• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2021

Komuniteti shqiptaro Amerikan në Staten Island mblodhi fonde për Marko Kepin dhe ish Kongresistin Amerikan Vito Fosella

May 29, 2021 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në zyrën e Marko Kepit, Shqiptaro Amerikanët vinin grupe grupe për të mbështetur kandidaturën e Marko Kepit për Këshilltar në Bashkine e Nju Jorkut si dhe për ish Kongresistin Amerikan Vito Fosellën, kandidat per president në Staten Island, New York. 

Marko Kepi ka qenë me dekada në krye të organizatës së mirënjohur “Rrënjët shqiptare” dhe pikerisht me këtë organizatë kanë dalë në pah tiparet e një lideri të vërtetë.  Marko Kepi në fjalën e tij përshëndetëse tha midis të tjerash se: “Ne duhet ta mbështesim kandidaturën e ish kongresistit Vito Fosella, pasi ai e ka mbrojtur shumë kauzën tonë kombëtare.  Ai është një lider i vërtetë dhe në se ne fitojmë do të punojme fort së bashku për Staten Island ku jetojmë dhe punojmë si dhe për Nju Jorkun për një vend më të mirë dhe më të sigurtë”.

Marko Kepi ka ardhur në moshë shumë të re, por ai nuk ka harruar rrënjët nga vjen si dhe shpreh një mirenjohje të pakufishme për Amerikën që e priti.  Për këto arsye ai u regjistrua në Marine Corp të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të demonstruar dashurinë dhe vlerësimin e tij për një vend që i dha atij dhe familjes kaq shumë Liri dhe mundësi. 

Ai është diplomuar nga John Jay, Kolegji i Drejtësisë Penale, drejtimi në Shkenca Politike dhe Histori, dhe fitoi per Master Ekzekutiv i Administrimit të Biznesit (EMBA) nga Kolegji Wagner.

Marko Kepi së bashku me ekipin e tij mblodhi më shumë se çdo organizatë tjetër në Diasporë fonde për t’ju ardhur në ndihmë familjeve shqiptare që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019ës.  Ai mblodhi 1.6 milionë dollarë për të pa strehët.  

Kongresisti Amerikan Vito Fosella në fjalën e tij përshëndetëse shprehu mirënjohjen e pakufishme për të gjithë komunitetin shqiptar të cilët janë një forcë aktive dhe e konsiderueshme në Staten Island dhe Amerikë.  Unë kam shumë miq shqiptarë dhe ndihem krenar pasi shoh çdo vit se si komuniteti juaj po rritet veçanërisht intelektualisht, pasi midis jush ka disa avokat, doktor, mesues, inxhinier, profesor, sportist, artist, politikan, biznesmenë të cilët e bëjnë qytetin tonë dhe më të bukur dhe më me vlerë, do të shprehej ish kongresisti Fosella para kamerave për TV “Alba Life”.  

Z.Fosella tha se gjithmonë e dënoj genocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës., kur ishja në Kongres e kam ngritur me force zërin kundër genocidit serb, por për ta njohur më mirë situatën më duhej të shkoja dhe t’i takoja direkt popullin e Kosovës.  Unë shkova dy herë në kampet e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë dhe pashë me dhimbje njerëzit e vuajtur, torturat që kishin ushtruar serbët ndaj popullit të pafajshëm të Kosovës, fëmijët me lot në sy, pleqtë të shpërngulur nga trojet e tyre. Këto takime në kampin e refugjatëve do të ngelen përgjithmonë në memorjen time.  Populli shqiptar ka një vend të veçantë në zemrën time.  

Vito John Fossella Jr. ka lindur më 9 mars 1965 dhe është një politikan republikan amerikan nga shteti i New York-ut i cili më parë përfaqësonte rajonin e 13-të të kongresit të shtetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së për gjashtë mandate, nga 1997 në 2009 duke shërbyer si republikan i vetmuar nga New York City. Z. Fossella ka lindur në Staten Island, në një familje që përfshinte disa politikanë. Z.Fossella fillimisht mori detyrën në 1997, pasi fitoi një zgjedhje speciale të mbajtur për të zëvendësuar Susan Molinarin në dorëheqje.

Plot shqiptarë dhe aktivistë të njohur si z.Mundija, Jasin Gjoka, Agron Damzi etj të cilët kishin ardhur për të mbështetur Marko Kepin dhe kongresistin Vito Fosella u shprehën me fjalë miradie dhe po punojnë që të fitojnë, që siç tha studenti i shkëlqyer Gjoka po shkojmë derë me derë për të siguruar votat.

Z.Mundija dhe Gjoka janë në ekipin e z.Marko Kepi që po kandidon si këshilltar për në Bashkinë e Nju Jorkut. 

Ata u shprehën optimist për fitoren e tyre!

Vëllezër dhe motra shqiptarë ju ftoj të votoni Marko Kepin këtë bir të Kombit dhe le të bëjmë histori si shqiptarë në Staten Island!

29 Maj, 2021

Staten Island, New York

Filed Under: Politike Tagged With: Keze Zylo, Kozeta Zylo

LETERSIA E BURGOSUR, PROMOVIM DHE DEBAT NE VATER

May 29, 2021 by dgreca

VATRA PROMOVOI VEPRAT “ALIDA” DHE “GJYQI I SHOPENHAUERIT” TË ADRIANA DHE DINE DINES /

Sokol PAJA – DIELLI/

Surpriza e Mark Mrnaçaj ne promovimin e librave te Dine Dines ne VATER-Koktejli i pasur dhe ballinat e librave qe u promovuan ne shishet e veres….

Të Shtunën më 29 Maj 2021, në orën 11.00 AM, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” u bë promovimi i librave “Alida” i Dine Dines dhe “Gjyqi i Shopenhauerit” të Adriana dhe Dine Dine. Me dhjetëra pjesëmarrës, miq, të ftuar, vatranë, mësues, gazetarë, intelektualë, shkrimtarë e patriotë ishin prezentë në festën e librave-letërsi e burgut të shkrimtarit antikomunistit Dine Dine. Novela “Alida” është një rrëfim fantastik mbi dashurinë e pafat dhe dashurinë e pamundshme. “Alida” është një novelë që të mban gjallë deri në fund përmes rrëfimeve të rralla, përjetimeve të forta dhe kujdesit mjeshtëror për të portretizuar dashurinë edhe kur ajo është e pamundur.“Gjyqi i Shopenhauerit” është një përmbledhje me tregime e rrëfime mbi dramën dhe persekutimin familjar të autorëve Adriana dhe Dine Dine të cilët në libër paraqesin vuajtjet dhe tmerrin që kaluan familjarisht në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste. Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” dhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me anë të këtij promvimi dëshmuan edhe një herë se janë një model bashkëpunimi e suksesi në përçimin dhe promovimin e vlerave kombëtare e të shkrimtarëve elitë siç është Dine Dine dhe letërsia e tij e veçantë, letërsia e burgut. Në fjalën e hapjes moderatorja Marjana Zeneli Bulku u shpreh se sot ne promovojmë në Vatër librat e autorit Dine Dine (Nasufi) një emër i shquar i rezistencës antikomuniste dhe biri i një preh familjave më të shquara dhe me kontribut në histroinë e shtetit shqiptar. Kryetari i Vatrës Elmi Berisha me rastin e promovimit deklaroi se veprat “Alida” dhe “Gjyqi i Shopenhauerit” janë dy libra memorie që na rrëfejnë persekutimin komunist të një prej familjeve më fisnike e patriotike shqiptare. Këto libra sipas z.Berisha na kthejnë pas në një kohë të tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, diktatura e proletariatit, ky sistem politik përbindësh që shkatërroi çdo intelektual, klerik të nderuar, familje fisnike dhe ide opozitare. Librat e Dine Dines “nëpërmjet rrëfimeve të ndjera, historive, personazheve, ngjarjeve dhe detajeve që rrëfen, është jo vetëm një pasqyrë e ferrit që përjetuan shqiptarët në diktaturë por mbi të gjitha na fton të mendojmë, meditojmë dhe të reflektojmë thellë për të vuajtjet dhe perskutimin deri në absurd që përjetuan shumë shqiptarë të pafajshëm” u shpreh kryetari i Vatrës Elmi Berisha. Mhill Velaj, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në kumtesën e tij rreth novelës “Alida” të  Dine Dines u shpre se kjo novelë i ngjane një triptiku kohor që ngërthen në vete magjinën dhe  dramën e dashurisë se dy te rinjeve në kohëra të errëta të regjimit totalitar komunist. “Alida” sipas z.Velaj rrefen e zberthen ëndrrën e një të riut për të dal nga ky labyrinth sa i magjishëm po aq sfidues, për kurthet që ti ofron jeta. “Alida” sipas z.Velaj është lloj drame shpirtërore e dy të rinjëve si një lloj pararoje ndaj hipokrizisë dhe kufizimeve njerëzore zhytur në maskën e sistemit dhe ideologjisë së regjimit të dikurshem. Protagonist i novelës ndjen dyzim në shpirt e karakterin e tij. Ai ëndërron fatin jetësor në të i lidhur këmbë e duar nga sfidat e shekullit. “Protagonisti i novelës i gjendur në mes të dy dashurive asaj idealiste ndaj Alidës dhe dashurisë spontane ndaj Lilit, përjeton ferrin Dantesk të dilemave, sfidave e përballjeve në raport me diktaturën e proletariatit e cila dinte ta diktonte edhe vullnetin rinor, frymëmarrjen dhe ëndrrën e të riut perse jo edhe shtigjet e dashurisë” citoi në kumtesën e tij z.Mëhill Velaj. Editori i Diellit z.Dalip Greca tek analizoi dy librat e Dine Dines,tha nder te tjera se autori me krijimtarinë e tij të pasburgut, vjen me dëshmi autentike të Diktaturës më mizore që ka njohur Shqipëria, dhe jo vetëm, duke sjellë prova të pakontestueshme se diktatura burgosi jo vetëm Dinen, por dhe shpirtin e tij krijues, Letërsinë, edhe pse letersia e tij erdhi bashke me lirine….pas denimit. Sipas z.Greca “Alida” përbën një rrëfim që i ka të gjitha elemntët, dashurinë e pastër si ndjenjë sublime,  ka lirizmin e rrëfimit, idelizimin në perfeksion të dashurisë si nocion.Nga autori, Alida pikturohet (jo me penel, por me magjinje e fjalës) si diçka e përsosur, e paarritshme, mitike dhe toksore njëkohësisht, me bukuri të pakrahasushme, me sytë blu. Shpirti artistik i rrëfimtarit fisnik e ka stolisur atë në mënyrë të tillë, që ta ruaj edhe nga vetja. Është një dashuri që të sugjestionon. Greca analizoi thuajse te gjithe tregimet dhe novelen e “Turisti” te librit “Gjyqi i Shopenhauerit” si dhe pese rrefimet e bashkeautores se librit Adriana Dine. Ai u ndal ne stilin e vecante te autorit, ne punen kembengulese me detajin, si dhe gjuhen individualizuese te  personazheve.

“Rrëfimi”Shpirti i një nënë” i Adriana Dines kushtuar nënës së Dines-Sulltana Dine Kaziu- është një monument shpirtëror për një fisnike të rrallë, që Adriana, duket se ka qarë edhe kur e ka shkruar. Është një përkushtim i ndjerë që përcjell jo vetëm dramën që mbart ajo nënë, por edhe dramën e vet Adrianës. Rrëfimi “Nga ferri” i Qafë Barit te “parajsa” e një familje qafbarase…ka aq shumë dramacitet  e realizëm sa e ke të vashtirë të analizosh. Mendoj se të pesta rrëfime e Adrianes do të ishin të denjë për t’u përfshirë në antologji në shkollat e mesme të Shqipërisë” përfundoi kumtesën e tij Editori i Diellit. Moderatorja e promovimit, gazetarja Marjana Zeneli Bulku deklaroi se letêrsia e burgut prodhoi kolanën e saj të autorëve të cilëve edhe pse ju mohua e drejta, e deshën dhe mbrojtën atë, edhe pse ju mohua fjala, e gdhendën bukur atë në letërsi e gazetari, edhe pse ju mohuan shkollat dhe edukimi, e vetkrijuan atë si autodidakt dijesh, gjuhësh, literaturash që njohin në mënyrë ekselente gjuhën universale atë të paqes e fisnikërisë çka ishte e huaj dhe e urryer për mynxyrën komuniste që shpiku ndarjen dhe përçarjen, izolimin dhe persekutimin, luftën e njeriut nga njeriu; vêllai miku  e shoku, burgun, frikën, dhunën, injorancën  duke e shndërruar në viktimë të kohës jo vetëm individin por  një shoqëri të tërë. Sipas gazetares Marjana Zeneli Bulku, Vatra ka rastin që lirinë e letërsisë së burgut ta shndërrojë në pjesë të asaj kombëtare si ndjesë dhe reflektim e pse jo edhe si iluminim të ndërgjegjes dhe arsyes çka përbën trurin e çdo akti veprimi e ndërveprimi në të ardhmen tonë këtu dhe atje për të mos përsëritur një të kaluar që ende kullon plagë. Sipas gazetares Marjana Zeneli Bulku te novela “Alida” nuk mungojnë analizat e thella të ndërgjegjes, përshkrimet plot detaje reale herë- herë sarkastike ndaj një Shqipërie Burg që dhunonte tërë shoqërinë duke ndërtuar kaq shumë burgje edhe të ndërgjegjes,kampe internimi dhe kufinj mes shqipëtarësh ku gjysma ishtë përtej telash ndërsa gjysma tjetër mbeti në tentativën konstante për ti kapërcyer ato, pak a shumë e njejta situatë siç është edhe sot”- përfundoi ajo. Shkrimtari i mirënjohur Visar Zhiti në letrën e tij përshëndetëse më rastin e promovimit është shprehur se Dine Dine përfaqësonte njerëzit më të denjë në qëndresën natikomuniste në burg dhe ishte një luftëtar i papepur i së keqes. Sipas z.Zhiti novela “Alida” është një novelë e shkëlqyer jo për dashurinë por për pamundësinë e saj dhe fiksimin e pashpjegueshëm erorik si patalogi, me sfond vuajtjen në internime dhe burgje të rrëfimtarit. Kjo novelë sipas z.Zhiti të kujton rrëfimet alla Turgeniev e Cvajg një klasicizëm që autori e ndiqte me ëndje dikur si letërsi e ndaluar. “Pathosi dhe e çiltërsia, maskokëçarje ndaj të vërtetës, dënimeve, families, etj janë përqendruar në një obsesion, që i tutet arritjes së një dashurie reale , duke e besuar këtë si dashuri dhe kështu iluzioni Alidë bëhet më fortë. Dine Dine tashmë është autor në letrat e diteve tona. Unë sapo kam botuar librin ” Kartela të Realizmit të Dënuar ” një studim i gjërë mbi letërsinë që erdhi nga burgjet dhe internimet, e autorëve të dënuar, që vazhdojnë e shkruajnë dhe tani, pra të një letërsie theksoj se “ Letërsia e Realizmit të Dënuar ” nuk erdhi që të zëvendësojë letërsinë shqipe, por për të sjellë vetveten, ato të vërteta të munguara, për të cilat letërsia ka aq shumë nevojë. Emrave të shkrimtarë të dënuar, një pjesë mizorisht si asgjëkund tjetër, me pushkatim nga regjimi gjakatar apo autorë të çmuar që janë shuar burgjeve, veprat e të cilëve e nderojnë letërsinë shqipe, që tregojnë se ajo qëndroi dhe dha vlera kombëtare” përfundoi fjalën e tij përshëndetëse në letrën e dërguar shkrimtari i mirënjohur Visar Zhiti. Gazetari i Diellit Sokol Paja deklaroi se letërsia që na sjell Dine Dine është një letersi morali, qëndrese, homazhi, kujtese dhe shprese. Në librat e tij heronjtë kryesorë janë bashkëvuajtësit e tij, njerëz të mrekullueshëm dhe finsikë të cilët vuajtën padrejtësisht persekutim të pashembullt, veçse donin lirinë. Letërsia e Dines vjen e përsorur në gjuhë, rrëfime të gjalla që të mbërthejnë deri në fund të tregimeve, dhe shquhet për estetikë të lartë. Në letërsinë  e Dines tha z.Paja dallohet një botë e shkëlqyer shpirtërore e autorit çka refleton betejën me sistemin totalitar që synote të shkatërronte përveç trupit edhe shpirtin e të burgosurve. Bashkëvuajtësi i Dine Dines, Lek Mirakaj rrëfeu vuajtjet së bashku me Dinen në kampet e Beratit, Tepelenës, Porto Palermos ku ata ishin fëmijë të vegjël e deri në internim. Ai kujtoi jetën në Savër ku jetesa e të përsekuturve ishte në kushte çnjerëzore. Leka deklaroi se Dinen do ta kujtojë si një njeri të ndershëm, krijues, fisnik. Ky njeri ishte artist dhe në vitet më të tmerrshme në burgjet komuniste. Bashkëvuajtësi i Dine Dines në Savër të Lushnjës, Mark Mrnaçaj u ndal dhe solli në vëmëndjen e të pranishmeve kujtimet në internim me familjen e Dine Dines ku deklaroi i prekur se xhaketën e parë që kishte veshur ia kishte qepur nëna e Dine Dines. Veiz Belliun tregoi shpirtin artistik të Dine Dines dhe mbi të gjitha u ndal te fakti sesi Dine kundërshtoi dhe refuzoi me përbuzje sigurimin e shtetit. Asllan Bushati në kumtesën e tij kushtuar noveles ALIDA, u ndal te cilësia e letërsisë që sjell shkrimtari antikomunist Dine Dine. Në fund të promovimit fjalën përshëndetëse dhe përmbyllëse e mori shkrimtari Dine Dine i cili shprehi mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit dhe u shprehu falenderim për vlerësimet që mori për librat e tij. Në fund të promovimit, Mark Mrnaçaj bashkëvuajtës në Savër të Lushnjës me shkrimtarin Dine Dine në shenjë nderimi dhe kujtese për kohën e kaluar së bashku në internim, shtroi një koktejl surprizë dhe shumë emocionues për vetë shkrimtarin Dine dhe gjithë miqtë e pranishëm. Ishte nje koktejl i pasur me ushqime e pije, ku u ftuan edhe mesuesit e nxenesit e shkolles shqipe” Children of the Eagel me themeluse dhe drejtuse zonjën Drita Gjongecaj. Shishet e verws ilustroheshin me ballina e librave “Alida” dhe “Gjyqi I Shopenhauerit”.

Filed Under: Featured Tagged With: Dine Dine, promovimi, Sokol Paja

“Ditë t’ Atdheut t’ mjeruem”

May 29, 2021 by dgreca

Shkruan: Astrit Lulushi/

Shqipëria është sa një pikë në hartën e botës. Kjo është arsye që çdo valë e çfarëdollojshme ideologjie e përfshinë atë; është efekti i mbytjes me një gotë ujë, që njeriu e gëlltit dhe mëson se po mbytet vetëm kur mbytet; si në vitin 1990, kur të gjitha vendet e Europës Lindore, dhe vetë Bashkimi Sovjetik, e braktisën komunizmin, ndërsa Shqipëria e mbante fort shtrënguar për të mbrojtur interesat e asaj udhëheqjeje. 
Në rreth 100 vite ekzistencë, shteti i ka provuar të gjitha teoritë politike e format qeverisëse që botës i është dashur t’i kalojë në një mijë vjet.
Pas 3 dekada shpresash – në një botë me kombe që zhvillohen e përparojnë – Shqipëria ende nuk e di se cili është drejtimi nga duhet të shkojë, shikimin e mban mbrapa. Dhe Bota e ka vendosur se çfarë duhet bërë me këtë shtet bufon që merr poza groteske të një superfuqie: Të përkrahë një qeveri që ka dorë të hekurt për ta bërë njeriun të heshtë; dhe ka zgjedhur të mbështesë një qeveri me prejardhje të errët e përvojë komuniste, duke ia dorêzuar popullin shpërdoruesit më famëkeq të lirive, të drejtave dhe pushtetit; kështu bën të njëjtin gabim si më 1945, kur e braktisi. Oh popull – nëse ke frikë nga vdekja, vdis tani. Duke vdekur një herë nuk do vdesësh më. Ti nuk do ta dish se çfarë vjen; ky është dënim me vdekje, është vrasje për ty. Diktatura nuk durohet përsëri – jo pa kaluar të paktën disa breza – është si në një jetë të vritesh dy herë. 
“U hesht Shqypnija; skutavet Shqyptari
U struk, tue pritun me felgrim në zemer
Ma t’ mbramen, ofshe!
Ditë t’ Atdheut t’ mjeruem”.
(Lahuta e Malsis, At Gjergj Fishta)

Filed Under: ESSE Tagged With: “Ditë t’ Atdheut t’ mjeruem”, Astrit Lulushi

Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj

May 28, 2021 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Manhattan gjithmonë ka qenë si shtëpia jonë e dytë për shkollën Shqipe “Alba Life” në New York./

Pas lehtësimit të masave nga pandemia botërore për shkak të Covid 19-të, themeluesit dhe drejtuesit e Shkolles Shqipe “Alba Life” patën një takim të frytshëm me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Manhattan Ambasador Frymëzim Isufaj. 

Ndonëse prania e tij është ndjerë si për stafin e Shkollës Shqipe Alba Life po ashtu dhe për nxënësit në festimin e Ditës së shenjtë të Flamurit Kombëtar si dhe të Pavarësisë së Kosovës, takimi fizikisht dhe për të biseduar më shumë rreth mësimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë dhe  çështjeve të tjera ishte i domosdoshëm.

Ne u mirëpritëm ne hyrje të derës ngrohtësisht nga kolegja jonë e nderuar znj.Vlera Sela Thaqi e punësuar pranë Konsullatës se Kosovës si dhe diplomatja Albesjana Iberhysaj. 

 Ambasadori Frymëzim Isufaj vlerësoi lart punën e drejtuesve dhe mësuesëve të shkollës Shqipe “Alba Life” si dhe përkushtimin maksimal ndaj çështjes së mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë.  Vazhdimisht ka qenë preokupimi ynë për të bashkëpunuar me shkollat shqipe kudo ku janë në Diasporë dhe me sa mundemi të shpërndajmë abetaret dhe librat shqip ndër shkolla.  Ne bashkëpunojmë me ministritë përkatëse për shpërndarjen e librave dhe për të qenë më pranë jush. Ne duhet të organizojmë ekskursione dhe vizita midis nxënësve të Diasporës dhe Atdheut për të njohur më mirë dhe më thellë historinë e Mëmëdheut tonë.  Unë kam qenë shumë i emocionuar kur dëgjoja nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” pasi ata interpretonin poezi në shqip për Atdheun, Flamurin, Kombin, Adem Jasharin në festimin e Ditës së Flamurit që u realizua në Online.  Ishte kënaqësi shumë e madhe për mua dhe ju inkurajoj ta vazhdoni këtë punë dhe mos u ndalni kurrë në misionin kombëtar. Shpresoj që të hapen klasat nëpër shkolla në muajin shtator dhe do t’ju vizitojmë dhe marrim takime direkte me nxënësit dhe mësuesit. 

Ambasadori Isufaj vlerësoi lart gjithë Diasporën që në momentet më të rëndësishme historike ka qenë pranë Kombit.  Ne ndihemi shumë krenar me Diasporën që asnjëherë nuk i harron rrënjët e saj. 

Me mjaft dashamirësi dhe plot inkurajim përshëndeti dhe diplomatja Albesjana Iberhysaj duke diskutuar më shumë rreth punës me nxënësit për t’ju  mësuar gjuhën shqipe dhe për të mos u ndalur kurrë në këtë mision atdhedashës.

Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut falënderoi përzemërsisht Ambasadorin Isufaj.  Ai shprehu mirënjohjen për mikpritjen e tij dhe gatishmërinë për të mbeshtetur shkollat shqipe si dhe pjesemarrjen e tij në Online në festimin e Ditës së Flamurit dhe të Kosovës.  Ne gjithmonë kemi pasur lidhje të vazhdueshme me Ambasadorët e Kosovës në Manhattan dhe në Washington dhe e kemi ndjerë nga afër mbështetjen e tyre morale dhe me libra sipas mundësive. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Manhattan gjithmonë ka qenë si shtëpia jonë e dytë. Eshtë kënaqësi të bashkëpunojmë së bashku si shqiptarë dhe të ndihmojmë njeri tjetrin, pasi na lidh Kombi dhe gjuha shqipe. Ne kemi ardhur disa herë në aktivitetet që ka organizuar Konsullata dhe i kemi mbuluar dhe si media “Alba Life”, të fundit kanë qenë me Ambasadoren Teuta Sahatqija e cila organizonte herë pas here festat kombëtare.  Gjejmë rastin ta falënderojmë pasi siparin e 10-të Vjetorit të Kosovës në Diasporë e hapi me aktivitetin madhështor të realizuar nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Z.Qemal Zylo foli gjithashtu dhe për unifikimin e abetareve midis dy vendeve, të librave të mësimit shqip pasi njëkohësisht po punon dhe si anëtar i Kryesisë së Këshillit Koordinues të Arsimtareve në Diasporë. Ndonëse shumë gjëa nuk janë të lehta, por në bashkëpunim me mësueset e përkushtuara ne ja kemi dalë me plot sukses dhe do ta vazhdojmë këtë mision kombëtar pa u ndalur asnjëherë.   

Në fund bëmë një fotografi të përbashkët si kujtim pranë Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës dhe takimit me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës z.Frymëzim Isufaj.

28 Maj, 2021

Manhattan, New York

Filed Under: Politike Tagged With: Ambasador Frymzim Isufaj, Keze Kozeta Zylo

Albania’s Inquiry Commission Final Report and Presidency Reaction

May 28, 2021 by dgreca

The Inquiry Parliamentary Commission for the impeachment of President Ilir Meta voted today on its final report, ending three weeks of evidence gathering and witness testimonies. The Chairman of the Commission, Alket Hyseni, stated that the final report will be unanimously voted and presented to Parliament within 7 days. According to the ruling party, the president has violated the Constitution in multiple public addresses and appearances, during and after the electoral campaign.

Spokesperson of President Ilir Meta, Tedi Blushi responded on a social media post by saying: “No comments and zero concern for any null decision or unconstitutional and illegal activity of the one-party Parliament, which desperately tries to divert attention from the public debate on the proven electoral crimes of April 25, the perpetrators and their inspireres, engaged in this farce against the only institution that respects and protects the Constitution of the Republic of Albania and its sovereignty. The President of the Republic Ilir Meta will continue to exercise his duty until July 24, 2022, with the same high responsibility, only in respect and protection of the Constitution and the national interest.” 

Three weeks ago, the ruling majority established an Inquiry Commission to discharge the head of state, an initiative launched by the Socialists and endorsed by 49 lawmakers. Albania’s President Ilir Meta has refused to appear in front of the Inquiry Commission. Following a second call to appear at the hearing, Mr. Meta stated that he doesn’t recognize the authority of this commission that he deems to be voted by an illegitimate legislative body. 

“The Assembly lost the opportunity to have a hearing with the President of the Republic, that was to take place in respect to his request, on the tenth of May 2021, rejecting this request arbitrarily and politically oriented”, read a statement sent by the presidency to the commission.

Mr. Meta emphasized that a “head of state cannot be discussing, nor be heard, by a body established from an Assembly that lacks legitimacy and should not exist according to the Constitution”. He reiterated his appeal to MPs to “reflect” on the decision, and perform their duties in compliance with the internal judicial order recalling that their mandate will be terminating soon. 

The Inquiry Commission proceeded to meet and did not call the president again.

Following the submission of the Commission’s report, there will be a debate session in Parliament, the date of which is still awaiting confirmation by the Conference of Leaders, and finally it will be voted by the MPs of Albania’s Parliament.

94 votes in favor are needed in order to discharge the President of the Republic. Previously, the party in power has shown that it has been able to acquire votes from the parliamentary opposition, in order to pass important laws.

It will up to the Constitutional Court to have the final say on the claims of the opposition and determine whether violations were indeed committed. 

Summary of EuroNews and Albanian Daily News Reports

Filed Under: Analiza Tagged With: Commission, Final Report, President. Meta

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT