• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2020

ARIANA KOSOVA HOXHA, KANDIDATE PËR ZGJEDHJET POLITIKE NË RAJONIN MARCHE – ITALI

September 9, 2020 by dgreca

Ariana Kosova Hoxha Kryetarja e parë e lidhjes së mësuesve shqiptarë në Itali rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, angazhimin profesional dhe politik si kshilltare në zgjedhjet e 20 shtatorit në Rajonin Marche –Itali, në një intervistë dhënë gazetarit të Diellit Sokol PAJA. 

KUSH ËSHTË SHQIPTARJA QË SYNON TË FITOJË NË RAJONIN MARCHE

Kandidatja shqiptare për zgjedhjet rajonale në Itali në Rajonin Marche, Ariana Kosova Hoxha ka lindur në Durrës në 1977 dhe është kryetarja e parë e lidhjes së mësuesve shqiptarë në Itali, njëkohësisht presidente e shoqatës së studentëve shqiptarë për Universitet e Maçeratës dhe Camerinos në Marche Itali. Pas shkollës së mesme ndoqi studimet e larta për mësuese e ciklit të ulët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Për tre vite punoi mësuese në shkollën Shaqe Mazreku në Durrës. Gjatë vitit 2002 trasferohet në Itali ku sjell në jetë dy vajzat e saj Giulia dhe Sara. Dashuria dhe ëndrra për një të ardhme më të mirë i japin forcën për të rifilluar studimet në dhe të huaj sikurse edhe njohjen e diplomës shqiptare. Në Itali diplomohet në: Shkencat e edukimit dhe formimit në Universitetin Luigi Bertelli( Macerata),  Master në Pedagogji për dizabilitetin( disabilitá e marginalitá LM 85. Universiteti Luigi Bertelli, Macerata), Master në shkencat politike në Universitetin Spocri, Macerata. Aktualisht studion në Fakultetin e Juridikut për Cooperazione internazionale,Universiteti i Camerinos. Në 20 dhjetor 2014 fillon të shkruaj si gazetare publiciste në gazetën Orizzonti della marca në qytetin Camerino dhe më pas në gazetën online Cronache Maceratesi të qytetit të Maçeratës. Gjatë panairit të librit në vitin 2016 zbulon hapjen e shkollës së parë shqipe në qytetin e Maçeratës dhe zgjidhet nga nënkryetarja e komunës të jetë mësuesja e gjuhës dhe kulturës shqipe. Protagoniste e shumë seminareve universitare në Itali të cilët do t’ i japin mundësinë e krijimit të projekteve për binjakëzimin e universiteteve italiane me universitetet shqiptare sidomos me Universitetin Hasan Prishtina në Prishtinë dhe Ukshin Hoti në Prizren. Para një viti mundësoi marrëveshjen ndërkombëtare ndërmjet Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Universitetit të Camerinos themeluar në vitin 1336. Falë kësaj marrëveshje sot në Camerino studiojnë 14 studentë shqiptarë të ardhur nga Malisheva, Mitrovica, Kaçaniku, Gjakova, Fushë Kosova, Prizreni dhe Prishtina. Çdo fundjavë prej 4 vitesh drejton mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në mënyrë vullnetare për fëmijët shqiptarë të lindur në Maçerata dhe Tolentino nga familjet që i përkasin të gjitha trevave shqiptare. Shqiptarja e parë në qytetin e Maçeratës që u punësua në zyrën e gjendjes civile dhe aktualisht është edhe pedagoge në qendrën Anffas të qytetit për të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe autizëm. Njohja e diplomës shqiptare nga Ministria e Arsimit italian MIUR dhe studimet universitare në Itali po i mundësojnë pjesëmarrjen në konkurset shtetërore italiane për mësuesi në ciklin e ulët dhe në gjimnaze për degët Filozofi dhe Psikologji.

SHQIPTARËT NË RAJONIN MARCHE

Ariana Kosova Hoxha jeton në Rajonin Marche, Rajon i populluar nga shqiptarët që në Mesjetë. Në qytetin e Loretos ndodhet kolegji ku që nga viti 1500-1800 studiuan rreth 1000 studentë shqiptarë ndërmjet tyre Andrea dhe Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Gjon Buzuku, Frank Bardhi e shumë të tjerë të cilët studionin në italisht dhe latinisht por zhvilluan gramatikën e gjuhës shqipe duke botuar librat e parë edhe pse fetarë në gjuhën shqipe.  Sot në këtë Rajon jetojnë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, punojnë ,të rinjtë studiojnë në universitetet që janë krijuar në Marche konkretisht në vitin 1290 Universiteti i Maceratës dhe në vitin 1336 Universiteti i Camerinos. Më parë ndonjë nga shqiptarët ka marrë pjesë në kandidaturat komunale, por asnjëherë në kandidaturën Rajonale. Vendimin e mora nga dëshira dhe vullneti i mirë i bashkëatdhetarëve tanë. Ndihej nevoja që dikush ti përfaqësonte edhe në institucionet politike italiane. U diplomova vitin e kaluar për Master në Shkencat Politike, ndërsa tani po studioj për Marrëdhënie Ndërkombëtare ndaj mu duk e drejtë që njohuritë e fituara në studime ti vë në dispozicion për të mirën e çdo qytetari. Kur komunikova me një nga miqtë e mi gazetar italian për vendimin e kandidaturës e priti mjaft mirë dhe falë tij mu ofruan 4 kandidatura, por duhet të zgjidhja dy, një për këshilltare komunale në listën: La nostra città dhe kandidatura më e rëndësishme ajo Rajonale: Marche Coraggiose.

PROGRAMI POLITIK

Votuesit e interesuar për të votuar janë nga të gjithë komunitetet, por edhe italianë. Votuesit me kombësi të huaj shohin një shpresë për të ardhmen nëpërmjet një përfaqësuese që i përket një komuniteti të huaj. Kush ka sakrifikuar në jetë njeh edhe vështirësitë e tjetrit drejt integrimit. Programi im është: 

-Imigracioni dhe integrimi

-Arsimi, binjakëzimet e universiteteve shqiptare dhe italiane

-Mjekësia

-Punësimi

-Mbrojtja e personave të brishtë: Të moshuar dhe njerëzit me aftësi të kufizuar

ARSIMIMI I STUDENTËVE SHQIPTARË

Politika për mua ka filluar me kohë. Kur njeh ligjet ndihmon edhe popullin. Në të shkuarën ka patur ligje përsa i përket shëndetësisë për qytetarët e vendeve extra komunitare dhe askush nuk i dinte, perpiqesha ti ndihmoja të gjithë pa dallim kombësie. Politika në arsim, zbulimi i bursave universitare dhe kam mundësuar ardhjen e 25 studentëve shqiptarë nga Kosova dhe 10 nga Shqipëria. Politika sociale: vjet fitova një konkurs dhe punova pranë asistentëve socialë në komunën e qytetit. Pikërisht prezenca ime në një ambjent të tillë më bëri të shoh dhe të njoh probleme të ndryshme shoqërore sikurse edhe nevojën për ti zgjidhur dhe për ti ardhur në ndihmë çdo qytetari. Nuk jam ndalur kurrë edhe në mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqipe tek fëmijët shqiptarë të lindur në Itali. Kam punuar falas dhe e kam bërë me shumë dashuri, ndaj sot gjatë fushatës elektorale janë pikërisht prindërit e nxënësve që po japin kontributin maksimal duke shpërndarë lajmin kudo. Shpresoj që informacioni të përcillet kudo dhe shqiptarët të votojnë kandidaten e tyre. Nëse do të fitoj do të ndryshoj shumë problematika në lidhje me jetën e shqiptarëve si për shembull: mungesa e zyrës konsullore në Rajonin Marche, problemet e bashkimit të viteve të punës, nënshtetësia e fëmijëve shqiptarë që lindin në Itali, pra mos të presin të mbushin 18 vjeç për tu ndier italianë para ligjit dhe ndihen të huaj në vendin ku linden sikurse të huaj në truallin e origjinës.

MESAZHI PËR DIASPORËN NË USA

Mesazhi patriotik: Gjaku nuk bëhet ujë, ndaj kudo që të shkojmë nëpër botë duhet të njohim dhe të mbrojmë identiten tonë. Shpesh kur jam në seminare recitoj vargjet e At Gjergj Fishtës: “Gjuha shqype” për ti kujtuar çdo shqiptari që fëmijëve duhet tu flasim me gjuhën e shpirtit. Të punojmë së bashku për ti falur fëmijëve tanë një të ardhme të sigurt por të vetëdijshëm që jemi shqiptarë. 

Filed Under: Featured Tagged With: Ariana Kosova Hoxha, Itali

KOSOVA, ÇMIME PËR KINEMATOGRAFI

September 8, 2020 by dgreca

-Regjisorët Ekrem Kryeziu e Samir Karahoda fitojnë çmimet për kinematografi/ 

PRISHTINË, 7 Shtator 2020-Gazeta DIELLI/ Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës  njoftoi sot se, regjisorit dhe dramaturgut Ekrem Kryeziu i ndahet Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” ndërsa Çmimi Vjetor për Kinematografi i ndahet regjisorit Samir Karahoda. 

Ky vendim është marrë nga Juria Profesionale në përbërje të Arbnesha Grabovci-Nixha kryetare; Burbuqe Berisha, Kimete Berisha, Agron Vula dhe Blerta Basholli, anëtare. 

Arsyetimi i Jurisë për ndarjen e çmimit kryesor regjisorit Kryeziu është për shkak se ai ka qenë shumë aktiv në zhvillimin e filmit kosovar, duke filluar me pavarësimin e autorëve në botën e regjisë nga Televizioni i Prishtinës, ku ka prodhuar dy filma. Kryeziu ka qenë pjesë e Kosovafilmit që nga themelimi me filmat “Kur pranvera vonohet” dhe “Gjurmë të bardha” dhe ky film ka qenë edhe arsye e burgosjes së tij për vepër artistike. Regjisori Kryeziu ka krijuar edhe pas mbylljes së institucioneve nga regjimi serb dhe ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për kinematografinë e Kosovës. 

Ndërsa, vlerësimi i Jurisë për regjisorin Karahoda është se ai i takon valës së re të filmbërësve, suksesi i të cilit me filmin “Në mes” për herë të parë vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të Festivalit të Berlinales, një prej festivaleve më të shquara të Kategorisë A. Suksesi i filmit “Në mes” numëron një mori suksesesh duke marrë pjesë edhe në shumë festivale tjera prestigjioze dhe së fundmi, edhe në konkurrencën zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Qipros, përkundër pengesave politike, ku në këtë festival ka fituar kandidimin për Çmimin e filmit të shkurtër dokumentar në European Film Academy. Karahoda është nominuar për këtë çmim nga Qendra Kinematografike e Kosovës. 

Me këtë rast, ministrja e vlerëson lart vendimin e jurisë dhe uron laureatët. Ajo tha se këto çmime janë një mirënjohje institucionale për punën që bëjnë njerëzit që merren me kinematografi në vendin tonë, që i kanë sjellë vlera artistike në fushën e filmit duke e pasuruar krijimtarinë filmike në Kosovë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Cmin ne Kinematografi, Ekrem kryeziu, Saimir Karahoda

Stoltenberg – Hoti: Kosova sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s

September 8, 2020 by dgreca

Avdullah Hoti from Kosovo visits NATO and meets with NATO Secretary General Jens Stoltenberg

-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u takua, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg/

Avdullah Hoti from Kosovo visits NATO and meets with NATO Secretary General Jens Stoltenberg

-NATO-ja përkrahje të gjithanshme për Kosovën, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj/

Avdullah Hoti from Kosovo visits NATO and meets with NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Bruksel, 8 Shtator 2020-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur në selinë e NATO-s nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Avdullah Hoti from Kosovo visits NATO and meets with NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Në këtë takim, në të cilin u bisedua për zhvillimet politike dhe ato të sigurisë në vendin tonë, kryeministri Hoti shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se prania e NATO-s/KFOR-it, është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore. 

Kryeministri Hoti e ka falënderuar sekretarin Stoltenberg edhe për ndihmën që u ka dhënë KFOR-i institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Duke e vlerësuar rolin e Aleancës Veriatlantike për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, kryeministri Hoti theksoi përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike dhe synimin që Kosova sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s.

Ndërsa, Sekretari Stoltenberg tha se NATO-ja do të ofrojë edhe më tej përkrahje të gjithanshme për Kosovën, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj. 

Në fund të këtij takimi, kryeministri Hoti e ftoi Sekretarin Stoltenberg të vizitojë Kosovën, sa më parë që t’i jepet rasti, theksohet në komunikatën e dërguar nga Zyra për Komunikim Publik – Zyra e Kryeministrit.

Filed Under: Featured Tagged With: Avdullah Hoti, Jens Stoltenberg, Kryeministri i Kosovës, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, u takua

Kthim në natyrë

September 8, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI-

Natyra e njeriut shpesh është e fshehur; ndonjëherë del; rrallë shuhet; është kthimi që e bën njeriun të dhunshëm; gjërat që nuk i realizoi me doktrinë, tani përpiqet t’i bëjë me forcë. Idea konsiderohet më pak e rëndësishme; vetëm zakoni ndryshon dhe përpiqet të nënshtrojë. Prandaj, në disa raste, njeriu nuk meriton shans të dytë. Ai kërkon të fitojë mbi natyrën e tij. Detyrat që i vë vetes janë shumë të mëdha ose shumë të vogla; e para e bën të dëshpëruar nga dështimet; e dyta e bën të vogël, shpesh mbizotërues.Në fillim njeriut i duhet praktikojë me ndihma, siç bëjnë notuesit me mjetet që i mbajnë mbi ujë; por pas një kohe ai praktikon vetëm, siç bëjnë valltarët; kjo krijon përsosmëri të madhe, kur praktika është më e vështirë se vënia në jetë e qëllimit. Aty ku natyra është e fuqishme, dhe për këtë arsye fitorja është e vështirë, ngjitja me shkallë është e nevojshme, për të qëndruar në natyrë e në kohë; si njeriu që i nxjerr fjalët si lumë kur është i zemëruar, dhe rrjedha shteron, kur zemërimi bie, ose, kur dehet duke pirë për shëndetin e vet, apo kur, për t’u freskuar hidhet në ujë të ngrohtë. Nëse njeriu ka guxim dhe vendosmëri të fitojë të drejtën e tij, kjo është më e mira: As rregulli i lashtë nuk është i gabuar për ta përkulur natyrën, si një shkop në ekstrem të kundërt, kur e kundërta ekstreme nuk është ves. Zakoni nuk krijohet në vijë të drejtë me vazhdimësi të përhershme, por me ndërprerje, ku çdo njëra prej përkuljeve përcakton një fillim të ri; dhe nëse njeriu është gjithnjë në praktikë, ai gjithashtu do të praktikojë gabimet dhe aftësitë e tij; do të krijojë një zakon të ri; nuk ka asnjë mënyrë për ta ndihmuar, por vetëm me ndërthyerje. Kështu, nuk i beson fitores mbi natyrën e tij, sepse natyra do të shtrihet e varrosur dhe përsëri do të ringjallet, kur t’i jepet rasti ose tundimi. Ashtu siç ndodh në përrallën e Aesopit, ku macja kthehet në njeri, që fillimisht tregohet i butë, derisa miu vrapon para syve të tij. Dhe njeriu nuk duhet ta shmangë rastin, që të mund të preket pak prej atyre që ndodhin rreth tij. Natyra perceptohet më së miri në privatësi, sepse nuk ka ndikim të jashtëm; në pasion, sepse mund të dalë nga konformizmi; dhe në ndryshim, sepse aty krijohet zakoni.Janë të lumtur, ata, natyra e të cilëve përputhet me profesionet e tyre; ata mund të thonë: Natyra dhe shpirti udhëtojnë së bashku; kur bisedojnë mbi çështje të ndryshme, ato nuk ndikojnë, sepse mendimet fluturojnë drejt vetvetes; dhe çdo hapësirë do të mjaftojë. Natyra e njeriut shkon ose te barërat e mira ose të këqija; ujitja e njërit, shkatërron tjetrin. Ajo, për të cilën instinktivisht – për mirë a për keq – tregoni kujdes, është natyra juaj.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Kthim ne natyre

Ali Asllani dhe :”Kënga e një plaku”

September 8, 2020 by dgreca

-Ne Foto: Busti i Ali Asllanit-

Nga Gëzim Llojdia-

1.Kur dilte në rrugë Ali Asllani ishte veshur shik me kostum dhe ecte një zotni.Vashat dhe gratë  të marrosura pas asaj bukurie, pas penxhereve përgjonin këtë dalje në rrugët e kryeqendrës .

-Shikoni moj gra, në rrugë po ecën poeti!Kështu e kujtonte një miku im kur për herë ta parë shikonte poetin lirik dhe autorin e shumë poezive të tjera,diplomatin apo ish kryetarin e bashkisë së Vlorës.

Në Vlorë poeti ka  jetuar në një banesë afër Skelës,atje ku sot jeton F.Sh.E shikoja dhe nuk ngopesha me aromën, që kishin mbajtur këto murre,frymën dhe djersën e poetit lirik shqiptar.Ja shkallët që ngjiti sipër në tarracë.Atje ishte F.Sh. i cili zbriti me kujdesë.Dhoma e madhe kishte një bibliotekë të madhe aq sa mund të kenë sot institucionet bibliotekare në këtë vend.Poeti ishte transferuar në Tiranë dhe shpesh ai vizitonte atje ngrehin e artit ku mblidheshin shkrimtarët për një dorë muhabet për të dëgjuar lajmet fundit apo të biseduar për krijimtarinë  e tyre.Poeti rrinte i heshtur nw atw kulvi ngase se shokwt  evjetwr ishin larguar  . Mirëpo duke zgjedhur të qëndronte nën një regjim, që nuk e shikonte më sy të mirë,poeti s’kishte rrugë tjetër.N, Jorgaqi ka shkruar rreth kësaj çështje. Nëse Lasgushi u mbyll nën vetëvete ngaqë edhe në shkollarët e dinim të vdekur ,madje u habitën kur shtypi dha njoftimin për ikjen e tij në parajsë,poeti lirik lab provoi më kotë të vazhdonte atë rrugë me poezinë e bukur të tij ,poezinë e lirë ,të pastër dhe të sinqertë, që e kishte shkruar vite më parë dhe nën një regjim tjetër.
Shumë nga miq të tij,i propozuan Ali Asllanit,në përfundim të luftës,që të largohej nga Shqipëria,por ai një gjë të tillë nuk e pranoi. Ja vlerësimi i Ago Agaj nga Smokthina në librin për luftën e Vlorës,1920,faqe 149:”Qofsh i mallkuar-o Ali Asllani,në të dyja jetët-që s’u arratise “bashkë me ne dhe ti kishe kënduar lirisht,dhe denjësisht këngët e kësaj epopeje…”.Autori shkruan me respekt për Ali Asllanin,kur përmend atje poemën “Vlora-Vlora” dhe me të vërtetë ,në ato vende të lira që Ali Asllani i njihte shumë mirë,patjetër që do të këndonte më shumë e më bukur,asaj ngjarje,sepse kushtet , andej ishin më të mira e të favorshme për të. Por ai,si patriot,atdhetar i madh që ishte,nuk u largua nga vendi i tij,duke mbetur kështu një shembull i shkëlqyer .

2.

Ja  poezitë e tij botuar në gazetën :”Drita” viti 1966.

 Kënga e një plaku

Them të shkruaj një poemë
qoftë lirike,qoftë epike,
do ma vargjet me derhem,
të mos dalin shtatanike.
Rrëmoj gjurmët titanike,
Dëgjoj këngët heroike,
Dëgjoj këngët,ato këngë,
Këngë e gunave pa mëngë.
A e njihni Arbërinë,
mos ja prekni krenarinë,
tanimë na erdhi radha,
e udhëhequr nga një dritë,
Shqipëria monolitë,
merr e jep me re të bardha.
Po ju flas sepse këtu,
treqind muaj edhe t’hu,
e vërteta ja bën mu.
Vendi ynë tani po thuaj,
di ta ndez dhe di ta shuaj,
le të jetë lumi turbull,
ne do hidhemi përtej,
kjo shqiponjë që di e ngrihet,
e di mirë se ku do vej*.
Pra poemë e një poeti,
S’do rëkojë pas këtaj
kjo muzikë eterniteti,
do vazhdoj në tel të saj.
Vendi ynë përherë’ nerënzë
kurdoherë sumbulloret,
kënga jonë përhera këngë,
sevdallesh e këtij vendi,
veshur petka prej argjendi,
mot e jetë do rrotullonet.

3.

Poezit e tjera të panjohura të botuara në këtë gazetë në vitin e ikjes së poetit lirik.Në gazetën :”Drita” të vitit 1966 gjejmë edhe poezi të tjera të cilat nuk kanë atë shkëlqimin e dikurshëm të lirikut poet,që ashtu si kishte mbiemrin kishte edhe vargun poetik:asllan. Sigurisht, që në kontekst të kohës, Asllani ashtu vetëm mund të gjente hapu,r për autorin e këngës së Vlorës,pra një dritare të vogël botimi .Poeti ishte gjallë,mirëpo poezia e natyrës së tij, mund të thuhet në këto vite kishte lindur e vdekur. Kur vdiq poeti ,këto poezi të kësaj kohe janë anashkaluar me të drejtë,mirëpo për hir të së vërtetës, po i risjellim, 65 vjetë më pas .Poti A.Asllani mbahet mënd për lirikat e bukura aq poetike e shpirtërore saqë një poeti tillë mundtë ti thurte e ti latonte mjeshtërisht e bukurish ,bukur. Shiko si e thur ai poezinë e lirë ,atë që shpirti i buron vetë. Ali Asllanit për fshatin Vajze:”

Në krye të fshatit, ka një deli krua,

uj’ i tija akull derdhet në përrua,

dhe në krahun tjeter varet nga një mal

një përru’ i rreptë me utrim’ e val’.

Mu në mes të tyre bregu – Allatoj-

dhe shtëpit e fshatit si fole fajkoj.

fshati babëgjyshit, fshati më i mirë,

nga ata që thuhen: Labëri e lirë.

Aty nënë shkallë blegërin shelegu,

aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku,

rreth e rrotull lëmit djemtë hedhin valle,

nënë rrap, në hije, pleqtë qajnë halle….

Lab mor tunjatjeta, s’ka më shumë nevojë,

ky punon për nam, nuk punon për gojë,

S’ka sevda për leka, s’ka sevda për grosh,

nuk e ha meraku për gjë e për llosh.

Po ku ja do qejfi, di për fjal’ të nderit,

di e kren kafshitën nga sqep i skyfterit.

Dimrit nëpër fshatra, verës nëpër stane,

e ç’kërkon më mirë në këtë jallane!?

 Nje poete e huaj shkruante e duke e shkruar e mendonte kështu kohë vdekjen e saj.Unë nuk jam kështu. Unë s’do të dua kurrë të mos të jetë kështu, edhe pse unë bisedoj me njerëz të tillë, çdo ditë dhe unë nuk them asgjë e pse, kjo më bën mua të ndjehem e vështirë….

Filed Under: LETERSI Tagged With: Ali Asllani, Gezim Llojdia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT