• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2020

PAULIN MRNAÇAJ, HISTORIA E RRALLË

September 11, 2020 by dgreca

Paulin Mrnaçaj, historia a arratisjes, përndjekja nga Sigurimi dhe protestat për shëmbjen e komunizmit-

Nga Sokol PAJA*-

Historia e arratisjes së Paulin Mrnaçajt së bashku me familjen e tij nga përndjekja prej regjimit komunist, është një ndër historitë më komplekse dhe të rrezikshme të ndërmarra për kohën. Akti i arratisjes familjarisht i familjes Mrnaçaj nga Kelmendi drejtë Jugosllavisë, shkaktoi një tronditje të thellë për sistemin komunist të kohës. As rojet kufitare me pushkë në dorë, as qentë e kufirit, as telat me gjemba, as sigurimsat e bashkëpunëtorët e tyre në çdo cep të Shqipërisë nuk arritën ta ndalnin arratisjen e familjes Mernaçaj prej ferrit komunist.

Paulin Mrnaçaj u arratis kur ishte vetëm 3 vjeç nga Shqipëria. Familja e tij përbëhej prej 9 personave në kohën që u nisën në rrugën pa kthim në kërkim të lirisë. Në dhjetor të vitit 1959 familja Mrnaçaj kaloi kufirin shqiptar drejtë Malit të Zi. Arrestimi i xhaxhait të Paulin Mrnaçajt, Nikoll Mrnacajt më 1952 vuri në shënjestrën e hakmarrjes komuniste mbi gjithë familjen. Pas burgosjes së Nikollës, gjatë vitit 1959, komunistët po përgatisnin një tjetër arrestim mbi familjen. Mrnaçajt nuk kishin rrugë tjetër, ose persekutimin ose arratisjen.  Familja e Paulinit kaloi kufirin shqiptar në pikën kufitare Pshtan mbi Tamare dhe Triesh. Ishte mesnatë dhjetori. Mesnatë akull bore, ngrice e breshër i fortë. Një terren i tmerrshëm malor shkëmbor ku familja rrezikoi seriozisht jetën  për ti ikur persekutimit. Në kohën e luftës së klasave një gabim sado i vogël i një prej familjarëve, e paguante disa fish e gjithë familja. Komunistët përhapnin frikë, panik, dhunë, ndëshkim e viktima kudo. Me qëllim mbajtjen nën kontroll të malësorëve të Kelmendit, komunistët planifikuan një hakmarrje primitive ndaj Mrnaçajve. U përgatit plani i burgosjes totale dhe internim familjar. E vetmja zgjidhje ishte arratisja. Paulin Mrnaçaj tregon se pas arratisjes në Mal të Zi, në fshatin Triesh dajat e babës së tij i strehuan dhe u erdhën në mbështetje. Për shkak të kohës së keqe gjatë arratisjes, Paulini luftoi me jetën disa javë pasi pothuajse u ngri fizikisht si pasojë e kushteve të tmerrshme atmosferike për një fëmijë 3 vjeçar. Paulini në rrëfimin e tij na tregon se familja u arratis me gjithë gjënë e gjallë e çdo gjë që kishin nga  frika se çfarë i priste matanë kufirit. Në Mal të Zi iu dorëzuan ushtrisë dhe familjarisht jetuan 8 vjet. Xhaxhai i tij Pjetri ishte i pari familjar që erdhi në USA. Më pas erdhi e gjithë familja e Paulinit në New York në shtator të vitit 1967.

Paulin Mrnaçaj  filloi në vitin 1981 radioprogram shqip në New York, Zëri i rinisë shqiptare në mërgim. Të gjitha informacionet që transmetonte radio kujton Paulini ishin rreth çështjes shqiptare në Kosovë, Mal i Zi e Maqedoni, kudo kishte shqiptar zëri i Radios shkonte aty. Kryelajm në këtë radio kujton Paulin Mrnaçaj ishte arratisja e njerëzve prej ferrit komunist. Sigurimi i shtetit për shkak të veprimtarisë së tij mediatike e kërcënoi me jetë Paulinin nëse kthehej në Shqipëri. Prej vitit 1989-1991 për çdo të shtunë Paulini familjarisht ishte në krye të komunitetit shqiptar që demonstroi kundër regjimit komunist pranë misionit diplomatik shqiptar dhe Kombeve të Bashkuara, me qëllim rrëzimin e komunizmit në Shqipëri dhe demaskimin e krimeve para syve të botës e mediave ndërkombëtare që përcillnin rregullisht protestat e shqiptarëve. Gjatë transmetimit në radio, kujton Paulini, sigurimi i shtetit na telefononte në radio dhe kërcënonte për mbyllje prorami. Ndaloni transmetimet se jeni të dënuar për vdekje-thuhej në kërcënime tregon Paulin Mrnaçaj por kjo gjë na motivonte më shumë, kujton ai.

Vrasja e Dom Shtjefen Kurtit prej komunistëve se pagëzoi një fëmijë u bë kryelajm botëror dhe irritoi fort edhe komunitetin shqiptar në New York të cilët të udhëhequr prej Dom Zef Oroshi bashkë me klerikë myslimanë, ortodoksë dhe bektashi në Manhatan, protestuan fuqishëm para selisë konsullore shqiptare në New York. Sa herë protestonim kujton Paulini, Sigurimi dhe Diplomatët na godisnin me vezë nga pallati ku banonin dhe me sende të forta. U desh policia e New York të dilte dhe ti kërcënonte me arrestim në mënyrë që ata të ndalnin kërcënimet e gjuajtjen me sende ndaj  nesh. Përgjatë zhvillimit të protestave dhe aktiviteteve në komunitet, Sigurimi rekrutonte dhe joshte njerëz e inskenonte ngjarje të shëmtuara në komunitet, kujton Paulini. Sapo ra komunizmi, kur babai i Paulinit, Marash Mrnaçaj po përgatitej të vizitonte Shqipërinë, Paulinin një mik e lajmëroi se nëse kthehej në Shqipëri do hakmerreshin ndaj tij. Përndjekja prej sigurimit ndaj familjarëve ka qenë e tmerrshme kujton Paulini. Burgim, survejim, internim dhe presione të vazhdueshme, humbje e së drejtës së studimit, luftë e tmerrshme dhe diskriminuese e klasave, konfiskim pasurie etj. Familjarisht tregon Paulin Mrnaçaj jemi çliruar kur komunizmi ra në Shqipëri pasi ne dhe njerëzit tanë kanë vuajtur një përndjekje e kërcënim disa vjeçar prej sigurimit të regjimit komunist. Marash Mrnaçaj, babai i Paulinit pak para vdekjes i ka lënë amanet: “Mos t’ju dhimbset gjaja e jeta për kombin, për atdheun, për bashkëatdhetarët tuaj. Kujtoni sa kemi vuajtur. Mos kurseni asgjë në ndihmë të shqiptarëve.  Kurdoherë që kombi t’ju thërrasë të jeni gati për atdheun”.

Duke perkujtuar Diten e Lirise Shqiptare ne New York…

Paulin Mrnaçaj në vitin 2014 u rikthye në Shqipëri pas arratisjes 55 vjeçare. Ai vizitoi vendlindjen, kujtimet e prindërve dhe të një foshnje tre vjeçare. Një ritakim malli, nostalgjie e kujtese. Një vizitë që e rilindi në shpirtin e vrarë prej regjimit komunist. Në vizitën e parë Paulin Mrnaçaj vizitoi disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë si Shkodër, Tiranë, Elbasan, Lezhë, Laç, Durrës duke u magjepsur prej atdheut të tij.  Ai tregon se ishte tmerruar  kur i kishin rrëfyer për krimet e komunizmit ndaj popullsisë civile të pafajshme dhe i dukej një çmenduri administrimi komunist i vëndit duke ndërtuar burgje, bunker e qëndra zjarri për të luftuar me armiq imagjinarë. Shqipëria  u përgatit për të vrarë armikun dhe kur armiq nuk kishte, sistemi i çmendur komunist vrau popullin e tij të pafajshëm. 

Shënim: Paulin Mrnaçaj është anëtar i Këshillit të Vatrës…

Nik Mrnacaj, vellai i Paulinit, eshte kthyer ne simbol lirie.
Tek varri i Mithat Frasherit me axhen Pjeter e nipin Mark Mrnacaj.
Gjate vizites se kryetares se Autoritetit te Dosjeve te Ish Sigurimit te Shtetit ne Familjen Mrnacaj.

Filed Under: Emigracion Tagged With: HISTORIA E RRALLË, PAULIN MRNAÇAJ, Sokol Paja

Serbia-Kosovo Agreement Falls Far Short Of Ending Their Conflict

September 11, 2020 by dgreca

By Alon Ben-Meir-

The recent agreement between Kosovo and Serbia, brokered by the US, to normalize economic relations between the two countries fell short of the needed reconciliation process that would lead to full recognition of Kosovo’s independence by Serbia. Some elements of the economic normalization agreement are positive, including operationalizing the peace highway and the rail link between Pristina and Merdare, sharing Gazivode/Ujmani Lake and exploring its use as a reliable water and energy supply, and receiving financial support from the US International Development Finance Corporation and Export-Import Bank of the United States (EXIM) for the above. These and other projects will create job opportunities for several thousand Kosovars and alleviate some of the economic hardship in the country.
Sadly, the agreement will prove to be superficial not only because it does not require Serbia to recognize Kosovo at one point in the future, but it does not even commit Serbia to renounce, once and for all, its illegitimate de-recognition campaign against Kosovo. The fact that Serbia agreed to “refrain from formally or informally requesting any nation or International Organization not to recognize Kosovo [Pristina] as an independent state” amounts to no more than lip service. Belgrade knows that Russia will veto any UNSC resolution to recognize Kosovo, which is the most important international body.
What is also disturbing is that there are a number of side-shows in the agreement designed to boost Trump’s standing in his struggle for reelection that have little or nothing to do with the Serbia-Kosovo conflict. This includes mutual Israeli-Kosovo recognition, which requires Pristina to open its embassy in Jerusalem, to which the EU sternly opposes, and agreeing to designate Hezbollah as terrorist organization. Furthermore, apart from these sidebars, there isn’t anything in the agreement that wasn’t already in the works or fully agreed to prior to US involvement. Finally, the agreement is not a treaty; either country can walk away from it without any penalty.
Customarily, Trump is fixated on economic development as if it were a panacea that can resolve all conflicts, irrespective of history, the psychological dimension (which continues to haunt Kosovo in particular), and the prevailing adversarial political environment they have been living with and continue to embrace. The Israeli-Palestinian conflict offers one example. At an economic summit in Bahrain, it was agreed that the Palestinians would be provided with a massive economic package as a part of the process to lead to peace; however, it fell flat on its face as it ignored past and current economic relations between the two sides, and did nothing to resolve their conflict.
The conflict between Serbia and Kosovo is deeply imbedded in their psyche, and as long as historic reconciliation is absent, no amount of economic normalization will mitigate deep-seeded distrust and their fundamental demands. To end the conflict there indeed must be a process of reconciliation, and economic normalization is only one of several prerequisites for such a process to succeed.
The process of reconciliation, however, must be anchored on Serbia’s permanent renunciation of its de-recognition campaign against Kosovo. To simply suspend such a campaign for a year, as stipulated in the agreement, demonstrates Serbia’s lack of commitment to recognize Kosovo now or at any time in the future.
Kosovo’s Prime Minister Hoti made a terrible mistake by not making this requirement a prerequisite to any agreement with Serbia. Indeed, what is the point of developing economic relations when Serbia can after one year resume its de-recognition campaign? Hoti’s failure to insist that on this requirement makes a mockery of the whole agreement, which benefits Serbia economically without requiring it to make the commitment (central to reconciliation and building trust) to end its sinister campaign. Economic normalization should be treated only as a first step in a process of reconciliation, which must be based on the following to lead to mutual recognition:

First: People and goods should be allowed to move freely across the border in both directions to increase people-to-people interactions, which will gradually help heal wounds and nurture mutual trust. Serbians who have habitually looked down on Kosovar Albanians need to reorient themselves to the new realty. Equal treatment of their neighbors is central to reconciliation, especially because Serbia is larger, more affluent, and superior to Kosovo militarily. Kosovo cannot negotiate from a position of weakness and make any significant concessions without public outrage.

Second: A free trade agreement is vital not only to expand and improve relations from which both sides can greatly benefit, but to maximize efficiency and production of items uniquely designed for export to the other. Moreover, without tariffs on all imported goods, they would become more affordable and receive greater demand. The imposition of a 100 percent tariff on Serbian goods imported to Kosovo, which has since been lifted, offers an abject experience from which both countries should draw an instructive lesson.

Third: Serbia must admit to and accept responsibility for the war crimes it committed against Kosovo during the war in 1999. Without such an admission, no economic normalization or any other interaction on any socio-political levels can be sustained. Serbian atrocities and the horror Kosovar Albanians endured during the war will not fade away simply because of economic normalization. Serbia should borrow a page from Germany. Had Germany not admitted to the crimes against humanity it committed during World War II, it would have never been able to move past the horrifying, historic stain, let alone integrate into the European community and become one of the top leaders of the EU.

Fourth: EU observers must be involved in the process of “locat[ing] and identify[ing] the remains of missing persons…and identifying and implementing long-term, durable solutions for refugees and internally displaced persons” as stipulated by the agreement to ensure that this lingering and painful residue of the war is addressed, which is essential to reconciliation. Serbia has been reticent in this regard in the past, fearing that the uncovering of mass graves would provide further proof that it in fact committed war crimes on a large scale. Oversight is necessary to ensure the past is uncovered and wounds can begin to heal.

Fifth: Following this process, Serbia must commit to recognize Kosovo as an independent state within three to four years, during which many of the conflicting issues should be resolved through direct negotiations. When deadlocked, the EU would mediate any disagreement, especially because both countries want to integrate into the EU. Ending their conflict with the EU’s input would help facilitate an agreement, which is a precondition to integration.

In the final analysis, Serbia must accept the irreversible reality of Kosovo as an independent state and that there is nothing it can do to change that reality. Over 110 countries have recognized Kosovo, including the US and a majority of EU member states. It is time for Belgrade to stop dreaming about Kosovo as if it still is or can be restored as one of its provinces.

Serbia, just like Kosovo however, knows well that its future security and prosperity lay with the EU. Entering into good-faith negotiations to settle their conflicts with the objective of reaching mutual recognition will open up a new horizon for both countries, where they can grow and flourish and give the new generation a hopeful future instead of remaining enslaved by the past.

Filed Under: Politike Tagged With: Alon Ben-Meir, Serbia-Kosovo Agreement Falls

CORRUPTION – A CONTINUING PROBLEM FOR DOING BUSINESS IN ALBANIA – DOS REPORT

September 11, 2020 by dgreca

by Rafaela Prifti-

The newly released report by the Department of State on the Investment Climate in Albania cites corruption, “particularly in the judiciary, a lack of transparency in public procurement, and poor enforcement of contracts as continuing problems in Albania.”  With regard to foreign investment laws, “US investors receive national treatment and most-favored-nation treatment” pursuant to the 1998 U.S.-Albanian Bilateral Investment Treaty. Yet, the review asserts that U.S. investors are challenged by corruption and the perpetuation of informal business practices. “Several U.S. investors have faced contentious commercial disputes with both public and private entities, including some that went to international arbitration,” according to the document. Without providing the name of the business, the statement indicates that in 2019 and 2020, a U.S. company’s attempted investment was allegedly thwarted by several judicial decisions and questionable actions of stakeholders involved in a dispute over the investment. Such practices have negatively impacted US investments because, based on the Bank of Albania data, “Switzerland, The Netherlands, Canada, Turkey, Austria, and Greece are the largest sources of Foreign Direct Investment”, while “investments are concentrated in the energy sector, extractive industries, banking and insurance, telecommunications, and real estate”.  As the start of the EU accession negotiations loom large, the Department of State considers that “Albania must implement a number of reforms in the justice sector, adopt changes to its electoral code, advance efforts to support minority rights, reduce unfounded asylum claims in EU member states, and show tangible progress in its fight against organized crime and corruption.” While pointing out at some positive legislative steps to promote domestic and foreign investment such as Strategic Investment Law in 2015 and Technical Economic Development Areas -which is yet to begin-, the review indicates that “reports of corruption in government procurement are commonplace. The increasing use of public private partnership (3P) contracts has reduced opportunities for competition, including by foreign investors, in infrastructure and other sectors.  Poor cost-benefit analyses and a lack of technical expertise in drafting and monitoring 3P contracts are ongoing concerns. U.S. investors are challenged by corruption and the perpetuation of informal business practices.” Backing the perception of Albania by the foreign investors,  the country dropped seven places from 2018 in the International Corruption Index, and 19 spots in the World Bank’s 2020 Doing Business Survey.

According to the latest data: “Transparency International’s 2019 Corruption Perceptions Index ranked Albania 16th of 180 countries, a drop of seven places from 2018.  Consequently, Albania and North Macedonia are now perceived as the most corrupt countries in the Western Balkans. Albania also fell 19 spots in the World Bank’s 2020 Doing Business survey, ranking 82nd from 63rd in 2019. Although this change can be partially attributed to the implementation of a new methodology, the country continues to score poorly in the areas of granting construction permits, paying taxes, enforcing contracts, registering property, obtaining electricity, and protecting minority investors.”

The DOS recognizes the efforts by the Government of Albania to improve the rule of law and to reform the country’s judicial system as evidenced in the passing of constitutional amendments. It notes that these steps are underway and are expected to boost the investment chances going forward. “The implementation of judicial reform is ongoing, and its completion is expected to improve the investment climate in the country.”

 
The annual report, which include topics, like: Openness to Investment, Legal and Regulatory Systems, Property Rights, Transparency, Performance Requirements, State-Owned Enterprises, Responsible Business Conduct and Corruption, is prepared by economic officers at US embassies and missions in order to help US companies make informed business decisions. 

Direct Investment from/in Counterpart Economy Data (2018)
From Top Five Sources/To Top Five Destinations (US Dollars, Millions)
Inward Direct InvestmentOutward Direct Investment
Total Inward7,833100%Total Outward563100%
Switzerland1,50519%Kosovo33559.5%
Canada1,13914.5%Italy16529.3%
The Netherlands1,10514%United States213.7%
Greece90311.5%North Macedonia132.3%
Italy6177.9%Greece81.4%
“0” reflects amounts rounded to +/- USD 500,000.
Portfolio Investment Assets
Top Five Partners (Millions, current US Dollars) December 2018
TotalEquity SecuritiesTotal Debt Securities
All Countries846100%All Countries36100%All Countries810100%
Turkey18722%Turkey1747%Turkey17021%
Germany11713.8%Canada822%Germany11714%
Czech9911.7%The Netherlands822%Czech9912%
France728.5%The Bahamas25.5%France728.9X%
Italy475.5%Country #5Italy475.8%

Filed Under: Analiza Tagged With: albania, CORRUPTION, Rafaela Prifti

Si ta shohim 11 Shtatorin më 2020

September 11, 2020 by dgreca

Refleksione nga Rafael Floqi-

 “Sulmet e 11 shtatorit kishin për qëllim të thyejnë shpirtin tonë, shkruan ish-kryetari i Bashkisë të NewYork-ut, RudyJuliani.  Në vend të kësaj ne kemi dalë më të fortë dhe më të unifikuar. Ne ndiejmë përkushtim të përtërirë ndaj parimeve të lirisë politike, ekonomike dhe fetare, sundimit të ligjit dhe respektit për jetën njerëzore. Ne jemi më të vendosur se kurrë për të jetuar jetën tonë në liri”.

Sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit më 11 Shtator 2001 ishin të pashembullta. Më 11 shtator 2001, Amerika u ndryshua përgjithmonë. Kanë kaluar 19 vjet që kur dy aeroplanë goditën Qendrën Botërore të Tregtisë në NewYorkCity, por ajo ditë tragjike, e cila shërbeu si një provë e vërtetë e shpirtit amerikan, do të kujtohet gjithmonë. Jehona e këtyre sulmeve ndjehet ende edhe sot e jo vetëm në Amerikë. Sulmet e 11 shtatorit (shpesh të referuara si 9/11)  ishin një seri prej katër sulmesh të koordinuara terroriste nga grupi terrorist islamik al-Kaeda kundër Shteteve të Bashkuara në mëngjesin e së martës , 11 shtator 2001. Sulmet rezultuan në 2,977 viktima, mbi 25,000 të plagosur dhe pasoja të konsiderueshme shëndetësore afatgjata, përveç të paktën 10 miliardë dollarëve në infrastrukturë dhe dëmtime pronësore.  11 Shtatori është sulmi i vetëm vdekjeprurës terrorist në historinë njerëzore dhe incidenti i vetëm vdekjeprurës për zjarrfikësit dhe oficerët e zbatimit të ligjit në historinë e Shteteve të Bashkuara, përkatësisht me 343 dhe 72 të vrarë. 11 shtatori 2001, zbuloi heroizëm e njerëzve të zakonshëm që mund të kishin kaluar nëpër jetën e tyre kurrë nuk do të thirreshin për të demonstruar shkallën e guximit të tyre. Në këtë shkrim nuk do të ndalem aq në vet ngjarjen tragjike, pasi ajo e është e mirënjohur, por do të përpiqemi të analizojmë nëse ka  dhe si  ka ndryshuar qëndrimi i amerikanëve ndaj asaj ngjarje tragjike dhe terrorizmit sot.

“Koha po kalon. Megjithatë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të harrohet 11 Shtatori. Ne do të kujtojmë çdo shpëtimtar që vdiq për nder. Ne do të kujtojmë çdo familje që jeton në hidhërim. Ne do të kujtojmë zjarrin dhe hirin, telefonatat e fundit, funeralet e fëmijëve. ” Por a është e vërtetë dhe sa kjo thënie e presidentit George W. Bush edhe sot?

Si presidenti Donald Trump dhe sfiduesi demokrat JoeBiden do ta përkujtojnë 19 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Pensilvaninë rurale ku një nga avionët e rrëmbyer u rrëzua në një fushë, njoftoi të mërkurën fushata e Shtëpisë së Bardhë si edhe ajo e Biden.  Nuk ishte menjëherë e qartë nëse vizitat e tyre në memorialin në Shanksville do të mbivendoseshim. Por ndoshta do të jetë ngjarja kur të dy kandidatët do të jenë më afër me njëri-tjetrin në muaj.

Në ç’kushte ndodhi 11 Shtatori dhe çfarë ndryshoi ai ?

Pas rënies së Murit të Berlinit, Perëndimi sikur vendosi të pushojë. Politologu i njohur, FrancisFukuyama shpalli “fundin e historisë” dhe politikanët flisnin për “dividendët e paqes.”. Amerika i vuri vetes medaljen e “Hiperfuqisë”. Ish-armiqtë mund të futeshin në klubin perëndimor, nëse iu përmbaheshin rregullave; ose ata zmbrapseshin, anashkaloheshin nëse nuk do ta respektonin këtë.

Por pas fundit të Luftës së Ftohtë, SHBA-së i mungonte vullneti i veprimit, ashtu siç ndodhi pas Luftës së II Botërore. Atëherë Amerika krijoi me NATO-n, OKB-në, Bankën Botërore dhe strukturat e FMN-së për një rend të ri botëror. Asgjë nga këto nuk ndodhi në vitet 90-të. BillClintoni pas largimit nga Arkansasi në Shtëpinë e Bardhë mbeti disi provincial : Asnjë strukturë e re sigurie nuk u krijua në sferën veriore të globit, as luftim efikas i varfërisë nuk ndodhi në jug, për mbrojtje të klimës as që bëhej fjalë, edhe në Lindjen e Mesme nuk u vendos dot paqja.

Pastaj erdhi 11 Shtatori 2001 – sulmi i parë në tokën amerikane qysh nga “PearlHarbor”: një sulm sikur ra nga qielli si në kuptimin e drejtpërdrejtë edhe figurativ, dhe i gjeti amerikanët të papërgatitur, dhe  i ka bërë më të pasigurt -deri më sot. Një ditë që në shekullin e sapofilluar ende jehon sot . Apo siç e ka parashikuar edhe ish-kreu i CIA-s dhe gjenerali DavidPetraeus: “Lufta kundër terrorit do të zgjasë me dekada”. Por në ditët pas 11 shtatorit askush nuk e kuptonte këtë. Atëherë luftohej që bota të mos binte në recesion: Bankat Qendrore hapën portat që të derdhej paraja. Fillimisht me sukses, sepse bursat ruajtën stabilitetin. Por kur kjo tullumbace financiare plasi në vitin 2008. Uashingtoni u detyrua të emetonte më shumë para. SHBA u futën edhe më thellë në borxhe. Evropianët, japonezët dhe të tjerët ndoqën shembullin e tyre. Olimpiada e emetimit të parasë vazhdon ende sot. Politikanët shtyjnë me këtë strategji zgjidhjen e problemeve strukturore. Në të njëjtën kohë në SHBA u zvogëlua shtresa e mesme, niveli i jetesës së saj ra. Dhe sot Pandemia e koronavirusit po e çon botën në atë drejtim me trilliona dollarë të shpenzuar për t’u bërë ballë pasojave të mbylljes së vendit.  Sot duket se plani i OsamaBinLadenit duket se po del: Terroristi fanatik donte të rrënonte SHBA-së financiarisht, jo të fitonte ushtarakisht.

Presidenti Obamaqë pasoi nuk mësoi nga gabimet e paraardhësve: Ndërsa Presidenti Trump po i tërheq trupat amerikane përtej oqeanit ai ose i ka tërhequr plotësisht ose i ka reduktuar. Pse duhej të investojë Amerika në luftëra që nuk i fiton dot? Por edhe pas tërheqjes nga Iraku, kjo aventurë u kushton taksapaguesve amerikanë qindra miliarda. Çdo lloj fryrjeje e aparatit të sigurisë rrit edhe koston e shërbimeve sociale të ish-ushtarakëve – sigurimin shëndetësor apo pensionet.

Strategjia fituese e Trump për luftimin e terrorizmit

9/11 – ka qenë më shumë se një ngritje gishti e historisë. 11 shtatori ka qenë më shumë se një ditë që me luftën kundër terrorit vendosi motivin bazë për shekullin e ri. “Kur bëhet fjalë për terrorizmin, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur kombin tonë “. – tha Presidenti Donald J. Trump, në dhjetor 2017, kur lançoi një Strategji të re të Sigurisë Kombëtare që u përqendrua, pjesërisht, në luftimin e terrorizmit. Kjo ishte strategjia e parë e fuqishme dhe plotësisht e artikuluar e Shteteve të Bashkuara për antiterrorizmin qysh nga viti 2011. Administrata e përshkroi si një qasje të re për të luftuar dhe parandaluar kërcënimin terrorist në zhvillim, duke e bërë të qartë se ne do të marrim të gjitha hapat e nevojshëm për ta mbajtur Amerikën të sigurt. Strategjia e re përqendrohet në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara duhet për t’iu kundërvënë të gjithë terroristëve që kanë me qëllimin dhe aftësinë për të dëmtuar vendin tonë. Nëçdo miting elektoral Trump  përmend vrasjet e krye terroristëveAlBagdati ,gjen. KasemSulejmani dhe shkatërrimin e ISIS-it . Ajo strategji theksonte përdorimin e të gjitha mjeteve të Amerikës për të parandaluar dhe luftuar terrorizmit, duke forcuar qasjet ushtarake ndërsa jep një theks të ri mbi aftësitë jo-ushtarake. Strategjia synon tavendosë Amerikën në radhë të parë, duke theksuar kufijtë e fortë, forcimin e sigurisë në pikat e hyrjes, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe lehtësimin e gatishmërisë. Sidoqoftë, Amerika e para nuk do të thotë vetëm Amerika. Strategjia e re zotohet të zgjerojë partneritetin amerikan brenda dhe jashtë vendit për të inkurajuar ndihmën e partnerëve në aktivitetet kundër terrorizmit. Kjo përfshin punën me Aleatët dhe partnerët tanë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). “Komanda Qendrore dhe Komanda e Operacioneve Qendrore [Speciale] janë në qendër të luftës sonë kundër terrorizmit radikal islamik. Amerika qëndron me frikë nga guximi juaj. … ”

“Ne jemi kundër një armiku që feston vdekjen dhe adhuron plotësisht shkatërrimin – ju e keni parë atë. ISIS është në një fushatë gjenocidi, duke kryer mizori në të gjithë botën. Terroristët radikalë islamikë janë të vendosur të godasin atdheun tonë siç bënë më 9/11; siç bënë nga Bostoni në Orlando, në San Bernardino. Dhe në të gjithë Evropën, ju keni parë atë që ka ndodhur në Paris dhe Nice”, tha 6 shkurt 2017, Presidenti Trump  në një fjalim për Përfaqësuesin e Koalicionit dhe Komandantët e Lartë të SHBA

“Kështu që sot, ne u japim një mesazh në një zë shumë të unifikuar: këtyre forcave të vdekjes dhe shkatërrimit, Amerika dhe aleatët e saj do t’ju mundin. Ne do t’i mposhtim ata. Ne do të mposhtim terrorizmin islamik radikal dhe nuk do ta lejojmë që ajo të zërë rrënjë në vendin tonë. Ne nuk do ta lejojmë atë. “

Falë udhëheqjes së Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara kanë përshpejtuar përpjekjet për të mposhtur terroristët dhe për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga kërcënimet globale. Nën Presidentin Trump, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët globalë kanë shkatërruar ISIS-in dhe e kanë shtyrë grupin në prag të zhdukjes në Irak dhe Siri. Pothuajse i gjithë territori i mbajtur më parë nga ISIS është rimarrë. Më shumë se 7.5 milion njerëz janë çliruar nga sundimi gjakatar i grupit. Me nxitjen e Presidentit Trump, anëtarët e NATO-s ranë dakord të forcojnë veprimet dhe aftësitë e antiterrorizmit të aleancës.

Si ta studiojmë 11 Shtatorin sot ?

“Kanë kaluar 10-të vjet që kur një mëngjes i përsosur i qiellit blu u kthye në netët më të zeza. Që atëherë ne kemi jetuar në diell dhe në hije, dhe megjithëse nuk mund ta shohim kurrë atë që ka ndodhur këtu, ne gjithashtu mund të shohim se fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre janë rritur në të rinj e të reja, nipërit e mbesat janë lindur dhe punët e mira dhe shërbimi publik kanë marrë rrënjë për të nderuar ata që kemi dashur dhe humbur, kujtonte me rastin e 10-vjetorit ish- kryetari i Bashkisë së NewYork-ut , Mike Bloomberg.

Historianët në përgjithësi shqyrtojnë kontekstin gjatë gjithë kohës, kur përpiqemi të kuptojmë ndërlikimet e së kaluarës. Por ne të tashmen në të cilën jetojnë të rinjtë tanë. Studentët që lexojnë librat tanë shkollorë dhe të cilët ne i mësojmë në klasë janë shumë larg nga 9/11. Ata nuk mbajnë mend asnjë nga ajo ditë; ata nuk ishin lindur atëherë.

Ata gjithashtu përballen me një kontekst ndjeshëm të ndryshëm. Në luftën kundër terrorizmit, Afganistani sot është bërë lufta më e gjatë e Amerikës me 19 vjet dhe grupi i Shtetit Islamik ka zëvendësuar al-Kaidën si kërcënimin më të frikshëm. Ajo që na bashkonte dikur tani shpesh na ndan ndërsa luftojmë për trashëgiminë e Aktit Patriotik, kuptimin e imigracionit dhe krizën në rritje të refugjatëve. Sot ndoshta duhet të mësojmë dhe ta analizojmë 11 Shtatorin me perspektivën që vjen nga distanca, siç mësojmë për Luftën Civile ose sulmin japonez në PearlHarbor.

Ne duhet të shqyrtojmë 11 Shtatorin me thjerrëzat e forta të historisë. Kjo kërkon një llogari dhe analizë të shkaqeve dhe pasojave dhe një vlerësim të rrethanave gjithnjë e më të ndërlikuara me të cilat jemi përballur që prej asaj kohe.

Donald Trump emërohet për çmimin “Nobel” për Paqen

Ndërkohë Donald Trump është emëruar për çmimin “Nobel” për Paqen, për vitin 2021. Zyrtarizmi erdhi nga një anëtar i parlamentit të Norvegjisë, që vlerëson presidentin amerikan për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. “Mendoj se Trump ka bërë më shumë përpjekje se çdo kandidat tjetër për të sjellë paqe mes shteteve”, konfirmon propozuesi KristianTybringGjede. “Duke parë që duhet të pritet që edhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme të ndjekin shembullin e Emirateve, kjo ujdi mund të jetë pikë kthese që transformon Lindjen e Mesme në një zonë prosperiteti dhe bashkëpunimi”, shkruhet në letrën mbështetëse të kandidaturës për Trump.

Mbesa e BinLadenit : Vetëm Trump mund ta shpëtojë vendin nga terrorizmi

Nëse Donald Trump nuk zgjidhet në zgjedhjet presidenciale në nëntor, Shtetet e Bashkuara mund të drejtohen drejt një sulmi tjetër terrorist të frymëzuar nga 11 shtatori, tha mbesa e OsamaBinLaden në intervistën e saj të parë  të hënën. NoorBinLadin, mbesa e organizatorit të tmerrshëm të sulmeve të 11 shtatorit, i tha gazetës “The NewYork Post” se vetëm Presidenti Donald Trump mund ta shpëtojë vendin nga aktivitetet terroriste, ndërsa ISIS lindi dhe u zgjerua kur Obama dhe Biden ishin në pushtet. 33-vjeçarja e cila ka qenë gjithmonë një mbështetëse e flaktë e Trumpit pretendoi se të majtët në Amerikë gjithmonë kanë qenë në linjë me radikalizmin. Kur Obama ishte në pushtet me Biden në krah, ata e lanë ISIS-in të depërtonte në Evropë, tha ajo. Ai duhet të rizgjidhet,”tha ajo, duke shtuar se rizgjedhja e Trump është” jetike për të ardhmen e jo vetëm Amerikës, por civilizimit perëndimor si një e tërë “.

Trump në Pensilvani për të nderuar jetët e humbura

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, JuddDeere, tha se presidenti dhe zonja e parë Melania Trump do të vizitojnë vendin e rënies se avionit “për të nderuar dhe kujtuar jetën e humbura” më 11 shtator, 2001. Trump pritet të flasë, megjithëse Shtëpia e Bardhë në përkujtimin e planifikuar. Është hera e dytë që Trump do të shënojë 11 Shtatorin me një vizitë në atë vend. Ai vizitoi Pentagonin në 2017 dhe 2019. Dhe kjo në kohën e polemikave që shkaktoi një artikull i revistës së majtë “The Atlantic” me citime nga burime anonime që akuzojnë Trump se ai nuk nderoi të rënët amerikanë të Luftës së Parë me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të saj në Paris vitin e kaluar.

Sot në librari thyejnë rekorde librat me prognoza për rënien e Amerikës. Dhe librat kundër Trump vetëm këtë muaj janë gjashtë,  por terrori në Amerikë tani buron nga  brenda. 

Terrorizmi islamik dhe terrorizmi  i brendshëm i krahut të majtë

Ndërsa përplasjet e dhunshme janë përshkallëzuar midis protestuesve të djathtë dhe të majtë në qytetin amerikan të Portland, Presidenti Donald Trump ka mprehur retorikën e tij kundër asaj që ai e quan “ekstremizmi i dhunshëm i krahut të majtë” që përfshinë qytetet amerikane.Në një intervistë këtë javë, Trump aludoi për “banditë të veshur me […] uniforma të zeza me veshje” që fluturonin nëpër vend, të cilin Zëvendës Presidenti Mike Pence u përpoq më vonë të sqaronte, duke thënë ka diçka që po ndodh këtu, ku e majta radikale, këta anarkistë dhe Antifa po lëvizin njerëzit nëpër vend.  Kjo vjen pasi Prokurori i Përgjithshëm i SHBA WilliamBarr pretendoi se lëvizja e majtë, antifashiste Antifa ishte e përfshirë në terrorizëm të brendshëm dhe “do të trajtohet në përputhje me rrethanat”. Trump gjithashtu është zotuar ta konsiderojë Antifa një organizatë terroriste. Hulumtimet tregojnë se kërcënimi i paraqitur nga grupet ekstremiste të ekstremit të majtë tejkalon shumë atë të grupeve të tjera, përfshirë rrjetet e krahut të djathtë dhe sulmuesit të frymëzuar nga ekstremizmi islamik.Presidenti Donald Trump qëndroi në epiqendrën e shpërthimit të fundit mbi padrejtësinë javën e kaluar Kenosha, Wisconsin ku mbështetiplotësisht anën e zbatimit të ligjit, duke fajësuar “terrorin shtëpiak” për dhunën.Trump e deklaroi dhunën “anti-amerikane”. Ai nuk përmendi JacobBlake, i cili mbeti i paralizuar pasi u qëllua në shpinë shtatë herë nga një oficer javën e kaluar në Kenosha.Sapo mbërriti në qytet, një vizitë e bërë mbi kundërshtimet e udhëheqësve shtetërorë dhe lokalë, Trump vizitoi mbetjet e djegura të një blloku të rrethuar nga dhuna dhe zjarri. Me aromën e tymit ende në ajër, ai u foli pronarëve të një dyqani shekullor që ishte shkatërruar dhe vazhdoi të lidhte dhunën me Demokratët, duke fajësuar ata që ishin në krye të Kenosha dhe Wisconsin, ndërsa ngriti paralajmërime apokaliptike nëse partia e tyre duhet të kapë Shtëpinë e Bardhë.

Ideologjia e krahut të majtë gjithashtu ka frymëzuar terrorizmin në të kaluarën, dhe me të vërtetë, terrorizmi i majtë mbetet një kërcënim real bashkëkohor më i vështirë për t’u luftuar se ai radikal islamik.

Çfarë kthese shënoi 11 Shtatorinë shpirtin e Amerikës

Për sigurinë e të gjithëve. Për kufizimin e sferës private. Për kufizimet në të drejtat e njeriut apo së drejtës ndërkombëtare nga vetë SHBA. Ne duhet të bëjmë një punë më të mirë duke eksploruar atë si një grup kompleks të shkaqeve që prodhuan 11 Shtatorin, midis tyre ngritjen e fundamentalizmit islamik dhe nacionalizmit post-kolonial, si dhe përhapjen e globalizmit dhe konfliktet rajonale.  “Sulmet e 11 shtatorit kishin për qëllim të thyejnë shpirtin tonë, shkruan ish-kryetari i Bashkisë të NewYork-ut, RudyJuliani.  Në vend të kësaj ne kemi dalë më të fortë dhe më të unifikuar. Ne ndiejmë përkushtim të përtërirë ndaj parimeve të lirisë politike, ekonomike dhe fetare, sundimit të ligjit dhe respektit për jetën njerëzore. Ne jemi më të vendosur se kurrë për të jetuar jetën tonë në liri”.

Duke iu kthyer fluturimit 930 do t’i mbyllja këto refleksione me fjalët e SandyDahl, gruassë pilotit të Fluturimit 93,JasonDahl”Nëse nuk mësojmë asgjë tjetër nga kjo tragjedi, ne mësojmë se jeta është e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje.”

Filed Under: Featured Tagged With: 11 shtatori, ne 2020, Rafael Floqi, refleksione

ARSHI PIPA, SI DOMETHËNIE E ARTIT TË FJALËS

September 11, 2020 by dgreca

NË KONFERENCËN SHKENCORE “100-VJET ARSHI PIPA”, FIER, 10 Shtator 2020–

MSc. Albert HABAZAJ-*Arshi Pipa ka shkruar shumë dhe për të shumë kanë shkruar, studiues shqiptarë apo të huaj. Duke ngjeshur fjalët e mendimit, gjatë përgatitjes së kësaj kumtese nderimtare për autorin Arshi Pipa, në këtë tryezë të çmueshme për mua në qytetin bujar të Fierit, vetvetiu më erdhi ndërmend një përcaktim që bën historiani i qytetërimeve, francezi Fernand Braudel për Mesdheun: “Një mijë gjëra njëherësh. Jo një peizazh i vetëm, por një pafundësi peizazhesh. Jo një det i vetëm, por një vazhdimësi detesh. Jo një qytetërim i vetëm, por qyetërime të ngjeshura pas njëri-tjetrit”. Nëse e jetësojmë dhe heqim një paralele ngushtësisht kuptimore nga kjo hapësirë e gjerë tek një njeri i vetëm, në një trajtë tjetër dhe Arshi Pipa është “njëmijë gjëra njëherësh”, është njeriu që i ka të gjitha ngjyrat: të forta, të ëmbla, të ndezura, të mbyllëta, të qarta, të paqarta, të bardha, të zeza, që i ka marrë të gjitha ngjyresat e mundshme. Njeriu  është njeri dhe si qënia e gjallë më e lartë, nuk mund të jetë mur guri, prandaj njeriu shikohet në dinamikën e jetës, aq më tepër një njeri i klasit sipëror për shoqërinë shqiptare të kohës si Arshi Pipa, diplomuar për Filozofi në Firence, i plotësuar me kulturë perëndimore dhe me rreth 40 vjet jetë dhe veprimtari të dendur kërkimore-shkencore, letrare dhe politike në SHBA. Kujtojmë se, këtu, edhe pse i burgosur, Arshi Pipa jetoi si njeri me dinjitet e krenar, jo si zhele mishi, siç klith vargu i tij tek poema “Kanali”.  

Shkodrani gjirokastrit Arshi Pipa (27/28 korrik 1920 – 20 korrik 1997) është një figurë enciklopedike shqiptare, që ka dhënë ndihmesën e tij si studiues dhe shkrimtar, njeri  i katedrave dhe auditoreve akademike, që ka lënë gjurmë në fushën e pedagogjisë dhe edukimit dituror, ku dukshëm emri i tij dallon në shkencat albanologjike, në gjuhësi e letërsi, me poezitë e tij, publicistikën letrare-kulturore, me përkthimet dhe sidomos me kritikën letrare. 

Duke falënderuar poeten dhe shkrimtaren e njohur Majlinda Nana Rama për ftesën në këtë konferencë shkencore, kushtuar dijetarit Arshi Pipa, pas çeljen e Panairit të Librit Fier, 2020, ndihem i nderuar që jam me personalitete të tillë si studiuesit të çmuar si prof. Klara Kodra, akad. Ali Aliu, Abdullah Zeneli, Çun Lajçi, Behar Gjoka, Agron J. Xoxa, Ilirjan Gjika e miqve të tjerë të dijes dhe librit, për respekt të të cilëve po flas në këmbë. Do të përpiqem që në këtë kumtim të shkurtër të nderoj sadopak letërsinë e maratonomakut sizifian, artin poetik të korrikjanin Arshi Mustafa Nuri Pipa.

Arshi Pipa nuk ishte si kjo farë gjithologësh megalomane, që ka mbirë keq e na bezdis mushkonjërisht, ai ishte dijetar dritëror, në kuptimin më të plotë të fjalës, sikurse poetët e antikitetit, që ishin edhe filozofë, edhe pedagogë, edhe shkencëtarë të dijeve të ndryshme.

Me figurën e tij janë marrë shumë figura të kritikës, shqiptarë dhe të huaj, sepse personaliteti i tij ka qenë në funksion të ndërkombëtarizimit të letërsisë shqiptare. Ai ishte një ndër polemistët e njohur të Gjuhës letrare shqipe, Shqipes Standarde me burim dy dialektet e popullit shqiptar. Gjykoj se ndër dritanët e Shqipërisë, pjesëmarrja kuvendore e tij i jepte hijeshi debatit, sepse, në s’e ke në krahë, jo më pak vlera ka një kundërshtar i fortë e i plotësuar, trim dhe i ditur si Arshi Pipa. Interesat e para krijuese të tij ishin kritika, estetika dhe poezia, që i kanë çelur sythet në harkun kohor 1936-1940. Edhe pse ka jo pak shkëndija epike, emri i tij në poezinë shqipe është klasifikuar në poezinë lirike dhe në një lloj tjetër të poezisë së angazhuar, siç është poezia politike, ku notat atdhetare ngyhen në fatalitet, por vjershërimi i tij nuk është nga ai i sojit të rripit të transmensionit.

Studiuesi Stefan Çapaliku, duke i bërë portretizimin letrar Arshi Pipës, i vë në dukje tiparet e krijimtarisë së tij, të cilat autori i ruajti në të gjitha vëllimet që botoi, madje edhe tek “Libri i burgut”: “Idhtar i një poezie që e kërkonte bukurinë vetëm tek subjektiviteti më i thellë i faktit, që ai e quante “spiritualizëm”, A. Pipa erdhi në lirikën shqipe të fillimviteve ’40 si poeti i motiveve eterike të dhimbjes, mallit, përsiatjes, dashurisë, të derdhura përmes formash të selitura klasike, detaje të holla dhe të një fjalori shumë të pasur”. Tek “Libri i burgut”, që ka brendi kryesisht politike, me peritekstin (shënimet) e vet të gjerë të konceptuar si një lloj ditari poetik të viteve të burgimit, autori shprehu bindjen se sistemi shoqëror i diktaturës së proletariatit, me totalitarizmin e tij të ashpër, ishte i destinuar të shembej.

Ndër studiuesit e huaj, që janë marrë me profilin e Arshi Pipës, Robert Elsie e studion Pipën të klasifikuar në Letërsinë shqiptare të shekullin XX në Itali e diasporë, si Gjaku ynë i shprishur, që radhitet ndër shkrimtarët shqiptarë të diasporës, sikurse Martin Camaj, shkrimtar emigrant me peshë shumë të madhe, apo Viktor Eftimiu, Xhevat Kalljaxhi, Abdylatif Arnauti, Thoma Kacorri, Preng Gruda, Nermin Vlora Falschi dhe shkrimtarë të tjerë më të zbehtë para punës plot kurajë e shpesh herë të talentuar në shërbim të zgjerimit të horizonteve të kulturës shqiptare. Elsie shkruan se Pipa vjershat e para, të shkruara në fund të viteve tridhjetë në Shkodër, u mblodhën në vëllimin “Lundërtarë”, Tiranë, 1944. Nuk na takon ne që të flasim për veprimtarinë politike, sepse është edhe jashtë synimeve të kësaj tryeze nderimtare ngushtësisht shkencore, në jehonë të 100-vjetorit të lindjes së Arshi Pipës, por nuk mund të harrojmë, se qe pikërisht Pipa botues e redaktori i të parit periodik në shqip kushtuar tërësisht çështjeve të krijimtarisë letrare, revistës “Kritika” e përmuajshme, 1944 në Tiranë, as që u arrestua pas çlirimit [1946], për idetë e tij politike liberale, thjesht se nuk pranoi konformimin vertikal dhe bëri 10 vjet burg, por zogu i lirë nuk i duron dot kafazet, i thyen ato e merr hapësirat deri në Amerikën e demokracisë së ëndërruar e dëshiruar. Nuk mund t’i shpëtonte valës së gjuetisë së shtrigave të pas Luftës së Dytë Botërore një shkrimtar dhe intelektual i kalibrit të Arshi Pipës. Nga historia e letërsisë shqiptare dimë se kur Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë nisi botimin e organit “Bota e Re”, Pipa me Kutelin ishin të vetmit shkrimtarë jokomunistë në këshillin drejtues, ndërsa Pipa ishte edhe drejtues i kësaj reviste, organ i Lidhjes. Mori pjesë në Kongresin e Parë të Lidhjes në tetor të 1945, drejtuar nga vigani i pathyeshëm Skënder Luarasi dhe pastaj … ëndrrat e tij nisin të lëndohen, vite e vite dhembën keq, u shqyen, por nuk u thanë, sespe ai i shkruante poezitë në letrën e cigares në burgjet e kampet e punës së detyruar. Atyre hënave nga jam unë, përdoret shprehja: “Dhe vdekjen e mori  në sy, por shpëtoi me këmbët e tij”.

Albanologu gjermano-kanadez R. Elsie shkruan: “Pipa i hodhi përjetimet e dhjetë vjetëve të tmerrit në burgje e kampe pune në Durrës, Vloçisht, Gjirokastër e Burrel në përmbledhjen 246-faqesh me poezi “Libri i burgut”, Romë, 1959, ka botuar dy vëllime të tjera me poezi në dialektin gegë “Rusha”, Munih, 1968 dhe “Meridiana”, Munih, 1969, ky i dyti një përmbledhje në frymën romantike e nostalgjike të Xhakomo Leopardit”. Ndoshta Pipa është një shembëlltyrë e Leopardit të madh të skek. XIX, por me identitetin e shqiptarit të moralit qytetar. Mund të themi se njohja e mirë deri në rrënjë e pemës së bukur të gjuhës italiane, jo vetëm nga fakti se, deri sa doli në pension qe profesor i italishtes në universitetet amerikane, u bë dashuri e dytë për autorin, ndjenjë e shpirt për të, saqë ndikoi dhe në stilin, strukturën poetike dhe tipologjinë shkrimore të poetit të fatalitetit romantik Arshi Pipa. Bota jonë letrare i vlerëson sidomos botimet studimore të tij, sepse ato kanë pasur efekt më të madh, sidomos kritika letrare, ngaqë dallojnë që janë një ndihmesë e vyer në fushën e hulumtimeve letrare. Veç  një vargu artikujsh, ai ka botuar studimet: “Montale and Dante” (Montalja dhe Dante), monografi, Mineapolis, 1968; “Contemporary Albanian Literarure” (“Letërsia bashkëkohore shqiptare”), 1991. E një rëndësie të veçantë për kërkimet në fushë të historiografgisë letrare mbetet trilogjia albanologjike në tre vëllime “Trilogia albanica” – “Albanian Folk Verse. Structure and genre” (“Poezia folkorike shqiptare. Struktura dhe gjinitë”), Mynih, 1978, “Jieronymus De Rada”, 1978 dhe “Albanian Literarure: Social perspectivs” (Letërsia shqiptare: perspektivat shoqërore”).

Ai ka botuar edhe një studim sociolinguistik, që ka ngjallur polemikë dhe kundërshtime, mbi formimin e gjuhës letrare shqipe, si gjuhë zyrtare e Shqipërisë, me titull “The politics of language in Socialist Albania” (“Politika gjuhësore në Shqipërinë socialiste) ”, Nju Jork, 1989. Pipa njihet për kundrështimin e zgjidhjes së çështjes gjuhësore nga Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (Prishtinë, 27-28 prill 1968 dhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe (Tiranë, 20-25 nëntor 1972). Njihen dhe qëndrimet e tij eklektike, jo racionale dhe të pabazuara, siç duhet, për vepërn letare të shkrimtarit tonë të shquar I. Kadare.

Pipa është marrë dhe me politologji, nga ku përmendim: “Albanian Stalinism” (“Stalinizmi shqiptar”), 1990, një përmbledhje me 15 artikuj mbi tema politike, etj. Edhe pse sipërfaqshëm, nuk mund të lëmë pa përmendur se Pipa ka themeluar e drejtuar revistën “Albanica” (1990-1992). Ka qenë ndër redaktorët e bashkëpëtorët e rregullt të revistës së mendimit kritik “Telos”, revistë prestigjioze ndërkombëtare. Ai ka kontribut të veçantë me shkrimete e tij prestigjioze në gazetën “Dielli” për shoqërinë emërmadhe “Vatra” në SHBA, duke e cilësuar qartësisht bukur “Vatra asht nji monument historik i vetëdijes dhe kulturës kombëtare”

Sipas Elsies, me përjashtim të Camajt, që lozi rol të madh në letërsinë shqipe të diasporës, ndihmesa e të tjerëve nuk pati peshë specifike. Gjithsesi, Pipa është një emër enciklopedik i përveçëm, sepse me artin e fjalës e mbajti gjallë flakën e qiritit të kulturës shqiptare ndër viset e globit ku jetoi, që nga Sarajeva, ish-Jugosllavia deri në SHBA. Paradigma e tij ngelet: “Me përqafimin e njerëzimit, veprim moral e ka kryer misionin e vet. Por moraliteti nuk e shteron dinjitetin njerëzor. Dhe kur njeriu pushon së vepruari, zbulon natyrën”. 

Studiuesi Roland Zisi, i shqyrton poetët e ndaluar në sistemin komunist, duke i nisur ligjëratat universitare me më të shquarin Camaj (1925-1992), ndërsa vijon sipas kriterit kronologjik: Sejfulla Malëshova (1901-1971), Mitrush Kuteli (1907-1967), Arshi Pipa (1920-1997), Zef Zorba (1920-1993), Bila Xhaferi (1935-1986), Frederik Reshpja (1940-2006). Arshi Pipa del më i shfaqshëm në konsolidimin tipologjik të poezisë meditative e filozofike, ndoshta se te personaliteti i tij vërehet mospërputhja e vizioneve dhe interesave, natyra fataliste e njeriut dhe poetit. Sipas studiuesit Zisi, tek trajton vjershat tipike të Pipës “Lundërtarë” dhe “Borë”: “Dashuria dhe Bukuria, me të drejtë shpallen si qëllim final i Jetës, por rruga për të shkuar tek ato kalon/ vendoset përmes Fa (talite) tit. Këtë filozofi autori e artikulon qartë në katër vargjet e fundit: “Timonieri i ynë asht Fati/ Velat tonë janë Dashunija/ Për me vujt jemi ba gati:/ Jemi nis kah Bukuria!”. Sipas Pipës “Gjeniu artistik është shpirti që vepron si natyrë”

“Arshi Pipa përmendet vazhdimisht si poet i fatit dhe i Vuajtjeve metafizike që vijnë si pasojë e mospërputhjes së vizioneve të tij humane dhe intelektuale me realitetin politik, shoqëror dhe kulturor të Shqipërisë socialiste”. Sado shumë të flasësh e të shkruash për Arshi Pipën, ai nuk mund të thuhet kurrë i tëri, ndoshta një konferencë shkencore albanologjike e përmasave ndërkombëtare mund ta paraqiste me të gjitha përmasat, por ndoshta asnjëherë shteruese. Dhe, para mbylljes së kësaj fjale të vogël për këtë njeri të madh, kam dy motive vetiake, vërtet rastësore e në dukje formale se përse unë nuk mund ta harroj Arshi Pipën. Motivi i parë është epik. Ai ka lindur në vitin 1920. Më vitin 1920 është zhvilluar Lufta Kombëtare e Vlorës, njëra nga dy ngjarjet emblematike për Vlorën dhe Shqipërinë, të cilës unë i kam kushtuar mbi 10 vjet studimtari, vëzhgim me pjesëmarrje në terren, si dhe dy monografi shkencore mbi raportin histori-epikë historike në këtë ngjarje të rëndësishme historinë e popullit shqiptar.

Motivi i dytë është lirik. Ai ka datëvdekjeje 20 korrikun. Unë kam datëmartese 20 korrikun.  

Pra, a mund ta harroj unë poetin dhe filozofin tonë?! I dritëroftë emri dhe vepra e tij e çmuar për ne, që njerëzit e kulturës dhe librit në Fierin e Jakov Xoxes dinë ta bëjnë me dritë nderimi!

Mirënjohje bujarëve fierakë!

Faleminderit Majlinda Nana Rama!

Fier, 10.09.2020

MSc. Albert HABAZAJ-**Përgjegjës i Biblioteksë Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

Filed Under: Politike Tagged With: 100 vjetori, Arshi Pipa, MSc. Albert HABAZAJ

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT