• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2021

DETI

January 2, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/Detet duhen mbrojtur, edhe pse aty, veç peshqve, asnjeri nuk banon. Kështu mendojnë disa. Të tjerë thonë se është pasuria nëndet, që i bën ujrat të lakmueshëm. Detit mund t’ia kthesh krahët pa pasur frikë se të vjen ndonjë e keqe; dhe mund t’i vësh gjoksin e ta çash nëse kërkon rrugëshpëtim; deti është për njeriun mburojë dhe shpëtim. Të humbësh det, është si të humbësh shpresë. 
Shumë popuj nuk kanë dalje në det dhe ushqejnë veten me ëndrra, krijojnë mite, deri luftra, për një “copë det”. Arsyeja është se njerëzit pranë brigjeve të detit njihen historikisht si shpikësit e shkrimit; jeta është më e gjërë e më e larmishme në det e në tokë; është sikur të jetosh dy jetë njëherësh; edhe nevoja për t’u shprehur, komunikuar e shkruar është dy herë më e madhe. Në këto kushte, në lashtësi, kultura e shkrimi erdhën nga ‘popujt e detit’ dhe u përhapën përgjatë bregut rreth gjithë detit Mesdhe. Pellazgjishtja, Ilirishtja, Helenishtja (e cila nuk mund të shpjegohet e plotë me Greqishten moderne pa ndihmën e Shqipes), Etruskishtja e Latinshtja u përhapën në Evropë dhe filluan të shkruheshin shumë herët me gërmat e detarëve Fenikas; kulturat që ranë në kontakt i zhvilluan ato më pas. Sllavët erdhën herët në kontakt me Ilirë, Helenë e Romakë, por nuk u vendosën në trojet e sotme e më gjërë deri pas vitit 700. Në mënyrë të ngjashme, gjuhët Urale – jo indo-evropiane, të folura në një zonë të përbashkët me gjuhët sllave – nuk filluan të shkruheshin deri relativisht vonë, vetëm atëherë kur njerëzit që flisnin këto gjuhë zbritën nga Vargmalet dhe u hapën, panë, e ranë në kontakt me detin.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, deti

Ndëshkohet një mjek!!!

January 1, 2021 by dgreca

Nga Alma LIÇO/

Më nevojitet shpesh që një shkrim timin ta titulloj apo nis me termin “SKANDAL”. Sado e pakëndëshme të jetë përsëritja, nuk mundem ta shmang as sot atë. 

SKANDAL…Mjeku i nderuar i urgjencës spitalore të QSUT-së, Ilir Allkja, shkarkohet nga funksioni i tij. Shkaku???…Për shkelje të rëndë të Etikës së punës. Po, e vërtetë…ai ka shkelur një “Etikë”, por jo atë të punës. Ai ka shkelur “Etikën” e pashkruar e mos qenit ushtar partie. Zoti Allkja është një mjek që ka ngritur dhe ngre zërin për të denoncuar dobësitë e sistemit shëndetësor. Qëllimi i tij i vetëm…ky sistem të përmirësohet, të shërbejë e mbrojë si duhet shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Por Kryeministri Edi Rama dhe shpura e tij nuk munden të pranojnë qytetarë të lirë që shprehin hapur qëndrimet dhe mendimet e tyre, për më tepër kur këto qëndrime bien ndesh me propagandën bajate qeveritare.

Dhe kjo qeveri bandite hakmerret duke e pushuar atë nga puna. Ndëshkohet me heqjen e bukës se gojës mjeku që nuk është puthadorës i Ministres së Shëndetësisë dhe qeverisë,  anëtare e së cilës ajo është. Agjitacion propaganda e komunizmit me dënimet e saj funksionon si në epokën e diktaturës.

Mizorë pa fund pinjollët e komunizmit…të njejtë me etërit e tyre shpirtërorë e biologjikë. Ashtu si në epokën e Enver Hoxhës, kur goditjet më të mëdha ndaj individëve apo familjeve që konsideroheshin kundërshtarë politikë të regjimit, ndodhnin në prag festash, edhe mjekut të nderuar i komunikohet lirimi nga detyra një ditë para festës së Vitit të Ri…Sadistë, të pashpirt, dhunues deri në absurd.

…Një muaj më parë, një djalë i pafajshëm vritet nga shteti pikërisht në ditën e rinisë, dhe qindra-mijëra të rinj që protestojnë në mbrojte të jetës, tërhiqen zvarrë e keqtrajtohen në komisariatet e policisë.

Në vazhdën e ngjarjeve të tilla të përsëritura, nuk kemi aspak pse të habitemi se si qindra mjekë dhe specialistë të të gjitha fushave po e braktisin këtë vend. Po ikin vlerat, po ja mbath rinia. Hemoragji që nuk ndalet. Nuk është e vetme varfëria shkaktare e gjithë kësaj gjëme. Më shumë se varfëria, ajo që i ka katandisur shqiptarët në të pashpresë është arroganca e një kryeministri dhe e pushtetit të tij të pakufizuar, është ngushtimi ekstrem i hapësirave të lirisë e të drejtësisë, është  fyerja e përdhosja e dinjitetit njerëzor…e të tjera!!!

Kur dhunohet një qytetar është dhunuar e tërë shoqëria. Kur ndëshkohet një mjek që përballet çdo ditë me detyrën fisnike të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve, sëmuret e tërë shoqëria.  

Reagimi konsekuent dhe i organizuar qytetar në mbrojtje të të drejtave njerëzore në të gjitha mënyrat që koha dikton, më shumë se kurrë është kthyer në nevojë imediate jetike për demokracinë e nëpërkëmbur e të dhunuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma LIÇO, Ilir Allkja

ALEKSANDRI I MADH

January 1, 2021 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

A ka prova që Aleksandri i Madh nuk ishte evropian? Për këtë egzistojnë dy histori rivale me shumë gjëra të përbashkëta./

Aleksandri Egjiptian

Kjo histori qarkulloi gjerësisht në Evropën mesjetare, një koleksion me një lidhje të dobët me karrierën e vërtetë të Aleksandrit. Romanca na tregon se Nectanebo, Faraoni i fundit Egjiptian, i bëri magji Mbretëreshës Olimpia të Maqedonisë për ta bindur se do të vizitohej nga perëndia Ammon. Pastaj ai u vesh me një lëkurë dashi dhe një palë brirë dhe u shoqërua me Mbretëreshën, duke u bërë babai i Aleksandrit ndërsa mbreti Filip ishte larg.
Aleksandri gjithmonë dilte nga rruga e tij për të pajtuar ndjenjat egjiptiane: vizita e tij e famshme në oazin e Siwa ishte vendi ku ai filloi të kalonte nga komandanti i vdekshëm në zot të gjallë, dhe përqafimi i “babait” të tij Zeus-Ammon është baza historike për zbukurimet e tregimeve të mëvonshme. Siwa nuk ishte vetëm një vend i famshëm fetar egjiptian – ai kishte qenë gjithashtu një nga vendqendrimet e Nectanebo-s së vërtetë, i cili u dëbua nga Persianët kur Aleksandri ishte fëmijë. Pra, ky version pasqyron popullaritetin e Aleksandrit midis egjiptianëve, të cilët e donin atë për përzënien e persëve nga Egjipti dhe hakmarrjen ndaj “babait” të tij, Faraonit të fundit vendas.

Aleksandri Persian

Një histori tjetër shfaqet në Shahnameh, eposin e madh persian të shekullit të 10-të, nga poeti Ferdusi.  Këtu një mbret imagjinar Darab (afërsisht, Darius II historik) mposht një perandor me emrin Failakus (domethënë Filipi i Maqedonisë). Si pjesë e traktatit të paqes ai kërkon që vajza e Failakus të martohej me Darabin; ata bënë një djalë i cili do të quhej Sikandar (Aleksandër). Pasi të ketë studiuar me të urtin e madh Aristu (Aristoteli) Sikander do të kthehet dhe do të mposhtë gjysmë-vëllain e tij, një Darab të dytë, për t’u bërë mbret i Persisë dhe më pas pushtues i botës.
Jo ndryshe nga versioni egjiptian, kjo përpjekje për të gërshetuar Aleksandrin në historinë kombëtare persiane pasqyron një dëshirë për të kërkuar pushtuesin e madh për sundues  vendas. Është veçanërisht interesante në Persi sepse ka lloje të tjera historishë në letërsinë persiane – veçanërisht në shkrimer fetare Zoroastriane – ku Aleksandri konsiderohet si armiku i madh kombëtar. Me sa duket versioni Shahnameh pasqyron fitoren përfundimtare të politikës së Aleksandrit në përpjekjen për të pajtuar Helenët dhe Persët.
Humbja, siç thonë Ferdusi, është jetim por fitorja – si Aleksandri, me sa duket – ka shumë baballarë. Fama e Aleksandrit gjithashtu i dha atij lidhje me banorët Sumatranë dhe Etiopianë, si dhe histori të trilluara në gjuhë nga Irlandishtja në Mongole, që, të vërteta ose jo,  janë shembuj interesantë të jetës përtej të çuditshme të këtij kryekomandantiti. Dhe, duke pasur parasysh standardet e saktësisë historike që duket se na pëlqejnë në shekullin 21, kush jemi ne që të mos argëtohemi me ‘to?!

Filed Under: Histori Tagged With: Aleksandri I Madh, Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT