• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2020

Jo, ore popull i mirë, jo…

September 28, 2020 by dgreca

KAMPET E PËRQËNDRIMIT DHE DEMOKRACIA-

 Nga BAJAME HOXHA – ÇELIKU- Mjerë kush vuajti nën thundrën e komunizmit, dhe lum ai që mundi të mbijetojë me faqe të bardhë, pa u epur përballë përbindëshave të uritur për gjak njeriu. Është e lehtë të gjykosh e ta dënosh një popull vetëm se ai kërkon lirinë, dhe pse mendon më mirë e ndryshe nga ti. Tjetra: ai sistem shfrytëzues e vrastar kishte nevojë për krahun e punës falas. Prandaj, fatkeqësisht, këtë goditje e torturë, e hoqën djem, vajza, nëna shqiptare që patën forcën e shkëmbit për t’i përballuar, që më vonë mbyllën sytë në ofshama e dhimbje të mëdha torturash. Ah, sa më dhimbsen, edhe sot më pikon loti për ato nëna të mjera, që në njërën anë qanin djemtë burgjeve dhe pushkatimeve, në anën tjetër, qanin burrat e tyre kohë më parë të arrestuar e pushkatuar! Pale ne të tjerët, s’jemi fare në defter, që për 45 vjet me radhë, u tërhoqëm zvarrë internimeve nga injoranca dhe krimi. Zot, më vjen edhe më keq për popullin, që një pjesë e tyre, madje intelektualë nuk e kuptojnë gjenocidin që është ushtruar në Shqipëri. Janë shkelur ligjet, cilat ligje? Me çfarë e me cilët, përveçse të arrestuarve, do ta nxirrte kromin, me kë do të thante kënetat, me kë do të bënte fabrika e uzina e bujqësi për të cilat sot thonë: “I bëri Enveri ato mrekulli dhe i prishi demokracia”.

Jo, ore popull i mirë, jo, asgjë të mbarë nuk bëri Enveri! Enveri vetëm vrau e preu sa mundi popullin e vet. Ai i kishte mashat dhe nuk i digjte duart. Të gjitha ato, që ju i quani “mrekullitë e Diktatorit”, i ngriti i burgosuri, o popull! Ai bir nëne, që hante vetëm një pjatë supë me krimba në ditë, dhe që ishte i rrethuar nga policë kriminelë, të cilët, shpesh e flaknin nga muret e larta, ku binte i vdekur. Kur erdhi demokracia e rreme, të gjitha këto gërdalla po jepnin shpirt, ndodheshin në grahmat e fundit nga mungesa e lëndës së parë, nga ndryshku, e çdo gjë ishte e skaduar dhe e prishur. Se gati të konsumuara i sillte Kina, hekurishtet e veta, vetëm të lustruara në dukje, e nuk i rezistonin më kohës. Po e zëmë se nuk do të qenë prishur fabrikat, uzinat, kombinate etj., kush do të ishte ai budalla, që do vazhdonte të punonte pas demokracisë së rreme, për 5 euro në muaj? Apo e shtyjmë, hajde, 50 euro në muaj? Kështu ishin të destinuara të gjitha të vdisnin. Kur dallimi vetëm me Greqinë, pale shtetet e tjera, qe aq mahnitës! Pra, ishim mbrapa botës, fundi dhe mbeturina e botës, leckamanët e botës, Rroba arnuarit e botës, këmbëzbathurit e botës, Ishim turpi pafund i botës. Për fat të keq, ky popull, e piu gjithë kupën e mjerimit!

Që kur vajtën shqiptarët e parë në Francë, të mjerët u vërsulën dyqaneve ushqimore e magazinave të rrobave, si të babëzitur, ashtu si ishin dhe merrnin ashiqare. Dhe kur u sinjalizua drejtori i përgjithshëm, pyeti:

– Kush janë këta kusarë të mëdhenj?

– Janë shqiptarët e ardhur me ambasadën!

E dini si ishte përgjigjja e tij?

– Lërini të marrin sa të duan, të hanë sa të duan, gjersa ta shuajnë urinë 45-vjeçare!

Filed Under: Politike Tagged With: BAJAME HOXHA – ÇELIKU, Kampet e Perqendrimit

SHQIPTARËT NË MAL TË ZI SI FAKTOR PËRCAKTUES NË SKENËN POLITIKE MALAZEZE

September 28, 2020 by dgreca

Nikollë Camaj, Kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare, në një rrëfim ekskluziv për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, analizon situatën politike në Mal të Zi pas zgjedhjeve dhe shqiptarët si faktor politik përcaktues në skenën politike malazeze. Kryetari z.Camaj analizon fenomenin politik “Abazoviq”, orientimin pro-perendimor të qeverisë së re, shëmbjen e perandorisë së pushtetit politik Gjukanoviq, dhe sfidat e Komunës së Tuzit me administrim shqiptar. Me z. Nikollë Camaj bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.

POZICIONI I SHQIPTARËVE PAS ZGJEDHJEVE NË MAL TË ZI

Ne dolëm në zgjedhje me premtimin se do jemi pjesë e qeverisë, dhe se nga ajo pozitë do zgjedhim shumë çështje të pazgjidhura deri më tani,  e në rend të parë çështjet ekonomike dhe zhvillimore të trevave ku jetojnë shqiptarët. Pritnim, dhe dëshironim, që të jemi çelësi i qeverisë së re, por ja se ajo nuk ndolli. Zgjedhjet krijuan një shumicë të re, shumicë që bëhet edhe pa ne. Mirëpo, për faktin se kjo qeveri i ka të nevojshme pakicat brenda, besoj se jemi në pozitë mjaft të favorshme, nëse sjellim vendim që të bëhemi pjesë e sajë. Për të qenë i qartë, LDSH është e mendimit se duhet të hyhet në qeveri, sepse, ku pikon çatia mund të vërehen nga brenda, edhe pse të ndërtohet duhet nga jashtë. Për ne pra, ka rëndësi të pozicionohemi në favor të zgjidhjes së çështjeve të shqiptarëve, e me qëndrim në opozitë, nuk besoj se mund të zgjedhim gjë. Por, se a do të jemi më të fortë, apo më të dobët, shumëçka do të varet edhe nga aftësitëe liderëve që do të bëjnë bisedimet. Natyrisht, pozicionet tona do të ishin edhe më të favorshme, sikur në zgjedhje të kishim dalë me një listë.

SHEMBJA E PERANDORISË SË PUSHTETIT 30 VJEÇAR TË GJUKANOVIQ

Rezultati i zgjedhjeve sikur i ka habitur njerëzit. Derisa një pjesë e madhe e shoqërisë në Malin e Zi e ka kuptuar si çlirim; një pjesë tjetër,  ndër ta edhe shumë shqiptarë, për fat të keq edhe në diasporë,  e kanë kuptuar si humbje të veten. Personalisht, nuk mund ta kuptoj prej nga e gjithë kjo nostalgji për humbësit e zgjedhjeve. Edhe pse, ndoshta ne nuk kemi tepër arsye për t’u gëzuar, por aq më pak kemi arsye që të bashkë-vuajmë humbjen e një oligarku, duke e arsyetuar atë me faktin se në taborin fitues ka dhe parti me prefiksin serb. Kjo më kujton kohën kur një pjesë e shqiptarëve kërkontebanën sulltan, pas shpërbërjes së perandorisë turke. Sindromi i Stokholmit, duket! LDSH,  si parti e vërtet opozitare,  e vetme ndër shqiptarët, që parapëlqen ndryshimet, e kupton si ajo pjesa e madhe, pra, si çlirim! 

QEVERIA E RE NË MAL TË ZI DHE RAPORTET ME SHQIPËRINË E KOSOVËN

Mendoj se qeveria s’do të ketë orientim as pro-serb, as pro-rus,  por pro-perëndimor. Ne rast se tenton te marr atë drejtim, forcat pro-perëndimore, brenda bllokut, janë të mjaftueshme, dhe tejet të qëndrueshme në kursin e vet pro-evropian, saqë forcat eventuale të cilat do provonin të ndërronin drejtim, do mbeteshin të pakta dhe pa përkrahje. Prandaj frikësimi me gogolin pro-serb e pro-rus, është më tepër në favor të arsyetimit të atyre që qajnë për humbësin. 

DRITAN ABAZOVIQ SI FENOMEN POLITIK SHQIPTAR

Ai vërtet nuk është i mbështjellë me flamurin shqiptar, por si një kozmopolitevropian,  ndoshta edhe utopik,  për kohën dhe vendin, nuk ngurron të mburret se është shqiptar. Është fenomen, edhe si njeri edhe si politikan. I mençur e  parimor, besnik ndaj idealeve të veta. Paraqitjet e tij teatrale tashmë kane fituar simpatinë e një rrethi të gjerë,  por e di fare mirë se as malazezët as serbet, hero s’do ta shpallin, prandaj zor se do të lejojë të dalë i shfrytëzuar, siç pretendon ta paraqes ndokush, por do të çojë deri në fund idealin e vet për një Mal të Zi evropian, në kuptimin e plotë të fjalës. Si person, nuk ka nevojë as ta mbroj, e as ta këshilloj, por duhet ta kemi para sysh se një shqiptar e bëri të mundur ndryshimin e qeverisë dhe rënien e perandorisë Gjukanoviq, çka nuk besoj se ka ndodhur pa bekimin e Perëndimit. Përçarjet ndërnacionale, të shkaktuara gjatë 30 viteve, dhe grabitja e pasurisë, dhe resurseve kombëtare, në emër të ruajtjes së shtetit , më në fund e morën hakun. 

SFIDAT E KOMUNËS TUZ ME ADMINISTRIM SHQIPTAR

Deri më tani ia kemi dal mirë, edhe përkundër problemeve që na ka shkaktuar procesin i ndarjes me Podgoricën, të cilit nuk po i shihet fundi. Podgorica akoma vazhdon të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë; vazhdon të marrë pagesat nga banorët e Tuzit, kurse shërbimet i bën sikur Tuzi të ishte një lagje e parëndësishme e Podgoricës. Kjo kërthizë thithëse, me Podgoricën, duhet të ndërpritet urgjentisht, nëse mendojmë të zhvillojmë trevën, siç e meriton Malësia dhe banorët e sajë. Përpos kësaj, ajo në çka,tutje duhet të fokusohemi, është ruajtja, mirëmbajtja dhe rregullimi i hapësirave publike dhe vënia e resurseve lokal në funksion të zhvillimit të Malësisë, e jo të Podgoricës, siç është rasti deri më tani. Mirëpo, përkundër këtij realiteti, duhet apostrofuar një realitet tjetër; se administrata shqip po funksionin me entuziazmin, frymën dhe përkushtimin fillestar. Përndryshe, vlerësimet janë se, edhe përkundër obstruksionit që vjen nga kryeqyteti,  më shumë është bërë për Malësinë tash 2 vite se për 50 vitet e fundit. Malësia, shtëpia jonë, e lënë tepër gjatë mbas dore, ka nevojë, dhe e meriton dorën e kujdesshme të atyre që e duan.

MESAZHI JUAJ PËR LEXUESIT E “DIELLIT” DHE DIASPORËN, NË USA

Qëndroni pranë vendlindjes siç keni qëndruar deri më tani.  Keni besimin në ne, se do t’i shërbejmë vendit pa hile, me aq sa kemi mundësi e dije. Ndikimi juaj në jetën ton është i madh,  prandaj kujdes, si e shfrytëzoni atë ndikim. Duhet ta kuptojmë se gjerat mund t’i shohim ndryshe,  por qëllimet i kemi të njëjta; që shqiptarët të shkëlqejnë në çdo drejtim. Ndërsa për ata që po kanë frik nga ndryshimet: duhet ditur se ndryshimet është dashur që njëherë të ndodhin,  dhe pa votën e atyre që i mbajmë për çetnik, ajo s’mund të ndodhte. Prandaj, ndarjen në çetnikë,ballistë e partizanë t’ia lëmë të së kaluarës dhe pushtetit aktual që i ka krijuar. Mendoj se për ne janë njëlloj, prandaj ne duhet të fokusohemi në interesat e shqiptarëve dhe jo në zënkat hileqare ndër-sllave. Por, që shqiptarët të shkëlqejnë është e paimagjinueshme pa faktorin diasporë. E ka thënë Noli, e ka dëshmuar Kosova, e madje edhe komuna jonë. E thash edhe në fillim: se ku pikon çatia shihet nga brenda, por të ndreqet, mundet vetëm nga jashtë! Pra, që të mos pikojë shtëpia jonë, e quajtur Shqiptari, njëlloj duhen njerëzit që rrinë brenda, dhe ata që rrinë jashtë!

Ju faleminderit

Filed Under: Featured Tagged With: Nikolle Camaj, Shqiptaret ne Mal te Zi, Sokol Paja

Kryeministri Hoti: Qeveria e Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha

September 27, 2020 by dgreca

PRISHTINË, 26 Shtator 2020-Gazeta DIELLI/  Kryeministri Avdullah Hoti tha sot se, Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht.

Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri, përfundon deklarata e kryeministit.

Kryeministri i Kosovës deklaroi kështu ndërkohë që të arrestuarit e parë nga Specialja janë dërguar në Hagë.

Të hënën, më 28 shtator, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e të arrestuarit të parë. Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Filed Under: Komente Tagged With: Drejtesia mbi gjithcka, Kryeministri Hoti

GJAZA- RINIA IME…

September 27, 2020 by dgreca

Shkruan: SIMON MIRAKAJ- Rinia ime .Gjaza, ku familjarisht kaluam njëzet vjet internim ishte njëzet km larg nga qytetit i Lushnjes. Sapo i kisha mbushur njëzet e katër vjeç kur mbërrita në këtë kamp internimi, të një izolimi total. Gjaza kishte dy rrugë dhe tre rrjeshta me shtëpi.Shtëpitë ishin të ndërtuara me tulla nga v.50, brënda të shtruara me çimento, ishin të ftohta, një pjesë tjetër e shtëpive ishin të ndërtuara me plithar por të suvatuara nga jashtë , brënda të shtruara me çimento, kishin pak kohë që ishin të ndërtuara.Ne kur mbërritëm në Gjazë na futën në shtëpitë e vjetra të ndërtuara me tulla.Lëvizjen e kishim të kufizuar, kishim të drejtë të leviznim vetëm në shtatëqind hektar tokë të fermës ku punonim, nëse e kalonim këtë kufi të vendosur nga MPB ndëshkimi ishte deri në vdekje,kështu na pati deklaruar shefi operativ kur bëri prezantimin tonë para organeve drejtuese te sektorit . Jepuni plumbin ballit po kaluan kufirin thoshte shefi operativ Apostol Çepeli.Për çdo levizje jasht këtij kufiri ne duhet të merrnim leje me shkrim nga përgjegjësi që na bënte apelin. Mëngjesi ishte i zhurmshëm.Në mëngjes shikoje puntorët e puntorët që nxitonin për të takuar brigadierin për të marrë planin e punës për të siguruar bukën e përditëshme.Të veshur të gjithë me pantallona me arrna,gra ,burra,djem e vajza, ndërsa në kokë kishin nga një kapele kashte për tu mbrojtur sadopak nga dielli.Mëngjesi ushtonte nga zërat e puntorve që thërrisnin njëri tjetrin : -hajde shpejt se na zuri vapa pa fillu punën.Mbrëmja ishte e qetë,nuk kishte zhurmë,puntorët ktheheshin të lodhur nga puna e ditës, mezi tërhiqnin këmbet, fytyrat ishin te zbehta nga lodhja. Në rrugë të binte në sy një rreth i vogël i formuar nga pak njerëz, ky rreth ku në mes qëndronte i besuari i partisë e i sigurimit ishite (rrethi I armiqve).Ky rreth shihej dy herë në ditë , jo të pakta ishin ditët ku rrethi formohej tre herë në ditë, në atë grup armiqsh ishin djemt e ish kryeministrit Fiqiri Dines,Tomori me Sazanin bashkë me kushëririn e parë Haredin Nasufin,djali i kapidanit të Mirditës,Deda bashkë me nipin Gjonin,i biri Hamit Matjanit ,Xheviti, dom Mikel Koliqi, Xhevat Tarusha,Frida Sadedini,Ismail Spahiu dhe unë me vllain Sokolin.Të qënurit së bashku prej vitesh na jepte shumë kurajo për të përballuar me dinjitet këtë vuajtje të shkaktuar nga padrejtësia e diktaturës komuniste .Ne na kishin shpallur armiq, po vërtet ne ishim armiq të kësaj padrejtësije, të kësaj diktature.Të qënurit së bashku me këta njerz fisnik,djem , burra,zonja ishte vërtet një fat,ishim për njeri tjetrin si thëmbra e Akilit.Mbasi bëmë apelin u drejtova te brigadieri për të ditur se ku do punoj ,pa mbrritur mirë ai më thotë :Ti Simon do shkosh në transport plehu dhe mos u vono se zetori ka shkuar e të pret, gjithë inat e pashë , skisha çfarë të bëja. Partia kishte dalë haptazi, të ja bëjmë jetën sa më të vështir,na e bëne jeten mjaftë të vështir duke na çuar në punët më të vështira e më keq të paguara deri në momentet e fundit të shëmbjës së diktaturës komuniste, por nuk na mposhtën dot, dinjitetin nuk na e morën.Vesha kominoshet, çizmet , kapelen e kashtës që ma kishte bërë motra,mora dhe nje shishe ujë .Rruga për te stallat nuk ishte larg,gjatë rrugës po mendoja me vete shokët apo shoqet e shkollës janë shumë larg e nuk më shohin…le të më shohin , pastaj puna nuk është turp, unë nuk e zgjodha punën, unë sipas atyre të partisë jam armiku, po kush më njeh mua kështu si jam katandisur…po pse nuk kanë kë të shohin ato… me këtë bisedë të ëndrrave rinore me veten u gjenda para stallës. Hyra brënda, lopët çuditërisht u çuan në këmbë , të gjitha kthyen kokën nga unë,ato ishin të lidhura me zinxhir edhe unë isha i lidhur prej dekadash me zinxhir të pa dukshëm, ato ishin të ushqyera mirë, ju shndriste qimja, ndërsa mua kishin filluar të më binin flokët nga lodhja,nga keq ushqyerja, atyre nuk ju dukeshin brinjët, ndërsa mua mund të mi numëroje brinjët nga larg,atyre ja dërgonin ushqimin te koka,ndërsa unë duhet të luftoja fort me fitu bukën e përditëshme.Ato më përcollën mev ështrimin e tyre deri sa dola, gjithë ky nderim prej tyre, mbase nuk e dinë që unë jam armik,sa kënaqësi të jetosh mes kafshëve,njeriu ishte bërë i rrezikshëm.Sapo dola nga dera e stallës u përballa me grumbullin e plehut ,bajgave që ishte përzier me kërcejt e jonxhës e të lakrës kineze. Traktoristi Rrapi, me cigaren që i ishte ngjitur e i varej në buzën e poshtëme , me dhëmbët që kishin marrë ngjyrën e nikotinës më thirri: o burra Simon fillo mos bëjmë nja pesë a gjashtë rrugë, nuk i këtheva përgjigje fare.Rrapi ishte njeri i mire shumë puntor ,ishte familje me biografi te mire sipas kohes,ishte nga ato fshatrat aty por banonte ne Gjazë, kishte shume kalamaj më duket nja dhjetë. Fillova të shkul pak bar për të mbrojtur ujin nga dielli.U ula e po shikoja pirgun e plehut , rimorkjon që priste të mbushej nga unë.Duhej filluar, sa më shumë të vonoja aq më e vështirë bëhej edhe nga vapa që kishte filluar të përvëlonte,hodha cfurqet e para me shumë vështirësi prej kërcejve që ishin përzier me bajgat,stërpikat me binin ftyrës ,trupi kullonte në djersë, mundohesha të nxitoja,kur po hidhja cfurkun me pleh në rrimorkjo pashë se drejt meje po vinte operativi me përgjegjësin e sektorit, një ndjenjë neverije ,njëri më i zi se tjetri, jo nga ngjyra por nga ligësija e shpirtit,operativi kishte hedhur xhaketën supeve, në pantallonat i varej revolveri, xhaketen e hiqnin për të ngjallur terror, ktheva kurrizin nuk doja ti shikoja ato fytyra, më dukej sikur po shikoja një gjarpër, po vazhdoja ngarkesën. Operativët në shumicën e rasteve ishin nga fshatrat ,familjaret e tyre i kishin në kooperativë që hanin bukë misri, që se hante as lopa, vetë ushqeheshin mirë, rrogat e mira, kështu e shikonin veten të plotfuqishëm, ishin gati të të merrnin shpirtin. Ne kishiim mbi kurriz nje qeveri kriminale qe ne cdo sekonf ishe i rrezikuar.Me kanatjeren fshiva fytyrën, nuk doja t ju jepja kënaqesi të më shikonin ashtu.Kur u afruan te zetori u ndalën e po vështronin ,puna e mbarë thanë… bëra sikur nuk i dëgjova, qënka e vështirë: tha shoku Rrapi, përgjegjësi, jo nuk është e vështirë fare, I thashë unë… ndërsa djersët binin në tokë si pika shiu,operativi me nje buzqeshije ironike belbezioj gjynah goxha djale te punoje ne pleh,nuk ju pergjigja veq e mallkova ne heshtje.Ata kishin ardhur për të shkuar te baçja që ishte matanë kanalit, baçja ishte me shalqin, po shkonin të freskoheshin.Vapa ishte bërë e pa durushme,u ndala pak , hoqa kanatjeren e lidha te qafa, mëngët e kominoshes i lidha në mes, piva pak ujë që ishte bërë valë,fshiva djersët me kantjere e fillova ngarkesën e rimorkjos, pak donte për tu mbushur, lashë pak vënd në rimorkjo për vete që të rrija në këmbë.Rrapi (zetoristi) erdhi e th: të lumtë e paske mbushur ,hip lart e të ikim. Hipa në rimorkjo duke u mbajtur te hekurat, kur dolëm në rrugën që të çonte për te parcela që do shkarkonim ,pluhuri i rrugës ishte mbi njëzet cm, nga shpejtësia u ngrit një mjegull tymi që nuk të lejonte të shikoje as gjë , dëgjoje zhurmat e fëmijve që laheshin në kanal, pluhuri i rrugës më ishte ngjitur nga djersët në fytyrë , në trup. Shkarkimin e bëmë kollaj,sapo mbarova u zhyta në kanal, hapa krahët në ujë e po vështroja qiellin e kaltër të pastër, eee… sa njerëz të pistë e kriminelë qëndrojnë poshtë teje a e din? duart lart ju drejtova Zotit I vetemi mbrojtës, të na mbrojë nga djajtë e kuq, nga të pa udhët që kishin zënë popullin e vet rob, zot na shpëto .Not nuk bëja se ishte i cekët deri në gju , as nuk dija ,vetëm në kanale isha larë, detin nuk e kisha parë ,as prekur,as shijuar kënaqesinë e tij ,e kisha parë vetëm në hartë. Vetem mbas vitit 1990 mu dha mundesija për ta parë e shijuar. Rrapi thërriste…unë isha shtrirë në kanal, pastaj shkoi edhe ai e u zhyt për tu freskuar.Dita përfundoi si të gjitha ditët e tjera mjaft e lodhëshme. Shtepinë nuk e kasha shumë larg por nga lodhja më dukej sikur nuk do mbërrija kurrë.Rrugës i lodhur, mezi ecja, thashe me veten time. ..Mjer ai vend që pati fatin e keq të pushtohet nga komunizmi. Komunizmi shkatërrimtar i personalitetit të njeriut.

Filed Under: Histori Tagged With: GJAZA- RINIA IME, Simon Mirakaj

RRAPO HAJREDIN DANUSHI I ANKOHET AMBASADORES YURI KIM PËR KORRUPSION ME PRONAT NË PROKURORINË E VLORËS

September 27, 2020 by dgreca

-ÇRRËNJOSJA E KOMUNIZMIT DHE E SISTEMIT KORRUPIV NË SHQIPËRI KËRKON ANGAZHIMIN E PATRIOTËVE SHQIPTARO-AMERIKANË-

E nderuar redaksi e gazetës Dielli-

Ju lutem të botoni shqetësimin tim se situata korruptive dhe padrejtësisë, si dhe konfliktet pasuese  në këto 30 vjet janë faktori që largon investitorët e huaj privatë dhe po detyron rininë të kërkojë  çdo mënyrë për të emigruar jashtë , në çdo shtet ku zbatohet ligji dhe kushtetuta e vendit. Kam bindje të plotë se ndihma më e mire, për ç’rrënjosjen e korrupsionit pushtetar, që ka bllokuar sistemin e drejtësisë është që lobi shqiptaro-amerikan intektualët e njohur patriotë dhe kryetari i Shoqatës  Atdhetare panshqiptare Vatra, të sensibilizoni dhe të bëni të qartë me të gjitha rrugët dhe mënyrat në instancat përkatëse në Departamentin Amerikan të Shtetit për situatën e nderë të anti demokracisë ose për demokracinë fallco që është instaluar nga oligarkët e politikës pas vitit 1991 në Shqipëri.

Me shqetësimin tim për mos funksionimin ekstrem të sistemit të drejtësisë me 12.09.2020, unë  i kam dërguar me zarf zonjës Yuri Kim, ambasadore e SHBA, ankesën time drejtuar Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të cilën, institucioni nuk më ka kthyer përgjigje prej më shumë se 16 muaj çka është tregues i papërgjegjshmërisë dhe i mos funksionimit të sistemit të drejtësisëPasojat po i vuan i gjithë populli ynë dhe ndihma juaj për zbatimin e parimeve bazë të drejtësisë, duke filluar nga respektimi i të drejtës së pronës dhe Kushtetutës, do të jetë jetike për stabilitetin social, ekonomik dhe të ardhmen e shtetasve që jetojnë në Shqipëri. .. Po këtë letër adresuar Ambasadores së nderuar të SHBA, po e bëj publike në gazetën Dielli. Me besim në patriotizmin dhe angazhimin tonë të përbashkët , demokracia dhe e drejta do të fitojë edhe në Shqipëri , ju falenderoj – Rrapo Hajredin Danushi.

 ***

Znj. YURI KIM

Ambasadore e Shteteve te Bashkuara te Amerikës -Tiranë

Zonjë e nderuar!

Ju lutem shumë kini mirësinë dhe merrni djeni sa më poshtë vijon:

                                               Me respekt Rrapo Hajredin Danushi 

Z. Gentian Ibrahimi

Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tiranë

Unë, shtetasi Rrapo Hajredin Danushi qysh më datë 26 prill 2019, megjithëse kanë kaluar më se 16 muaj kohë që u kam postuar ankimin tim me postë rekomande (me kartelë), së bashku me kallzimin penal përkatës ku paraqitet shumë qartë “Shpërdorimi i detyrës” i kryer me qëllime të paracaktuara nga ana e prokurorit Alfred Sali me detyrë në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor të Vlorës. E megjithë se ka kaluar një kohë plotë një vit e gjysmë, unë nuk kam marrë përgjigje nga ana juaj!?

Z. Gentian!

Kjo çështje është e paraqitur mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga unë kallëzuesi-ankuesi Rrapo Hajredin Danushi i administruar me numrin 3661 për kryerjen e vepreës penale SHKATRRIM PRONE, sipas nenit 150 te KODIT PENAL dhe të PUSHTIMIT TË TOKËS sipas nenit 200 të KODIT PENAL.

Dy vepra këto të kryera në bashkëpunim nga: Sejdi Razip Agaraj, Xhevair Razip Agaraj dhe Yzeir Razip Agaraj, banues në fshatin Kropisht te Bashkisë Selenicë Vlorë.

Për këto veprime penale këta shtetas janë dënuar dhe 2 (dy) herë të tjera me nga 3 (tre) muaj burgim, por ata kanë përfituar nga aplikimi i Amnistisë.

 Ndërsa kësaj here pa pikën e turpit venosi pushimin e hetimeve për kallzimin e paraqitur nga ana ime prokurori i quajtur Alfred Sali !?

Vetëm prokuror nuk mund të quhet Alfred Sali, ai është i paaftë profesionalisht dhe mbi të gjitha është i KORRUPTUAR në detyrë dhe si i till ai merr vendimin dhe e pushoj kallëzimin penal të paraqitur nga unë.

Përfundimisht unë i dëmtuari padrejtësisht e kundërshtoj vendimin e pushimit të pa drejtë të prokurorit Alfred Sali në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Vlorës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata në bazë të neneve 328, 329 dhe 379 e vijues te K.Pr.Penal

VENDOSI

Pranimin e kërkesës

Prishjen e vendimit të pushimit të procedimit penal Nr.3 të vitit 2018 me objekt hetimet e veprimeve penale “Pushtim i Tokës” parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Kthimin e akteve të prokurorisë për vazhdimin e hetimeve të këtij procedimi ,hetime të cilat të kryhen brënda 3 (tre) muajve.

Një kopje ti njoftohet Prokuroris së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe kallëzuesit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesa brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit Vlorë nga Prokuroria

Vlorë, më 22.10.2018                           Gjyqëtari

                                                             (ALBERT SPIRO)

PËR KËTË ARSYE

Gjykata e Apelit Vlorë në mbështetje të nenit 428/1/a/K.Penal

VENDOSI

Lënien në fuqi të vendimit Gjyqësor Penal me Nr.1462 datë 22.10.2018.

U shpall me vlerë, më datë 17.12.2018.

ANTAR                                            ANTAR                                 KRYESUESI

(SOKOL NDRECI)                    (MARGARITA BUHARI)      (SKËNDER DAMINI)

Zoti Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokuroris!

Ju lutem jepni urdhërin përkatës drejtuar Prokuroris të Rrethit të Vlorës të zbatoj vendimin Gjyqësor penal me Nr.1462 datë 22.10.2018 i mbetur ne fuqi dhe të filloj nga procesi rihetimit të cështjes penale !?

Mbetem me bindje se e drejta për hartimin e veprës penale të “shkatrrimit të pronës” dhe të “pushtimit të tokës” do te kryhen konform të drejtave dhe nuk do mund t’i pengojë akoma hetimet për interesat e tija ekonomike pseudo prokurori Alfred Sali!?

Mbetem në pritje të përgjigjes tuaj për zhvillimin e hetimeve përkatse?

Kam bindje te plotë se drejtësia do të fitojë mbi padrejtësinë që aplikon peudo prokurori Alfred Sali!!??

  Kallëzuesi:

 (Rrapo Hajredin Danushi)

Vlorë, më 12.09.2020

Filed Under: Analiza Tagged With: ambasadorja, Rrapo Hajredin Danushi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT