
Nga Astrit LULUSHI/
A ka prova që Aleksandri i Madh nuk ishte evropian? Për këtë egzistojnë dy histori rivale me shumë gjëra të përbashkëta./
Aleksandri Egjiptian
Kjo histori qarkulloi gjerësisht në Evropën mesjetare, një koleksion me një lidhje të dobët me karrierën e vërtetë të Aleksandrit. Romanca na tregon se Nectanebo, Faraoni i fundit Egjiptian, i bëri magji Mbretëreshës Olimpia të Maqedonisë për ta bindur se do të vizitohej nga perëndia Ammon. Pastaj ai u vesh me një lëkurë dashi dhe një palë brirë dhe u shoqërua me Mbretëreshën, duke u bërë babai i Aleksandrit ndërsa mbreti Filip ishte larg.
Aleksandri gjithmonë dilte nga rruga e tij për të pajtuar ndjenjat egjiptiane: vizita e tij e famshme në oazin e Siwa ishte vendi ku ai filloi të kalonte nga komandanti i vdekshëm në zot të gjallë, dhe përqafimi i “babait” të tij Zeus-Ammon është baza historike për zbukurimet e tregimeve të mëvonshme. Siwa nuk ishte vetëm një vend i famshëm fetar egjiptian – ai kishte qenë gjithashtu një nga vendqendrimet e Nectanebo-s së vërtetë, i cili u dëbua nga Persianët kur Aleksandri ishte fëmijë. Pra, ky version pasqyron popullaritetin e Aleksandrit midis egjiptianëve, të cilët e donin atë për përzënien e persëve nga Egjipti dhe hakmarrjen ndaj “babait” të tij, Faraonit të fundit vendas.
Aleksandri Persian
Një histori tjetër shfaqet në Shahnameh, eposin e madh persian të shekullit të 10-të, nga poeti Ferdusi. Këtu një mbret imagjinar Darab (afërsisht, Darius II historik) mposht një perandor me emrin Failakus (domethënë Filipi i Maqedonisë). Si pjesë e traktatit të paqes ai kërkon që vajza e Failakus të martohej me Darabin; ata bënë një djalë i cili do të quhej Sikandar (Aleksandër). Pasi të ketë studiuar me të urtin e madh Aristu (Aristoteli) Sikander do të kthehet dhe do të mposhtë gjysmë-vëllain e tij, një Darab të dytë, për t’u bërë mbret i Persisë dhe më pas pushtues i botës.
Jo ndryshe nga versioni egjiptian, kjo përpjekje për të gërshetuar Aleksandrin në historinë kombëtare persiane pasqyron një dëshirë për të kërkuar pushtuesin e madh për sundues vendas. Është veçanërisht interesante në Persi sepse ka lloje të tjera historishë në letërsinë persiane – veçanërisht në shkrimer fetare Zoroastriane – ku Aleksandri konsiderohet si armiku i madh kombëtar. Me sa duket versioni Shahnameh pasqyron fitoren përfundimtare të politikës së Aleksandrit në përpjekjen për të pajtuar Helenët dhe Persët.
Humbja, siç thonë Ferdusi, është jetim por fitorja – si Aleksandri, me sa duket – ka shumë baballarë. Fama e Aleksandrit gjithashtu i dha atij lidhje me banorët Sumatranë dhe Etiopianë, si dhe histori të trilluara në gjuhë nga Irlandishtja në Mongole, që, të vërteta ose jo, janë shembuj interesantë të jetës përtej të çuditshme të këtij kryekomandantiti. Dhe, duke pasur parasysh standardet e saktësisë historike që duket se na pëlqejnë në shekullin 21, kush jemi ne që të mos argëtohemi me ‘to?!