• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2020

PSE DUAN T’A PRISHIN TEATRIN KOMBETAR?

May 16, 2020 by dgreca

(E kanë me godinën, apo me kulturën shqiptare?)

SHKRUAN BESNIK IMERI/

        Njëzet e pesë vjet luftoi Gjergj Kastrioti për mbrojtjen e Arbërisë (Shqipërisë), arbërve (shqiptarëve), jetës dhe pronave të tyre, ekonomisë së tyre, kulturës, zakoneve, traditave, gjuhës dhe identitetit etnik, kulturor dhe social-psikologjik. Dhe ja doli mbanë. Ato njëzet e pesë vjet vërtetë shqiptarët u vranë, u dogjën, ju shkatëruan të mbjellat dhe pemët, ju rrënua ekonomia. Por ata, përballës bishës aziatike arritën të mbijetojnë me nder dhe të mos zhduken si racë. Ajo që u mboll ato njëzet e pesë vjet, mbiu dhe u kthye në një lis të madh kombëtar të shqiptarëve, që për pesëqind vjet nuk u harua, por u zhvillua dhe u harlis. Ky lis ishte atdhedashuria, që nuk u shuajt asnjëherë, ishte identiteti i gjuhës, trashëgimisë kulturore dhe i kombit. Ne ruajtëm dhe nuk haruam flamurin e Gjergj Kastriotit. Ne mbijetuam në genin mijëravjeçar të të parëve tanë.

        Mund të thotë dikush, pse na i thua këto, gjëra që dihen? Po, këto dihen, megjithëse kanë kaluar pesëqind vjet.  Por shqiptarët nuk po dinë se çfarë po ndodh sot, në sytë dhe “nën hundën” e tyre. Pasi ka njëzet e dy vjet që ka dalë një prestigjator, kloun, megamashtrues, një pseudoskënderbe, një pseudorilindas, i cili për të gënjyer shqiptarët, ditën vendosi foton e Ismail Qemalit në zyrat qeveritare (djallëzi tipike e korbave të zinj), ndërkohë që natën, në errësirë të thellë dhe nën Dhe, punon kundër Shqipërisë, kundër shqiptarëve, kundër veprës së Gjergj Kastriotit, kundër veprës së Rilindasve të Mëdhenj dhe asaj të Ismail Qemalit. 

        Pra, kjo mbetje e historisë, kërkon, që për aq kohë sa Gjergj Kastrioti, e ngriti dhe e ndriti Shqipërinë me një dritë të pashuar që ndriçoi për pesëqind vjet; për aq kohë ky do ta fundosë në hone të thella dhe të errëta, do ta gremisë në humnera vdekjeprurëse,  Shqipërinë dhe shqiptarët.

        Ka njëzet e dy vjet që ky djall i zi, i peshkuar në “gjirizet” e Francës nga sorrat antishqiptare, u katapultua në Shqipëri me një mision ogurzi, të kundërt me atë të Gjergj Kastriotit, të kundërt me atë të Abdyl Frashërit, të kundërt me atë të Ismail Qemalit. Kush ishte dhe është misioni i tij? Ai është të vdesë çdo gjë, të zhdukë çdo gjë, të shfarosë çdo gjë: Shqipërinë, shqiptarët, pronat e tyre, jetën e tyre, kulturën e tyre, trashëgiminë kulturore, traditat, zakonet e trashëguara brez pas brezi. Ai ka marrë për mision që t’i kthejë shqiptarët (kuptohet ata që do t’i mbijetojnë ferrit të tij ogurzi) në kavie laboratori, kokëulura, të bindura, pa identitet kombëtar dhe kulturor. Ai ka marrë për mision që t’i kthejë shqiptarët në skllevër dhe Shqipërinë në një kamp të madh përqëndrimi, ku shqiptarët do të jenë si të internuarit e Mathauzenit, me një uniformë lara lara dhe me nga një matrikull, në kuriz, në ballë, apo në dorë, nuk ka rëndësi. 

        Viti i ardhjes në pushtet të kësaj Mavije ishte ters, trembëdhjetë, ishte kobndjellës për shqiptarët. Në shtatë vjet, ai u bëri të shtatat shqiptarëve; i la pa punë, i varfëroi, i grabiti, i la pa bukë, ose më mirë u dha bukë me miell kanceroz, i helmoi me frutat, perimet, mishin etj, me të gjitha ushqimet. E gjithë kjo për të sjellë vdekjen biologjike të shqiptarëve, dhe në pamundësi të kësaj, për deformimin e racës së shqiptarëve, sakatimin e saj, në kthimin e racës së shqiptarëve në një grumbull qëniesh të pazhvilluara dështake dhe distrofike.

        Por jo vetëm kaq. Ai nuk ju sul vetëm jetës së shqiptarëve. Ai ju sul me me të njëjtin tërbim kulturës së tyre, trashëgimisë së tyre kulturore, identitetit të tyre kombëtar. E gjitha kjo me qëllimin ogurzi për t’i kthyer shqiptarët në qënie mjerane, të varfëra, injorante, pa identitet. Në këtë vepër ogurzezë pati ndihmën e veglave të tij, ministreve të kulturës dhe atyre të arësimit, të cilat me veprën e tyre vepruan më shumë si antishqiptare, ashtu siç kanë qënë edhe qeveritë e këtij këto shtatë vjet, ashtu si është edhe ai vet kokë e këmbë. Dhënia e Butrintit një bande antishqiptare me qëllim ndryshimin e historisë, origjinës së shqiptarëve, kulturës së tyre, këtë qëllim ka.   Vepra e tyre antikombëtare një ditë do të gjykohet, dhe këto ministre (si shumë ministra dhe ministre të tij) do të dalin para gjyqit të historisë. Shqipëria ka nevojë për një “Nyremberg” për të ndëshkuar antishqiptarët, tradhëtarët dhe ata që fashistizuan gjithë Shqipërinë me falangat e tyre partiake. Dhe ky “Nyremberg” nuk është larg. Ai do të vijë. Mjerë tradhëtarët dhe antishqiptarët.

        Tani me të drejtë mund të pyesim, pse sapo “vuri këmbën” në politikën shqiptare ky u vendos tek Ministria e Kulturës? Pse sapo e uzurpoi këtë post, ashtu siç uzurpoi edhe gjithë postet e tjera, ky shpalli luftë ndaj kulturës shqiptare në përgjithësi, dhe ndaj Teatrit Kombëtar në veçanti? Sepse, po të sulmohej, deformohej, modifikohej kultura shqiptare; atëhere ishte e sigurtë që do të dhunoheshin, deformoheshin, modifikoheshin edhe vetë shqiptarët.  

        Po me Teatrin ç’pati xhanëm?!!! Që kur u bë ministër i antikulturës, ky, siç e pohon edhe vet vendosi të prishë Teatrin Kombëtar (që u prishtë nga mendtë). Pse? Sepse teatri i ‘vriste’ sytë me shkëlqimin e tij verbues kulturor. Teatri Kombëtar ishte ‘dielli’ . i kulturës shqiptare, që u ‘vriste’ sytë lakuriqëve të antikulturës. Ai i kishte ‘mëkuar’ me kulturë dhe atdhedashuri gjithë shqiptarët që ishin ulur në poltronat e tij. Aty, për 55 vjet,  ishin luajtur kryeveprat e dramartugjisë botërore dhe shqiptare. Aty kishin luajtur gjenitë e artit shqiptar, ‘yjet’ e artit shqiptar, kollosët e artit shqiptar. Në atë skenë të thjeshtë shqiptarët ishin barabitur (për të mos thënë që ua kishin kaluar) me artin dhe artistët botëror. Përmendim vetëm njerin, pasi yjet tanë të artit nuk kanë të numëruar, të madhin Naim Frashëri, ylli që u dogj nga zjarri i vet, nga zjarri i dashurisë për Shqipërinë dhe shqiptarët, nga zjarri i dashurisë për artin e vërtetë. Fjalët e tij tek drama “Familja e peshkatarit”: Shqipërinë ta duash, nuk ke rrugë tjetër. Janë edhe sot  si rrufeja në një qiell të nxirrë nga tradhëtia.

        Kjo është arësyeja e vërtetë që ai do të prishë Teatrin, sepse me këtë do t’i japë një goditje vdekjeprurëse kulturës shqiptare, kuptohet  me porosi të korbave të zinj që e prunë në pushtet në Shqipëri. Jo pa bazë është edhe një arësye tjetër, kuptohet që nuk është kryesorja, por që ndikon: Në personalitetin e vet diabolic, ai ka një urrejtje grryese për artistët dhe artin shkëlqimtar, pasi vet personalisht, ai ka qënë dhe mbetet një dështak, në të gjitha fushat.    

Besnik Imeri  16 maj  2020

Filed Under: Analiza Tagged With: Besnik Imeri, PRISHJA E TEATRIT

SHQIPTARËT NË SUEDI DHE BETEJA E SHTETIT SKANDINAV NDAJ COVID-19

May 16, 2020 by dgreca

Doktor Refet Nura, specialist i mjeksisë së përgjithshme në qendrën shëndetësore Vårdcentralen Kristinehman dhe specialist i sëmundjeve të brendshme/internist në spitalin Lasaretet i Karlskogam Suedi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, New York, Suedinë në betejën me Covid-19, intervistë dhënë gazetarit Sokol Paja./

SITUATA ME COVID-19 NË SUEDI 

Suedia që nga fillimi i pandemisë së Corona virusit është përcaktuar për një mënyrë më të moderuar, më liberale për tu përballur me këtë të keqe. Suedia ka ndërmarrë masa  dhe aktivitete të cilat në masë të madhe ndryshojnë nga shtetet tjera dhe pak a shum është unike. Suedia ishte e veçantë për dhënien e këshillave dhe rekomandimeve dhe informimit të popullsisë në mënyrë profesionale nga ekspertet dhe epidemiologet që në fakt u prijnë edhe të tjerëve ekspert nga fushat e kujdesit shëndetësor primar dhe sekondar, infektolog, imunolog, anestesiolog etj por assesi për masa ndëshkuese, penalizuese, dënuese etj. Ndërkohë që shumica e shteteve tjera u përcaktuan për marrjen e masave nga qendra duke shkuar nga jashtë, Suedia veproi nga e kundërta. I shtrëngoi dhe ndërmori masa nga jashtë për në brendësi dhe varësisht nga intensiteti i të infektuarve dhe rritjes së numrit të të prekurve nga virusi i balancoi masat konform kapacitetit që kishte në mënyrë që të mos kishte një eksplodim i të të infektuarve dhe të të sëmurëve dhe që të mos kishte mundësi të përballej në mënyrën konform standardeve që mbretërojnë në shtetin suedez. Balancimi u arrit shumë shpejt dhe edhe përkundër përgatitjeve që bëri për hapjen edhe të spitaleve “fushore”, të improvizuara thuaja se edhe nuk kishte nëvojë të domosdoshme për hapjen e tyre.

SHËNDETËSIA, ARSIMI, EKONOMIA, POLITIKA SUEDEZE 

Ekspertet shëndetësorë që ishin në vijën e parë dhe që kishin mbrapa tyre edhe politikanet e tyre, u përqendruan kryesisht në disa shtylla që në fakt janë edhe jetike për funksionimin e shtetit në tërësi. Së pari u fokusuan në shëndetësi, në parandalimin e përhapjen e infeksionit tek kategoritë e rrezikuara, tek të moshuarit dhe tek ata që kanë disa sëmundje përcjellëse, në radhë të parë te të sëmuret me Diabet, Hypertension, Obezitet, sëmundje kancerogjene apo sëmundje me imunitet të dobët. Në këtë pike, mbase duket se nuk ka arritur që të parandalojë përhapjen e virusit sepse me mjaft shpëjtësi u përhap në institucionet që përkujdesen për të moshuarit. Kjo ishte me pasoja për shumë të moshuar që fatkeqësisht përfunduan edhe me vdekje. Fokusimi tjetër ishte ruajtja dhe balancimi i ekonomisë. Një ekonomi e dobësuar do të ishte me pasoja jo vetëm tani por edhe në të ardhmen. Prandaj ekonomia, bizneset e ndryshme reduktuan punën në disa sektore dhe prodhimtaria ka vazhduar edhe pse në shumë raste me ritëm më të ngadalësuar. Pastaj fokusimi tjetër ishte edhe në politikë. Si një demokraci mjaft e konsoliduar në shtetin suedez është po aq e rëndësishme edhe ruajtja edhe kultivimi i mirëbesimit në relacionin shtet – qeveri – popull. Si gjithmonë marrja e vendimeve të përkushtuara për të mirën e popullit dhe jo për shfrytëzimin e situatës dhe forcimit të pushtetit për shkak të gjëndjes, që për hir të vërtetes, për shkak të menaxhimit të mirë të situatës, partitë në pushtet kanë rritë besueshmërinë më shumë se 10 %, gjithnjë sipas sondazheve. Transparencë dhe llogaridhënie, është motoja e tyre. Mos aplikimi dhe imponimi i masave të rrepta dhe mos cënimi i të drejtave qytetare janë jetike për sistemin politik në Suedi. Fokusimi në arsim është edhe një strategji që shteti me shumë sukses arriti që të mos e defunksionalizojë duke mos i mbyllur shkollat e nivelit të ulët dhe çerdhet dërisa ato në nivel të gjimnazit dhe në universitete i mbylli duke mundësuar aplikimin e mësimit Online.

MASAT E MARRA NGA SHTETI SUEDEZ

Masat e marra nga shteti suedez të cilat populli i respekton me fanatizëm por edhe me solidaritet janë: higjena personale por edhe kolektive, mbajtja e distancës fizike/sociale, shmangja e grumbullimit në vend dhe hapsira të caktuara të më shumë se 50 personave, ndalimi i vizitave të të sëmurëve në spitale nga të afërmit e tyre, ndalimi po ashtu i vizitës së të afërmve në shtëpitë e të moshuarve. Përdorimi i barrierave, mjetëve mbrojtëse gjatë punës me të moshuarit. Rekomandimet që të moshuarit të ju shmangën lëvizjeve të panevojshme në qytet qoftë edhe për të blerë ushqime por që me mekanizma të organizuar qoftë edhe nga vullnetarët të ju ndihmohet për të blerë dhe pajisur me gjërat që atyre ju nevojiten. Pra masat pak a shumë janë si më lart por ka edhe specifikime të tjera. Informacione para dyqaneve, restoranteve,  transportit publik, ambienteve publike se si njerëzit të sillen konformë gjëndjes që mbretëron duke ju kërkuar edhe ndjesë për situateën e krijuar. Në rrugë apo ambiente publike shum rrallë mund të shohësh dikë që ka mask apo dorashka.

SHQIPTARËT NË SUEDI

Situata e shqiptarëve me aq sa kam informata nuk ndryshon nga grupet tjera në përgjithësi, përjashtuar këtu pjestarë të disa migrantëve nga shtetet e Afrikës të cilët në përgjithësi janë më të goditurit. Bashkëkombësit tanë janë më të përqendruar në qytete të mëdhaja si Göteborg, Malmö dhe Stockholm dhe numri i të infektuarve është më i madh në këto qytete edhe për shkak të dendësisë së popullsisë. Gjithsesi mendoj se Suedia e ka menaxhuar situatën mjaft mirë. Kishte periudha të ndryshme kohore gjatë pandemisë kur Epidemiologu shtetëror mbi të cilin peshon thuaja barra kryesore e përgjegjësisë, ju nënshtrua një presioni të lartë si brenda shtetit po ashtu edhe nga jashtë sepse Suedia po e bënte një menaxhim të situatës krejt ndryshe nga shtetet tjera. Ky presion megjithatë është përballuar dhe tejkaluar dhe tani në këtë drejtim situata është më e qetë sepse në vazhdimësi vijnë vlerësime pozitive nga institucione të shumta relevante nga shtete të ndryshme që gjithnjë e më shumë po e pëlqejnë “modelin” suedez, model ky që ka për qëllim të ashtuquajturin “imunizimi i tufës”.  Në fakt ky epidemiolog e kishte udhëheq luftën kundër SARS/ EBOLA virusit në Afrikë për shumë vite më parë.

SITUATA AKTUALE, KURBA E VIRUSIT

Tani që po shkruajmë numri i të verifikuarve që janë prekur nga Corona virusi është 27272 , i atyre që po trajtohen në spitale është 1765 ndërsa i të vdekurve është 3313. Po them i të verifikuarve sepse ka shumë më shumë të prekur nga viroza por që nuk ju bëhen testimi. Testohen për momentin ata të cilët janë të ndikuar nga viroza dhe do të trajtohen/mjekohen në spital dhe kryesisht, në kohën e fundit edhe i personelit që punon me të moshuarit.  Ndërkaq numri i të vdekurve është 3313 dhe nga ky numër rreth 90% janë mbi moshën 70 vjeçarë ndërsa 70% mbi moshën 80 vjeçare. Në ndërkohë që edhe shumica kanë ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese apo edhe një numër mjaft i konsideruar i të vdekurve kanë qenë në fazën terminale të jetës së tyre. Nuk ka të vdekur nën moshën 20 vjeçare dhe mes moshës 20-29 vjeç kanë vdekur 7 pacientë. Pandemia sipas raporteve të fundit ka një trend të rënjës edhe të të infektuarve por edhe të të vdekurve.  Mobilizimi ekziston që edhe po që se pandemia zgjat shteti është i përgatitur sepse edhe siç po shprehen ekspertët pakëz me shaka po thon se jemi të përgatitur për maraton dhe jo vetëm për një ”sprint”. Kur arrijmë në përfundim të kemi edhe energji për të vazhduar më tutje. Për rihapjen Suedisë nuk i duhet shumë sepse edhe nuk është që ka mbyll shumë aktivitete. Akoma janë të rezervuar për këtë. Bashkëkombësve  tanë në USA dhe lexuesve të gazetës Dielli u rekomandoj: veproni me kokë të ftohtë, zemër të nxehtë dhe duar të pastra/ dezinfektuara gjithnjë me shumë kujdes dhe me solidaritet për njëri-tjetrin. 

Filed Under: Featured Tagged With: Dr.Refet Nura, Sokol Paja, Suedi

Një trandje e bukur

May 16, 2020 by dgreca

Shkruan: Bajame Hoxha – Çeliku-Bruksel/ Kur ngrihet njeriu në mëngjes nuk e di përveçse planeve, se çfarë tjetër i del përpara papritur. Kjo botë është e mbushur me surpriza të gëzueshme, por nga një herë dhe nga ndonjë surprizë jo e pëlqyeshme, që s’do ta doja kurrë në se ajo do më shqetësonte sadopak, apo të më ri sillte një dhimbje tashmë të larguar. 

         Ecja me hap të lehtë e futur në botën time mbase dhe po meditoja për të harruar vetminë e asaj dite të nxehtë. Ashtu dashje pa dashje, të shoqërojnë shumë kujtime të cilat mbartin hidhërime apo poshtërsi që njeriun e dëmtojnë keq. Por ka të tjerë që t’i lehtësojnë dhimbjet, të largojnë stresin, dhe ti pikërisht për këtë ke aq shumë nevojë. Shpirti do sinqeritetin, të bukurën, humanen, bujarinë e shumë gjëra të tjera të cilat janë pjesë e jetës. E futur në vetminë time, veshi s’po reagonte ndaj zhurmave që më rrethonin. Rrugët e baret ishin të mbushura plot nga të rinjtë që gumëzhinin atë ditë grupe, grupe.

         – Ama, Ama, Ama Çeliku! 

Ndalova. Pa e kthyer kokën ndjeva një dorë të binte mbi supin tim e dora tjetër e personit kishte nën sqetull një libër që nga vështrimi im rrëshqitës munda të lexojë një pjesë të kopertinës aq sa dukej jashtë sqetullës së të panjohurës.

         – Dhe surpriza s’kanë të sosur ia ktheva unë, akoma pa e parë në fytyrë.

         – Çfarë ke? S’po më njeh? 

E vështrova, ishte një grua e re, e shkathët dhe dukej shumë e dashur se çdo çast e shoqëronte me një buzëqeshje të ëmbël. Sakaq librin që kishte nën sqetull me vrull ma futi në çantë sikur e kishte të vjedhur e mos ta shikonte tjetër njeri.

         – Jo, po kaq në befasi më ke kapur sa… s’po e mbledh dot mendjen. Gjërat rrodhën kaq shpejt sa…nuk po kap dot kohën ku jemi njohur…

         – Mos e vra mendjen, – më tha – dhe më qëlloi lehtë në shpatull- jam Lida, më harrove se sa herë kemi udhëtuar në të njëjtin autobus? Ti rrije gjithmonë me Ketën. Të kujtohet provimi i letërsisë kur profesori na shkroi një poezi në dërrasë, pastaj u kthye nga ne dhe tha:

         – Ky është provimi për sot! Gjeni çfarë ka dashur të thotë autori.- Ne ngrimë të gjithë. Unë sidomos nuk ja thosha poezisë po diçka bëra sa për të marrë një notë kaluese. Nuk e harroj kurrë, në atë provim mora shtatë. Por ama mbeta shumë e kënaqur. Ah! Ishte vërtetë një ditë e bukur tamam si sot me plot surpriza! Si e dhamë provimin zbritëm poshtë në katin përdhes të godinës së universitetit dhe si gjithmonë u bëmë tok të gjitha ne Lushnjaret. Filluam diskutimet rreth provimeve ku mua s’po më hiqej nga mendja provimi. Frika se ndoshta nuk kisha katranosur gjë dhe e fundit, nuk e dija se çfarë kisha shkruar. E mbaj mend mirë, vetëm unë flisja,  flisja vetëm për provimin tim. Pikërisht për poezinë. Koha po ikte dhe unë s’po pushoja, isha kthyer në një potere të padurueshme. Atëherë ti Ami, kur vure re se unë e teprova, më pyete:

         – Si e kishte titullin poezia, se na vdiqe?

         – “Dimër ”- t’u përgjigja unë.- por ti s’e shtyve më tej por unë u bëra aq pengesë sa midis euforisë sime u ngrit diskutimi në qiell. Secila nga vajzat donte ta merrte fjalën, e të tregonte diçka nga klasa e saj, sepse nuk ishim as të një viti e kështu provimet i kishim të ndryshme. Por unë kisha mësuar aq shumë sa u demoralizova një çast,  se kurrë nuk më kishte shkuar mendja se profesor Dulla, do t’na jepte provim një poezi, e çuditshme! Pa pritur mes asaj zhurme të madhe ti mu drejtove përsëri:

         – Moj na çmende! Ndrysho temë! Po na thuaj të paktën, kush ishte autori i asaj poezie? Dua të them: kush e ka shkruar. Të lutem, ma përsërit edhe një herë titullin? 

         – “Dimër 91”. Ti përsëri heshte dhe po mateshe të niseshe duke tërhequr Ketën, nga e cila nuk ndaheshe. Por kur e pe se dhe Keta, po pengohej prej meje e s’po të ndiqte dot, ti u ktheve përsëri dhe mu drejtove:

         – S’na the moj vajzë e mirë…autorin e poezisë së famshme që të paska ngacmuar kaq fort…

         – Një…një… Bajame Hoxha – Çeliku. Po, po, jam e sigurt, nuk gaboj. E njeh ti? 

Ti në vend që të më thoshe: po ose jo, ia shkrepe një të qeshure me të madhe sa kishe në kokë:

         – Hahahaha! – u dëgjove në të gjithë ambientin. Ne ngrimë të tëra, ç’ishte me ty kështu? Çfarë të bëri të shpërtheje papritur në një të qeshur kaq të pakontrolluar? Por që e qeshura është një shenjë e mirë, këtë e dinim.

Ç‘ kishte ndodhur? E qeshura jote çuditërisht nuk mbaronte, përfshiu të gjithë auditorin po edhe ne pas teje nisëm të qeshnim ashtu kot, pa ditur pse. Por Keta që ishte në krahun tënd të djathtë, midis atij gazit tonë, kishte ngritur gishtin e madh të dorës së djathtë dhe po e tundte në drejtimin tënd. Askush s’po fliste, askush nuk kuptonte. Po qeshnim pa pushim dhe po vështronim Ketën, e cila për minuta të tëra vazhdonte të tundte gishtin drejt gjoksit tënd. Në momentin kur edhe gishti i Ketës u lodh, mblodha mendjen e t’u drejtova me ton e me çudi:

         – Moj! Ti je Bajamja?! Ti je… Bajame Hoxha? Uau! Po pse moj nuk na tregove gjatë udhëtimit në mëngjes?

         Unë të pyesja por ti s’më përgjigjeshe sepse s’të linte gazi, qeshje me zë e me lot. Por Keta, po e aprovonte me kokë që ishe vërtet ti. Ishte bukur, ishte një surprizë e bukur, apo jo Ami?

         – Epo më mëso emrin e vërtetë, jo gjithnjë më hyn në punë një emër anonim. 

          – Oh, po, kështu të thërrasin mbesat, kështu të thërras edhe unë. Të kujtohen të gjitha këto?

         Pas gjithë këtyre kujtimeve u ulëm diku dhe porositëm nga një kafe. Kur gjuhët tona u zgjidhën edhe bisedat  aq të ngrohta morën drejtime të ndryshme, u ndjemë rehat në praninë e njëra tjetrës. Aty kujtuam me nostalgji vitet e shkollës, të shoqërisë, të punës e mbi të gjitha biseda jonë u përqendrua më në fund rreth qytetit të Lushnjës, ku në të cilin, ishim rritur e formuar.

B.H

Filed Under: ESSE Tagged With: Bajame Hoxha-Celiku

Vaccine Search Progress gives us Hope

May 16, 2020 by dgreca

By Pashko CAMAJ/

As we move into the warmer spring days of the northern hemisphere, the battle against Covid-19 continues to be main storyline across the globe. Day after day, as we listen, watch, or read these stories, we hope. In ongoing battles against viral infections, as in the case of Covid-19 pandemic, we look for ways to stay healthy, become immune, and defeat this invisible enemy. Immunity to microbial infections occurs in two ways: through natural infection or through vaccination. Naturally, immunity to these microbes can occur when many people become infected, survive, and become immune to the virus. This in epidemiology is known as “herd” immunity and occurs when 60-80% of the population is infected with the virus, which would mean about 200-280 million people, in the United States alone.  As for information, with a “mortality rate” for Covid-19 of about 1%, that would mean more than two million deaths in the United States alone. Can we, as a nation, or any country in the world, hope to defeat Covid-19 through “herd” immunity and through widespread infection? The response is of course, a resounding NO, we cannot rely on “herd” immunity as the principal mechanism of cure for the ‘plague’ of the 21st century. So, we have only one viable option, to find the vaccine and produce it as soon as possible!

Progress in the vaccine research:

As of last week, over 80 candidates for the Covid-19 vaccine are being studied around the world, most of whom are still in the early stages of testing. The good news is that six of them have reached clinical trials and they are being tested in humans. Several vaccines for candidates undergoing clinical testing include two in the United States, one in Britain, one in the EU and four in China. These tests are in relatively early stages (tested on a small number of people) and none have yet reached the third stage, in which the vaccine is tested on many people. This stage of testing will tell us if the vaccine works, and what is most important, whether it is safe to use in humans, without adverse effects on our health. In the US, there is evidence of vaccines being developed at NYU Grossman School of Medicine and Maryland University, Rochester University School of Medicine and Cincinnati Central Hospital. In addition, tests are being conducted by Pfizer Pharmaceuticals and a German biotech company, BioNTech, with 200 participating patients. These studies are generating optimism that a safe and an effective vaccine against Covid-19 may be in use by the end of the year. If these tests prove successful, Pfizer plans to use its three countries, in the US, to mass-produce the vaccine, to produce millions of doses of vaccines in 2020, and hundreds of millions more in 2021.

How the vaccine works:

The vaccine has a simple function: it gives our body instructions on how to make proteins that will trigger reactions to microbes after being exposed to them. It works by ‘training’ our immune system to recognize and fight viruses or bacteria. To do this, small molecules of viruses must be injected into our body to trigger body’s immune response. These tiny protein molecules are called antigens, and they are present in all viruses and bacteria. Injecting these antigens into the body, our immune system learns to recognize them as ‘invading enemies,’ produce antibodies against them, and create a ‘memory’ for the future. If we are expose to these germs again, our immune system will recognize them as enemies, immediately and aggressively attack them before they spread to our body and cause diseases. The U.S. Food and Drug Administration, which oversees the production of vaccines and their overall safety, will have the final say on the safety and effectiveness of the vaccine. They are currently reviewing the scientific process, as well as ethical questions that may need to be addressed during the rapid development of the Covid-19 vaccine.

Light at the end of the long tunnel:

While progress in the vaccine development is promising across the globe, importantly, scientific activities that seek to cure infected patients are also promising. Research on antibodies that can be used as prophylactic treatment for people who have been exposed to Covid-19 is showing promising results. The use of antibodies may prove to be effective and fast in the fight against the corona virus, until the vaccine is produced. Thus, we continue to wait, watch, listen and hope!

Filed Under: Analiza Tagged With: Pashko camaj, Vaccine

Kur shkruan për veten


May 16, 2020 by dgreca


Nga Astrit Lulushi/

Në prag të ikjes vjen tundimi për t’i treguar vetes një histori – të vërtetën e saj jo se nuk e di, por duhet të shkruash një vetë-biografi – për të rrumbullakosur skajet, për të pakësuar dështimet e humbjet, për t’i shtuar emrit heroizma, qofshin edhe ngjarje të rreme, të mërzitshme a të zakonshme.
Të gjithë e dinë atë histori lufte për madhështi, nga ku njeriu doli ngadhnjyes kundër të gjitha punëve dhe e vendosi veten në krye të atyre që s’ishin atëherë, e s’janë më. Megjithëse sot e shtrirë përtokë e vetme, e kaluara rrotullohet e mbështjellë me ambicie, si me batanije të trashë leshi, që rëndon e nuk ndahet nga ëndrra. Është një lloj historie ku përfundimisht talenti bëhet identitet dhe arritja, pavarësisht se ku, bëhet vlerë. Të lëshuar me lehtësi janë streset dhe tundimet, ngërçet e stomakut dhe gabimet – të gjitha gabimet – që lihen të prehen në favor të suksesit të pretenduar. Ato ishin kohëra lënë mënjëanë, por jo harruar, por që nuk përfshihen më në diskutim; një lloj shmangie publike, kur turma e verbër ishte si lajmi i keq i rremë, që mashtronte, shkelte me këmbë aq shumë, aq rëndë, ndërsa njeriu nënkëmbë shihte më mirë se ata e mallkonte. Dhe pikërisht këto janë vetëm disa nga momentet që redaktohen më shumë e zbukurohen, për të shtuar pak lavdi nē librin e shkruar për veten me kujtime të imagjinuara të fryra.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, SHKRIMI PER VETE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT