• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2021

TË SHPËTOJMË ATË QË NA NDIHMON NË KABUL

June 13, 2021 by dgreca

Nga PAOLO MIELI-E përktheu Eugjen Merlika/Bën përshtypje kujdesi I pakët me të cilin mediat perëndimore ndjekin tërheqjen ushtarake nga Afganistani, që duhet të përfundojë brënda 11 shtatorit t’ardhshëm. Ushtarët që lenë tani Kabulin bëjnë pjesë n’atë kontigjent që u dërgua njëzet vite më parë, fill mbas atentatit të Kullave Binjake. Gëzonin miratimin e Kombeve të Bashkuara; misioni i tyre ishte ai i shkatërrimit të Al Qaedës, të mundnin talebanët e t’i siguronin Vendit lirinë politike së bashku me mundësinë e ushtrimit të të drejtave themelore. Fatkeqësisht gjërat nuk shkuan simbas dëshirave të OKB: asnjëri prej atyre synimeve nuk u arrit, luftën e humbëm e tani do të pregatitemi të jemi të pranishëm në skena të zakonshme në këto lloj rrethanash. Të gjithë ata që, në çfarëdo mënyre, e kanë ndihmuar  regjimin e “liruesve” do të kenë frikë se do të pësojnë pasoja e do të grumbullohen në portat e ambasadave tona për t’u lutur të mos braktisen në kthetrat e fituesve. Siç ndodhi më 1783 në kolonitë amerikane (atëherë ishin administrata dhe ushtarët britanikë që duhej të shkonin), më 1962 atëherë kur francezët u detyruan të lëshonin Algjerinë, më 1975 kur Shtetet e Bashkuara u shtrënguan të braktisnin Vietnamin, i kobshëm do të jetë humori i atyre që do të braktisin fushën.

Por akoma më i mbyllur do të jetë fati i atyre që kishin shpresuar tek “shliruesit”, dolën haptas pë t’i ndihmuar ata dhe tani do të pësojnë trajtimin që në raste të tilla i u ruhet “bashkëpuntorvet”. Do të lulëzojë – siç ndodhi në Saigon në pjesën e dytë të viteve Shtatëdhjetë – një letërsi mbi paligjshmëritë administrative të kryera në dy dhjetëvjeçarët e fundit nga disa qytetarë afganë së bashku me pushtuesit. Korrupsioni – nga ana tjetër i paditur e i dokumentuar nga mediat perëndimore – që tashmë do të shërbejë si shkak për të ndëshkuar cilindo që nuk do të dojë t’i nënështrohet regjimit të talebanëvë të rinj, duke filluar nga gratë.

Që tani lexohet për disa prej tyre të rrahura në Herat në sheshin publik. Për të tjera të gjuajtura me gurë. Për makinën e një doktoreshe të hedhur n’erë në Jalalabad. Për dy vajza që punonin për një tv vendor të vrara me të shtëna revolveri. E për një pafundësi rastesh të tjera të llojit. Gratë janë e do të jenë akoma më shumë të parat që duhet të paguajnë një çmim tejet të lartë sepse kanë zgjedhur jo për të hequr perçen – shumë e kanë mbajtur – por për fajin se kanë jetuar si njerëz të lirë. E sepse kanë rritur një brez të mësuar të jetojë me liritë që i kanë hije Vendeve jo despotikë. Në një intervistë në këto faqe dhënë Andrea Nicastro-s, Muhamed Naimi – zëdhënës i talebanëve në tryezën e bisedimeve të Doha-s, ka siguruar se nuk do të ketë probleme të këtij lloji nga çasti kur ”islami i siguron grave të drejtën e studimit e të punësimit”. Por më pas ka shtuar se “natyrisht” këto të drejta duhet të ushtrohen “në dritën e traditave afgane”. Shpresojmë të gabohemi, por neve na duket se ky bisht përmban një kërcënim.

Pak, kemi thënë, janë ata që i venë kujdes mënyrës se si po përmbyllet misioni   “Resolute Support” n’ Afganistan. Ndërmjet këtyre është Bernard-Henri Lévy që ka folur për një “nisje pa lavdi”, e ka përcaktuar si “të padëgjuar” mënyrën me të cilën afganët braktisen në fatin e tyre në përfundim, për më tepër, të një “disfate të vetëpësuar”. Pak a shumë ajo që – me të njëjtën shkujdesje – Shtetet e Bashkuara kanë bërë pak kohë më parë me kurdët në Siri dhe n’Irak.

Filozofi Michael Walzer ka propozuar që Shtetet e Bashkuara të marrin me vete të gjithë “burrat, gratë që, me familjet e tyre, janë në rrezik përndjekjeje, burgimi ose vdekjeje”. Mbi të gjitha për shkak të atij që e ka përcaktuar “mvatimi i ynë”. Njerëz që rrezikohen “drejtpërsëdrejti” sepse “kanë bashkëpunuar me ne”, ose “tërthorazi” sepse kanë demostruar për demokracinë, organizuar sindikata ose kanë hapur shkolla për të rinj”. Një bashkëpunim që ka ndodhur në dritën e diellit sepse ishte “nën mbulesën tonë”. Gjithsej bëhet fjalë për shtatëdhjetë mijë njerëz që tashmë kanë kërkuar vizën për në Shtetet e Bashkuara. T’i marrim me vete, ka thënë Walzer, “është një detyrim moral absolut”.

Në shëmbullin e fjalëve të Walzer-it, shtojmë se janë nja pesëdhjetë përkthyes që kanë shërbyer për kontigjentin italian e që tani – së bashku me familiarët e tyre (gjithsej rreth katërqind veta) – na kërkojnë të jenë të pritur në Itali për të mos pësuar pasoja për ndihmën që na kanë dhënë. Do t’ishte mirë që ministri i Mbrojtjes Lorenzo Guerrini – i cili ka treguar se është në njohuri të këtij problemi të veçantë – të zotohej publikisht për të mos i braktisur ata njerëz në fatin tashmë të shënuar. Nuk duam t’i shtojmë më shumë se pesëdhjetë të rënëve n’atë tokë, edhe të vdekur ndërmjet atyre që kanë punuar për neve.

 Një luftë që nuk merr përsipër një problem të këtij lloji është e paracaktuar të kujtohet si një përvojë pak e ndershme. Që t’a kemi humbur nuk është agjë në krahasim me turpin e të lënit të paguajnë çmimin e plotë të humbjes atyre që kanë qenë për dy dhjetëvjeçarë përbri nesh.

“Corriere della Sera”, 6 qershor 2021  E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, Kabul, PAOLO MIELI

ATISEMITIZMI, KU LIND HELMI I URREJTJES

June 13, 2021 by dgreca

Nga PAOLO SALOM/Të paditet amtisemitizmi, sot duket një mundim I kotë. Është e vështirë të gjindet ndonjëri që të mos jetë I një mëndje se urrejtja kundrejt hebrenjve është një ndjenjë që I përket çasteve më t’errta të Historisë. Megjithatë gjindemi, në këto ditë të vështira, përballë një shtimi në fuqi të shumëfishtë të rasteve që është vërtetë e lodhëshme të përcaktohen në mënyrë tjetër. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë teatro rrahjesh njerëzish të njohur si hebrenj nga veshja e tyre, thirrje sharjesh para sinagogave e qëndrave kulturore hebraike, kryqe të thyera të vizatuara në muret e lagjeve që janë të banuara kryesisht prej hebrenjsh.   

Në social-ët kjo fushatë sulmuese arrin nivele marramendëse. Për të bërë vetëm një shembull: fjalia “Hitleri duhej të kish mbaruar punën e tij”, në lakime të ndryshme, është dukur së fundmi në 17 mijë mesazhe në Twitter. Arsyeja e gjithë kësaj? Lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, përballimi për të satën herë në një Lindje të Mesme ku paqja duket në ikje sa herë që është gati për t’u sendërtuar. Tani, pa hyrë në arsyet e një lufte që vazhdon prej një qindvjetori e pa shpallur se Izraeli – ose më mirë qeveria e tij – nuk është e pakritikueshme, duhet të pyesim se përse sa herë që fjala, n’atë kontekst tejet të vështirë, kalon në armët, lind një cunami sharjesh (dhe veprimesh) kundër Izraelit dhe hebrenjve.

E nuk janë vetëm rrymat islamike motorri i gjithë kësaj: një pjesë e gjërë e politikës dhe e opinionit publik, nuk ka rëndësi se në ç’Vënd, hedh rregullisht helmin. Pra: ç’është antisemitizmi? Si t’a shquajmë nga kritika e ligjëshme ndaj Shtetit hebraik? Përgjigja është e thjeshtë. Është antisemitizëm çfarëdo pohimi, që duke u nisur nga problemi i pazgjidhur palestinez, i mohon hebrenjve – dhe vetëm atyre – të drejtën për të jetuar si një komb i pavarur. Njësoj si grushti i qëlluar mbi një hebre të takuar rastësisht dhjetëmijë kilometra larg Tel Avivit apo Jeruzalemit.

“Corriere della Sera”, 29 maj 2021            E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: atisemitizem, Eugjen Merlika, Paolo Salom

Shko Gramoz, vafsh në djall!

June 13, 2021 by dgreca

Koment nga Valentin LUMAJ/
Gramozi komunist, Gramozi i puneve te brendshme, Gramozi i vrasjeve te ‘90-s në kufi, Gramozi i qitjeve me snajper nga pikat kyçe te ‘91-t, Gramozi i bandave te armatosura te ‘97-s e mbylli me sukses karrieren, faqebardhe dhe i munguar. U deshen 30 vite pas 20 te parave per te larguar nje komunist. Hallall po ta largonin, por iku vete, i tejngopur dhe fitimtar. Ky parazit, ndytesire, produkt e nje shoqerie te kalbur e pa ndjenja qe nuk e lidh asgje me shoqerite demokratike. E ngriten ne piedestal kriminelin Gramoz,  e bene edhe Kryetar te Kuvendit Popullor se Parlament nuk ishte kurre. Shkoi shoku Gramoz, i nderuar dhe i respektuar nga mbetjet e PPSH-se, PS, PD, LSI. Po te mos ishin te tilla,  sot Gramozi do t’i gezohej nje Exiti tjeter, sot Gramozi duhej te dilte nga burgu. 50 vite karriere, nga nje diktature në nje lloj baterdie tjeter, sot Gramozi shkon krenar, ballelart dhe i lire, pa asnje “gjemb në kembe”, ndersa shoqeria shqiptare akoma perpelitet me pranga ne duar. Edhe nje permendore Gramozit aman, qe ta shikoni dhe te perkuleni çdo dite para tij, qe ta mbani gjalle kufomen politike, ndersa eshtrat e kufomave te Gramozit, te heronjëve te demokracise te cilen nuk e pane kurre as te gjallet, nuk gjejne qetesi në arkat e drunjta te funddheut te varrezave apo në pyje nën gjethet e 30 vjeshtave, akoma te pagjetura.
Shko Gramoz, vafsh në djall! Me mire vone se kurre!

Filed Under: Komente Tagged With: Gramoz Ruçi, Valentin Lumaj

Në Divjakë ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s

June 12, 2021 by dgreca

LUSHNJE- Në Divjakë ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s

-Kryeministri Kurti në Divjakë: Me luftën çlirimtare fituam lirinë e shumëpritur dhe miqësinë e mbështetjen e NATO-s/

Divjakë, 12 qershor 2021-Gazeta DIELLI/ 

​ Në shënim të 22- vjetorit të çlirimit të Kosovës, tri institucionet më të larta të shtetit, organizuan manifestimin në nderim të luftës çlirimtare, në Divjakë, te Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s, kur ata zbarkuan nga ajri qysh më 10 qershor 1999, që shënon një moment historik të miqësisë dhe bashkëpunimit me NATO-n.  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se datën 12 qershor e kujtojmë gjithmonë, dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur,  por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë

“Në këtë ditë dhe në vazhdimësi i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave, të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë”, tha ai. 

Në këtë manifestim të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë të luftës çlirimtare të Kosovës, të burgosur politik dhe familjarë të dëshmorëve. 

Fjalimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në manifestimin në nderim të luftës çlirimtare: 

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, 

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zotëri Glauk Konjufca, 

Të nderuar gjeneralë-komandantë Agim Çeku dhe Sylejman Selimi, 

I nderuari gjeneralmajor i FSK-së, zotëri Enver Cikaqi, 

Të nderuar ministra e deputetë, 

Të dashur luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë, familjarë të dëshmorëve, 

Të dashur të burgosur politik, 

Të nderuar pjesëmarrës, 

Pas ofensivave të ushtrisë serbe të vjeshtës së vitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvendoset nga Likoci këtu në Divjakë. Këto vargmale, me fshatrat Divjakë, Berishë e Kleqkë, u shndërruan në bazat më të mëdha dhe më të fuqishme organizative të UÇK-së, të udhëhequra nga Shtabi i Përgjithshëm, i cili u vendos këtu. Kjo shtëpi dhe ky vend, jo rastësisht u bënë strehë e UÇK-së. Në këto vise dhe shtëpi, u strehuan dhe u zhvilluan aktivitetet e organizatave e veprimtarëve të shumtë, të cilët punonin për lirinë e atdheut, siç ishte për shembull edhe Afrim Zhitia.  

Riorganizimi i Ushtrisë Çlirimtare me vendosjen e Shtabit të Përgjithshëm në Divjakë, shënoi një hap të rëndësishëm në mbajtjen e linjave komunikuese më të lehta edhe me zonat e tjera, por jo vetëm: konfiguracioni i këtij vendi si pozicion mjaft strategjik i mundësoi UÇK-së të zhvillojë një strategji luftarake sulmuese, por edhe mbrojtëse të pozicioneve të veta duke mos lejuar përparim të forcave serbe në drejtim të bazave kyçe të UÇK-së, siç ishte Shtabi i Përgjithshëm, Spitali Ushtarak, selia e Radios “Kosova e Lirë” dhe agjencisë së lajmeve “Kosovapress”.  

Ky vend këtu nuk u shkel asnjëherë nga forcat serbe, edhe pse pati mësymje të shumta, jo vetëm nga këmbësoria, por edhe nga ajri. Falë rezistencës dhe luftës së organizuar të njësive të UÇK-së që vepronin në këto vargmale, siç ishte Brigada 121 “Ismet Jashari”, Njësia Speciale pranë Shtabit, Njësia e Logjistikës e të tjera, jo vetëm se mbrojtën hapësirat ku vepronin, por u bënë mburoja për qindra mijëra shqiptarë civilë që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe të cilët strehohëshin nëpër të gjitha këto gryka malesh përreth kësaj zone.  

Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë që udhëhiqej nga Shefi i Shtabit, Gjeneral Agim Çeku, i cili po e pasonte Gjeneral Sylejman Selimin, ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s kur ata zbarkuan nga ajri qysh më 10 qershor 1999. Ky vend dhe kjo shtëpi Shtab, shënon një moment historik të miqësisë dhe bashkëpunimit me NATO-n. Kjo shtëpi ishte e plakut Nezir Zogaj, i burgosur politik me neve të tjerëve që ishim rob lufte, edhe pas mbarimit të luftës, me Nait Hasanin, Bislim Zogajn, Enver Dugollin, e shumë e shumë të tjerë nëpër burgjet e Serbisë. Baca Nezë është i paharrueshëm edhe pas vdekjes, ashtu siç është kjo shtëpi edhe pas çlirimit.   

12 Qershori, është dita e çlirimit të Kosovës, prandaj e kujtojmë gjithmonë dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare, duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur, por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë. 

Në këtë ditë dhe në vazhdimësi, i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë.   

Lavdi të gjithë atyre! 

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, Baza e UÇK, Divjake, NATO

Dorëheqja publike e Gramos Ruçit si Show politik

June 12, 2021 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Dorëheqja e Gramos Ruçit është një show publik i vazhdës së gënjeshtërt të jetës sonë sa sociale aq edhe politike. Ku mbi të gjitha, krejt e pamoralshme. Aq sa të shpifet kur shikon deri simpati gjoja të djathtësh mbi karrierën a aktivitetin e tij. Them e pamoralshme për faktin se nuk është 30 vjetori i Partisë Socialiste. Ata që e quajnë si 30 vjetor gabojnë. Kjo Parti është krijuar a themeluar në nëntor të vitit 1941. Pra 80 vjet e 4 muaj. Dhe gjatë këtyre viteve ka arritur theqafjen e vendit së pari me luftën e klasave. Dhe së dyti, me ekonominë e përbashkët, monopolin e dhjerë shtetëror që arriti kulmin e largimit të qytetarëve më 2 korrik 1990. Ne nuk ishim asgjë tjetër, por huliganë ambasadash, rrëmbyes anijesh, muhaxhirë malesh etj. Ndërkohë ekonomia reale për mbijetësën kombëtare. Rezultati, sot 40% e shqiptarëve jetojnë botës të shpërndarë. Dhe për më keq akoma, çdo i ri, e re, student ka vetëm një dëshirë. Të iki. Para 30 vjetëve kjo Parti ndërroi vetëm emrin. Tashmë janë bërë virale ato pamje kur gjindja e sallës e nëmi Dritëro Agollin për atë që ai kërkonte, a) ndarjen nga e kaluara dhe b) ndërrimin e emrit. Të ndërrosh emrin nuk do të thotë se ndërron brendinë tënde, fytyrën, trurin, frymën. Për më tepër që ne themi, atë që, ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron. Partia socialiste është ndofta forca më jetë gjatë politike për shkak të dhunës karshi partive simotra të kohës dhe qytetarëve të vendit. Madje Partia me histori bastardimiesh, bastisjesh, kampesh përqëndrimi, torture e shfrytëzimi për shkak jo të votës së lirë, por votimeve. Vetëm pas vitit 1944 e deri më 1990-ën, janë aq të internuar e të burgosur sa fare mirë mund të krijoje një qytet me përmasat e Burrelit a Tepelenës. Kontribut për të demaskuar këtë barbari të luftës së klasave, ka dhënë edhe kryeministri aktual me një vepër bashkëautoriale me Ardian Klosin, Refleksione 1992.  Megjithatë vetëm reflektim nuk pati. Madje ai sot adhurohet pikërisht për praktikat e tipit One man show, një diktator tipik lindor duke bërë krenar deri vet Enver Hoxhën.

Eshtë Partia që përndoqi klerikët, madje shëmbi objektet e besimeve fetare më 1967-ën. Partia që fuste armë natën dhe në mëngjes çonte policët të arrestonte fretërit, hoxhallarët, dervishët etj. Sa sot fal dhunës së kësaj Partie nuk gjënden eshtrat e sa e sa shqiptarëve. Të ngjethet mishi kur lexon për krimet në kampin e Tepelenës, se si një nënë shqiptare vjedh eshtrat e foshnjës së saj për t’i marrë me vete në vend internimin e radhës. Janë makabritete që kurrë nuk u vu drejtësi, kurrë nuk u kërkua falje. Aq sa kjo forcë politike sot ka kurajon të bëj show publik dorëheqjen e një ishministri të brendshëm të diktaturës. Mjafton të lexosh aktivitetin politik të Gramos Ruçit dhe të kuptosh se sa të pamoralshëm jemi si shoqëri në raport me njëri-tjetrin. Ai që sot e quan histori suksesi Gramos Ruçin është bashkëfajtor po aq sa xhandarët e Enver Hoxhës dhe Sigurimit të Shtetit. Vendi im sot është një katastrofë sociale për shkak të harresës dhe urrejtjes karshi njëri-tjetrit. Ata që ulërasin për vrasjet e bulevardit të janarit 2011, do bëjnë mirë të ulërijnë edhe për vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. Se vendi nuk njeh dashuri ndryshe. Vendi nuk është i dhunëtarëve. Gramos Ruçi ishte  dhe është përgjegjës i drejtëpërdrejtë, megjithatë fal moralit të ulët të shoqërisë shqiptare, bëri një karrierë plot 30 vjeçare në instancat më të larta. Në botën perëndimore ku gjoja përpiqemi e militojmë të shkojmë, do ishte një mbetje publike. Dhe jo vetëm ai, por shumë syresh.

Filed Under: Analiza Tagged With: Doreheqja e Gramos Ruçit, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT