është i madh. Fuqia e panikut të çdo njeri është e paimagjinueshme” rrëfen Aulona. Nuk do doja kurrë të isha prezente dhe të shihja reagimet e pacientëve kur marrin përgjigjen Pozitive ndaj covid-19. Shënja dorëzimi, lodhje, shtangie, trishtimi, ankthi, paniku dhe dobësie- rrëfen Aulona. Por çastet kur pacientët tanë mundin virusin vdekjeprurës, shpërthimi në lot gëzimi, çlirimi prej së keqes, liria prej robërisë na jep një ndjesi fantastike që nuk harrohet lehtë nga memoria jonë. Çastet e triumfit të pacientëve tanë, janë janë frymëzim dhe forcë për të ecur përpara në frontin e fitores ndaj së ligës- rrëfen Aulona Ramaj nga Mynihu. 

Nuk ka mision më të veçantë sesa të luftosh për jetën në sallat ku vdekja kërcënon përditë. Përpjekjet e jashtëzakonshme të ekipeve të shëndetësisë në mbarë botën për të mundur me çdo kusht virusin vdekjeprurës, i ka shëndërruar punonjësit e shëndetësisë në botën mbarë, në heronj. Ata janë idhujt dhe heronjtë tanë njëkohësisht. Mënyra sesi e përballojnë te keqen dhe kërcënimin e vdekjes është një frymëzim dhe krenari për ne.  

Aulona skanon çdo ditë një tjetër pacient, një tjetër histori suksesi të njerëzve që mposhti virusin vdekjeprurës në trupin e tyre. Një çlirim shpirti, një çast ekzistencial që përfshin ciklin jeta-vdekje në një cast skanimi. Një moment që skalitet thellë në imazhin tënd për nga fuqia, shpresa dhe çlirimi i njeriut prej të keqes së përbotshme. Lufta dhe përpjekjet e ekipeve të shëndetësisë në betejën globale Covid-19 përbën një sakrificë sublime në frontin e së keqes ku jeta kërcënohet përditë prej vdekjes. 

Sipas Aulona Ramajt që punon në Departamentin e Radiologjisë si asistent radiologe në skanër-rezonancë magnetike dhe grafi pranë spitalit D.L.D.K.I.D, deri më 15 maj mbeten në fuqi kufizimet e hyrjeve në Gjermani. Në zonën e Bayern ka me qindra shqiptarë të Shqipërisë dhe shqiptarë të Kosovës që jetojnë atje. Normalisht që edhe ato janë prekur nga ky realitet . Deri më tani nuk rezulton asnjë shqiptar viktimë e covid -19, por raste të dyshuara dhe të infektuara janë tashmë prezente. Aulona shpjegon se kjo situatë ka shtuar shumë panik e frikë. Bashkatdhetarët tanë sipas Aulonës telefonojnë dhe këshillohen te ekipet shqiptare të shëndetësisë në çdo moment. Është koha kur fjala e mjekut shëron më shumë se çdo gjë tjetër psikoemocionalisht. Sipas Aulona Ramajt, përveç dëmeve njerëzore, ekonomike e sociale, një dëm specifik që po u shkaktohet njerëzve është shëndeti mendor. Ndaj, komunikimi dhe ngrohtësia shpirtërore është terapia më e mirë jo vetëm për të luftuar të keqen por edhe për të ndrequr psikoemocionalisht pasojat e lëna nga virusi. 

Kapacitetet e spitaleve për të sëmurët me Corona në Gjermani janë rritur edhe më tej. Shenjat e para për ngadalësimin e përhapjes së Covid-19 japin shpresë për dobësim të virusit Corona. Masat shtrënguese do vazhdojnë të jenë në fuqi, por në një kohë më të vonë qeveria dhe Landet do ta ridiskutojnë gjendjen. Masat paraprake të Gjermanisë rezultuan një sukses i gjërë dhe mjaft i arrirë: siç ishin shtimi i shtreterve në stacionet e kujdesit intensiv, numri i testimeve të popullatës për virusin u rrit. Shtimi i kapaciteteve është dëshmi e fuqisë së jashtëzakonshme mobilizuese dhe suksesi në shtetin gjerman. 

Pavarsisht faktit që jemi në përfundim të kësaj krize aktuale pandemike, virusi vazhdon të mbetet prezent akoma në jetët tona deri në momentin e gjetjes së vaksines. Deri atëherë distanca publike dhe masat e vendosura nga autoritetet jane ato që na bëjnë të ndihemi më të sigurtë dhe me plot shpresë për të ardhmen- rrëfen Aulona. Autoritetet gjermane sipas Aulona Ramajt patën sukses në kontrollin e shpërthimit fillestar të virusit në Bavari në janar dhe situata po fillon të normalizihet gradualisht. Por pikat kryesore të kujdesit që janë parashtruar dhe ulëritur nga çdo vend i botës dhe nga çdo Land gjerman duhet të vazhdohen të ndiqen me po të njëjtën përpikmëri, dhe mos të mendojmë se çdo gjë u shua, pasi koha 0 varet nga ne të gjithë. Nga kujdesi ynë për veten, kujdesi ynë për të tjerët dhe nga kujdesi ynë i përbashkët. Kur të jemi të bindur që jemi të gatshëm ti realizojmë me përpikmëri këto, mund të lulzojmë edhe njëherë të lirë në këtë botë, pasi jemi pjesë e këtij rruzulli, ku e mira dhe e keqja jetojnë së bashku në jetën e secilit prej nesh.

Aulona Ramaj tregon historinë e nënë Feridesë dhe nënë Hazires nga Kosova që jetojnë në Mynih. “ Nuk është e mundur ta koncepotojmë njeriun me shikimin e parë të tij, por unë e pashë shqiptarin dhe ankthin që e kishte kapluar që në momentin e parë të impaktit me të. Pacientes shqiptare e Kosovës e cila kishte qenë sëmurë me grip në shkurt por javës së kaluar kishte akoma pak kollë residuale. Frikë, lodhje dhe ankth pashë në sytë e tyre. Ato ishin të lodhura, më shtrëngonin dorën, kishin nevojë për forcën time, fuqinë e fjalës dhe ngushëllimit e të të qënit bashkë me to në një moment të vështirë. Dhe për një moment e mendova që frika sjell trazira psiqike të shkaktuara nga parashikime të së keqes. I mora menjanë dhe u përpoqa të kuptoja frikën dhe ankthin që kishte kaluar në një interval kohe jo të gjatë. Dhe aty në bisedë kuptova përpëlitjet e shqiptareve gjatë kësaj periudhe. Disa lëngojnë sallave të reanimacioneve, disa presin të bllokuar në qytete të ndryshme dhe presin riatdhesim, disa janë në këkrim të një pune, disa me frikën e humbjes së vendit të punës dhe ka shumë të tjerë që janë mirëintegruar në sistemin gjerman të jetës dhe përbjnë një histori suksesi. Në Landin e Bajernit janë shënuar 46.295 raste të prekurish me covid-19, raste të reja në një ditë janë 1256, të shëruar janë 31.839, ndërsa kanë humbur jetën 2329 persona. Punonjësit shqiptarë të shëndetësisë sot kudo në botë përbëjnë një krenari kombëtare me humanizmin e profesionalizmin e tyre. Aulona është një shembull i vogël në këtë sukses të madh shqiptar jo vetëm në Gjermani por kudo në botë. Ata kanë ndërtuar një model suksesi dhe frymëzimi të ndërtuar falë sakrificave e përpjekjeve të pafundme që bëjnë krenar çdo shqiptar.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Rrefenja e Shqiptare

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe hija që la pas

May 19, 2020 by dgreca

Studiues, Dr. Paulin Marku /

 Prishja e Teatrit Kombëtar do të mbetet një kujtesë e hidhur historike për shqiptarët. Jo se është e vetmja vepër e shkatërruar nga qeveria e Kryeministrit Rama gjatë këtyre 7 viteve qeverisje, por për mënyrën e dhunshme dhe tinëzare që përdoren në prishjen e kësaj godine të rëndësishme historike. Shembja e teatrit, më 17 maj 2020 në orën 4.30 të mëngjesit, me ndërhyrje të shumë forcave policore, të cilët përdorën dhunë ndaj artistëve, shoqërisë civile dhe mediave për t’i hapur rrugë prishjes së godinës. Kjo më ngjallë, në kujtesën historike veprat e dhunshme të regjimit diktatorial, kur arrestoheshin e dhunoheshin natën “në emër të partisë si tradhtar të popullit”. Për më tepër, kjo ndodhi në momentin më kritik, ndërkohë që e gjithë Bota po përballet me pandeminë e Covid 19 dhe me menaxhimin e krizës, dhe në të njëjtën kohë qeveria shqiptare kishte shpallur zonë të kuqe Tiranën, me urdhër njerëzit s’duhet të dilnin nga shtëpia. Por, në pabesi nga ana tjetër vërshojnë ekskavatorët për të rrafshuar teatrin dhe për të çuar deri në fund realizimin me sukses të misionit të ndërmarrë prej vitesh nga partia-shtet. Edhe pse Teatri Kombëtar i rezistoi tërmeteve të ndryshme ndër dekada, mjafton të kujtojmë dy tërmetet e fundit të datës 21 shtator e  26 nëntor 2019, ku morën disa jetë njerëzish dhe shkatërruan shumë pallate të reja dhe të vjetra, teatri qëndroi përsëri në këmbë nga forcat mbinatyrore por jo nga dora ekzekutuese e qeverisë Rama. Pra, tërmeti testoi rezistencën e teatrit dhe hodhi poshtë alibinë e fundit që na ishte thënë se Teatri Kombëtar po bie brenda, pasi ishte i ndërtuar me cilësi të dobët.Shpesh dëgjoj të artikulohen shprehje të ndryshme në drejtim të shqiptarëve, si: “çdo popull udhëhiqet nga qeveria që meriton”, “shqiptarët janë mësuar me dajak gjatë diktaturës komuniste, ndaj vetëm dhunë i vë në vijë ata” apo kulmi është kur dëgjon se, “shqiptarët janë dele dhe mirë ua bën kryeministri Rama”, etj… etj. 

Jo, joooo unë nuk e gjej vetën në asnjë nga këto shprehje indinjuese,  për më tepër nuk e konsideroj veten dele, po ashtu nuk mendoj se, seicili që e lexon këtë shkrim të konsiderojë veten si një dele e kryeministrit Rama. Përkundrazi, mund të pohohet me plot gojën se jemi racë e zgjuar dhe të mirë formuar në fusha të ndryshme shkencore e shoqërore, brenda dhe jashtë vendit, madje shumë veta të diplomuar nëpër universitetet më prestigjioze që ka Bota. Për të vërtetuar këtë, mjafton të kujtojmë këtë periudhë pandemie që po përjetojmë, kur pamë, me zë e me figurë, mjek, infermier, asistent shëndetësorë, forca të rendit apo gazetarë shqiptar  nëpër shtete të ndryshme të Botës, të cilët shërbenin me profesionalizëm dhe korrektësi. 

Po ashtu, ekziston një tezë tjetër që “shqiptarët nënshtrohen lehtësisht”. Nuk pajtohem me këtë, pasi ne si popull, nuk iu nënshtruam as sundimeve e pushtimeve të ndryshme, edhe atëherë kur na dhunuan fenë, gjuhën, kulturën, traditën, etj, por gjithsesi rezistuam e luftuam për Liri e Pavarësi.

Shqiptarët reaguan edhe gjatë periudhës komuniste, e cila ishte mjaft e ashpër, me vrasje, persekutime, internime e deri në izolimin totalitar të Shqipërisë. Përsëri ia dolëm të mbijetojmë dhe të kthehemi në një pseudodemokraci artificiale dhe me një pluralizëm politik. Pra rezistuam me shekuj ndaj dhunës së të huajve dhe të tanëve.  

Këtu lindin disa pyetje spontane: Si arriti ky njeri të nënshtrojë këtë popull atdhedashës që luftoi për Liri e Pavarësi, të cilët nuk kursyen as jetën për interesa Kombëtare, kundër çdo pushtimi?! 

Si arriti të realizojë autokracinë z. Rama në të gjithë Shqipërinë!? 

A e meriton Shqipëria që pas 30 vitesh, të kthehet në regjim komunist, ndërkohë që akoma plagët e diktaturës janë të hapura dhe muret e burgjeve janë ende të freskëta nga gjaku i shqiptarëve që kundërshtuan apo nuk u bënë palë me regjimin?! 

Duhet ta pranojmë publikisht që për fatin tonë të keq, Shqipëria po rrëshqet drejt një sistemi monist, njëpartiak, ku e gjithë Shqipëria sundohet nga një njeri i vetëm, i cili ka kapur çdo institucion, përjashto presidencën e Shqipërisë (?).

Z. Rama na paraqitet në çdo televizion, në çdo kohë e në çdo orar, herë shfaqet si Skënderbeu, herë si Ismail Qemali, e herë-herë si Babai i Kombit, por fatkeqësisht, Ai është një autokrat dhe s’ka asnjë lidhje me figura të ndritura të Kombit Shqiptar. Falë mungesës së sistemit të drejtësisë,duke përfituar në reformimin e gjyqësorit, kapja e të gjitha pushteteve, vendore e lokale nga qeveria-Shtet, si dhe inegzistenca e opozitës reale në tempullin e demokracisë dhe dalja e tyre nga aktiviteti politik i ligjshëm, i jep mundësinë dhe forcë Kryeministrit Rama të instalojë dhunë, frikë dhe të degradojë vendin në një sistem totalitar komunist. 

Një tjetër akt i vrasjes së pluralizmit politik në Shqipëri, ishin votimet e vitit 2019 (të cilat nuk kishin mundësi zgjedhje me kandidat alternativ të opozitës), si dhe mos zbatimi i datës së shtyrjes së zgjedhjeve të dekretuara nga Presidenti Meta, i dhanë pushtet të pakundërshtueshëm duke marrë Bashkitë me të gjithë këshillat bashkiak.

Po ashtu, forcën e autokracisë e dëshmoi qartë gjatë qeverisjes së tij, me arrestime dhe dhunime të qytetarëve, mjafton të kujtojmë aktin e fundit të barbarizmit lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Edhe pse artistët së bashku me shoqërinë civile ishin kthyer në roje të mbrojtjes nga shembja e teatrit Kombëtar për 27 muaj me rradhë, thuajse do të vërshonin të huajt për të shembur nga inati pasurinë tonë Kombëtare, e jo Kryeministri i vendit që duhet të ishte i pari njeri në mbrojtje të teatri, për më tepër vjen që vjen nga bota e artit. Por, Rama dëshmoi se është i fortë edhe para forcës së ligjit, duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi Kryetari i Shtetit që duhet të jetë dhe Garanti i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta e kishte dërguar çështjen e Teatrit Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, pa kaluar as 72 orë nga depozitimi i kërkesës së z. Meta, teatri u kthye në një shesh beteje midis forcave të policisë dhe artistëve të mbështetur nga shoqëria civile, ku për pasojë e drejta e tyre mbeti nën gërmadhat e teatrit.

A imagjinon dot njeri se çfarë do të ndodhte nëse do të prekej një pllakë e një vepre monumentale, e jo të prishet që nuk konceptohet as në imagjinatë, në “Teatro dell’Opera” në Romë, “Il Palais Garnier e la Sede Storica dell’Opera Parigina”, “Konzerthaus Berlin”, apo Teatri Kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj., se çfarë tërmeti do të shkaktonte?! 

Kjo ngjarje nuk do të ndodhte kurrë pasi do të ishte vetë qeveria e para që do të mbronte në çdo monumente kulturore historike.

Ndërsa, në vendin tonë ndodh e kundërta, pasi është vetë qeveria ajo që e shkatërron historinë e Shqipërisë. Pra, ky është edhe kulmi i absurditetit, për të mos i hyrë çështjes, pse duhet të ndërtohet një teatër i ri mbi atë ekzistues, i cili mbarte një histori në vete. Shembja e teatrit kombëtar dhe mosmarrja në konsideratë e rezistencës për mos prishjen e objektit, e as vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi mund të jetë Pro apo kundër dhe dhuna e përdorur ndaj shqiptarëve ishte një demonstrim i pastër, i shfaqjes publike se në Shqipërinë është rikthyer diktatura dhe kryeministri Rama s’pyet për asnjeri.

Sot, në Shqipëri është vrarë shpresa, arti, fjala e lirë dhe çdo term tjetër që karakterizon demokracinë. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Paulin Marku, teatri

Fe, shkencë e shoqëri

May 19, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Që nga lashtësia, përparimi i dijes e ka bërë njeriun të ndeshet me veten. Disave gjithmonë duhet t’ia kujtosh se nuk janë në qendër të gjithçkaje. Galileo, Koperniku e të tjerët u përdorën që njeriu të mësonte se ai banonte në një planet shumë të zakonshëm në periferi të një galaktike relativisht modeste, dhe nuk ishte larg qenieve të tjera. Darvini e morri njeriun dhe e ngjiti në pemën gjenealogjike së bashku me kafshët. Njeriu u detyrua të gëlltiste krenarinë e sëmurë dhe të pranonte se ishte produkti më i fundit në univers, dhe se jeta e tij kishte filluar nga një organizëm mikroskopik. Disa zbulimeve të sotme forcojnë bindjet se Shkenca mëson; Feja mëson. Historia e re e botës nuk bën asnjë përpjekje për të kapërcyer, ose shmangur as pyetjet shpirtërore ose metafizike; një rreze drite biblike, që kalon nëpër jehonën e një miti të lashtë, në pyjet shumë të largta afrikane, për një Adam dhe Evë. Zbulimet nuk i japin fund një herë e përgjithmonë debateve midis shkencës dhe fesë, por u japin atyre hua një jetë dhe një kuptim të ri. Është interesante të mendosh se si dy forca me ide krejt të kundërta, Fe e Shkencë, mund të bashkëjetojnë.Në shoqëri ndodh pak ndryshe. Luftrat nuk pushojnë kurrë. Por krahas arsyes, bashkëjetesa shoqërore bëhet e mundshme edhe falë balancës ose tolerancës, ku herë njëra palë herë tjetra mund të kenë të drejtë, të paktën përkohësisht, një herë në katër vjet, me votime. Por, shoqëria është kaq e përçarë, me njerëz që luftojnë si në kohërat kur lufta ishte i vetmi profesion për të jetuar, apo se peshku i madh ka të drejtë të pamohueshme për t’a ngrënë peshkun e vogël dhe jo për t’u kujdesur ose për t’a marrë nënmbrojtje.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Fe, Shkence, shoqeri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT